• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Mother Theresa,,- në Bibliotekën e LTHS në Çikago

February 10, 2017 by dgreca

Libri,,Mother Theresa,,i dr.Dom Lush Gjergji në Bibliotekën e LTHS në Çikago/

Nga Skënder Karaçica/
1 Mother TeresaNë vazhdën e aktiviteteve kulturo-kombëtare të SHSHA-së në Çikago,tashmë është bërë traditë e mirë që botimet e ndryshme shkencore të fushës së historisë,të gjuhësisë,të traditës,të dokeve dhe ato që hedhin dritë për praninë dhe shpëtimin e hebrenjve të botuara në Prishtinë e Tiranë,të gjejnë vend nëpër bibliotekat e shkollave të mesme,univesiteve,të muzeut holokaust dhe në bibliotekën e Kongresit dhe të Senatit Amerikan në Uashington.

Këto ditë libri,,Mother Theresa,,i dr.Dom Lush Gjergjit iu dorëzua bibliotekës së shkollës së mesme (LTHS)në Çikago,që është një nga vatrat arsimore më një traditë shekullore të dijes për brezin e ri amerikanë,i themeluar në vitin 1888.Figura e Nënës Shqiptare tashmë është bërë pjesë e tërë botës dhe në SHBA përkujtohet me respekt të veçantë,thuhet në deklaratën për shtyp të SHSHA-së në Çikago.Ndërkaq,shqiptarët-amerikanët që erdhën tash e një shekull në Amerikë nga trojet etnike shqiptare dhe veçmas nga Shqipëria,e kujtojnë me dinjitet emrin e Nënë Terezës kur ajo në një takim me ish presidentin Bill Klinton kërkoj prej tij që të shpëtoj popullin shqiptar dhe Kosovën nga agresori vrastar i Serbisë.

Udhëheqja e bibliotektës së shkollës(LTHS)në Çikago e mirëpriti këtë gjest të SHSHA-së dhe libri për ,,Mother Theresa,,do të vendoset në sirtarët e kësaj biblioteke dhe do të zë vend në koleksionet e përzgjedhura nga botimet në Amerikë dhe botë,ku lexuesit e rinj amerikanë do të njohin nga afër figurën e Nënë Terezës dhe shpirtin human dhe liridashës të popullit shqiptar në Ballkan në miqësi të përjetshme më SHBA-në.

Libri për Nënë Terezën i përkthyer në gjuhën angleze,ka 216 faqe dhe në secilën faqe me nga dy-tri flotografi kolor nga jeta e Nënë Terezës në Viti të Kosovës,në Shkup,Shqipëri dhe Kalkutë të Indisë ku kaloi tërë jetën në shërbim të mirësisë,të humanizmit dhe në krye të herës duke nisë masazhin për popullin shqiptar i vjetër sa vetë Evropa me traditën e njohur,,Bukë,krip e zemër,,!

Teknika e përsosur e botimit të këtij libri me vlerë historike dhe fotografitë e përzgjedhurea nga fotografët e njohur Franco Marzi,Giambattista Villa dhe Walter Serra si dhe përkthimi brilant në gjuhën angleze të Mary Rose Agius,e bëjnë këtë botim të biografit të njohur dr.Dam Lush Gjergji për Nënë Terezën,edhe një udhë të pasur me lulet e atdheut shqiptar,para botës dhe para popullit miq të përjetshëm të Amerikës.

Filed Under: Kulture Tagged With: i dr.Dom, Lush Gjergji, Mother Theresa, në Bibliotekën e LTHS në Çikago

Përurohet në Tetovë Agora PanAlbanica

January 31, 2017 by dgreca

1 PanalbanikaAnëtarët e rrjetit PanAlbanica, studentë, personalitete të njohura e mysafirë të tjerë u tubuan të dielën (29 janar), në Tetovë, për të shënuar përvjetorin e parë të themelimit të këtij rrjeti dhe për të përuruar botimin e numrit të parë të përmbledhjes “Agora PanAlbanica”. “PanAlbanica është një rrjet njerëzish me botëkuptime që nuk ravijëzohen nga kufijtë, çfarëdo qofshin ata. Thelbi i këtij rrjeti është të menduarit jashtë mureve të vendosura artificialisht në hapësirë, që kanë bërë që ata të vendosen pavetëdijshëm edhe në kokat tona. Qëllimi i rrjetit PanAlbanica është që të jetë një agorë përsiatjesh e debatesh, që do të përpiqet të japë një dorë në shembjen e këtyre mureve në botën e rrjetëzuar e tejet të ndërvarur në të cilën jetojmë sot. “, tha Albulena Halili,  njëra nga bashkëthemelueset e këtij rrjeti.

Agora PanAlbanica është botim i rrjetit PanAlbanica dhe është pagëzuar sipas rubrikës së këtij rrjeti me po të njëjtin emër. Në këtë përmbledhje të parë janë përfshirë shkrime të botuara në rrjetin elektronik panalbanica.net, gjatë vitit të parë të jetëgjatësisë së tij.

“Shumica e zjarreve bubulakë fillojnë – nga një shkëndijë e vetme. Ta ndihmojmë të gjithë bashkë këtë shkëndijë të bëhet zjarr dhe të përpiqemi ta mbajmë gjallë flakën e tij.”, përfundoi fjalën e saj të rastit Albulena Halili, duke i ftuar të gjithë ata që mendojnë njëlloj e që besojnë në këtë vizion, që të bëhen vegëz e këtij rrjeti.

Rrjeti PanAlbanica është themeluar më 17 janar 2016, prej kur edhe ka filluar me botimin e shkrimeve nëpër rubrikat me emërtime tejet unike si: Përtejkumte, Përsiatje e Përsiatje studentore, Mbrothësi, Me tejqyrë, Kult-ura, Shëmbëllime, Gjë(ra)egjëza, Retro-visore e Sport.

Filed Under: Kulture Tagged With: Rrjeti Panalbanika, Tetove

Fjalet jane t’argjendeta ,por heshtja eshte e arte

January 31, 2017 by dgreca

Pese Proverba nga Jakov Sollomoni/
1 Jakov Sollomoni ok
 1-Kush jeton vetem duke shpresuar -jeten ka konsumuar .
2–Shpresa  eshte ajo qe vdes e fundit  .
3–Nje akt miresjelleje ,eshte nje lule .
4–Fjalet  jane t’argjendeta ,por heshtja eshte  e arte .
5-Kush flet ,mbjelle -kush hesht- korr .

Filed Under: Kulture Tagged With: eshte e arte, Fjalet jane t'argjendeta, Jakov Sollomoni, por heshtja

Takim me Claude Monet në 20 vjetorin e Fondacionit Beyeler

January 30, 2017 by dgreca

Nga Elida Buçpapaj & Skënder Buçpapaj/

pic3-elida-skënder

Prologu/

Qyteti i Bazelit ka këtë vit një ngjarje të rëndësishme kulturore. Fondacioni Beyeler me një emër të shkëlqyer në botë feston 20 vjetorin. Por historia e tij ka nisur shumë më përpara. Ajo lidhet me emrin e Ernst Beyeler dhe Hildy Kunz, 80 vjet më parë.

1-2 (1)

Disa fjalë për Ernst Beyeler dhe Fondacionin Beyeler

1-2

Fondacioni Beyeler është një institucion i krijuar për vlerësimin e veprave të artit modern dhe bashkëkohor përmes Muzeumit të vet që ndodhet në Riehen, pranë Bazelit. Muzeu është vepër e arkitetit të njohur italian Renzo Piano.Fondacioni mban emrin e krijuesit të tij, Ernst Beyeler, biri i një nëpunësi të hekurudhës.

Ernst Beyeler njihet si një nga Art-Dealer, shit-blerës dhe koleksionistët më të mëdhenj të botës që pas luftës së dytë botërore. Koleksionet e tij kanë një vlerë prej rreth 2 miliardë $.

Ernst Beyeler lindi në Bazel në vitin 1921, studioi histori dhe ekonomi në Universitetin e Bazelit dhe që në moshë të re u punësua tek një librari antikuaresh me pronar Oskar Schloss, një refugjat gjerman që kishte ikur nga Gjermania për t’iu larguar persekutimit nazist si një diktaturë kundër çdo forme të autonomisë kulturore. Kjo periudhë ishte e rëndësishme dhe fondamentale për Beyeler sepse Schloss me një kulturë të gjërë intelektuale i transmetoi djaloshit të ri pasionin për letërsinë dhe filozofinë e artit.

Pas vdekjes të Schloss në 1945, Beyeler, që ndërkohë ka përfunduar studimet, bëhet pronari i dyqanit. Por nuk ishte e lehtë aspak. Në këto momente të vështira Beyeler u ndihmua financiarisht nga shoqja dhe bashkëshortja e tij e ardhme Hildy Kunz. Gradualisht prej 1952, libraria u shndërrua në galeri artesh.

Që në fillim Beyeler u dallua jo vetëm si galerist, por edhe si koleksionist. Shija e tij ishte e pagabueshme dhe bashkë me gruan ata filluan të administronin kryevepra të botës të artit. Ai krijoi lidhje me galeristë të njohur dhe muzeumet më të famshëm të botës.

Në zhvillimin e karrierës së tij, në fillim të viteve ’60 luajti rol blerja e 340 veprave të artit nga bankieri, industrialisti dhe koleksionisti amerikan G.David Thompson. Koleksioni përmbante vepra të Braque, Cézanne, Paul Klee, Léger, Matisse, Monet, Picasso, dhe Mondrian. Beyeler po ashtu bleu nga Thompson  70 punime të Alberto Giacometti-t që janë ndarë midis Muzeumeve të Artit në Zürich, Bazel dhe Winterthur.  Me kalimin e kohës koleksioni i tij vendosi edhe fatin e së ardhmes për të krijuar një qendër muzeale për 250 vepra arti në pikturë dhe skulpturë të emrave të tillë si Van Gogh, Lichtenstein, Bacon, Monet, Braque, Picasso, Mondrian, Giacometti, Seurat, Klee, Rodin, Matisse, Calder, Degas, Chagall…

Muzeumi u krijua nga një arkitekt me emër të madh si ai i italianit Renzo Piano. Sikur tregon vetë Piano, midis tij dhe Ernst Beyeler u krijua një lidhje shumë e fortë, një lloj simbioze  midis miqsh dhe artistësh. Muzeumi përfundoi në vitin 1997, pra 20 vite më parë. Ai është projektuar deri në detajet më të hollësishme për të përmbushur misionin. Në inaugurimin e tij, ata ishin të dy të pranishëm, edhe Ernst Beyeler edhe bashkëshortja e tij Hildy Kunz. Kunz e la këtë botë në vitin 2008, ndërsa Beyeler në 2010. Ata nuk patën fëmijë. Fëmija e tyre ishte pikërisht Fondacioni Beyeler me thesarin e vlerave të kulturës që ka fituar një emër kaq të madh sajë pasionit dhe përkushtimit të tyre për artin.

Kjo është historia e studentit Ernst Beyeler që e nisi aktivitetin e tij si ndihmës tek libraria me antikuare e Oskar Schloss-it, ndërsa sot me emrin e tij identifikohet dhe krenohet jo vetëm Bazeli, qyteti i tij i lindjes por edhe e gjithë Konfederata Helvetike.

20 vjetori i Fondacionit Beyeler hapet me ekspozitën e Claude Monet (14.11.1840-5.12.1926)

2-2 (1)

Edhe po të ishin gjallë Beyeler dhe Kunz, besoj se do të kishin bërë të njëjtën zgjedhje për të hapur kremtimet e 20 vjetorit të Fondacionit të tyre! Me një ekspozitë nga Claude Monet!Në hapjen e ceremonisë festive merrte pjesë edhe Voal, në kuadrin e APES në vijim të bashkëpunimit konstant me institucionet e Zvicrës.Me këtë rast Fondacioni Beyeler dha një konferencë shtypi që i priu përurimit të ekspozitës të njërit prej mjeshtrave më të mëdhenj të pikturës, sikur është  Claude Monet. I ftuar special ishte Philippe Piguet, stërnipi i Claude Monet, një historian dhe kritik arti i mirënjohur që i kishte sjellë publikut veç kujtimeve të treguara nga nëna, edhe foto shumë të rralla të familjes të stërgjyshit të tij. Kolegu ynë Jean Musy, kryeredaktori i Radio Zones në Gjenevë i mori një intervistë ekskluzive.

2-2

Përmbajtja e ekpozitës në konferencën për shtyp, u paraqit nga drejtori i Fondacionit Beyeler Sam Keller dhe kuratori i saj Ulf Küster.Vërtet, nuk kishte paraqitje më përfaqësuese në 20 vjetorin e Fondacionit Beyeler se prania e Claude Monet, që u uronte mirëseardhjen vizitorëve në hyrje të ekspozitës me një portret  gjigand, sikur përmasat e artit të tij. Ky portret, që në ekspozitë ka përmasa të superzmadhuara, është vepër e piktorit impresionist amerikan Theodore Robinson, mik i ngushtë Claude Monet. Piktori francez e priti Theodore Robinson në shtëpinë e tij në Giverny, që nën ndikimin e Monet, ishte kthyer në qendër të impresionizmit francez.

3-3 (1)

Ekspozita, që do të jetë e hapur nga 22 janari deri më 28 maj, është në vetvete një festë dritash dhe ngjyrash. Ajo i jep shpjegim artistik evolucionit krijues të njërit prej përfaqësuesëve më të mëdhenj të impresionizmit francez, duke nisur prej periudhës impresioniste deri në punimet më të vona të jetës. Në këtë ekspozitë gjenden peisazhe mesdhetare, ishujt e egër në Atlantik, rrjedha e Senës, fushat dhe livadhet e bleruara, plepat e lartë si fare perpendikulare, mullinjtë me erë, zambakët e ujit,  katedralet apo urat e mbuluara nga mjegulla. Duke përzierë reflekset me hijet, Monet ka krijuar një atmosferë magjike. Claude Monet si një nga pinonierët e pikturës moderne, ka zbuluar çelësin e këtij kopështi sekret, duke i krijuar mundësi të tjerëve që të hapin sytë e të përballen e mrekullohen me vizionin e një bote të re. Claude Monet arrin që të krijojë mijra ngjyra në një tablo të vetme, duke përligjur atë që e përsëriste shpesh vetë se ngjyrat ishin obsesioni i gjithë ditës dhe i përditshëm, ishin gëzimi dhe tortura e tij.

Ekspozita e Claude Monet e hapur me rastin e 20 vjetorit të Fondacionit Beyeler, është një event botëror ku të jepet mundësia të shikosh të mbledhura së bashku kryeveprat më me emër të piktorit të madh. Event ishte edhe prania e stërnipit të tij që tregoi hollësi për jetën e artistit të madh, për miqësinë e tij të ngushtë me Auguste Renoir dhe me kryeministrin e Francës Georges Clemenceau, që të dy bashkë me Presidentin e SHBA Woodrow Wilson, ishin dy nga aktorët kryesorë të Traktatit të Versajës që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Ekspozita përmban  63 kryevepra të piktorit të madh francez të marra nga 15 koleksione prej Muzeumeve të artit më të famshme të botës, si  Musée d’Orsay në Paris,  Pola Museum në Japoni, Metropolitan Museum në New York apo Instituti i Artit në Cikago. Në këtë koleksion janë paraqitur gjithashtu edhe piktura të Monet të blera nga individë privatë që shfaqen për herë të parë.

Kur ndodhesh përballë një thesari të tillë kulturor, që është pjesë e trashëgimisë kulturore të njerëzimit, kur ndodhesh përballë një koleksioni të tillë, mos u lodh të bësh analiza, por ndiq vetëm këshillën që Claude Monet u ka dhënë gjithë artdashësave të tij, të kohës kur jetoi, të kohës tonë dhe të kohës që vjen, që “të mos e vrasin mendjen për të zbuluar, se çfarë ka dashur të thotë autori”, magjistari i miliarda ngjyrave, por veç “t’i duan e të bien në dashuri” me pikturat e tij! Që janë kryevepra!

Sepse një dashuri e tillë nuk shterr kurrë!

 

 

Kunstmuseum Basel

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Elida Buçpapaj & Skënder Buçpapaj, Fondacioni Beyeler

PESE PROVERBAT

January 28, 2017 by dgreca

Pese Proverba nga Jakov Sollomoni/

1- Kush ben per vehte ,ben sa per tre .
2- Kush e merr shtruar –shkon larg —
kush nxiton ,shkon drejt vdekjes .
3- Miqte e tu ,jane pasqyra jote .
4- Gjithe ato qe cukisin –jane te ngjashem .
5-Te menduarit gjate –eshte nje vrime ne uje .

Filed Under: Kulture Tagged With: nga Jakov Sollomoni, Pese Proverba

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 213
  • 214
  • 215
  • 216
  • 217
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT