Protesta paqësore, por të ngarkuara me emocione kanë shpërthyer në një numër qytetesh amerikane pasi një banor i Floridës u shpall i pafajshëm lidhur me akuzat për vrasje me paramendim dhe vrasje aksidentale, në gjyqin që pasoi vdekjen e një adoleshenti afrikano-amerikan vjet. Presidenti Barak Obama bëri thirrje për qetësi dje, pas shpalljes së vendimit. Në një deklaratë me shkrim, zoti Obama e cilëson vdekjen e adoleshentit Trayvon Martin një tragjedi si për familjen ashtu edhe për Amerikën. Por ai bëri thirrje për reflektim paqësor duke shtuar, “ne jemi një vend ku sundon ligji, dhe trupi gjykues e tha fjalën e tij”.
Vendimet gjyqësore në çështje të ngarkuara me ngjyrime racore kanë shkaktuar në disa raste protesta dhe trazira masive. Në vitin 1992 disa policë të Los Anxhelosit u shpallën të pafajshëm lidhur me akuzat për rrahjen e një afrikano-amerikani. Vendimi u pasua me protesta të dhunshme, akte vandalizmi, plaçkitje dhe kaos. Dhjetra vetë gjetën vdekjen, qindra të tjerë u plagosën dhe dëmet materiale kapën shumën 1 miliard dollarë.
Në dallim nga trazira të tilla, protestat pas shpalljes të pafajshëm të të akuzuarit George Zimmerman kanë qenë relativisht paqësore. Të shtunën në mbrëmje, trupi gjykues i përbërë nga gjashtë gra, deklaroi vendimin në një ndër proceset gjyqësore që tërhoqën vëmendjen më të madhe publike gjatë viteve të fundit:
Një ndër avokatët e familjes së 17-vjeçarit të vrarë Trayvon Martin, dha komente në programin Fox News Sunday. Darryl Parks e cilësoi si të pabesueshëm vendimin, por tha se familja Martin do që publiku të reagojë pa dhunë.
“Ky është vendimi i trupit gjykues. Ne e pranojmë vendimin, por nuk jemi dakord me të”.
Në vitin 2012, George Zimmerman, gjatë një patrullimi vullnetar të lagjes ku banonte, pa 17-vjeçarin Trayvon Martin duke ecur nëpër lagje. Të dy ata u ngacmuan me fjalë, gjë që çoi në ballafaqim, si rezultat ata u përleshën dhe incidenti përfundoi me vrasjen e adoleshentit nga Zimmerman.
Seanca gjyqësore nxori në pah dëshmi kundërthënëse lidhur me personin që ishte nismëtari i konfliktit dhe me pyetjen nëse Zimmerman kishte reaguar në vetëmbrojtje.
Anëtari i Komisionit të Senatit për Gjyqësorin, republikani Orrin Hatch u shpreh se u dha vendimi i duhur. Ai i bëri komentet në programin This Week:
“Nëse procesi bazohet mbi kushtin se duhet provuar fajësia përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, duhet të pranojmë se kishte plot dyshime të arsyeshme lidhur me fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit”.
Megjithëse është shpallur i pafajshëm në një gjykatë penale, Zimmerman mund të nxirret përsëri në gjyq, këtë radhë në një gjykatë civile nëse familja Martin ose Departamenti i Drejtësisë vendosin të ndjekin këtë pistë.(Kortezi: Michael Bowman)
Presidenti Nishani uron mazhorancën e re dhe u jep kurajo institucioneve Kushtetuese
Presidenti Bujar Nishani mblodhi krerët e institucioneve të pavarura: Mos u stepni ndaj ndonjë revanshi të mundshëm!/
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka zhvilluar të hënën një takim të paralajmëruar me krerët e institucioneve kushtetuese të vendit.Të pranishëm të takim ishin Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, Nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj dhe Inspektori i Përgjithshëm i ILDKP-së Zana Xhuka.Në fjalën e tij, kreu i shtetit ka kërkuar nga krerët e institucioneve të qëndrojnë larg politikës dhe të përballojnë me sukses periudhën e trazicionit të pushtetit.“Sapo kemi përfunduar zgjedhjet dhe jemi në procesin e trazicionit politik. Përballimi me sukses dhe me profesionalizëm i kësaj periudhe është qëllimi i takimit të sotëm. Zgjedhjet prodhuan një mazhorancë të re politike, të cilës i uroj suksese në përmbushjen e detyrave dhe misionit të saj. Prioritetet e kësaj qeverie mund të jenë të ndryshme nga maxhoranca e mëparshme, kësisoj dhe funksionet qeverisëse duhet të jenë të matura. Në shërbim të këtij mandati të kësaj mazhorance të re, vendimarrjet e institucioneve të tilla si Prokuroria, Gjykata e Larta, Banka e Shqipërisë, KLSH-ja, ILDKPJ-ja etj duhet të mos përfshihen nga perceptimi i inercisë së tranferimit të pushtetit. Tashmë, institucionet kushtetuese të vendit janë të kolauduar dhe funksionojnë për gjithë vendin pa marrë parasysh asnjë përkatësi, por vetëm në përputhje me ligjin” tha Nishani.Nishani u bëri thirri sot drejtuesve të disa institucioneve që të mos stepen apo frikësohen ndaj ndonjë revanshi që mund të mendohet në këtë periudhë të tranzitimit të pushtetit nga një maxhorancë në një tjetër.
“Qeveria dhe kryeministri i ri pavarësisht se mund të kenë pikëpamjet e tyre, por baza e këtyre institucioneve sipas tij është e përcaktuar ligjërisht dhe e pavarur institucionalisht. Askush nuk duhet të ndihet i sulmuar, i brishtë apo lehtësisht i goditshëm. Një periudhë e tillë tranzitimi është përdorur si kohë e mjegullt nga elementët e krimit, veçanërisht ata ekonomikë e korruptivë, ndaj është për t’u përshëndetur që institucione të caktuara morën para para disa ditësh duke krijuar një klimë sigurie se shteti funksionon. Do të donim që askush të mos e shkelte ligjin, të mos ndodhte asnjë krim, të kishim zero korrupsion, por kjo nuk është realiste. Le të jemi pra, realist, e të punojmë me devocion në përputhje me rrethanat reale dhe jo tek meskiniteti,” tha Nishani.
Nishani po ashtu bëri thirrje edhe për vazhdimin e reformave nga këto institucione pavarësisht ndërrimit të maxhorancës, dhe synimeve që ajo mund të ketë.
“Reformat strukturore që janë nisur dhe që janë në vazhdim e sipër, ato që janë të miratuara dhe të bashkërenduara me komunitetin ndërkombëtar, ato që kanë filluar të japin frute në trasnparencën e sistemit dhe sidomos në rritjen e konkurencës nuk kanë asnjë arsye të ndërpriten e të mbeten në pritje. Ato janë të destinuara të arrijnë objektivat e veta. Kjo do t’i sillte mundësi më të mëdha qeverisë së ardshme por do të krijonte një mundësi bashkërendimi të objektivave tona të përbashkëta.”- tha Nishani.
Në vijim, fjala e plotë e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, në takimin me krerët e disa insitucioneve të pavarura.
Të nderuar pjesëmarrës të këtij takimi,
Në radhë të parë dëshiroj t’ju përshëndes e t’ju uroj punë të mbarë në këtë periudhë kohe disi të veçantë, ku sapo kemi përfunduar zgjedhjet parlamentare dhe jemi në fillim të procesit të tranzitimit të pushtetit politik nga një mazhorancë në një tjetër të re të sapovendosur nga këto zgjedhje.
Pikërisht përballimi me suksesin më të madh të mundshëm demokratik e profesional i kësaj periudhe, është qëllimi kryesor i mesazhit tim sot me cilësinë e Presidentit të Republikës, për ju dhe për gjithë trupën institucionale që ju përfaqësoni .
Zgjedhjet prodhuan një mazhorancë të re politike, të cilës i uroj suksese në përmbushjen e detyrave dhe misionit të saj.
Prioritetet e kësaj qeverie mund të jenë të ndryshme nga mazhoranca e mëparshme.
Kësisoj edhe funksionet qeverisëse duhet të jenë të matura, në zbatim të ligjit, por edhe të moralit publik dhe institucional, në shërbim të këtij mandati që do fillojë së shpejti.
Por, ushtrimi i funksioneve, praktikat dhe vendim-marrjet e institucioneve të tillë si Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Guvernatori i Bankës, KLSH, ILDKP, etj, si institucione të pavarura duhet të mos përfshihen nga perceptimi i inercisë së transferimit të pushtetit qeverisës.
Qeveria dhe Kryeministri i ri mund të kenë pikëpamjet e tyre për raportin që do të vendosin me këto institucione, apo dhe për mënyrat e koordinimit që mund të kenë me ju, por baza e punës së përditshme të këtyre institucioneve është krejtësisht e përcaktuar ligjërisht, e pavarur institucionalisht, e mbi të gjitha duhet t’i përgjigjet zërit të profesionalitetit, që kërkon t’i shërbejë pa reshtje e pa ndërprerje qytetarit, shtetit dhe atdheut.
Tashmë institucionet kushtetuese të Shtetit tonë, janë mekanizma të kolauduara, që funksionojnë me rendiment të kënaqshëm, në të mirë të vendit, në të gjithë vendin, për të gjithë njëlloj pa marrë parasysh asnjë përkatësi të çfarëdolloji, në përputhje me Ligjin.
Funksionimi i mirë i institucioneve, në një vështrim të përgjithshëm, pa hyrë në detaje, ka dy anë;
Funksionimin e brendshëm dhe pamjen nga jashtë, apo perceptimin në publik.
Këto dy elementë shkojnë krahas njëri-tjetrit, e ndihmojnë njëri-tjetrin.
Nga njëra anë, funksionimi i mirë i institucioneve shton perceptimin e mirë real. Nga ana tjetër, perceptimi i drejtë nxit funksionimin e mirë.
Me fjalë të tjera, ajo që është qëllimi final i punës së institucioneve, shtimi i Lirisë, shtohet në përpjesëtim të drejtë, si me funksionimin e kënaqshëm të tyre, dhe me besimin gjithmonë në rritje që njerëzit kanë tek Institucionet.
Lodhjet e pandalshme për përmirësimin progresiv të punës së Institucioneve, janë pjesë e rëndësishme e çmimit të Lirisë. Çmim goxha i lartë, që arrihet vetëm me punë këmbëngulëse, punë e cila gjithmonë shpërblehet me rezultate.
Të nderuar të pranishëm,
Jemi në një kohë vërtet serioze për të ardhmen tonë europiane, e sfida të rëndësishme duhet të përballë shteti dhe shoqëria shqiptare.
Reformat strukturore që janë nisur e që janë në vazhdim e sipër, ato që janë të miratuara dhe të bashkërenditura edhe me komunitetin ndërkombëtar, ato që kanë të bëjnë me dixhitalizimin dhe informatizimin e sistemit të drejtësisë dhe prokurorisë, ato që kanë filluar tashmë të japin frytet në transparencën e sistemit dhe sidomos në rritjen e konkurrencës dhe vlerësimit të pjestarëve të sistemit tonë të drejtësisë, nuk kanë asnjë arsye të ndërpriten e të mbeten në pritje.
Ato janë të destinuara të arrijnë objektivat e veta, objektiva këto që janë në favor të së mirës publike.
Kjo jo vetëm që do t’i sillte mundësi më të mëdha qeverisë dhe mazhorancës së re, por do të krijonte një klimë më të përshtatshme bashkërendimi të objektivave tona të përbashkëta, që do t’i shtronte më pas rrugën një bashkëpunimi të frytshëm institucionalo-shtetëror.
Në momente të tilla, të tranzitimit të pushtetit politik, stabiliteti dhe qartësia profesionale e institucioneve tuaj merr një rol garantues.
Do të ishte e dëmshme dhe kundër-produktive, stepja, apo dhe frika ndaj ndonjë revanshi që mund të mendohet.
Kjo gjë s’duhet të ndodhë jo vetëm për dinjitetin profesional dhe shtetëror që ju dhe institucionet tuaja përfaqësojnë, por kryesisht për atë rol të madh të garantit ligjor, ekonomik e kontrollues që institucionet tuaja kanë në shërbim të qytetarit dhe demokracisë shqiptare.
Nuk duhet t’i krijohet asnjë pengesë apo mungesë shërbimi një qytetari apo biznesi që pret në dyert e një gjykate apo në derën e prokurorisë. Por po njëlloj, nuk duhet t’i mungojë institucioneve dhe organeve qeverisëse kontrolli financiar apo ligjor, informues apo koordinues, në raport me planet e miratuara për zbatim që në fillim të vitit.
Pavarësisht legjitimitetit moral apo ligjor, të gjitha kërkesat, deklaratat apo çdo ndërhyrje e jashtme që mund të vijë prej politikës duhet konsideruar vetëm si diçka së cilës i duhet përgjigjur korrektësisht, por jo si pengesë objektive për të kryer detyrat dhe objektivat që i ka vënë vetes secili prej institucioneve tuaja.
Askush nuk duhet të ndihet i sulmuar, dhe për më tepër i brishtë apo lehtësisht i goditshëm.
Një periudhë e tillë tranzitimi, është perceptuar jo shpesh në historinë e shtetit dhe demokracisë shqiptare si një kohë e mjegullt dhe e dobishme për t’u përdorur nga elementët e krimit të çdo lloji, por veçanërisht atij ekonomik e korruptiv.
Ndaj, janë për t’u përshëndetur institucione të tillë si Kontrolli i Lartë i Shtetit, që jo më larg se para disa ditësh ka publikuar masa të rëndësishme institucionale dhe ekonomike, për institucione të caktuara.
I njëjti ritëm duhet ruajtur edhe në institucionet e tjera kontrolluese, pasi kjo jo vetëm që krijon një ndjenjë të këndshme sigurie se shteti funksionon, por shërben si një mekanizëm i fortë frenues dhe parandalues për shkelje e keqbërje që mund të duken të padënueshme gjatë kësaj periudhe.
Do të donim që askush të mos e shkelte Ligjin, të mos ndodhte asnjë krim, të kishim zero korrupsion, të gjithë t’i deklaronin me saktësi të ardhurat, dhe të kishim para pafund që të mos na mbaroheshin kurrë. Por kjo nuk është realiste.
Të jemi pra realistë. Le të punojmë me sa më tepër devocion për një Shtet real. Gjithmonë bazuar tek Ligji. Në përputhje me nevojat reale, rrethanat konkrete, dhe jo bazuar tek meskiniteti dhe interesi.
Vetëm kështu mund ta përsosim Shtetin real. Që të kemi gjithmonë Drejtësi për të gjithë njëlloj, gjithmonë e më pak krime, çdo ditë e më pak korrupsion, gjithmonë e më pak shkelës të Ligjit, më tepër nëpunës që të deklarojnë me korrektesë të ardhurat dhe pasurinë.
Të kemi parasysh një gjë; Një njeri që nuk e dedikon plotësisht veten për detyrën që i është ngarkuar, nuk mund ta ketë kurrë besimin e njerëzve.
Duhet të mos frigemi nga shprehja e problemeve, por nga e kundërta, nga ndalimi i evidentimit të problemeve.
Në dinamikën e jetës sonë kohërat ndryshojnë, mënyrat dhe rrethanat ndryshojnë, por ne duhet të bëjmë çmos qe të mos ndryshojnë parimet.
Në këtë dinamikë, askush nuk është jashtë rrezikut për të gabuar. Por parimi është që prej gabimeve njeriu të rezistojë, të mos mposhtet, të mos deformohet por të përmirësohet gjithmonë e më shumë.
Por, parimi i parimeve është Liria.
Nëse institucionet dështojnë në shtimin e lirisë së shtetasve, atëherë kjo është fatkeqësia me e madhe që duhet ndrequr urgjentisht.
Në këtë kontekst të gjitha institucionet tuaja janë të lidhura drejtpërsëdrejti me lirinë e individit dhe në tërësi me lirinë e shoqërisë.
Ndaj në përfundim dëshiroj të theksoj rëndësinë e madhe që kanë për këtë, funksionimi i konsoliduar dhe i pandikuar i këtyre institucioneve.
Në mirëfunksionimin e tyre nuk ka krah politik, farefis, familjar, shok e shoqe. Ka vetëm Ligj.
Vetëm përmes këtyre parimeve do të mundësojmë që realizimi i ëndrrave të secilit shqiptar të bëjë të mundur realizimin e ëndrrës së madhe të Shqipërisë për të qenë një vend i lirë e i begatë, me dinjitet të vetin dhe të secilit shtetas.
Ju uroj punë të mbarë në përballimin me sukses të detyrave kushtetuese !
SHBA:Perfundon Gjyqi maratone, Juria shpall të pafajshëm George Zimmerman
Një juri në shtetin juglindor të Floridës arriti në përfudimin se i dyshuari George Zimmerman nuk është fajtor për vrasjen me ose pa paramendim të të riut me ngjyrë, Trayvon Martin.
Juria e përbërë nga 6 gra e shpalli Zimmermanin, mbrëmë vonë, të pafajshëm për të gjitha akuzat, në një proces të ngarkuar me nota racore. Babai i zotit Zimmerman është i bardhë ndërsa nëna e tij hispanike. Mbështetësit e të riut Martin e kishin akuzuar Zimmermanin se e kishte paragjykuar 17-vjeçarin Martin nga një këndvështrim racor, për shkak se ai ishte afrikano-amerikan.
Menjëherë pas vendimit, mbështetësit e Trayvon Martinit – duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij – përdorën mediat sociale për të shprehur pakënaqësinë e tyre me vendimin. Një grup njerëzish, jashtë gjykatës, protestoi ndaj rezultatit në mënyrë paqësore. Prania e policisë është shtuar në qytetin e Sanford, ku u zhvillua procesi gjyqësor.
Protesta spontane u zhvilluan në disa qytete në të gjithë SHBA-në, në një hapësirë prej mijëra kilometrash nga Florida në San Francisko. Protestat ishin kryesisht paqësore, edhe pse pati thyerje të disa vitrinave dhe disa zjarre të vogla.(Kortezi VOA)
NDERROI JETE NE FLORIDA SOTIR LASHOVA
Më 14 korrik 2013 u nda nga jeta në Jackonsvile, Florida të Amerikës shkrimtari i njohur, fabulisti shqiparo – amerikan, Sotir Lashova.
Sotir Lashova u lind në vitin 1931 në fshatin Lashovë të rrethit të Kolonjës në gjirin e një familjeje me taban të hershëm atdhetar.
Viteve të Luftës II Botërore i kontribuoi drejtëpërdrejt luftës kundër pushtuesve të huaj nazifashistë për çlirimin e Shqipërisë.
Mbas çlirimit të Atdheut shërbeu me devotshmëri të lartë atdhetar në radhët e Ushtrisë. Për disa vite ka qënë korrespondent i gazetës “Luftëtari”, organ shtypi i ish Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë.
Që në vitet gjashtëdhjetë ka qënë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
Ka botuar shumë vëllime në prozë e në poezi, por më shumë është shquar si fabulist. Ai i ka dhënë lexuesit vëllime të tilla me fabula, si “Korbi i varrim – zhvarrimeve”, “Gomari që desh të bëhej mbret”, “Dhelpra në grevë urie”, “Dhelpra – mike e luanit”, “Stafi i bishave”, “Ariu ministër” etj., etj.
Sotir Lashova ka pas bashkëpunuar edhe me gazetën e nderuar “Dielli”, por jo shpesh për shkak të gjëndjes së tij jo të mirë shëdetësore.
Ndarja nga jeta e Sotir Lashovës qe dhimbje e thellë për familjarët, por ajo qe një hidhërim i madh edhe për shokët e miqtë e tij të shumtë në Shqipëri, në Amerikë e në trevat ku banojnë shqiptarë.
I përfshirë në antologjitë e shkrimtarëve të njohur shqiptarë, antologji këto të botuara në Tiranë e në Prishtinë. Sotir Lashova mbetet nje figurë e nderuar e letërsisë shqiptare.(DHIMITER SHTEMBARI)
U kremtua 18 përvjetori Gjenocitit të Srebernicës para OKB-së
Nga BEQIR SINA, United Nations New York/
OKB NEW YORK : 11 Korriku – Dita e Gjenocidit në Srebrenicë, u përkujtua dje në Nju Jork përpara ndërtesës së OKB-së, me fjalime rasti, dhe thirrje të fuqishme për drejtësi si dhe vendosjen në sheshin Squere Washington nga një filxhan “me kafe” për viktimat. Më pas u mbajt edhe një Panel përkujtimorë në Universitetin Kolumbia.
Në këtë përkujtimore që e drejtojë gazetari Erol Avdoviç, mori pjesë edhe Ambasadori i Misionit të Përherëshëm pranë Kombeve të Bashkuara – Bosnjë dhe Hercegovinës, diplomatia Mirsada Çolakoviç,Ish-ministri i Jashtëm dhe ambasadori RBH Misioni në OKB, Mohammed Shaqirbegoviq, lider të organizatave të të Drejtave të Njeriut, në New York, lider fetar, familje të viktimave, gazetar e studentë, si dhe veprimtari i dalluar i komunitetit shqiptarë Harry Bajraktari, Imami shqiptar Edin Gjoni, dhe të tjerë.
Ndërkohë, media boshnjake nënvizoi se”Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon nuk mori pjesë në takim, edhe pse ai u thirr për të marrë pjesë në përkujtimin e 11 qershorit 1995 – 18 vjetorit të Masakrës së Serbenicës”.
Kurse, deshmitar okular dhe të mbjetuar treguan ngjarje të tmershme mbi Gjenocidin,, teksa një nënë muslimane boshnjake, duke qarë, tregoi tmerrin se si asaj ia vran militarët serbë vogëlushin e saj para syve.
11 qershori 1995 – Dita e Genocidit në Serbenicë, është konisderuar si një nga ngjarjet më tragjike të fund-Shekullit të XX-të, mblodhi dhjetra njerëz të enjten në sheshin e njohur për demostrata para pallatit të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, në Dag Hammarskjöld Park Plazza. Ndërkaq, për të përkujtuar 18 vjetori i gjenocitit në Srebrenicë, në këtë përkujtiomre morën pjesë edhe grupe për të drejtat e njeriut dhe komunitete të tjera nga Ballkani, Palvë e Gucia.
Përfaqësuesia e Përhershëm i Bosnjës dhe Hercegovinës në OKB-, diplomatia Mirasda Çolakoviç, përkujtoi se :”Gjenocidi në Srebrenicë në Bosnjë 18 vjet më parë ka ndodhur në territorin e së cilës OKB, patë deklaruar “zonë e sigurtë” dhe theksoi se ky është gjenocidi dytë më i madh në Europë, në sy të Europës dhe komunitetit ndërkombëtar.”
Duke theksuar rëndësinë e njohjes së ngjarjeve në Srebrenicë në 11 qershor 1995, Çolakoviç ka thënë se pajtimi nuk mund të ndodhë pa u përballur me të vërtetën.
Ndërkohë, Ambasadori Shaqirbegoviç, bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar se :”Për të bërë paqe, e cila të mbretëroi në mesin e gjeneratave, të gjithë duhet më parë të mësojnë dhe të dinë në lidhje me gabimet e etërve dhe gjyshërve të tyre,” tha ish- Përfaqësuesi i Përhershëm i Bosnjës dhe Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Muhamed Shaqirbegoviç.
Përfaqësuesi i Përhershëm i parë i Bosnje dhe Herzegovinës për OKB-në, Ambasdadori Muhamed Shaqirbegoviç. tha se Srebrenica kurrë nuk do të harrohet!
“Ne jemi të gatshëm për të falur ata që kanë kryer këto krime. Por, për shkak se ne kemi nevojë për një pendim të vërtetë dhe të kërkojnë falje – kjo ngjarje kurr nuk do të harrohet,” tha ai. Më pasë në përkujtim janë permendur nga anëtarët e familjeve të viktimave të gjenocidit, emrat e viktimave të 11 qershorit 1995. Alice një punonjëse ndërkombëtare për gjetjen e eshtrave të të egzekutuarve, tregoi për një nënë, e cila humbi djalin e saj 14-vjeçar në gjenocidin e Srebrenicës, dhe tha se eshtrat e tij u gjenden në vitin 2007 .
Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) e ka ndihmuar Bosnjën dhe Herzegovinën në kontabilitet për të gjetur të humburit. Nga këta pothuajse 90 përqind e atyre të raportuar të humbur nga Srebrenica 1995 , janë gjetur. 520 janë gjetur dhe janë varrosur në qendrën përkujtimore Potoçari pikërishtë dje me 11 qershor në 18 vjetorin e përkujtimores së genocidit të Serbenicës. ICMP-ja vlerëson se në mes 8,000 nga 8,100 persona që janë zhdukur që nga rënia e vitit 1995 të Srebrenicës, janë gjetur.
Në një deklartë duke folur në 18 – Vjetorin e trishtuar të Genocidit të Srebrenicës – Sekretari Amerikane i Shtetit John Kerry, erdhi me fjalë të forta – që u përshëndetën nga të gjithë shkruan shtyi boshnajko – amerikan në New York :
Në deklaratën e tij Sekretari amerikan i Shtetit zoti Kerry tha: “Në emër të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, unë të bashkohem me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës sot për të nderuar kujtimin e atyre që humbën në aktin e tmerrshëm të gjenocidit në Srebrenica në korrik të vitit 1995, i cili mori jetën e mbi 8,000 njerëzve të pafajshëm:
Siç e dimë nga historia, e vërteta dhe pajtimi janë thelbësore për të lëvizur përtej së kaluarës drejt një të nesërme më të mirë.
Ne përshëndesim ata të cilët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për viktimat dhe të punojë për të siguruar që të gjithë qytetarët kanë të drejtë të kthehen dhe të jetojnë në paqe në shtëpitë e tyre të paraluftës.
Ne refuzojmë përpjekjet për të rishkruar, ose manipulojnë historinë, mohojnë gjenocidin, apo mohojn Bosnjë Hercegovinën dhe karakterin multi-etnik të saj.
Ne gjithmonë duhet të sfidojnë të pa vërtetën të gënjeshtrën, ne duhet për ta luftuar atë, dhe ne duhet kundërvënë atë me të vërtetën, urtësinë, dhe dhembshuri.
Brishtësia e një shoqërie të drejtë do të thotë se ne kemi një detyrim për të qenë përjetësisht syhapur kundër forcave që rreshtohen kundër tij.
Edhe ne kërkojmë drejtësi për ata që kanë humbur, ne duhet gjithashtu të paguajmë haraç për kujtimet e tyre duke promovuar një trashëgimi të tolerancës dhe mirëkuptimit reciprok për brezat tonë edhe për të ardhmen.
Ne ftojmë të gjithë qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës për të ndërtuar ura lidhjesh të mira në mes të komuniteteve dhe për të punuar së bashku drejt integrimit të plotë në komunitetin Euro-Atlantik “.
Më 11 korrik, ne qëndrojmë pranë jush në zi, dhe ne qëndrojmë me ju çdo ditë e fokusuar në ndërtimin e një të ardhme më të fortë “, tha zoti Kerry.
- « Previous Page
- 1
- …
- 512
- 513
- 514
- 515
- 516
- …
- 596
- Next Page »