Në mesin e katër uniformave blu – njujorkeze, edhe një policë shqiptarë – anëtarë i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, Kristo Cevi/
Nga Beqir Sina/ BROOKLYN NEW YORK – Katër policë nga Departamenti i Policisë në Nju Jork- kan shpëtuar me sukses një njeri që kërcënoi se do të hidhej nga ura “Gil Hodges Memorial Bridge” në lagjen Marine Parkway – për t’i dhënë ndoshta fund jetës natën e vitit të ri të enjten pasdite më 31 dhjetor 2015.
Oficerët e NYPD, Mateu Simpson, Christopher Schlitt, Rohail Khalid, Kristo Cevi – të gjithë janë të Precinct 63 në Brooklyn, u dërguan menjëherë mbas marrjes së telefonatës në urën që lidh dy pjesët e ishullit, lagjen Floyd Bennett Field në Brooklyn me lagjen Peninsula Rockaway në Queens në orën 1:54 pm( mbasdite), tha policia.
Letejnant Ylli Dautaj, i cili është kryetar i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, me punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, në uniformat blu të NYPD, është mjaft i lumtur se në këtë aksion të policisë është pjesmarrës edhe një oficer policie shqiptarë – anëtarë i Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, nga uniformat blu të Nju Jorkut, Kristo Cevi.
Poicia tha se njeriu që u kishte telefonar u përdor si një dëshmitar i cili drejtoi policët drejt urës ku kishte parë një njeri i cili kishte hipur në një nga këmbët mbështetse të urës në mes të ujit, dhe kërcënonte të hidhej nga lartësia në ujë në një temperaturë 0 gradë, tha policia.
Oficerët e Policisë, thuhet në raport gjetën mënyrën për të bindur 62-vjeçarin – i cili me një thikë në dorë u përpoq për të dhënë fund jetës, të paktën siç tregoi ai vet ngaqë ishte i dëshpëruar, tha policia.
Ai gjatë tentativës kishte prerë dorën e tij, me thikën që mbante në dorë, tha policia.
Pas thirrjes së policisë për t’a bindur atë – 62 vjeçari i dëshpëruar, filloi zbres poshtë dhe hodhi gjithëçka personale që mbante me vete në ujë, tha policia.
Më pas, ai vetë u hodh nga ura drejt ujit, tha policia.
Oficerët u hodhën menjëher në ujë dhe e tërhoqën atë mbi vendkalimin e këmbësorëve, dhe e dërguan në paraburgim, tha policia.
62 vjeçari u dërgua në Spitalin Universitar dhe Medical Center, në Brooklyn, ku ai u takua me vajzën e tij.
Ai ishte duke marrë ndihmën e parë në spital dhe nisi të trajtohet për plagët sipërfaqësore në dorën e tij.
Kosovë: Dënohet dëmtimi i varrezave të komunitetit katolik
Në Kosovë, autoritetet dënuan një incident në një fshat të komunës së Prizrenit ku në rrethana të panjohura janë dëmtuar disa varreza të shqiptarëve të besimit katolik.
Policia në Prizren tha se është duke zhvilluar hetime lidhur me këtë incident por ende nuk dihet asgjë për motivet apo autorët e mundshëm. Incidenti ka ndodhur ne fshatin Dedaj të kësaj komune dhe sipas mbishkrimeve në pllakat e dëmtuara shihet varrezat i takojnë një familjeje të këtij fshati.
Qeveria e Kosovës dënon ashpër dëmtimin e varrezave. Në një reagim të saj thuhet se “thyerjet dhe dëmtimet e varrezave janë akte të ulëta kriminale, të cilat, përkundër përpjekjeve të izoluara, nuk do të arrijnë të cenojnë në asnjë mënyrë raportet vëllazërore dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të besimeve të ndryshme fetare në Republikën e Kosovës. Populli i Kosovës është shembull i harmonisë së mirëfilltë ndërmjet komuniteteve fetare, vlera të trashëguara brez pas brezi në vendin tonë”, thuhet mes tjerash në reagim.
Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan se thyerja e varrezave “është vepër kriminale dhe përpjekje dëshpëruese për të zbehur tolerancën fetare në Kosovë, e cila ka kohë që është shembull për shumë vende në rajon dhe më gjerë. E dënoj ashpër këtë akt qyqar dhe kërkoj që organet e rendit dhe të gjithë ata që mund të ndihmojnë, të bëjnë të pamundurën që të zbardhet ky rast, i cili i qet hije të keqe, jo vetëm kësaj ane, por gjithë Kosovës”.
Në reagimin e zotit Haradinaj thuhet se “varrezat janë objekte të shenjta dhe kushdo ngre dorë mbi to, ka ngritur dorë mbi shenjtërinë e jetës së përbashkët shekullore të qytetarëve të të gjitha besimeve në Kosovë. Prandaj nuk do të lejojmë askënd që t’i rrezikojë këto vlera. Unë dua të besoj se kjo është vepër e kriminelëve dhe keqbërësve ordiner, por pavarësisht prej kësaj, zbardhja e këtij rasti, është me interes të jashtëzakonshëm për të gjithë ne”, thuhet në reagimin e kryetarit të AAK-së.
Kosova është vlerësuar shpesh si shembull i tolerancës fetare, një nam që është sfiduar në disa raste kohët e fundit, në radhë të parë për shkak të ndikimit nga luftërat në Lindjen e Mesme.(VOA)
ISMAIL KADARE, “Komandant i Legjionit te Nderit”
Franca dekoron Ismail Kadarenë me “Komandant i Legjionit te Nderit” /
Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare dekorohet me dekoratën më të lartë në Francë “Komandant i Legjionit te Nderit”. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati bëri publik lajmin përmes një postimi në Twitter duke e quajtur një lajm fantastik për të nisur 2016
2016 nis me lajm fantastik: #Kadare u dekorua “Komandant i Legjionit te Nderit”, me e larte e Frances. Nderim i madh per Kadarene&Shqiperine
Kosovë-FSK, e gatshme për mision të ri
-Objektiv i parë, ngritja dhe ndërtimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Kosovës/
PRISHTINË, 1 Janar 2016-B.Jashari/Forca e Sigurisë të Kosovës është e gatshme për mision të ri dhe përgjegjësi të reja, ka deklaruar ministri i Ministrisë për këtë forcë, Haki Demolli në konferencën për shtyp të fundvitit.
“Si objektiv i parë, është ngritja dhe ndërtimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Kosovës, në bazë të rekomandimeve të dala nga Rishikimi i Strategjisë të Sektorit të Sigurisë të Kosovës”, theksoi ai.
Objektivi i dytë, vijoi Demolli, është hartimi dhe aprovimi i Pakos ligjore dhe dokumenteve strategjike të Mbrojtjes.
“Objektivi i tretë, është intensifikimi dhe sforcimi i bashkëpunimit bilateral me Forcat e Armatosura të SHBA-ve, vendeve të tjera të rajonit, NATO-n dhe BE-në”, theksoi ministri.
Objektivi i katërt, tha ai, është pjesëmarrja aktive dhe kontributi substancial në ndërtimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.
“Objektivi i pestë është pjesëmarrja aktive dhe kontributi substancial në vendosjen e raporteve formale të bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me NATO-n dhe BE-në”, tha ministri i FSK-së.
Ministri Demolli një rëndësie të veçantë i kushtoi bashkëpunimin me KFOR-in, të cilin e falënderoi për kontributin e dhënë në sigurinë e vendit.
Ai foli edhe për bashkëpunimin bilateral me NATO-n, KFOR-in, SHBA-të, si dhe shtetet tjera, sidomos theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Gardën Kombëtare të Ajovës (SHBA).
U NDA NGA JETA SHKRIMTARI DHE VETERANI I ARSIMIT SHQIP NE DRENICE,XHEMAIL BAJRAMI
NGA LULZIM MULLIQI/
Ne naten festive te Vitit te Ri 2016,nderroi jete papritmas,shkrimtari dhe veterani i arsimit shqip ne Drenice,Xhemail Bajrami.I ndjeri ishte autor i shume studimeve shkencore,botimeve publicistike dhe autor i disa librave monografike si”Xhemail Abria-pleqnar i Kosoves”,pastaj monografia kushtuar deshmorit te UCK-se,Adem Mulaj si dhe librit publicistiko-historik”Buzeqeshje e vrare-masakrimi i familjes Deliu” ku autori ne kete liber kishte paraqitur njeren prej tablove me rrenqethese te luftes se fundit ne Kosove te viteve 1998/1999.Ishte kjo njera nga masakrat me tronditese te sistemit ushtarako-policor serbe kunder popullates se pafajshme civile shqiptare ne Kosove.ishte kjo njera nga ngjarjet qe kishte tronditur opinionin vendes dhe ate nderkombetare ,ngjarje e cila levizi diplomacine boterore dhe intervenimin ushtarak te NATO-os,kunder forcave ushtarake serbe,per ndaljen e gjenocidit ne Kosove.Me pas ne nje kapitull te vecante te ketij libri,autori rrefen ngjarje te verteta nga frontet e humanitetit dhe te luftes ne zonat e Drenices,ku autori ne cilesine e kronistit te kohes pasqyroi me perpikeri ngjarjet e perjetuara ne zonat e luftes,ne ato kohe te veshtira ku jeta dhe vdekja ishin fare prane njera-tjetres.Akecila pjese e ketij libri ka mundur te jete si pjese e vecante e ketij libri,por qe te gjitha pjeset e ketij libri nderlidhen njera me tjetren dhe krijojne nje trilogji ne vete.Ne sfond te kesaj trilogjie qendrojne tri virtyte,tri cilesi,tri ndjesi dhe vlera sublime qe e karakterizojne popullin tone shqiptar si:humaniteti,sakrifica dhe mbijetesa.Poashtu ne disa pjese te ketij libri pershkruhet me shume vertetesi edhe aktiviteti i Shoqates humanitarese bamirese “Nene Tereza” dega ne Gllogoc(Drenas) e cila edhe ne kushte te veshtira te luftes i doli ne ndihme shume shqiptareve te zhvendosur nga shtepite e tyre dhe qe me muaj te tere jetonin ne nenqiellin e hapur, ne malet e Kosoves.Autori Xhemail Bajrami njeri nga intelektualet me te shquar ne zonen e Drenices ishte i njohur si njeri nga veteranet e arsimit shqip qe kishte edukuar per vite te tera brezat e kesaj treve dhe i kishte paisur,ata me ndjenja kombetare dhe atdhetare.Xhemail Bajrami u lind ne fshatin Abri e Eperme te Drenices dhe ishte nga te paret e kesaj ane qe kishte perfunduar studimet per albanologji dhe per shume vite punoi si mesimdhenes ne disa shkolla te Drenices.Poashtu, ai per shume vite punoi edhe si drejtor i drejtorise komunale per arsim ne komunen e Gllogocit(Drenasit).Profesionin e tij ai e deshi me shpirt dhe iu perkushtua me te gjitha forcat e tij intelektuale per ta derdh djersen e tij ne procesin edukativo-arsimor per ti arsimuar gjeneratat e reja.Ai ishte nje personalitet me te gjitha vyrtytet qe i takojne nje edukatori,nje pedagogu,nje publicisti,nje intelektuali dhe mbi te gjitha nje atdhetari te shquar te kombit tone.
Autori dhe publicist,Xhemail Bajrami do te mbahet mend per nje kohe te gjate edhe per librin e tij monografik dhe me te lexuar ne Kosove”Xhemajl Abria-pleqnar i Kosoves” i ribotuar per te nenten here me disa plotesime te reja,eshte njera nder ngjarjet me te fuqishme ne veprimtarine botuese te Kosoves.Libri kushtuar pleqnarit dhe urtakut,Xhemajl Abrise eshte thesar i prozes popullore shqiptare dhe nje domosdoshmeri e pakontestuar e cila i servohet lexuesit qe ka deshire te lexoj vlera te njemendeta kanunore,artistike dhe kombetare dhe i cili eshte i interesuar te merret me traditen tone te pasur dhe te lavdishme popullore.
Libri”Xhemajl Abria-pleqnar i Kosoves” eshte nje nga thesaret me te cmuar te tradites sone popullore shqiptare dhe percillet me parathenien e thukte dhe te fuqishme te shkrimtarit te njohur,Daut Demakut i cili perfshin disa karakteristika kryesore te jetes dhe veprimtarise se ndritshme te pleqnarit dhe urtakut,Xhemal Abria,duke e quajtur ate si Titan te mendjes se ndritur shqiptare ne Drenice dhe ne mbare Kosoven.I ndjeri,Xhemail Bajrami ka lene ne doreshkrim edhe disa studime letrare,shkrime publicistike,historike dhe disa monografi kushtuar personaliteteve te njohura te botes letrare dhe artistike te kohrave te ndryshme.
- « Previous Page
- 1
- …
- 310
- 311
- 312
- 313
- 314
- …
- 596
- Next Page »