• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Artistët shqiptarë në Amerikë, i bashkohen organizatës Rrënjët Shqiptare në Protestë

November 15, 2013 by dgreca

Sot, Nju Jork, nga ora 5 e mbasdites me kohën lokale deri në orën 7 të mbrëmjes me lejen e policisë së qytetit, NYPD, është paraparë të mbahet n një protestë kundër asgjesimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri/

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY – “Të bashkohemi të gjithë për t’i thënë JO!” është motivi që u bënë thirrje artistëve shqiptarë në Shtete e Bashkuara, që të mblidhen sot në Sheshin e njohur Times Square në zemër të  Nju Jorkt.

Artistët shqiptarë, në Amerikë kan shfrytëzuar natën e fundit festivalit të II-të, AFW “Albanian Film Week” (Java e Filmit Shqiptar), për t’ju bashkëngjitur thirrjes së organizatës Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare, e cila ka vendosur sot mbas dite të mbajë një protestë për të kundërshtuar njerëzisht nismat ndërkombëtare të cilat kanë për qëllim përdorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë për asgjësimin e armëve kimike të konfiskuara nga Republika Arabe e Sirisë në bazë të një marrëveshjeje ruso-amerikane.

Ariot Myrtaj njëri prej organizatorëve kryesorë të festivalit të II-të, AFW “Albanian Film Week” (Java e Filmit Shqiptar), gjatë cerominisë së mbylljes së këtij festivali mbrëmë në teatrin shqiptarë “The Producers Club” u bëri thirrje kolegëve të tij duke thënë: ” Se pa ngjyrime politike, ne duhet ti bashkohemi thirrjeve të prindërve, vëllezërve dhe motarve tanë në Shqipëri që janë ngritur kundra armëve kimike, duke e parë se problemi i shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri është çështje kombëtare dhe na përket ne të gjithëve si shqiptarë. Mbasi dihet se pasojat e saj mund të jenë shumë të mëdha dhe mund të shkojnë përtej kufijëve shtetërorë.”

 

Rrënjët Shqiptare: Thuajini JO! armëve kimike nga Siria!

 

 

Në vargun e protestave të asgjesimit të armëve kimike në Shqipëri, këto ditë është përfshirë dhe Organizata Albanian Roots- Rrënjët Shqiptare, me bazë në Nju Jork, e cila është një organizatë jo qeveritare, e përbërë nga të rinjët shqiptarë në Amerikë, sudentë e stdudente që janë studiojnë ose janë diplomuar në shkollat e larta Amerikane. Kjo  është një orgnizatë e themeluar nga djem dhe vajza të reja shqiptare në New York, me qëllim ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore kombëtare dhe promivimin e imazhit të Shqipërisë në mbarë arenën ndërkombëtare, thuhet në deklaratën e tyre për protestë.

Në dekleratë theksohet se :” Duke marrë shkasë nga ngjarja e fundit më të cilën po përballet vendi ynë mbi shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë, Unë Marko Kepi, si kryetar i kësaj organizate, në përgjigje të shumë mesazheve dhe telefonatave të shumë të rinjëve e të rejave shqiptare në diasporë, por bazuar edhe në indinjimin që ne si organizatë patriotike ndjejmë në lidhje më një cështje kaq serioze, e cila vë në diskutim sigurinë e bashkëatdhetarëve tanë, ndjej përgjegjësinë t`i bëj thirrje qeverisë shqiptare t`i thotë “JO” një propozimi të tillë.

Deklerata sqaron se Shqipëria është një shtet i vogël me një sipërfaqe 27,398 m2 dhe renditet një ndër shtetet më të varfra në Europë, e cila njihet kryesisht për klimën dhe turizmin e bukur që ofron dhe jo për fabrika e teknoligji të modernizuar për shkatërrimin e armëve kimike.

Ndërkohë, thuhet në dekleratë se :”Organizata Albanian Roots-Rrënjët Shqiptar, në mbështetje të të gjithë qytetarëve shqiptar i bën thirrje edhe njeherë qeverisë shqiptare të tërhiqet nga negociatat për një vendim që nesër do t’i rëndojë mbi shpatulla e njerëzve të popullit tone, fëmijëve dhe gjeneratave tona të ardhme. Ne duam një Shqipëri të pastër, të gjelbër dhe një vend të sigurt. Ne Rrënjët Shqiptare mbi të gjitha duam Shqipërinë. Ftoj të gjithe shqiptarët kudo që janë t’i bashkohen solidaritetit tone në mënyrë që zëri ynë të dëgjohet në respekt të jetës dhe vendit tone, Shqipërisë!”

Demostrata të tillla ka pasur dje edhe në Washington ku protestuesit kan thënë se :” Ne vendosshmërisht kundërshtojmë çdo iniciativë e cila mëton ta përdorë territorin shqiptar si laborator ku eksperimentohet me armë të shkatërrimit në masë.”

Gazetës, tonë, i tha njëri prej protestuesve me telefon se :” Kërkojmë nga autoritetet shtetërore në Tiranë të reagojnë në emër të shtetit dhe të veprojnë vetëm në interes të sovranit të Republikës së Shqipërisë.Ne reagojmë kundër politikës butake e mercenare të Kryeministrit Rama, si dhe kundër presioneve ndërkombëtare mbi Shtetin Shqiptar.  Kërkojmë nga qeveria “Rama” që vendosshmërisht të shfaqin maturi politike dhe njerëzore, dhe të konsiderojnë pasojat serioze që sjellin eksperimentet e tilla të rrezikshme.”

 

Filed Under: Kronike Tagged With: artistet shqiptare, Beqir Sina, i bashkohen Rrenjeve shqiptare, kunder armeve kimike, proteste

New York, u inaugurua rrokaqielli i parë në vendin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit

November 14, 2013 by dgreca

Ndërtesa e re e Qëndrës Botërore Tregtare numër 1 në qytetin e New Yorkut, zyrtarisht prej dje ia ka kaluar Kullës Willis në Çikago përsa i përket lartësisë 1.353 këmbë mbi tokë/

Nga Beqir SINA/

LOWER MANHATTAN NYC :

Në qarkun më të madh të biznesit në botë, pjesën e poshtëme të qytetit Manhattan të New York-ut, e thirrruar Downtown i ri, më 13 nëntor të vitit 2013 u inaugurua rrokaqielli i parë i ndërtuar në vendin ku ndodheshin dy Kullat Binjake, të shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001.

Kështuqë, një kapitull i ri dhe i shumëpritur në rilindjen e qytetit të New Yorkut – Manhattan-it pas 9/11 i cili filloi javën e kaluar, kur mbas më shumë se 12 vjet , pas sulmit terrorist që tronditi botën, qyteti i New Yorkut, përsëri mund të i “ngul” sytë mbi Qendrën Botërore të Tregtisë , pas testit të parë të majës të kullës të re, duke ndezur dritat nga më të shëndritëshmet u bë edhe më tërheqës dje kur kulla e parë me një sipërfaqe 16 -acre në zonën World Trade Center – Qendrës Botërore të Tregtisë,  zyrtarisht  hapet për publikun.
Ndërtesa e re 72-katëshe e ndërtuar në këtë zonë është quajtur World Trade Center 4, dhe thuhet se e gjitha është rentuar nga disa kompani nga më të fuqishmet në botë. Lartësia e rrokaqiellit është 298 metra. Sipërfaqja totale e ndërtesës është 214 kilometra katrorë. Rrokaqielli është projektuar nga arkitekti i njohur japonez 85-vjeçar Fumihiko Maki,  kurse,  Larry Silverstein, është zhvilluesi i projektit të ndërtimit të Qendrës Botërore të Tregtisë, në qytetin e New Yorkut.

Ndërtesa e re e Qëndrës Botërore Tregtare numër 1 në qytetin e New Yorkut, zyrtarisht prej dje ia ka kaluar Kullës Willis në Çikago përsa i përket lartësisë 1.353 këmbë mbi tokë.

Një panel ndërkombëtar i arkitektëve bëri të ditur dje, se ndërtesa e re e Qendrës Botërore Tregtare, është më e larta në Shtetet e Bashkuara.

Komiteti për Lartësi i Këshillit të Ndërtesave të Larta dhe Habitatit Urban, tha se ndërtesa e Qendrës Botërore Tregtare, është e lartë 541 metra.

Gara për titullin e ndërtesës më të lartë amerikane, nuk kishte të bënte vetëm me primatin mes dy qyteteve dhe dollarët që pasojnë nga turizmi, por lidhej edhe me simbolikën që ka Qendra Botërore Tregtare, si përkujtuese për viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Kulla e Lirisë ose One World Trade Center prej sot njihet zyrtarisht si ndërtesa lartë e kombit amerikan, vendimi për këtë i dha fund  mbretërimit të Willis Tower në Çikago e cila afërsisht 40 vjet u njoh si ndërtesa më e lartë e Shteteve të Bashkuara.
Zyrtarët Kullës Willis në Çikago lëshuan me këtë rast ​​një deklaratë duke theksuar tiparet e rrokaqiellit të Çikagos për vizitorët – ishin “unike emocionuese dhe eksitim për të qëndruar në pikën më të lartë në çdo ndërtesë në vend , deri tani me 1.353 ft. mbi tokë ” – dhe minimizonte çdo konkurs për titullin nga ndërtesa më e lartë e vendit.
Atat thanë se :” Kulla Willis mirëpret ardhjen e  Qendrës Botërore të Tregtisë numër 1 në klubin e elitës së ndërtesave më të larta në botë ,” lexohet nëdeklaratë . ” Kulla Willis kurrë nuk e ka parë këtë si konkurrencë në mes të dy ndërtesave mbasiOne World Trade Center është një ndërtesë mahnitëse arkitektonike dhe ajo është një simbol i rezistencës së popullit amerikan . ” lexohet në dekleratë.
      Pothuajse dymbëdhjetë vjet pas shkatërrimit të dy qiellgërvishtësve, të ashtuquajtura Kullat Binjake në New York, “World Trade Center One”, është shpallur zyrtarisht si ndërtesa e re është afër përfundimitmë e lartë në SHBA . Me 541 metra lartësi, kulla në fjalë tashmë do të mbajë edhe zyrtarisht primatin e ndërtesës më të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një nga ndërtesat që po ngrihet në vendin ku gjendej World Trade Center është bërë ndërtesa më e lartë e Nju Jorkut, duke kaluar edhe Kullës Willis në Çikago por edhe Empire State Building në New York. Instalimi i një kolone të çeliktë në katin e 100-të të rrokaqiellit e ngre strukturën, në vendin ku ndodhën sulmet e 11 shtatorit 2001, në 387 metra të lartë.

Grataciela, ndërtimi i së cilës filloi në prill të vitit 2006, do të jetë 541 metra e lartë kur të përfundojë plotësisht në vitin 2015.

Kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë u shkatërruan më 11 shtator 2001. Qiellgërvishtësi i ri, i quajtur “Freedom Tower” (Kulla e Lirisë), u bë ndërtesa më e lartë në Nju Jork, një ditë para përvjetorit të operacionit që vrau Osama Bin Ladenin, njeriun përgjegjës për këto sulme.

Nuk është vetëm një ndërtesë, por edhe mision për të gjithë ne”, tha shefi i ndërtimit, Plate Steven.

Kjo ndërtesë gjigante “One World Trade Center” është e treta në botë për nga lartësia me 541 metra.

Numër 1 është Burj Khalifa në Dubai, me një lartësi prej 830 metrash, ndërsa e dyta ështe “Mecca Royal Clock Tower Hotel” në Arabinë Saudite, me 601 metra.

Në vitin 2006  filluan ndërtimet e kullës për të përfunduar në vitin 2015.

“One World Trade Center” do të jetë shumë më origjinale sipas një plani nga arkitekti Daniel Libeskind.
Kulla është ndërtuar me dizajn të thjeshtë të arkitektit David Childs nga kompania amerikane “Silverstein Properties”, me një kosto prej rreth katër miliardë dollarësh.

Përveç “One World Trade Center”, janë në afërsi edhe tri ndërtesa të larta «Two WTC» me një lartësi 412 metra, «Three WTC» me me 378 metra «Four WTC» me 298 metra lartësi.

Kur të përfundojë plotësishtë, ndërtesa e re do të ketë 104 kate, një lartësi e zgjedhur posaçërisht për të simbolizuar lirinë. Kurse me gjithë majën e saj ajo llogaritet të jetë një ndërtesë me 120 kate lartësi dhe shikohet nga 50 mile larg New Yorkut.

1776 është viti kur Shtetet e Bashkuara deklaruan pavarësinë nga Britania.”One World Trade Center” shpesh quhet “Freedom Tower”,(Kulla e Lirisë) dhe ajo ndodhet në distriktin më të madh financiar të Shteteve të Bashkuara në vendin ku ndodheshin më parë dy Kullat Binjake të Qendrës së Tregtisë, të cilat u rrënuan më 11 shtator të vitit 2001 nga sulmet terroriste.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kulla nr 1. Ne qendren Boterore et Tregtise, u inaugurua

Shpërthim i fuqishëm në një bazë ushtarake në SHBA, 4 marinsa të vdekur

November 14, 2013 by dgreca

Emrat e marinsat e vdekur nuk janë të bërë të ditur por pritet të jepet sot të enjten pasdite , në pritje të pranimit të njoftimit nga familjet e viktimave, tha një zyrtar./

NGA BEQIR SINA/
CAMP PENDELTON CALIFORNIA : Në Shtetet e Bashkuara gjatë punës të pastrimit të poligonit të trajtimit në bazën ushtarake Camp Pendleton në Klaiforni u dëgjua një  shpërthim i fuqishëm, thotë media amerikane. Ku si rezultat i këtij shpërthimi thuhet se humbën jetën 4 marinsa të Forcave Ushtarake Detare Amerikane.
 Aksidenti ndodhi në Zonën e Ndikimit Zulu në Pendleton e cila është 125.000 -acre, një kamp ushtarak pranë San Diegos, ku marinsat kryejë ushtrime të bombardimeve me artilerinë. Shtypi amerikan citoi një zyrtar të Forcave Ushtarake  Detare, i cili anonimisht tha se aksidenti kishte ndodhur gjatë një ” spastrimi periodik të lëndëve plasëse ” natën e mërkurë.
 Përfaqësuesi i Korpusit të Marinësve lejtenati Ryan Finnegan, njoftoi se punimet që po kryenin marinsat mund të kenë patur të bëjnë me demontimin e eksplozivëve të rrezikëshëm.
 Në ndërkohë një hetim thuhet se vazhdoi edhe sot të enjten duke u marrë me në vdekjen e katër marinsave të cilët u vranë në një shpërthim gjatë një stërvitje të trajnimit në Camp Pendleton .
Ushtrimi ishte duke u zhvilluar në kohën e incidentit të mërkurën pasdite , tha një komandat i Korpusit të Marinës . Ai tha se marinsat ishin vendosur në pastrimin e një fushë të armëve të pashpërthyera – një praktikë rutinë e ushtrisë, por e rrezikshme, në të cilën janë bombat të pashpërthyera dhe mortajat nuk janë pastruar ende nga zona, tha zëdhënsi ushtarak nga Camp Pendleton .
” Ne ofrojmë lutjet tona të përzemërta dhe shprehim ngushëllimet familjeve të marinsave që kan humbur jeten sot në këtë aksident tragjik , ” tha Gjeneral Brigade John W. Bullard , komandanti i përgjithshëm i Trupave të Marinës dhe Instalimeve në Perëndim- nga Camp Pendleton , në një deklaratë duke shtuar se ” Prioriteti ynë i parë është që të ofrojmë tek familjet e viktimave mbështetjen që ata kanë nevojë gjatë kësaj kohe të vështirë. ”
Emrat e marinsave të vdekur nuk janë të bërë të ditur, por pritet të jepet sot të enjten pasdite , në pritje të pranimit të njoftimit nga familjet e viktimave, tha një zyrtar .
 Incidenti ndodhi vetëm dy muaj nga ajo që më parë ishte një shpërthim mortaje dhe vrau shtatë marinsa gjatë një stërvitje trajnimi në Nevada .
Burime të shtypit amerikan theksuan se deri tani trembëdhjetë marinisa  kanë vdekur në Camp Pendleton që nga viti 2004 , por është hera e parë që kjo ngjarje të ndodh në fushën asgjesimit të bomabave ku humbën jetën katër marinsa amerikan, që u vranë të mërkurën nga një shpërthim i fuqishëm, gjatë intervalit të pastrimit të poligonit të trajtimit në bazën ushtarake Camp Pendleton në Klaiforni, thotë media amerikane.
 Camp Pendleton ka një spirëfaqe prej 120-milje katror bazë dhe ndodhet në mes të Los Angeles dhe San Diego, ajo është një bazë për rreth 90.000 ushtarakëve, civilëve dhe familjet e tyre.

Filed Under: Kronike Tagged With: 4 marinsa te vdekur, California, shperthim

NJOFTIM I KRYETARIT TE VATRES

November 13, 2013 by dgreca

NJOFTIM I KRYETARIT TE VATRES PER MBLEDHJEN E KESHILLIT

Diten e shtune me 16 nandor, n’oren 11 para dite, do te mblidhet Keshilli Drejtues ne seline e Vatres.

Rendi i dites se mbledhjes do te prmbaje :

1. Raport nga kryetar mbi aktivitetet e Vatres prej mbledhjes se 15 shtatorit.

2. Raporti financiar nga arkatari per periudhen prej mbledhjes se 15 shtatorit

3. Finalizimi i listes se Keshillit Drejtues te ri dhe listes se Keshillit te Pleqsise (Advisory Board), me ndonji ndryshim ne rast nevoje

4. Mbi projektin e Kanunores

5. Njoftime rreth statusit ligjor te Vatres dhe degeve te saj.

6. Njoftime mbi gjendjen e nderteses se Vatres dhe mbi rinovimin e katit te pare.

7. Rreth kremtimit te 101 vjetorit te pavaresise.

8. Te ndryshme dhe diskutime.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Mbledhja e Keshillit, Njoftim i kryetarit te Vatres

PRESIDENTI Nishani me të Rinjët: Demokracia sistemi më i mirë, Kontribuoni!

November 12, 2013 by dgreca

Presidenti Nishani pret në takim nxënësit pjesëmarrës në projektin e OSBE për rolin e shoqërisë civile në vendimmarrje/

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti  në një takim nxënësit pjesëmarrës të projektit të OSBE “Forcimi i rolit të shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal e qëndror”.Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig, falenderoi Kreun e Shtetit për mbështetjen e këtij projekti, ndërkohë 4 nxënësit fitues i dorëzuan Presidentit të Republikës esetë e tyre studimore me temë “Çfarë është demokracia për mua?”.

Presidenti Nishani vlerësoi kurajon e të rinjve, vullnetin për të ofruar kontributin e tyre dhe për të qenë të angazhuar në zgjerimin e hapësirave të demokracisë dhe vendimmarrjes.

“Demokracia është mundësia më e mirë sot për njeriun, për qenien njerëzore, për shoqërinë në tërësi, për botën, për t’i shfrytëzuar hapësirat, për t’i parandaluar problematikat që i vijnë dhe për të gjetur zgjidhjet më të mira të mundshme” – u shpreh ndër të tjera Presidenti Nishani.

Duke evidentuar faktin se shpeshherë nga opinioni publik politika konsiderohet si një mekanizëm i ngurtë dhe i mbyllur, Kreu i Shteti theksoi se megjithatë demokracia është sistemi më i mirë i mundshëm dhe pikërisht përmes politikës duhen gjetur edhe zgjidhjet.

Presidenti Nishani inkurajoi nxënësit pjesëmarrës në projekt që të jenë këmbëngulës në paraqitjen e qëndrimeve të tyre mbi demokracinë.

“Unë dëshiroj që të vlerësoj maksimalisht jo vetëm këndvështrimin tuaj, përgjegjshmërinë që keni, por mbi të gjitha kurajën dhe inspirimin që dëshironi t’i përcillni shoqërisë dhe sesa e rëndësishme është këmbëngulja juaj, moslodhja, mosndalimi asnjë moment. Mos mendoni se nuk ju dëgjon kush. Mund të duket sikur për një moment nuk ju dëgjojnë, mund të duket edhe sikur herën e dytë apo të tretë injorohet fjala juaj, injorohet tentativa juaj, dëshira juaj, por të jeni të sigurt se sa më këmbëngulës që të jeni, sa më të qëndrueshëm që të jeni, aq më i madh dhe më i mirë do të jetë rezultati që ju prisni të merrni nga angazhimi që keni”.

Takimi u mbyll me pyetje drejtuar Presidentit të Republikës nga nxënësit pjesëmarrës në projektin e OSBE.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: presidenti Nishani, takim me te rinjet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 487
  • 488
  • 489
  • 490
  • 491
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT