• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidentja Jahjaga në Universitetin Georgetown

September 30, 2015 by dgreca

Presidentja Jahjaga në simpoziumin për pjesëmarrjen politike të grave në proceset paqësore në Universitetin Georgetown/

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e 15 vjetorit të miratimit të rezolutës 1325 të KS të OKB-së, ishte e ftuar sot në Simpoziumin e Lartë për Pjesëmarrjen Politike të Grave në Procese Paqësore në Georgetown University në Uashington.

Në një bisedë bashkë me Ish-Sekretaren amerikane Madeleine Albright dhe Ish-Ambasadoren amerikane për Çështjet Globale të Grave, Ambasadoren Melanne Verveer, Presidentja Jahjaga ofroi përvojën e Kosovës për pjesëmarrjen e grave në jetën politike në vend.

Përgjatë viteve 1990 gratë në Kosovë u mobilizuan për të kryer punë humanitare, u mobilizuan politikisht për të protestuar kundër represionit dhe për të dokumentuar abuzimet e të drejtave të njeriut që çuan në ndërhyrjen humanitare ndërkombëtare që ndaloi luftën në vendin tonë dhe për të përkthyer në prova për gjykimet për krime lufte. Ato morën rrezik të madh personal dhe u përballen me probleme të përditshme, por kjo nuk i dekurajoi ato, tha ndër të tjera Jahjaga.

Presidentja poashtu foli për kontributin e gruas kosovare në ndërtimin e paqes. “Në paqe, roli i tyre është po aq thelbësor. Ne kemi rritur pjesëmarrjen e grave në nivel qendror dhe lokal. Sot gratë përbëjnë 30 përqind të Parlamentit të Kosovës, duke kontribuar në një demokraci përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Gratë deputete kanë tejkaluar vijat partiake dhe ideologjitë për të formuar grupin e tyre dhe ato kanë një mundësi unike të bëhen forcë serioze ne demokracinë tonë parlamentare,” deklaroi Presidentja Jahjaga.

Filed Under: Kronike Tagged With: Georgetown, Presidentja Jahjaga në, Universitetin

Protesta në portin e Durrësit, punonjësit e kompanive të shkarkimit kundër konçesionarit

September 30, 2015 by dgreca

Ne Foto:Nga protesta e sotme në Portin e Durrësit/

Ministria e Transportit, si autoriteti kontraktual, i ka njohur të drejtën e përpunimit të anijeve tregtare kompanisë gjermane koncensionare EMS APO, ndaj punonjësit e tre kompanive rivale të ngarkim-shkarkimit në port vazhdojnë protestat. Përpunimi në kalatën lindore është bllokuar për shkak të protestuesve, të cilët deklarojnë se koncensionari gjerman po krijon një situatë monopol, qe nxjerr të papunë afro 300 punëtorë.  “Gjendja është agravuar këto kohët e fundit. Konçesionari nuk po respekton kontratën, urdhrat e minsitrit, kontratat tona stivadore, imponon klientin të zgjedhë stivadorin e vet dhe ne nuk na ngelet gjë tjetër vetëm të protestojmë. Akoma nuk kemi një reagim në lidhje me sqarimin përfundimtar të situatës nga organet publike. Këta punëtore protestojnë për bukën e tyre. Ne kemi kontratë 10-vjeçare, nga 2009 deri ne 2019”, tha përfaqësuesi ligjor i kompanive stivadore. Drejtuesit e kompanisë gjermane kanë kërkuar nga Autoriteti Portual ndërhyrjen e policisë për të larguar nga kalata lindore protestuesit dhe per te kthyer në normalitet aktivitetin e tyre. EMS ka fituar kontratën e konçesionit për operimin në Kalatën Lindore të Portit të Durrësit më 6 maj 2013, kontratë që ka hyrë në fuqi më 15 korrik të atij viti. Në bazë të saj, kompania menaxhon të gjithë operacionet që zhvillohen në këtë kalatë, ndërkohë që për aktivitetet stivadore kërkohet liçensim i posaçëm, i cili pas reagimeve të koncensionarit dhe deklaratave diplomatike për pengim të investitorëve gjermanë në vend, i është dhënë kompanisë konçensionare. {Sh.K}.

Filed Under: Kronike Tagged With: kundër konçesionarit, Protesta në portin e Durrësit, punonjësit e kompanive, të shkarkimit

Pelegrinazh tek Kisha 700 vjeçare në Malin e Bardhë

September 30, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/Ka ndodhur si rrallëherë që në një fshat të Kurbinit, ku 95 perqind e banorëve janë besimtarë myslimanë,të ndërtohet një kishë katolike. Natyrisht ky është një rast i rrallë, por ajo që bie në sy është festimi për çdo vit i festës së Shën Mëhillit. Mali i Bardhë në Kurbin ka këtë histori të rrallë dhe në ditën e pelegrinazhit të festës së Shën Mëhillit thujase i tërë fshati ka kryer ritualin fetar në Kishën 700 vjeçare e njohur si Kisha më e vjetër në vendin tonë. Mbi gërmadhat e kishës së vjetër me propozimin dhe të banorëve të fshatit për Imzot Rrok Mirdita u realizua dhë ndërtimi i Kishës së re në një vend piktoresk në natyrë të mrekullueshme aty ku dhe besimtarët malbardhas si dhe nga shumë krahina të Kurbinit kane ndezur qirinj dhe me pas kanë kaluar dhe drekën nën hijen e pemëve shekullore.

Mbase mund të shquhet për harmoninë fetare Mali i Bardhë në Kurbin me këta njerëz të cilët kanë ditur të ruajnë traditën bashkejtesën fetare ndër vite duke lënë mbresa. Kisha e fshatit është shërbesë e tërë besimtarëvekëtu ku kanë kontribuar tërë fshati ndonëse 95% e banorëve janë të besimit mysliman, por  shquhen për harmoninë ndërfetare shembull mbase duhet përgjithësuar. Një vit më oarë në këtë Kishë ka asistuar dhe zëvëndës ambasadori amerikan, duke ngjitur në këmbë pak rrugë për të parë nga afër atë që ai kishte dëgjuar për këtë Kishë ndonëse banorët e këtueshëm janë të besimit mysliman. Kjo  dukuri  e veçantë e këtij fshati mbase ka diktuar mikun amerikan tek kjo bashkëjetesë ndërfetare.

Një tjetër objekt fetar tashmë është Xhamia e cila do të kremtohet nditët vijuese dhe kjo një pjesë e kontributit nga banorët e fshatit këta të cilët ndihmuan dhe në ndërtimin e Kishës. Për banorët mal bardhas përpos ditës së festës së 29 shtatorit ditës së Kishës së Shën Mëhillit do të kremtohet dhe festa e Xhamisë aty ku tërë fshati prej afro dy mijë banorëve ka dhe një motiv më shumë, si fshati që ka ditur të ruajë historikisht traditën, kulturën si dhe zakonet, por dhe harmoninë fetare fshat tashmë i dëgjuar dhe jashtë kufinjëve të vendit.Pas ceremonive të rastit banorët do të fetojnë më pas me familjet e tyre, ndërsa Agim Lika kryetari i fshati si dhe banorët do të prsin miq nga fhstarat përreth si traditë e hershme miqësore.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ahmet Zani, në Malin e Bardhë, Pelegrinazh, tek Kisha 700 vjeçare

Deputetë të Kosovës, vizitë dyjavore në SHBA

September 30, 2015 by dgreca

Katër Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vizitë në SHBA/
Beqir SINA – New York/
”Si deputete e re, që vij nga një parti që ka vënë themelet e shtetndërtimit dhe gjithashtu themelet e marrëdhënieve me Uashingtonin zyrtar, është qenësore t’i vazhdojmë lidhjet tona, mjaft të mirë, duke këmbyer përvojat dhe duke kërkuar vazhdimin e ndihmës  që SHBA, i kan dhënë Kosovës në kohët më të vështira.”/
WASHINGTON D.C: Me ftesën nga Ambasada amerikane, në Prishtinë, për një vizitë pune dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndodhet një delegacion e grave deputete të Parlamentit të Kosovës.
Doruntina E. Maloku, përfaqësuese e LDK-së, Luljeta Gutaj përfaqësuese e PDK-së, Valdete Bajrami nga Nisma, dhe Jelena Bontic nga Lista Serbe , janë përzgjedhur në mesin e 30 deputeteve për të marrë pjesë në një program të organizuar Open World – programin për lidership i veçantë  për parlamentaret nga Kosova
  Sipas ambasadorit John O’Keefe, i cili është drejtor ekzekutiv i organizatës Open World ka 10 vjet që në Kongres dhe ne Senatin amerikan, nuk ka pasur një interesim kaq të madh për të takuar delegacionet nga shtetet e huaja, në Uashington.
Delegacioni i grave deputete të Parlamentit të Kosovës, në Kongresin dhe Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pasur qysh në ditën e parë takime shumë të rëndësishme me senator e kongresmen amerikan. Sot, ato u takuan me Kongresistin David Price, Kongresistin Vern Buchanan, Kongresistin Sam Farr, Kongresistin Peter Roskam dhe me Senatoren Joni Ernst dhe Senatorin Chuck Grasley, me të cilët biseduan për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova, nevojen për investime të huaja dhe për procesin e integrimit të Kosovës në organizmat ndërkombetar.
“Është shumë me rëndësi, që ne t’i vazhojmë lidhjet tona me njerëz të rëndësishëm në SHBA-s, në këtë rast, me ligjevënës, përfaqësues të Senatit dhe Kongresit amerikan”, deklaroi deputetja e LDK, znj. Doruntinë E. Maloku.
Deputetja Maloku, tha për gazetën se :”Si deputete e re, që vij nga një parti që ka vënë themelet e shtetndërtimit dhe gjithashtu themelet e marrëdhënieve me Uashingtonin zyrtar, është qenësore t’i vazhdojmë lidhjet tona, mjaft të mire, duke këmbyer përvojat dhe duke kërkuar vazhdimin e ndihmës  që SHBA, i kan dhënë Kosovës në kohët më të vështira.”
Ajo shtojë se mikëpritësit na kanë premtuar që do të vazhdojnë angazhimin e tyre, për Kosovën dhe lobimin e tyre, për anëtarësim në organizmat ndërkombëtar si dhe do të angazhohen për sjelljen e investitoreve amerikanë në vendin tonë.
Takimet e delegacionit të grave deputete nga Parlamentti i Kosovës, në Uashington do të vazhdojnë edhe këto ditë ku ndër të tjera, ato do të takojnë edhe kongresitin demokrat të Nju Jorkut, z. Eliot Engel, një nga lobuesit dhe përkrahesit më të mëdhenj të Kosovës.
Ndërkohë, që të enjten, delegacioni i deputeteve nga Kosova do të qëndrojë për nji javë në Iowa, ato do të takojnë krerët e të gjitha institucioneve dhe do të marrim përvojat nga ky shtet,

Filed Under: Kronike Tagged With: Kater Deputetë, në SHBAm Beqir Sina, te Kosoves, vizitë dyjavore

Presidentja Atifete Jahjaga u takua me Presidentin Barak Obama

September 29, 2015 by dgreca

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barak Obama, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Si te gjithe pjesmarresit, edhe presidentja Jahjaga, pati mundesine e nje fotografimi me presidentin Obama dhe zonjen e Pare.

Filed Under: Kronike Tagged With: Obama, Presidentja Jahjaga, takim me presidentin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 341
  • 342
  • 343
  • 344
  • 345
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT