• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fox- News : Tiranë, Memorial në përkujtim të ish-burgosurve politikë

April 5, 2013 by dgreca

Pjesë të Murit të Berlinit janë vendosur në memorialin shqiptarë “Postbllok” për të burgosurit politikë gjatë regjimitkomunist/

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK : Në Tiranë u hap memoriali “Postbllok” në përkujtim të ish-të burgosurve politikë, të cilët janë bërë viktima të diktaturës së Enverit. Memorialit jo pa qëllim i është bashkëngjitur edhe një pjesë të Murit të Berlinit, për të treguar se gjithëçka në rënjen e komunizmit në Shqipëri, nisi nga rënja e atij muri të famshëm që ndau dy Gjermanitë e asaj kohe. Memorial në përkujtim të ish-burgosurve politikë në mënyrë sinjikative është vendosur në hyrje të lagjes “Blloku”, ku për afro gjysmë shekulli jetuan “pashallarët e kuq”.

Memoriali “Postbllok”, është një dëshmi e vogël e asaj gjëme të madhe që gjatë regjimit komunist mbi 100 mijë shqiptarë u burgosën, u dërguan në kampet e përqendrimit u torturuan,ose u pushkatuan pa gjyqe. Dhe në 22 vjetë demokraci ka shumë nga ish-të burgosurit politikë, që janë të pakënaqur me kompensimet dhe me reintegrimin e shoqërisë shqiptare.

Javën e kaluar njëri prej kanaleve televizive më të shikuarat në SHBA, televizioni konservator Fox-News(http://www.foxnews.com/world/2013/03/26/piece-berlin-wall-used-in-albanian-memorial-for-communist-political-prisoners/), Shqipëri – shfaqi reportazhin e huazuar nga Associated Press me titull:” Piece of Berlin Wall used in Albanian memorial for Communist political prisoners”. Ku tregohet se ky është një memorial që përmban një copë 2.6-ton të Murit të Berlinit Ky memorial i i pagëzuar nga autorët me emrin e frikshëm  “Postbllok” është i pari në Tiranë – Shqipëri, për të kujtuar dhe nderuar ish-të burgosurit dhe të presekutuarit politikë, të cilët vuajtën nën regjimin komunist të diktatorit Enver Hoxha më shumë se në çdo vend të botës.
Televizioni amerikan Fox- News, thotë se Memoriali u zbulua të martën më 25 Mars 2013, në një zonë banimi në Tiranë, e njohur si’Bllok’, ku anëtarë të lartë të regjimit të Hoxhës kan jetuar dikur. Kurse, fragmenti Muri i Berlinit është vendosur pranë një bunkerbetoni dhe pjesë “fortifakate” betoni nga rrethimi i Burgut të Spaçit 60 milje (100 kilometra) në veri të Tiranës. Si dhe janë marrë disa plita betoni dhe hekuri nga një minierë famëkeqe ku të burgosurit politik ishin të detyruar për të punuar, me turne.
Më tej në reportazh theksohet se rreth 100,000 shqiptarë u burgosën, dërguan në kampet e internimit ose janë ekzekutuar gjatë regjimit represiv të Hoxhës, e cila zgjati nga viti 1944 deri në dhjetor 1990.

Bunkeri, pjellë e këtij vendi, e ndërtuar nga alibia e frikës së një sulmi imagjinarë të diktaorit Enver Hoxha dhe udhëheqësve të tjerë të asaj kohe janë ndërtuar dhe filluan të mbijnë si kërpudhat gjatë viteve 1960, kur Shqipëria prerë lidhjet me Bashkimin Sovjetik dhe më pasë kur u prish edhe me Kinën morën një hov të paparë. Ngaqë regjimi komunist i Tiranës kishte frikë se Shqipëria mund të sulmohet në një sulm të dyfishtë, nga SHBA dhe BRSS, ashtu si predikonte në atë kohë udhëheqësi më i egër stalinist Enver Hoxha .

Mirëpo, mbas viteve 90′ ndryshimeve të mëdha demokratike në Shqipëri, erdhi demokracia vendi eci me hapa të mëdha drejt Europës. Nga një vend i izoluar dhe i rrethuar me tela më gjëmba u bë vendi që shikimin e saj dhe aspririmin e saj e kishte nga Perendimi dhe jo më nga lindja.

Për zhvillimin e vendit dhe ecjen përpara të saj – duke iu referuar ceremonisë së zbulimit të
në qendër të Tiranës të memorialit “Postbllok, memorial ky në përkujtim të ish-burgosurve politikë, Televizioni amerikan Fox News, ka cituar sipas Associated Press Kryeministrin e Shqipërisë zotin Sali Berisha, i cili ka thënë se :  “Ne shqiptarët kemi shumë arsye për të kujtuar të kaluarën në rrugën tonë për ndërtimin e së ardhmes tonë “.

Kryeministri Sali Berisha shtoi gjatë fjalës së tij gjatë kësaj ceremonie, citon Fox – News, Shqipëria, sot është një anëtar i NATO-s që nga viti 2009, dhe një vend që ka aplikuar për anëtarësim e saj në Bashkim Evropian”

Fox News përmend faktin se memoriali “Postbllok, memorial ky në përkujtim të ish-burgosurve politikë, është vendosur poshtë zyrës së ish diktatorit Hoxha, që tani shërben si selia e Parlamentit, në hyrje të Bllokut.

Ndërkohë që shumë mjedise të saj tani janë duke u përdorur për strehim publik, bankat, zyrat e kompanive, klube nate dhe bare kafe.

“Kjo është e dedikuar për të gjithë ata që nuk kanë arritur të jetojnë me anë të diktaturës,” tha Fatos Lubonja, një nga krijuesit e memorialit dhe një ish-i burgosur politik . Rreth 100,000 shqiptarë u burgosën, dërguan në kampet e internimit ose janë ekzekutuar gjatë regjimit represiv të Hoxhës, e cila zgjati nga viti 1944 deri në dhjetor të vitit 1990.

Dr.Anna Kaminsky, Drejtoreshë e Fondacionit Federal për Diktaturën:

“Më lejoni në hyrje të fjalës sime, të falënderoj të gjithë ata që ata njerëz dhe në përfaqësim të tyre Zoti Fatos Lubonja, Ardian Isufi, Lindi Ndoçi, z. Gëzim Peshkëpia, z. Agron Tufa, pikërisht duke përfaqësuar të gjithë ata njerëz që kanë vuajtur nën reprezaljet e diktaturës të shkuar dhe diktaturës komuniste dhe sigurisht shumë të nderuar zotërinj ministra, zoti kryeministër, i nderuar zoti Kryetar i Bashkisë, e nderuara zonja ambasadore, të nderuar zonja dhe zotërinj.

Deri përpara disa muajve, pak muajve pra, në vendin ku deri në fillim të viteve ’90 qëndronte statuaja e diktatorit Hoxha, (këtë periudhë na i kujtonte vetëm një tabelë e thjeshtë) pra ishte një ndër simbolet e pakta në të gjithë hapësirën e qytetit që na kujtonte ketë periudhë të vështirë. Në vend të saj, sot shikojmë këtu një oaz vërtet të gjelbër dhe mjaft të bukur. Pikërisht këtu në këtë oaz, jemi duke inauguruar sot një monument i cili na kujton për fat të keq vuajtjet e njerëzve në diktaturë dhe që pikërisht këto vuajtje dhe këto kujtime duhet të kemi mundësi t’i përballojmë dhe t’i trajtojmë siç duhet.

“Unë shpresoj se ky memorial do të bëjë thirrje të gjithëve për të kujtuar të kaluarën dhe të përballet me atë,” tha Anna Kaminsky drejtore e Fondacionit të rivlerësim e diktaturës në ish-Gjermaninë Lindore, e cila ndihmoi të sjellë seksionin e Murit të Berlinit si një dhuratë nga qyteti e të burgosurve politik Berlini, përfundon reportazhin me titull “Piece of Berlin Wall used in Albanian memorial for Communist political prisoners”Televizioni  i njohur konservativë amerikanë Fox News.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, Fox News:Memorial ne perkujtim, politike, te ish te burgosureve

Zbulohen 130 mijë emra me xhirollogari të fshehta

April 5, 2013 by dgreca

Një hetim global gazetaresk i ka zbuluar emrat e 130 mijë njerëzve nga 170 vende, që dyshohet se i kanë deponuar paratë e tyre në xhirollogaritë e institucioneve financiare jashtë shteteve të tyre, që vlerësohen si parajsa të tatimeve.
Të dhënat e tilla janë zbuluar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), që është një rrjet i reporterëve në më tepër se 60 vende dhe medieve kryesore ndërkombëtare, me seli në Washington.
Në këtë listë përfshihen personat e ndërlidhur me bashkëshorten e zëvendëskryeministrit të Rusisë, Igor Shuvalov, presidentit të Azerbajxhanit,Ilham Alijev, me gruan dhe vajzat e tij.
Michael Hudson, redaktor i rrjetit, i tha Radios Evropa e Lirë se kanë dështuar të gjitha përpjekjet për të kontaktuar bashkëshorten e Shuvalovit.
“Bashkëshortja e zëvendëskryeministrit rus Igor Shuvalov, ka një kompani në ishujt Virgin. Ne bëmë përpjekje të marrim komentet e saj, por ajo ka refuzuar. Së këndejmi ne nuk e dimë se për çfarë përdoret kompania. Fakti që dikush ka një kompani të tillë, nuk do të thotë domosdoshmërish që bëhet fjalë për diçka të keqe, por ngre çështjen e transparencës”.
“Përse e keni kompaninë? Çfarë afarizmi zhvilloni? A ka para që janë nxjerrë jashtë vendit tuaj? Këto janë ai lloj i pyetjeve që ne u shtrojmë zyrtarëve tatimorë dhe atyre për sundimin e ligjit gjithandej nëpër botë, derisa ata shqyrtojnë rastet e tilla”, tha Hudson.
Ai shpalosi hollësi rreth llogarive të Alijevit.
“Ne kemi gjetur se tri kompani janë regjistruar në ishujt Virgin në vitin 2008 në emrin e të bijave të presidentit të Azerbaigjanit, Ilham Aliev.  Ato ishin 19 dhe 23 vjeçare në atë kohë. Në regjistra, personi që ato e kishin emëruar si drejtor të kompanive ishte Hassan Gozal, një manjat, perandoria afariste e të cilit është ngritur mbi kontrata miliarda dollarëshe me projektet masive ndërtimore të presidentit. Ne bëmë përpjekje të kontaktojmë me familjen presidenciale dhe me zotin Gozal, por nuk arritëm të sigurojmë komentet e asnjërit prej tyre”.
Ky rrjet i gazetarëve njoftoi se afro 2.5 milionë dokumente, që kanë rrjedhur nëpër kanale sekrete, tregojnë se njerëzit e pasur i shfrytëzojnë parajsat e taksave për t’i fshehur paratë e tyre.
Një ish shef i ekonomistëve në kompaninë globale konsultuese,McKinsey&Co, ka vlerësuar se më se 2100 miliardë dollarë mund të fshihen në llogaritë e tilla të jashtme.(a.konushevci)

Filed Under: Kronike Tagged With: 130 mije, te fshehta, xhirollogari

Rezoluta Came, hidhet hap i rendesishem drejt miratimit ne Komisionin e Jashtem

April 5, 2013 by dgreca

JA 13 PIKAT E REZOLUTES, E CILA SHKAKTOI SHERR MES DEPUTETIT IDRIZI DHE KUNDERSHTARIT TE REZOLUTES, VANGJEL DULE/

Takimi i sotshëm në komisionin e jashtëm për rezolutën çame shënoi një hap para në procesin e miratimit të rezolutës. Relatorërët bënë prezantimet e analizës së tyre ku Z. Kadilli kërkoi më shumë kohë për të siguruar më shumë ekspertizë për rezolutën ndërsa Z. Minxhozi shprehu rezerva vetëm për tekstin dhe formën me të cilën janë paraqitur kërkesat. Z. Idrizi shprehu vullnetin për të shqyrtuar formulimin kërkesave dhe për t’u përqendruar tek çështjet më thelbësore të rezolutës. Ai vuri në dukje që rezoluta jo vetëm vë në vend një padrejtësi historike por edhe jep një kontribut të vlefshëm për një fqinjësi sa më të mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë duke kërkuar heqjen e Ligjit të Luftës dhe  ri-aktivizimin e Traktatit të Miqësisë. Anëtarët e komisionit sugjeruan që deputetët propozues të takoheshin me relatorët për të siguruar një version sa më konsensual dhe për të paraqitur në seancën tjetër një version të përmirësuar. Ky takim mes deputetëve propozues të PDIU-së dhe relatorëve u la për të dielën në orën 10:30 .
Mbledhja e ardhshme e komisionit të jashtëm u caktua për të martën e javës që vjen dhe u ra dakord që në të shqyrtohet konkretisht dhe hollësisht përmbajtja e versionit të ri të përmirësuar të rezolutës për të kaluar mandej në finalizimin e procesit.Rezoluta Çame ka sjellë ‘përplasjen’, e kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule në Komisioni e Politikës së Jashtme në Parlament. Mbledhja u hap me pretendimin e Dules i cili deklaroi se Kokmisioni po shkel Kushtetutën, pasi me rregulloren e re nuk ka asnjë bazim ligjor ku të mbështeten kërkesa e PDIU-së. Kreu i Komisionit Fatos Beja qaroi se nuk ka shkelje
Deklarata e Dules ka sjellë reagimin e deputetëve të PDIU-së, si replikë tha se në bazë të proceduarve jemi brenda kuadrit ligjor.
“Kjo çështje rëndon mbi të drejtën e 300 mijë shqiptarëve. Është një gjenocid që është njohur nga parlamenti shqiptar në ’94. Ky spastrim etnik ka shkelur të gjitha të drejtat e njeriut”, u shpreh Idrizi. Ndërkohë, deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri iu drejtua Dules se “ ngatërron rezolutën Çame me Kushtetutën grek”.
Relatorët e cështjes kanë pasur qëndrim unanim në pretendimin e tyre që diskutimi dushe të shtyhet për shkak se duhet një studim akoma me i thellë. Relatori Fatbardh Kadilli njëherësh deputet i PD-së kërkoi më shumë për konsultim pasi komisioni nuk është ende gati për relacionin. “Kërkojmë më tepër kohë që të punojmë më me seriozitet” shtoi Kadilli.
Ndërkohë, relatori Qemal Minxhozi (deputet i PS), kërkoi shtyerjen e diskutimit me qëllim ruajtjen e interesit kombëtar. “Përmbajte e rezolutës e papranueshme, të ristrukturohet. Të shtyhet diskutimi për të ruajtur interesin kombëtar”, tha Mminxhozi.
Si replikë kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi akuzoi relatorët se i janë shmangur takimeve dhe nuk i janë përgjigjur. Idrizi tha se cështja Çame rëndon mbi të drejtën e 300 mijë shqiptarëve dhe se gjenocidi është njohur nga parlamenti shqiptar në vitin ’94. Sipas Idrizi rezoluta synon normalizimin e marrëdhënieve të Greqisë dhe Shqipërisë, por duke shtuar se fqinji duhet të heqë ligjin e luftës.
“Kjo çështje rëndon mbi të drejtën e 300 mijë shqiptarëve. Është një gjenocid që është njohur nga parlamenti shqiptar në ’94. Ky spastrim etnik ka shkelur të gjitha të drejtat e njeriut. Rezoluta tenton të normalizoje marrëdhëniet mes 2 vendeve. Ne si shqiptarë edhe mund të falim, por s’mund të harrojmë. Janë vrarë njerëz dhe grabitur pasuri pa asnjë justifikim. Janë vrarë njerëz dhe grabitur pasuri pa asnjë justifikim ligjor. Pala greke ka thënë se kjo është çështje juridike”, tha Idrizi.
Idrizi duke theksuar se rezoluta Çame nuk kërkon ndryshim kufijsh, por të drejtat e çamëve shtoi: Kemi 5 muaj që ‘vetëvritemi’ në këtë komision. Relatorët s’na kanë pranuar të konsultohemi Jemi larguar si refugjatë nga shtëpitë tona. Nuk kërkojmë ndryshim kufijsh, por të drejtat tona, por kërkojmë riaktivizimin e traktatit të miqësisë, heqjen e ligjit të luftës”.
Deputetja socialiste Arta Dade, akuzoi kreun e PDIU-së se po vë njerëzit në presion, pasi relatorët kanë punuar mirë.
Ndërkohë, gjatë diskutimeve dhe debateve të forta mes përfaqësuesve të PDIU-së dhe kreut të PBDNJ, Vangjel Dule , ku i fundit braktisi Komisionin pasi deklaroi se se nuk mund të jetë pjesë e një komisioni rrugaçërie. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të PBDNJ-së,. Shpëtim Idrizi i cili i tha: “Mbaj gojën se edhe mund të ndryshoj gjuhën”.
Komisioni i Politikës së Jashtme në parlament vendosi të premten që relacioni përfundimtar i rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame të paraqitet të martën.
Votimi i rezolutës Çame në parlament është vendosur si kusht nga PDIU për pjesëmarrjen e saj në koalicionet paraelektorale. Gjatë fjalës së tij Vangjel Dule kërkoi bazë parlamentare të aktit të jashtëm për rezolutën.

REZOLUTA ÇAME
REZOLUTA ÇAME

1. Rezoluta njeh, mbështet, dhe angazhohet për nevojën e restaurimit të të   gjithë të drejtave të shqiptarëve çamë, dikur nënshtetas grekë, në përputhje   me rrethanat e reja, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi   gjenocidin, spastrimin etnik, procesin e rregullt ligjor, mosdiskriminimin   mbi bazë të kombësisë, e parimet e tjera të ndërlidhura me to si dhe frymën e   Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve.2. Kërkon rivendosjen e të drejtave themelore të shtetasve shqiptarë,   ish-shtetas grekë, që përfshin rikthimin e pronave, njohjen e të drejtës së   riatdhesimit, njohjen e të drejtës së rimarrjes së shtetësisë, dhe të të   drejtave të tjera të pakicave kombëtare.3. Kërkon shfuqizimin shprehimisht të Ligjit grek të Luftës nr. 2636 dhe   2637/1940 i shpallur me dekret mbretëror në vitin 1940 akoma në fuqi, në   veçanti pjesën e ligjit që mban sekuestron konservative të pasurive   shqiptare.

4.Kërkon shtrirjen e efekteve të ligjit grek 1540/1985 “për rregullimin e   refugjatëve”, tek të gjithë shtetasit grekë të larguar si pasojë e konfliktit   civil, pa diskriminim kombësinë e tyre, ligj që bie në kundërshtim me shumë   akte ndërkombëtare, për mosdiskrimimin mbi bazë kombësie, race, feje, etj;

5.Kërkon nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, që së bashku me qeverinë e   Republikës së Greqisë, të riaktivizojë Komisionet e Posaçme Dypalëshe, të   sanksionuara në Traktatin e Miqësisë, të shqyrtojnë çështjen, të njohin   përmasat e saj, të përpunojnë zgjidhjet e duhura në këtë drejtim;

6. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që të mbrojë të drejtat e   shqiptarëve, të padëbuar nga trojet e tyre amtare dhe të kërkojë njohjen e   statusit të minoritetit etnik për ata;

7. Kërkon ngritjen në Paramithi dhe Filat, të dy lapidarëve, që do të   përkujtojnë gratë, pleqtë, e fëmijët, viktima të pafajshme të krimeve kryera   nga njësitë paramilitare greke.

8. Kërkon mundësinë e ngritjes apo përkujdesjes për varrezat e çamëve,   ish-qytetarëve grekë, të vrarë gjatë gjenocidit grek;

9. Ngarkon Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës që të pasqyrojë, në mënyrë të   përshtatshme dhe në proporcionalitet, historinë e kësaj pjese të popullsisë   shqiptare në tekstet shkollore;

10. Ngarkon Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që, në   kuadër të marrëveshjeve dypalëshe me ministrinë homologe të Republikës së   Greqisë, të promovojë vlerat kulturore të tyre dhe objektet kulturore që   gjenden jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë si dhe Ministrisë së   Arsimit dhe të Shkencës t’i kërkojë Ministrisë homologe të nxisë heqjen në   tekstet greke të referimeve fyese dhe diskriminuese ndaj popullsisë çame;

11. Ngarkon qeverinë shqiptare, që në përputhje me këtë Rezolutë, t’i shprehë   palës greke në kontaktet diplomatike qëndrimin e Republikës së Shqipërisë në   lidhje me këtë problem;

12. Ngarkon Ministrinë e Punëve të Jashtme që këtë Rezolutë t’ua bëjë të   njohur qeverive dhe parlamenteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian   dhe NATO-s, dhe institucioneve ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare.

13. I rezervon vetes të drejtën që në rast reagimi refuzues të palës greke,   për ta konsideruar problemin në dritën e akteve ndërkombëtare mbi   diskriminimin, lëvizjen e lirë, të drejtat themelore të njeriut në përgjithësi,   ta paraqesë çështjen në instancat ndërkombëtare adekuate.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Komisioni i Jashtem, rezoluta came

Vazhdon të bjerë çmimi i arit

April 5, 2013 by dgreca

Është hera e parë, që nga viti 2001 që ky metal fisnik të pësojë një rënie të tillë çmimi përgjatë dy kuartaleve me radhë/

Çmimi i një unze të arit të pastër ka rënë brenda vetëm tri ditëve nga 1.603 në 1.540 dollarë. Është hera e parë, që nga viti 2001 që ky metal fisnik të pësojë një rënie të tillë çmimi përgjatë dy kuartaleve me radhë.
Sipas një analisti të Commerzbank, përgjegjës për këtë rënie është mosdurimi i investitorëve financiarë. “Humbjet e mëdha të shënuara të martën dhe të mërkurën kanë ardhur përmes tregjeve “Futures”. Deponuesit e mëdhenj financiarë po tërhiqen nga tregu i arit, kështu që ka mundësi që paratë po kalojnë në aksione”.

Një rol të madh në këtë rënie e luan edhe ekonomia e SHBA-së. Megjithatë, sipas analistëve, çmimi i unzës së arit deri ne fund të vitit parashihet të rritet deri në 1.800 dollarë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bie cmimi, i arit

Diaspora- Studentët kosovarë paguajnë para të majme për të punuar në Gjermani

April 5, 2013 by dgreca

Për çdo vit, 180 studentë nga Kosova lejohen të shkojnë në Gjermani për të punuar. Por, një kompani e ka shndërruar këtë në një biznes fitimprurës për veten, shkruan FAZ/

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan në numrin e saj të të enjtes për një keqpërdorim në nivel të skandalit, që sipas saj e bën një agjenci për ndërmjetësimin e punëtorëve nga Kosova në Gjermani.

“Për çdo vit, 180 studentë nga Kosova lejohen të shkojnë në Gjermani për të punuar. Në fakt, ata duan të fitojnë para, por një kompani e ka shndërruar këtë në një biznes fitimprurës për veten”, shkruan gazeta.

Në Kosovë, të rinjtë, nëse janë me fat, mund të gjejnë ndonjë punë si kamerier në ndonjë restorant apo për t`i rregulluar shtretërit në një hotel. Të tjerë mund të punojnë mbase në bujqësi, ose në pastrim. Puna është e rëndë dhe e kufizuar kryesisht për tre muaj. Për këtë arsye, këtu në Prishtinë, kërkohet vetëm një gjë: Puna në Gjermani.

Për çdo vit, Agjencia Federale e Punësimit ofron punë verore për rreth 180 studentë nga Prishtina. Kjo është detyrë e një zyre për ndërmjetësim (ZAV), një sektori të Agjencisë për punësim, e cila rekruton po ashtu edhe specialistë të informatikës dhe mjekë nga jashtë. Në këtë rast ajo ofron vende pune për të cilat në Gjermani pothuaj nuk ka të interesuar. Në Kosovë, ndërkaq, konkurrojnë për to me qindra studentë. Në rastet kur mund ta bëjnë këtë! Për faktin se vetë konkurrimi kushton, shkruan gazeta, plot 105 euro.

“Partneri kooperues i ZAV në Kosovë, AFK, nga procesi konkurrues ka bërë një biznes fitimprurës. 105 euro i kërkon gjatë këtij viti për ndërmjetësim “Abeitsförderung Kosovo” (AFK). Kështu njoftojnë studentët dhe kështu del edhe nga dokumentet e Ministrisë kosovare të punës. Nga 180 ndërmjetësime, në këtë mënyrë mblidhen afër 20 mijë euro.

Dhe problemi këtu është se ZAV, i ka konfirmuar gazetës se partneri kooperues nga Kosova në fakt nuk do të duhej të merrte fare para nga studentët kosovarë që i ndërmjetëson. Por, ZAV po ashtu, gjatë gjithë pesë viteve të kaluara nuk e ka kontrolluar asnjëherë punën e AFK-së.

“Kjo është vërtetë para e madhe. Ai që fare ka mundësi të punojë në Kosovë si student fiton ne mes 100 dhe 150 euro në muaj”, thotë Fisniku. Ai ndjek studimet në semestrin e gjashtë të gjermanistikës ndërsa i financon ato përmes punës verore në Gjermani. Vitin e kaluar Fisniku ka bartur paketa dhe ka shpërndarë letra, në Wiesbaden. 105 eurot për të konkurruar, ia kishte huazuar një i afërm i tij që t`ia kthente pas punës verore.

“Unë nuk kam tjetër mundësi të vi në Gjermani”, thotë ai dhe prandaj as nuk është ankuar për çmimin e lartë të pagesës për ndërmjetësim.

– Ministria, ka vërejtje për rritjen e pagesës por është e kënaqur se studentët nuk ndalen në Gjermani

Gjatë termineve me rastin e konkurrimit në AFK asnjëri nga studentët nuk kishte guxim të vinte në pikëpyetje procedurën. “Ne jemi gjithnjë dy veta në zyrë. Biseda me zyrtarin gjerman zgjat pesë minuta. “Ai pyet se prej nga vijmë dhe përse duam të shkojmë në Gjermani. Pastaj ai kryqëzon në formular se çfarë pune mund të bëjmë ne atje. Kundrejt dhjetë eurove të tjera, zyrtari i AFK-së të jep një certifikatë për njohjen e gjuhës…”

Terminet për konkurrim bëhen në një zyrë të Ministrisë së Punës, në një ndërtesë përdhese në afërsi të qendrës së Prishtinës. “Migrations-Service-Center” quhet zyra. Hafiz Leka, shef, i sektorit për punësim në Ministrinë e Punës flet për suksesin e bashkëpunimit shumëvjeçar me ZAV. Por shpejt shihet se ai në këtë rast nuk ka parasysh interesin e studentëve.

“Deri më tash të gjithë janë kthyer nga Gjermania, gjithmonë me kohë dhe gjithmonë vullnetarisht. Asnjëri nuk ka provuar të mbetet  atje”.  I pyetur për bashkëpunimin me AFK ai tregon për një memorandum nga viti 2008. Me të është sqaruar se AFK merr përsipër administrimin dhe gjithë komunikimin me institucionet gjermane. Ministria jep në dispozicion falas lokalet për terminet për konkurrim pasi që AFK nuk posedon zyra të vetat në Prishtinë, thotë Leka. Një nëpunëse e ministrisë i pranon aplikacionet për punë dhe i bën gati ato. Pastaj, i dërguari nga ZAV i kryen bisedat me aplikuesit.

Por, Ministria e Punës ka shprehur interesimin që ta udhëheqë projektin drejtpërdrejt me ZAV, pa pjesëmarrjen e AFK-së. Kjo, sepse, duket qartë, edhe nëpunësit e ministrisë janë habitur me zhvillimet rreth pagesave që duhet të bëjnë studentët për aplikim. Ato janë rritur në vazhdimësi që nga nënshkrimi i memorandumit në vitin 2008 e këtej.

Nga 20 euro sa ishin në fillim, qenë bërë 40 dhe së fundi janë ngjitur në 105 euro, thotë Leka. Si përgjigje për kërkesën për sqarim që e ka bërë ministria, AFK ka “sqaruar” se: 5 euro duhet të paguajnë studentët për aplikim, 20 euro “për shpenzimet administrative” si dhe një “kaucion” prej 80 eurosh. Këto të fundit u kthehen studentëve vetëm në rastet kur atyre nuk u gjendet punë. Ndërkaq, shpenzimet për certifikatën gjuhësore nuk figurojnë fare në llogari. “Paratë shkojnë të tërat në AFK. Puna e ministrisë është falas”, thotë Leka. Ministria ka po ashtu kapacitetin që gjithë procedurën e aplikimit ta bëjë pa pagesë”.

– Qendra në Gjermani nuk di asgjë!

Por ky informacion nuk ka arritur fare në adresë të ZAV. Kjo pranon se e ka ditur që kërkohen 40 euro në emër të një paushalli për përpunimin e aplikimeve, si posta, pagesat e telefonatave etj. Kjo shumë është vlerësuar si e arsyetueshme. Parimisht ZAV punon vetëm me partnerë që emërohen nga autoritetet zyrtare. Në këtë rast nga ministria kosovare e punës. Por tash do të rishikohet besueshmëria e AFK-së.

Nga ana tjetër punëtori gjerman i AFK- së, i cili mbikëqyr i vetëm punën në Kosovë i hedh poshtë akuzat, në një kundërshtim me shkrim. Sipas tij, nuk ka marrëveshje me ZAV që do t`ia ndalonte atij rritjen e çmimit të shërbimeve të ndërmjetësimit. Ai thotë se faturat e paraqitura janë të fryra. Sipas tij, shumë studentëve u janë zbritur pagesat. Ai nuk jep shifra të sakta por vetëm e prezanton dhënien e certifikatës për gjuhën prej 10 eurosh si “çmim më të ulët në treg”.

Fisniku dhe kolegët e tij ndërkohë shikojnë për mundësi të tjera. Në Kosovë, persona privatë kanë hapur agjenci ndërmjetësimi të cilat ofrojnë punë në Gjermani ose në Itali. Këto agjenci janë edhe më të shtrenjta se AFK. Kush nuk arrin t`i paguajë, mbetet rrugëve. Ashtu sikurse Arsimi, i cili vitin e kaluar ka pjekur hamburgerë në Göttingen, në një pompë benzine në autostradën A7.

“Këtë vit nuk pata paratë e nevojshme për të konkurruar në ZAV”, thotë ai. Pa të hyra plotësuese, Arsimi nuk mund t`i vazhdojë studimet. Tashti, ai shpreson se një mik i tij nga Gjermania do t`ia sigurojë një punë. Në çfarëdo mënyre. “Kryesorja: me punue”.

(B.SH.-Albinfo.ch)

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: diaspora, ne Gjermani, studentet kosovare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 547
  • 548
  • 549
  • 550
  • 551
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT