• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova dhe Shqipëria, eliminim barrierave tregtare

July 24, 2017 by dgreca

-Përfaqësues të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë diskutojnë për  vazhdimin e bashkëpunimit, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë/

1 doganat shq Kos

PRISHTINË, 24 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Përfaqësues të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë sot në Prishtinë bisedouan çështje të çmimeve referente e të tjera  që janë pjesë e marrëveshjeve.Zëvendësministri i Ministrisë së Financave të Qeverisë së Kosovës,  Agim Krasniqi dhe Ministra e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, kanë pritur sot në vizitë zyrtare zëvendësministren e Financave të Republikës së Shqipërisë, Irena Beqirja.

Zëvendësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi bëri të ditur se gjatë takimin me homologen e tij Ministren  Irena Beqirja, kanë diskutuar për  vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë, si dhe u rikonfirmua edhe një herë për bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve rreth procedurave në dogana dhe në Administratat tatimore.“Gjithashtu diskutuam për mundësinë e identifikimit të pengesave apo vonesave në këto proceduara, në mënyrë që ne i shtyjmë dy institucionet tona , doganat e Kosovës dhe ate të Shqipërisë, si dhe administratat tatimore që ti kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë që i kemi të dy vendet në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit që i kemi si institucione dhe si Qeveri”, shtoi zëvendësministri Krasniqi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar edhe për problemet që janë shfaqur ose mund të shfaqën në fushën e biznesit në mënyrë që tregtarët ta kenë më të lehtë eksportin dhe importin. Sipas, zëvendësministrit Agim Krasniqi, qëllimi i takimit ishte për të vazhduar bashkëpunimin dhe që ta kemi më të lehtë shkëmbimin tregtar.

Ndërsa, zëvendësministrja e Financave të Shqipërisë, Irena Beqiraj, është zotuar për vazhdimin e bashkëpunimit me Kosovën. “Qeveria shqiptare zotohet se do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën dhe me vazhdimin e këtij bashkëpunimi të gjitha do të zgjidhën. Ne kemi çmime reference jo vetëm me Kosovën por për të gjitha vendet”, është shprehur zëvendësministrja Beqiraj.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, theksoi se është e vërtetë që  Kosova si anëtare e CEFTA-s ka disa probleme dhe barriera tregtare me disa vende, sidomos me vendet fqinje, një numër të barrierave i kemi edhe me Shqipërinë.

“Ajo çfarë është përparësi me autoritet shqiptare kemi bashkëpunim shumë të ngushtë, kemi qasje në nivele më të larta institucionale atje dhe ka një vullnet politik për ti zgjidhur këto probleme. Ne sot, biseduam për çmimet referente të papates, zëvendësministrja Beqiraj ashtu edhe Ministrja Ikonomi janë zotu edhe më herët që kjo është një ndër metodat e mundshme për tu implementuar, por nuk do të implementohet, por do të përdoren çmimet e transaksioneve. Të dy drejtorët e Doganave, të institucioneve respektive, të cilët sot ishin prezent do të ulen dhe brenda 1 jave do të  dokordohen për eliminimin e çmimeve referente të të gjitha produkteve “shtoi ministrja Hykmete Bjarami.

Ajo me këtë rast gjithashtu ju bëri thirrje fermerëve kosovare që pa asnjë hezitimi ta eksportojnë papaten e tyre në Shqipëri, sepse nuk do të kenë barriera nga autoritetet doganore të Shqipërisë.

Ndërsa, zëvendësministrja e Financave të Republikës së Shqipërisë Irena Beqirja, bëri të ditur se takim ndërmjet dy vendeve në vazhdën e  të gjitha diskutimeve që kanë pasur deri më tani të dy Ministritë e Financave nga të dyja vendet. Unë mendoj se midis tatimeve dhe Doganave të Kosovës dhe Shqipërisë të cilat janë agjenci nën Ministritë e Financave, ka pasur një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe mund të themi që në bashkëpunimin e të dy Qeverive Ministritë e Financave kanë qenë pararojë.“Kemi rëndë dakord që dy organizatat tona të tatimeve dhe doganave, në çdo vendimmarrje dhe në çdo proces që lidhet me tregtinë ndërmjet dy vendeve të dakordojnë paraprakisht. Vullneti politikë nga  të të dyjave palëve është. Qeveria shqiptare zotohet dhe është zotuar gjithmonë që tregtia me Kosovën është një nga prioritetet tona dhe ne duam që ta zhvillojmë tregtinë me Kosovës dhe në të njëjtën kohë produktet kosovare janë të mirëpritura në Shqipëri” shtoi zëvendësministrja Beqiraj.Në këtë takim, murrën pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Republikës së Shqipërisë Belinda Ikonomi, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri, si dhe drejtori i Departamentit të Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar Behxhet Haliti./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: barrierave tregtare, Behlul Jashari, eliminim, Kosova dhe shqiperia

Kosova dhe Shqipëria me konsullatë të përbashkët në Mynih

July 7, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 7 Korrik 2016-B.Jashari/ Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë së shpejti do të hapin konsullatën e përbashkët në Mynih. Hapjen e konsullatës do ta bëjnë ministri  Enver Hoxhaj dhe homologu i tij, Ditmir Bushati.Konsullata në Mynih do të jetë e dyta e këtij lloji pas hapjes së Konsullatës së Përgjithshme në Milano, bën të ditur sot MPJ kosovare në njoftimin e dërguar.Theksohet se, hapja e konsullatës së përbashkët është tregues i avancimit të veprimeve të koordinuara të politikës së jashtme të të dyja shteteve me qëllim të përmirësimit të shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.Konsullata e Përgjithshme e Mynihut është paraparë t’i mbulojë landet e Bavarisë (Bayern), Baden-Vyrtembergut (Baden-Württemberg), Rajnland-Pfalc (Rheinland-Pfalz) dhe Zarland (Saarland). Shërbimet dhe ndihmën e kësaj konsullate pritet ta marrin rreth 30 për qind e qytetarëve të të dyja shteteve që jetojnë Gjermani.Përveç kësaj, hapja e Konsullatës së Përgjithshme do të ndikoj edhe në partneritetit strategjik Kosovë – Shqipëri si dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale me landet që janë në rrethin e juridiksionit të kësaj konsullate.  

 

Filed Under: Featured Tagged With: Kosova dhe shqiperia, me konsullatë, të përbashkët në Mynih

Isa Mustafa: Kosova & Shqipëria në 2016 inaugurojnë autostradën energjetike

August 13, 2015 by dgreca

– Kryeministri i Kosovës në konferencë shtypi prezanton arritjet e qeverisë në zhvillimin ekonomik/
PRISHTINË, 13 Gusht /Nga Behlul Jashari/- Kosova dhe Shqipëria në vitin 2016 inaugurojnë autostradën energjetike, hekurudha që do i lidhë është projekt i të ardhmes, tha sot kryeministri kosovar, Isa Mustafa, në një konferencë shtypi në Prishtinë, i pyetur nga ATSH, ku ka folur edhe për bashkëpunimet në fushën e energjetikës e të tjera.
“Rrjeti energjetik mendojmë se vitin e ardhshëm duhet të aktivizohet. Sivjet presim që të kryhen të gjitha punimet në pjesën tonë, edhe në pjesën e Shqipërisë kryhet vitin e ardhshëm dhe do e inaugurojmë”, tha kryeministri kosovar Mustafa.
Kreu i qeverisë së Kosovës gjatë konferencës për shtyp tha se, është duke u punuar që të sigurohet edhe tregu i përbashkët i energjisë elektrike, që të bëhet këmbimi i saj.
Isa-Mustafa-konference-shtypi-13gusht2015-foto-ATSH-Behlul-Jashari-2“Jemi shumë afër me Shqipërinë që të zhvillojnë një lloj tregu të përbashkët, për arsye të kapaciteteve të transmisionit, të cilat po i ndërtojmë, sidomos të linjës interkonektive 400 kV, ku punimet gati përfundojnë këtë vit, ndërsa presim që në vitin 2016 të përfundojë tërësisht dhe të aktivizohet kjo linjë dhe të krijohen kushte të veçanta që Kosova e Shqipëria të kenë këmbim të energjisë elektrike në sezone të ndryshme kur mund të ketë mungesë ose mund të ketë tepricë të energjisë elektrike”.
“Krahas kësaj, ne do të shohim qe të bashkëpunojmë me Shqipërinë edhe në aspektin e gjenerimit të energjisë elektrike dhe do të zhvillojmë biseda në të ardhmen edhe për këtë”, theksoi Mustafa.
“Po punojmë po ashtu edhe në planin e zhvillimit të energjisë së ripërteritshme në Kosovë, orientimet tona janë që deri në vitin 2020 të arrijmë 25 për qind të energjisë nga burimet e ripërteritshme dhe të përplotësojmë kriteret e Bashkimit Evropian. Këtu llogarisim edhe hidrocentralin e Zhurit, e po ashtu do të shohim edhe mundësinë e kombinimit me Shqipërinë”, tha kreu i qeverisë kosovare.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: autostrade energjitike, Isa Mustafa, Kosova dhe shqiperia

Kosova dhe Shqipëria me “autostradë energjetike”

December 21, 2013 by dgreca

Të dyja vendet nënshkruan marrëveshje për një linjë shkëmbimi të energjisë elektrike që cilësohet ai projekti më i madh i përbashkët pas autostradës tokësore.

Kosova dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e linjës 400 kilovatëshe të energjisë elektrike.
Marrëveshja u nënshkrua simbolikisht në shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, simbol i Kuvendit të vitit 1878 kur shqiptarët kishin hedhur themelet e lëvizjes për çlirim nga Perandoria Osmane.
Ndërtimi i linjës që u quajt autostrada energjetike, e gjatë 240 kilometra, do të financohet nga Banka zhvillimore Gjermane KFË, një pjesë si dhurim dhe një pjesë në formë të kredisë. Në Shqipëri projekti pritet të kushtojë rreth 42 milionë euro, ndërsa në Kosovë 16.5 milionë euro, ndërsa zbatimi  i projekteve do të bëhet nga një kompani sllovene dhe një kroate.
Autoritetet e të dyja palëve thanë se “kjo linjë do të sjellë përfitime për të dyja vendet dhe qytetarët e tyre”. Të dyja palët e vlerësojnë fillimin e ndërtimit të kësaj linje  si projektin më të madh pas ndërtimit të autostradës që lidhë të dyja vendet.
Projekti që pritet të përfundojë brenda dy vjetësh, do të mundësojë shkëmbimin e energjisë, duke rritur mundësitë e shfrytëzimit të hidro energjisë nga Shqipëria gjatë dimrit dhe atë të përfituar nga qymyri në Kosovë, gjatë stinëve më të thata.
Të dyja vendet përballen ende me mungesa të furnizimit të mjaftueshëm me energji elektrike që kushtëzojnë shpesh shkurtime të ashpra dhe vështirësi në rritjen ekonomike.(Sipas Zerit te Amerikes)

Filed Under: Kronike Tagged With: austrade energjitike, Kosova dhe shqiperia

Artikujt e fundit

  • “ROLI I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË DHE NË MËNYRË TË VEÇANTË I MËRGATËS TONË KOMBËTARE NË SH.B.A”
  • SHQIPËRIA, LUFTA DHE KRIZA E ÇMIMEVE, SI DO NDRYSHOJNË EKUILIBRAT
  • NË BE ME STANDARDE TË PLOTËSUARA DHE JO ME RETORIKË SARKASTIKE
  • KALATË PELLAZGE TË GANJOLLËS, PECËS E XIBRIT 

  • Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák takime në Kosovë
  • BETEJA E FUSHË-KOSOVËS 1389 DHE TRASHIGIMIA E SAJ…! 
  • President Biden and World Leaders Affirm Unity at the G7 Summit in Europe
  • KOSOVA PARA 33 VITEVE, DAULLE LUFTE TË SERBISË NË DITËN E VIDOVDANIT
  • Pikniku vjetor i AADLC dhe shkollës shqipe “Children of the Eagle”
  • Mundësi të barabarta? – Endërra në sirtar!
  • 20 vite më parë, Familja Mbretërore kthehej përfundimisht në Atdhe
  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT