• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SULMOHET ZYRA E IVANOVIQIT NE MITROVICE

April 2, 2013 by dgreca

OIliver Ivanoviq: Më sulmuan ata që s’e duan politikën time/

Nga Fatmir Aliu/

Është sulmuar të hënën mbrëma zyra e politikanitOlliver Ivanoviq në pjesën veriore të Mitrovicës, ku janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në selinë e partisë së tij politike.
Sipas forcave të rendit, sulmi ka ngjarë pak para mesnatës, ndërsa në objektin e djegur tërësisht të Iniciativës Qytetare Serbia Demokracia dhe Drejtësia (IG-SDP), fatmirësisht nuk ndodhej askush.
Ivanoviq, i cili udhëheq me këtë subjekt, i ka thënë policisë se është i bindur që motivi i sulmit ishte kryekëput politik.
Të njëjtën gjë u ka thënë edhe medieve serbe në veri.
“Më mbetet të konkludoj se vetëm politika ime, dhe ajo me të cilën merrem, mund të jetë motiv për ndonjë ekstremist që të në këtë mënyrë t’i zgjidh dallimet”.
“Nëse dikush ka ankesa për qëndrimet e mia politike, atëherë këto ankesa duhet me i tregu. Por më së shpeshti del se sugjerimet dhe qëndrimet e mia pranohen nga popullata e gjerë”, i tha Ivanoviq agjencisë serbe Tanjug.
Pjesa veriore e Kosovës ka qenë arenë e shpërthimeve të shumta gjatë muajit mars dhe shkurt, të cilat i ka përmendur edhe vet kryeministri Hashim Thaçigjatë paraqitjes së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Sipas raportit të tij, të paktën 30 sulme ka ngjarë gjatë dy muajve në atë zonë, kurse përgjegjësinë për veprat kriminale, shefi i qeverisë në Prishtinë Thaçi, ia pati atribuuar strukturave paralele të sigurisë, që i financon Beogradi zyrtar.
Policia pati nxjerr një motiv të mundshëm për këto incidente, se kishin për nishan serbët nga pjesa veriore, që punojnë për institucionet e administruara nga autoritetet kosovare, e jo ato të Serbisë.
Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, i tha Radios Evropa e Lirë të martën, se zjarrvënia në selinë e partisë së Olliver Ivanoviq, ishte e qëllimshme, dhe se policia ka gjet prova në vendin e krimit që e udhëzojnë tek ky konstatim.
“Është gjetur një shishe e cila besohet se ka pas materie ndezëse, kryesisht derivate të naftës brenda saj, dhe besohet se e njëjta është hedhur brenda zyrës së zotit Ivanoviq, me qëllim që të shkaktojë dëme materiale”, tha Hoti për Radion Evropa e Lirë.
Forcat e rendit ende nuk kanë asnjë të dyshuar për këtë rast.
Por, teknikët e kriminalistikës, në vendngjarje kanë marr si provë edhe një leckë e cila është përdorur për t’ia vënë flakën zyrës së partisë së Olliver Ivanoviq. Kurse prapa objektit, janë gjetur edhe shkallët që janë përdorur për të depërtuar brenda zyrave.

Filed Under: Kronike Tagged With: Fatmir Aliu, Olliver Ivanoviq, sulmohet zyra ne Mitrovice

Nis raundi i tetë KOSOVE-SERBI

April 2, 2013 by dgreca

Nga Valon Tela/

Në Bruksel ka nisur rrethi i tetë i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Takimit të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, nën praninë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i kanë paraprirë bisedimet dypalëshe të baroneshës me delegacionet e të dyja vendeve.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur edhe një herë optimizmin për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Në një prononcim në gjuhën angleze, Thaçi ka thënë se “sot është ditë historike dhe çast vendimtar për Kosovën dhe rajonin”.
“Jam udhëheqës i vendimeve dhe jam këtu për të marrë vendimin për të ardhmen e vendit tim dhe perspektivën evropiane të rajonit”, ka thënë Thaçi para takimit me baroneshën Ashton.
Një ditë më parë, kryediplomatja evropiane i është drejtuar opinionit me një deklaratë për media, ku ka shfaqur bindjen se palët janë shumë pranë marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
Zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiq, ka përsëritur sot qëndrimin e baroneshës.
“Ajo beson se marrëveshja është shumë pranë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Po ashtu ka thënë se, kur kemi nisur, të gjithë e kemi ditur se do të jetë e vështirë dhe do të kërkojë udhëheqje të fuqishme politike. Zonja Ashton beson se delegacionet që janë sot në Bruksel, do të sillen në frymën e gjetjes së një zgjidhjeje për interesat e popullit që përfaqësojnë dhe për një të ardhme më të mirë për të”, ka cituar Kocijançiq deklaratën e zonjës Ashton.
Ndryshe nga herat e tjera, në tryezën e sotme të diskutimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është i pranishëm edhe zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq shihet si politikani më me ndikim në skenën politike të Serbisë.
“Marrëveshja duhet të arrihet. Serbia nuk ka kohë që të presë edhe një vit, apo edhe pesë vjet, në konflikt të ngrirë. Kush do të presë? Njerëzit nuk kanë durim”, ka thënë Vuçiq, para takimit të sotëm.
Rëndësinë e arritjes së marrëveshjes e kanë ritheksuar po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara.
“Shpresoj që të përparojnë. Do të doja të arrihej marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse mendoj se ajo do të ishte mirë për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe për përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar sot ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby.
Në mesin e çështjeve të hapura në bisedimet Kosovë-Serbi, aktualisht janë kompetencat që do t’i kishte asociacioni i komunave serbe në Kosovë, që në Beograd njihet me emrin “bashkësi”.
Me këtë mekanizëm është paraparë të vihet normaliteti në pjesën veriore, ku banorët lokalë serbë kundërshtojnë autoritetin e Prishtinës zyrtare, ndërsa Beogradi, që nga paslufta, financon strukturat e veta paralele.
Palët kanë mospajtime rreth përgjegjësive të këtij asociacioni, pasi Beogradi do kontrollin e gjyqësisë, policisë dhe planifikimit hapësinor, por Prishtina kundërshton çdo kompetencë ekzekutive për të.
Rezultatet nga dialogu Kosovë-Serbi shihen si esenciale për përparimin e dy vendeve në procesin e integrimit evropian.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Koosve-Serbi, takimi i tete, Valona Tela

Concert to Benefit The Foundation for Healthy Mothers and Babies, in Kosova

April 2, 2013 by dgreca

Join us on Saturday April 13th, at 9PM for some great music by Besart Halimi, who is coming to us from Kosova, along with Hermes, and Luka Hajdini from this side of the Atlantic.
The profits from the show will go to support The Foundation For Healthy Mothers And Babies, based in Kosova. (http://www.fhmb.org/)
Minimum Donation amount is $25, but we welcome anyone else who feels generous enough to donate more than that. All of those donations will go Straight to the bottom line of the above mentioned organization, and will benefit Albanian Mothers and Babies in Kosova and across the region.

Please Kindly Share this event with friends and or family.

Filed Under: Kronike Tagged With: Concert to Benefit, in Kosova, Mothers and babies, The Foundation for Helthy

MAZHORANCA VOTOI DEKRETET E PRESIDENTIT NISHANI

April 1, 2013 by dgreca

Mazhoranca miraton me vullnet unanim dekretet e Presidentit Nishani. Kandidatura e Xhezair Zaganjorit për anëtar të Gjykatës së Lartë u votua me 76 vota “pro”, ndërsa Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj te Gjykata Kushtetuese u votuan përkatësisht me 73 vota dhe 76 vota “pro”/

— Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare, ka votuar për tre dekretet e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në votimin e parë është miratuar dekreti i presidentit për emërimin e Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës së lartë.

Votimi i Xhezair Zaganjorit është bërë me 76 vota pro, 1 votë kundër dhe 31 abstenim. Kundër Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës së lartë, ka votuar vetëm deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Në votimin e dytë është miratuar dekreti i presidentit për emërimin e Gani Dizdarit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Votimi i Gani Dizdarit është bërë me 73 vota “pro”, 2 vota kundër dhe 30 abstenim. Kundër Gani Dizdarit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kanë votuar deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Ndërkaq, gjyqtari Besnik Imeraj për te Gjykata Kushtetuese u votua me 76 vota “pro”.(Kortezi Gazeta 55)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: dekretet e presidentit, Kuvendi, votoi

Forcohen zërat për marrëveshje PS-LSI

April 1, 2013 by dgreca

Burime të të dy krahëve flasin se palët kanë gjetur një zgjidhje. Lsi mund të dalë nga qeveria, ndërsa socialistët do të votojnë tre ligjet e kërkuara nga Brukseli. Kryeministri Berisha u takua sot me zotin Meta./

Në Shqipëri po forcohen zërat për arritjen e një marëveshjeje elektorale mes Lëvizjes socialiste për Integrim dhe Partisë socialiste. Burime nga të dyja forcat politike pranojnë se palët kanë rënë në parim dakort dhe se marrëveshja parashikon daljen e e Lsi nga qeveria dhe votimin nga ana e socialistëve të tre ligjeve të kërkuara nga Brukseli. Zoti Meta pati sot një takim kokë më kokë me kryeministrin Sali Berisha, ndërsa nesër pritet që kryesia e partisë socialiste t’i bëjë zyrtarisht ftesë Lsi që të bashkohen në një koalicion për zgjedhjet e qershorit
Skena politike shqiptare mund të marrë një tronditje të fortë të papritur kur duhen më pak se tre muaj që vendi të shkojë në zgjedhje. Lëvizja socialiste për Integrim, aleati kryesor i së djathtës në pushtet, mund të dalë nga qeveria për të hyrë në garën elektorale të qershorit në krah të partisë socialiste, duke u rikthyer kështu në familjen e saj politike natyrale. Burime nga të dy partitë shprehen për arritjen e një marrëveshjeje mes kryetarit socialist Edi Rama dhe atij të Lsi Ilir Meta, por askush pohon zyrtarisht detajet e saj.
Nesër pritet që kryesia e partisë socialiste të diskutojë për cështjen e koalicioneve dhe t’i drejtohet zyrtarisht me një kërkesë LSI për t’u bashkuar, ndërsa forca kryesore e opozitës duket se ka pranuar që të votojë në parlament të tre ligjet dhe reformat e kërkuara nga Brukseli si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Kjo është gjithshka që deri tani palët pranojnë se kanë rënë dakort, ndërsa nuk dihen ende kushtet e tjera të kësaj marëveshjeje, nëse ajo do të materializohet, dhe cfarë ndarje pushteti do të ketë mes palëve. Një efekt të parë ajo pritet të ketë mbi qeverinë e cila do të rrezikonte në një rast të tillë të humbasë numrat e mbështetjes në parlament. Kryeministri Berisha pati sot një takim kokë me kokë me zotin Meta, ndërsa të gjithë mediat kryesore të vendit i kishin bërë jehonë afrimit të mundëshëm mes PS dhe LSI-së. Rreth takimit nuk ka patur asnjë njoftim. Vetë zoti Meta evitoi komentet që janë të papërshtatshme sic tha ai në një ditë si 1 prilli, ndërsa deputetët e LSI pavarësisht kritikave, të shfaqura ditë më parë, sot i qëndruan linjës së shumicës dhe votuan në favor të dekreteve për anëtarët e gjykatës kushtetues dhe asaj të lartë.
Zërat për marrëveshjen Rama Meta u paraprinë që nga e shtuna nga një seri thirrjes publike të përfaqësuesve të lartë të së majtës europiane, pikërisht për një bashkim mes dy forcave të majta. Të shtunën ishte presidenti I partisë socialiste europiane Sergei Stanishev, të dielën zëvendëspresidenti I parë I parlamentit Gianni Pittella, ndërsa sot ishte radha e presidentit të internacionales socialiste Jorgos Papandreu, që të kërkonte që të dy drejtuesit të linin pas krahëve divergjencat dhe të bashkoheshin për të garantuar fitoren e së majtës në zgjedhjet e ardhshme.(Kortezi: Zeri i Amerikes)

Filed Under: Kronike Tagged With: Bashkepunim, PS-LSI, zeri i amerikes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 550
  • 551
  • 552
  • 553
  • 554
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT