Në panair merr pjesë dhe gazetari i Zërit të Amerikës, {VOA}, zoti Ilir Ikonomi, me monografinë për Esat Pashë Toptanin, botuar nga UET. Theksojmë se zoti Ikonomi ka qenë i pranishëm dhe në edicione të tjera të librit./
Nga Shefqet Kërcelli/
U hap sot në Pallatin e Kongreseve, edicioni i 19-të i librit “Tirana-2016”. Në këtë panair marrin pjesë shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe më gjerë. Janë mbi 90 shtëpi botuese, të cilat do të prezantojnë dhe ofrojnë për shitje botimet e tyre për disa ditë me radhë. Në panair zenë vend kryesor autorët e huaj dhe më pak ata shqiptarë. Përgjithësisht sot pati një pjesmarrje më të vogël nga viti i kaluar, mbase për arësye të motit të keq e rreshjeve të dendura të shiut.Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, gjatë ceremonisë së hapjes u shpreh se, “Panairi i librit është me të vërtetë një festë e bukur e kulturës shqiptare dhe mund të them pa hezitim që është aktiviteti më i madh kulturor që bëhet në Shqipëri. Ky panair do të ketë shumë aktivitete, shumë risi dhe shumë promovime librash. Do të organizohen seminare, konferenca, mbi problemet e përkthimit dhe botimeve në gjuhën shqipe”, theksoi z. Ymeri.Ndërsa zonjusha Rogreta Shani, kordinatore e SHBLSH, prezantoi programin e aktiviteteve që do zhvillohen përgjatë ditëve të panirit, ku përfshihen promocione, diskutime, analiza, kritika letrare, etj.
Si cdo vit në panair, kati i 2-të majtas, ka një kënd të vecantë të botimeve Ambasada e SHBA, që përcjell botime e informacione të ndryshme për librin, jetën dhe arësimimin në SHBA, etj.Në panair merr pjesë dhe gazetari i Zërit të Amerikës, {VOA}, zoti Ilir Ikonomi, me monografinë për Esat Pashë Toptanin, botuar nga UET. Theksojmë se zoti Ikonomi ka qenë i pranishëm dhe në edicione të tjera të librit.
Panairi do qëndrojë i hapur deri më datën 13 nëntor 2016.