• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

URIM në 70 vjetorin e Lindjes

November 17, 2016 by dgreca

*KUJTIM GJONAJN,  Filmat dokumentarë dhe skenarët që ka realizuar e vendosin në piedestal të artit.Në këtë 70-të vjetor të ditëlindjes suaj ju urojmë nga Nju Jorku: “Jetë të gjatë sepse sa më shumë vite të kesh aq më shumë vepra me vlerëdo tësjellësh”!…/

gjonaj-21492587_977866562225742_9106368773345122687_o719Një urim nga Nju Jorku në 70-të vjetorin e regjisorit Kujtim Gjonaj “Mjeshtër i Madh”/

1551551_10202953420898973_803697481_n Nga Keze Kozeta Zylo/12553090_1748227942073669_6952050826834347007_n

Arti nuk njeh kohë, nuk njeh kufij, nuk njeh mure e për më tepër moshë.  Arti dhe krijuesi i artit është si vera e vjetër, qësa më shumë qëndron aq më e dashur bëhet. Ja kështu po ndodh dhe me regjisorin e shquar z.Kujtim Gjonaj në 70-të vjetorin e lindjes së Tij, rritur në kryeqendrën shqiptare në Tiranë me origjinë nga Mezhgorani i Tepelenës.  Nuk kishte sitë ndodhte ndryshe me Kujtimin, përveçse të dashurohej me artin, sepse të kesh parë nga afër muzgun e mëndafshtë blu mezhgoranas, borën e bardhë majave si vello transparente e nuseve në ditën e dasmës, lulet e bardha të kumbullave me një vijëzim rozë anash si qëndismë paje, gurgullimën e përroit që derdhet si argjend nëlumin Vjosa dhe ndërkohë tëdëgjosh për luftrat, bëmat heroike, për shkollën shqipe dhe mësuesit e saj që shpërndanin dritën e diturisë, për avokatin e Pavarësisë Feim Bej Mezhgoranin patjetër që diçka do të futet në rremba të gjakut dhe do të ngacmojë gjer në lulëzim marramendës një ditë…Mjaft dokumentarë me figura nga më të ndritura historike dhe të artit kanë vlera të padiskutueshme, kanë shpirtin e një artisti me veshje të argjendtë poetike.Nuk e di sepse kam një ndjesi të ndaloje së pari tek filmi dokumentar me titullin “MARGARITA”, ku vetë emri i saj plot shkëlqim nuk e ka munduar fare për titullin, sepse çdo shkronjë ndriçon, bën dritë.  Margarita është ikona e bukurisë femërore dhe e artit njëkohësisht.  Binomi bukuri dhe art i kanë dhënë perëndeshën e frymezimit regjisorit për tësjellë për publikun këtë film të realizuar mjeshtërisht.  Figura brilante e Margaritës, aktrimi i saj mahnitës me siguri në se do të jetonte në botën e lirë medoemos do të kishte tërhequr vëmendjen e Hollivudit…13403822_10208175636100848_4486082663849462926_o-1

Margarita edhe pse i ka kaluar të 80-at ajo qëndron si një hyjneshë e bukur dhe virtuoze në aktrim.  Loja e saj aktoreske është siç thotë Bokaçio për poezinëse: “Sa më shumë ikin vitet, aq dhe mëbrilante bëhen tercinat e Dantes”.12485963_1750736121822851_562148055194698113_oVetë Margarita është POEZI!…

Dokumentari për Çamërinë të titulluar “Endrra e Çamërise” duket sikur vjen nga lashtësia homerike, ku së bashku me skenaristin Enver Kushin trokasin fort në zemrat shqiptare, në ndërgjegjen kombëtare për zgjimin e saj, për Sulin, Prevezën, Paramithin e gjithëÇamërinë.  Çamëria në këtë dokumentar me gjithë materialin e sjellë nga arkivat e ndryshme jepet e plotëështë një frymëzim për brezat, ështëprush që qëndron i ndezur, është dëshmi në ninëzat e syrit çam…

1185326_1379113568985110_1252442891_n

Endrra e Çamërisë duket sikur mbledh rreth oxhakut ne Ninat në fshatin e lindjes së Hasan Tahsinit, Burrat e saj duke filluar me Hoxha Tahsin, poetin Bilal Xhaferri etj…  Me të drejtë filmi dokumentar është quajtur “Deti i diturisë”, ku Hoxha Tahsin nga rektori i Universistetit në Stamboll shkon dhe me studime nëUniversitetin e Sorbonës në Francë etj.  Filmi dokumentar është një libër i dijes që të ngërthen pas ekranit dhe përsëri kërkon që tëmos mbarojë aq shpejt…  Eshtë populli çam i martirizuar, i dëbuar nga trojet qëtë sjellë pranë poetin Xhaferri me baladën çame i cili shkruan:  “Matanë largësive u zhduk e përflakur Çamëria dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri/ Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote/ mbi të shtrenjtat troje tona stërgjyshore/… Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive dhe rrugët zgjaten e zgjaten si veri/ Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi…Lamtumirë, Çamëri”!Regjisori Gjonaj ka punuar në nje nga institucionet më të mëdha të artit kombëtar në Kinostudio dhe padyshim vazhdon të sjellëme atë pasion, profesionalizëm artin e bukur shqiptar.  Të realizosh një sërë dokumentarësh filmik me figurat më të shquara historike do të thotë të bësh një punë voluminoze, cilësore të bredhësh gati fusha e male, shtete, dete e oqeane sepse e tillëështë gjeografia e lëvizjes së shqiptarëve nëpë botë, nga historia, fati dhe vetja…Dokumentari filmik “Ditët e fundit të një luani” për Ali Pashë Tepelenën me skenar nga poetët e mirënjohur Petrit Ruka dhe Sadik Bejko është një kontribut tejet i vyer i regjisorit Gjonaj dhe shtëpisë botuese “Bota Shqiptare”, është nje kontribut për të gjithë shikuesit e shumtë, sepse Ali Pashë Tepelena është burri që drodhi dhenë, është burri qëi vuri kufirin tek thana hordhive turke që pas vdekjes së Gjergjit të Madh, është burri që ka tërhequr vëmendjen e më shumë historianëve dhe diplomatëve të huaj në histori për Shqipërinë…

Ndonëse është e pamundur qët’i përmledhësh në një shkrim të gjithë filmat dokumentarë që ka realizuar Gjonaj përsëri do të ishte e udhës sëshenjtëtëpërmendnim Shenjtoren e Kombit shqiptar dhe të gjithë botës Nënën Terezë të sjellë nëpërmjet një dokumentari tejet special nga Gjonaj.  Sa here që e transmetojmë në TV “Alba Life” në New York filmin dokumentar për Nënë Terezën shikues tëshumtë na marrin dhe na kërkojnë që ta ritransmetojmë dhe ne shpesh here jua kemi realizuar dëshirën, sepse ështënjë etje e tyre, është dashuri emigrantësh për kulturën, për figurat e shquara historike, ku mids tyre Nëna Terezëështë pasaporta e identitetit, eshte mirësia e popullit të shumëvuajtur shqiptar.

Duke i parë të gjithë filmat dokumentarë nga regjisori Gjonaj dhe realizimet marramendëse të cilat janë histori sepse kanë brenda zjarrin, hirin dhe vullkanin e kohërave, sjellin zëra dhe jehona të maleve kryelartë, pohoj se kjo krijimtari përbën një pasuri që do tëruhet përjetësisht në shpirtin e popullit.

Eshtë një pasuri që të kujton regjisorin e famshëm hollivudian Steven Spielberg i cili thotë:  “I’ve always wanted to tell a story about Lincoln. I saw a paternal father figure; I saw someone who was completely, stubbornly committed to his ideals, to his vision”, që përkthehet: “Unë kam dashur gjithmonë për të treguar një histori rreth Abraham Lincolnit. Unë pashë një figurë tebabait.  Unë pashë dikë që ishte i kompletuar dhe me kokëfortësi mbronte idealet, sipas vizionit të tij.

Në dokumentarët me figurat më brilante të Kombit ai eksploron me një perceptim të qartë intelektual,  vizual, me një levizje të ndjeshme estetike dhe me nje shije të lartë elitare.Në moshën më të pjekur dhe më të re të 70-ve pasi ka shijuar vitet e arta të rinisë, tashmë ka arritur pjekurinë maksimale për punë dhe më të bukura që e presin përpara.  Projektet befasuese që ka përpara e sfidojnë moshën, harrojne vështirësitë, lodhjet dhe të kujtojnë aktoren e famshme Sofia Loren e cila thotë se: “There is a fountain of youth: it is your mind, your talents, the creativity you bring to your life and the lives of the people you love. When you learn to tap this source, you will have truly defeated age”, qe perkthehet se:

“Atje është një burim i të rinjve: ai është mendja juaj, talenti juaj, kreativiteti që sjellë në jetën tuaj si dhe jetën e njerëzve që ju duan. Kur ju mësoni  të trokisni lehtë në këtë burim, ju do të keni moshën e vërtetë të mposhtur.

Të gjitha këto i bëjnësfidë kohës nëper tëcilën kaloi dhe po kalon.  Filmat dokumentarë dhe skenarët që ka realizuar e vendosin në piedestal të artit.Në këtë 70-të vjetor të ditëlindjes suaj ju urojmë nga Nju Jorku: “Jetë të gjatë sepse sa më shumë vite të kesh aq më shumë vepra me vlerëdo tësjellësh”!…

Krijimtaria e Kujtim Gjonaj “Mjeshtër i Madh”

Skenare

Këshilltarët, (1979)

Ata ishin katër, (1977)

Thirrja, (1976)

Regjisor

Shëmbja e idhujve, (1995)

Djemtë e Valiasit, (1984)

Dokumentarë

Ali Pasha Tepelena, Faik Konica, Jeronim de Rada, Naim, Mother Teresa and Sulejman Pitarka, Margarita, Hasan Tahsini, Gjithcka per Kosoven, etj

Vlerësimet

Mjeshtër i Madh nga Presidenti i Republikës së ShqipërisëBujar Nishani

Nderi i Tepelenës nga Bashkia me k/bashkiak Tërmet Peci

Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, 1986, filmi “Kështjella e këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), 1995, me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo), 1998.

 

16 Nëntor, 2016

Staten Island, New York

 

 

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: 70 Vjetori i Lindjes, Keze Kozeta Zylo, Kujtim Gjonaj, Mjeshter i Madh

Home Sweet Home’ triumfon në Tirana International Film Festival

November 11, 2016 by dgreca

-Propozimi i Kosovës për Oscars, filmi ‘Home Sweet Home’/

ndarja-e-cmimeve-tiff-6PRISHTINË, 11 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/Sonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të festivalit Tirana International Film Festival (TIFF), propozimi i Kosovës për Oscars, filmi ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi, regji nga Faton Bajraktari dhe producent Trim Musliu triumfoi me dy çmime: Skenari më i mirë dhe çmimi i kritikës FIPRESChom-sweetKy film dje (e enjte, 10.11.2016) është shfaqur edhe në festivalin e madh në Gjermani – Film Festival Cottbus dhe nesër (e shtune, 12.11.2016) pritet të shfaqet në Thessaloniki Film Festival në Greqi; ndërsa këtë muaj do të shfaqet edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Indisë IFFI.“Home Sweet Home’ flet për Kosovën e pasluftës dhe për historinë e Agronit i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët e kanë keqpërdorur, emrin e tij për përfitime personale. Shumë projekte në fshat janë bërë në emrin e “rënies heroike” të tij. Familja e tij merr një ndihmë financiare si familje e dëshmorit dhe ato të ardhura i ka futur në kredi. Tashmë Agroni i ka dy rrugë: Të dal hapur në publik apo të pres përfundimin e projekteve. Kalon një muaj dhe Agroni është brenda. Në oborrin e shkollës që mban emrin e tij, zbulohet shtatorja e tij. Ai tashmë ka marr një vendim.

ndarja-e-cmimeve-tiff2

Filmi ‘Home Sweet Home’ është prodhim i shtëpisë filmike Cineproduction me producent Trim Musliu dhe bashkëproducent Senad Abduli dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Agjencia e Filmit në Maqedoni.

Filed Under: Kulture Tagged With: ‘Home Sweet Home’, propozimi i Kosovës për Oscars

Hapet panairi i 19-të i Librit “Tirana 2016”

November 9, 2016 by dgreca

panairi-sotNë panair merr pjesë dhe gazetari i Zërit të Amerikës, {VOA}, zoti Ilir Ikonomi, me monografinë për Esat Pashë Toptanin, botuar nga UET. Theksojmë se zoti Ikonomi ka qenë i pranishëm dhe në edicione të tjera të librit./

Nga Shefqet Kërcelli/

U hap sot  në Pallatin e Kongreseve, edicioni i 19-të i librit “Tirana-2016”.  Në këtë panair marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe më gjerë. Janë mbi 90 shtëpi botuese, të cilat do të prezantojnë dhe ofrojnë për shitje botimet e tyre për disa ditë me radhë. Në panair zenë vend kryesor autorët e huaj dhe më pak ata shqiptarë. Përgjithësisht sot pati një pjesmarrje më të vogël nga viti i kaluar, mbase për arësye të motit të keq e rreshjeve të dendura të shiut.Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, gjatë ceremonisë së hapjes u shpreh se, “Panairi i librit është me të vërtetë një festë e bukur e kulturës shqiptare dhe mund të them pa hezitim që është aktiviteti më i madh kulturor që bëhet në Shqipëri. Ky panair do të ketë shumë aktivitete, shumë risi dhe shumë promovime librash. Do të organizohen seminare, konferenca, mbi problemet e përkthimit dhe botimeve në gjuhën shqipe”, theksoi z. Ymeri.Ndërsa zonjusha Rogreta Shani, kordinatore  e SHBLSH,  prezantoi programin e aktiviteteve që do zhvillohen përgjatë ditëve të panirit, ku përfshihen promocione, diskutime, analiza, kritika letrare, etj.

Si cdo vit në panair, kati i 2-të majtas, ka një kënd të vecantë të botimeve Ambasada e SHBA, që përcjell botime e informacione të ndryshme për librin, jetën dhe arësimimin në SHBA, etj.Në panair merr pjesë dhe gazetari i Zërit të Amerikës, {VOA}, zoti Ilir Ikonomi, me monografinë për Esat Pashë Toptanin, botuar nga UET. Theksojmë se zoti Ikonomi ka qenë i pranishëm dhe në edicione të tjera të librit.

Panairi do qëndrojë i hapur deri më datën 13 nëntor 2016.

Filed Under: Kulture Tagged With: "Tirana 2016", Hapet panairi, i 19-të i Librit, Shefqet Kercelli

Kosova, bashkëpunim kulturor me shqiptarët në Mal të Zi

November 5, 2016 by dgreca


1-mali-i-zi
-Ministri Kujtim Shala viziton Ulqinin takon kryetarin Nazif Cungun, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës pritet së shpejti të nënshkruajë një marrëveshje kulturore me Malin e Zi/

4-mali-i-zi

-Drejt organizmit të Javës së Kulturës së Kosovës në Ulqin, gjatë sezones turistike/

3-mal-i-zi

PRISHTINË, 5 Nëntor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i qeverisë së Kosovës, Kujtim Shala, ka vizituar komunën e Ulqinit, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Nazif Cungun dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Cungu u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të kulturës së Kosovës dhe atyre të shqiptarëve në Mal të Zi, me theks të veçantë në Ulqin.Në këtë takim, ministri Shala dhe kryetari Cungu u shprehën se intensifikim i këtij bashkëpunimi është në dobi të kulturës shqiptare dhe veçmas në funksion të ndihmës për shqiptarët në Mal të Zi. Ministri Shala drejtuesve të komunës së Ulqinit iu premtoi përkrahje konkrete në fushën e kulturës, duke u shprehur se komunikimi kulturor është tejet i rëndësishëm për shqiptarët e Malit të Zi. Më tej, ministri Shala u shpreh se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pritet së shpejti të nënshkruajë një marrëveshje kulturore me Malin e Zi, që është një akt i rëndësishëm politik, i cili i rregullon marrëdhëniet kulturore mes këtyre dy shteteve, dhe njëkohësisht hap rrugë për bashkëpunim konkret ndërmjet dy vendeve, dhe po ashtu ndihmon për bashkëpunim kulturor ndërmjet institucioneve të kulturës së Kosovës dhe atyre të shqiptarëve të Malit të Zi.

Po ashtu, ministri Shala dhe kryetari Cungu biseduan për idenë e organizmi të Javës së Kulturës së Kosovës në Ulqin, gjatë sezones turistike. Në kuadër të kësaj vizite në Ulqin, ministri Shala dhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”,  Fazli Gajraku, i dhuruan Bibliotekës së Ulqinit afro 800 libra me vlerë prej rreth 6 mijë euro. Kryetari i Ulqinit dhe drejtuesit e Bibliotekës e falënderuan ministrin Shala dhe drejtorin Gajraku për këtë akt dhe u shprehën se kjo ndihmë konkrete është në dobi të shqiptarëve të Ulqinit dhe njëkohësisht dëshmi e vullnetit të mirë të institucioneve të kulturës së Kosovës për të ndihmuar shqiptarët e Malit të Zi.

Filed Under: Kulture Tagged With: bashkëpunim kulturor, Behlul Jashari, Kosove-Mali i Zi

Kosovë-Hapet Parku Arkeologjik “Ulpiana”

October 27, 2016 by dgreca

-Kryeministri Mustafa: Trashëgimia kulturore e Kosovës është vlerë e secilit qytetar të saj dhe universale për njerëzimin mbarë/

zkp-03zkp-05

1-ulpianaPRISHTINË, 27 Tetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në Kosovë u hap sot Parku Arkeologjik “Ulpiana”, me një ceremoni, ku ishin kryeministri Isa Mustafa, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryetari i komunës së Graçanicës, Vladeta Kostiç, ambasadori i Francës, Didier Chabert, arkeologë, studiues dhe studentë të shumtë të kësaj fushe. “Trashëgimia kulturore e Kosovës është vlerë e Kosovës dhe vlerë e secilit qytetar të saj. Ajo është e gjithë botës sepse ka vlera universale për njerëzimin mbarë”, u shpreh kryeministri. Prandaj, vijoi ai, secili qytetar duhet ta ruajë trashëgiminë kulturore në Kosovë dhe ta gëzojë e ta shijojë atë. “Kosova mburret me këtë trashëgimi kulturore prej kohërave më të vjetra e deri më sot. Kosova, po ashtu, mburret me trashëgimi të larmishme të krijuar gjatë mijëvjeçareve dhe shekujve të kaluar nga të gjithë njerëzit që kanë jetuar në këto treva. Kjo është trashëgimi e Kosovës dhe duhet të mbrohet, të ruhet sepse na përket të gjithë neve”, tha kryeministri Mustafa.Më tej ai tha se Trashëgimia kulturore e Kosovës dhe trashëgimia arkeologjike si kjo në Ulpianë, ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë së Republikës së Kosovës.“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Kulturës do të vazhdojnë të përkrahin institucionet e trashëgimisë kulturore, duke ngritur buxhetin dhe duke rregulluar fushën e trashëgimisë kulturore me ligje, akte nënligjore, strategji e reformime institucionale”, tha kryeministri.Kryeministri Isa Mustafa, së bashku me ministrin Shala, kryetarin Kostiç dhe ambasadorin Chabert bënë zbulimin e pllakës së Parkut Arkeologjik.

Filed Under: Kulture Tagged With: “Ulpiana”, Kosovë-Hapet Parku Arkeologjik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 218
  • 219
  • 220
  • 221
  • 222
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT