• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova pret të vendoset dialogu politik me NATO-n

April 29, 2016 by dgreca

-Admirali i Flotës Ushtarake Detare të SHBA-së, Mark E. Ferguson III, tha se me përcaktimin për prioritetet institucionale, Kosova ka gjithnjë e më pak kërcënime për të cilat duhet të përgjigjet NATO. Pritje te Presidenti Thaçi/

 PRISHTINË-B.Jashari/Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti  të enjten në takim admiralin e Flotës Ushtarake Detare të SHBA-së, Mark E. Ferguson III.Presidenti Thaçi u shpreh se Aleanca Veriatlantike mbetet çelës për stabilitetin në Kosovë dhe në rajon, duke shtuar se KFOR-i është institucioni më i besueshëm nga popullsia në Kosovë.Ai tha se Kosova pret që të vendoset dialogu politik me NATO-n dhe të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me aleancën.

“Forca e Sigurisë së Kosovës ka kryer reformat e nevojshme dhe është e gatshme për t’u shndërruar në ushtri, në një forcë multietnike. Forcat e Armatosura do të jenë të gatshme për programin Partneriteti për Paqe të NATO-s”, ka thënë ai.Presidenti Thaçi theksoi se nëntëdhjetë për qind e popullsisë së Kosovës është pro NATO-s dhe se duhet të shfrytëzohet ky momentum në mënyrë më proaktive, sepse secila vonesë në proceset e integrimeve i hap rrugë ideologjive ekstreme.

Ndërsa, Admirali i Flotës Ushtarake Detare të SHBA-së, Mark E. Ferguson III, tha se me përcaktimin për prioritetet institucionale, Kosova ka gjithnjë e më pak kërcënime për të cilat duhet të përgjigjet NATO.

Admirali Ferguson tha se janë me vend prioritetet që të forcohet sundimi i së drejtës, të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar gjë që, sipas tij, nënkupton se ka gjithnjë e më pak kërcënime për të cilat duhet të përgjigjet NATO.

“Kjo është shenjë e mirë, e stabilizimit dhe normalizimit të Kosovës. Jemi të kënaqur me reformat e FSK-së”, tha admirali Ferguson.Presidenti Thaçi tha në fund se Kosova është lider në rajon në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.“Kosova është shteti i vetëm në rajon që ka ndërmarrë hapa konkretë. E kemi miratuar legjislacionin që sanksionon pjesëmarrjen në konflikte të armatosura jashtë Kosovë. Kemi realizuar fushata të vetëdijesimit të opinionit publik që të mos mashtrohen nga organizata terroriste e kriminale të tilla si ISIS. Asnjë kosovar nuk i është bashkuar grupeve terroriste në gjashtë muajt e fundit”, tha presidenti Thaçi.

Filed Under: Kronike Tagged With: Admirali Mark E. Ferguson III, kosova, NATO, Thaci

Ushtarakë të NATO-s Vizituan Pashalimanin në Vlorë

April 28, 2016 by dgreca

Ushtarakë të Komandës së NATO-s dhe Gardës së New Jersey-it vizituan Bazën  Detare të Pashalimanit/

Nga Shefqet Kërcelli/

Në zbatim të planeve të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë {FARSH}, me zyrën e Bashkëpunimit të SHBA në Ministrinë e Mbrojtjes të RSH, {ODC} për vitin 2016, gjatë kësaj jave zhvilloi një vizitë në vendin tonë një grup ushtarakësh të Komandës së NATO-s dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-it. Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencës dhe diskutimi  i mënyrave të zhvillimit të trupës së nënoficerëve, trajnimit, edukimit dhe ecurisë në karrierë të  tyre. Fillimisht grupi i ushtarakëve të NATO-s, zhvilloi takime në Shtabin e Përgjithshëm të FA, ku u prezantua sistemi i edukimit të nënoficerëve të gradave të larta, promovimi i aftësive të tyre tekniko-profesionale, strategjia e nënoficerit, udhëzuesi i NATO-s për këtë qëllim, zhvillimi i standarteve, edukimi, e ardhmja e nënoficerit, kurset trajnuese të afruara dhe mësimet e nxjerra. Në vijim ushtarakët e NATO-s vizituan Komandat kryesore të FA, ku shpjeguan dhe diskutuan rreth detyrave, rolit dhe përgjegjsive të nënoficerit, barazisë gjinore, integrimi i personelit femër në strukturat ushtarake të SHBA, trajnimi dhe certifikimi i instruktorëve, roli dhe përgjegjsia e tij, etj.  Më datën 27 prill, nënoficerët e lartë të NATO-s vizituan Bazën Detare Pashaliman, ku mbas takimit me Komandantin e Bazës, nëpërmjet një brifingu të shkurtër u njohën me detyrat që zgjidh Flotilja Detare Pashaliman dhe roli që kanë në përmbushjen e misionit nënoficerët e detarët e niveleve të ndryshme. Ishte befasi e këndshme për miqtë e NATO-s dhe Gardës së New Jersey-it,  lundrimi në gjirin e Vlorës me anijen “Oriku”. Këtu ata u njohën jo vetëm me bukuritë natyrore të bredgetit vlonjat, por dhe me karakteristikat e reliefit të Karaburunit, maleve, kodrave dhe vecoritë e ishullit të Sazanit. Natyrisht ushtarakët miq panë nga afër shpellën e Haxhi Alisë dhe reliefin shkëmbor të bregdetit jonian. Këtu shfrytëzova rastin për ti prezantuar dhe rolin e Misionit amerikan në Shqipëri gjatë Luftës së II-të Botërore, të cilët përdorën rajonin e Karaburunit dhe gjirit të Vlorës për të goditur nazi-fashistët në prapavijë. Por aktivitetet mes ushtarakëve tanë dhe të NATO-s nuk mbaruan me kaq. Njohja me traditën, zakonet dhe resurset turistike të Vlorës, ishte pjesë tjetër e programit. Si ishushtarak u ndjeva mirë kur pashë këta ushtarakë të rinj që kërcenin vallet shqiptare të gjithë trevave. Në fund të vizitës ushtarakët e dy palëve do analizojnë rezultatet e punës së këtyre ditëve dhe do saktësojnë projektet e bashkëpunimit për të ardhmen.

Filed Under: Kronike Tagged With: Pashalimanin në Vlorë, Shefqet Kercelli, Ushtarakë të NATO-s Vizituan

Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve

April 27, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 27 Prill 2016/ Në Ditën e të Pagjeturve të Kosovës – 27 Prill, në Mejë të Gjakovës sot bëhen homazhe dhe mbahet një akademi në përkujtim të masakrës së para 17 viteve.Në Mejë, në Lëndinën e Pikëllimit, në 27 prill 1999, forcat serbe masakruan e zhdukën 377 shqiptarë që i rrëmbyen nga kolona e refugjatëve.

Asnjëri nga të ndaluarit në rrethimin e hekurt të kolonës së civilëve nuk kishte arritur të dilte i gjallë. Ajo ishte një nga kolonat e shumta të spastrimit etnik, të rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, shumica drejt Shqipërisë.

Në Kosovë, 17 vjet pas luftës, janë ende mëse 1650 të zhdukur të pagjetur. “Atyre që na mungojnë”, me këtë emërtim, u është ngritur përmendore në sheshin kryesor të Prishtinës, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës./b.j/ 

Filed Under: Kronike Tagged With: Dita e te pagjeturve, Kosove

Kosovë-KFOR-i zhvillon bisedime të nivelit të lartë me Malin e Zi

April 27, 2016 by dgreca

-Oficerët e nivelit të lartë diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë në Ballkan/

PRISHTINË, 26 Prill 2016-B.Jashari/ Në kampin Villaggio Italia në Pejë, janë zhvilluar sot bisedime të nivelit të lartë në mes të komandantit të KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta dhe shefit të Forcave të Armatosura të Republikës së Malit të Zi, admirali Dragan Samarxhiç. Oficerët e nivelit të lartë diskutuan për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë në Ballkan, thekson njoftimi dërguar nga KFOR. Admirali Samarxhiç theksoi rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë dhe aftësinë e KFOR-it për të punuar pozitivisht me aktorët kryesorë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit. “KFOR-i mbetet i përkushtuar për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës”, ka thënë gjenerali Miglietta. Ai gjithashtu theksoi se mandati i KFOR-it, ashtu si fuqia dhe qasja e tij mbeten të pandryshuara, dhe çdo ndryshim në pozitën e forcave të KFOR-it në të ardhmen do të bazohet në analiza të kujdesshme të kushteve në terren. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit me të gjitha palët e interesuara në nivel rajonal ballkanik. 

Këto takime janë pjesë e bisedimeve të nivelit të lartë brenda axhendës së Komandantit të KFOR-it.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Bisedime, Kfor, Mali i Zi

Shqipëria firmos marrëveshjen globale për klimën

April 26, 2016 by dgreca

Shqipëria nuk është një vend industrialist dhe shkarkimet e gazit në atmosferë nuk arrijnë dot as kuotën e lejuar të ndotjes. Megjithatë, Shqipëria u bë pjesë e marrëveshjes historike të 175 vendeve të botës, që firmosen në selinë e Kombeve të Bashkuara “Marrëveshjen e Parisit” për ndryshimin e klimës. Marrëveshja është një angazhim ligjor global kundër ngrohjes globale, sipas së cilës vendet angazhohen të ulin emetimin në atmosferë të gazit me efektin serë dhe të mbajnë nën 2 gradë rritjen e ngrohjes globale. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, i cili firmosi në emër të Shqipërisë, vuri në dukje statusin e veçantë të vendit përsa i përket emetimit në nivel të ulët të gazit me efekt serë, duke qenë se prodhimi i energjisë elektrike në vend kryhet tërësisht me burime hidrike dhe pa ndikim në atmosferë. Me firmosjen e marrëveshjes së Parisit për ndryshimet e klimës, Shqipëria angazhohet që deri në vitin 2030 të reduktojë me 11.5% emetimin e gazit me efekt serë. Ekspertët e Ministrisë së Mjedisit llogarisin se, kostoja për të rritur standardet me teknologji miqësore me mjedisin në ndërtim, industri dhe trasport, është rreth 690 milionë euro. Përveç vëmendjes për të rritur gjelbërimin në vend, ekspertët vlerësojnë se, ndërhyrja më konkrete për Shqipërinë është në fushën e transportit, për rritjen e cilësisë së lëndës djegëse dhe të automjeteve që qarkullojnë në territorin shqiptar.

Filed Under: Kronike Tagged With: globale për klimën, Shqipëria firmos marrëveshjen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 281
  • 282
  • 283
  • 284
  • 285
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT