• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Google Photos arrin 100 milionë përdorues në 5 muaj

October 22, 2015 by dgreca

Google Photos ka më pak se gjysëm viti që ekziston por sapo ka arritur një rekord prej 100 milionë përdorues aktiv në muaj, ka bërë të ditur vetë kompania. Shërbimi i pakufizuar i fotove është një aplikacion i vlefshëm si në iOS, Android por edhe web, dhe u shkëput nga Google + në maj të këtij viti. Google Photos u përqafua që në fillim për shkak të thjeshtësisë së saj dhe kombinimit me disa karakteristika të konkurrentëve, si Dropbox Carousel, Apple’s iCloud, dhe Flickr, i Yahoo-së, në një shërbim të vetëm. Të arrish 100 milionë përdorues në vetëm pesë muaj nuk është gjë e lehtë. Pinterest dhe Twitter së bashku iu deshën pesë vjet për të arritur këtë shifër. Madje, edhe vetë Instagram e ka arritur shifrën 100 milionë pas dy vjet e gjysëm përdorimi të tij.

Filed Under: Kronike Tagged With: arrin 100 milionë, Google Photos, në 5 muaj, përdorues

Kosova drejt UNESCO-s: 27 vota pro, 14 kundër dhe 14 abstenime

October 21, 2015 by dgreca

-Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s miratoi propozim-rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës /
-Bordi Ekzekutiv përbëhet nga gjithsej 58 shtete anëtare prej të cilave 32 tashmë e kanë njohur Kosovën/
-Mbetet që Asambleja e Përgjithshme, në nëntor, të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 21 Tetor 2015/ Nga Parisi, MPJ kosovare, në njoftimin e dërguar thekson se, sot, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Bordi Ekzekutiv i kësaj agjencie të specializuar të KB-së ka miratuar me 27 vota për, 14 kundër dhe 14 abstenime, propozim-rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Bordi Ekzekutiv përbëhet nga gjithsej 58 shtete anëtare prej të cilave 32 tashmë e kanë njohur Kosovën.
Pas votimit, zëvendëskryeministri i parë, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se rezultati i votimit të sotëm në UNESCO është rezultat i një përpjekjeje të përbashkët të shtetit të Kosovës, miqve dhe qytetarëve të saj.
“Vlerësoj se votimi i sotëm përbën një hap të jashtëzakonshëm për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO. I falënderoj miqtë, partnerët tanë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për kontributin e rëndësishëm që kanë dhënë në kuadër të këtij procesi. Kosova e meriton t’i bashkohet UNESCO-s”, ka thënë Thaçi pas kumtimit të rezultatit të votimit.
Zëvendëskryeministri Thaçi nënvizoi se Kosova e meriton që të anëtarësohet përfundimisht në UNESCO. “Ky zhvillim do të ndikojë që Kosova të vazhdojë të punojë edhe më fuqishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, për avancimin e arsimit dhe shkencës. Kosva është shtet multietnik, vend që i takon të gjithë qytetarëve të saj. Dëshiroj t’iu falënderoj të gjitha vendet që votuan në favor të Kosovës, por edhe shpresoj se edhe vendet që kanë abstenuar dhe ato që kanë votuar kundër do të reflektojnë dhe do të inkurajohen që të votojnë për pranimin e Kosovës në UNESCO”, theksoi Thaçi.
Ndërsa, mbetet që Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate, në nëntor, të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: drejt UNESCO-s, Ja votimi, kosova

TAKIMI ME OPOZITEN DHE LISTEN SRPSKA

October 20, 2015 by dgreca

Presidentja Atifete Jahjaga priti kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, atë të AAK-së dhe të NISMA-s/
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryetarët e partive politike parlamentare, zotëri Visar Ymerin, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Ramush Haradinajn, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe zotëri Fatmir Limajn, kryetar i NISMA për Kosovën, për të biseduar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe mundësitë e daljes nga situata e krijuar.
Takimi i Presidentes Jahjaga me udhëheqësit e partive politike parlamentare, që cilësohen si opozitë në Kuvend, është zhvilluar në kuadër të nismës për tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend.

Jahjaga takon drejtuesit e Listës Srpska dhe pakiceve tjera

PRISHTINË, 20 Tetor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Listës Srpska, të drejtuar nga Aleksandër Jabllanovic.
“Edhe ky takim u zhvillua në kuadër të nismës për tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend”, thekson njoftimi derguar nga Presidenca kosovare.
Presidentja Jahjaga priti edhe përfaqësuesit e pakicave tjera në Kosovë, të Grupit 6 +, me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale politike në vend dhe mundësitë e daljes nga situata e krijuar.
Në takim morën pjesë: Mahir Yağcılar nga KDTP, Rasim Demiri nga VAKAT, Danush Ademi nga PDAK dhe Jolgji Shala nga KNRP.

Filed Under: Kronike Tagged With: DHE LISTEN SRPSKA, TAKIMI ME OPOZITEN

Kosovë -Ambasada e SHBA-ve përkrahë dialogun politik

October 20, 2015 by dgreca

The Embassy of the United States in Kosovo strongly supports President Jahjaga’s attempts to foster political dialogue/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 20 Tetor 2015/ Ambasada e SHBA-ve në Kosovë fuqimisht përkrahë përpjekjet e Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, për të kultivuar dialogun politik mes partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. “Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm i Kosovës dhe funksioni i tij është jetik për demokracinë, përparimin, dhe sigurinë e Kosovës”, shprehet Ambasada e SHBA-ve.
Thekson se, “vetëm një Kuvend që funksionon mund të debatojë dhe miratojë masat që nevojiten për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës dhe për të siguruar që Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt integrimit Euro-Atlantik”.
“U bëjmë thirrje gjitha partive që të heqin dorë nga çfarëdo kërcënimi me dhunë që është edhe i paligjshëm edhe i papërputhshëm me një shtet modern demokratik”. Përfundon komunikata dërguar nga Ambasada e SHBA në Kosovë.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti dje e sot në takime të ndara liderët e pozitës e opozitës, përfshirë delegacion të Listës Srpska dhe komunietetet tjera pakicë, në kuadër të “nismës për tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend”.

October 20, 2015/

The Embassy of the United States in Kosovo strongly supports President Jahjaga’s attempts to foster political dialogue/
The Embassy of the United States in Kosovo strongly supports President Jahjaga’s attempts to foster political dialogue among the political parties represented in Kosovo’s Assembly. The Parliament is Kosovo’s most important institution and its function is vital to Kosovo’s democracy, prosperity, and security. Only a functioning Assembly can debate and approve the measures needed to improve the lives of Kosovo’s citizens and ensure that Kosovo continues on its path towards Euro-Atlantic integration. We call on all parties to renounce any threats of violence, which are both illegal and not compatible with a modern democratic state.
– Foto arkiv i Gazetes Dielli: 21 gusht 2015 Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili i dorëzoi letrat kredenciale.
—

Filed Under: Kronike Tagged With: ambasada e SHBA-ve, Behlul Jashari, dialogun politik, përkrahë

Presidentja takon udhëheqësit e PDK e LDK, Nesër takon Opozitën

October 19, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 19 Tetor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar takim me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, respektivisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe shefat e grupeve parlamentare të këtyre dy subjekteve, Adem Grabovcin dhe Ismet Beqirin.
Takimi është zhvilluar në kuadër të iniciativës së Presidentes Jahjaga që të ftojë në takime të ndara udhëheqësit e subjekteve politike në Kosovë për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend.
Në takim ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Pas konsultimeve me krerët e institucioneve, me Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit për t’i njoftuar me vendimin tim, ftoj për dialog politik partitë politike parlamentare në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend”, deklaroi sot Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një konferencë shtypi.
Në pritje të takimeve të Presidentes me drejtuesit politikë, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, është shtyrë për ditën e martë.
Kuvendi i Kosovës pa asnjë seancë të përfunduar në sesionin vjeshtor vazhdon të jetë i bllokuar nga opozita.
“Aksionet simbolike” të opozitës, me “rrethime” të foltores e kryesuesëve, fërshëllima, gjuajtje vezësh e gazi lotësjellës në sallën e seancave të Kuvendit, janë pjesë e kundërshtimeve, edhe me protesta në rrugë dhe me një peticion me rreth 200 mijë nënshkrime deri tani, të 4 marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Presidentja Jahjaga, priti sot në takim edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilat ditë më parë bënë deklaratë të përbashkët në mbështetje të dialogut politik për të adresuar zhvillimet e fundit në vend.
Ata përgëzuan Presidenten Jahjaga për angazhimin e saj kushtetues për të lehtësuar dialogun politik me partitë politike parlamentare të Kosovës në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend duke theksuar se thirrja e Presidentes për dialog politik është e vetmja mundësi për të tejkaluar zhvillimet e fundit./b.j/

Kosovë- Presidentja nesër takon opozitën/
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të takimeve me drejtues të partive parlamentare, pret neser në mëngjes në takim kryetarët e subjekteve politike Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.
Njoftimi u dërgua sonte nga Presidenenca e Kosovës

Filed Under: Kronike Tagged With: LDK-PDK, neser opoziten, Presidentja takon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 334
  • 335
  • 336
  • 337
  • 338
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”
  • 106 VITE NGA KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES-THEMELI I PARLAMENTARIZMIT DHE VETËQEVERISJES SË PLOTË TË SHTETIT SHQIPTAR
  • Grenlanda “Molla” e Shekullit 21
  • Ne nuk harrojmë!
  • NË 20 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI, NDERIM DHE MIRËNJOHJE PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA
  • Pjesëmarrja dhe rezultatet e nxënësve nga Kosova në Neo Science Olympiad 2026 – Orlando, SHBA
  • IKJA E KORIFEUT APO BORXHI NDAJ NJI FJALE PER ISMET UKE BERISHEN
  • Dr. Ibrahim Rugova, emri që nuk shuhet
  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT