• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TAKIME LETRARE ME FËMIJËT JETIMË

June 15, 2015 by dgreca

Me rastin daljes nga shtypi të librit për fëmijë “Djali nga Hoti” të autorit Kolec Traboini, në u zhvilluan dy takime letrare me fëmijët jetimë në dy institucionet që merren me rritjen dhe edukimin e tyre, në Fshati SOS, një mjedis vërtetë mbresëlënës në kodrat e Saukut, si dhe Shtëpinë e Fëmijës”Zyber Hallulli” në Tiranë. Në veprimtari ishin Ilir Çumani, drejtor i përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptare, Fatime Kulli shkrimtare, autori i librit Kolec Traboini dhe Genci Tepelena. Në sallën e librarisë u zhvillua një bisedë me fëmijët dhe edukatorët e Fshatit SOS, e cila u përqëndrua rreth prirjeve të talenteve që shfaqin fëmijët dhe sa është e mundur që këto talente, sado të vegjël në moshë, të kenë mundësi të realizohen duke u ngjallur besimin se të gjithë ëndërrimet bëhen të mundshme me këmbëngulje e durim, dhe se shoqëria dhe shteti do t’i përkrahin ata në dëshirat e tyre për të zënë një vend në shoqëri si të gjithë të tjerët. Me mësuesit dhe edukatorët u bisedua për mundësine e ngritjes së një grupi talentesh letrare, të cilët të mund t’i botojnë edhe shkrimet e tyre në një almanak letrar për fëmijë. Atje u tha se janë disa fëmijë që kanë ëndërrime letrare dhe madje edhe shkruajnë vargje. Fëmijëve që kishin prirje të tilla autori i librit “Djali nga Hoti” u dhuroi nga një kopje të librit të tij me autograf. Ai dhuroi gjithashtu disa kopje të librit për bibliotekën e Fshatit SOS. Në takimin që u bë në Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli”, grupit të shkrimtarëve në vizitën e tyre ju shtuan edhe Silvana Braçe, e njohur për emisionet e saj televizive dhe Ina Nallhani që ka dhënë një ndihmesë të madhe për fëmijët jetimë pasi ka qënë edhe vetë e tillë. Duhet thënë se tre nga antarët e grupit kanë jetuar në fëmijëri në Shtëpinë e Fëmijës e kjo i bënte bisedat të ngrohta dhe shumë interesante për fëmijët jetimë. Takimi u zhvillua në një sallë të katit të parë të ndërtesës së rikonstrukturuar dhe e paisur shumë mirë me të gjitha mjetet e nevojshme për t’ua bërë fëmijëve jetimë jetën sa më të mirë e rehatshme. Fëmijëve u foli Ilir Çumani dhe shkrimtarja Fatme Kulli. Autori i librit Kolec Traboini u tha fëmijëve se ai u kish sjellë jo më kot këtë libër, sepse kishte për ata një mesazh, a thënë ndryshe një mendim që duhet ta kenë parasysh. Të gjitha ëndërrimet plotësohen në jetë. Mjafton të kemi guximin të ndjekim ëndërrimin tonë me këmbëngulje, vullnet e durim. Disa nga fëmijët u shprehen se ata shkruanin vjersha. Atëherë autori, fëmijëve me prirje letrare u dhuroi nga një kopje të librit “Djali nga Hoti” me autograf. Në takim e çiltër me femijët jetimë u fol për librat dhe endërimet fëmijënore që zenë fill nga kjo moshë, sa e bukur dhe aq delikatë dhe për të cilët shoqëria e shteti duhet të kenë një përkujdesje të veçantë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kolec Traboini, takim me femijet jetime

PRINCI LEKA I FTUAR NGA PRINC NIKOLLA

June 15, 2015 by dgreca

 PODGORICE : Cifti Mbreteror shqiptar u ftua nga Naltesia e Tij Princ Nikola II per nje fundjave princerore ne Mal te Zi ku ishin te ftuar te gjithe pricat e Ballkanit.
 Kjo vizite perfshinte nje shetitje me anije ne vijen bregdetare, nje koktel ne qytetin historik te Kotorrit, nje vizite ne muzeun e Pallatit Mbreteror ne Cetinje, per tu permbyllur me Mbremjen Gala te “Urdherit Princ Danilo i Malit te Zi”.
Ne kete fundjave merrnin pjese Familje Mbreterore te Gjermanise dhe Frances, familje aristokrate te Europes qendrore, si edhe rangjet e larta te botes se biznesit. Te tilla aktivitete synojne promovimin e vendeve nepermjet Familjeve Mbreterore. Princ Leka pati rast te shprehe shqetesimin e tij mbi situaten dhe problematikat qe hasin shqiptaret ne Mal te Zi.
Familja Mbreterore Shqiptare, ne nje te ardhme te afert, do te jete mikpritesja e rradhes ne promovimin e turizmit dhe trashigimise kulturore ne Shqiperi.(BS)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Cifti Mbreteror, FTESË, Princ Nikolla

Amerika shpenzon $9 milionë në ditë për luftën kundër Shtetit Islamik

June 13, 2015 by dgreca

UASHINGTON, 13 qershor – SHBA-ja shpenzon rreth nëntë milionë dollarë në ditë për luftën ndaj grupit të Shtetit Islamik dhe që nga gushti i vitit të kaluar ka shpenzuar 2,7 miliardë dollarë në fushatën e bombardimeve në Irak dhe Siri.

Këto shifra janë publikuar nga Pentagoni, disa ditë pasi Kongresi nuk pranoi shpenzime të mëtejshme për ushtrinë, ndërkohë që Dhoma e Përfaqësuesve amerikanë miratoi 579 miliardë dollarë shpenzime.

Këtë javë, Shtëpia e Bardhë lajmëroi dërgimin në Irak të 450 personave që do të ndihmojnë në trajnimin e forcave që luftojnë kundër grupit të Shtetit Islamik duke e çuar në 3500 numrin total të personelit ushtarak amerikan në Irak.

Filed Under: Kronike Tagged With: $9 milione, amerika, Isis

Mijëra protestues kundër diskriminimit të shqiptarëve në Shkup

June 13, 2015 by dgreca

Mijëra shqiptarë sot protestuan në Shkup në organizimin të lëvizjes politike “BESA”/

Protesta ka nisur nga parku i Çairit duket përfunduar në urën “Goce Dellçev” disa metra larg Qeverisë.Protestuesit brohorisnin “Stop dhunës ndaj shqiptarëve”, “Ali tradhtari”, “Besa –Besë besën e kemi dhënë!, “UÇK” , etj në shoqërimin edhe të këngëve patriotike.
Marshi protestues u sigurua edhe nga dhjetëra aktivistë të Lëvizjes “BESA” dhe shoqatave të tjera pjesëmarrëse në protestë.
Anëtari i Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi deklaroi se prania e një numri kaq të madh dëshmon se Këshilli Organizativ e bëri mirë punën duke treguar se shqiptarët dinë të bashkohen për të mbrojtur të drejtat e tyre.
“Këshilli organizativ e ka bërë këtë protestë sepse nuk do të ketë më shkelje të shqiptarëve. Mjaft më me vrasje burgosje, pse mos jemi bashkë dhe të jemi me popullin. Deri sa do përmbushen kërkesat tona ne nuk do të ndalemi. Ky shtet duhet të formatohet dhe të jetë i barabartë”, deklaroi Rexhepi në skenën e ngritur pranë urës disa metra larg Qeverisë.
Në këtë protestë me moton “Protestojë Shqip” u kërkua dorëheqja e Qeverisjes aktuale, zbardhja e të gjitha të vërtetave për shqiptarët dhe kërkesa për një marrëveshje të re në Maqedoni. Protesta u vlerësua tejet masive nga organizatorët dhe se në përkrahje të saj ishin dhjetëra shoqata dhe thirrje të personaliteteve publike shqiptare. Protestës nuk i`u bashkëngjitën dy partitë e tjera RDK dhe Lëvizja për Reforma në PDSH e Ziadin Selës, për shkak të mosmarrëveshjeve midis tyre. (INA)

Filed Under: Kronike Tagged With: mijera, protesta ne Shkup, shqiptare

Nishani, në Berlin: Nevojë për ruajtjen e vlerave të përbashkëta morale e shoqërore

June 12, 2015 by dgreca

Presidenti Bujar Nishani mori pjesë në takimin e 20-të ndërkombëtar të Berlinit. Në njoftimin për shtyp të Presidencës, në këtë takim ishin të pranishëm politikanë nga 50 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kreu i shtetit, gjatë fjalës së tij, u fokusua në nevojën e ruajtjes së vlerave të përbashkëta morale e shoqërore si dhe në promovimin e harmonisë fetare në Shqipëri dhe rolit e kontributit të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Shqipëria është një vend i vogël për nga përmasat e saj gjeografike, por ka në themel të saj një shoqëri multifetare, ku tre besimet kryesore, feja islame, ortodokse dhe ajo katolike bashkëjetojnë prej shekujsh në paqe e harmoni të plotë. Këto modele bashkëjetese dhe harmonie fetare janë shtylla të qëndrueshme të ndërtesës së vetë shtetit shqiptar. Pa asnjë paragjykim fetar, drejtuesit më të lartë dhe të të gjitha niveleve të institucioneve dhe administratës shqiptare tradicionalisht vijnë nga të gjitha besimet, duke ruajtur kështu me kujdes, ekuilibrat e shoqërisë shqiptare. Por si asgjë që nuk mund të merret thjesht si e mirëqenë, shoqëria shqiptare e ruan me konservatorizëm dhe e promovon ndër breza këtë bashkëjetesë dhe harmoni”, tha Nishani.
Gjithashtu, Presidenti Nishani vlerësoi se mbështetja e Pavarësisë së Kosovës nga më shumë se gjysma e vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (108 vende anëtare të OKB-së) dëshmoi se ishte një vendim i drejtë në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit. “Një vendim që nuk drejtohej kundër ndonjë vendi apo etnie tjetër, por rivendosja në vend e një të drejte të mohuar e popullsisë shqiptare të Kosovës. Sot Kosova dhe Serbia zhvillojnë bisedime për çështje të ndryshme dhe, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë arritur marrëveshje të rëndësishme, që ndikojnë jo vetëm në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, por edhe të të gjithë rajonit”, tha ai.
Duke folur për bashkëpunimin në rajon, Presidenti Nishani theksoi se ngjarja e Kumanovës, tregoi dhe njëherë brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit.
“Por me gjithë progresin e bërë nga rajoni, ngjarjet e Kumanovës pak javë më parë në Maqedoni dëshmuan edhe njëherë për brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë. Ashtu si edhe partnerët ndërkombëtarë jemi shumë të interesuar për zbardhjen sa më parë dhe në mënyrë të besueshme të këtyre ngjarjeve, si dhe për mos shndërrimin e episodeve të tilla të paqarta në burim konflikti të paqenë ndëretnik. Një frymë bashkëpunimi pozitiv vërehet edhe në agjendën e përbashkët evropiane, ku vendet kandidate në Bashkimin Evropian dhe ato potenciale kandidate, po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë për hartimin e projekteve të përbashkëta zhvillimore. Bashkëpunimi rajonal nuk mund të jetë i plotë pa një zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të mirë ekonomik”, tha kreu i shtetit

Filed Under: Kronike Tagged With: Nishani ne Berin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 395
  • 396
  • 397
  • 398
  • 399
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nga cikli “Humanistë të shquar shqiptar shek XV-XVIII” Mikel Maruli (1451-1500)
  • PERSE SHQIPERIA MBYTET NE DIMER E DIGJET NE VERE?
  • Ohri dhe Diplomacia e Kosovës
  • DR. ATHANAS GEGAJ: GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE
  • VENDI IM
  • RUGOVA E SHNDËRROI DURIMIN STRATEGJIK NË MEKANIZËM SHTETFORMUES
  • Shkolla Shqipe Vatra në Tampa zhvilloi takimin e radhës
  • FESTA E SHQIPTARËVE
  • Lekë Matrënga, jo vetëm poeti, por dhe mësuesi i parë i shqipes
  • BETIMI I VEDAT GASHIT I ADMINISTRUAR NGA PRESIDENTI CLINTON
  • GAZETA AUSTRALIANE (1929) / NJË RRËFIM PËR GRATË E SHQIPËRISË
  • VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026
  • VATRA, EMËR I SHENJTË, AMANET I BREZAVE, FLAKA QË NUK SHUHET KURRË…
  • Raif Hyseni, Merita Halili, Ansambli MSU ngrejnë peshë Festivalin e Artë të Muzikës dhe Valleve Ballkanase 2026
  • 17 janar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, forma që mban një komb, kur koha kërkon ta shpërbëjë!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT