• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Prezantohet projekti i Muzeut të përgjimeve “Shtëpia e gjetheve”

January 24, 2015 by dgreca

Nga Arlinda Gjonaj/
Në Tiranë u prezantua të shtunën projekti i kthimit në një muze të “Shtëpisë së Gjetheve” apo qendra famekeqe e Sigurimit të Shtetit, e ndërtuar në vitin 1931 te shekullit te kaluar, me funksionin e nje klinike mjekesore.
Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm, Kryeministri Edi Rama , ministrja e Kultures, Mirela Kumbaro. njerez te njohur te jetes poltike dhe kulturore ne vend.
Shkrimtari Bashkim Shehu, djali i ish kryeministrit Mehmet Shehu, tha ne kete ceremoni, se të flasësh për të kaluarën është e domosdoshme për një shoqëri si shoqëria shqiptare, por ekziston rreziku se politikanët mund ta përdorin për qëllimet e ditës.
“Uroj të mos e bëni këtë”, deklaroi ai, nderkohe qe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e siguroi z. Shehu se asgje e folur për këtë muze nuk do të përdoret politikisht.
Në fjalën e saj ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se kjo godinë torturash nuk duhet mbajtur më e fshehur, pasi shqiptarët nuk duhet të kënë më tabu, por ata duhet të përballen me të kaluarën dhe ta shohin historinë në sy ashtui siç ajo ka qënë.
Një ndërtesë dy katëshe, një nga arteritet e sigurimit të shtetit në komunizëm, qendra e tmerreve të diktaturës, e njohur si “Shtëpia e gjetheve”, por që pak kanë mbetur prej tyre, është vendi nga ku përgjohej gjithkush, ku mbaheshin të gjitha të dhënat për çdo të dyshuar të regjimit komunist.
Ndërtuar në vitin 1931 ne shekullin e kaluar, godina, fillimisht ka patur funksionin e një klinike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën pushtimin gjerman, ajo i përkiste Gestapo-s, ndërkohë që fill më pas, gjatë viteve të para të regjimit të ri, ajo u bë një qendër e Sigurimit (Policia politike) e përdorur për hetime. Nga viti 1950, ajo u bë zyra qëndrore e seksionit teknik dhe shkencor të Sigurimit. Shtëpia gjendet në qendër të qytetit, në anën e kundërt të Katedrales Orthodokse, pranë Sheshit Skënderbej dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë.
Ideja është transformimi i kësaj shtëpie, tashmë të identifikuar nga publiku si pjesë e Sigurimit, në një muze. Në qendër të kësaj ideje të muzeut është shfaqja në formën pars pro toto të kontrollit totalitar dhe kudondodhjes së tij në një formë origjinale, nëpërmjet përgjimeve dhe spiunimeve elektronike nga vendi ku ato kryheshin.
Sipas modelit të këtij Seksioni, koncepti i përgjithshëm i muzeut mund të përfaqësohet nëpërmjet tre rrathëve koncentrik. Rrethi i parë përmban aktivitetet e zhvilluara në këtë Shtëpi: përgjimi kabllor dhe kontrolli mbi korrespondencën. Arsyeja e vendosjes së seksionit teknik dhe shkencor në këtë Shtëpi qëndron në afërsinë që ajo ka me zyrat e postës qëndrore dhe telefonisë. Rrethi i dytë konsiston në aspektin qëndror që ky seksion ka patur në mbledhjen e të dhënave të përgjimit nga të gjitha seksionet e tjera të Sigurimit. Rrethi i tretë konsiston në përgjimin në përgjithësi, si pjesë e aktiviteteve të përmendura në rrathët e mëparshëm. Ky i fundit përfshin mbi të gjitha përgjimin nëpërmjet një rrjeti të gjerë informatorësh.
Përveç historisë së Shtëpisë dhe funksioneve të Seksionit Teknik dhe Shkencor, muzeu do të përshkruajë fakte dhe dimensione të tjera në lidhje me kontrollin e Policisë Sekrete. Një nga hapësirat e muzeut do t’i dedikohet edhe përgjuesve – mikrofonëve të fshehur. Një hapësirë e dytë do t’i dedikohet “Mikrofonëve të gjallë”, informatorëve. Një hapësirë e tretë do t’i dedikohet paradigmës së “Armikut” (objekti i përgjimit), si një mit dhe imazh paranoiak, si dhe gjithpërfshirjes së tij që e bënte të domosdoshëm gjithpërfshirjen e përgjimit. Një hapësirë e katërt do t’i dedikohet edhe lidhjes midis idesë së armikut të brendshëm dhe armikut të jashtëm, e cila ishte veçanërisht e rëndësishme në Shqipëri për arsye të vetizolimit të saj, dhe do të përshkruajë përgjimin kundrejt të huajve. Një tjetër hapësirë do të tregojë ambjentet e një dhome ndenjeje tipike shqiptare të viteve 70’ me dekorime që do shihen edhe gjatë hapësirave të dedikuara për përgjuesit dhe të përgjuarit.
Një hapësirë tjetër do t’i kushtohet laboratorit teknik dhe shkencor të Seksionit që merrej së shumti me zbulimin e fotove dhe filmimet sekrete duke u ndëthurur kështu vizualja (pamorja) me dëgjimoren. Kjo hapësirë do të quhet “Panopticon dhe Panacusticon”.
Kjo do të jetë kurora filozofike e idesë qëndrore të muzeut, asaj të kontrollit total. Përveç shfaqjes së objekteve autentike të Shtëpisë, do të përmbajë referenca vizive (pamore) dhe tekstuale të burgut ideal, Panopticon-it, dhe nga këtu tek utopia e botës perfekte, e supozuar si shoqëria socialiste, edhe pse mori formën e një burgu në të gjithë vendin. Do të ketë edhe hapësira të tjera që do t’i shtohen kësaj me qëllim dhënien e idesë qëndrore dhe të gjitha hapësirat do të drejtojnë në drejtim të kësaj ideje qëndrore duke i lidhur ato me imazhe dhe fjalë. Gjuha e muzeut do të jetë multimediale me një theks të fortë tek autentikja: do të konsistojë në objekte origjinale të përdorura në Shtëpi, në video, në dokumenta arkivorw, në grafikë të dhënash, në tekste shpjeguese dhe sintetike, etj

Filed Under: Kronike Tagged With: “Shtëpia e gjetheve”, prezantohet, projekti i Muzeut të përgjimeve

Protesta, 48 Ore kohe Kryeministrit per te plotesuar kerkesat

January 24, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 24 Janar /- Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta deri në këto momente është duke u zhvilluar e qetë, ndërsa njësitet policore janë duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.Por me pas ajo doli nga kontrolli dhe pat shume deme. Qeveria akuzoi sherbimet sekrete serbe per zgjatjen e dores ne proteste.
Sipas KosovaPress, policia njofton se, fillimisht protestuesit janë tubuar tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, për të vazhduar më pastaj në drejtim të sheshit tek Teatri Kombëtar, ku për lëvizjen e lirë të protestuesve dhe qytetarëve, duke përfshirë edhe ridrejtimin e trafikut po kujdesen njësitet policore.
“Vlen të theksohet se protesta deri në këto momente është e qetë dhe plani policor në aspektin e sigurisë është duke u zbatuar ashtu siç është parashikuar, pa përfshirjen e zyrtarëve të EULEX-it dhe KFOR-it. Policia e Kosovës vazhdon të besoj në kulturën e lartë të qytetarëve dhe shpreson se kjo protestë do të kaloj e qetë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë sipas KosovaPress, protestuesit e mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë kanë gjuajtur me gurë në drejtim të selisë së qeverisë kosovare duke thyer xhamat e ndërtesës.
Nystrete Kumnova në emër të nënave gjakovare ka thënë para protestuesve se, “është turp për qeverinë tonë që lejon të fyhen nënat tona nga ata që vranë mbi 12 mijë qytetarë”. “Kërkojmë nga kryeministri Mustafa që urgjentisht ta shkarkojë Jabllanoviqin”, ka thënë ajo.
Driton Qaushi, organizator i protestave në Gjakovë, para protestuesve i ka kërkuar kryeministrit Isa Mustafa, që të shkarkojë këtë ministër pasi nuk do të tolerojnë më shkeljen e dinjitetit tonë.
“Nuk do të tolerojmë shkeljen e dinjitetit tonë dhe ne nuk do të ndalemi. Kjo është koha e fundit që ju duhet ta shkarkoni ministrin Jabllanoviq”, ka thënë ai.
Ai tha se jehona e protestave të Gjakovës u përhap në gjithë Kosovën, sepse qytetarët dolën në mbrojtje të vlerave të veta.
Protestuesit u zhvendosën nga oborri i Bibliotekës Kombëtare, ku dhe u mblodhën fillimisht, në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”, ku ndodhen edhe institucionet e Kosovës. Ata po mbajnë në duar pankarta ku thuhet “Jabllanoviq jashtë”, “Isa argat i Serbisë”, “Trepça është e jona”, etj.
Protesta u paralajmërua si një ndër më të mëdhatë që nga paslufta dhe është organizuar nga shoqata “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova, por në të marrin pjesë edhe shumë parti politike dhe organizata jo qeveritare.
Përveç se kundër ministrit Jabllanoviqit, ata po protestojnë edhe në përkrahje të gjigantit metalurgjik “Trepça”, për të cilën minatorët e këtij gjiganti bënë grevë tri ditëshe./

Filed Under: Kronike Tagged With: dhe pa incidente, policia: E qetë, Protesta në Prishtinë

Kryetari i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut rrezikon 20 vjet burg

January 22, 2015 by dgreca

Demokrati më i fuqishëm i Nju Jorkut, i akuzuar për korrupsion/
Kryetari i Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, Shelldon Sillver, doli të enjten para trupit gjykues pasi është akuzuar për korrupsion dhe marrje ryshfetesh në shifra që kapin vlerën e miliona dollarëve.
I konsideruari si demokrati më i fuqishëm i Nju Jorkut për dy dekada me radhë, ai është akuzuar zyrtarisht nga autoritetet federale pas një hetimi të gjatë, pasi nuk ka raportuar të dhëna të sakta për 6 milionë dollar të marra nga dy firma të mëdha juridike, që prej vitit 2002.
70-vjeçari Sillver, me profesion jurist, mban kryesinë e Asamblesë së Nju Jorkut që prej vitit 1994. Gjatë qendrimit të tij në detyrë, ku ka spikatur për dorën e hekurt dhe vendim-marrjet e guximshme, ai ka parë të ndryshojnë guvernatorë, kryetarë bashkie dhe shumë politikanë të tjerë në Nju Jork, por duket se nuk do ta mbyllë me nder karrierën në politikë.
Hetimi mbi Sillverin u pezullua befas nga Guvernatori i Nju Jorkut, Endrju Kuomo, disa muaj më parë, por u vazhdua falë këmbënguljes së autoriteteve federale, përkatësisht prokurorisë së Manhatanit dhe FBI.
Nëse dënohet, atë e presin maksimumi 20 vjet burg për secilën nga akuzat.(ARDI MYFTIU)

Filed Under: Kronike Tagged With: 20 vjet burg, Kryetari i Asamblesë, rrezikon, SË SHTETIT, të Nju Jorkut

Presidentja e Kosovës takon Papa Françeskun

January 21, 2015 by dgreca

Papa Françesku bekon Kosovën, Jahjaga i dhuron një kristal nga Trepça/
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan në audiencë private nga Papa Françesku.
Në një njoftim të presidencës thuhet se ajo në një takim mbi 40 minutësh e njoftoi mikpritësin e saj për zhvillimet në Kosovë dhe shfaqi shpresën për njohje të pavarësisë së saj nga Vatikani, duke vlerësuar siç thuhet, rolin mbështetës të Selisë së shenjtë për Kosovën në periudhat e rënda të historisë së saj.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot, si një shtet i ri në Evropë, ka kaluar nëpër një histori të rëndë të represionit dhe të spastrimit etnik dhe se në themelet e ndërtimit të saj ajo ka sakrificën individuale dhe kolektive. Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova sot është e njohur nga 108 shtete të botës, duke shfaqur shpresën se edhe Selia e Shenjtë do të vendos që ta mbështes vizionin e një Kosovë të pavarur dhe demokratike.
Presidentja Jahjaga, tha se Kosova sot është një shtet laik por gjithashtu edhe një rrëfim frymëzues i harmonisë ndërfetare dhe i barazisë ndërmjet të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Ajo tha se pas përfundimit të luftës në përpjekje për të ruajtur karakterin shumetnike dhe shumkulturor, Kosova ka garantuar të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe gjithashtu ka vazhduar ta forcojë dialogun ndërfetar, duke u mundësuar udhëheqësve të të tri besimeve të ndërtojnë marrëdhënie të ngushta ndërmjet vete.
Presidentja Jahjaga tha se Kosova sot shënon një rrëfim suksesi të përbashkët të popullit dhe të institucioneve ë saj si dhe të bashkësisë ndërkombëtare, si një faktor i rëndësishëm i paqes e qëndrueshmërisë dhe nxitëse e fqinjësisë së mirë, duke hapur rrugën e saj drejt integrimeve evropiane, për të cilën ka konsensus të plotë të të gjithë qytetarëve të saj pa dallim, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes së Kosovës.

Filed Under: Kronike Tagged With: Papa Françeskun, Presidentja e Kosoves, takon

Filloi Gjykimi i bosit ndërkombëtarë të drogës Naser Kelmendit

January 16, 2015 by dgreca

Naser Kelmendi, ndodhet në listën e zezë të SHBA-ve, si një nga bosët ndërkombëtarë të drogës/
Në Prishtinë filloi procesi gjyqësor kundër Naser Kelmendit, shtetas boshnjak me prejardhje nga Kosova, i cili ndodhet në listën e Shteteve të Bashkuara si një nga bosët ndërkombëtarë të drogës.
Akuza e ngarkon atë me veprat penale krim i organizuar, vrasje e rëndë, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike, prodhim dhe përpunim të paautorizuar të narkotikeve të rrezikshëm.
Akuza e ngarkon atë si drejtues të një grupi të organizuar kriminal, për vrasjen në vitin 2007 të myslimano-boshnjakut Ramiz Dalaliç, i cili qe bërë një figurë kryesore në krimin e organizuar pas luftës, përfshirë edhe prodhimin dhe përpunimin e 100 kg drogë të tipit heroinë, 150, mijë tabletave “ecstasy”, etj.
Në fillim të procesit ai tha se nuk ndjehet fajtor për akuzat.
Naser Kelmendi i lindur në vitin 1958 në Pejë, në Kosovën perëndimore u arrestua më 6 maj të vitit 2013, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtarë, të lëshuar nga autoritet boshnjake dhe që atëherë mbahet në paraburgim në Kosovë.
Mediet në disa vende Ballkanike e cilësojnë atë si një prej njerëzve kryesor të krimit të organizuar ne rajon, ndërsa në listën amerikane emri i Naser Kelmendit radhitet përkrah atij të kreut të kartelit meksikan të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah.
Më 1 qershor 2012, nga Departamenti i Thesarit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm, si një trafikant i lëndëve narkotike.(VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: Filloi Gjykimi i bosit, Naser Kelmendit, ndërkombëtarë të drogës

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 425
  • 426
  • 427
  • 428
  • 429
  • …
  • 600
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT