• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Prizren-50 vjetori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore

October 19, 2017 by dgreca

-Në ceremoni u bë edhe promovimi i katër botimeve të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren/2 Ok Prizren-Pasuria arkeologjike e rajonit të Prizrenit, asetet e shumta të trashëgimisë kulturore, dhe asaj shpirtërore, janë një thesar i çmuar/1 Prizren

PRIZREN, 19 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Prizren, qytetin më të madhin jugor të Kosovës afër kufirit me Shqipërinë, në mbrëmjen e djeshme u organizua ceremonia e shënimit të 50 vjetorit të themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore (ish Institutit për Mbrojtje të Monumenteve).1 ok Prizren 3

Në këtë ceremoni u bë edhe promovimi i katër botimeve të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren: “Zejet dhe Artizanatet e Prizrenit në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” të autores Shpresë Siqeca, “Gurët Mbivarrorë në Kompleksin e Teqesë Sinani në Prizren” të Media Fishekqiut, “Katalog me Eksponate nga Rajoni i Prizrenit” dhe “Katalog Araste Vice-Versa”.

2 Prizren

Mes pjesëmarrësve në ceremoninë në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren ishte edhe ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili mbajti fjalim përshëndetës.Ai u shpreh se është një kënaqësi e dyfishtë që po merr pjesë në shënimin e 50 vjetorit të themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, në Prizren, apo siç është emërtuar në fillet e themelimit tij si Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve në Prizren.“E para për faktin se po e shënojmë 50 vjetorin e themelimit të këtij institucioni të veçantë, ku për pesë dekada jeni angazhuar në ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë tonë të çmuar kulturore. E dyta, se nga ky ambient rikonfirmoj faktin se qyteti Prizrenit përveç se është bërë qendër universitare, nga viti ardhshëm do jetë edhe qendra apo selia e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit”, tha ministri Gashi.Ai foli për rëndësinë dhe kontributin që ka dhënë QRTK-ja në Prizren e cila ka bërë të mundur që vlerat e shumta e të pakontestueshme të kulturës materiale të krijuara pa ndërprerë, në këtë areal gjeografik të ruhen e të promovohen.“Pasuria arkeologjike e rajonit të Prizrenit, asetet e shumta të trashëgimisë kulturore, dhe asaj shpirtërore, janë një thesar i çmuar, për të cilin ashtu siç mundi t’i ruajë toka me shekuj, duhet të mbetet obligim i yni që institucionalisht të përkujdesemi për to”, tha ministri, duke e shprehur edhe mirënjohjen për stafin e vyeshëm dhe profesional të QRTK-së por edhe për të gjithë ata, që për dekada, me përkushtim dhanë kontribut të madh në këtë fushë.“Njërin ndër personalitetet të cilin nuk mund të mos e përkujtojmë sot, është Muhamed Shukriu i cili tërë jetën ia kushtoi trashëgimisë kulturore. Andaj në përputhje me mandatin tim si Ministër me kënaqësi do i ndaj mirënjohjen për ‘Post Mortem’ për kontributin e dhënë në fushën e trashëgimisë kulturore këtij personalitetit të çmuar të vendit tonë”, theksoi për fund ministri Kujtim Gashi, duke i ndarë këtë çmim familjarëve të Shukriut.Ministri u zotua se do të punojë për një përkrahje edhe më të madhe, për t’u mundësuar institucioneve të trashëgimisë kulturore ta avancojnë këtë fushë.Prezantimin e historikut të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren¸ që nga themelimi në vitin 1967, të sukseseve dhe proceseve nëpër të cilat ka kaluar ky institucion, e bëri Jusuf Xhibo, ushtrues i detyrës së drejtorit, ndërsa  kishte edhe një koktej përcjellur me muzikë klasike.

Filed Under: Kulture Tagged With: i Qendrës Rajonale për, Prizren-50 vjetori, Trashëgimi Kulturore

KONKURS- Promovim imazhit të Kosovës

October 19, 2017 by dgreca

Mnistria e Puneve te Jashtme-Promovim imazhit të Kosovës/

2 sheshi medin

-Konkurs për përzgjedhjen e Fotografive dhe Shkrimeve më të mira për promovimin e Kosovës për vitin 2017/

1 sheshi Olbright

 Foto Gazeta DIELLI-Behlul JASHARI: Sheshi Medlin Olbrajt në kryeqytetin e Kosovës – Prishtinë, te Newborn, afër selisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme/

PRISHTINË, 18 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës  dërgoi sot këtë njoftim:Me iniciativën e Zëvendës-Kryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, Ministria e Punëve të Jashtme i bën thirrje publike të gjithë fotografëve dhe gazetarëve profesionistë, ekspertëve të këtyre fushave si dhe të gjithë qytetarëve të zakonshëm, që të marrin pjesë në garën për përzgjedhjen e fotografive dhe shkrimeve më të mira për Vitin 2017, që kanë për qëllim promovimin e imazhit të Kosovës. Konkursi, fokusohet në kategoritë që përfshinë, por, nuk kufizohen vetëm në çështjet si më poshtë: Trashëgimi kulturore dhe fetare; (Shkrime dhe fotografi që ndërlidhen me promovimin e objekteve kulturore dhe fetare);  

1.      Atraksionet turistike natyrore (Shkrime dhe Fotografi mbi bukuritë natyrore të Kosovës);

2.      Muzikë (Fotografi dhe shkrime në kontekst të cilës përshkruhen yjet brenda dhe jashtë Kosovës dhe që kanë dhënë kontribut në ngritjen e imazhit të Kosovës);

3.      Sport (Fotografi dhe shkrime që përshkruajnë ngritjen dhe zhvillimin e sportit vendor si dhe të yjeve të sportit në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që kanë dhënë kontribut në ngritjen e imazhit të Kosovës);

4.      Film (Shkrime dhe fotografi, që ndërlidhen me zhvillimin e kinematografisë kosovare, si dhe sukseset e filmit dhe yjeve të filmit kosovar si në aspektin kombëtarë ashtu edhe atë ndërkombëtarë);

5.      Histori (Fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave tregohen vlerat historike të Kosovës dhe personalitete kombëtare, që kanë kontribuar në historinë e Kosovës);

6.      Ekonomi (Fotografi dhe shkrime që përfshinë zhvillimin dhe ngritjen e ekonomisë së Kosovës, sektorët më atraktiv për bërje të biznesit si dhe bizneseve të suksesshme vendore dhe atyre ndërkombëtare, që kanë investuar në Kosovë);

7.      Kuzhina Tradicionale; (Fotografi dhe shkrime mbi kuzhinën tradicionale);

8.      Veshjet tradicionale (Fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave tregohet historia e veshjeve tradicionale).Aplikuesit në këtë garë përfshijnë edhe shtetasit e huaj që jetojnë në Kosovë, por, pa dyshim edhe të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të aplikojnë me fotografitë dhe shkrimet e tyre autoriale.

 Aplikuesit, fotografitë dhe shkrimet e tyre për pjesëmarrje në këtë garë duhet t’i dërgojnë në adresën elektronike zyrtare të Divizionit për Komunikim Publik të Ministrisë së Punëve të Jashtme: dkp.mpj@rks-gov.net apo edhe nëpërmjet formës fizike në adresën si më poshtë:

 Divizioni për Komunikim Publik/Njësia Wikipedia dhe Wikimedia

Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Rr. Luan Haradinaj,
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

 Fotografitë e dorëzuara nga aplikantët duhet të përmbajnë një mesazh të shkurtër në lidhje me vendin ku është bërë ajo, datën si dhe autorin, duke përfshirë edhe kontaktet e tij/saj. Fotografitë nuk duhet të jenë të publikuara më parë në rrjetet sociale dhe internet. Shkrimet, të cilat kanë qenë të publikuara më parë, duhet të përmbajnë emrin e medias, datën dhe numrin e faqes së publikimit, emrin si dhe kontaktet e autorit. Fotot dhe shkrimet më të mira do të përzgjidhen nga një Komision/Juri Profesionale, e cila do të bëjë përzgjedhjen e tre çmimeve të para si dhe 20 fotografive dhe shkrimeve të tjera më të mira për vitin 2017. Shkrimi dhe fotografia, e cila do të vlerësohet nga Komisioni/Juria për vendin e parë do të shpërblehen me 1000 Euro, ato në vendin e dytë me nga 800 Euro, ndërsa ato në të tretin me nga 500 Euro.

20 shkrimet dhe fotografitë të tjera të përzgjedhura nga Komisioni/Juria Profesionale do të shpërblehen me nga 100 Euro.Autorët e shkrimeve dhe fotografive do të ruajnë të drejtën tyre autoriale, por, me pjesëmarrjen në këtë garë, i japin të drejtën Ministrisë së Punëve të Jashtme për publikim dhe përdorim që ka për qëllim promovimin e Republikës së Kosovës, por, jo edhe atë për qëllim përfitimi komercial. Fotografitë dhe shkrimet përzgjedhura do të publikohen edhe në Wikipedia dhe kompani gjigante të teknologjisë dhe kërkimit dhe do të përdoren edhe për organizimin e ekspozitave fizike në Ambasadat e Republikave të Kosovës, ekspozitave online në ueb-faqe të tyre si dhe në hollet e Institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, ku Kosova merr pjesë.

Konkursi do të mbetet i hapur nga sot, datë 18 Tetor, 2017 deri më datën 31 Tetor, 2017 në orën 16:00. Ministria e Punëve të Jashtme inkurajon të gjithë aplikuesit potencial për një aplikim sa më të madh  në këtë garë mbarëkombëtare, qëllimi kryesor i së cilës është promovimi i një imazhi sa më të mirë për vendin tonë.

Me respekt,

Ministria e Punëve të Jashtme

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, imazhit të Kosovës, promovim

HARADINAJ-ANSAMBLI”RUGOVA”, BEGATI KULTURORE E TË GJITHË SHQIPTARËVE

October 19, 2017 by dgreca

-Ansambli Folklorik Autokton “Rugova” në takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj/

4 Ramushi

 PRISHTINË, 19 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Ansamblin Folklorik Autokton “Rugova”,  të cilët e uruan atë për zgjedhjen në krye të Qeverisë së vendit.Udhëheqësit e AFA “Rugova” theksuan se në mungesë të statusit ligjor të Ansamblit, rrezikohet ruajtja e kësaj trashëgimie, këngët, vallet, lojërat, por edhe veshjet tradicionale, që janë tipike për trevën e Rugovës, dhe me këtë do të pësonte trashëgimia kulturore e vendit. 2 rugovaKryeministri Haradinaj, duke e vlerësuar lartë si thesar të trashëgimisë kulturore shqiptare, premtoi se Qeveria të cilën e udhëheq do të ndërmarr të gjitha veprimet konform ligjeve në fuqi për rregullimin shumë të shpejtë të statusit të tyre ligjor.1 ok Rugova RamushPërfaqësuesit e Ansamblit “Rugova” theksuan se sfidë e tyre thelbësore është që ta ruajnë e kultivojnë, si dhe ta shpijnë më tej ndër breza këtë trashëgimi që është begati kulturore jo vetëm e Kosovës, porse e të gjithë shqiptarëve. Ata poashtu e falënderuan kryeministrin Haradinaj për pritjen, pa harruar ta përmendin faktin se ai është kryeministri i parë i vendit që i pret në takim./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: Asambli Rugova, Begati Kulturore, Ramush Haradinaj

Dua Lipa merr çmim për kontribut në muzikë

October 18, 2017 by dgreca

1 Dua LipaKëngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është nderuar me një çmim “Ascap Vanguard” për ndikimin e saj në muzikë.Lipa shijoi sukses të madh dhe u bë sensacion i muzikës pop me këngën “New Rules” të lansuar së fundmi.“Jam shumë mirënjohëse që fitoj këtë çmim mes artistëve që i admiroj kaq shumë”, ka thënë Dua Lipa me këtë rast.
Me çmim për kontributin në muzikë u nderua edhe grupi “The Amazons”. Ceremonia e çmimeve “ASCAP” mbahet çdo vit dhe prezantohet nga Shoqëria amerikane e kompozitorëve, autorëve dhe publikuesve, për hir të “ndikimit në zhanret e reja muzikore dhe zhvillimin e tyre”. Kjo ceremoni për herë të parë u mbajt më 1996.

Filed Under: Kulture Tagged With: DUA LIPA, fitonçmim, Kontribut ne muzike

MANIFESTIM KULTUROR ME THESARE TË TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE

October 13, 2017 by dgreca

????????????????????????????????????

Nga Hamdi Hysuka/Artisitë të shumtë popullorë nga shoqëri kulturore dhe artistike, ansamble folklorike, grupe rapsodësh e rapsodë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën në Qendrën Kulturore të Bashkisë Mat për të zhvilluar Festivalin e Tretë të Këngës Lirike dhe Epike.

5. ArbereshetU takuan vëllezër të një gjaku, me këngë epike dhe këngë të vjetra folklorike, për të shkëmbyer vlera kulturore të kombit. Kudo në qytet u krijua atmosferë festive dhe mikpritëse.

3. Drenasi Orët para hapjes së festivalit ishin të hareshme, plot gëzim e ngrohtësi vëllazërore, sa që njeriu rrallëherë ndjehet aq i lumturuar. Këtë e vërtetoi parada e kostumeve nëpër qytet. Tërë artistët festivalistë, të shoqëruar nga instrumentet popullore çifteli, bilbil, kavall, sharkì, daulle etj, gjallëruan ndjesinë e krenarisë së qytetit. 1. DefilimNga të dy anët e trotuareve njerëz të shumtë fotografonin dhe përshëndetnin artistët. Ajo që entuziazmoi shpirtërisht e moralisht tërë shikuesit ishte pjesmarrja dinjitoze e moshave të reja, përcjellës të traditës stërgjyshore. Me artin e vet populli ka përcjellë nëpër breza mesazhin e madh, se gjatë kohës këngët folklorike janë drita ku ndizen zemrat e trimave, simbol i popullit, flamur i nderit.2. Gostivari

Në natën e parë, pas urimit të mirëseardhjes dhe përshëndetjes së organizatorëve, në skenë u ngjitën me këngë epike e legjendare Malisheva, Mati, Suhareka, Lezha, Klosi, Mirëdita, Gjilani dhe Gostivari.6. Mbyllja e Festivalit

Pas rapsodëve Zymer Sinani e Taulant Gashi, dy talente të rinj artistikë të Malishevës emocionuan dhe befasuan shikuesit. Kënga “Diell e hanë shëndrit atdheun” kënduar nga Edonis Gashi u duartrokit gjatë, se në vargjet e saj thuhet:

…Rrita shtatin kullë prej guri,

sy e dritë m’i dha flamuri,

se si vihej te liria

t’gjitha rrugt’ m’i msoi frangjia,

se qysh duhet me marrë gjak

kshtu më msoi babgjyshi plak:

Biri im, mos t’dhimset jeta,

për kto troje, për kto shkrepa

kqyrëm bir në rrudha t’ballit,

ke me i marrë gjithë rrugt’ e malit,

amanet gjyshi m’ka lanë

amanet plisin e bardhë,

kush t’tentojë me e shkelë me kamë

mos paç pushkë, haje me dhambë!

Duartrokitje rrëmbeu edhe i riu tjetër, Mërgim Mazreku, kur këndoi “Këngë për Osman Sefën”. Ndërsa rapsodët nga Suhareka, Mysli Hasani e Brahim Fetaj, konkuruan me “Këngë për Tahir Sinanin”, oficeri i njohur i Ushtrisë së Shqipërisë, komandant në tri luftërat çlirimtare, e cila nisi e mbaroi me duartrokitje. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse:

N’Dibër t’Madhe, n’bjeshkë t’Radikës më pret Kumanova,

m’kan’ pas thanë Tahir Sinani, tash Tahir Tetova

rruga jonë ka nis me shekuj, shokë ju mos u ndalni

nëse doni t’më kujtoni, amanetin mbani

unë jam veç një çlirimtar, kështu desh liria

m’kan’ pas thanë Tahir Sinani, tash Tahir Shqipëria!

Rapsodi matjan, Sulejman Rruspi këndoi për dëshmorin Ali Metra, por një interpretim me vlerë artistike shfaqën rapsodët e Lezhës, Llesh e Gjin Prenga, me këngët “Loti i Kurbetit” dhe “Me yll të mëngjezit”, artristët tetovarë Jashar dhe Idajet Sejdini me këngën “Vjeshtë, moj virane”, në të cilën thuhet se loti i kurbetit derdhet akoma, sepse:

O ka dalë nana o n’derë tuj qá,

o loti saj morè s’din me u tha,

besa në kurbet djalin ajo e ka.

O ka dalë nusja o në breg të detit,

o tuj mallkue rrugën e kurbetit,

besa burrin gjallë dhe ndá prej sikletit.

O u rrit çika, o nuse me shkue

o s’po muj dasmën more m’e fillue,

besa s’e ka babën dasmën m’e bekue.

O kurbetlì, o në dhé të huaj

o mos e bani more gjakun ujë,

besa po u pret o vendlinja juaj…

Prezantimi i folklorit burimor dëshmoi se populli ynë i ka trasmetuar ndër shekuj këto thesare, dëshmi e identitetit kulturor e kombëtar të tij. Kohë pas kohe shoqëritë dhe grupet kulturore folklorike janë zevendësuar, por krijimtarinë dhe pasurinë e tyre artistike e kanë trashëguar si një amanet. Dëshmi konkrete ishte programi i artistëve popullorë të Gostivarit me këngët “Hajde prej Dibre për në Tiranë” dhe lirikës “Moj tèj cucë”, të kënduara nga Nebi Halili e Feti Selimi, shoqëruar mjeshtërisht në kavall nga Adnan Aliu dhe Emin Xhatori, kuartet i rallë në trojet shqiptare.

Hajde prej në Dibër hej more n’at Tiranë,

ç’na ka dalun hej mor ni kapetan,

hajde kapetani, hej mor ni Kalosh Don

me shumë shokë more, hej mor me shumë dibranë.

hej mun ke kroji hej mor ç’na u ba ni nam,

hajde mun ke kroji hej more rrejn’ mbështet,

sa herë çet hej mor, ka dy po i vret…

  • • •

Festivali epik dhe lirik, i treti para artdashësve të shumtë matjanë, u kthye në një manifestim kulturor-artistik mbarkombëtar, me plot thesare të trashëgimisë shpirtërore shqiptare. Publiku shijoi zërat melodiozë të Shkëlqim Farricit nëpërmjet lirikës së bukur “Flokët e tua mbulojnë belin”, rapsoden Vera Cani me këngën “Skënderbeu te Guri i Vashës dhe grupin e vajzave të Gurit të Bardhë. Krijimet lirike konkuruan nëpërmjet një bashkëbisedimi shpirtëror, ku grupi polifonik i Mallakastrës solli larmi emocionesh. Pritja e këngës polifonike ishte e ngrohtë dhe artistët mallakastriotë afirmuan lidhjet e tyre shpirtërore me komunitetin dhe artistët matjanë. Duartrokitjet treguan për një unitet shpirtëror Jug-Veri. Në njerën prej këngëve, asaj lirike, thuhet:

Moj syzezë, vetullzezë
ke tri vjet pa hequr brezë,
si ta heq, me kë të fle
ti tët bir aty s’e ke…

Dal, moj nuse, dal moj bijë
i dërgojmë haber t’na vijë,
hesht, moj nënë, o moj dosare
se dëgjon e s’na vjen fare.

Po nuk erdhi për motmot,
do mbledh shoqet, të qaj me lot
dhe në ardhtë për gjashtë muaj
do të qesh, me ‘të do luaj.

Janë artistët popullorë ata që e kanë shkruar historinë e tyre me artin magjepës të këngës, valles, melodisë, siç u pasqyrua nga Ansambli “Shote Galica” i Drenasit. Programi i tyre i natës së dytë plot epizëm, elegancë, optimizëm e lirizëm, shpalosi thesare shpirtërore të jetës shqiptare, me këngët “Kulla e braktisur” kënduar nga Mërgime Kastrati, “Paska zbritur hana” nga Berat Krasniqi, “Këngë e shkruar me gjak”, që e këndoi Merita Gashi dhe “Po ku je, he burri i dheut” kënduar nga Resmije Krasniqi. Veçuam këto vargje për kullën e braktisur, me thirrjen për të madh e të vogël, që flet shqip e ka gjak shqiptari:

Besa myshk na paska zanë kulla,

larg prej saj n’mote m’pat lanë udha,

mbeti e shkretë kulla e braktisur,

ajo m’sheh si t’ishte hanë e ndryshkur.

 Bota asht e madhe, por dhe shumë e egër

mos braktisni kullën, krenarinë e vjetër

amanet e kemi dhe nga guri i varrit,

mos braktisni kullën, nderin e shqiptarit!

Festivali i Tretë i Këngës Lirike dhe Epike në Mat pasuroi, fisnikëroi dhe lartësoi jetën shpirtërore të komunitetit. Artistët nga Peshkopia konkuruan me këngët “Shkon djali termèle” kënduar nga Desara Haka, “Mori cuca që shkon për ujë” këndoi Edmond Përlezha, “Hidhet e përhidhet ky mindili” nga grupi i vajzave, “Dul bilbili prej kafazi” e kënduar nga Ylber Sopoti dhe “Ti bre djalë përpara bajrakut”, këndoi Eduard Hoxha, nga e cila veçojmë vargjet:

O ti bre djálo përpara bajrakit

sa hije të paska çisteku i sahatit!

 

O ti bre djálo përpara xhamisë

ç’po t’i tundka era tufat e shamisë!

 

O ti n’at kodër, unë n’kët’ kodër

boll e mirë, po pak e vogël!

Aty ku folklori është i gjallë, aty jeta është e qetë dhe e bukur. Programi i artistëve mirditorë ishte dëshmi e tillë. Këngët konkuruese “Dheu i huaj”, “S’ka vend për mua”, “Krushqit e saj 12 bajrakë” dhe “Lozonjarja” i kënduan Marjan Lleshaj, Besim Lekgega, Paulin Filopati dhe grupi i burrave.

Edhe grupi folklorik i Kurbinit u mirëprit dhe pati shumë duartrokitje. Këngët “Nën zylyfet tua po këndon bilbili” kënduar nga Mide Aliu dhe Terezina Gega, “Ç’paska çelur lule molla” nga Kristina Ndoj, Agustin Ceka dhe Gjergj Leka dhe “Besë të dhashë e besë të mora” interpretuar nga grupi, i kishin në harmoni të gjithë komponentët: muzikën, tekstin dhe interpretimet. Momente emocionuese folklorike shijuan vargjet lirike:

Besë të dhashë moj besë të mora,

n’supin tand moj më shkoi dora,

zemra rreh ma shpejt se ora,

o moj Mile, of moj Mile

ç’ma këpute zemrën time!

Ky festival epiko-lirik vërtetoi trashëgiminë artistike popullore, siç ishin rapsodët tetovarë, Jashar dhe Idajet Sejdini, me këngën epike “Vjeshtë, moj virane”, në të cilën këndohet:

Vjeshtë o moj virane, vjeshtë-o

djemt’ e ri ç’na i bane, mjera unë-o

djemt e ri i përcolla

udhës nga Tetova, mjera unë-o

në Tetovë kan’ mbrritun, mjera unë-o

i kan’ nis për Shkup, o mjera unë-o

i kanë mbyll në burg, o mjera unë-o

do vdesin për bukë, o mjera unë-o!

Pika kulmore e festivalit ishte dalja për herë të parë në këtë skenë e një grupi folklorik arbëresh nga Fraçineto e Kalabrisë. “Zemrat tona të gëzuara janë, -u shpreh emocionalisht drejtuesja e tyre, -se atdheun tonë erdhëm dhe e pamë. Rrënjët tona i kemi bashkë, po ka shumë kohë që jemi jashtë”.

Dëshira për t’i parë arbëreshët, për t’i  njohur nga afër ishte e madhe, ndjenjë malli, respekti, detyrim si njerëz të gjakut tonë, që ndër shekuj, ndonëse në vend të huaj, ruajnë gjuhën shqipe dhe traditat e të parëve. Me pasionin për muzikën, vallet popullore dhe traditat e të parëve të tyre, shoqëruar me instrumentat muzikorë fizarmonikë, kitarë e dajre, kënduan shqip, në kor, këngë patriotike, një ninullë, këngë dasme për martesën e vajzës, Himnin kombëtar dhe dedikim për Burrelin këngën aq të njohur “Shqipëri, o nëna ime”.

Programi artistik i këtij grupi arbëresh risolli në kujtesën e spektatorëve matjanë këngën për Morenë e bukur, por të largët, si një përshendetje për tokën e të parëve të tyre, motivet e motrës së martuar larg, besën e Kostandinit që nuk e treti as dheu, largimin e arbërve nga Atdheu përmes detit të trazuar etj. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme kulturore ata mbajnë gjallë gjuhën, këngën, vallet, ritet dhe traditat e të parëve.

  • • •

Festivali i Tretë i Këngës Lirike dhe Epike u shoqërua dhe me këngë e valle përshëndetëse, ku Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova, nëpërmjet valles së spikatur koreografike, shpalosi artistikisht valltarë të talentuar me interpretim perfekt dhe solli optimizëm, ritëm, gëzim dhe duartrokitje.

Kostumet e bukura dhe të larmishme popullore të të gjitha grupeve pjesmarrëse ishin një pasuri e madhe etnografike dhe artistike. Por juria, me kryetar Dilaver Kryeziun, për shijen e hollë dhe ndjenjën estetike të zhvilluar, çmimin e kostumografisë më të mirë ua dha artistëve të Gostivarit dhe Gurit të Bardhë nga Klosi. Ndërsa për interpretime, sipas netëve konkuruese, me çmime të treta u vlerësuan këngëtarët mirditorë Marjan Lleshaj e Besim Lekgega, me këngën “Krushqit e saj 12 bajrakë” dhe grupi polifonik i Mallakastrës. Çmim të dytë morën Vera Cani e Matit me këngën “Skënderbeu te Guri i Vashës” dhe grupi folklorik i grave të Kurbinit, ndërsa çmimi i parë iu dha këngëtarëve të Gostivarit, Nebi Halili e Feti Selimi, për këngën “Hajde prej Dibre për në Tiranë” dhe Ansamblit “Shote Galica” të Drenasit. Çmimi i karrierës shkoi për rapsodin lezhjan, Nikollë Preçi dhe iInstrumentistit popullor nga Gjilani, Murat Ferati, iu dha Çmimi “Memoria e festivalit” (pas vdekjes).

Gjatë dy netëve patëm mundësinë të shohim në skenë vlerat e mirëfillta të folklorit tonë burimor të të gjitha llojeve, artistë popullorë, instumentistë dhe rapsodë nga Kosova, Shqipëria, shqiptarët e Maqedonisë, arbreshët e Italisë, të cilët në Mat dëshmuan përpjekjet e bartësve të kësaj pasurie artistike për të ruajtur pastër dhe të paprekur trashëgiminë e saj. Theksojmë se ky festival epik dhe lirik, me pjesmarrjen e shumë grupeve e rapsodëve nga të gjitha trevat shqiptare, është për t’u përshëndetur, përgëzuar e përkrahur. Sepse Qendra Kulturore e Bashkisë Mat, me drejtuese Denisa Vatën, e ka kthyer shikimin nga muzika popullore folklorike me këngë epike të trojeve shqiptare, që janë krijuar e kënduar shumë e shumë vite më parë, por që i kanë rezistuar kohës e janë trashëguar. Prandaj muzika jonë folklorike dhe popullore duhen ruajtur e transmetuar më tej.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Hamdi Hysuka, MANIFESTIM KULTUROR ME THESARE TË, TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 196
  • 197
  • 198
  • 199
  • 200
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT