• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA: Në qytetin e Detroitit shtëpitë shiten nga 100 deri në 1 dollar

August 1, 2013 by dgreca

Situata financiare e “Qytetit të Motorve” Detroit-it ( Michigan) është “dramatike”, saqë disa shtëpi, sipas shtypit amerikan atje po shiten madje me një çmim që lëvrin nga 100 dollar deri në 1 dollar./

Nga BEQIR SINA, New York/

DETRIOT MI: Në një shkrim të saj Detroit Press këto ditë- njofton se tani është rasti më i volitshëm për të blerë prona (shtëpi) në Detroit, mbasi çmimet janë shumë interesante, nga me të ulëtat për shtëpitë duke u rreshtuar më të ultat në historin e këtyre pronave, ku thuhet se “një shtëpi kushton nga njëqindë deri një dollar”. Shtypi amerikan thekson se: “Shumica e ndërtesave janë nxjerrë në shitje nga bankat, të cilat ua kanë konfiskuar ato pronarëve të tyre për shkak të borxheve, dhe tani ato po përpiqen t’i heqin qafe këto ndërtesa për të shmangur pagimin e taksave. Vlen të përmendet se taksat për pasurinë e patundshme në Detroit janë nga më të lartat në Shtetet e Bashkuara”.

Sipas Shoqatës së REALTORS Michigan, “Për ata që ishin të shqetësuar në lidhje me çmimet për blerjen e një shtëpie, në Detroit, nuk duken të jenë më tej, ku shtëpitë tash janë të listuara në çmimet më të ulta në histori – tetëmbëdhjetë shtëpi jan vënë në shtije sipas axhensive të shitblerjes së pasurive të patundëshme (real estate) për 100 dollar ose më pak, dhe nëntë të tjera të shënuara për një dollar”.

Ndërkohë, që sipas Realtor.com, tetëmbëdhjetë shtëpitë në Detroit, janë të shënuara për 100 dollar ose më pak, mes gjashtë pronave të listuara për 100 dollar, dhe  nëntë prej tyre janë të shënuara për 1 dollar. Pjesa tjetër janë të shënuara në shuma të ndryshme në mes nga  50 dollar deri në 80 dollar për pasuri të patundshme, në qytetin e Detroit.

Axhenisa Zillow ka vlerësuar vlerat e 1.7 milionë shtëpive në Detroit, dhe sipas shtypit amerikan thuhet se Zillow ka vlerësimet të cilat janë të sakta, ku thuhet se ” brenda 5 për qind të çmimit të shitjes aktuale për rreth 28 për qind e shtëpive në qytet dhe të sakta brenda 10 për qind të çmimit të shitjes për 51.6 për qind e shtëpive”.

Sipas Shoqatës së REALTORS Michigan, çmimi mesatar i shitjes për një shtëpi në Detroit në shtator të vitit 2012 ishte 17,125.

Shtypi amerikan njofton se për disa referenca, çmimi mesatar i transaksionit për shumicën e markave të automobilave ishte 30.282 dollar në shtator të vitit 2012, në “Qytetin i Automobilave” raporton Fox News. Me fjalë të tjera, ju mund të bleni dy shtëpi në Detroit për çmimin e një makine.

“Ky trend ka qenë për disa kohë, thotë Dr Mark Perry, ekonomist në Universitetin e Miçiganit dhe dijetar në Institutin Amerikan Enterprise, duke shtuar se që nga viti 2008, çmimi mesatar i një shtëpie në Detroit ka qenë nën çmimin mesatar të një makinë të re”.

Perry, gjithashtu tha se çmimet e ulëta të strehimit paraqesin një mundësi për rigjallërimin në qytet. Por, edhe me një çmim të tillë ndodh që për një kohë të gjatë për godinat nuk mund të gjenden blerës.

“Ka mundësi të madhe për disa njerëz për të lëvizur përsëri në këto lagje, dhe për të rregulluar këto shtëpi, dhe për të sjellë përsëri qytetin e parë të prodhimit të automobilave në Amerikë, në lulëzim”, tha ai për Fondacionin Daily News.

Në Michigan thuhet se zona më e madhe Detroit, është e renditur në 39 nga 212 zonat e metrove amerikane me popullsi prej 200.000 banorë apo më të mëdha për veprimtarinë e foreclosure në tremujorin e tretë të vitit 2012, me 12.170 prona në foreclosure që hynë gjatë kësaj kohe, të vështirë ekonomike.

Situata strehimit në Detroit ka qenë, thuhet duke u përmirësuar mbasi çmimet e banesave janë rritur për 14 muaj rresht dhe foreclosure kanë rënë për 23 muaj rresht në zonën e Qarkut 4 – në Detroit, raporton gazeta e këtij qyteti Detroit Press.

“Ne kemi prova të forta se tregjet e banesave janë të konfirmuara në zonën e Detroit,” tha Robert Dye, ekonomisti kryesor në Dallas- Comerica Bank. “Rritja e çmimeve, shitjet dhe blerjet e pasurive të patundëshme më shumë e kan rritur aktivitetin e ndërtimit dhe janë të gjitha duke ndihmuar për të mbështetur ekonominë Detroit”, thotë Robert Dye

Megjithatë, norma e madhe në Zonën e Detroitit, papunësia ende mbetet dukshëm më e lartë se mesatarja kombëtare – në 12,3 për qind në gusht të vitit 2012. Business Insider raportoi se tatimet e papaguara të Detroitit prej pronës së patundëshme arritën 17.600.000 dollar vitin e kaluar, kurse qyteti ende preferon shtëpitë për t’u zënë vend mbasi ka shumë tw pashitura.

Detroit nuk mund të veprojë me deficitin buxhetor të pacaktuar. Shteti i Michiganit ka deklaruar “gjendjen e jashtëzakonshme financiare të Detroitit më 1 mars dhe mori përsipër menaxhimin e komunës. Detroit u bë qyteti i gjashtë në Amerikë i marrë përsipër nga qeveria e shtetit në Shtetet e Bashkuara.

Detrioit Press shkruan se Detroit është në vështirësi financiare: qyteti ka borxhe afatgjata nga 14 miliardë dollarë amerikanë dhe deficitet buxhetore nga 327 milionë dollarë. Sipas raportit të Bloomberg, rendimenti i obligacionit komunal në Detroit skadon në vitin 2015, mbasi ai u rrit nga 7.5 për qind në fund të vitit 2012 në 9 përqind në të tashmen.

“Vështirësitë e qytetit të Detroitit janë tipike për këtë zonë”, tha Mateu Gibb, zëvendës-shefi i Oakland County.  Sa për perspektivën e Detroit, Gibb thotë se ajo është pothuajse e pamundur për të rivendosur lavditë e kaluara të Detroitit. Me emërimin e Kevin Orr, kur ai filloi mandatin e tij të menaxherit të emergjencës financiare për Detroit më 25 mars,  për të shkurtuar shpenzimet komunale, të negociojë me sindikatat, të shesë disa prona komunale dhe pagesa e ulët e zyrtarëve komunalë, thuhet se Qyteti i Automobilave,  ka nevojë për tre deri në pesë vjet për të zgjidhur vështirësitë financiare”, thotë Gob

Por ekonomisti Michael Digiovanni thotë se çështja është krejt ndryshe. Ai ishte shumë optimist për të ardhmen e Detroitit, mbasi Profesori i Universitetit të Detroitit tha se ka fakte që provojnë shqetësime në lidhje me GM dhe Chrysler falimentimin e gabuar. Falimentimin për një kompani është një proces për atë të kompetencës të pakta dhe të rritura. Pas uljes së barrës dhe shkurtimin e shpenzimeve, Detroit do të përmirësojë mjedisin dhe zhvillimin e industrive të reja, duke ruajtur përparësitë e veta tradicionale të tilla si objekte kulturore dhe argëtuese. Si një nga 20 qytetet më popullsi më të re në Amerikë, Detroiti do të tërheqë njerëz të rinj në qytet të vijnë përsëri e të jetojnë.

“Shumë njerëz e keqkuptojnë “Rënia e Detroitit”, thotë profesori i Universitetit të Detroitit Michael Digiovanni ashtu si me problemet e industrisë amerikane të automobliave. Në fakt, thotë ai industria e automobilave është në shëndet të mirë në Shtetet e Bashkuara. Vitin e kaluar 2012 performanca e GM, Ford dhe Chrysler kanë vendosur rekorde për shumë vite, ndërsa industria e automobliave ka qenë një fuqi shtytëse për rimëkëmbjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara. Shitjet e makinave dhe kamionëve në 2013 pritet të arrijë në 15.3 milion dollarë, shumë më e lartë sesa në vitin 2012 dhe i afrohet me rekordin e mëparshëm prej 16 milionë në vitin 2007″.

 

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: $1 deri $100, Detroit, nje shtepi, shitet

MINISTRAT E KABINETIT RAMA& META I HAPIN RRUGEN DEPUTETEVE TE RINJ

July 31, 2013 by dgreca

Shpallja e emrave te Kabinetit të Qeverisë Rama& Meta, hap rrugën për emra të rinj në Parlamentin Shqiptar. Ja lista e emrave, që lënë mandatet dhe atyre që i marrin:

1-Në Lezhë,në vend të Mimi Kodheli i hapet rruga deputetes Mejreme Delishi. 
2- Fier, Ministrja Eglantina Gjermeni dhe Ministri Ilirjan Celibashi u hapin rrugën deputeteve Adelina Rista, Antoneta Dhima. 
3- Minstri Shkëlqim Cani i kandiduar në Dibër, i hap rrugën Hasan Ceni. 
4- Ministri Ilir Beqja ia ka hapë rrugën për Parlament Esmeralda Shkjau. 
5- Damian Gjiknuri, deputet i Elbasanit con në Parlament Luljeta Arapi. 
6- Arben Ahmetaj, deputet i Gjirokastërës ia ka lënë vendin Vladimir Kostës, ndërsa Erjon veliaj-Dashamir Kamberit.. 
7-Ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, ia ka lënë vendin Enkelejda Shkreli. Po ashtu ikin edhe , Lindita Nikolli , Milena Harito, Ditmir Bushat dhe ën vend të tyrë shkojnë në Parlament Erjeta Alhysa , Blerina Gjylameti dhe Ervin Bushati. 
E njëjat gjë ndodh edhe me LSI, ku pesë ministrant ia lëjnë vendin pesë deputetëve. Konkretisht: Në Tiranë, ikën Klajda Gjosha dhe vjen Kejdi Mehmetaj, në Elbasan, ikën Edmond Haxhinasto vjen Bujar Kllogjri, në Durrës, ikën Lefter koka vjen Bujar Derveni, në Berat, ikën Nasip Naco vjen Gledion Rahovica. 

Filed Under: Kronike

NJË DASËM SIPAS TRADITAVE SHQIPTARE NE NEW YORK

July 31, 2013 by dgreca

Kanë qenë më shumë se 500 të ftuar në dasmën që bashkoi vajzën, Diana Gojçaj, e bija e Pashkut dhe Prenës, me origjinën e prindërve nga Hoti me Josephin, djalin e Dedë Nikçit, me origjinën e të parëve nga Kelmendi. Nusja dhe dhëndri që të dy janë të lindur në Amerikë, por dasma iu nënshtrua traditave zakonore të vendlindjes. S’kishte ku shonte më bukur. Një pritje tradicionale në hyrje të restorantit Eastwood Manor në Bronx, të zotët e dasmës janë rreshtuar dhe presin të ftuarit në dasëm, ndërkohë që në mjediset e restorantit dëgjohet muzika tradicionale shqiptare. Orkestra dhe këngëtarët kishin ardhë nga Detroiti. Grupi muzikor i Aleksandër Gjelaj, Alfred Popaj, nuk pushoi për asnjë çast nga ora 7 e mbrëmjes deri në dy pasmesnate. Kamerat televizive dhe ato të fotografive fiksuan çastet e bukura të dasmës.

Sipas traditës shqiptare të veriut, parakalimit të çifteve u prijnë flamurmbajtësit që duartrokiten nga dasmorët që i prisnin ata me duartrokitje dhe me kamera e celularët, gati për fotografim.(Lexoje te plote ne Gazeten Dielli te printuar)

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Diana Gjocaj, Jozeph Nikci, Nje dasem shqiptare, sipas tradites ne NY

QEVERIA “RAMA 1” ME 19 MINISTRA,LSI ME PESE MINISTRA- BERISHA IRONIZON KABINETIN E ÇIMIT

July 31, 2013 by dgreca

LSI me pesë ministra, demokristianët , pa post ministri, Ngjela nuk pranon postin e propozuar…donte ministër Drejtësie/

 TIRANE- Ashtu sic njoftoi qe paraditen e sotme e perditshmja “Gazeta Shqiptare”, kryeministri i zgjedhur Edi Rama shpalli sot emrat e kabinetit qeverisës që do punojnë bashkë me të për të qeverisur vendin në mandatin 4-vjecar. Risitë e kësaj qeverie, sipas Ramës është perberja e kabinetit me gra dhe 90% emra të rinj, të padëgjuar më parë në qeveri, si dhe një përfaqësim nga shoqëria civile.
Kështu 5 poste ministrash i ka marrë LSI, një post ministri i përket Shoqërisë Sivile dhe pjesa tjetër janë pjesë e PS-së, shumica deputetë të rinj në moshë dhe në poste ministrore.
Jashte marrjes se posteve ministrore kane mbetur PBDNJ, partia e avokat Ngjeles, e Mark Frrokut qe ka nje mandat deputeti ne Shkoder, aleate me PS. Perfshirja apo mosperfshirja e aleateve ne poste ministrore e pati nje shpjegim sot nga Rama ne daljen e nje konference per shtyp ku shpalli me emra perberjen e qeverise se re.

STRUKTURA E QEVERISE “RAMA” (2013 – 2017)
Kryeministri Edi Rama
Zv/Kryeministri Niko Peleshi

MINISTRITE:
1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli
4. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha
6. Ministria e Drejtësisë Nasip Naço
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri
9. Ministria e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti
12. Ministria e Shëndetësisë Ilir Beqja
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolli
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj
15. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
16. Ministria e Mjedisit Lefter Koka
MINISTRAT E SHTETIT:
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore Blend Cuci
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi

Ne daljen e tij ne konferencen per shtyp sot ne oren 11:00, Rama tha se cdo ministër i kësaj qeverie, do punojë me nder dhe duar të pastra.
“Qeveria e re do jetë mishërim i pushtetit strategjik të aleancës sonë ASHE, vizionit tonë të përbashkët politik për t’i dhënë më shumë hapësirë grave dhe të rinjve, përfshirje shoqërise civile, për të ecur më shpejt në rrugën e Rilindjes Kombëtare”, tha Rama në nisje te konferences.
Ndarja e posteve ministrore dhe strukturimit të qeverisë së re, sipas Ramës është fryt i një bashkëpunimi me aleatin e tij strategjik, Ilir Meta. Qeveria e re, sic tha më tej Rama, do jetë një tryezë pune me njerëz të palodhur.
“Qeveria do jetë mishërim i përgjegjësisë për ndarjen sa më të mirë të detyrave brenda shumicës qeverisëse, është fryt i një dialogu strategjik me partnerin e LSI Ilir Meta. Do punojmë bashkë, me durim si një skuadër.
Ajo që bie në sy është se postet ministrore që do të mbajë PS janë me njerëz të rinj në moshë dhe që marrin për herë të parë detyrë ministrore. Ndërkaq mungojnë emra të deputetëve socialistë që kanë mbajtur para 8 vitesh emra të posteve ministrore.
“Skuader me 90% te njerezve qe ulen per here te pare dhe me shume gra se ckane pasur qeverite e vendit ne 20 vjet. Keto jane shprehja kuptimplote e diktatit te revolucionit te votes ne 23 qershor. Do te shihni gra ne vende qe ne nje shekull shtet kane qene me tapi vetem per burra. Gjithcka eshte e menduar me kujdesin me te madh per te pasur ministra qe t’i sherbejne popullit dhe do te punojne dite nate me axhenden e qeverise se re per te ecuar me shpejt ne rrugen e rilindjes shqiptare”- shpjegoi Rama perberjen e qeverise se re.
Qeverisja do të mishërojë vlerat e punës në skuadër, tha më tej Rama. “Nga dita e parë nuk na votuan për të ndërruar një kryeministër dhe një qeveri me një tjetër, na votuan për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë”, tha ai.
Sic sqaroi Rama, nje pjese e kabinetit perbehet nga ministra qe kane lene mandatin e deputetit kurse nje pjese do e gezojne dhe postin ministror dhe mandatin e deputetit.
“Qeveria e re do te kete vetem nje pjese pa mandat deputeti, ndersa pjesen tjeter me mandatin e 23 qershorit ne Kuvend. Ajo eshte fryt i nje dialogu intensiv me partnerin strategjik, kreun e LSI qe dua ta falenderoj per frymen konstruktive per formimin e kabinetit te ri qeveritar”- tha Rama gjate nje konference per shtyp.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama më pas u pyet nga gazetarët mbi cështje të ndryshme që kishin të bënin me qeverisjen e ardhshme.
Cfarë niveli përgjegjësie do ketë avokat Spartak Ngjela?
Avokati Ngjela e ka marrë përgjegjësinë kohë më përpara dhe ajo është një përgjegjësi e patjetërsueshme dhe pse me keqardhje them se nuk kemi rënë dakort për pozicionin.
Ju keni deklaruar se keni një marrëveshje me të.
Kemi pasur marrëveshje, dhe ne ia kemi propozuar dhe ai e ka refuzuar me lartësinë që e karakterizon.
A mund ta dimë se cfarë posti i keni propozuar?
Të mos kalojmë në kuadër të thashethemeve kalojmë tek pyetja tjetër.
Po ju nuk e krijuat një ministri Emigracioni ashtu sic e premtuat?
Nuk kam bërë premtim për ministri Emigracioni mbase e ngatërroni me partinë came.
Cili do jetë kriteri themelor i qeverisjes suaj? Mos keni shpërfillur aleatët?
Kriteri themelor do të jetë ai që thashë me nder e duar të pastra në nder të popullit shqiptar. Dua t’ju siguroj se me Vangjel Dulen kemi në sintoni për të vazhduar bashkëpunimin dhe PBDNJ do jetë partner në mirëqeverisje.
Kemi çmuar se barra e mandatit të 23 qershorit është një barrë që ia ka dhënë PS dhe LSI për ta cuar së bashku dhe për ta cuar së bashku në drejtim të BE. Nuk është shpërfillje ndaj aleateve por dhe përgjegjësi e imja si kryetar i kësaj mazhorance.
Kreu i ri i PD ka kërkuar transparencë për zgjedhjet. Si i përgjigjeni?
Ne kur ishim në opozitë kemi bërë një luftë madhore ti sigurojmë opozitës sot atë që opozita e djeshme nuk e pati dje. Hap kutitë ka qene deviza e luftës sonë dhe u hapën përmes atij institucioni të KQZ-së që ne na e privoi. Por ne nuk do ia privojmë asnjë të drejtë opozitës.
Kryeministri ende në detyrë poston shpesh në Facebook, ku dhe mund ta lexoni, dhe kohët e fundit publikoi një listë me premtime tuaja të pambajtura
Unë nuk e lexoj kryeministrin në detyrë që të jem i sinqertë me ju, por dëgjoj se ka një listë me premtime të pambajtura nga qeveria që nuk ka marrë ende detyrën.
Kjo e ka një shpjegim. Ata nuk kanë marrë ende veten nga humbja ndërsa ne ende nuk kemi marrë detyrën. Nuk tërhiqemi nga premtimet që kemi dhënë.

 BERISHA IRONIZON KABINETIN

 Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha ironizoi përbërjen e kabinetit të ri qeveritar që u prezantua sot nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama.
Teksa Rama bënte prezantimin gjatë një konference për mediat, Berisha foli nga mbledhja e qeverisë.
“Në vendin tënd ulet famozi Ilir Beqja. Beqja, për të çuar përpara mashtrimet antiglobaliste”- i eshte drejtuar Berisha ministrit aktual të Shëndetësisë, Halim Kosova.
“Nuk më takon mua të komentoj kabinetin e ri, ai flet vetë”- ka thene Berisha, duke shtuar se ‘në vend të Bodes ulet Cimi’. Duke pasur parasysh ketu, Shkëlqim Canin.
Berisha ka përgëzuar vetëm praninë e pjesëmarrjes së grave në qeverisje.
“Të themi atë që është, asgjë të re nga fronti i 1 prillit. Prania e zonjave në qeveri, hap pozitiv. Të tjerat, shif e shkruaj”.(kortezi Balkanweb)

Filed Under: Kronike Tagged With: 19 ministri, 5 ministra, LSI, Qeveria Rama

Ambasadori i Shqipërisë, Mal Berisha, në faqet e revistës “Diplomat London”

July 29, 2013 by dgreca

Revista e njohur britanike “Diplomat”, në numërin e saj të radhës i ka kushtuar një portret Ambasadorit Mal Berisha të Ngarkuarin me Punë të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut në shkurt të vitit 2012/

Nga Beqir Sina/
Shkëlqesia e Tij Z. Mal Berisha ka treguar se sa shpejt ra në dashuri me punën, vendin dhe kulturën e saj. “Londra është një qytet terheqes dhe multikulturor si dhe qendra financiare e botës, ndërsa unë jam duke u përpjekur që të gjallëroj jetën kulturore dhe artistike sa më shumë të mundem, në këtë vend të komuniteiti shqiptar”, thekson zoti Berisha, në fillim të bisedes.
“Diplomat:, revista prestigjoze, britanike, në të cilën janë prezantuar më parë, mbretër, presidentë, kreyministër dhe personalitete të shquara botërore, të fushave të ndryshme, shkruan se zoti Berisha e konsideron veten me fat që u zgjodh si ambassador dhe i paraqiti letrat kredenciale Lartmadhërisë së Saj Mbretëresha Elizabeth II, më 27 qershor 2013, në një ngjarje që ai e qaun si momenti më mbresëlënës i karrierës së tij diplomatike. Ai është në Britani të Madhe me gruan e tij, Donika. Ata kanë dy djem: njëri është duke studiuar për Master në Universitetin e Harvardit – Massachusetts-SHBA dhe një tjetër që është duke u marrë me drejtimin e një biznesi në Tiranë, Shqipëri, pasi u diplomua në Amerikë.
“Diplomat” shkruan se vetëm mbasi erdhi demokracia rrëzimin e regjimit diktatorial të Hoxhës, edhe Berisha si shumë të presekutuar pati fatin të ketë rritje në karjerën e tij – deri, duke u bërë një diplomat i lart i Shqipërisë. “Zoti Berisha i cili, si shumë fëmijë shqiptarë të kohës së komunizmit, sot kujton persekutimin e tij për shkak të pikëpamjeve të tyre të ndryshme politike nga regjimi komunist, dhe presekutimin e familjes së tij, ndjehet i lumtur me ardhjen e demokracisë edhe në Shqipëri”.

Revista e njohur britanike “Diplomat”, në numërin e saj të radhës i ka kushtuar një portret Ambasadorit Mal Berisha të Ngarkuarin me Punë të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut në shkurt të vitit 2012
Shkëlqesia e Tij Z. Mal Berisha ka treguar se sa shpejt ra në dashuri me punën, vendin dhe kulturën e saj. “Londra është një qytet terheqes dhe multikulturor si dhe qendra financiare e botës, ndërsa unë jam duke u përpjekur që të gjallëroj jetën kulturore dhe artistike sa më shumë të mundem, në këtë vend të komuniteiti shqiptar”, thekson zoti Berisha, në fillim të bisedes.
“Diplomat:, revista prestigjoze, britanike, në të cilën janë prezantuar më parë, mbretër, presidentë, kreyministër dhe personalitete të shquara botërore, të fushave të ndryshme, shkruan se zoti Berisha e konsideron veten me fat që u zgjodh si ambassador dhe i paraqiti letrat kredenciale Lartmadhërisë së Saj Mbretëresha Elizabeth II, më 27 qershor 2013, në një ngjarje që ai e qaun si momenti më mbresëlënës i karrierës së tij diplomatike. Ai është në Britani të Madhe me gruan e tij, Donika. Ata kanë dy djem: njëri është duke studiuar për Master në Universitetin e Harvardit – Massachusetts-SHBA dhe një tjetër që është duke u marrë me drejtimin e një biznesi në Tiranë, Shqipëri, pasi u diplomua në Amerikë.
“Diplomat” shkruan se vetëm mbasi erdhi demokracia rrëzimin e regjimit diktatorial të Hoxhës, edhe Berisha si shumë të presekutuar pati fatin të ketë rritje në karjerën e tij – deri, duke u bërë një diplomat i lart i Shqipërisë. “Zoti Berisha i cili, si shumë fëmijë shqiptarë të kohës së komunizmit, sot kujton persekutimin e tij për shkak të pikëpamjeve të tyre të ndryshme politike nga regjimi komunist, dhe presekutimin e familjes së tij, ndjehet i lumtur me ardhjen e demokracisë edhe në Shqipëri”.

Filed Under: Kronike Tagged With: diplomat London, Mal Berisha, ne revisten

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 508
  • 509
  • 510
  • 511
  • 512
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT