Edhe një tjetër kosovar, i cili luftonte përkrah forcave të ISIS në Siri, është vrarë gjatë javës së kaluar.
Basri Sylejmani, nga lagjia Kodra e Trimave në Prishtinë, është viktima e radhës.
Burime të gazetës Express bëjnë të ditur se ai është vrarë javën e kaluar, gjatë bombardimeve të një kampi të ISIS-it në Siri.Familja e ka marrë lajmin për vrasjen e tij, por ende nuk ka hapur të pame.
Sipas të njëjtit burim, Sylejmani kishte lënë gruan e tij në Kosovë, për t’u bashkuar me forcat e ISIS në Siri.
Ndërkohë gjatë qëndrimit të tij në atje, ai është martuar edhe një herë.
Sylejmani njihet si shok i ngushtë i terroristit të famshëm, Lavdrim Muhaxheri.
Ai, kur raportohej për vrasjen e Lavdrimit, përmes rrjeteve sociale kishte përgënjështruar mediat./Express
Presidentja Jahjaga takon përfaqësues të shoqërisë civile
PRISHTINË, 19 Tetor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim përfaqësues të shoqërisë civile, të cilat ditë më parë bënë deklaratë të përbashkët në mbështetje të dialogut politik për të adresuar zhvillimet e fundit në vend.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile, Ismet Krasniqi nga KDI, Ariana Qosaj-Mustafa nga KIPRED, Petrit Zogaj nga FOL, Edita Mustafa nga KDI, Veton Mujaj nga Syri i Vizionit dhe Fatmir Curri nga KCSF përgëzuan Presidenten Jahjaga për angazhimin e saj kushtetues për të lehtësuar dialogun politik me partitë politike parlamentare të Kosovës në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend duke theksuar se thirrja e Presidentes për dialog politik është e vetmja mundësi për të tejkaluar zhvillimet e fundit./b.j/
“ZERI I AMERIKES” NE TROJET SHQIPTARE
Drejtori i Divizionit të Euroazisë në ‘Zërin e Amerikës’ z. Elez Biberaj dhe Drejtori i Seksionit shqip z. Arben Xhixho, vizitë në Tiranë, Shkup dhe Prishtinë/
TIRANE : Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, priti në një takim Drejtorin e Divizionit të Euroazisë në ‘Zërin e Amerikës’ z. Elez Biberaj dhe Drejtorin e Seksionit shqip z. Arben Xhixho, shkruan sot faqja e presidentit te Republikës së Shqipërisë.
Krerët më të lart të këtij institucioni Zëri i Amerikës javën që lamë pas vizituan Prishtinën dhe Shkupin në kuadër të programit BBG/ VOA & RFE, një program ky i cili merret me trajnimin e gazetarve në Ballkan.
Në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë, bëhet e ditur se Biberaj dhe Xhixho janë takuar me Presidenten e Kosovës zonjën Atfifete Jahjaga dhe kolegët e tyre të Zërit të Amerikës në Kosovë.
Kurse, në Maqedoni Drejtori i Divizionit të Euroazisë në ‘Zërin e Amerikës’ z. Elez Biberaj dhe Drejtori i Seksionit shqip z. Arben Xhixho, janë takuar me kryetaren e Komunës së Tetovës zonjë Teuta Arifi dhe korrespondentët e Zërit të Amerikës, nga Shkupi, si dhe me drejtorin e Radio Televizionit 21 , z. Eugen Saraqina. / Beqir SINA/
Mitrovicë-Ura në qershor 2016, qarkullim i plotë
-Do të arrihen edhe marrëveshjet e domosdoshme lidhur me kufirin që ndan komunën jugore e komunën veriore të Mitrovicës/
Nga Behlul Jashari/ MITROVICË, 18 Tetor 2015/ Ura e Mitrovicës mbi lumin Ibër, ku dje pasdite nisën përgatitje për punime të revitalizimit, të cilat kanë vazhduar gjatë ditës së sotme, deri në fund të qershorit 2016 parashihet që në mënyrë komplete të lëshohet në qarkullim. Në punët e para, në anën jugore të urës është vendosur një pano-bilbord që tregon se këtu është një projekt i BE-së. Punimet kanë vijuar në vënien e rrethojës që shënon vendin e punimeve, e pastaj të shtyllave të betonit në të dyja anët e urës.
Kryeministri Isa Mustafa, pas kthimit nga Brukseli, raundi i 28 i dalogut Kosovë-Serbi në nivel të lartë kryeministror, ka njoftuar në mbledhje të qeverisë dhe në konferencë shtypi për paketën e katër marrëveshjeve të 25 gushtit 2015, e cila përfshinë edhe marrëveshjen lidhur me heqjen e barrikadave nga ura e Mitrovicës.
Kryeministri i Kosovës ka theksuar se, marrëveshje është bërë edhe për heqjen e barrikadave mbi urën e lumit Ibër që ndan Mitrovicën Jugore prej asaj Veriore.
“Me marrëveshje jemi përcaktuar që me datën 15 tetor të fillojë lirimi i urës dhe ura të shndërrohet në kantier, në mënyrë që të rikonstruohet me dy rrethrrotullime, njëri në pjesën jugore, tjetri në pjesën veriore, me staza për këmbësorë dhe për biçiklistë, dhe me pjesën në të cilën do të qarkullojnë automjetet e lehta dhe të rënda. E gjithë kjo do të zgjasë deri në fund të qershorit 2016 kur parashihet që në mënyrë komplete të lëshohet në qarkullim ura mbi Ibër dhe me këtë do ta kemi lidhjen e pjesës jugore dhe pjesës veriore të Mitrovicës”, ka thënë Mustafa.
Ndërkohë, ka vijuar ai, poashtu do të arrihen edhe marrëveshjet e domosdoshme ndërmjet dy kuvendeve komunale të Mitrovicës, ndërmjet dy kryetarëve të komunave, lidhur me kufirin që ndan këto dy komuna, sepse ajo është e lidhur edhe me ndërtimet infrastrukturore dhe ndërtimet tjera që do të bëhen në atë pjesë të vendit.
Pas fillimit të punimeve në urë dje, kryeministri Mustafa e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të dy pjesëve të qytetit. “Mendoj se është një hap shumë i rëndësishëm i integrimit të pjesë veriore dhe jugore të Mitrovicës. Është një premtim i cili është bërë, është një marrëveshje e cila do i jap efektet dhe rezultatet e veta dhe unë mendoj se ne do ta kapërcejmë me këtë problemin e ndarjes së veriut dhe jugut”, tha Mustafa në një intervistë televizive.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë të ditur se, kontraktuesi i BE-së do të mbyllë të dy anët e urës me barriera dhe vendin e ndërtimit me gardh. Punët ndërtimore në këtë urë do të kryhen duke iu qasur vendit të punimeve përmes rrugës nga ana jugore. Gjatë kohës së revitalizimit, njëra anë e urës do të ketë qasje për kalimtarët.
Në 13 tetor, kryeministrat e Kosovës e Serbisë, Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç, ishin në një “darkw joformale” në Brusel, me ftesë të ndërmjetësueses së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Darka ishte në “kontekst të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, është theksuar në njoftimin e BE-së.
“Të dy kryeministrat patën një diskutim të hapur për gjendjen aktuale të dialogut, në veçanti sa i përket implementimit të marrëveshjeve të 25 gushtit”, thuhej në njoftim dhe shtohej se “të dy palët e kanë përsëritur përkushtimin e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash”.
Në urën kryesore në lumin Ibër në Mitrovicë, para katër vitesh, grupet e serbëve vendosën një barrikadë pas disa barrikadave të tjera nëpër rrugët në veri.
Shembet shkolla fillore në Fushë Buqizë, 40 nxënës pa mësim
Prej 6 ditësh, 40 nxënës të një shkolle fillore në Fushë Bulqizë kanë mbetur pa mësim. Shkak i ndërprerjes së procesit është bërë shembja e murit të shkollës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës që lamë pas, kur në shkollë nuk kishte nxënës. Prindërit e tyre shprehen të shqetësuar për fëmijet që mësojnë në këtë shkollë, pasi janë të rrezikuar për shkak të amortizimit të godinës. Shembja e murit të kësaj shkolle nuk ndodh për herë të parë, por është diçka e përsëritur, pasi edhe vitin e kaluar ndodhi e njëjta gjë. Edhe vetë nxënësit e shkollës ndihen të shqetësuar për gjendjen e rrënuar të saj, pasi rrezikon jetën e tyre.
Në lidhje me këtë problem, drejtoresha e Zyrës Arsimore të Bulqizës, Bedrie Manjani ka deklaruar se bashkia ka nisur punën për riparimin e shkollës dhe se nga e hëna e javës së ardhshme godina do të jetë gati për vijimin e mësimit.
- « Previous Page
- 1
- …
- 335
- 336
- 337
- 338
- 339
- …
- 596
- Next Page »