• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA: vala e të nxehtit thyen rekordin, temperatura të larta mbi 100 gradë

July 19, 2013 by dgreca

Shërbimi Kombëtar i Motit ka njoftuar se me vlerat e indeksit të ngrohjes sot e nesër temperatuara do të jetë 105-107 degree/

Shkruan: BEQIR SINA,New York/

NEW YORK : Pjesa verilindore e SHBA-së, hyri në ditën e pestë të saj që është përfshirë nga një valë e të nxehtit rekrod, të paktën në këto dy dekadat e fundit thonë ekspertët.Valë e ngrohtë e përfshiu bregun lindor të SHBA-së, duke filluar nga Bostoni deri në Uashington, ku temperaturat në disa zona kanë mbërritur mbi 40 gradë Celsius.

Ndërsa shtetet e pjesës qendrore dhe jugore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kan si normale në këtë sesion këtë lloj të nxehti, këtë javë ka qenë pjesa verilindore ajo që ka thyer rekordin, me temperatura e të të nxehtit.

Gjatë këtyre pesë ditëve, pothuajse i gjithë territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të jetë i përfshirë nga të tilla temperatura të larta, që kanë kaluar mbi 37 gradë celcius, dhe dje kaluan në disa zona 40 gradë celecius.

Qyteti i Çikagos regjistroi së fundmi temperaturën rekord prej 39.4 gradë celcius, ndërsa parashikimet e meteorologëve thonë se kjo valë të nxehti do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Situata vështirësohet për ata persona të cilët kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e ngarkesave.

Në shtetin e Virginias Perëndimore me rreth 1.9 milion banorë, sipas të dhënave zyrtare, rreth një e treta e popullsisë ende vuan mungesën e energjisë elektrike. Fundjava pritet që të ketë temperatura edhe më të larta. Sipas parashikimeve pritet që kryeqyteti amerikan Uashington të thyejë rekordin e temperaturave të larta ditën e nesërme, pasi pritet që termometri të shënojë 41 gradë celcius.

Më së shumti nga vapa është goditur pjesa lindore, ku temperaturat as natën nuk bien në 25 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës ngrihen në mbi 40 gradë. Natyrisht, vapa e tillë shkakton edhe lagështi të madhe ajri.

Sipas vlerësimeve të zyrtarëve amerikanë, për shkak të vapës kanë vdekur disa persona, ndërsa meteorologët parashikojnë që vala e vapës më të madhe të lëvizë nga Chikago dhe Detroiti drejt bregut lindor, ku gjenden New Yorku, New Jersey, Saint Louis e qytete tjera. Janë mbyllur shkollat që nuk kanë pajisje klimatike, ndërkohë që në shumë qytete është vazhduar puna e pishinave publike deri në orën 22:00.
JFK aeroport është goditur nga 100 gradë në fillim të pasdites dje, duke vendosur një rekord të ri sipas nivelit Carkoon inflamacionit Sarlacc-.Rekordin e mëparshëm për këtë datë është vendosur vetëm vitin e kaluar, kur temperatura me e lartë ishte 96 degree.
Mos harroni, se Shërbimi Kombëtar i Motit ka njoftuar se me vlerat e indeksit të ngrohjes sot e nesër temperatuara do të jetë 105-107 degree.
Vala e të nxehtët që përhapet me shpejtësi duke përfshirë zona të tëra nga Midwest deri Northeast të bregut lindor të oqeanit Atlantik, po thyen rekordin – sot të premten dhe nesër shtunën temperatura do të kaloi 100-shkallë.

Megjithëse, pritej një përmisim i lehtë, sipas sinoptikëve “nuk ka as pak shpresa” sepse e premtia dhe e shtuna nuk do të sjellë lehtësimin e shumë pritur. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi të nxehtit mbi 100 degree(mbi 40 grad celcius) në disa shtete, duke përfshirë shtetet:  Oklahoma, Nebraska, Iowa, Kansas, Illinois, Missouri, Kentucky, Ohio, Virginia, North Carolina, Maryland, Indiana, Pennsylvania, New York, New Jersey dhe Connecticut. .
Një rekord-temperaturë të lartë u vendos të shtunën në Parkun Qendror të Nju Jorkut, kur termometri shënoi temperaturën 111 degree. Në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy në New York, teremometri shënoi temperaturën 105 degree deri në 107, duke thyer atë që ishtë arritur në 23 korrik 1972. Në aeroportin e New Jeseyet Newark, sot temperatura arriti 107 degree, duke kaluar ditën më të nxehtë që ishte ajo e 23 korrikut 1955 me mbi 100 degree. Të premten, temperatura  në Newark do të ketë një tjetër rekord të lartë 108 degree.
Qendrat e ftohjes, parqet, dhe pishinat janë të hapura me orë të zgjatura në të gjitha pesë lagjet qytetit të New Yorkut.

Eneregjia elektrike u ndërpre për 50.000 konsumatorët sot pasdite në zonën metropolitane në New York.
Temperaturat mbi 100 degree shkruan shtypi amerikan do të jetë këtë fund javë edhe në Washingtonit DC

Joseph Robertson, shefi i batalionit të zjarrfikësve në Prince William County, tha se afro 150 njerëz kanë kërkuar ndihmë, kryesisht me sëmundje të lidhura me të nxehtin. Ai tha se 11 vetë nga këta u dërguan në spitale, por nuk ka pacientë që besohet të jenë në gjendje kritike.
Në Karolinën e Veriut, ku temperaturat prej sot i kaloi të 100 degree do të jetë nesër dhe pasnesër e shtunë, spitalet janë duke parë një rritje të njerëzve që kërkojnë trajtim për sëmundjet të lidhura me nxehtin, dhe kan marrë të gjitha masat.
Kryqi i Kuq Amerikan është duke punuar me një staf të posaçëm në një stacion ftohës në Charlotte për të ofruar pije dhe snacks. Rreth 200 njerëz vizituan stacionin vetëm sot, kur ajo u hap.
Në punonjës i Kryqit të Kuq tha se : “Ne ofrojmë një mjedis të ftohtë, një vend për të marrë në edhe jashtë pije dhe ujë të ftohtë.”
Kansas City sot e pa ditën e tij më të nxehta të vitit, zyrtarisht temperatura ka arritur në 101 degree, tha stacioni NBC .

Sot është dita e pestë rresht, që temperaturat sillen reth 101-degree në rajonin Filadelfia, një rekord ky që mbahej prej  23 korrik 1978- me 99 degree, raportoi Philadelphia Inquirer.
“Ne kemi një front të dobët të, të ftohtit që vjen nga e diela deri të hënën, e cila do të na japë një lehtësim, por jo shumë,” tha një zyrtar i lart i qendrës meteorologjike në Heather Sheffield në Uashington, DC
Ndër të tjera temperaturat rekord për këto ditë ishin edhe Georgetown, Delaware , në 104 degree, duke e kaluar atë të 101 degree në vitin 1952 .

Në Atlantic City, New Jersey, 105 gradë, kan thyer rekordin e 100-degree të vendosur në vitin 1991.

Shtetet perëndimore amerikane po përjetojnë një valë të nxehti, me temperaturat që kërcënojnë të thyejnë rekordet e të gjitha kohërave në Tokë.  Në Feniks, Arizona, termometri arriti në 47 gradë Celsius ditën ë premte, ndërsa në shkretëtirën Lugina e Vdekjes, në Kaliforni, arriti në 51 gradë Celsius.Vala e të nxehtit pritet të zgjasë gjatë gjithë fundjavës. Autoritetet në këto rajone  po hapin qendra freskimi dhe druhen se i nxehti mund të vonojë fluturimet ajrore. Një zëdhënës i aviacionit amerikan deklaroi se temperaturat në Feniks do të monitorohen me vëmendje, .Shërbimi Kombëtar Meteorologjik ka bërë një paralajmërim për zona të ndryshme të rajonit, përfshirë Las Vegasin, duke u bërë thirrje banorëve që të kenë kujdes deri të hënën në mëngjes.Zona nga pesë shtetet, përfshirë Koloradon dhe Jutahun, do të pësojnë një rritje të temperaturave mbi 37 gradë Celsius gjatë fundjavës.“Do të shkojmë përtej niveleve rekord në zonën e Feniksit dhe në zonat jug-perëndimore të Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar Mark O’Malley.Temperaturat në Luginën e Vdekjes në Kaliforni parashikohet të arrijnë në 53 gradë Celsius gjatë fundjavës. Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Tokë, 57 gradë Celsius, u verifikua rreth 100 vjet më parë, në 10 korrik 1913.Shkencëtarët thonë se vija ajrore e Amerikës së Veriut, që influencon në kushtet e motit, është bërë më e çoroditur në vitet e fundit, duke shtuar gjasat që sistemi meteorologjik të ngelet në vend

Si të mbroheni nga vapa e madhe

Shmanguni diellit mes orës 10 dhe 17, mbajeni banesën të freskët, hani ushqim të lehtë dhe pa shumë mëlmesa, pini sa më shumë ujë ose çaj dhe mos harroni t’i kontaktoni më shpesh më të dashurit tuaj.
Nëse është e mundur, dalja në diell duhet të shmanget në mes orës 10 dhe 17, veçanërisht për të sëmurët e zemrës dhe të sëmurët nga diabeti. Nëse daljen nuk mund ta shmangni, gjithsesi mbrojeni kokën me kapelë ose shami. Mos harroni që gjatë ditës të konsumoni dy litra lëngje, ndërsa nëse keni angazhime më të mëdha fizike, edhe më shumë. Shmangni pijet me gaz dhe me sheqer dhe pini ujë apo çaj. Nga gjellët rekomandohen supat dhe ushqimi i përgatitur në avull dhe gjithsesi duhet të hani edhe pemë dhe perime sezonale. Shmangni ushqimin e fërguar dhe shumë të kriposur.
Freskojeni shtëpinë tuaj – temperaturën e dhomës mbajeni nën 32 gradë celsius gjatë ditës dhe nën 24 gjatë natës, përdoreni ajrin më të ftohtë të natës, uleni sasinë e ajrit të nxehtë brenda banesës, varni peshqirë të lagët, ndërsa kur e keni klimën të ndezur, mbyllni dyert dhe dritaret.
Nëse në familje keni persona më të moshuar me të cilët nuk jetoni, gjithsesi duhet t’i kontaktoni më shpesh, ndërsa e njëjta vlen edhe për fqinjët dhe të afërmit tjerë më të moshuar.
Nëse merrni ndonjë lloj ilaçi, konsultojeni mjekun se çfarë ndikimi mund të kenë ato ilaçe në termorregullimin dhe baraspeshën e lëngjeve në trup.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 107 grade, Beqir Sina, Vala e te nxehtit

Lamtumirë Vinçenco Çeramit – gjeniu poliedrik

July 19, 2013 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/

Lamtumira është fjala që na ndan me njerëzit tanë më të dashur. Fjalë e dhimbshme dhe plot peshë, sidomos kur të largohet përgjithmonë një mik i vërtetë me të cilin ke ecur në rrugën tënde të krijimtarisë, aq më shumë që ka qënë mësuesi yt i madh i jetës. Lamtumira është fjala e fundit që i ndan njerëzit që ndoshta njohjet i kanë patur të pakta, por sado të pakta t’i kenë patur, ka mbetur  diçka në jetë që të rilidh me të. Por edhe ata që nuk e patën mundësinë që ta njohin nga afër, përsëri sado egoistë dhe nihilistë të tregohen, përsëri, herët a vonë, do të ndeshen me emrin dhe veprën e tij. E prej Çeramit na ka mbetur një pasuri e tërë letrare, kinematografike e skenike, kështu që do të kemi padiskutim momente të bukura ritakimi me të. Edhe për ne shqiptarët e përtejdetit do të ishte mirë që jo vetëm filmat, por edhe veprën e tij letrare ta njohim, duke e sjellë në gjuhën tonë. Kjo është detyra e përkthyesve dhe e shtëpive botuese që të mos ezitojnë, por të fillojnë nga puna qysh tani. Janë mbi 30 vepra të shkruara prej tij që presin të përkthehen, ose të paktën prej tyre disa nga kryeveprat të cilat e bënë të famshëm autorin më parë si shkrimtar e pastaj si skenograf. Besoj se në të gjithë atë përvojë ka gjithmonë leksione që duhen lexuar dhe mësuar, për secilin prej nesh.

Lindi në Romë në vitin 1940, shkrimtar, dramaturg, poet, skenograf. Në vitin 1976 botoi romanin e parë Një borgjez i vogël, i vogël; Prani e dashur 1978; Lamtumirë Lenin 1981; Djali prej xhami 1983; Lepuri 1988; Hipokriti 1991; Njerëzit 1993; Zoti ‘900 1994; Këshilla një shkrimtari të ri 1996; Takimi 2005; Jetë të gënjeshtra 2007.

“Desha ta falenderoja publikisht mikun Çerami, është një person shumë bujar, ëmbëlsia e tij të gjeg. E fuste dorën në xhep dhe nxirrte jashtë futrunë. Më ka mësuar shumë gjëra. Që në fillim më mësoi se frymëzimin e presin diletantët, të tjerët i përveshin mëngët dhe i futen punës. Më mësoi sintaksën, sintezën. Është një njeri që ia hap zemrën të gjitha enigmave dhe di t’i zgjidhë të gjitha ato. Po e përshëndet me fjalët e një poeti të madh: Vinçenco, mos rri e vështro, mos u shqetëso, nëse bien yjet, por shikoji që t’i mbash mend. E ardhmja sapo filloi” – u shpreh aktori i çmimit Oskar Beninji.

 

Kur i propozuan çmimin e merituar të karrierës, ai nuk shkoi vetë, ashtu si Benini dhe Piovani, të tre të bashkuar nga një lidhje dhe bashkëpunim mbi 20 vjeçar, por dhe nga përvoja magjike që i çoi deri tek Çmimi Oskar për filmin Jeta është e bukur. Në takimin me presidentin Napolitano vajza e vet lexoi mesazhin e të atit, duke e mbyllur me fjalët : Shpresa jonë, në errësirën në të cilën luftojmë është se më në fund shteti dhe ndërmarrjet private duhet të vendosin bashkë të investojnë për bukuritë e Italisë dhe të bëhen të vetëdijshëm se kultura, talenti, fantasia janë një burim real. Lidhja me Romën e shkrimtarit të njohur mbeti shumë e fortë, pasi ai lindi në zemrën e Italisë, të artit dhe kulturës. Ja si shprehet ai për qytetin e tij që aq shumë e deshi dhe e respektoi, pasi dhe vetë qyteti e deshi birin e vet: “Të gjitha librat e mi dhe romanet janë plot me qytetin e Romës. Në të gjitha vendet ku kam shkuar Roma më ka sugjeruar gjithmonë diçka që më pas e futa në shkrimet e mia”.

 

Shpesh kemi dëgjuar dhe shkruar se jeta e një njeriu të madh në fillesat e saj nuk ka qënë prej një gjeniu, përkundrazi të jepet përshtypja se nuk do ta lidhë asgjë me pasionet e jetës. Një ditë përgënjeshtrohen të gjitha dhe talenti i fshehur shpërthen fuqishëm dhe e ngre zërin e vet. Më pas është një punë e madhe që e kalit atë dhe e vë para provave të jetës, të profesionit dhe kulturës. Edhe Çerami është një prej atyre rasteve që ndoshta edhe vetë mësuesi i tij nuk e besonte, por surprizat në jetë nuk mbarojnë kurrë.

Një prej kujtimeve të para për të kur ishte nxënës e sjell një profesor : “Vinçencoja është shumë i drojtur, mbeti vitin e kaluar, se nuk u përgjigjej pyetjeve. Duhet ta kuptojmë, sepse ishte i sëmurë”. Ai profesor ishte 28 vjeçari Pier Paolo Pazolini që nuk  ia doli që t’ia kthente fjalën Vinçencos së vogël, por  në sajë të një teme : Një të dielë në mal, e ndihmoi të kuptonte se fjalët do të ishin më tej jeta e vet.

“Ishte një temë për friulianë, ku dija unë gjë për mallet? Kisha parë vetëm një, Terminilon dhe në verë”- thotë Cerami. E shpiku në përshkrimin e vet : Terminilo e shkatërruar nga orteqet dhe e banuar nga njeriu i urryer i borës. Druhej se e kishte tepruar, por Pazolinit i pëlqeu, e lexoi me zë në klasë. Sukses i madh.

“Më bëri përshtypje. Mezi pres të shkruaj një tjetër. Pa e ditur e zbulova letërsinë” – u shpreh autori. Më vonë Pasolini e mori si ndihmësregjisor në filmat e vet. Lidhjet me kinemanë vazhduan dhe romani i tij i parë, Një borgjez i vogël, i vogël, u bë film me aktorin Alberto Sordi. Ka shkruar për emrat e mëdhenj të kinematografisë italiane Belokio, Amelio, Bertoluci, Skola, Veronezi, Moniceli etj. Por Çerami ishte dhe poet. Epitafin e shkroi vetë në një prej poezive të tij të fundit : “Çdo mëngjes prej vetes më pëlqen e ardhmja e shkuar / dhe në mbrëmje qaj për të”. Kryebashkiaku Marino u shpreh se me vdekjen e tij, Roma humbi një mik. Vërtet një mik të dashur, në një dashuri ëndrrash midis Qytetit të përjetshëm dhe atij që me veprën e tij ia shtoi përjetësinë. Po e mbyll me fjalët e Beninjit, shenja e mirënjohjes më të ndjerë ndaj tij që vështirë se do të harrohet: “Pa të nuk do të kisha mundur as të ecja në muzikën e jetës. I detyrohem për gjithçka. Sot kemi një poet më pak në botë, një gjë që na bën të gjithëve më të trishtë”.

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Arjan Th Kallco, Lamtumire, Vicenco Cerami

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri me Kryetar të ri

July 17, 2013 by dgreca

Kryesia Ukrainase e OSBE-së ka njoftuar te merkuren se Ambasadori Florian Raunig nga Austria është emëruar Kryetari i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, dhe zyrtarisht do të marrë detyrën në 1 Tetor 2013.Ambasadori Raunig ka lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës. Ai është një diplomat karriere dhe ka shërbyer më parë si Ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ambasadori Raunig ka studiuar për shkenca politike, filozofi dhe drejtësi dhe është diplomuar pranë Universitetit të Vjenës. Flet rrjedhshëm gjuhët shqip, frëngjisht, anglisht dhe italisht. Është i martuar dhe ka dy vajza.

Raunig do të zëvendësojë në këtë post, ambasadorin e OSBE-së në detyrë, Eugen Wollfarth. Deri në Tetor 2013 kreun e OSBE-së në vendin tonë e mban Zëvendës Kryetari Robert Wilton(Kortezi TV Ora News)

Filed Under: Kronike Tagged With: Florian Raunig, Kryetari i ri, ne Tirane, nga Austria

Një banor i Brooklyn-it krijon një automjet “Transformers Truck – USA 1”

July 16, 2013 by dgreca

“Unë e kam mbaruar atë në 9/11, por ajo nuk ishte në këtë nivel që është sot”, thotë Figueroa. “Unë e solla atë në një nivel tjetër që nga atëherë. Në fillim, ajo dukej si një anije kozmike dhe tani ajo duket si një transformator.” Ajo është makinë e tipit auctioning dhe për të bërë para i kam vendosur një dizajn të ri, më ambicioz”thotë ai./

 Nga BEQIR SINA, Brooklyn – New York/
WILLIAMSBURG BROOKLYN NYC: Akti tani ka krijuar një kamion të jashtëzakonshme hibrid me dy dyer të kontrollit automatik me hapje nga lart. Dritat janë të shkurtëra dhe largëta brenda dhe të jashtme – të teknologjisë LED . Ndërsa, pronari i saj e ka nxjerr automjetin që i ngjanë një “anije kozmike”, në një rrugë të Brooklinit – lagjen Williamsburg, dhe thotë se ajo “mund të jetë juaji në ankand për një çmim fillestar prej 250,000 dollar”. Pronari dhe krijuesi i kësaj “makine kozmike”, është një emigrant nga Puerto Rico, quhet Orlando Figueroa . Ai i rrethuar nga dhjetra kurreshtar, tregon se si ai arriti ta ndërtojë me duart e tij këtë lloj makine fantastike. Figueroa rrefen se kaloi katër vite në dizajnimin e automjetit të cilën ai e quan “USA 1”. Për ndërtimin e saj ai ka përdorur motorrin dhe konstruktin – shasinë me gjithë rrotat dhe mototrrin e një kamionçinë e tipi Chevy 1981 .

“Unë e kam mbaruar atë në 9/11, por ajo nuk ishte në këtë nivel që është sot”, thotë Figueroa. “Unë e solla atë në një nivel tjetër që nga atëherë. Në fillim, ajo dukej si një anije kozmike dhe tani ajo duket si një transformator.” Ajo është makinë e tipit auctioning dhe për të bërë para i kam vendosur një dizajn të ri, më ambicioz”thotë ai.

Ndërsa tregon se :”Kur isha i ri, kam pasur në ëndrrat e mia një makinë që do të fluturonëte, dhe kam jetuar gjithmon me endrrën e saj,” Figeuroa shton se “Ajo kishte dritat dhe aparatura me rreze lazer, format e raketës si krah, gjithçka duke emituar një transformator. Makina ime ” ishte si një qenie e gjallë” që unë isha brenda saj! Kështu që unë kur u rrita, kam programuar trurin tim për të krijuar atë, jo ndonjë program kompjutërikë. Kjo makinë nuk është njëjtë si kur ajo që mendoja kur unë isha një fëmijë, por kjo është e afërtë , në mendjen time, përvese nuk fluturonë. Me këtë kam mësuar veten se si të bëjë të gjithë këtë makinë. ”
Figueroa, i cili ka lindur në Porto Riko dhe tani banon në Williamsburg, një lagje tipike njujorkeze e banura nga emigrantët, kryesisht hebrenjët, latinët, polakët dhe kinezët, ka projektuar gjithashtu një kostum të veçantë i ngjashëm me ato të astronautëve për të shkuar me automjetin e tij. Ky kostum tha ai e ruan vozisitin 100 përqind nga çdo lloj aksidenti.

“Kur unë nisa për të vënë në jetë ëndrrën time për të projektuar ” USA 1 “, mendova se duhet të kem një kostum të sigurtë shoferi, shpjegon ai. “Kam kërkuar kopanime të video-game lojarave në video për të bërë një video për fëmijët të cilët janë të ngjashëm, si Captain America. Tani Por kjo makinë është për ankand dhe çmimi i parë është 250 mijë dollarë.

Ai rrëfehet sepse e ka vendosur këtë krijim fantastik në ankand. Figuroa, thotë “Unë kam nxjerr në ankand USA 1, sepse tani kam planet e tjera, për të ardhmen që unë dua të bëj. Unë dua të bëjë një motor robot që transformon për të mbrojtur shoferin – motoristin nëse ka një aksident. Unë kam nevojë për financat nga kjo që do të shesë për të u marrë me një motorrçiklet në një nivel tjetër. Kjo është e mundshme nëse Perëndia do të më ndihmojë në planet e mija. ” tha ai.
I pyetur se çfarë mendojnë policia e udhëtim e tij, e cila katër ulëse të qeta në pjesën e pasme, Figeuroa thotë, “Policia nuk më ka ndalur ndonjë herë për trafik. I vetmi rast kur më ka ndaluar policia ka qenë për të marrë fotografi, kur isha në Delaware. Atje një polic më ndaloi mua dhe lut mua për të ndjekur atë deri në rajonin e policisë. Kur shkuam në rajonin e poliicisë të gjithë policët ishin duke pritur jashtë për të marrë fotografi.”

 

Filed Under: Kronike Tagged With: banori i Brooklynit, krijon nje automjet, Transformers

Valë të nxehti mbi SHBA

July 16, 2013 by dgreca

New York, vala e të nxehtit hyn në ditën e dytë – temperaturat pritet të “fluturojne” deri në 96 -100 degrees -36 -40 grad celesius

Nga Beqir Sina/
NEW YORK CITY – Miliona njerëz, sidomos në gjithë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara janë prekur nga temperatura të larta që shkuan mbi 36 gradë celsius dhe arritën nivele rekorde në shumë zona. Këto janë temperaturat më të larta në 18 vjetët e fundit.

Niveli i lartë i lagështisë bëri që nxehtësia të ndjehej si të ishte më shumë se 40 gradë celsius në New York dhe qytete të tjera, thonë njerëzit.Autoritet lokale paralajmëruan njerëzit të mënjanonin punën jashtë dhe të kërkonin vendstrehim me kondicionerë në se ishte e nevojshme. Ata thanë se vala e të nxehtit gjatë kësaj jave ka shkaktuar vdekjen e disa personave. Qytetarve u bëhet thirrje vazhdimisht të mënjëanoinë lëvizjet e panevosjshme jashtë.

Autoritetet njujorkeze njoftuan se këto janë ditët më të nxehtë të kësaj vere përvëluese, prandaj duhet të ruheni.Temperatura, është e lartë, e cila duket sikur të jetë 40 gradë celsius e lartë, është e lagësht dhe djegëse. Dhe këto janë vetëm dy ditët e para në këtë javë përvëluese, thonë metereologët. Njujorkezët janë mbërthyer rreth qytetit.Pothuajse shumicën e njerëzve i sheh këto ditë të kalojnë ditën në plazhet përreth bregut të oqeanit, ose në hapsirat veriore, në lumenjët dhe liqenet, parqet e shumta natyrore, dhe për rreth qytetit dhe në mes të qytetit parqet qendrore,Njerëz të tjerë frekuentojnë më shumë pishnat dhe vendet e tjera – ku temperatura nuk ka lëvizur asnjë shkallë nga ajo e fillm javës 96 gradë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Nga vapa e madhe ka edhe shumë probleme me furnizimin 24 orë energjinë elektrike, mergjencat në qytet janë shtuar.

Enti i shërbimit të brendeshëm energjitkë tha se rreth 450 konsumatorë të kompanisë Con – Edison në qytetin e Queensit -New York, u zgjuan të martën në mëngjes pa energji elektrike, për shkak të ndërprejeres si pasojë e ngarkesës së lartë, sipas shërbimeve të kësaj kompanie, e cila po punon për rivendosjen e energjisë elektrike.  Nderprerje – në rrjetin e shpërndarjes të energjisë elektrike ka pasur edhe në lagjet Maspeth, Xhamajkë, dhe Richmond Hill – po në Queens, ku më së shumti për shkak të ngarkesave linjat janë rrëzuar.

Temperaturat e larta që po mbretërojnë gjatë ditëve në fundit në New York, sipas autoriteteve lokale kanë shtuar numrin e pacientëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në disa spitale të qytetit. Spitalet, si dhe Qendrat e Pleqve janë më të prekura nga emergjencat për shkak të temperaturave të larta. Sipas specialistëve të sinoptikës kjo javë pritet të jetë më e nxehta në bregedetin lindor të SHBA, në këto 20 vjetë
Temperaturat e larta po vazhdojnë, ndërsa mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në disa zona ku ngarkesa thuhet është shumë e madhe.

Raportohet edhe për të vdekur në disa zona të bregut lindor të Shteteve të Bashkuara.  Ndërkaq, Shërbimit Kombëtar të Motit thotë se pritet që temperaturat të bien gjatë fillimit të javës që vjen.Kjo ulje temperaturash mund të shoqërohet me shi.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, mbi SHBA, vale te nxehti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 511
  • 512
  • 513
  • 514
  • 515
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT