Kryediplomati amerikan bëri thirrje që paratë e pushtetit vendor të mos shpenzohen për zyra e makina luksoze. “Qeveria të dëshmojë se reforma territoriale nuk u bë për të fituar zgjedhjet” Në Shqipëri, ambasadori amerikan Donald Lu i bëri thirrje sot kryebashkiakëve të rinj gjatë një konference në Tiranë që fondet e tyre t’i përdorin në shërbim të komunitetit dhe jo për zyra apo makina personale: “Nëse keni ardhur këtu me Mercedes, BMW apo Audi të zi, duhet të mendoni nëse kjo është mënyra që votuesit tuaj duan që ju t’i përdorni paratë e tyre. Nëse zyra juaj është më e këndshme se dyqani i bukës apo zyra e Postës në zonën tuaj, sërish shpresoj që do të mendoni a do të shpenzoheshin me mirë këto para për mbledhjen e plehrave, përmirësimin e shkollave apo ndërtimin e parqeve”.
Ambasadori amerikan tha se ka nxitur qeverinë që t’u japë administratave vendore fondet dhe pushtetin që u nevojiten dhe të vërtetojë kështu se “reforma territoriale u realizua për përmirësimin e shërbimeve dhe jo për të fituar zgjedhjet”. Sipas ambasadorit amerikan edhe shpërndarja e financimeve përmes Fondit të Zhvillimit Rural “ndeshet me rrezikun e përdorimit të tij për financimin e kryetarëve të bashkive të PS-së dhe LSI-së dhe mohimin e fondeve për bashkitë e opozitës”. Shtetet e Bashkuara kanë caktuar një fond prej 12.8 milion dollarësh për të ndihmuar Bashkitë që të ndërmarrin plane të efektshme të zhvillimit urban dhe të bëjnë qeverisjen vendore më transparente. {SH.K}
PËRKUJTIMORE PËR ARISTIDH KOLËN NË PRISHTINË
Mbështetet nisma për ti dhëne arvanitasit të madh titullin “Nderi i Kombit”/
Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ditën e premte 30 tetor 2015, ora 10:00, u organizua mbledhja përkujtimore kushtuar arvanitasit të madh Aristidh Kola ( 1944-2000) në 15 vjetorin e vdekjes së tij, bashkërenduar kjo me Nismën për Propozimin pranë Presidentit të Shqipërisë për dhënien e titullit Nderi i Kombit Shqiptar kësaj figure të madhe të kombit shqiptar. Në këtë përkujtimore të organizuar nga studiuesit dhe intelektualët shqiptarë të Kosovës morën pjesë Meriman Braha, Deputetja e Kosovës Flora Brovina, shkrimtari Agim Gjakova, Ismet Hajrullahu, poeti Ibrahim Kadriu, përfaqësues të Ministrisë së Diasporës, intelektualë, pedagogë e studentë. Nga Tirana kishin ardhur drejtues të kësaj nisme, miku dhe bashkëpunëtori i Aristidh Kolës, Kolec Traboini dhe shkrimtari Pandeli Koçi.
Mbledhjen përkujtimore e hapi Ismet Hajrullahu, i cili ftoi të pranishmit të mbanin një minutë heshtje në kujtim të Aristidh Kolës. Fjalën kryesore e mbajti Kolec Traboini që solli kujtimet e tij nga bashkëpunimi me arvanitasin e madh, kujdesin që Aristidh Kola tregonte për emigrantët shqiptarë dhe mbrojtja zjarrtë që i bënte kauzës për liri të shqiptarëve të Kosovës. Ai foli gjithashtu për vlerën e madhe të veprës së Aristidh Kolës si dhe për ecurinë e nismës për t’i propozuar Presidentit të Republikës dhënien e titullit Nderi i Kombit.
Për rëndësinë e veprës së Aristidh Kolës dhe kujdesin që duhet të tregojnë institucionet tona e vetë shteti për të mbajtur gjallë në kujtesën e kombit figura të tilla të mëdha foli shkrimtari Pandeli Koçi. Meriman Braha solli kujtimet e organizimit të javës së kulturës arvanite në Kosovë kur erdhën veprimtarë arvanitas, pjesëtarë të familjes së Aristidh Kolës dhe një grup folklorik që dha koncert për banorët e Prishtinës.
Shkrimtari Agim Gjakova vuri në dukje se vendosja e një busti të Aristidh Kolës në Prishtinë apo vënia e emrit të tij një sheshi apo një shkolle, do ta nderonte kryeqytetin e Kosovës.
Të pranishmit firmosën kërkesën drejtuar presidentit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e titullit nderi i Kombit arvanitasit më të madh të shekullit XX.
Të pranishmit patën rastin të shohin edhe një montazh filmi nga jeta e Aristidh Kolës i përgatitur me këtë rast. Ngjarja u pasqyrua në media vendore bashkë me një grup intervistash të pjesëmarrësve në përkujtimore.
Kosovë-Betohen 170 ushtarë të FSK
PRISHTINË, 30 Tetor 2015/ Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan sot edhe 170 ushtarë të rinj, të cilët u betuan pas certifikimit me rastin e përfundimin me sukses të trajnimit bazik. Ceremonia e betimit dhe certifikimit u zhvillua në kazermën “Skënderbeu” të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së, në Ferizaj. Rekrutët e rinj, të brezit të dytë 2015, do të shërbejnë në kuadër të gjitha njësiteve të FSK-së në Kosovë./b.j/
PANAIR NE KURBIN
NGA AHMET ZANI/
Përfshirja e grave rurale në zinxhirin e krijimit të vlerave dhe të ardhurave i thotë ndal dhunës ndaj tyre në familje. Kjo është motoja e panairit të grave në fshat si fermere organizuar për herë të parë në Kurbin. Mbështetje për grupin e grave dhe fermerëve në nevojë e të paforizuara në zonat rurale të rrethit Kurbin.
Në Panair janë sjellë kryesisht prodhimet bujqësore dhe blegtorale gjithashtu dhe nga pemtaria, ndërsa tregtuesit më së shumti kanë ardhur nga zonat e malësisë me prodhimet e tyre. Ndonë zonat malore kanë prodhimtari më të ulët nga sipëfaqja e tokë së pamjatueshme, blerësit e qytetit kanë preferuar prodhimet e këtyre zonave si më cilësore. Djathi i dhisë nga rpoduktet e qumshtit i servirur nga disa blegtorë në panair dukej që ishte ndër të preferuarit e konsumatorit, ndërsa dhe verërat dhe produktet e tjera në vreshtarisë këta të zonave kodrinore dhe ato të fushës preferoheshin nga një pjesë e tragtarëve të lokaleve si kërkesë e konsumatorit sidomos atyre që preferonjë pjet alkoolike vendase. Janë nënprodukte nga vreshtaria e cila konsiderohet më efektive dhe cilësore. Gjithashtu panairi ka sjellë dhe prodhimet nga bletarritësit një fenomen në rënje nga bletritësit si mungesa e investimeve por dhe nga ndotja e madhe atmosferike. Sigurisht nga pemtaria panairi ka demonstruar prodhimet e sezonit si nga ullinjtë, arrat dhe gështenjat të kultivuara kryesisht në zonat kodrinore dhe malore.
Ky organizim i panairit në Kurbin ka patur si promotor institucionin e vendor të bashkisë si dhe ndihmën e drejtorisë së bujqësisë. Imer Hysa specialist i bujqësisë dhe blegtorisë ka mbajtur kumtesën për rritjen e cilësisë prodhimet si dhe nevojëne fermerëve në mbështetje financiare.
Deputetët e opozitës i drejtohen me parulla në Kuvend Presidentit të Austrisë
Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, foli sot para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me rëndësinë e marrëveshjeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për demokracinë. Përgjatë fjalimit z. Fischer, kabineti qeveritar qëndronte ulur pas tij, përderisa deputetët e opozitës ngritën dy parulla me këto slogane:
1. Ruaje shpinën z. President, gënjeshtarë të korruptuar janë ulur prapa teje!
2. Mjaft me kënaqjen e hegjemonisë së Serbisë!
Parullat e ngritura sot në Kuvend janë në vazhdën e aksioneve politike të organizuara nga deputetët e opozitës kundër marrëveshjeve të nënshkruara nga Kryeministri i Kosovës dhe Kryesministri i Serbisë në Bruksel, si dhe kundër regjimit shtypës gjysmë-autoritar që të instaluar në Kosovë. Që nga nënshkrimi i marrëveshjeve në Bruksel më 25 gusht, deputetët opozitar kanë dhënë dhjetëra argumente që shpjegojnë se këto marrëveshje e shkelin Kushtetutën dhe kanë efekte shkatërruese në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në segregacion, darje territoriale dhe administrative te shtetit, dhe vendosjen e themeleve të “Republikës Serbe” brena Kosovës.
29 tetor 2015
Lëvizja VETËVNDOSJE!
- « Previous Page
- 1
- …
- 330
- 331
- 332
- 333
- 334
- …
- 596
- Next Page »