• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY SULME TERRORISTE NE ANKARA

October 10, 2015 by dgreca

86 vetë u vranë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme turke./
Në Ankara, pati sot dy shpërthime të mëdha, që ndodhën në fillim të një mitingu për paqen në kryeqytetin turk. 86 vetë u vranë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën, sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme turke.
Pas shpërthimeve që ndodhën pranë stacionit të trenit në Ankara, ndërsa njerëzit po vinin të merrnin pjesë në miting, shpërtheu kaosi.
Mintingu ishte planifikuar për të bërë thirrje që t’i jepet fund konfliktit mes forcave turke të sigurisë dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.
Analistët thonë se sulmet mund të jenë organizuar nga grupi Shteti Islamik, ose nga grupe nacionaliste turke, që janë kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është nxjerrë jashtë ligjit në Turqi.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se shpërthimet ishin “një sulm i urryer ndaj unitetit dhe paqes në vendin tonë”.
Ai tha se do t’i anulojë takimet e planifikuara për tre ditët e ardhshme, për t’u fokusuar tek sfidat e sigurisë me të cilat përballet Turqia.
Zyrtarët e sigurisë thanë se nuk është e qartë, në se sulmet u kryen nga autorë vetëvrasës.
Zyrtarët turq i kanë cilësuar shpërthimet “sulme terroriste”. Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne Ankara, Sulm terrorist, Turqi

Kosova në Sesionin Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s

October 10, 2015 by dgreca

-Kuvendi i Republikës së Kosovës merr pjesë në sesionet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në statusin e vëzhguesit, që nga viti 2014/
-Me sekretariatin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s diskutohet lidhur me mbajtjen e Seminarit Rose-Roth në Prishtinë/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 10 Tetor 2015/ Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i përbërë nga nënkryetarët e Kuvendit Xhavit Haliti dhe Slobodan Petroviç, po merr pjesë në Sesionin Vjetor të 61-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-së në Stavanger, Norvegji.
Udhëheqësi i delegacionit të Kuvendi të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti dhe anëtari i delegacionit, Slobodan Petroviç, do të marrin pjesë në këtë sesion deri në përfundimin të tij, më 12 tetor dhe do të kenë mundësinë të takohen me delegacione nga vendet anëtare dhe vëzhguese të NATO-s.
Po ashtu, delegacioni i Kuvendi të Republikës së Kosovës do të takohet me anëtarët e delegacionit të Bosnje dhe Hercegovinës, për të biseduar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët udhëtojnë në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe do të diskutojnë për çështje tjera të sigurisë në dy vendet.
Nënkryetarët Haliti dhe Petroviç do të takohen edhe me sekretariatin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për të diskutuar lidhur me mbajtjen e Seminarit Rose-Roth në Prishtinë, në vitin e ardhshëm.
Kuvendi i Republikës së Kosovës merr pjesë në sesionet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në statusin e vëzhguesit që nga viti 2014.
Njoftim dërguar nga Kuvendi i Kosovës bën të ditur edhe se, temat për debat në Sesionin Vjetor të 61-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s reflektojnë ndryshimet e mëdha në politikat globale të sigurisë që kanë ndodhur në kohën e fundit. Luftërat civile në Siri, Irak, Libi dhe Sudanin Jugor kanë shkaktuar vuajtje të shumta, lëvizje të njerëzve dhe destabilizim të vendeve kryesisht në Evropën Jugore. Po ashtu zhvillimet në Rusi dhe politikën e jashtme të Rusisë vazhdojnë të shpërndajnë pasiguri në Evropë dhe për këtë nevojitet një aleancë e përbashkuar politike. Asambleja Parlamentare e NATO-s luan rol kyç në fuqizimin dhe mirëmbajtjen e lidhjeve politike trans-atlantike, është thënë ndër të tjera në hapjen e këtij sesioni, përfundon njoftimi.
Në delegacionin e Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti është i grupit parlamentar të Partisë Demkratike të Kosovës, ndërsa Slobodan Petroviç i grupit parlamentar të Listës Serbe.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosova në Sesionin Vjetor, të Asamblesë Parlamentare, të NATO-s

Kongresistët Amerikanë njoftohen me shkeljet e të Drejtav të Njeriut në Luginë

October 10, 2015 by dgreca

*Wilam Walker i brengosur për spastrimin e Luginws sw Preshevës/
*Vlora Çitaku: Do të jem ambasadore edhe për Luginën e Preshevës/
Washington DC-Në ditën e dytë të vizitës nëWashington, DC, delegacioni i Luginës së Preshevës pati një takim pune me Drejtorin e Komisionit “Tom Lantos” për të Drejtat e Njeriut të Kongresit Amerikan, z. Carson Middleton, me të cilin u diskutua çështja e pazgjidhur shqiptare nëLuginë. Në ambientet e këtij Komisionit Kongresional në Capitol Hill, Kryetari Mustafa i Preshevës dhe Kryetari Arifi i Bujanocit prezantuan problemet më madhore me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ata e njoftuan drejtorin e këtij komisioni, qëbashkeudhëhiqet nga Kongresisti Republikan Pitts dhe ai demokrat McGovern, me abuzimet drastike të të drejtave të njeriut dhe atyre kombëtare që Serbia ushtron ndaj shqiptarëve të Luginës. Kryetarët Mustafa dhe Arifi vënë theks të veçantë mbi diskriminimin nacional që i bëhet shqiptarëve në Luginë përmes medotave moderne dhe perfide të represion serb kundrejt popullatës autoktone shqiptare në këtë rajon me qëllim të largimit të sa më shumë shqiptarëve nga Lugina.
Nga ana e tij, Drejtori Middleton në emër të Komisionit “Tom Lantos” për të Drejtat e Njeriut në Kongresin e SHBA-ve, falënderoi z. Bislimi nga Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane për aranzhimin e këtij takimi dhe Kryetarët Mustafa e Arifi për elaborimin faktit të gjendjes së rëndë të shqiptarëve ne Luginë. Z. Middleton shprehu gatishmërine e tij dhe të Komisionit në fjalë për të ndjekur në vazhdimësi dhe nga afër zhvillimet në Luginë si dhe për të bërë presion në administratën amerikane që vend të posaçëm në diplomacinë e SHBA-ve kundrejt Ballkanit dhe veçanërisht Serbisë t’i jepet çështjes së Luginës së Preshevës. “Ne do të jemi avokues për zbatim dhe realizim të plotë të drejtave të njeriut në rajonin tuaj,” ka thënë z. Middleton, duke shtuar se Komisioni Kongresional për të Drejtat e Njeriut do të jete i gatshëm të vazhdojë komunikimin me autoritetet lokale të Luginës për të qenë nga afër të njoftuar me gjendjen atje.

Wilam Walker i brengosur për spastrimin e Luginws sw Preshevës
Ndërkohë, pasdite, delegacioni u takua edhe me Ambasadorin William Walker, me të cilin ndanë po të njëjtat shqetësime të shqiptarëve në Luginë. Ambasadori Walker u shpreh se ishte shumë i pikëlluar që Serbia ende po vazhdon me politiken e saj të vjetër shoviniste kundrejt shqiptarëve. Ai po ashtu shprehu përkrahjen e pa rezervë të tij për qasjen e lidershipit shqiptar në Luginë për të kërkuar të drejta që të paktën i përafrohen të drejtave të minoritetit serb në Kosovë. Ambasadori Walker shprehu edhe gatishmërinë e tij që me miq të vet që mbajnë pozita të larta në SHBA të vizitojë Luginën e Preshevës dhe të informohet për së afërmi me gjendjen atje, të cilën ai e konsideron të papranueshme. “Eshtë tejet brengosëse që në këtë kohë kur Serbia pretendon të bëhet anëtare e BE-së të trajtojë me kaq brutalitet politik dhe diskriminim etnik popullatën shqiptare në Luginën e Preshevës. Ajo që po mësoj sot nga ju është jo më pak se një mënyrë e re e Serbisë për spastrim të Luginës nga shqiptarët, deri diku siç bënte Millosheviqi në Kosovë në vitet e 1990-ta,” ka thënë Walker, duke shtuar se kjo vizitë e delegacionit të Luginës në SHBA është shumë e rëndësishme sepse po zgjon interesim të jashtëzakonshëm për Luginën tek qarqet vendimmarrëse amerikane.

Vlora Çitaku: Do të jem ambasadore edhe për Luginën e Preshevës

Gjatë ditës, delegacioni pati edhe një takim me Ambasadorën e Republikës së Kosovës në Washington, DC, znj. Vlora Citaku. Znj. Citaku e falënderoi delegacionin për vizitën dhe i siguroi ata se Ambasada e Kosovës në DC është edhe shtëpi e tyre. Kryetari Mustafa, duke çmuar gatishmërinë e Ambasadores Citaku për të përkrahur kërkesat e drejta të shqiptarëve të Luginës, e ngarkoi atë edhe me detyren simbolike të të qenurit Ambasadore edhe e Luginës së Preshevës, gjë të cilën znj. Citaku e pranoi me kënaqësi. /xlpress.tv/

Filed Under: Kronike Tagged With: Delegacioni i L Presheves, dita e dyte, Vlora Citaku, William Walker

USAID dhe qeveria suedeze, 6 mln dollarë për turizmin shqiptar

October 9, 2015 by dgreca

USAID dhe qeveria suedeze do të financojnë 6 mln dollarë për zhvillimin e turizmit, përmes një konkursi që do të përzgjedhë idetë më të mira për shfrytëzimin e potencialeve turistike në vend dhe rritjen e punësimit në këtë sektor. “Çdo projekt do të përfshijë një investim të USAID dhe SIDE-s, në vlerën nga 250 mijë në 750 mijë dollarë dhe do të zgjasë të paktën dy vjet”, deklaroi Marcus Johnson, përfaqësues i USAID.  “Shpresoj që ky projekt t’i japë grave mundësi më të mëdha punësimi dhe fuqizim ekonomik”, tha më tej Brigitta Jansson, shefe e zyrës së SIDE-s  në vendin tonë. Ndërsa ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj u tha aplikuesve se, “mund të sillni ide në ekoturizëm, turizëm historik dhe atë sportiv”. Thirrja për aplikim për organizata të ndryshme që do të paraqesin projektet e tyre për zhvillimin e turizmit do të qëndrojë e hapur për një vit dhe do të kryhet përmes portalit të qeverisë amerikane grants.gov.

Filed Under: Kronike Tagged With: 6 mln dollarë, për turizmin shqiptar, USAID dhe qeveria suedeze

JAHJAGA TAKON VESELIN PAS DHUNES NE KUVEND

October 9, 2015 by dgreca

*Presidentja e kryeparlamentari, takim për zhvillimet në Kuvend/

-Peticioni i opozitës, 171 mijë nënshkrime.Shtypi i Kosovës: Opozita përshkallëzon bllokimin me gaz, dënohet nga shumë anë/

PRISHTINË, 9 Tetor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi sot Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, për të diskutuar zhvillimet e fundit në këtë institucion.

 Presidentja Jahjaga shprehu shqetësimin e saj për veprimet e dhunshme në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës dhe pengimin e procesit demokratik.

 Presidentja Jahjaga inkurajoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që mospajtimet konceptuale dhe politike t’i diskutojnë me forcën e argumentit dhe në frymën e kulturës parlamentare të cilën synojmë ta ndërtojmë.

Në kundërshtim të 4 marrëveshjeve me Serbinë të 25 gushtit dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, opozita ka bojkotuar tre mbledhjet e kaluara të Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, bojkoton edhe komisionet parlamentare, ndërsa dje ka hedhur edhe gaz lotësjellës  në “aksionet simbolike” protestuese të bllokimit të seancave plenare të Kuvendit të Kosovës që nga fillimi i sesionit vjeshtor.“Opozitës i është dashur të përdorë gazin lotësjellës për ta vazhduar bllokimin e Kuvendit të Kosovës, të enjten, por ky përshkallëzim i situatës është dënuar nga shumë anë, duke i siguruar edhe një përkrahje ndërkombëtare shtesë koalicionit qeverisës”, shkruan sot shtypi kosovar.

“Skenat kaotike të së enjtes në Kuvend janë dënuar nga presidentja, qeveria dhe nga përfaqësitë diplomatike në Kosovë”, theksohet me kryetitullin “Opozita përshkallëzon bllokimin me gaz, dënohet nga shumë anë”.

 Opozita në Kosovë bën të ditur se ka mbledhur 171 mijë nënshkrime në peticionin, ku kërkohet që “qeveria të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet me Serbinë të datës 25 gusht 2015 si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”.“Qytetarët po flasin qartë: Serbia nuk mund të futet në Kosovë. ‘Zajednica’ nuk mund të kalojë!”, shprehet LVV në një njoftim.

Opozita shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë-Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë./b.

Filed Under: Kronike Tagged With: Jahjaga, Kuvend, pas dhunes, takon Veselin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 339
  • 340
  • 341
  • 342
  • 343
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”
  • 106 VITE NGA KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES-THEMELI I PARLAMENTARIZMIT DHE VETËQEVERISJES SË PLOTË TË SHTETIT SHQIPTAR
  • Grenlanda “Molla” e Shekullit 21
  • Ne nuk harrojmë!
  • NË 20 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI, NDERIM DHE MIRËNJOHJE PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA
  • Pjesëmarrja dhe rezultatet e nxënësve nga Kosova në Neo Science Olympiad 2026 – Orlando, SHBA
  • IKJA E KORIFEUT APO BORXHI NDAJ NJI FJALE PER ISMET UKE BERISHEN
  • Dr. Ibrahim Rugova, emri që nuk shuhet
  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT