• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Botohet në Tiranë “Shqipëria dhe bota në veprat e Ismail Kadaresë

May 31, 2016 by dgreca

Shtëpia botuese Plejad sapo ka nxjerrë nga shtypi studimin “Shqipëria dhe Bota në veprat e Ismail Kadaresë”.Ky libër në dy gjuhët shqip dhe anglisht përmbledh të gjitha përshkrimet e natyrës, vendeve, qyteteve e fshatrave në Shqipëri dhe jashtë saj, që gjenden në veprat e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Studimi ka marrë edhe trajtën e një albumi turistik, pasi çdo përshkrim letrar i Kadaresë shoqërohet edhe me fotografi të vendit, të cilit i është kushtuar.

Albumi me përshkrimet shqip e anglisht të shkrimtarit të njohur për një mori vendesh të Shqipërisë dhe botës, ku ndodhin ngjarjet e romaneve të tij është rrjedhim i një studimi të gjatë të autorit Ndriçim Kulla, kur shkroi biografinë e Ismail Kadaresë të titulluar “Ylli i Shkrimtarit”.

Zoti Kulla thotë se në këtë monografi, raportin e shkrimtarit Kadare me diktatorin Hoxha e sheh të ngjashëm me raportin e filozofit Seneka me perandorin Neron.

Studiuesi dhe drejtuesi i shtëpisë botues Plejad, thotë se Kadare u ndesh me diktaturën me të vetmin mjet që kishte në duar, me penën e tij, kundërshtia dhe disidenca është shtrirë në gjithë krijimtarinë e tij.

Kjo është arsyeja, thotë zoti Kulla, pse Ismail Kadare është autori më i njohur shqiptar brenda dhe jashtë vendit, me një ndikim të madh kulturor në botëkuptimin e disa brezave.

Shtëpia botuese Plejad ka botuar deri tani mbi 300 vepra të filozofisë botërore dhe të mendimit të ndaluar shqiptar nga diktatura komuniste.

Botimi më i rëndësishëm i saj është seria e 32 veprave të at Xhuzepe Valentinit, ndërsa 37 të tjera po përgatiten për shtyp.

Aktualisht po bëhen afro 6 dekada që shkrimtari Ismail Kadare vazhdon të botojë krijimtarinë e tij të gjerë e të larmishme në poezi e në prozë në shqip, frëngjisht dhe në shumë gjuhë të botës.

Ai tashmë është një autor i përmasave botërore, fitues i një seri titujsh dhe çmimesh me rëndësi ndërkombëtare dhe është nominuar shpesh edhe për çmime të tjerë, ndërkohë që krijimet dhe botimet e reja.

Filed Under: Kulture Tagged With: "Shqipëria dhe bota në veprat, Botohet në Tiranë, e Ismail Kadaresë

Kosovë-Në Gjakovë nis Java Olimpike

May 31, 2016 by dgreca

-Gara të fëmijëve në disa sporte. Kjo ngjarje vjen menjëherë pas Ditës Olimpike që u shënua me 27 maj në Prishtinë/  Gjakovë, 31 Maj 2016/ Ka nisur në Gjakovë ‘Java Olimpike’ për fëmijë, një aktiviteti ky i karakterit edukativo – sportiv që bashkë organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komuna e Gjakovës. Kjo ngjarje vjen menjëherë pas Ditës Olimpike që u shënua me 27 maj në Prishtinë.

Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila para nxënësve ka potencuar rëndësinë e edukimit dhe aktivizimit sportiv që nga mosha e re, një garanci kjo për një jetë të shëndosh.
 “Ne si komunë jemi tejet të kënaqur që për herë të parë kemi arritur ta sjellim në Gjakovës një aktivitet të tillë, i cili lirisht mund të them, se e ka një rëndësi të madhe, pasi sporti ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut. Jemi të kënaqur gjithashtu që ky aktivitet po mbahet në Gjakovë në një vit të rëndësishëm për sportin kosovar, pasi për herë të parë sportistët kosovarë kanë mundësi që të marrin pjesë në garat olimpike ndërkombëtare”, ka thënë kryetarja Kusari – Lila.
Ajo ka nxitur fëmijët që të merren me sport dhe të ushtrojnë në vazhdimësi, pasi vetëm ushtrimi i vazhdueshëm dërgon drejtë një ëndrre të madhe siç është ëndrra e çdo fëmije që të bëhet një kampion i madh në sportin e tij të preferuar.
Java Olimpike e cila ka nisur dje do të mbyllet të premten, ndërsa fëmijët pjesëmarrës do të mësojnë por edhe do të garojnë në disa sporte, përfshirë këtu atletikën, futbollin, basketbollin, volejbollin, çiklizmin, bjeshkatarinë dhe orientimin në natyrë, notin, xhudon, ping – pongun, gjimnastikën e të tjera.
Gjatë këtyre aktiviteteve para nxënësve do të prezantohen figura të shquara të sportit kosovar, të cilët do të flasin për përvojat e tyre nëpër garat sportive.
Axhenda javore:
E martë 31 maj 2016
10:00 Gara në çiklizëm
10:00 Gara në bjeshkatari dhe orientim në natyrë
Lokacioni: Shkugëz
E merkurë 1 qershor
10.00 Kuiz sportiv
Lokacioni: Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”
12:00 Garat në vrapim
Lokacioni “Qendra e Qytetit – Rruga “UÇK”
Ora 15:00 Garat në basketboll
Lokacioni i Shkollës Fillore “Zekeria Rexha”
Ora 15:00 Garat në volejboll
Lokacioni: Shkolla Fillore “Zekeri Rexha”
E Enjte 02 qershor
Ora10:00 Garat në futboll
Lokacioni: Stadiumi prapa Pallatit të Sporteve
Ora 10.00 Garat në Tenis
Lokacioni: Fusha e Tenisit në Gjimnazin “Hajdar Dushi”
E premte 03 qershor
Ora 10:00 Garat ne not
Lokacioni: Pishina “Nertili”
Ora 10:00 Garat në Ping Pong
Lokacioni: Pallati i Sporteve “Shani Nushi”
Ora 14:00
Garat në Xhudo
Prezentim i Majlinda Kelmendit
Lokacioni: Sheshi “Ali Podrimja”/b.j/

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Kosovë-Në Gjakovë, nis Java Olimpike

KADARE ,”Komandant i Legjionit të Nderit”

May 30, 2016 by dgreca

*Presidenti francez Fransua Holland i dorëzoi Ismail Kadaresë titullin e lartë,”Komandant i Legjionit të Nderit”/

Shkrimtari i madh shqiptar u dekorua me titullin me të lartë të Francës. Shkrimtari Ismail Kadare merr titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” nga Presidenti francez Fransua Holland. Titulli që iu dha pak muaj më parë, iu dorëzua sot në pallatin presidencial, Elize, në Paris. Sipas mediave, dhënia e çmimit për shkrimtarin shqiptar, për vetë mënyrën se si është organizuar ceremonia ka një domethënie të veçantë. Ndryshe nga rastet e tjera, dhe ndryshe nga zakonisht, dhënës i çmimit do të jetë Presidenti i Frances, Fransua Holland. Presidenti Holland zakonisht nuk e jep vetë çmimin ose kjo ndodh në raste të rralla. Në ato raste që ndodh zakonisht jepet për disa persona bashkë, pra një ceremoni për disa fitues. Për Ismail Kadarenë u zhvillua sot një ceremoni e veçantë. Një ceremoni me disa të ftuar, francezë e shqiptarë ku Presidenti Holland i dorëzoi  titullin personalisht. Më pas, Presidenti i Francës Fransua Holland shtroji në Elize një koktej për nder të Kadaresë dhe të ftuarve të tij.

kadare

kadare holonde

kadare65476

ismail kadare

kadare 11

kadare 5656

kadare

 

 

 

Filed Under: Komente, Kulture Tagged With: Fransua Holland, i Legjionit të Nderit”, Kadare, komandant

21 vjecarja greke fiton ne Durres “Miss Summer World 2016”

May 25, 2016 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/*

“Miss Summer World 2016” kompeticioni nderkombetar i bukurise ka shpallur ne fundjavë ne teatrin e Durresit me te bukuren e botes per veren e vitit 2016. Artemi Moustaki 21 vjecarja greke ka rrembyer kurroren e triumfueses ne spektaklin e organizuar nga agjensia e spektakleve “Albania Event Productions” nen produksionin e producentes se njohur Irena Vreto. 20 vajza nga vende te ndryshme te botes jane vleresuar nga juria nderkombetare ne te cilen pervec emrave te njohur te producenteve nga vende te ndryshme te botes ne fushen e bukurise, ka patur dhe perfaqesues shqiptare. Kryetar i jurise nderkombetare ishte Engjell Musai botues i gazetes Telegraf. Duhet theksuar se pjese e jurise nderkombetare ishte edhe producenti i Miss&Mrs. Grand Sea Universe Chavdar Arsov nga Bullgaria, Lili Kovàcs perfaqesuese e KSID Model Hungary nga Hungaria, Sidrita Sadikaj Kosova, Kosta Pelikani Shqiperi, Dashnor Asllani Kosove. Vendin e pare e ka mare perfaqesuesja e Greqise Artemi Moustaki, shoqeruese e pare eshte shpallur Kristina Vukovic nga Montenegro, teksa shoqeruese e dyte Kaltrina Berisha nga Kosova. Cmimin e publikut e ka fituar durrsakja qe perfaqesonte Shqiperine Seva Cereni si dhe cmimin Miss Europe. Spektakli Miss Summer World ka patur koreografe te tij Ledia&Jonel Asabellen, ndersa eshte prezantuar ne gjuhen shqipe nga Albana Cakshiri dhe ne gjuhen angleze nga gazetari i Vizion Plus Klevis Saliu.Albana Cakshiri organizatore e ketij eventi ka theksuar rendesine e kesaj gare per promovimin e vlerave te Shqiperise turistike ne bote, por dhe njohjen e vendit te shqiponjave nga konkurentet pjesmarrese. Agjensia e spektakleve “Albania Event Productions” eshte bere e njohur per spektaklet e saj ne fushen e bukurise, ku mund te permendim disa patenta te rendesishme si Bukuroshja e Shekullit, Miss Summer Albania, Miss&Mister Children Albania etj,.

Natyrisht qe Miss Summer World ishte njw event mbreselens ku mes morise te te ftuarve, emrave te njohur te jurise etj., kryefjala ishte hiri dhe bukuria e konkurenteve.

* Bashkepunetor i Diellit nga Shqiperia

Filed Under: Kulture Tagged With: “Miss Summer World 2016”, Ahmet Zani, grekja Artemi Moustaki

Ismail Kadaresë çmimi “Azem Shkreli” dhe titulli “Qytetar Nderi i Pejës”

May 21, 2016 by dgreca

-Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka ardhur në Kosovë me mesazhe optimiste. Se shqiptarët sot janë më afër Evropës si asnjëherë më parë, ka qenë njëri prej tyre/

– Në një karrige të vendosur në mesin e skenës, ai u prit nga shumë qytetarë që kishin mbushur sallën e këtij objekti kulturor, vetëm për ta parë e takuar nga afër kolosin e letrave shqipe.Në mesin të gjithë atyre ishte edhe vajza e Azem Shkrelit, Aida, që kishte ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Kanadaja./

PEJË, 21 Maj 2016/ Në Kosovë, në qytetin e Pejës, po mbahet edicioni XIV i takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”.

Në ceremoninë e zhvilluar sot shkrimtari shqiptar i vlerësuar i majave të universit të përbotshëm letrar, Ismail Kadare, u shpall laureat i çmimit “Azem Shkreli” dhe poashtu iu dha titulli “Qytetar Nderi i Pejës”. “Sot jam vërtetë i prekur të marr këtë çmim, që mban emrin e mikut tim të shtrenjtë, me të cilin kemi pasur gëzime, brenga e zhgënjime të përbashkëta ndër vite. Është ndjenjë e pabesueshme për mua”, tha Kadare duke marrë  çmimin me emrin e poetit shqiptar nga Kosova Azem Shkreli.

Duke u shprehur i nderuar Kadare tha se letërsia është pjesë e pandarë e kulturës shqiptare.

“Dhe këtë kulturë sot ju e keni nderuar. Dikur nuk e kemi paramenduar kohën kur shqiptarët e Shqipërisë do të merrnin çmime në Kosovë, dhe ja që diçka e tillë po ndodhë”, tha Kadare.

Shtypi i sotëm kosovar thekson se, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka ardhur në Kosovë me mesazhe optimiste. Se shqiptarët sot janë më afër Evropës si asnjëherë më parë, ka qenë njëri prej tyre.

Ka kujtuar Kosovën që njohu më shumë se gjysmë shekulli më parë. Atë nga këndvështrimi i poetit Azem Shkreli, emrin e të cilit e mban manifestimi që e ka sjellë të premten mbrëma në Pejë.

Në mbrëmjen e parë të edicionit XIV të takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”, Kadare ka qenë protagonisti kryesor në skenën e kinoteatrit “Jusuf Gërvalla”, shkruan gazeta Koha Ditore.

Në një karrige të vendosur në mesin e skenës, ai u prit nga shumë qytetarë që kishin mbushur sallën e këtij objekti kulturor, vetëm për ta parë e takuar nga afër kolosin e letrave shqipe.

Në mesin të gjithë atyre ishte edhe vajza e Azem Shkrelit, Aida, që kishte ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Kanadaja./b.j/

Filed Under: Komente, Kulture Tagged With: “Qytetar Nderi i Pejës”, Azem Shkreli, dhe titulli, Ismail Kadaresë çmimi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 233
  • 234
  • 235
  • 236
  • 237
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT