Pjesë të Murit të Berlinit janë vendosur në memorialin shqiptarë “Postbllok” për të burgosurit politikë gjatë regjimitkomunist/
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK : Në Tiranë u hap memoriali “Postbllok” në përkujtim të ish-të burgosurve politikë, të cilët janë bërë viktima të diktaturës së Enverit. Memorialit jo pa qëllim i është bashkëngjitur edhe një pjesë të Murit të Berlinit, për të treguar se gjithëçka në rënjen e komunizmit në Shqipëri, nisi nga rënja e atij muri të famshëm që ndau dy Gjermanitë e asaj kohe. Memorial në përkujtim të ish-burgosurve politikë në mënyrë sinjikative është vendosur në hyrje të lagjes “Blloku”, ku për afro gjysmë shekulli jetuan “pashallarët e kuq”.
Memoriali “Postbllok”, është një dëshmi e vogël e asaj gjëme të madhe që gjatë regjimit komunist mbi 100 mijë shqiptarë u burgosën, u dërguan në kampet e përqendrimit u torturuan,ose u pushkatuan pa gjyqe. Dhe në 22 vjetë demokraci ka shumë nga ish-të burgosurit politikë, që janë të pakënaqur me kompensimet dhe me reintegrimin e shoqërisë shqiptare.
Javën e kaluar njëri prej kanaleve televizive më të shikuarat në SHBA, televizioni konservator Fox-News(http://www.foxnews.com/world/2013/03/26/piece-berlin-wall-used-in-albanian-memorial-for-communist-political-prisoners/), Shqipëri – shfaqi reportazhin e huazuar nga Associated Press me titull:” Piece of Berlin Wall used in Albanian memorial for Communist political prisoners”. Ku tregohet se ky është një memorial që përmban një copë 2.6-ton të Murit të Berlinit Ky memorial i i pagëzuar nga autorët me emrin e frikshëm “Postbllok” është i pari në Tiranë – Shqipëri, për të kujtuar dhe nderuar ish-të burgosurit dhe të presekutuarit politikë, të cilët vuajtën nën regjimin komunist të diktatorit Enver Hoxha më shumë se në çdo vend të botës.
Televizioni amerikan Fox- News, thotë se Memoriali u zbulua të martën më 25 Mars 2013, në një zonë banimi në Tiranë, e njohur si’Bllok’, ku anëtarë të lartë të regjimit të Hoxhës kan jetuar dikur. Kurse, fragmenti Muri i Berlinit është vendosur pranë një bunkerbetoni dhe pjesë “fortifakate” betoni nga rrethimi i Burgut të Spaçit 60 milje (100 kilometra) në veri të Tiranës. Si dhe janë marrë disa plita betoni dhe hekuri nga një minierë famëkeqe ku të burgosurit politik ishin të detyruar për të punuar, me turne.
Më tej në reportazh theksohet se rreth 100,000 shqiptarë u burgosën, dërguan në kampet e internimit ose janë ekzekutuar gjatë regjimit represiv të Hoxhës, e cila zgjati nga viti 1944 deri në dhjetor 1990.
Bunkeri, pjellë e këtij vendi, e ndërtuar nga alibia e frikës së një sulmi imagjinarë të diktaorit Enver Hoxha dhe udhëheqësve të tjerë të asaj kohe janë ndërtuar dhe filluan të mbijnë si kërpudhat gjatë viteve 1960, kur Shqipëria prerë lidhjet me Bashkimin Sovjetik dhe më pasë kur u prish edhe me Kinën morën një hov të paparë. Ngaqë regjimi komunist i Tiranës kishte frikë se Shqipëria mund të sulmohet në një sulm të dyfishtë, nga SHBA dhe BRSS, ashtu si predikonte në atë kohë udhëheqësi më i egër stalinist Enver Hoxha .
Mirëpo, mbas viteve 90′ ndryshimeve të mëdha demokratike në Shqipëri, erdhi demokracia vendi eci me hapa të mëdha drejt Europës. Nga një vend i izoluar dhe i rrethuar me tela më gjëmba u bë vendi që shikimin e saj dhe aspririmin e saj e kishte nga Perendimi dhe jo më nga lindja.
Për zhvillimin e vendit dhe ecjen përpara të saj – duke iu referuar ceremonisë së zbulimit të
në qendër të Tiranës të memorialit “Postbllok, memorial ky në përkujtim të ish-burgosurve politikë, Televizioni amerikan Fox News, ka cituar sipas Associated Press Kryeministrin e Shqipërisë zotin Sali Berisha, i cili ka thënë se : “Ne shqiptarët kemi shumë arsye për të kujtuar të kaluarën në rrugën tonë për ndërtimin e së ardhmes tonë “.
Kryeministri Sali Berisha shtoi gjatë fjalës së tij gjatë kësaj ceremonie, citon Fox – News, Shqipëria, sot është një anëtar i NATO-s që nga viti 2009, dhe një vend që ka aplikuar për anëtarësim e saj në Bashkim Evropian”
Fox News përmend faktin se memoriali “Postbllok, memorial ky në përkujtim të ish-burgosurve politikë, është vendosur poshtë zyrës së ish diktatorit Hoxha, që tani shërben si selia e Parlamentit, në hyrje të Bllokut.
Ndërkohë që shumë mjedise të saj tani janë duke u përdorur për strehim publik, bankat, zyrat e kompanive, klube nate dhe bare kafe.
“Kjo është e dedikuar për të gjithë ata që nuk kanë arritur të jetojnë me anë të diktaturës,” tha Fatos Lubonja, një nga krijuesit e memorialit dhe një ish-i burgosur politik . Rreth 100,000 shqiptarë u burgosën, dërguan në kampet e internimit ose janë ekzekutuar gjatë regjimit represiv të Hoxhës, e cila zgjati nga viti 1944 deri në dhjetor të vitit 1990.
Dr.Anna Kaminsky, Drejtoreshë e Fondacionit Federal për Diktaturën:
“Më lejoni në hyrje të fjalës sime, të falënderoj të gjithë ata që ata njerëz dhe në përfaqësim të tyre Zoti Fatos Lubonja, Ardian Isufi, Lindi Ndoçi, z. Gëzim Peshkëpia, z. Agron Tufa, pikërisht duke përfaqësuar të gjithë ata njerëz që kanë vuajtur nën reprezaljet e diktaturës të shkuar dhe diktaturës komuniste dhe sigurisht shumë të nderuar zotërinj ministra, zoti kryeministër, i nderuar zoti Kryetar i Bashkisë, e nderuara zonja ambasadore, të nderuar zonja dhe zotërinj.
Deri përpara disa muajve, pak muajve pra, në vendin ku deri në fillim të viteve ’90 qëndronte statuaja e diktatorit Hoxha, (këtë periudhë na i kujtonte vetëm një tabelë e thjeshtë) pra ishte një ndër simbolet e pakta në të gjithë hapësirën e qytetit që na kujtonte ketë periudhë të vështirë. Në vend të saj, sot shikojmë këtu një oaz vërtet të gjelbër dhe mjaft të bukur. Pikërisht këtu në këtë oaz, jemi duke inauguruar sot një monument i cili na kujton për fat të keq vuajtjet e njerëzve në diktaturë dhe që pikërisht këto vuajtje dhe këto kujtime duhet të kemi mundësi t’i përballojmë dhe t’i trajtojmë siç duhet.
“Unë shpresoj se ky memorial do të bëjë thirrje të gjithëve për të kujtuar të kaluarën dhe të përballet me atë,” tha Anna Kaminsky drejtore e Fondacionit të rivlerësim e diktaturës në ish-Gjermaninë Lindore, e cila ndihmoi të sjellë seksionin e Murit të Berlinit si një dhuratë nga qyteti e të burgosurve politik Berlini, përfundon reportazhin me titull “Piece of Berlin Wall used in Albanian memorial for Communist political prisoners”Televizioni i njohur konservativë amerikanë Fox News.