Kuvendi i Shoqates – 28 Prill, 2024
Votëbesohet në detyrë për një mandat tjetër 2- vjeçar, Kryetari i Shoqatës Shqiptaro – Amerikane “Skënderbej” Inc, z. Imer Laçaj
Në zbatim të statusit të shoqatës, Neni 7 për zgjedhjet e reja, në muajin Prill 2024, përfundonte afati i mandatit dy- vjeçar i Kryetarit dhe Kryesisë që udhëhoqen Shoqatën për periudhen dy- vjeçare, Prill 2022 – Prill 2024.
Kryetari, sipas rregullores shpalli ditën e zgjedhjeve më 28 Prill 2024 si edhe u publikuan afatet e dergimit të kërkesave të anëtarëve të shoqatës për kandidat për Kryetar.
Sot në ambjentet e restorantit “Teura” në afërsi të kompleksit Luna Park, në Coney Island,Brooklyn, New York, me një pjesemarrje mjaft të konsiderueshme të anëtareve të shoqatës si dhe me mbështetjen maksimale të tyre, u votëbesua nga Kuvendi i Shoqates, për të drejtuar për dy vitet ne vazhdim shoqatën Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc., zoti Imer Lacaj.
Zoti Imer Lacaj, ka dhënë kontribut të çmuar në përparimin e shoqatës që prej themelimit të saj, në Dhjetor te vitit 2017. Ai ka mbajtur detyrën e financierit të shoqatës që prej krijimit të saj, deri në datën 3 Prill 2022. Zoti Imer Lacaj ka mbajtur detyrën e n/Kryetarit të shoqatës për një periudhë dy vjecare, Dhjetor 2020 – Prill 2022. Nga periudha Prill 2022, deri më sot, ai ka drejtuar shoqatën Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” Inc, në rolin e Presidentit të saj. Mbeshtetja në maksimum nga anëtarët e shoqatës për votëbesimin ndaj z. Imer Lacaj, tregoi drejtimin e suksesshëm në mandatin dy – vjeçar si dhe miratimin e planeve për zhvillime të reja në shoqatë.
Keryesia qe do te mbeshtesi zotin Laçaj per dy vitet ne vazhdim jane:
Zoti Leke Preci
Zonja Alketa Ktona Veshi
Zoti Lidmir Hatia
Zonja Arta Xhaferi
Zoti Adrian Tahiri
Zoti Ervin Toro
Urime dhe mbaresi shoqates per dy vitet e ardhshme