• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nishani, në Berlin: Nevojë për ruajtjen e vlerave të përbashkëta morale e shoqërore

June 12, 2015 by dgreca

Presidenti Bujar Nishani mori pjesë në takimin e 20-të ndërkombëtar të Berlinit. Në njoftimin për shtyp të Presidencës, në këtë takim ishin të pranishëm politikanë nga 50 shtete të botës, përfshirë Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kreu i shtetit, gjatë fjalës së tij, u fokusua në nevojën e ruajtjes së vlerave të përbashkëta morale e shoqërore si dhe në promovimin e harmonisë fetare në Shqipëri dhe rolit e kontributit të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Shqipëria është një vend i vogël për nga përmasat e saj gjeografike, por ka në themel të saj një shoqëri multifetare, ku tre besimet kryesore, feja islame, ortodokse dhe ajo katolike bashkëjetojnë prej shekujsh në paqe e harmoni të plotë. Këto modele bashkëjetese dhe harmonie fetare janë shtylla të qëndrueshme të ndërtesës së vetë shtetit shqiptar. Pa asnjë paragjykim fetar, drejtuesit më të lartë dhe të të gjitha niveleve të institucioneve dhe administratës shqiptare tradicionalisht vijnë nga të gjitha besimet, duke ruajtur kështu me kujdes, ekuilibrat e shoqërisë shqiptare. Por si asgjë që nuk mund të merret thjesht si e mirëqenë, shoqëria shqiptare e ruan me konservatorizëm dhe e promovon ndër breza këtë bashkëjetesë dhe harmoni”, tha Nishani.
Gjithashtu, Presidenti Nishani vlerësoi se mbështetja e Pavarësisë së Kosovës nga më shumë se gjysma e vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (108 vende anëtare të OKB-së) dëshmoi se ishte një vendim i drejtë në mbështetje të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit. “Një vendim që nuk drejtohej kundër ndonjë vendi apo etnie tjetër, por rivendosja në vend e një të drejte të mohuar e popullsisë shqiptare të Kosovës. Sot Kosova dhe Serbia zhvillojnë bisedime për çështje të ndryshme dhe, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë arritur marrëveshje të rëndësishme, që ndikojnë jo vetëm në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, por edhe të të gjithë rajonit”, tha ai.
Duke folur për bashkëpunimin në rajon, Presidenti Nishani theksoi se ngjarja e Kumanovës, tregoi dhe njëherë brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit.
“Por me gjithë progresin e bërë nga rajoni, ngjarjet e Kumanovës pak javë më parë në Maqedoni dëshmuan edhe njëherë për brishtësinë e stabilitetit dhe sigurisë. Ashtu si edhe partnerët ndërkombëtarë jemi shumë të interesuar për zbardhjen sa më parë dhe në mënyrë të besueshme të këtyre ngjarjeve, si dhe për mos shndërrimin e episodeve të tilla të paqarta në burim konflikti të paqenë ndëretnik. Një frymë bashkëpunimi pozitiv vërehet edhe në agjendën e përbashkët evropiane, ku vendet kandidate në Bashkimin Evropian dhe ato potenciale kandidate, po bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë për hartimin e projekteve të përbashkëta zhvillimore. Bashkëpunimi rajonal nuk mund të jetë i plotë pa një zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të mirë ekonomik”, tha kreu i shtetit

Filed Under: Kronike Tagged With: Nishani ne Berin

ANSA: Shqipëria nuk është vetëm det

June 12, 2015 by dgreca

Shqipëria, vendi i shqiponjave, është e hapur për turizmin kulturor, një përpjekje kjo për të rritur një ndër asetet e industrisë së turizmit, përtej vendpushimeve bregdetare të bregdetit të Jonit, peizazhi i të cilit ka qenë i rrënuar nga vitet e keqmenaxhimit dhe shfrytëzimit të egër.
Kështu shkruan agjencia italiane ANSA, e cila vijon duke treguar një përshkrim të qyteteve që më së shumti, mund të zhvillojnë më tej turizmin kulturor.
Nga Tirana – me arkitekturën e saj të epokës fashiste, e deri në Berat «qytetin e njëmijë dritareve», me rrugica e tij të ngushta, shtëpi me gur e çati, xhamitë e lashta dhe kishave ortodokse zbukuruar me afreske.
Më pas në jug, lëvdatë për qytetin e lashtë të Gjirokastrës me kulmet e saj prej guri dhe fasadave të mbuluara me trëndafila dhe me rrush qindra-vjeçare, deri në parkun Arkeologjik të Butrintit, disa kilometra nga kufiri me Greqinë, Shqipëria është e gatshme për të mirëpritur turistët dhe investitorët, vijon artikulli.
Rruga është e ngadaltë dhe e komplikuar nga fakti se infrastruktura – si në aspektin e akomodimit dhe transportit – ende duhet të zhvillohet, në mënyrë që të bëjë udhëtimin më të lehtë, por gjërat po shkojnë më mirë. Kështu është shprehur ministri shqiptar i Turizmit, Arben Ahmetaj për median italiane ANSA-med.
Turistët që vizitojnë Shqipërinë janë kryesisht shqiptarët e Kosovës (38% e të ardhurave), maqedonasit (14%); Grekët (10%), malazezët, (6%) dhe italianët (5%), por ministri është shprehur se priten edhe vizitorë nga Evropa lindore dhe perëndimore.
“Çfarë është e sigurt është se ne kemi nevojë për të përmirësuar infrastrukturën e tone. Ne jemi duke bërë vlerësimin e projekteve të ndryshme për zhvillimin e infrastrukturave portuale, sistemit rrugor, si dhe aeroportet” ka thënë Ahmetaj, duke shtuar edhe se i vetmi aeroport në dispozicion të turistëve, në këtë moment, është një në Tiranë, por ka një plan për të ndërtuar një tjetër në Sarandë, në jug
“Investitorët italianë janë të mirëpritur”- theksoi ministri.
Sektori deri tani ka tërhequr, në pjesën më të madhe: grekë, austriakë, turkë dhe sipërmarrës arab./monitor

Filed Under: Kronike Tagged With: ANSA, Jo vetem det, shqiperia

Nderime për Isa Boletinin në Kosovë

June 9, 2015 by dgreca

Në Prishtinë iu bënë nderime Isa Boletinit, një nga personalitetet kryesore të kryesore të pavarësisë së Shqipërisë, eshtrat e të cilit varrosen të mërkurën në vendlindjen e tij,Eshtrat e Isa Boletinit, njërës prej figurave kryesore të pavarësisë së Shqipërisë, pritet të varrosen të mërkurën në fshatin Boletin të komunës së Zveçanit në pjesën veriore të Kosovës, që është edhe vendlindja e tij.
Një prej personaliteteve kryesore të luftës për çlirimin nga sundimi osman dhe kundër pushtimit serb të Kosovës, Isa Boletini u vra në Podgoricë të Malit të Zi në vitin 1916. Eshtrat e tij tash e disa ditë janë duke udhëtar nëpër disa qytete të Kosovës dhe sot atij ju bënë homazhe në Parlament ku u mbajt edhe një seancë solemne në nderim të tij. Oratorët vunë theksin tek përmasat e figurës së Isa Boletinit por edhe simbolika e varrimit të tij në Boletin.
“Përmasa kombëtare e Isa Boletinit, përkushtimi i tij madhështor ndaj Kombit si dhe lavdia e tij do t’i mbijetojnë shekujt shqiptar edhe pas 10 qershorit. Isa Boletini meriton nderimin e gjithë shqiptarëve dhe kam bindjen se vendlindja e tij do të kthehet në faltore për gjithë shqiptarët në Ballkan”, tha Xhavit Haliti, nga PDK.
“Kujtimi i ikonave shqiptare, të lidhura njëra me tjetrën, të cilat në mbiemra mbajnë vende e krahina shqiptare, në kohë e në hapësirë, na nxjerrin përpara mbi të gjitha sintaksën shqiptare, që lidh mendimin dhe veprimin për të krijuar identitetin kombëtar si vetëdije e si histori; një trashëgimi që kapërcen breza e shekuj”, tha Sabri Hamiti, nga LDK.
“Isa me të drejtë po varroset në Boletin. Por do të jetë i qetë vetëm atëherë kur mbi kalanë e Zveçanit të valojë flamuri kuqezi dhe jo ai i Serbisë. Dhe vetëm atëherë kur Mitrovica, të cilën ai aq shumë e deshi dhe për të cilën luftoi – të bashkohet”, tha Glauk Konjufca nga lëvizja Vetëvendosje.
“Vepra e Isës, si për së gjalli ashtu edhe tani, ka një simbolikë të fuqishme, që konsiston në idenë e të qenit bashkë nga të gjitha trevat shqiptare, por edhe me gjerë, pa dallime dhe ngjyrime partiake e politike”, tha Ramush Haradinaj nga AAK|.
Rivarrimi nxiti debate të shumta pasi që më 14 maj të këtij viti qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës vendosën që eshtrat e tij të prehen në Vlorë krah atyre të Ismail Qemalit që njihet si babai i pavarësisë së Shqipërisë. Por, reagimet ndaj këtij vendimi bënë që ai të ndryshojë dhe kjo të bëhet në Boletin, kryesisht nën arsyetimin se ajo është vendlindja e tij dhe heqja dorë do të ishte lëshim kundrejt përfaqësuesve serbë që nuk e shohin me sy të mirë një ceremoni si ajo e nesërmja dhe simbolikë e sovranitetit të Kosovës në veriun e saj të banuar me shumicë serbe.(VOA)

Filed Under: Kronike

Sulm i madh kibernetik kundër SHBA-së

June 5, 2015 by dgreca

Hakerët kinezë dyshohet se kanë kryer një sulm të madh kibernetik, duke prekur të dhënat e miliona punonjësve të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Zyra për Menaxhimin e Personelit ka thënë se gati katër milionë të punësuar aktualë dhe të mëparshëm janë prekur.
Zyrtarët po ashtu kanë paralajmëruar se sulmi mund të ndikojë në çdo agjenci federale.
Susan Collin, anëtare e Komitetit të Senatit për Inteligjencë, ka thënë se sulmi dyshohet se ka origjinën në Kinë.
Ambasada e Kinës në Uashington ka kërkuar që të “mos kërcëhet në konstatime”.
Zëdhënësi i ambasadës, Zhu Haiquan, i ka thënë agjencisë Reuters se akuzat janë “të papërgjegjshme dhe kundërproduktive”.
Zyra për Menaxhimin e Personelit ka thënë se ka zbuluar sulmin në muajin prill, para se të bënte “përpjekjet agresive” për të zbatuar kontrolle më të rrepta. Sipas saj, FBI dhe Deparatamenti për Siguri Kombëtare janë duke hetuar rastin, për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmit.
FBI ka thënë se i merr shumë seriozisht të gjitha kërcënimet për sektorin kibernetik publik dhe privat dhe se do të mbajë përgjegjës ata që bëjnë kërcënime të tilla.
Kongresisti Adam Schiff ka kërkuar që bazat e të dhënave në internet të përmirësohen.
“Kërcënimet kibernetike nga hakerët, kriminelët, terroristët dhe aktorët shtetërorë janë sfida më e madhe me të cilën përballemi në baza ditore. Andaj, është e qartë se një përmirësim i konsiderueshëm në bazat tona të të dhënave, është rrezikshmërisht i vonuar”, ka thënë Schiff.
Zyra për Menaxhimin e Personelit shërben si departament i burimeve njerëzore për qeverinë federale. Ajo harton të dhënat e të gjithë punëtorëve federalë.
Informacionet që ruhen në bazën e saj përfshijnë funksionet e punonjësve, performancat dhe trajnimet e tyre.
Sulmi kibernetik në Zyrën për Menaxhimin e Personelit mund të jetë më i madhi, por kjo nuk është hera e parë që hakerët sulmojnë sistemet kompjuterike të qeverisë federale.
Kompjuterë të paklasifikuar të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit janë sulmuar, ashtu si edhe llogaritë në Twitter dhe YouTube të komandës ushtarake qendrore të SHBA-së.
Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme, i cili është përgjegjës për mbledhjen e taksave, ka thënë muajin e kaluar se hakerët kanë vjedhur informacionet e mbi 100,000 taksapaguesve amerikanë.
Hakerët kanë sulmuar edhe gjigantët komercialë, si Sony Pictures dhe eBay.
Për disa nga sulmet janë fajësuar Koreja e Veriut, Rusia dhe Kina. Ekspertët thonë se Kina është e etur për të futur duart e saj në sekretet industriale dhe tregtare të SHBA-së. Kina i mohon akuzat dhe thotë se ka qenë vetë shënjestër e sulmeve kibernetike të SHBA-së.

Filed Under: Kronike Tagged With: Hakerat kineze, SHBA, sulmojne

ARRESTIME PER KORRUPSION

June 5, 2015 by dgreca

*Skandali i barnave, arrestohen Drejtori me dy zyrtarë të FSDKSH dhe 5 drejtues farmacish/
*Akuzohet për korrupsion, arrestohet gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda/
Vetëm një ditë pas firmosjes së firmosjes së 10 urdhër-arresteve nga Prokuroria e Tiranës, policia ka ekzekutuar në orët e vona të mbrëmjes së enjtes (4 qershor 2015) 7 arrestimet e para lidhur me skandalin e rimbursimit të barnave, ndersa paraditen e sotme ka ndaluar Drejtorin e FSDKSH-së.
Në pranga kanë rënë Drejtori Rajonal i Fondit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor Tirane, Pjerin Xhuvani sebashku me dy zyrtare te tjere te kesaj Drejtorie dhe 5 drejtues farmacish.
Hetimet po vijojnë edhe për persona të tjerë që mendohet se janë përfshirë. Pritet të ekzekutohen në vijim edhe dy ndalime të tjera.
Ndërkohë do të jetë gjykata që do të vendosë nëse këta persona nëse do të mbahen në arrest, apo do të ndalohen si persona që kanë informacion lidhur me skandalin.
Hetimet lidhur me skandalin e barnave nisën dy javë më parë nga njësia Task-forcë në prokurorinë e Tiranës.
Është një skandal në të cilin përfshihen 47 farmaci. Në cilësinë e provës materiale, Prokurorërët kanë sekuestruar të gjithë informacionin. Por bëhet fjalë edhe për 600 receta ilaçesh që kapin vlerën e 56 milion lekëve të reja.
Dy ditë më parë Prokurorët hetimorë kanë sekuestruar katër zyra të institucioneve shëndetësore, duke dërguar për aktekspertim disa komjutera ku mbahen të dhëna të nevojshme për hetim.
Bëhet fjalë për listën e barnave të rimbursueshme dhe shumë fiktive të paguar nga Fondi Shëndetësor i rimbursimit.
Të ndaluarit
1. Pjerin Xhuvani, Drejtori Rajonal i Fondit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor Tirane
2.E. Mara, Juriste pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit
3.K. Mahmutaj, Punonjëse pranë Drejtoria Rajonale e Fondit
4.H. Roci. Administrator i Farmacisë, Lundër
5.M. Tufi, Drejtuese teknike e farmacisë Lundër
6.N. Thanasi, Drejtues Teknik i farmacisë “Nutrimed”
7.A. Spahiu, Drejtues Teknik i farmacisë Bërzhitë
8.A. Manaj, Drejtuese Teknike e farmacisë “Adelina”.
Hetimet mbi skemën e mashtrimit me rimbursimin e barnave
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për këtë rast për veprat penale të “Mashtrimi me subvencione”, “Fallsifikimit të dokumentave shëndetësorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, dhe “Shpërdorimit të detyrës” në datë 22.05.2015, bazuar në informacionin e ardhur nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se disa punonjës të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, në kundërshtim me ligjin, u kanë dhënë disa farmacive të drejtën e përfitimit nga rimbursimi i medikamenteve.
Sipas organist të auzës, “Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë periudhës shtator 2014 – mars 2015, këto farmaci kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme një shumë totale rimbursimi nga shteti në vlerën 55.941.901 lekë. Nga hetimi i Prokurorisë Tiranë rezulton se barnat, çmimet e të cilave janë rimbursuar, kanë qenë kryesisht për kurimin e sëmundjeve tumorale”.
Ndërkohë nga Prokuroria janë kryer veprime hetimore mbi recetat mjekësore, të cilat kanë shërbyer për farmacitë që të japin klientëve medikamente të rimbursueshme. Nga këto veprime rezulton se mjekët, recetat e të cilëve kanë qenë objekt verifikimi, janë të fallsifikuara.
“Në vijim të hetimit, ka rezultuar se punonjësit e Drejtorisë Rajonale të (FSDKSH) Tiranë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, me dashje, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës, kanë mundësuar që farmacitë të përfitojnë padrejtësisht. Këta punonjës kanë mundësuar lidhjen e kontratave me këto farmaci, në kushtet kur farmacitë nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga ligji dhe aktet nënligjore në fuqi”.

Pas vendimit të KLD, Akuzohet për korrupsion, arrestohet gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda/
Më urdhër ndalimi të Prokurorisë së Krimevë të Rënda dhe pas autorizimit të Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ndalohet në Tiranë gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda.
Në një mbledhje emergjente, KLD votoi pro kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke i hapur rrugë arrestimit të gjyqtarit, i cili akuzohet për korrupsion.
Hetimet e prokurorisë, Doda mori ryshfet
Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë për Krime të Rënda, i cili është regjistruar në dt.21.04.2015, janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Rasim Doda, në një çështje civile, ka kontaktuar me njërën prej palëve një ditë para dhënies së një vendimi civil që po e gjykonte ai dhe, në këmbim të vendimit në favor të kësaj pale, dyshohet se i ka kërkuar një shumë të konsiderueshme parash.
“Madje, për ta bërë më të besueshëm faktin se vendimi do të ishte në favor të kësaj pale, gjyqtari, një ditë para seancës përfundimtare, i ka vënë në dispozicion palës dispozitivin e vendimit, i cili do të ishte në favor të tij.
Pala e kontaktuar nga gjyqtari ka kuptuar shumën që kërkonte gjyqtari për dhënien e këtij vendimi dhe i ka deklaruar se nuk mund të paguante shumën që i kërkohej. Pas këtij diskutimi, gjyqtari dhe personi që përfaqësonte njërën palë janë ndarë, pasi diskutimi ishte bërë gjatë një takimi rastësor në mbrëmjen e së dielës, datë 19.04.2015.
Të nesërmen, ditën e vendimit, pra të hënën datë 20.05.2015, gjyqtari Rasim Doda ka shpallur vendimin, duke i dhënë të drejtë palës tjetër, pra jo personit të kontaktuar një ditë më parë”.
Për të provuar pretendimet e kallëzuesit, pra personi që nuk kishte pranuar të jepte shumën e kërkuar, Prokuroria për Krime të Rënda urdhëroi ekspertimin e kompjuterit të gjyqtarit Rasim Doda.
Sipas aktit të ekspertimit teknik-kompiuterik është konkluduar se : Në njësinë kompiuterike të sekuestruar gjyqtarit Rasim Doda, nga të dhënat e fshira, u rikuperua një dokument i tipit Microsoft Word, ku pjesa e fundit e tij është identike me dokumentin objekt ekspertimi (fleta format A4 me përmbajtje dispozitivin në favor të kallëzuesit).
Në këto kushte, nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda është krijuar dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se gjyqtari ka konsumuar elementët e veprës penale « Korrupsioni pasiv i gjyqtarit…. » .

Filed Under: Kronike Tagged With: Arrestime per korrupsion, gjyqtari Doda, Skandali i Barnave

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 399
  • 400
  • 401
  • 402
  • 403
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT