• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Xhevat Limani dhe Liza Hoxha protagoinstë në filmin “Prova”

January 3, 2018 by dgreca

1 ok Xhevati LizaYlli i kinemasë shqiptare Xhevat Limani “Ikonë e Aktrimit Shqiptar” dhe Liza Hoxha luajnë rolet e protagonistëve kryesorë në filmin “Prova” me regji dhe skentar nga Mrika Krasniqi. Përkrah tyre luajnë edhe aktorët e njohur Mirsad Abazi dhe Julian Biba.

NGA ERMIRA BABAMUSTA/

1 Mrika ok

“Pasi lexova skenarin e Mrika Krasniqit m’u duk sikur roli ishte shkruar për mua. Kisha shumë pikëtakime me personazhin dhe dramën e tij të brendshme. Bëmë disa seanca provash me regjisoren dhe ramë dakord të futemi në fazën parapëtgaditore dhe me forca të përqëndruara filluam projektin. Puna hulumtuese me regjisoren ishte një eksperiencë e veçantë. Mrika ishte shumë kërkuese sa u përket skenave me partnerët, situatat e rënda me transformime të shpeshta psikologjoke si dhe në ritmin e brendshëm të veprimeve konkrete në rrafsh natyrshmërie dhe spontaniteti. Mendoj se kemi realizuar diçka të veçantë,” tha Xhevat Limani.

1 Xhevati

Filmi “Prova” (Proof) është prodhim i kompanisë Nil Production, me drejtor fotografie Ibër Deari. Filmi i dedikohet rreth 20 mijë fëmijëve të Kosovës, prindërit e të cilëve u vranë në luftën e vitit 1999.

“Surprizë për mua ishte drejtori i fotografisë Ibër Deari i cili kishte shumë gjetje që nga groplanet e deri tek planet totale në një mini-hapsirë të ideuar në mënyrë të shkëlqyer nga skenaristja dhe regjisorja Mrika Krasniqi e cila me këtë film të gjatë do trokasë bindshëm nëpēr festivale dhe pse edhe të mos triumfojmë.Jam i bindur s’e kam realizuar një protagonist tejet poliedrik që mund të lë gjurmë. Mendoj se filmi “Prova” është filmi i parë ndër shqiptarët e Amerikës dhe shënon një akt dhe nivel të avancimit të statusit kulturor të Diasporës,” u shpreh aktori legjendar Xhevat Limani për gazetën Dielli. Xhevat Limani është themelues i Teatri Shqiptar në Amerikë. Ka luajtur mbi 100 premiera teatrore. Fitues i Festivalit “Flaka e Janarit” për Rolin më të Mirë Mbreti Kreon tek Aantigona e Sofokliut; fitues i shpërblimit “Aleksandër Mojsiu” me shfaqjen “Shqiptar të jesh apo të mos jesh” sipas Fishtës në Festivalin mbarëkombëtar në Tiranë, fitues i më se 20 shpërblimeve artistike nëpër festivalet kombëtare dhe shtetërore.

Ka luajtur në filmin e Ekrem Kryeziut “Udhë pa kthim”, rolin e Gazetarit, në filmin “Nata” të Esat Musliut rolin Kaska, në filmin “Rrugët që vrasin” të Halil Budakovës rolin e Shefit të UNMIK në Kosovë, në filmin “Kolonel Bunker” rolin e drejtorit të Burgut, në filmin “Jeta private e Pipa Lisë” rolin e Kalimtarit në regji të Rebecca Myller, në filmin “The Journey” të Mike Dusi ku luajti rolin e Profecisë, etj.

Në filmin “PROVA” me skenar dhe regji të Mrika Krasniqit, Xhevat Limani luan rolin e Aktorit kryesor, prof. i Artit dramatik, krahas Liza Hoxha, e cila luan rolin e mbesës “Dea”.

“Liza Hoxha është nxënëse e klasës së VI- në shkollën amerikane në Prishtinë (American School of Kosova) vajza e Ardian dhe Era Hoxha, përndryshe mbesa ime në jetë dhe në film, ku njihet si Dea. Përveç që është nxënëse e shkēlqyer Liza ka talent edhe për aktrim, dizajn dhe pikturë. Përcaktimi i regjisores për Lizën në rolin e Dea-s kishte avantazh raportet tona gjysh-mbesë nga jeta në film. Talenti i Liza Hoxhës do të evidentohet gjithsesi në film,” shtoi Xhevat Limani, protagonisti i filmit Prova.

Sinopsisi i Filmit “Prova”

Gjyshi dhe mbesa e tij, gjatë bombardimeve, mbesin të ngujuar në bodrumin e një ndërtese. Pasi merr vesh se vajzës ia kanë vrarë prindërit, gjyshi pëson një traumë dhe vendos të qëndroj në bodrum edhe pas përfundimit të luftës.

Duke qenë profesor i artit dramatik ai krijon brenda bodrumit hapësira të ndryshme për të argëtuar mbesën e cila gjindet në karrocë invalidesh nga një aksident i pësuar më parë.

Filmi Prova (Proof)

Skenari dhe regjia: Mrika Krasniqi

Drejtor Fofografije: Ibër Deari

Rolet kryesore: Xhevat Limani, Liza Hoxha

Rolet e tjera: Mirsad Abazi, Julian Biba

Filmi “Prova” (2018) është prodhim i kompanisë Nil Production

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermira Babamusta, Filmi Prova, Mrika Krasniqi, Xhevat Limani

Kosova në ngjarje kulturore ndërkombëtare

January 2, 2018 by dgreca

-Kosova në 2017-tën pjesëmarrëse në ngjarje të rëndësishme kulturore me renome ndërkombëtare/

1 Minist Kult.JPG1 Kosova Kultu 2017.JPG

-Ministri Kujtim Gashi: Për herë të parë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit  e Kosovës ka ndarë Çmimin ndërkombëtar “Letërsia shqipe”, i cili i është dhënë shkrimtarit të madh Ismail Kadare/

PRISHTINË, 2 Janar 2018-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në vitin 2017 Kosova ka qenë pjesëmarrëse në shumë ngjarje të rëndësishme kulturore me renome ndërkombëtare.

“Në 2017-tën Kosova mori pjesë në edicionin e 57-të të Bienales së Venedikut, në Edicionin e 8-të të Lojërave të Frankofonisë në Abixhan të Bregut të Fildishtë, në programin Evropa Kreative, ndërsa është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Këshillave të Artit dhe Agjencive të Kulturës, e cila është një rrjet global i këshillave të artit dhe ministrive të kulturës”, tha ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në konferenën për shtyp të fundvitit 2017 e në prag të 2018-tës.

Ministri theksoi edhe ndarjen e çmimeve vjetore në fusha të ndryshme të kulturës – për dramë origjinale shqipe, për letërsi, për teatër dhe për muzikë, si dhe promovimin kulturor të Kosovës.

 “Në kuadër të politikës së promovimit kulturor është përkrahur krijimtaria kulturore në vend, duke përfshirë aktivitetet e institucioneve publike kulturore: Teatri Kombëtar i Kosovës, Filarmonia-Opera e Kosovës, Baleti Kombëtar i Kosovës, Ansambli Shota, Galeria Kombëtare e Kosovës, Qendra Kinematografike e Kosovës, Kosovafilmi dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës”, tha Gashi.

Ndërsa, vijoi ai, me qëllim të promovimit kulturor janë përkrahur edhe aktivitetet e kulturës së pavarur, përfshirë ato të asociacioneve dhe organizatave të pavarura kulturore, artistëve, etj. “Gjatë vitit  2017 janë përkrahur më shumë se 400 projekte me shumën totale mbi 1.200,000 euro”, tha ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ai theksoi edhe aktivitetet me qëllim të përkrahjes së autorëve dhe botueseve dhe përmes tyre të afrohet sa më shumë libri pranë lexuesve, mes të cilave përkrahjen 33 shtëpive botuese.

“Për herë të parë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit  e Kosovës në vitin 2017 ka ndarë Çmimin ndërkombëtar ‘Letërsia shqipe’, i cili i është dhënë shkrimtarit të madh Ismail Kadare”, tha ministri.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizoi konferencën për shtyp të fundit për vitin 2017, ku ministri Kujtim Gashi prezantoi të arriturat, sukseset dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar Ministria.

“Edhe pse mandatin si ministër e kam marrë pak më shumë se tash e 100 ditë, gjatë kësaj periudhe kam qenë i përkushtuar që të zbatojë planin e punës së Ministrisë, të vazhdojë zbatimin e projekteve që kanë qenë në proces, por edhe kam shtyrë përpara politika dhe projekte që i kam propozuar bashkë me kabinetin tim”, tha ministri.

Ai bëri të ditur se, Ministria e Kulturës në 2017-tën ka pasë një buxhet prej 25,146.301 eurosh.

Foli edhe për ligjet që janë miratuar gjatë vitit 2017 – Ligjin  për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive dhe Ligjin për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

“Aktet nënligjore të miratuara gjatë vitit 2017 janë 9-të. Gjatë kësaj periudhe kohore Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka harmonizuar edhe 7 ligje me Ligjin për Kundërvajtjet”, tha ministri Gashi.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, kosova, Kultura, ngjarje nderkombetare

KARTOLINE SPECIALE PER VATREN NGA BASHKIM HOXHA

January 2, 2018 by dgreca

3 librat              1 bASHKIM2 Kartoline

NJË KARTOLINË SPECIALE DHE 3 LIBRA PËR VATRËN NGA DURRËSI PREJ SHKRIMTARIT BASHKIM HOXHA/

Në ditën e fundit të vitit 2017 në Postën e Vatrës, krahas kartolinave të tjera, mbërriti dhe një pako me një Kartolinë speciale, shoqëruar me 3 libra të shkrimtarit dhe publicistit Bashkim Hoxha. Brenda pakos një kartolinë prej tij me urimet e ngrohta për Vitin e Ri 2018 dhe 3 librat e tij dhuratë për Bibliotekën e Nolit dhe Konicës, bibliotekën e Vatrës.

Njoftojmë lexuesin se mund të tërheqë për t’i lexuar librat e Bashkim Hoxhës:

1- Ground Zero, në gjuhën angleze

2- Histori me Njerës dhe Kafshë

3- Gruaja e Shiut

Falenderojmë gazetarin, shkrimitarin Bashkim Hoxha për dhuratën!

***

PER ATA QE NUK KANE INFORMACION

Bashkim Hoxha ka lindur në qytetin e Durrësit.Ai është nderuar me titullin Qytetar Nderi i Durrësit, ndërsa më 30 qershor 2010 ish Presidenti i Republikes z. Bamir Topi i akordoi titullin MJESHTER I MADH ne nje ceremoni ku u dha edhe premiera e komedise se tij “Udhetimi pa vize i nje alieni”.

Po ashtu Bashkim Hoxha është i njohur për emisonin e tij të mëngjesit “Koha per t’u zgjuar”, në të cilin komunikon me nje pjese teleshikuesish për probleme ne pergjithesi që nga viti 1997.

Shkrimtari Bashkim Hoxha është autor i këtyre veprave letrare:

Askushi (drame)

“Gruaja e shiut”

“Missing”

“Heronjte e viagres”

“Romance ne diten e krimit”

“Sakrifica”

“Lakuriq”

“Ground Zero”

“Dëshmitari i Shkretëtirës”

“Hotel Ballkan”

“Mbreti i Vesës”

“Mot i keq për dashuri”

“Fjalë të ndyra dashurie”

“Njeriu tjetër”

“Një lolo dhe një mbret”

“Unë dhe Mefistofeli” (dramë)

“Ftesë për gjyq”

“Këngë dashurie dhe korba” (drame)

“Qyteti pa dashuri”

“Ne te gjithe kenduam Margariten”(komedi)

“Udhetimi pa vize i nje alieni” (komedi)

Ai gjithashtu është autor i skenarëve të filmave:

Valsi i ngrirë në Prishtinë (1999) (TV)

Kronika e një nate (1990)

Një vonesë e vogël (1982)

Plumba perandorit

Ne cdo stine (1980)

Një udhëtim i vështirë (1977)

Zemrat që nuk plaken (1977)

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Bashkim Hoxha, kartoline, Vatra

Luftë identitetesh

January 1, 2018 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

Përse grimcat nuk mbeten vetëm grimca? Nëse ato nuk përzihen, nuk ndërthuren, as nuk bashkohen, atëherë as nuk do të ndëlikoheshin e mbylleshin në një trup të plotë. Nëse mendon se e plota është e thjeshtë, mendo përsëri dhe do të shohësh sa probleme krijon ajo. Bota kërkon të bëhet e integruar, edhe Europa, që do të thotë një e vetme, por në proces lindin shqetësime e konflikte, synimi humbet dhe mjeti bëhet sundues në emër të qëllimit.

Por edhe grimcat nuk janë njësoj, disa janë të mëdha e disa të vogla, dhe kjo shkakton konfuzjon e përplasje mes tyre, sepse janë copat e mëdha që përpiqen të gllabërojnë copat e vogla të cilat duan të ruajnë origjinalitetin e vet.

Shqiptar, grek, vllah, sllavë, ortodoks, katolik, mysliman, gjithë këto identitete të lashta e më pak të lashta në Ballkan. Sa më shumë studiohen aq më shumë copëtohesh, tërhiqesh të bëhesh pjesë e secilit. Kur njeriu ngjitet një shkallë më lart nga ku gjërat i sheh si vëzhgues, kupton se çdo identitet është krijuar, sajuar, shtrembëruar thjesht per t’u shtuar e fuqizuar për vete nëpërmjet marrjes nga identiteti tjetër. Të gjithë rrjedhin nga një grimcë. Këtë e mbështet edhe shkenca që thotë se nga shpërthim i grimcës së vetme të vogë, lindi Gjithësia e përbërë nga miliarda yje. Por njeriu që bën shkencën vazhdon me kokëfortësi të shkojë në drejtim të kundërt me veten.

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Lulushi, Luftë identitetesh

Dua Lipa është përzgjedhur nga revista e njohur “Vogue”

December 30, 2017 by dgreca

Ylli nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa është përzgjedhur nga revista e njohur “Vogue” në mesin e 17 “vajzave që pushtuan vitin 2017”.

1 Dua Lipa

Me hitin “New Rules” Dua siguroi suksesin që e meritonte. Hiti i saj arriti më shumë se 800 milionë shikime në YouTube dhe i ndihmoi që të bëhej artistja e parë femër që siguron pozitën e parë në top-listën britanike që prej hitit “Hello” të Adele në vitin 2015, transmeton Koha.net.

Dua Lipa është bërë zë i një gjenerate. Pop-i i saj është target i audiencës së ditëve të sotme.

“Dua patjetër që është pop-princesha që Britania ishte duke e kërkuar për një kohë të gjatë”, ka shkruar revista “Vogue” për Dua Lipën.

Dua Lipa me një postim në rrjetet sociale është ndier e nderuar që gjendet në mesin e grave të talentuara.

“Shumë e nderuar që jam në mesin e grave të talentuara dhe të pabesueshme”, ka shkruar Dua për këtë artikull të “Vogue”.

Image

Filed Under: Kulture Tagged With: Britania, DUA LIPA, Princesha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 192
  • 193
  • 194
  • 195
  • 196
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT