• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Nishani i jep dekoratën “Nderi i Kombit” aktores së shquar MarieLogoreci

September 23, 2015 by dgreca

TIRANE- Presidenti i Republikës Bujar Nishani çmoi sot  (23 shtator 2015) aktoren e shquar MarieLogoreci (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit” të shoqëruar nga ky motivacion: “Në vlerësim të interpretimeve mjeshtërore e të paharrueshme të gruas dhe nënës shqiptare, duke skalitur me realizëm një galeri mbresëlënëse e simbolike portretesh në skenat teatrale, dhe të kontributit thelbësor e të pamohueshëm të saj si një nga themelueset dhe pionieret e kinematografisë sonë”.

Presidenti Nishani u shpreh gjatë ceremonisë solemne ku ishin të pranishëm familjarë dhe të afërm të aktores shkodrane, artistë dhe personalitete nga fusha e artit dhe kinematografisë: “Të flasësh, dhe aq më tepër të vlerësosh institucionalisht një artiste të lindur si Maria, apo Tushi siç e thërrisnin që në vogëli, me një shpirt aq të pasur e të dlirtë njerëzor, është e vështirë për këdo, jo vetëm për mua. Gjinitë artistike që ajo përvetësoi, zhvilloi dhe përsosi që herët, duke u endur plot kureshtje fëminore nëpër rrugicat hijerënda apo auditoret e shkollës femërore të ‘Motrave Stigmatine’, aty në djepin e pashtershëm shkodran të kulturës dhe dijes ishin të shumta. Dhe pavarësisht se Marija njihet më tepër si aktore dhe regjisore, nuk duhet harruar për asnjë dekikë se ajo mund të ishte bërë edhe një piktore, instrumentiste virtuoze, këngëtare e famshme, gjuhëtare rigoroze apo ndoshta edhe një etnografe e përkryer.”

 “Jam më se i bindur se në gjerdanin e panumërt të roleve dhe interpretuesve të skenës dhe kinematografisë sonë të shekullit të kaluar nuk ka pasur gur më të shndritshëm se MarijeLogoreci, e cila mishëronte dhe pasqyronte katërcipërisht të gjitha virtytet e rralla e të çmuara të gruas dhe nënës shqiptare. Asnjëri prej nesh nuk mund të fshijë nga kujtesa personazhet teatrale si Mbretëreshën Gertrude tek ‘Hamleti’ i Shekspirit, Fatimen tek ‘Halili dhe Hajria’ e KolëJakovës, BernardaAlbën e Lorkës, Tringën tek ‘Shtatë shaljanët’ e NdrekLucës, por figura me sy të përlotur e Lokes tek ‘Toka Jonë’ apo ajo e dhembur e Nanës tek drama e Loni Papës ‘Cuca e Maleve’ trupëzojnë vërtetësisht e me besnikëri të gjitha tiparet dhe vetitë më të mira shekullore të grave dhe nënave fisnike shqiptare.” – vuri në dukje Presidenti.

 “Që në fillim të mandatit tim i kam vënë vetes një detyrë institucionale për të vlerësuar zyrtarisht e për t’u shprehur mirënjohjen, qoftë edhe me pak vonesë, të gjitha atyre figurave të rëndësishme historike, artistike, shkencore, atdhetare, të cilat pluhuri i harresës së periudhës diktatoriale gjysmë shekullore dhe ndryshimet e vrullshme të tranzicionit demokratik edhe mund t’i kenë lënë pa dashur në hije. Dhe këtë zotim institucional, por thellësisht edhe personal do të vazhdoj ta përmbush me përpikëri deri ditën e fundit të qëndrimit në detyrën e Presidentit të Republikës. Prandaj, më lejoni që në përfundim të kësaj fjale të shkurtër, por më se të sinqertë, të shpreh edhe njëherë falënderimin dhe mirënjohjen e pamatë për aktoren e madhe dhe zonjën fisnike që hijeshoi skenat dhe ekranet tona duke na pasuruar jo vetëm estetikisht mendjen e shpirtin, por edhe duke na bërë të ndihemi krenarë që jemi shqiptarë, bashkëkombas të MarieLogorecit, të cilën sot në 95-vjetorin e lindjes së saj, në mënyrë më se të merituar, e shpall zyrtarisht edhe ‘Nder të Kombit.’ – u shpreh Kreu i Shtetit.

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: dekoroi, Marie Logorecin, presidenti Nishani

Papa Françesku: Duam një kishë për të ndërtuar ura dhe për të shembur mure

September 22, 2015 by dgreca

HAVANË, 22 shtator – Papa Françesku tha sot në Kubë se “ne duam që kisha të ndërtojë ura, të hedhë poshtë muret dhe të mbjellë pajtimin”.

Papa foli gjatë mbajtjes së meshës në qytetin kuban të Santiagos, ku ishte ndalesa e fundit katërditore e udhëtimit të tij.

“Ne duam të jetë një kishë të shërbimit, si Maria, nëna e bamirësisë”, tha Françesku.

“Një kishë që del nga shtëpia dhe që lë tempujt e saj për të ecur përkrah jetës, për të mbështetur shpresën, për të qenë një shenjë e unitetit”, theksoi ai.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kisha, Kubë, Papa, Ura

SHUHET LEGJENDA E SKENES TONIN TERSHANA

September 22, 2015 by dgreca

Ndahet nga jeta rekordmeni i skenës shqiptare, “Mjeshtri i Madh”, Tonin Tërshana/

TIRANË, 22 Shtator /  Legjenda e muzikës shqiptare, rekordmeni i skenës dhe festivaleve, “Mjeshtri i Madh”, Tonin Tërshana, është ndarë nga jeta mbrëmjen e te henes në ambjentet e QSUT  “Nënë Terza” në moshën 66- vjeçare.

Lindur në Shkodër në 1 qershor të vitit 1949, këngëtari Tonin Tërshana përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4-t në Radio-Tirana, me këngën “Kur vjen pranvera” me muzikë të Pjetër Gacit dhe tekstin e Fatos Arapit, artisti merr çmimin e parë kur ishte vetëm 16 vjeç.

Tonin Tërshana në skenë

Tonin Tërshana ka fituar çmimin e parë edhe në Festivalin e 11-të të RTVSH.

Këngëtari i skenës dhe festivaleve të RTSH-së, mjaft i pëlqyer nga publiku për zërin e tij melodioz dhe emocionin e veçantë që transmetonte, ka marrë pjesë në mbi 20 festivale, duke fituar 4 çmime të para e duke u bërë keshtu një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale.

Mes interpetimeve të shumta, këngët më të njohura dhe më të pëlqyera te këngëtarit janë “Erdhi pranvera”, “Kenga e nenes”, “Fishekzjare në qiellin blu”, “Kur vjen pranvera”, “Lumturia nuk dhurohet”, “Vajzë moj, lule moj” etj.

Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka akorduar titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.(Sipas ATSH)

Filed Under: Kronike Tagged With: Ndahet nga jeta, Tonin Tershana

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, vdes në aksident me biçikletë

September 22, 2015 by dgreca

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, vdes në aksident me biçikletë/
80635920.jpg
WASHINGTON D.C: Nga të gjitha të dhënat e gjetura në internet, rezulton se tridhjetë e katër vjeçari Jakobi Brewer, ishte një anëtart i kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, këshilltar për teknologjinë e mbrojtjes së Presidentit Obama, njeri inteligjent dhe dinamikë, shkruan shtypi amerikan sot.
Titulli zyrtar Brewer ishte këshilltar i lartë i politikave në Zyrën e Shkencës dhe Teknologjisë. Gjithashtu, ai ka shërby er më parë si Drejtori i Punëve të Jashtme për organizatën “change.org”, organizata në internet që meret me peticionet. Specialiteti i Brewer, simbas shtypit amerikan ishte fokusuar kryesisht mbi teknologjitë në kompjuter. Ai ishte gjithashtu i martuar me gazetaren e Fox News ,Mary Katharine Hamm dhe kishin dy fëmijë, një fëmijë të tyre dhe një tjetër të adoptuar.
Gazeta kryeqytetase Washington Post në vdekjen e zotit Brewer shkruan se eksperti për programin kompjuterik, ishte kthyer vetëm kohët e fundit nga ajo që ai e përshkroi në një mik, si një ardhje e re në administratën e Presidentit në Camp David.
Raportet fillestare rreth aksidentit thanë se 34 vjeçari Brewer (i cili ishte një çiklist me shumë përvojë), papritur sipas tyre humbi kontrollin dhe kaloi vijën e bardhë, në qendër të kryqëzimit në një segment të rrugës “mjaftë e lakuar” në Howard County, Maryland. Pastaj, Brewer, ishte goditur për vdekje nga një automjet që i ka ardhë nga përballë në korsinë tjetër me shpejtësi.
Zoti Brewer, shkruan Washington Post, duket se kanë qenë i përfshirë në mbikëqyrëjen e kompjuterave në Shtëpinë e Bardhë, update – një përditësim i gjerë të teknologjisë në të gjithë administratën, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe të Departamentit të Mbrojtjes.
Pas vdekjes së Brewer, Barack Obama lëshoi një deklaratë në të cilën ai tha se ishte “zemërthyer” mbi vdekjen e papritur – të anëtarit të stafit të tij dhe se ai do të “lutet për familjen e tij.”/ Beqir SINA/

29906170001_4499012499001_video-still-for-video-4498845407001.jpg

jake.jpg

Filed Under: Kronike Tagged With: i Shtëpisë së Bardhë, Këshilltari, me biçikletë, ne aksident, vdes

Në samitin për të rinjtë në OKB, Elvana Shala përfaqëson Kosovën

September 22, 2015 by dgreca

12027576_10207702608745667_732711341370185430_n.jpg
UN – NEW YORK : Ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, është ftuar nga drejtori i përgjithshëm i Institutit për Diplomaci Kulturore (ICD) me seli në Berlin, z. Mark Donfried, të marrë pjesë në Samitin vjetor për të rinjtë në OKB, i cili zhvillon punimet paralel me sesionin e 70-të të asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Në fokus të këtij samiti do të jetë përvjetori i 70-të i themelimit të OKB-së, zhvillimi i iniciativave rinore, promovimi i një ekonomie të qëndrueshme, mirëkuptimi kulturor dhe të drejtat globale të njeriut.
Samiti vjetor për rininë në Kombet e Bashkuara do të sjellë së bashku një grup ndërdisiplinor ekspertësh të njohur botërorë, personalitete të ndryshme të diplomacisë kulturore dhe të rinj aktivistë të fushave të ndryshme nga shumë vende të botës, në mënyrë që të zhvillojnë iniciativa për të promovuar ekonominë e qëndrueshme, mirëkuptimin ndërkulturor dhe të drejtat globale të njeriut. Samiti do të përfshijë një shumëllojshmëri të diskutimeve interaktive, prezantime, seminare dhe aktivitete sociale që do të mbështesin axhendën e samitit.
Kjo është hera e parë që Kosova është pjesë e këtij samiti dhe përfaqësohet nga Ambasadorja e vullnetit të mirë për Kosovën, Elvana Shala.Pjesëmarrja e Ambasadores Shala ne këtë samit është mbështetur nga IHRC dhe MKRS.
Ndërkaq, në dekleratën për këtë eveniment ambasadoria Shala shkruan se :” Fillon sot zyrtarisht punimet Samiti Vjetor për të Rinjtë në Kombet e Bashkuara në New York I cili po mbahet paralel me sesionin e 70 të të Asamblesë së përgjithshme tĕ OKB-sĕ, dhe nĕ të cilin po merr pjesë edhe Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala. Në ditën e parë të punimeve të tij samiti do të jetë në 5 pjesë të diskutimeve.
Në pjesën e parë të samitit do të diskutohet për “70 vjetorin e Kombeve të Bashkuara; me temën: Duke punuar së bashku drejt Paqes, Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut, ndërtojmë besim dhe mirëkuptim “. Pjesë e panelit të diskutimeve në këtë temë do të jenë edhe:
Ambassadorja Katalin Bogay – Përfaqësuese e pêrhershme e Hungarisë në OKB)
Cristina Gallach -Nën- sekretare gjenerale për informim dhe komunikim të publikut.
Nassir Abdulaziz Al-Nasser – Përfaqësues I lartë për Aleancën e qytetêrimeve të OKB-së
István Íjgyártó -Minister I shtetit për Diplomacinë Kulturore dhe Shkencen nga Ministria e Jashtme dhe e Tregtisë së Hungarisë
José Luis Rodríguez Zapatero – Ish-kryeministër I Spanjës dhe president I bordit të ICD-së.
Heiko Thoms – zv. Pêrfaqësues I përhershëm I Gjermanisë në OKB
Mark Donfried- Drejtor Gjeneral I Institutit për Diplomaci kulturore.
Në këtë samit po marrin pjesë mbi 100 të rinjë nga vende të ndryshme të botës, diplomat, dhe aktivistë të fushave të ndryshme. Ambasadorja Elvana Shala po përfaqëson Kosovën me ftesë të drejtorit gjeneral te ICD-së z.Mark Donfried.
Samiti fillon punimet zyrtarisht ne oren 11:00 (sipas kohes lokale te New York-ut) ne seline qendrore te OKB-se.”
Në fund ambasadoria Shala sqaron se :”Për informacione të tjera në lidhje me diskutimet dhe temat e radhës që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme në këtë samit do të njoftoheni me kohë. Për foto gjatë samitit ju lutem ndiqni faqe personale timen ne facebook./Beqir SINA/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, Elvana shala, ne samitin, për të rinjtë në OKB, përfaqëson Kosovën

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 349
  • 350
  • 351
  • 352
  • 353
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 106 VITE NGA KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES-THEMELI I PARLAMENTARIZMIT DHE VETËQEVERISJES SË PLOTË TË SHTETIT SHQIPTAR
  • Grenlanda “Molla” e Shekullit 21
  • Ne nuk harrojmë!
  • NË 20 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI, NDERIM DHE MIRËNJOHJE PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA
  • Pjesëmarrja dhe rezultatet e nxënësve nga Kosova në Neo Science Olympiad 2026 – Orlando, SHBA
  • IKJA E KORIFEUT APO BORXHI NDAJ NJI FJALE PER ISMET UKE BERISHEN
  • Dr. Ibrahim Rugova, emri që nuk shuhet
  • ROMANI “NISHANI”, NJË HISTORI TRONDITËSE
  • “Amerika nën akull: Vorteksi Polar shkakton kaos 100 makina palë në Michigan”
  • Diaspora shqiptare e Kosovës – Gjuha si vijë mbrojtjeje
  • “Exodus” – rrugëve të Çamërisë
  • Prof.Ibrahim Osman Kelmendi, me penë e pushkë për liri
  • Kur historia flet me dinjitet: pasardhësi i Ismail Qemal Bej Vlorës ndan çmimin “Ikona e Diasporës” për Ambasadorin Rexhep Demiri
  • Liria e fjalës dhe besimit
  • MARTIN LUTHER KING DAY: DITA KUR KUJTESA BËHET PËRGJEGJËSI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT