• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“BIJTË E SHQIPES” DHE MISIONI ATDHETAR E KULTUROR NË SHËRBIM TË ÇËSHTJES KOMBËTARE

May 5, 2023 by s p

Nga Dr. Sadik Elshani
Fotot: Eva Dori, gazetare/

Shoqata “Bijtë e shqipes” në Philadelphia bëri analizën e punës së periudhës katërvjeçare, kryetar i ri i shoqatës u zgjodh z. Dritan Matraku.
Ditën e shtunë, më 29 prill, shoqata “Bijtë e shqipes” në Philadelphia e mbajti mbledhjen e saj të përgjithshme, në të cilën u analizua puna për periudhën katërvjeçare, 2019 – 2023. Sipas statutit të shoqatës sonë, Mbledhja e Përgjithshme, raportimi dhe dhënja llogari para anëtarëve duhet të mbahet një herë në vit, ndërsa çdo të dytin vit bëhen zgjedhjet, ku zgjidhet Këshilli Drejtues dhe kryetari i shoqatës. Por, siç e dimë të gjithë, kjo periudhë përkoi edhe me periudhën e pandemisë, prandaj, duke i respektuar masat parandaluese, ishte e pamundur që të mbanim mbledhjet tona të rregullta. Këshilli Drejtues është mbledhur herëpashere dhe anëtarët janë njoftuar përmes rrjeteve sociale, e-maile e telefonata.
Raportin për punën e shoqatës për këtë periudhë katërvjeçare e mbajti kryetari, z. Bujar Gjoka. Në këtë raport ai kishte bërë një analizë të hollësishmë për mbarëvajtjen e punës së shoqatës gjatë kësaj periudhe: ecurinë e punës së shkollës shqipe, veprimtaritë e zhvilluara, bashkëpunimin e shoqatës me komunitetin, biznesin shqiptar dhe institucionet e organizatat e tjera. Z. Gjoka i njoftoi të pranishmit edhe me ecurinë e punimeve për meremetimin e godinës së re të shoqatës.
Kjo Mbledhje e Përgjithshme ishte edhe mbledhje zgjedhore. Me votim të fshehtë u zgjodh Këshilli i ri Drejtues prej pesëmbëdhjetë anëtarësh, ndërsa ky këshill sipas statutit të shoqatës sonë e zgjedh kryetarin. Kryetr i ri i shoqatës u zgjodh z. Dritan Matraku, veprimtar shumëvjeçar i shoqatës dhë anëtar i Këshillit Drejtues e nënkryetar i parë për disa mandate. Ai para të pranishmëve e paraqiti vizionin e tij për vazhdimin me sukses të misionit atdhetar e kulturor të shoqatës: shtimin e numrit të nxënësve dhe rritjen e cilësisë së procesit mësimor të shkollës shqipe; shtimin e numrit të anëtarëve të shoqatës, sidomos me anëtarë të rinj; rritjen e bashkëpunimit me komunitetin, biznesin shqiptar, bashkinë e Philadelphias, etj.; organizimin e veprimtarive të llojllojshme përkujtimore, kulturore e sportive, si dhe rritjen e cilësisë së tyre. Z. Matraku theksoi rëndësinë e meremetimit të godinës së re të shoqatës dhe vënien e saj sa më të shpejtë në përdorim.Në fund Z. Matraku u bëri thirrje të gjithëve që të jemi të bashkuar dhe të zhvillojmë një veprimtari të organizuar si bashkësi shqiptare të ruajmë gjuhën, kulturën dhe traditat tona të shkëlqyera.

Filed Under: Kronike

Francezët dhe Mitrovica

May 4, 2023 by s p

Sylë Ukshini/

Gazetari i njohur gjerman Erich Rathfelder, një raportues i drejtpërdrejt i ngjarjeve në Kosovën e periudhës së okupimit serb dhe pas vendosjes së saj në protektoratin ndërkombëtar ushtarak e civil, në librin e tij “Kosova” përmbysë disa klishe të ndërtuara në perëndim për shumë ngjarje lidhur me dhe për Kosovën, si çështjen e rezistencës shqiptare të UÇK-së, grindjet partiake, çështjen e largimit të një pjesë të civilëve serbë nga Kosova nga hakmarrja shqiptare e tema të tjera. Në këtë kontekst, ai shkruan edhe për mënyrën e ndarjes së Mitrovicës nga trupat franceze të KFOR-it, duke na lënë të kuptojmë se ky zhvillim ka qenë një skenar i përgatitur paraprakisht. Rathfelder lidhur me Mitrovicën e pasluftës na sjellë një rrëfim të pazakonte, të sinqertë dhe interesant, duke dëshmuar se gjenezën e problemit të veriut të vendit duhet në qershorin e vitit 1999 si rrjedhojë e qëndrimeve të faktorit ndërkombëtare, i cili, për shkak të përçarjeve tona të brendshme, negociatat për përfundimin e luftës i zhvilloi pa politikanët shqiptarë:

“ A nuk do të duhej që trupat e NATO-s të dislokoheshin në tërë territorin e Kosovës? Pse atëherë francezët, të cilët të fundit hyn në vend, u ndalën në Mitrovicë në urën e lumit Ibër? Pengesat me tela gjembi siguronin vijën e re të demarkacionit. Përmes veprimit të francezëve, territoret e banuara me serbë në veri të qytetit që kufizohen drejtpërsëdrejti me Serbinë, qëndronin edhe me tej nën kontrollin e autoriteteve serbe dhe të luftëtarëve serbë.

Pas një konference të përbashkët shtypi me Joschka Fischerin në Prishtinë, ministri i jashtëm francez Vedrine iu përgjigj pyetje pse trupat e NATO-s nuk kishin përparuar deri në kufi, me një valë arsyetimesh të pakuptueshme, kuptimin e të cilave nuk e kapa as unë e as shumë kolegë të tjerë. Mirëpo, faktet e krijuara flisnin vetvetiu: Territori i banuar kryesisht me serbë në veri të qytetit mbeti nën administrimin serb; fillimisht iu ishte shmangur kontrollit të UNMIK-ut. Kështu u krijua një qytet i ndarë në Evropë. Me pengesa teli prej gjembi dhe me një kufi fillimisht të pakalueshëm për popullsinë. Një premtim i Rezolutës 1244 u thye qysh atëherë. Jo të gjithë të dëbuarit mund të ktheheshin në vendbanimet e tyre, krahas serbëve dhe romëve që nuk jetonin në enklava, tani e tutje nuk mund të ktheheshin as ata shqiptarë që kishin banuar në atë territor (…).

Me ndaljen e trupave franceze në urën mbi Ibër, Kosova u nda faktikisht në dy pjesë: në një territor të administruar nga bashkësia ndërkombëtare dhe të banuar kryesisht nga shqiptarët dh territoret e serbëve në veri të Mitrovicë si dhe në enklavat e mbrojtura nga KFOR-i, por edhe më tutje të administruara nga serbët. Me këtë u krijua një shoqëri paralel serbe me territor të kufizuar me mbi 100.000 banor”, shkruan mes të tjerash gazetari gjerman Erich Rathfelder në librin e tij “Kosova: Historia e një konflikti”.

Filed Under: Kronike

Faleminderit Detroit

May 3, 2023 by s p

Nusret Pllana/

Prill 2023, Amerikë – Detroit

Promovim veprash dokumentare të gjenocidit serb mbi shqiptarët 1844 – 1999, të autorëve: Nusret Pllana, Hanëmshahe Ilazi e Agim Aliçkaj.

Respekt të gjithë të pranishmëve të këtij manifestimi kulturor e shkencor, e në veçanti Imamit të Xhamisë shqiptare në Detroit, z. Shuajb Gerguri, i cili me përgjegjësi të lartë prej intelektuali dhe patrioti të vërtetë, na e bëri të mundur promovimin me sukses të këtyre veprave publicistike e dokumentare, të cilat e vërtetojnë katërcipërisht gjenocidin serb mbi shqiptarët për rreth dy shekuj me radhë.

RESPEKT!

Filed Under: Kronike

Udhëheqësi dhe strategu i pavdekshëm i maleve tona Dedë Gjon Luli

May 2, 2023 by s p

Age Ivezaj,

New York/

Ngritja e flamurit tonë, simbolit më të shenjët, në duart e trimave malësor në malin e Deçiqit është përpjekje e lëvizjes mbarë kombëtare, për ti dhënë fund zgjellës së robërisë shekullore.  Kryengritja ka një rëndësi të madhe historike , sepse kjo ishte  zëdhënëse e drejperdrejt e rilindjes kombëtare dhe idealeve të tyre për tu dal zot trojeve shqiptare që ishin të okupuara, kur vet egzistenca e kombit tonë ishte në rrezik. Qëllimi i kryengritje  kishte plane të kristalizuara kombëtare, me kërkesa të qarta para vetes dhe para botës, para miqve dhe armiqve, ata donte ta nxjerrin vendin nga robëria shekullore, ta bëjnë Shqipërin e pamvarur dhe te çoj ne fund amanetin e kryeheroit tonë Gjejrgj Kastirot- Skendërbeut. Kryengritja e Malësisë ishte pjesë e lëvizjes mbarë kombëtare dhe e para kryengritje me qëllim të caktura  për të mbrojtur tërësine toksore dhe administrative të popullit shqiptar.                                                                                                                Kryengritja filloj me 24 Mars 1911 kur  Dedë Gjon Luli bashk me 17 djem të zgjedhur nga Hoti e Gruda  sulmuan postet kufitare në Traboin e Rapsh. Turqit u nxunë në befasi, menduan se aty ishte një ushtri dhe dorzohen, kryengritesit marrin armatimin dhe municjonin që ishte aty, kjo është edhe fitorja e parë e kryengritjes. Kushtrimin i pushkëve dhe luftës u përhap në Grudë, Këlmend, Triesh e Kojë, kurse Marash Uci kushtrimonte Shkrelin e Kastratin. Brenda pak ditësh kryengritja u përfshi në të  gjitha krahinat e Malësisë së Madhe dhe Dukagjinit, numri i kryengritësve nga 17 veta arriti ne 3000  e më vonë forcat e malësorve numronin më tepër se 10,000 luftar.  Kjo luftë nuk ishte kryengritje e 5 ose 7 maleve të Malvsise , por  e të gjitha maleve të  mbi Shkodës e nën Shkodrës, ishte lëvizje mbarë kombëtare dhe e kordinuar me kryengrirtsat  e Kosovës të udhhequr nga prisat:  Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Idriz Seferi Azem e Shote Glica e të tjerë, por edhe nga intelegjenca shkodrane, Hilë Mosi, Luigj Gurakuqi  Risto Siliqi, Luigj Bumci, Ndre Mjeda, Nikollë Kacorri dhe të tjerë që më vonë do ti përjetësoj At Gjergj Fishta në kryeveprën e tij “Lahta e Malesise”,  ku i paraqet malvsoret stoik e te pathyesheme:    

“Se me djem çi i kam mas veti

Dede Gjon Luli, kaçabeti

Si ka Krali, si ka mreti

Si ka toka , si ka deti.”                                                                       

Dedë Gjon Lulu  luftonte bashk me trimat e vet te pathyeshëm, në istikamet e  Rapshës, Shipshanikut, Dinoshës, Qaftv të Uglës, Qepur, Koplik, Prroi i Thatë, Selcë, Vukël, Brojë Shalë, Shosh, Shkrel e Kastrat. Ata ishin betuar per të mbrojt trojet shqiptare me çdo kusht, edhe me jetën dhe gjakun e vet. Kjo luftë ishte vetëm një pjesë e frontit të përgjithëshme që kishte përfshi të gjitha malet e Malësisë. I mbarë populli, i  madh e i vogël, gra pleq e fvmijë, kush me pushkë e  kush me kmesa u bënin rrezistencë sulmeve të taborreve turke. Malësoret bënin luftë të pabarabat me ushtrinë e madhe turke të cilët kishte armatim të përsosur për kohën. Trimëria e luftarëve të Hotit, Grudës, Trieshit, Kojës, Këlmendit, Kastratrat e Shkelit dhe betejat qe zhvilluan Malësorët  tronditi përfundimisht themelet e Perandorisë Osmane që ishte në përfundimin e saj.                                                                                                                                                                          

Shpalosja e  flamurit tonë kombëtar me 6 Prill 1911 në malin e Deçiqit  është kulminacioni i Rilindjes  tonv kombëtare, kur Nik Gjelosh Luli shpalosin flamurin e Gjergj Kastriotit- Skenderbeut  pas 476 vjiteve  të robërisë. Ngritja e flamurit  ishte kulmi i vetdijes kobmëtare dhe i përpjekjeve të deri athershme për të dalë nga robëria shekullore,  për t’i dalur zot vendit, mos të lejojnë coptimin e trojeve shqipare dhe të  ndalojnë pazarlleqet e diplomacis evropjne qysh me traktati e Shën Stefanit e deri te kongresi i Berlinit. Strategu i Malësisë së Madhe Ded Gjon Luli se bashku me luftarët Malësor  ngrihen si një fuqi shiptvrore e ushtarake  për të ndalur të keqen që i kanosej popullit tonë. Kjo ishte levizje  mbarë kombëtare  për ti dhënë fund robërise dhe për ta bërë Shqipërinë “ Zonjë në vete” ashtu si e thoshte Vaso Pasha. Kryengritja e Malësisë së Madhe është përpjekje  për të cliruar vendin nga të huajt dhe për të formuar shtetin e lirë shqiptar. Për lidhejt e forta të kryengritësve dhe prisave të tyre Dedë Gjon Lulit, Mehmet Shpendit , Luigj Gurakuqit , Hasan Prishtina, Ismail Qelamilit dhe me parin përparimtare nga të gjitha viset e Shqipëris dëshmon kuvendi historik i Greçës që u mbajt  prej 12 deri me 23 Qershor 1911 në pllajën e Greçës së Trieshit, kund u mblodhën prisat nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Kuvendi doli me një program mbarë kombëtar dhe iu paraqit qeverisë Xhonturke (turqëve të rinj), fqinjëve tonë sllavë dhe fuqive të mëdha.  Memorandumi i Greçës u formulua nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, ata nxorrën njv broshur që u quajt ndryshe  “ Libri kuq “ për shkak të kopertinave. Në 12 pika parashtrohej një program për autonominv e Shqipërisë, ashtu sic ishte konceptuar edhe në platformën e lëvizjes kombëtare që nga koha e Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878.  Se ç ka kerkonin shqiptarët me sv miri e thotë kënga popullore që i dikohet Dedë Gjon Lulit:

“Dedë Gjon Luli shkruan nji letër 

Bedri Pashës ja ka çua,

Se Shqipnia nuk don tjetër

Veç don vetin me sundua”

Ky memorandum ka rëndësi të veçant, sepse del nga gjiri i kryengritjes e vet populli, ishte nevoj jetike për tu dalur zot trojeve dhe për të mbrojtur Malësinë si pjesë të trungut shqiptarë. Ky ishte edhe një grusht i rëndë për shtetet fqinje që e mohonin karakterin e vërtet kombëtar të lëvizjes  shqiptare. Malesorët ndolleshin në mes të dy zjarreve, nga njëra antë ata ishin të sulmuar nga taborret tuke, kurse Sëbia dhe  Mali i Zi bënin ç’mos dhe me dredhi, mundoheshin t’i përçajnë shqiptarët. Kërkesat e memorandumit t Greçes i drejtoheshin përfaqsuesit diplomatik  të turqisë në Cetinë Sefedin beut. Në atë kohë kur turqit dhe Malazezët kërkonin që malësorët të heqin dorë nga çlirimi i krahinave të tyre. Kral Nikolla, hilexhi dhe i pabesë, me dinakëri u mundua ti përçaj shqiptarët në baza fetare dhe ti përdori ata në favot të vet. Në takimin që pati me Dedë Gjon Luli ai i tha se flamurin e tij e njeh gjithe bota dhe malësorët duhet të luftojnë me flamurin e Malit te Zi, por Deda kategorikisht e kundërshtoj dhe i tha:” jo besa se na kemi flamurin tonë dhe kurr nuk do të luftojmë nën asnjë flamur tjetër, pa ju e kemi filluar luftën dhe pa ju do ta mbarojmë, se nuk duam që lirin t’ja kemi borxh askujt, duam me e fitua me gjak dhe me e gëzua vet”. Që nga ajo dite Mali i Zi u mundua me e sabotua kryengritjen në të gjitha anë, ajo  priste dobsimin e perandorisë osmane, që më vonë ta uzurpoj tërë Malësinë dhe ta marri edhe Shkodrën. Por shpalosja e flamurit kombëtar me 6 prill 1911 ne malin e Deçiq i përgënjeshtroj ëndrrat e iluzionet e tij, keshtu që nga ajo ditë  jo vetëm që ua ndërpreu të gjitha ndihmat kyengritëseve, por u mundua në çdo mënyre të shuaj kryengrijen e  tyre.                                                                                                                                                                  

Kryengritja e Malësisë se Madhe është gur themeli i shtetit shqiptar, kjo ishte një frymëzim me sakrifica mbinjerzore  e burrave dhe burrneshave që ishin të vendosur te japin jetën e tyre për të dëbuar hordhit osmane nga toka arbërore. Ajo kishte për qëllim kryesor, ti jepte fund robërisë shekullore, për ta realizuar lirinë dhe pavarësinë territorjale shqiptare si komb e shtet i pavarur  shqiptar.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                  Pas betejave dhe rezistencës së fort kryengritja u shua, por lufra nuk pushoj, ajo mori hov anembanë Shipërisë dhe nuk u ndal derisa një vit më vonë, plaku i urtë Ismail Qemaili, nga ballkoni i godinës pranë sheshit te skeles detare ne Vlorë, ngriti flamurin  e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut dhe shpalli pamvarsinë e Shqipërisë  me 28 Nëntor te vitit 1912.                                                                                                                                    Pushtuesit osman, fuqit e medha dhe fqinjët tonë sllavë që uzurpuan tokat tona, fatkeqsisht, e shkëputën nga trungu shqiptar Malësinë e Dedë Gjon Lulit dhe gjysmën e tojeve  etnike i lanë jashtë kufirit politik të shtetit amë.                                                                                                                                                                  Malazezët dhe askush tjetër kurr nuk mund ti përça shqiptarët në baza fetare sepse na jemi vellezër të një gjaku, dhe bij te Shqipërisë. Dashuria e pafund për atdheun tonë nuk do të shterret derisa të rrjedhi gjak shqiptarit në damarët tonë. Këtë e dëshmua malesorët se  janë aty kur ka nevoj vendlindja, pa marre parasysh distancen hapsinore, sikurse edhe me 5 Mars te këtij viti kur pjesmarrja e mërgatës në votime ishte vendimtare në fitoren e “Forumit Shqiptar” që ishte faktor i rëndësishëm për të ardhmen e Malësisë.                                                                                                                                                               Zgjelljet lokale në Tuz për malësorët në diasporë ishin një kushtrim për ti dal zot vendit dhe vërtet ata u përgjigjen ashtu si e thoshte Fan Noli;

“Mbahu nënë e mos kij frikë

Se i ke djemt në Amerikë”.

Lavdi kryengritjesë Malësisisë dhe deshmoreve të saj që u flijuan për liri e bashkim të Shqiperise!

Lavdi flamurit tonë  kuq e zi, simbolit të Gjergj Kastriotit -Skendërbeut, idolit , nderit dhe krenarisë së shqiptarizmit.

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Filed Under: Kronike Tagged With: Age Ivezaj

The new US ambassador in Tirana David J. Kostelancik confirmed by Senate

April 29, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

The new US Ambassador to Albania is David J. Kostelancik, a career member of the Senior Foreign Service with the rank of Minister-Counselor. Today’s Senate confirmation of his nomation by President Biden from earlier this year was uninimous. Kostelancik was serving as Foreign Policy Advisor to Chairman of the Joint Chiefs of Staff, General Mark Milley.

He has been Deputy Chief of Mission and Chargé d’Affaires at the US Embassy in Budapest, Hungary. His previous assignments include Director of the Office of South Central European Affairs and Director of the Office of Russian Affairs, both in the Bureau of European and Eurasian Affairs.

The overseas postings of Kostelancik in the past include the U.S. Mission to the OSCE and the U.S. Mission to NATO, the political office at U.S. Embassy in Tirana in early 90′, Albania and the U.S. Embassy in Ankara, Turkey, and two postings at the US Embassy in Moscow.

He is a graduate of the National War College, in his home statet of Illinois. He has earned a Master of Science at NWC National Defense University. David Kostelancik holds a Master of Arts degree from the University of Michigan, and a Bachelor of Arts degree from Northwestern University. He speaks Russian, Hungarian, Albanian, and Turkish.

The outgoing Ambassador Yuri Kim was an appointee of President Trump who served in Albania from 2020.

Filed Under: Kronike Tagged With: Rafaela Prifti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 69
  • 70
  • 71
  • 72
  • 73
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT