• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909


“UNE JAM DARDANIA”

February 14, 2022 by s p

nga Rafaela Prifti

“UNE JAM DARDANIA” –  është sllogani trifjalësh i një lëvizje të re online që synon të kthejë emrin e vjetër me të cilin paraqitet në burimet historike shteti sovran i Evropës Jug Lindore, i quajtur Kosovë. Nismëtarët janë Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane “Shqipja e Arizonës”, Qendra Kulturore Shqiptare “Shkolla Shqipe Arizona”. Ata po ju drejtohen organizatave dhe shoqatave shqiptare në Amerikë, deri më tani, në Cikago, Florida, Virxhinia, Boston, Nju Jork që t’i bashkohen fushatës për të përdorur toponimin origjinal Dardania, sepse aty pasqyrohet identiteti etnik dhe historia e vendit bazuar në dokumente, arkiva dhe studime shkencore.

C’rëndesi ka një emër? Në hartat dhe burimet historike që i përkasin Betejës së Kadeshit të shekullit 13 Para Erës së Re paraqitet emri Dardania në territorin që shekuj më pas u quajt Kosovë. Kjo betejë e vitit 1275 Para Erës së Re mban peshë të vecantë dhe konsiderohet si lufta e parë botërore e kohës antike. Për nga sasia e madhe e dokumentacioneve dhe detajeve të arkivuara, të mbajtura kryesisht nga burimet egjiptianase, kjo betejë e hershme është ngjarje më vete.

Në shumë harta të kohës paraqitet toponimi Dardani dhe shekuj më vonë shfaqet emri Kosovë – një emër sllav, që madje përdoret si argument për të justifikuar pretendimet serbe. Për organizatorët, kjo nuk është cështje evolucioni lingustik. Tek shqiptarët vihet re një apati e përgjithshme që është shumë në kontrast me fushatën sistematike nga ana e fqinjëve për zëvendësimin dhe heqjen e toponimeve shqiptare.

Në prag të festimeve për përvjetorin e 14-të të pavarësisë së shtetit sovran në Evropën Jug Lindore, me mbi 90% popullsi shqiptare, organizatorët po nisin fushatën në Facebook dhe platforma të tjera mediale. UNE JAM DARDANIA (I AM DARDANIA) – është mesazhi i cili me mbështetjen e shqiptarëve mund të marrë vrull dhe përkrahje në bashkësi dhe diasporë, thonë nismëtarët.

Neglizhenca e dokumenteve historike dhe pasojat e motiveve që cuan në ndërrimin e emrit janë të qarta dhe lehtësisht të evidentueshme. Për t’ju kundërvënë atyre, historianët dhe studjuesit si Dr. Elena Kocaqi kanë argumentuar dhe paraqitur prova për t’ia rikthyer vendit emrin Dardani. (Dr. Kocaqi, Dardani dhe jo Kosove https://pashtriku.org/drelena-kocaqi-dardani-dhe-jo-kosove/) Dardania është emër shqipatr që i përgjigjet saktësisë historike dhe burimeve etimologjike.

Nismëtarët planifikojnë ta hapin fushatën në platformat elektronike dhe të vazhdojnë më tej me nënshkrimin e një peticioni online e me radhë. Por duke filluar nga festimet dhe aktivitetet për ditën e pavarësisë më 17 shkurt, ata ju drejtojnë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen në fushatë dhe të thonë me zëplotë: Unë Jam Dardania!

I AM DARDANIA – An Online Grass Roots Movement Aims to Make a STATEMENT

by Rafaela Prifti

A Grass Roots movement online named I AM DARDANIA aims to honor the historical truth about the name of the sovereign state in Southeast Europe known as Kosovo (Kosova). The organizers, Albanian American Cultural Center Eagle of Arizona, Albanian Civic Center of Arizona are reaching out to Albanian organizations and community leaders across the country including Chicago, Florida, Virginia, Boston, New York to bring back the original toponym, Dardania. In order to actively preserve the region’s ethnic identity and history.

What’s in a name? Geographical sources and associated publications going back to 13th century BC in relation to the Battle of Kadesh clearly show Dardania in the area which centuries later was named Kosovo. As a side note, the battle occurred in 1275 B.C.E. and is considered the first world war of the ancient times. It may be the earliest military action recorded in detail, mostly from Egyptian sources.

The name Kosovo was introduced centuries later. Importantly, it is a Slavic name bestowed upon the place to bolster the claims of the Serbs who use the toponym as an argument in their favor to this day. The organizers believe that this is not an issue of linguistic evolution of place-names. They are concerned that Albanians are engulfed in complacency and apathy whilst the neighbors are engaged in a relentless campaign of removing and replacing Albanian or Albanian-sounding toponyms on a large scale.

Just a few days before February 17, marking the 14th anniversary of the independence of the sovereign state in Southeast Europe, the organizers are launching I AM DARDANIA (UNE JAM DARDANIA) on Facebook and other social media platforms. They designed the elegant logo themselves and hope that Albanians will show their support online and gather momentum.

The neglecting of historical records and impact of motives behind the name changing from Dardania to Kosovo are evident and cannot be denied. To counter it, historians like Dr. Elena Kocaqi have long argued in favor of the name Dardani in lieu of Kosovo. (Dr. Kocaqi, Dardani dhe jo Kosove https://pashtriku.org/drelena-kocaqi-dardani-dhe-jo-kosove/)

It is time to stand up and call Dardania by its Albanian name! It is historically right and etymologically accurate!

The organizers are planing to follow up the launch of the online movement with a petition and other actions in the coming months. Starting with this year’s celebrations and events honoring independence day, they urge and call upon every Albanian to be Dardania.

Filed Under: Kulture

PREZANTIMI I KULTURËS DHE GJUHËS SHQIPE NË MËRGATË

February 12, 2022 by s p

Sokol Demaku/

Në Mbretërinë e Bashkuar të Suedisë jetojnë dhe veprojnë ndoshta diku mbi 60 000 shqiptar nga të gjitha trojet shqiptare. Shqiptarët në bazë të statistikave që egzistojnë në këtë vend Skandiv kanë mergua që heret, por vitet 90-ta janë ato të cilat kanë sjellë numër shiqptaresh në veriun e largët këtu duke u detyruar ta lenë vendlindjen nga dhuna dhe nepërkembja e pushtetit të kohës.

Kultura dhe tradita cdo herë është vendimtare në sjelljen dhe integrimine  njeriut në një mes të ri, në vend dhe ambient të ri. Kështu eshte shqiptarët me një kulturë dhe traditë ia kanë dalë që të integrohen në shoqërinë ku jetojnë. Këtu kemi të bëjmë me njerëz të cilët kulturen dhe traditën shqiptare e kanë në shpirt dhe zemër dhe në bazë të kësaj kanë fitua edhe mbeshtetjen dhe përkrahjen e shtetit dhe vendasëve në integrimin në sistemin e jetës dhe punës.

Qyteti Borås vitin e kaluar festoi 400 vjetorin e themelimit të tij ku në mënyrë madheshtore u festua kjo ditë e shenjtë për boråsarët pa marrë parasyshë cilit nacionalitet i takojnë.

Kështu edhe Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” e cila ka selinë e saj në këtë qytet dhe zhvillon aktivitetin e saj kulturor dhe shpirtëror në ruajten dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare mori pjesë aktive me anëtaret e saja në këtë të kremte madhështore.

QKSH ”Migjeni” vitin e kaluar kishte dy festa. Festën e 400 vjetorit të themelimit të qytetit Borås si dhe 10 vjetorin e oragnizimit nga ana e QKSH Migjeni të Festivalit Nderkombëtar të Pozisë ”Sofra poetike në Borås”.

Anëtarët e QKSH Migjeni ishin aktiv me shumë aktivitete kulturore në këtë të kremte e ajo madheshtorja ishte Festivali i X Ndekombëtar i Poezisë i cili në tërsi iu kushtu këtij manifestimi. 

Këshilli Bashkiak i qytetit Borås për këtë angazhim dhe këto aktivitete me të cilat QKSH Migjeni kishte kontribua në shenimin e këti Jubileu madhështor të qytetit të Borås para ca ditës të gjithë anëtarëve të Krysisë se QKSH Migjeni u kishte nda: DIPLOMË NDERI, për kontributin e dhenë (Sokol Demaku, Hamit Gurguri, Rizah Sheqiri, Anxhela Ziso, Bahtir Latifi dhe Qerime Gurguri).

Kjo është edhe një shtytje për këta entuziast që në mënyrë edhe me të denjë edhe në të ardhmen të jenë edhe më aktiv në paraqitjen e të arriturave të shqiptarëve në këtë vend Skandinav dhe në ruajtjen dhe kultivimin e bashkëpunimit kulturor me vendesit, krijimin e  rrugëve të bashkëpunimit mes kulturave dhe njerëzve.

Filed Under: Kulture

Ibrahim Kodra (22 prill 1918-7 SHKURT 2006), “Picasso” shqiptar…

February 7, 2022 by s p

Saimir Z. Kadiu/


Shqiptari me i njohur nderkombetarisht ne fushen e arteve figurative.Mbi 6000 punime, nga te cilat 2000 jane te regjistruara.I panjohur per shumicen e shqiptareve deri ne fundvitet 80’…Ne vitin 1968 ka hapur nje ekspozite re tij ne Prishtine.Konsiderohet nje nga “produktet” me te njohura te Akademise se Breras (Milano).Mban titullin “Ylli i Breres”…Mik i ngushte i figurave te tilla si Picasso, Dino Buzzati, Paul Eluar, Salvadore Quasimodo, Renato Guttuso…Poeti i madh lirik francez Eluar ka shkruar pasi u takua me piktorin shqiptar: “Kodra eshte primitivi i fundit i nje civilizimi te ri”Megjithese jetoi pjesen me te madhe te jetes (rreth 70 vjet) ne Itali dhe lidhjet me gjuhen shqipe erdhen duke u dobesuar, amaneti i tij ishte qe trupi te prehej ne atdheun e tij pas vdekjes…Piktori Ibrahim Kodra gjithmone ka permendur për prejardhjen e tij nga fshati Likmetaj i Ishmit (Durrës), duke bërë një krahasim me sukseset e arritura. “6000 piktura janë në gjithë botën. Kam kërkuar gjithmonë gjërat më të vështira të botës dhe të jetës së njeriut, misterin e kozmosit, misterin e lindjes, misterin e perëndimit, kam kërkuar gjëra të vështira që njeriu nuk mund t’i kuptoj…. Toka që po e kërkoj sot besoj ka me qenë atdheu im Shqipëria.

Filed Under: Kulture

HUMORI NË NOVELËN “MEDETI” TË PETRIT XHAFERIT

February 5, 2022 by s p

Dr. Mjaftime Dushallari/


Humori është një tipar special i disa njerëzve të vecantë, humoristë, përgjithësisht optimistë nga natyra, që synojnë të bëjnë dëgjuesit për të qeshur duke u përqëndruar në anën më pozitive të jetës apo të ngjarjes që tregojnë. E për këtë duhet sa kulturë, aq edhe inteligjencë. Kështu janë komedianë apo humoristë të mëdhenj botërorë, por edhe mjaft të njohur që na rrethojnë, të cilët kanë aftësinë që të qetësojnë dhe të kënaqin shpirtërisht dëgjuesit duke shkaktuar të qeshur. Për ata që e njohin, Petrit Xhaferi, njeri me natyre serioze, i qetë e fjalëpak, nuk duket se kur bisedon apo flet, i pëlqen dhe ka synim të bëjë dëgjuesit për të qeshur, por në rrëfimin e tij të shkruar, humori vjen shumë natyrshëm. Ai, nuk mendoj se shkruan për të bërë humor apo për të shkaktuar të qeshura. Në rrëfimet e tij të shkurtra si dhe në novelën e re “Medeti”, autori e përdor shumë lirshëm humorin si një mjet artistik shumë efikas, që i jep dorë për të bërë më të gjallë ngjarjen që tregon, për të thyer monotoninë e rrëfimit, për të nxitur kërshërinë e lexuesit si dhe për të krijuar një lidhje më të ngushtë të lexuesit me ngjarjet që rrëfen dhe me karakteret që krijon. Në procesin e krijimit letrar të kësaj novele, shkrimtari Petrit Xhaferi ndihet se ka grumbulluar material jetësor të njohur mirë. Aty duket se e ka ngjyer penën dhe me humorin real apo dhe e ka krijuar mbi atë bazë. Humori qëndron dhe ndihet në cdo element të kësaj novele. Disa herë të bën të qeshësh me dicka absurde, disa herë të bën të hapësh sytë me pikëpamjet e karakterit, disa herë të vësh buzën në gaz me fjalë a shprehje të përdorura, e disa herë, sidomos kur ironizohet, nuk dëshiron as të qeshësh, por të ndjesh dhe të bashkohesh me qëndrimin e autorit. Kur lexon novelën “Medeti”, lexuesi gjendet shumë herë në situata të tilla dhe këtu mendoj se qëndron dhe suksesi i autorit. Duhet theksuar gjithashtu se autori nuk e tepron me masën e humorit. Ai nuk bëhet qëllim më vete i krijimit. Ka faqe të tëra të librit, ku shtjellohen ngjarje të ndryshme të kohës pa humor dhe përsëri ato mbeten interesante. Novela titullohet “Medeti” dhe në qendër të saj është figura e major Medet Karajfilit, që medet halli e hajmedet regjimenti, ushtria dhe vendi për të!!! Ky mendoj se është dhe konceptimi i autorit dhe që këtu nisin notat e humorit që do të shoqërojnë gjithë krijimin deri në kompletimin e karakterit qëndror që është dhe synimi i këtij lloji të prozës së shkurtër. Kjo realizohet përmes një kompozicioni të vecantë të novelës, që edhe pse del pak nga modeli tradicional, e kryen më së miri misionin e vet. Struktura e novelës dhe përdorimi i humorit sidomos në situatë serioze, e bëjnë figurën e Medetit realiste dhe shumëdimensionale. Për të krijuar humor, në novelë krijohen situata humoristike apo komike, ku vendosen personazhet (sidomos Medeti) dhe zbulohen karakteret e tyre. Të tilla janë ato të pritjes së inspektimit, mobilizimi, pastrimet, gatimi… skenat me ushtaret e denuar nga tekat e komandantit, shetitjet ne Tirane, ne Rusi, tek Halimi etj etj. Novela tregon se Petrit Xhaferi ka qenë një vezhgues i vëmendshëm i ngjarjeve reale në sektorin e ushtrisë dhe ka ditur të mbajë qëndrim ndaj problemeve të kohës apo ndaj karakterit të Medetit dhe kategorisë që ai përfaqësonte. Përdorimi me vend i humorit në këto skena të tensionuara për pjesëmarrësit, ul sadopak tensionin e ngjarjeve dhe ndihmon lexuesin të mos rendohet emocionalisht. Ashtu si dhe në rrëfimet e shkurtra te autorit, humori krijohet shumë herë nga situata apo përfundime të papritura. Kur lexuesi ndjek seriozisht rrjedhën e ngjarjeve, autori bën një klik apo një ndërprerje të menjëhershme dhe përfundon në dicka fare të re që shkakton humor. Ndonjëherë e reja, e papritura mund të jetë dhe absurde, por që humori e bën të pranueshme për lexuesin. Kështu ndodh në fund të pjesës “Në gjurmët e një libri”. Ndërsa titulli metaforë të shtyn të mendosh ecjen në gjurmët e ndonjë njeriu të rrezikshem, fundi i kërkimit të përball me një bari me misërnike në dorë që dukej si lypës. Apo tek pjesa “Inspektimi”, ndërkohë që Medeti po djersitej nga ethet e inspektimit të stuhishëm, kolonel Shahini i thotë, “Medet s’ma priste fiqiri që të dilje kaq i miri”. Sensi i humorit në novelën “Medeti” ndihet kudo dhe ai vjen nga burime të ndryshme. Në shumë raste bën humor edhe narratori, që në këtë rast bashkohet me autorin, me fjalët me ngarkesë emocionale që përdor sidomos në përshkrime të ndryshme të karaktereve si atë të major Medetit, kolonel Shahinit apo dhe të ushtarëve të paaftë apo me difekte fizike. Humor dhe të qeshura shkakton dhe fjalori që përdor shpesh Medeti me ushtarët apo dhe vartësit, që herë i quan djem azganë e hazërxhevap e herë i ofendon me shprehjet e tij të preferuara banale. Nga ky qëndrim ai nuk kursen as “kumbullën e tij majhoshe” (të shoqen). Humori në novelën “Medeti” është i brendshëm. Atë e shkaktojnë më së pari të kundërtat që qëndrojnë në themel të këtij krijimi të këndshëm. Major Medeti, “burrë me zgjuarsi natyrale”, ishte i zoti në luftë, por i pazoti për të gjetur nuse. Ai ishte në krye të regjimentit dhe me marifetet e servilizmat e tij pretendonte për më lart, por kishte vetëm pesë klasë shkollë. Medeti ishte një injorant i pagdhëndur dhe thellësisht i indoktrinuar, të cilin autori e vë përballë njerëzve më të ditur, për të zbuluar thelbin e tij të zbrazët. Humori shumë herë lind dhe nga paaftësia e majorit apo dhe kolonelit për të kuptuar veprimet, pikëpamjet, fjalët e fjalimet e tij absurde përballë të vërtetave të jetës dhe evolucionit të saj. Lexuesi I vemendshem, por dhe i zgjuar, qe e njeh realitetin nenqesh me neveri me falsitetin e shprehjeve te ushtarakeve te larte. Opozicioni i dy shtresave, nga njëra anë njerëzit injorantë të përfaqësuar nga major Medeti dhe nga ana tjetër njerëz të shkolluar si Hodua apo Halimi, thellohet gjithnjë e më shumë në faqet e librit dhe arrin kulmin në fundin e pritur dhe të njohur. Medeti dekorohet ndërkohë që për Hodon realizohet arrestimi i planifikuar. Dekorimi i Medetit me medaljen e urdhërit të Skënderbeut është një gjetje shumë e bukur, një ironi e hapur për të krijuar humor tek lexuesi që është njohur më parë me mendimin e tij për këtë “feudal anadollak” (Skënderbeun) që përballej me Baba Stalinin. Ky moment e xhvlerëson plotësisht major Medetin në sytë e lexuesit. Rrëfimi i thjeshtë e i rrjedhshëm, gjuha e pastër e mjaft e saktë dhe dialogu i zhdervjellët i novelës “Medeti”, duke u gërshetuar me humorin pikant e të suksesshëm të autorit, i japin lexuesit një kënaqësi të vecantë dhe i krijojnë imazhe e kujtime që mbeten. Personalisht e lexova me kënaqësi këtë krijim letrar dhe mendoj pa rezerva se novela “Medeti” e shkrimtarit Petrit Xhaferi është një vepër me vlerë që i shtohet prozës shqipe dhe një pasuri në fushën e humorit.

Filed Under: Kulture

POEZI NGA NEKI LULAJ

February 5, 2022 by s p

Ein Bild, das Text, Mann enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

ÇUDITËRISHT

Nëpër çdo shekull shumë drama kemi përjetuar. 

Kemi -parë  tmerre e trauma pa fund 

Por për t’u dashur  kurrë nuk kemi besuar. 

Se shpejt e kemi harruar ferrin që mori rrugë.

Ecëm gjatë dhe zbathur  mbi gjemba hekuri 

Farmakun si tradhëti e patëm ushqim 

Nga karakteri jemi si furtunë shekulli 

Por nganjëherë jemi erë e lehtë puhi. 

Kur jemi pak mirë behëm më thonjtë e murrizit 

Mustaqe gështenjë për fyt e bëjmë hata 

Kjo ia verbon sytë diellit s`është mrekulli 

Dëgjohet nga nëntoka tingëllon këmbana e krimit.

Gjarpërinjtë me koka njerëzish kërcënohen  në kufi 

 Mashtruesit kërcënuesit e zullumqarët i dimë 

Ulërijnë si ujqërit e tërbuar mbi dhjamë  

Endërrojnë të kaluarën e madhërishme lavdinë.

 Por të gjitha tani  ju kanë ngordhur. 

Se gënjeshtrat tanimë bota  i ka njohur. 

Urrejtjen ta djegim ne furrat hasmërinë primitive  

Sot  na duhët ta  dëgjojmë fjalën e dashuri. 

Ne trarin e diellit që na jep përherë rreze drite

Se vetëm me bashkimin e  mëndafshi të shpirtit .

FENIKSAT E ATDHEUT 

Ata lanë luksin dhe familjët  për UÇK-në 

E dashurinë e madhe e morën në zemër 

Ju përgjigjën kushtrimit të atdheut 

Fatin ja falën lirisë  të shtrenjtit emër. 

Në djepin e fëmijërisë ju lindi dashuria  

Për një fjalë te shenjtë për një  besë 

Nuk shkuan në dasma e gëzime

Për t’i dalë zot në beteja atdheut  

Ata ju përgjegjën  kushtrimit me guxim  

Gjuhës se pushkës për armiq 

Nga  urrejtja dhe kuja e gjatë  shekullore 

Ta zhduknin thundrën robërisë nga ato troje. 

Sot në liri bisedoj  me dëshmorët 

Në atdheun me pramgat e robërisë

Ne Koshare në Prekaz  u shkrirë në bronx. 

Ata janë feniksat e pavdekësisë së lirë . 

GJATË 

Gjatë atyre muajve s`ngritëm istikame 

Ti ishe larg e afër meje 

Me dhembjen e shurdhër me gojë pa folë 

E shtrirë ne kervatin e mantilbardhëve

Me Morfium e me farmak jetën duke e marrë si lojë 

U luta për ty gjithë natën e lumnueme

Ta ndërrosh rrugën egërsake të shtratit 

Natën midis yjeve e shëruar të fluturosh 

Te ktheheshe përsëri e shëruar

Në gjirin e parajsës si bukuri e livadhit.

Gjatë atyre muajve vetëm heshta 

Se jeta ime u molis pa ty po vyshkej.

Me ushqente një pikë e vogël e gjallërisë.

Se ti e doje gjithmonë jetën

Në ardhje të ma shqyesh hartën e vjetër të mërzisë…

Gjatë atyre muajve vetëm kam pritur 

Netët i kaloja në qetësi me ngjyrë jargavani 

Lutjet i ngrita ne qiell për ta 

Diçka në kokë më është fashitur

Mes yjëve nisëm një valle ku shihej zjarri.

VAJZË MËRGIMTARI 

Ti vajzë e bukur bijë mërgimtari 

Që ecën zbathur mbi rërë të nxehtë. 

Qënke nxjerrë si çokollatë 

Pa eja ulu një çikëz pranë meje 

T’i hedhim bashkë ca fjalë. 

Ti me kapelë dielli mbi kokë  

Ulu këtu e frikë mos ki  

Po të pyet xhaxhi poeti 

Çka të shqetëson në këtë botë 

A të mungon shumë atdheu?

Zemra jote skaj më skaj.

Është më e madhe se një oqean.  

Por kur e rrok stuhia e mallit 

Nga cila thellësi e shpirtit  

E nxjerr fjalën e shtrenjtë atdhe 

Më mungon shumë gjuha e nënës 

Më djeg fjala dashuri 

Sikur shkronjat e Abetares 

Kam mall të pashuar për shqiptari. 

MË DUAJ 

Ma duaj po të lutem edhe plagën në zemër  

Nëse ti më kërkon të shëruar 

Të duhem bashkë nëse jetojmë edhe një shekull 

Dashurinë ta marrim shtruar. 

Përpara teje ndrijnë sytë në muzg. 

E filli i jetës shetit në livadhet verdhullore 

Ti ma ndezë avullin e fjalëve më shumë

Në muzgun e zemrave gazmore. 

Fjalët pikojnë si gurrat e bardha në luginë 

Nga tingujt plasin në ujin me shushurimë 

Ndërskembësat e territ t’i shkyejmë një nga një 

Ta shkërrmoqim urrejtjen në luginë. 

Ujin e njelmët në faqe ta pijmë bashkë

Në mëngjeset me këngën e bilbilit. 

Patkonjtë e jetës t’i kujtojmë n`heshtje 

Nën dritën e  ngrohtë të qiririt

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 144
  • 145
  • 146
  • 147
  • 148
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT