Nju Jork-Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, vlerësoi progresin në Kosovë
-Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu theksoi vullnetin për thellimin e bashkëpunimit me Kosovwn/
Nju Jork, 28 Shtator 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron në Nju Jork, ku është ftuar nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, që të marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, që do të mbahet më 29 shtator.Kryeministri Mustafa, me delegacionin qeveritar, po zhvillojë takime me liderë të shteteve të ndryshme të botës si dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e rajonale, bëhet e ditur në njoftimet dërguar nga Nju-Jorku, të Kryeministrisë kosovare.Në një nga takimet, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, vlerësoi progresin në Kosovë si dhe hapat e ndërmarrë për zhvillimin e vendit.
Presidenti Donald Tusk shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës.Në takim ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku. Kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, reforma të gjithmbarshme dhe fuqizim të shtetit ligjor.
Ai veçoi përkushtimin e qeverisë së Kosovës për proceset eurointegruese, duke theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe për liberalizimin e vizave, dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proceseve.
Kryeministri Mustafa e njoftoi presidentin Tusk edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë, duke kërkuar përkrahje të mëtejshme të Bashkimit Evropian.
Gjatë takimit, është biseduar edhe për proceset e tjera të rëndësishme, duke përfshirë edhe krizën e fundit të refugjatëve.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, edhe me kryeministrin e Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu.
Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri Çollaku, kryeministri Mustafa e njoftoi homologun turk për të arriturat në Kosovë, në shumë fusha.
Kryeministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Duke e falënderuar për përkrahjen e ofruar nga Turqia deri më tash, kryeministri Mustafa shprehu vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, vlerësoi të arriturat në Kosovë, si dhe maturinë dhe vizionin e dëshmuar nga Kosova në proceset e fundit që lidhen me bashkëpunimin rajonal.
Kryeministri Davutoglu po ashtu shprehu përkrahje të fuqishme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe në hapat e tjerë që lidhen me fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Kryeministri turk po ashtu theksoi vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve./b.j/
Papa me viktimat e abuzimit seksual: përgjegjësit do të japin llogari
Të dashur vëllezërit e motrat e mia në Krishtin, jam i lumtur që më jepet rasti t’ju takoj: prania juaj është bekim për mua. Faleminderit që erdhët këtu, sot. Fjalët nuk arrijnë të shprehin plotësisht dhimbjen time për abuzimet, që keni pësuar. Jeni bij të çmuar të Zotit e do të duhej të prisni gjithnjë mbrojtjen tonë, kujdesin e dashurinë tonë. Më vjen thellësisht keq për faktin se pafajësia juaj është dhunuar nga ata, të cilëve ju u besonit. Në disa raste, besimi është tradhtuar nga anëtarë të vetë familjes suaj, në raste të tjera, nga meshtarë, që kanë përgjegjësinë shenjte të kujdesen për shpirtrat. Në çdo rast, tradhtia është dhunim i tmerrshëm i dinjitetit njerëzor.
Për të gjithë ata, që kanë pësuar abuzime nga ana e një anëtari të klerit, më vjen thellësisht keq për të gjitha herët, që ju apo familjet tuaja keni denoncuar abuzimet e nuk ju kanë dëgjuar, ose nuk ju kanë besuar. Ju lutem ta besoni se Ati i Shenjtë ju dëgjon dhe ju beson. Më vjen thellësisht keq që disa ipeshkvij nuk e kanë kryer detyrën e tyre për të mbrojtur fëmijët. Është shumë shqetësuese të dish se në disa raste, kanë qenë vetë ipeshkvijtë ata, që kanë kryer abuzime. Ju premtoj se do të ndjekim udhën e së vërtetës, kudo të na shpjerë. Kleri dhe ipeshkvijtë do të thirren të japin llogari nëse kanë abuzuar me fëmijët, ose nuk kanë qenë në gjendje t’i mbrojnë.
Jemi mbledhur këtu në Filadelfia, për të kremtuar atë dhuratë të Zotit, që është jeta familjare. Brenda familjes së fesë e në familjet tona njerëzore, mëkati dhe krimi i abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve nuk duhet të jenë më sekret e turp. Ndërsa presim Vitin jubilar të Mëshirës, prania juaj – bujare, pavarësisht nga zemërimi dhe vuajtja, që keni provuar – na zbulon zemrën e mëshirshme të Krishtit. Historitë tuaja prej viktimash, secila unike dhe mallëngjyese, janë shenjë e fuqishme e shpresës, që vjen nga premtimi se Zoti do të jetë me ne, përgjithmonë.
Më vjen mirë që keni sjellë me vete anëtarë të familjes e miq në këtë takim, sot. U jam mirënjohës atyre për mbështetjen plot dashuri për ju e lutem që njerëzit e Kishës të dinë t’i përgjigjen nevojës për t’i shoqëruar ata, që kanë pësuar abuzime. Porta e mëshirës qoftë gjithnjë e hapur në dioqezat tona, në famullitë tona, në shtëpitë e në zemrat tona, për të pritur ata, që kanë pësuar abuzime e, për të kërkuar udhën e faljes, me besim në Zotin. Ne premtojmë ta mbështesim shërimin tuaj e të jemi gjithnjë vigjilentë për të mbrojtur fëmijët e sotëm e të nesërm.
Kur dishepujt, që ecnin pranë Jezusit për në Emaus, e njohën se Ai ishte Zoti i Ringjallur, i kërkuan të rrinte me ta. Si ata dishepuj, unë lus me përvuajtëri ju dhe të gjitha viktimat e abuzimeve të rrinë me ne, të rrinë me Kishën, që, së bashku, si shtegtarët në udhëtimin e fesë, të gjëjmë rrugën për të arritur tek Ati Qiellor.
Kryeministri i Kosovës, Mustafa takime të nivelit të lartë në Nju Jork
Nju Jork, 27 Shtator 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka filluar sot takimet e nivelit të lartë në kuadër të vizitës që po zhvillon në Nju Jork./
Të dielën, kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, si dhe shefin e delegacionit të Norvegjisë në punimet e AP të KB-ve, ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, Borge Brende. Gjatë takimeve, kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin në Kosovë si dhe për prioritetet e Programit qeveritar për zhvillimin ekonomik të vendit, bëhet e ditur në njoftimin dërguar nga Nju Jork të qeverisë kosovare. Duke vlerësuar përkrahjen që Luksemburgu dhe Norvegjia kanë dhënë deri më tani, kryeministri Mustafa kërkoi mbështetje të mëtejshme për zhvillimin ekonomik si dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, me prioritet të veçantë në UNESCO dhe Interpol, si dhe axhendën integruese evropiane. Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin maksimal të qeverisë së Kosovës për proceset integruese evropiane, duke bërë të ditur se Kosova tashmë i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe se pret finalizimin e këtyre proceseve.Mustafa, gjatë takimeve, po ashtu ka shprehur përkushtimin e qeverisë së Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral me Luksemburgun dhe me Norvegjinë. Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e shtetit të tij për Republikën e Kosovës.
Kryeministri Bettel po ashtu theksoi përkrahjen e Luksemburgut për proceset integruese të Kosovës si dhe ka shprehur vullnetin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Edhe ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Borge Brende, gjatë takimit ka theksuar përkrahjen e Norvegjisë për zhvillimin ekonomik si dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare Kryeministri Mustafa, po qëndron në Nju Jork, ku është ftuar nga presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, që të marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, që do të mbahet më 29 shtator.Kryeministri Mustafa, me delegacionin qeveritar, do të zhvillojë takime me liderë të shteteve të ndryshme të botës si dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e rajonale./b.j/
Presidentja Jahjaga mori pjesë në hapjen e takimit vjetor të Clinton Global Initiative në Nju Jork
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në ditën e parë të vizitës së saj në Nju Jork, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mori pjesë sot në hapjen e takimit vjetor të Clinton Global Initiative në Nju Jork.Presidentja Jahjaga mori pjesë edhe në pritjen e veçantë të Presidentit Bill Clinton për liderët e shteteve dhe të qeverivë nga shumica e shteteve të botës.
Në fjalimin e tij që shpalli të hapur punimet e Iniciativës, Presidenti Clinton spikati edhe përparimin e Republikës së Kosovës, duke thënë se “fakti që Kosova ka një Presidente grua të re, tregon shumë për progresin që Kosova ka arritur”.
Prasidentja Jahjaga është laureate e çmimit për lidership publik të Clinton Global Inititative, i cili i është ndarë vitin e kaluar.Takimi i Clinton Global Initiative tubon këtë vit shumë lidere shtetesh dhe qindra udhëheqës ekzekutiv botëror për të diskutuar sfidat globale dhe ndërtimin e partneriteteve për të bëre ndryshime pozitive sociale. Kjo iniciativë këtë vit i kushtohet “Ndikimit të së ardhmes”.
- « Previous Page
- 1
- …
- 344
- 345
- 346
- 347
- 348
- …
- 596
- Next Page »