














KANUNORE DHE REGULLORE e Federates Panshqipetare VATRA (Constitution and By-Laws of the Pan-Albanian Federation Vatra)
QELLIMET E FEDERATES:
Kjo Federatë u themelua dhe u vëndos për këto qëllime dhe me këtë program:
Nyjë 1. Të ritë në mes të Shqipëtarëye t’ Amerikës, dhe me anë të tyre në mes të Shqipëtarëve të Shqipërisë, shpiritën e ndihmës në mes të tyre edhe të dashurisë për kombësin’ e tyre me anë konferencash popullore dhe botimesh.
Nyjë 2. Të ritë në mes të tyre nderimin dhe dashurinë për kanunet dhe institutat e Shteteve të Bashkuara, edhe të forcojë marëveshjet e miqësisë në mes të qytetarëve amerikanë dhe të Shqipëtarëve.
Nyjë 3. Të përkrahë mësimin e gjuhëve inglishte dhe shqipe dhe të përhapë në mes të Shqipëtarëve t’ Amerikës stërvitjen dhe doktrinat morale.
Nyjë 4. Të ndihë moralisht për përmirësimin e anëtarëve të Federatës edhe të mprojë sa të mundë immigrantët dhe punëtorët shqipëtarë.
Fryma e Federatës.
Nyjë 5. Vatra nukë duhet të meret me politikë.
Anëtarët
Nyjë 6. Chdo Shqipëtar prej soji, që ron në Shtetet e Bashkuara, që është tetëmbëdhje vjetsh e lart, që ka sjellje të mirë, dhe që është normal nga mëndja, munt të këkojë të bëhet anëtar i Vatrës.
Nyjë 7. Një njeri që beson në përmbysien e Guvernës Amerikane me mjete revolucionare ose kriminale, ose të pakanunëshme në çdo mënyrë që në qoftë, nuk pranohet si anëtar i Vatrës; dhe në qoftë se ka qënë pranuar nga lajthimi ose nga mosdija e një zyrtari, emeri i tij do të shuhet nga lista e anëtarëve.
Nyjë 8. Një njeri që ka marëdhënie me revolu cionarë, që i përkrah këta me para ose me artikuj ose me konferenca ose me çdo mënyrë tjatër, nuk pranohet si anëtar i Vatrës edhe sikur vetë të jetë njeri i ndershëm e i urtë dhe faji i tij të jetë vetëm një faj moskuptimi. Në qoftë se një njeri i këtillë u pranua më parë si anëtar i Vatrës, do të shuhet nga lista e anëtarëve.
Nyjë 9. Një njeri, sado i ndershëm të jetë, në qoftë se ka zakon të kundërshtojë kurdoherë të grindet, të shajë zyrtarët e Federatës, dhe me sielljen dhe fjalët e tij te ftohë e të largojë njerëzit Vatra dhe t’a kllasë shoqërinë ne harxhe duke shumëzuar e duke zgjatur mbledhjet, një njeri i këtillë nuk pranohet si anëtar; ose në qoftë se u pranua, do të shuhet nga lista e anetarëve.
T’Ardhurat
Nyjë 10. T’ ardhurat e Vatrës janë: a) Nga këstet e përmotëshme, numëri dhe suma e kësteve duke u-caktuar çdo mot nga Kuvëndi i Vatrës; ahere kur Kuvëndi nuk i ka caktuar, vazhdohet sistemi i motit që dolli. b) Nga botime (libra dhe gazeta) të Vatrës. c) Nga dhurata vullnetare prej anëtarësh ose miqsh te jashtëm të Vatrës.
Zyrtarët
Nyjë 11. Zyrtarët e Vatrës janë: Një Kryetar, një Sekretar, një Arkëtar, edhe katër Kontrollorë. Këta zyrtarë të bashkuar formojnë një Komision të Qëndrës, dhe zgjidhen për një mot nga Kuvëndi i Vatrës, kuvënt i cili është një mbledhje e përmotëshme e mbajtur nga Delegatët e Degëve të Vatrës.
Detyrat dhe të Drejtat e Komissionit
Nyjë 12. Komisioni organizon Degët, i pranon në Fededatë, ose i shuan nga lista e Federates në qoftë se nuk i binden Kanunores dhe Regullores të Vatrës ose porosive të Kuvëndit ose vendimeve të Komisionit.
Nyjë 13. Komisioni emëron dhe pushon nga puna axhentë, konferencierë, dhe të tjerë përfaqesonjës a delegatë të Vatrës, sipas nevojes me rogë ose pa rogë.
Nyjë 14. Komisioni kqyr hesapet e Federatës çdo katër muaj, dhe me anë të Kryetarit e t’Arkëtarit boton në “Bulletin” zyrtar të Federatës të hyrat n’ Arkën qëndrore ta shoqërisë.
Nyjë 15. Komisioni me anë të Kryetarit vë në veprim vendimet të votuara në Kuvënt dhe e përkrah Kryetarin për të mbaruar detyrat e ti në kufi të Kanunores e të Regullores.
Nyjë 16. Komisioni mblidhet të pakën gjashtë herë në mot, në qoftë se Kryetari e gjykon të nevojshme, Komisioni munt të mblidhet dhe më dendur.
Nyjë 17. Thirrjet për mbledhje të Komisionit i bën Kryetari, i cili cakton ditën dhe orën e mbledhjes.
Nyjë 18. Katër Anëtarë të Komisionit, po t’a shohin të nevojshme, munt t’ kërkojnë Kryetarit të therresë një mbledhje ekstraordinare të Komisionit, Kërkimi duhet të bëhet me të shkruar dhe duhet të çfaqë çkoqur arësyet për cilat dëshërohet mbledhja ekstraordinare.
Kryetari i Vatrës
Nyjë 19. Komisionin, dhe përgjithërisht tërë Federatën, e kryeson Kryetari i Vatrës.
Nyjë 20. Kryetarin e zgjeth Kuvëndi i Vatrës, dhe vetëm një Kuvënt i Vatrës munt t’a nxjerë.
Nyjë 21. Kryetari gatit dhe shtron përpara Komisionit çdo punë me rëndësi, veçan për të bërë harxhe dhe për ndodhjen e Degëve.
Nyjë 22. Kryetari në funt të motit, me ndihmën e Komisionit, i jep Kuvëndit hesap për harxhet dhe për veprimet e Komisionit.
Sekretari
Nyjë 23. Sekretari i Qëndrës ësht i dyti zyrtar i Vatrës, zë vëndin e Kryetarit kur ky ësht i larguar mban defteret e Qëndres edhe korrespondencën me Degët dhe me anëtarët e me personat e jashtme, mban rekordet e mbledhjeve të Komisionit, mban Arshivat, kyçet e zyrave dhe t’ Arkës.
Arkëtari
Nyjë 24. Arkëtari i Vatrës mban fondet e Fed eratës, për të cilat është përgjigjës. Të gjitha sa suma mer duhet t’ i depozitojë q’ atë ditë në Bankën e zakonëshme të shoqërisë, S`ka të drejtë të mbajë përsipër më tepër se një qint dollare.
Nyjë 25. Arkëtari bën pagesat e vëndosura nga Kuvëndi ose nga Komisioni. Chdo pagesë bëhet me çeke të cilat vërtetohen me nënëshkrimin e Kryetarit dhe t’ Arkëtarit bashkë.
Nyjë 26. Arkëtari gatit hesapet e katërmuajshme për Komisionin, dhe hesapet e përmotëshme për Kuvëndin.
Kontrollorët
Nyjë 27. Kontrollorët duhet të ndodhen në çdo mbledhje të Komisionit, veç në qoftë se ndalohen nga sëmundja ose nga nonjë shkak të papritur Kuvëndi.
Kuvëndi
Nyjë 28. Kuvëndi i Vatrës mblidhet një herë në mot dhe përbëhet nga Delegatët e çdo Dege të njohur të regullshme nga Komisioni dhe e cila te ketë numërin e duhur anetarësh.
Nyjë 29. Vëndin dhe kohën e Kuvëndit e cakton Kuvëndi i mëpërparshëm, ose, në qoftë nevojë e shtrënguar, e cakton një votë e kërkuar dhe e dërguar me postë nga Pleqësit’ e Degëve. Ne qoftë se as Kuvëndi shkuar ka caktuar gjësendi as Degët kanë dhënë lejë për një caktim, kuptohet se Kuvëndi do të mbahet në Boston javën e parë të Korrikut.
Nyjë 30. Delegat në Kuvënt s’ munt të pranohet veç se një njeri që ka qëne anetar i regullshëm të paktë dy vjet dhe që ka paguar të gjashtë këstet e fundit.
Nyjë 31. Prova, në është Delegati një anëtar i i regullshëm në të dy vjetet fundit, do t’ kërkohet në Arshivat e Vatrës.
Nyje 32. Një anëtar i regullshëm për me tepër se dy vjet, në qoftë se u largua nga Amerika, fiton të drejtat e një anëtari të vjetër posa paguan dhe shkruhet përsëri anëtar që muajin e parë që kthehet n’ Amerikë.
Nyjë 33. Një anëtar i regullshëm i sëmurë ne një spital vazhdon së qëni anëtar i Vatrës pa paguar sa kohë ndodhet në spital, po e humbet anëtarësinë posa del nga spitali në qoftè se s’ paquan që kësti më afërm.
Nyjë 34. Kredencialet e Delegatëve të Kuvëndit i kqyr Kryetari me Kommisionin ne Zyrat e Vatrës para se të hapet Kuvëndi, dhe i vërteton si të regullshme ose të pafuqishme. Delegati, në mos upranoftë, duhet t’ i bindet këtij vendimi të pakën si një masë provizore dhe ka të drejtë t i ankohet Kuvëndit, i cili munt t’ a përmbysë vendimin e Komisionit. Ankimi duhet t’ i bëhet Kuvěndit me të shkruar, dhe Delegati i papranuar munt të thirret nga Kuvëndi që të shtrojë shpjegimet e tij; po s’ munt të hyjë në Kuvënt i paautorizuar, dhe çdo hyrje me pahir nga ana e tij do t’ denohet me të shuarit e tij nga anëtaresia e Vatrës si një turbullonjës dhe shkelës i regullave dhe si një njeri i paqytetëruar.
Nyjë 35. Chairman i hëpërhëshmë Kuvëndit është Kryetari i Vatrës i cili e hap Kuvëndin me një fjalë ku përmbleth veprimet e Federatës. Pastaj, me vota të hapura zgjidhet Chairmani i regullshëm i Kuvëndit, dhe pas këtij Sekretari dhe Reporteri i Kuvëndit.
Nyjë 36. Në Kuvënt mer pjesë dhe Komisioni i Vatrës, i cili s’ ka votë dhe munt te marë pjesë në bisedimet vetëm për të dhënë shpjegime.
Nyjë 37. Kuvëndi shikon hesapet dhe veprimet e motit shkuar, bën hetime, pyet Kryetarin dhe anëtarët e tjerë të Komissionit dhe pastaj voton pëlqimin ose mospëlqimin e hesapeve dhe të veprimeve.
Nyjë 38. Kuvëndi, pasi bën vendime ose ndryshime për motin e arthmë, zgjeth Komisionin e ri, i cili shtron një buxhet për bisedim dhe pëlqim përpara Kuvëndit.
Degët
Nyjë 39. Vatra përbëhet nga Degë të ndryshme të cilat nukë quhen pjesëtare të Federatës në qoftë se nuk i ka njohur ose nuk i njeh më Komisioni.
Nyjë 40. Degët duhet të jenë plotërisht të bindura te Komisioni. Kanë të drejtë të kundërshtojnë Komisionin përpara Kuvëndit me anë të Delegatit tyre dhe me asnjë mënyrë tjatër.
Nyjė 41. Një Degë përbëhet prej një kryetari, një sekretari, një nënë-sekretari, një arkëtari dhe tre kontrollorësh.
Nyjë 42. Cdo Degë, posa njihet nga Komisioni i Vatrës, mer një vulë, dy deftere (njërin për rekordet, tjatrin për listën e anëtarëve), dhe forma dëftesash. Duhet kuptuar mirë që këto plaçka, të cilat Dega i mer pa paguar, janë malli i Federatës, dhe duhet t i kthehen pa bisedim Komisionit të Vatrës kur Komisioni i kërkon prapë qoftë sepse e nxori Degën nga Federata, qoftë sepse dëshron t’ i inspektojë. Dega pastaj munt t’ i qahet Kuvëndit dhe t’i marë prapë të drejtat e saja në qoftë se i janë shkelur nga Komisioni. Po për të kthyerit e mallit të Federatës s’ munt të ketë bisedim.
Nyjë 43. Degët mbajnë dy mbledhje në mot, njërën për të parë hesapet e për të zgjedhur pleqësinë, tjatrën për të zgjedhur një Delegat në Kuvënt. Mbledhje të tjera munt të bëhen në qoftë se pleqësia ose një shumicë antarësh dëshërojnë. Mbledhja duhet të parëlajmërohet te “Dielli” të pakën një javë më parë, dhe ka fuqi që heren e parë sado pakë anëtarë që në qofshin.
Botimet e Vatrës
Nyjë 44. Vatra boton “Diellin,” një gazetë qëllimi i së cilës është t’ u japë anëtarëve lajme dhe ti stërvitë përgjithërisht.
Nyjë 45. Fryma e gazetës do të jetë përparimtare po antirevolucionare.
Nyjë 46. Editori dhe ndihmësit e tij zgjidhen nga Komisioni. Në qoftë nevojë, munt një zyrtar i vatrës të jetë dhe Editori i “Diellit”.
Nyjë 47. Rekllamat për gazetën pranohen si pas kufirit të vëndit, me pagesë të caktuar nga Komisioni. Pëlqimi a refuzimi i rekllamave lihet në doren e Managerit.
Rogët, Pagesat, dhe të Hyrat
Nyjë 48. Cilët zyrtarë, delegatë, konferencierë ose punëtorë të Vatrës do të marin rogë ose çpërblim dhe sa do të jetë roga ose çpërblimi, e voton çdo met Kuvëndi në buxhetin e zakonëshm.
Nyjë 49. Komisioni ka fuqi për të harxhuar suma të vogëla të pavotuara në buxhet, në qoftë se Komisioni vëndos me zëre të përgjithëshme.
Nyjë 50. Chdo pagesë e bërë nga Vatra bëhet me çeke të nënëshkruara nga Kryetari dhe nga Arkëtari.
Nyjë 51. Chdo dëftesë e dhënë nga Vatra për para të mara shënohet nga Sekretari dhe nga Arkëtari.
Marëdhëniet e Qëndrës me Degët
Nyjë 52. Chdo Degë i është bindur Qëndrës gjer në t’ ardhur të Kuvëndit. Një Degë s’ka te drejtë në mes të motit të qortoje ose te frikësojë Kryetarin ose Komisionin me artikuj, mbledhje, rezoluta ose qarkëtore.
Nyjë 53. Chdo Degë munt t` i shtrojë këshilla dhe qarje Komisionit, po s’ ka të drejtë të kërkojë botimin e çdo gjëje që dërgon në Qëndre.
Nyjë 54. Raportet e mbledhjeve të Degëve botohen në organ të Vatrës, po raportet s’ duhet te kenë frymë polemike, as duhet të kenë qëllimin të goditin tërthori vendimet e Kuvendit.
Nyjë 55. Qëndra mban kontaktin me Degët me anë të Bulletinit zyrtar të botuar te “Dielli”, dhe me anë qarkëtoresh.
Regullime të Ndryshme
Nyjë 56. Chdo delegat i regullshëm i derguar në Kuvënt ka 1 votë për 15 gjer 30 anëtarë që përfaqeson; ka dy vota për 41 gjer 70 anëtare që përfaqeson; ka 3 vota për 71 gjer 100 anë tarë që përfaqëson; ka 4 vota për 101 gjer 130 anëtarë që përfaqeson; dhe 1 votë më tepër për çdo 30 anëtarë që 131 e lart.
Nyjë 57. Numëri i anëtarëve për të caktuar votat e Delegatëve zgjidhet duke marë numerin e mesme (the average) te tri kësteve te fundit sipas pagesës që është berë në Arkën e Qëndrës. Për shëmbëll në qoftë se një Degë pati 15 anëtarë në këstin e Qershorit, 25 anëtarë në kestin e Tetorit, dhe 110 anëtarë në këstin e Shkurtit, që bëjnë tërësisht 150 vota në mot, duke ndare numërin 150 me 3 gjejmë 50, dhe pas këtij numëri të mesmë Dega ka aqë vota sa i jep numëri 50.
Nyjë 58. Anëtarët e Vatrës mbajnë kopsën të caktuar që në fillim të shoqërisë. Kur s’janë më anëtarë, s’ kanë të drejtë t’ a mbajnë kopsën.
Nyjë 59. Një anëtar që shkel regullat e shoqërisë ose punon kundrë frymës së saj ose me sielljen e tij pakëson rëndësin’ e shoqërisë, Dega e tij e shuan nga anëtarësia pasi i kërkon shpjegime në një mbledhje të Degës. Anëtari munt të qahet te Komisioni, dhe vëndimi i Komisionit do të jet’ i funtmë.
Nyjë 60. Një anëtar i padëshëruarshëm për arësyet të nëmëruara n’ artikull 59, munt të shuhet nga Komisioni i Federatës në qoftë se Dega ka vonuar të bëjë detyrën e saj ose s’ ka patur miaft informata për të shkakëtuar të nxjerët e anëtarit jashtë shoqërisë. Ky vendim i komunikohet Degës nga Qëndra me anë të Organit të Vatrës ose me letrë. Anëtari ka të drejtë, me anë të një Delegati, të qahet në Kuvënt për masën e Komisionit.
Nyjë 61. Komissioni ka të drejtë të pakufizuar të shuaj çdo Degë gë shkel një ose më teper nyja të Kanunores e të Regullores Dega e shuar riorganizohet nga Qëndra ně qoft’ e mundur.
Nyjë 62. Chdo anëtar ësht i shtrenguar të shkruhet në Degën e qytetit ku është vendosur me përjashtimin e caktuar në Nyjat 63 dhe 64.
Nyjë 63. Një njeri që ron në një qytet ku s’ ka Degë, munt të shkruhet anëtar në Degën e të Përndarëve.
Nyjë 64. Zyrtarët dhe punëtorët e Qëndrës munt të shkruhen, në daçin, anëtarë në Degen e të Përndarëve, që të shpëtojnë nga influencat lokale. Kur dalin nga puna, munt të vazhdojnë në daçin, të jenë anëtarë në Degën e të Përndarëve.
Nyjë 65. Dega e të Përndarëve ka për pleqësi Komisionin e Vatrës, dhe ka Arshiva dhe vule si Degët e tjera.
Nyjë 66. Dega e të Përndarëve dërgon si Degët e tjera një Delegat në Kuvënt. Delegati zgjidhet nga Komisioni i Vatrës.
Nyjë 67. Në mbledhjet e Kuvëndit, të Komisionit, e të Degëve, vazhdohen regullat e zakonëshme të mbledhjeve n’ Amerikë, si për zgjedhjen e një Chairmani, për të drejtat Chairmanit të japë e te presë fjalën dhe të përzërë për Ca kohë ose për gjithënje një turbullonjës të mbledhjes, për rëndimin e votës nga ana e shumicës, të tjera. Po në qoftë se një nyjë e Kanunores dhe e Regullores caktojnë nonjë pikë ndryshe, Kanunoria dhe Regulloria kanë fjalën e fundit.
Nyjë 68. Një anëtar që është dënuar për siellje të liga prej Qëndrës ose prej Degës munt të pranohet përsëri si anëtar me dy të tretat e votave, po nukë duhet të ketë të drejtë të hyjë zyrtar i Degës, zyrtar i Qëndrës ose Delegat Kuvëndesh për dy vjet të paktën.
Nyjë 69. Vatra duhet të ketë një defter nderi në të cilin të shënojë emrat e zyrtarëve të Degëve, dhe emrat e gjithë atyreve që i shërbejnë moralisht. Nga kohë në kohë ose në çdo këst të botojë vepërimet e zyrtarëve të çdo Dege, shtimin ose pakësimin e anëtarëve, dhe shkakun e shtimit ose të pakësimit të anë tarëve.
Nyjë 70. Të gjitha raportet e Degëve dhe zëdhëniet duhet t i drejtohen Sekretarit të Qëndrës dhe botimi i tyre të jetë në përgjigjësinë e Sekretarit dhe jo të Editorit.
Nyjë 71. Chdo botim që i përket Degës duhet të botohet me marëveshjen e Sekretarit dhe të editorit.
Nyjë 72. Në qoftë se Sekretari me Editorin nuke e zgjedhin dot botimin e nonjë raporti ose artikulli kjo duhet t’i shtrohet Komisionit, me konditë që kur të bisedohet duhet të mare pjesë dhe Editori.
Nyjë 73. Chdo njeri që pranon të jetë anëtar i Vatrës zotohet t’ i bindet Kanunores dhe Regullores pa nonjë bisedim.
Nyjë 74. Një Delegat munt të përfaqesojë gjer tri Degë, duke bashkuar votat. Po votat e përmbledhura s’duhet të kapërxejnë tri vota.
Nyjë 75. Gratë shqipëtare munt të pranohen anëtare të Vatrës me gjith’ të drejtat që kanë anetarët e tjerë.
Nyjë 76. Studentët vërtetë (“bona fide students”) paguajnë gjysmën e çdo kësti.
Nyjë 77. Chdo ndryshim i bërë në Kanunoren dhe Regulloren prej një Kuvëndi munt të bëhet vetëm me pëlqimin e të dy të tretave të votave të përfaqësuara në Kuvënt.
Nyjë 78. Kjo Kanunore dhe Regullore u votua nga Degët e Vatrës në Vjeshtë të Dytë 1926.
Nyjë 79. Kjo Kanunore dhe Regullore do t’ përkthehet e do të shtypet edhe inglisht, dhe një copë do t’ depozitohet në autoritetet e Shtetit Massachusetts.