“Marshimi i solidaritetit “ në Paris, mbi 1 milion vetë në shesh, lapsi simbol i manifestimit/
PARIS, 11 janar /– Ka nise marshimi I bardhe në sheshin ”Republika” në qendër të kryeqyetit, jo shumë larg ambjenteve të ”Charlie Hebdo” me pjesëmarrjen e nje million qytetareve dhe 50 liderëve botërorë.
Ministria e Brendshme njoftoi se disa qindra mijëra persona marrin pjesë në marshimin republikan në kujtim të viktimave të atentateve të ditëve të fundit, nderkohe qe ANSA njoftoi per mbi nje milion njerez. 50 liderë botërorë janë pritur për të marrë pjesë në këtë marshim kundër terrorizmit.
Rreth 2 200 policë dhe ushtarakë janë mobilizuar për të garantuar sigurinë e kortezhit.
Kryeministri britanik, David Cameron, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe shumë drejtues të tjerë botërorë mbërritën sot në Elyse ku u pritën nga presidenti francez, François Hollande para se të merrnin pjesë në marshimin historik parisian kundër terrorizmi.
Renzi: Evropa do ta fitojë sfidën kundër terrorizmit
Evropa do ta fitojë sfidën kundër terrorizmit, deklaroi sot kryeministri italian, Matteo Renzi për gazetarët.
“Evropa është më e fortë se frika (…) dhe ne jemi këtu të gjithë së bashku për të dhënë mesazhin se Evropa do ta fitojë sfidën kundër terrorizmit”, deklaroi Renzi.
Ai është pjesë e shumë liderëve botërorë që marrin pjesë në Paris në marshimin republikan me ftesë të presidentit francez, François Hollande si reagim ndaj atentateve terroriste.
Cameron, Merkel, Netanyahu dhe shumë liderë botërorë në Elyse para marshimit historik kundër terrorizmit/
Kryeministri britani, David Cameron, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe shumë drejtues të tjerë botërorë mbërritën sot në Elyse ku u pritën nga presidenti francez, François Hollande para se të merrnin pjesë në marshimin historik parisian kundër terrorizmit.
Kryeministrat turk, Ahmet Davutoglu, spanjoll, Mariano Rajoy dhe ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov mbërritën gjithashtu në pallatin presidencial, ku po mbahet një pritje për të gjithë liderët botërorë.
Edhe Shqipëria në Paris me mesazhin e tolerancës fetare
Shqipëria është sot në Paris me një delegacion të lartë të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, dy ministra dhe krerët e komuniteteve fetare: atë mysliman, ortodoks dhe katolik, si dhe të komunitetit bektashian.
Kryeministri, Edi Rama, ka postuar dy foto të pjesëmarrjes së delegacionit shqiptar dhe një të kurorës së ho,mazheve në nderim të viktimave të masakrës ndaj gazetarëve të Charlie Hebdo.
Në një postim në twitter, Kryeministri Rama thekson: “Në Paris bashkë me Ditmir Bushatin dhe Erion Veliajn dhe klerikë të lartë të katër besimeve fetare dhe gazetarë nga Tirana #JeSuisCharlie” Në marshimin e madh të solidaritetit botëror kundër terrorizmit dhe intolerancës fetare e në shenjë nderimi ndaj të vrarëve të atentatit kundër medias së lirë, që do të organizohet sot në Francë, Shqipëria do të çojë shembullin unikal të harmonisë së saj fetare.
Më pas, përfaqësuesit shqiptarë do të marrin pjesë edhe në pritjen e presidentit të Republikës Franceze, François Hollande e do të zhvillojnë homazhe pranë redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”.
Shuhet regjisori i njohur italian Francesco Rosi
ROMË, 10 janar – Regjisori i njohur italian, Francesco Rosi, autor mes të tjerash edhe i filmit “L’Affaire Mattei” me të cilin fotoi Çmimin e Madh të Festivalit të Kanës në vitin 1972, vdiq sot në shtëpinë e tij në Romë në moshën 92-vjeçare, njoftoi media italiane.
Sipas gazetës italiane ”Corriere della Sera”, regjisori dhe skenaristi i njohur, vuante prej disa javësh nga një bronkit i rëndë.
Francesco Rosi u lind më 15 nëntor 1922 në Napoli.
Në vitin 1948 merr pjesë së bashku me Luchino Viscontin në realizimin e filmit “La terre tremble”.
Me Viscontin ai bëri edhe filmin e njohur “Bellissima”.
Rosi njihej si mjeshtër i filmave investigativë ku “Salvatore Giuliano” bëri xhiron e botës në vitin 1961.
Në vitin 1963 me filmin “Main base sur la ville” mori çmimin Luani i Artë në Venecia.
Dhjetëra mijëra persona manifestojnë pas atentateve në Paris
PARIS, 10 janar – Dhjetëra mijëra persona manifestuan sot në disa qytete në kujtim të viktimave të sulmeve që kanë zhytur në zi Francën këto ditë, sipas burimeve policore.
Në Pau, në juglindje, të paktën 30 000 persona janë mbledhur për një tubim të heshtur.
Në Orleans, në pjesën qendrore te vendit, bëhet fjalë për 22 000 persona, ndërkohë që në Nice, në juglindje, të paktën 23 000 manifestues janë mbledhur deri tani, sipas burimeve policore./
Fleckenstein: Shqipëria në rrugën e duhur, më shumë zë shoqërisë civile
TIRANË,9 Janar-Raportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein, vlerëson se Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe premton shumë sa i takon realizimit të reformave për plotësimin e 5 prioriteteve, ndërsa nënvizoi rëndësine e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në vendimmarrjen politike.
Deklarata e Fleckenstein erdhi në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Tiranë gjatë një bashkëbisedimi me mediat, duke përmbledhur dhe takimet që ai zhvilloi me liderët politike shqiptarë.
Në fjalën e tij, Fleckenstein vlerësoi se Shqipëria po bën hapa premtues sa i takon realizimit të reformave. “Jeni në rrugë të mbarë. Kemi vënë re se janë ndërmarrë mjaft nisma ligjore. Është shumë e rëndësishme që po zbatohet ligji, por nga krahu tjetër, duhet edhe të veprohet në mënyrë të ligjshme”, vijoi Fleckenstein.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme që në proçesin e integrimit europian të marrë pjesë e gjithë shoqëria, prandaj po punohet për ngritjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin. “Nëse i lihet në dorë vetëm politikanëve, vendi do të humbë. Shpresoj se në të ardhmen e shpejtë do të ketë një Këshill Kombëtar për Integrimin, i cili do të jetë një forum ku do të marrin pjesë përfaqësues nga fusha të ndryshme. E di nga eksperienca në vendin tim, që nëse BE është diçka vetëm për politikanët, nuk do ta fitojnë këtë lojë. Procesi është i suksesshëm vetëm kur të sigurohet një shumicë e gjerë e shoqërisë, që dëshiron të jetojë në një komunitet që ka vlerat për të cilat flasim gjatë gjithë kohës. Për këtë duhet bashkëpunim politik, që t’i shpjegohet qytetarëve se çfarë duhet të realizohet dhe si e ka trajtën integrimi evropian, cfarë risie sjell dhe duhet të bëjnë për të kontribuar, e kështu me radhë”, vijoi Fleckenstein.
Raportuesi i PE në fjalën e tij rikujtoi edhe njëherë pesë prioritet, ndërsa vuri në dukje se janë 3 shtylla kryesore përmes të cilave këto pesë prioritete mund të realizohen. “Së pari, forcimi i shtetit të së drejtës është një proces që nuk ka të bëjë vetëm me krijimin e mjedisit të sigurt për kompanitë, por është një proces që lidhet me luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe që garanton jetën dhe liritë themelore të qtytetarëve. Qeveria ka filluar t’i zbatojë ligjet. Është e rëndësishëm të veprohet në mënyrë të ligjshme, po ashtu. Ky eshte element i rëndësishëm për t’u theksuar. Së dyti, rritja e besimit tek institucionet dhe së treti, forcimi i shoqërisë civile, pasi zëri i qytetarëve nuk duhet të jetë në qoshe të skendës politike, por në qendër të saj, pasi kjo është BE”, tha Fleckenstein. Sa i takon prioriteteve, Fleckenstein tha se janë po ato, reforma në administratë publike; reforma në gjyqësor; lufta ndaj korrupsionit; lufta ndaj krimit të organizuar; mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe këtu është mjaft e rëndësishme dhe liria e medias, si një shtyllë që tregon një vend të emancipuar.
Raportuesi foli edhe për dosjen e 21 janarit, ku tha se 4 vite hetim është një kohë e gjatë. “Nesër do të takoj një familjar të një prej viktimave të 21 janarit (Aleks Nikës). Një ngjarje e rëndë që ende nuk ka marrë përgjigje nga drejtësia. 4 vite hetim është shumë kohë e gjatë, pres të kuptoj më shumë nesër”, tha ai.
Fleckenstein foli edhe për tragjedinë në Francë, duke thene se kjo krizë kalohet përmes dialogut politik të të gjithë aktorëve politike në Europë dhe më gjerë, si dhe krijimit të politikave të përbashkëta në fushën e sigurisë.
Raportuesi i PE-së, Fleckenstein, në fund tha se ai nuk ka ardhur në Shqipëri si arbitër apo gjyqtar, por si një përçues i zërit të Bashkimit Europian dhe ndihmës së këtij komuniteti ndaj vendit tonë në rrugën e gjatë drejt integrimit të plotë të Shqipërisë në BE.(Kortezi: Arbi Fortuzi)
- « Previous Page
- 1
- …
- 426
- 427
- 428
- 429
- 430
- …
- 599
- Next Page »