• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ermonela Jaho fiton çmimin më të madh ndërkombëtar të muzikës lirike

May 15, 2016 by dgreca

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka fituar çmimin ndërkombëtar të publikut në ceremoninë “Opera Awards” që u mbaj në teatrin e Londrës të dielën në mbrëmje.

Performanca e saj në skenë para marrjes së çmimit ka përlotur të gjithë publikun.

Në faqen në twitter të Opera Awards 2016 është shkruar: Të gjithë në lot pas performancës së Ermonela Jahos “Mamma usciva da casa”.

Në përfundim të performancës i gjithë publiku është ngritur në këmbë, ndërsa duartrokitjet kanë zgjatur për shumë minuta.

Gjatë spektaklit sopranoja ka kënduar edhe një pjesë nga “Madam Butterfly”.

Filed Under: Kulture Tagged With: çmimin më të madh, Ermonela Jaho fiton, nderkombetar

VLORE-NJË MANIFESTIM I JASHTËZAKONSHËM I FOLKUT EUROPIAN

May 14, 2016 by dgreca

VLORA NËN PUSHTETIN E “AULONA INTER FOLK FESTIVAL” /
 
Nga Gëzim Llojdia/
1.“Aulona Inter Folk Festival”  në edicionin e tetë, është njëri prej aktiviteteve  më të mëdha kulturore në jug të vendit  me pjesëmarrje nga shumë vende në fushën e trashëgimisë kulturore jo-materiale .Skena  e muzikës  popullore është një zhanër  i madh dhe i  gjallë i muzikës tradicionale dhe asaj popullore  në pothuajse  shumë qytete të rajonit mesdhetar, që ruajnë dhe kultivojnë traditat më të mira folklorike. Festivalet   muzikore popullore janë një pjesë e rëndësishme e traditës  dhe kryesisht skenës muzikore tradicionale. Ata shpalosin traditën kulturore të popujve të ndryshëm që ende ruhet dhe po trashëgohet   si dhe  u  japin qytetarëve traditën kulturore, artistëve  një shans për të shfaqur talentin e tyre në një audiencë shumë më të madhe .
“Çdo pranverë për  8 edicione, vitet e fundit, ky festival ka mbështetur, promovuar traditën kulturore shqiptare dhe të trevave shqipfolëse   si dhe atë të popujve të Ballkanit dhe më gjerë  të Mesdheut  ku shumë artistë popullore  kanë  treguar talentin e tyre të jashtëzakonshme.
2.
“Aulona Inter Folk Festival”  në edicionin e tetë u  zhvillua në tre ditë në qytetin jugor.
Në ditën e parë  12 / 05 / 2016  në  orën 19-oo  në  Sheshin “ Pavarësia”, Skelë dhanë shfaqet  e tyre, grupe muzikore
1.       Qendra Kulturore  Fëmijëve .
2.      Shqipëria,              Ansambli  “ Taip Madani”, Vlorë.
3.      Kosovë,             Trio Folklorike,    ( H. Gashi, F.Berisha, D. Gashi), Klinë.
4.      Bullgaria, Ansambli: “ ZAGORE “, Star-Zagore.
5.      Polonia,          Ansambli : “ MIETNIOËYACI “, Ëieliczka.
 
Në ditën e dytë  në dt  13 / 05 / 2016 në orën 19-oo  në  Sheshin “ Pavarësia”, Skelë perfomruan grupet muzikore.
 
1.       Grupi “Star Dance Folk .
2.      Shqipëria, Ansambli “ Syziu Folk Dance”, Lushnjë.
3.      Gupi Polifonik “ Buron kënga labe”, Athinë.
4.      Maqedonia, Ansambli : “ SHQIPONJAT”, Shkup.
5.      Kosova, Ansambli “ GURRA”, Gjilan.
6.      Italia,   Ansambli : “ Citta Di Castrovillari”, Castrovillar .
 
Në ditën e tretë dt 14 / 05 / 2016 në  .Ora 10-oo Defile e kostumeve, parakaluan në  bulevardin, “ Ismail Qemali”,    Vlorë – Skelë të gjitha grupet pjesmarrëse .Në Orën  11-oo Koncert i Festivalit në Ceremoninë e hapjes së Sezonit Turistik,  në Skelë. Koncert i madh me numra të zgjedhura nga grupet pjesëmarrëse përfshinte:
1.       Shqipëria.  Ansambli “ Çamëria”, Vlorë
2.      Maqedonia
3.      Shqipëria, Ansambli “Syziu Folk Dance”, Lushnjë
4.      Kosova
5.      Grupi Polifonik “ Buron kënga labe”, Athinë
6.      Italia
7.      Greqi
8.     Bullgaria
9.      Polonia
4.
Sejmen Gjokoli shprehet:Sot në qytetin bregdetar të Vlorës starton edicioni i 8-të i “Aulona Inter Folk Festival ,një nga festivalet më të bukur dhe interesant që zhvillohet n hapësirën mbarë shqiptare. Festivali hapet në datën 12 Maj,në skenën e sheshit“Pavarësia” në Skelë dhe mbyllet në 14 Maj, ditë kur në qytet do të kulmojnë veprimtaritë e Çeljes së Sezonit Turistik “ Vlora 2016”, organizuar nga Bashkia Vlorë.
Për  tri mbrëmje me radhë Vlora do të jetë nën mbretërinë e flokut ballkanik e europian, duke përcjellë këngët dhe vallet folklori ke që vijnë nga shtete të ndryshme të Ballkanit dhe Evropës :si Polonia, Italia,Kosova, Maqedonia, Bullgaria,Shqipëria. Shqipëria do të përfaqësohet nga ansambli  “Syziu Danc Folk “ , Lushnjë si dhe nga ansamblet “ Çamëria”, “Krahu i shqiponjës “Taip Madani” e “ Star Dance Folk” të Vlorës. Këtë vit në Festival, për herë të parë do të ngjitet në skenë s përshëndetëse dhe një grup nga emigrantët tanë në Greqi, grupi polifonik“ Buron kënga labe”që vjen nga Athina.
Në këtë edicion Kosova përfaqësohet nga ansambli i këngëve dhe valleve“ Gurra”, Maqedonia me ansamblin “ Shqiponjat”, Italia me ansamblin “Citta Di Castrovillari” të qytetit Castrovillari, Bullgaria me ansamblin “ Zagora” të qytetit Stara-Zagora, Polonia me ansamblin“ Mietnioëyaci” nga rajoni i Krakovës.
Festivali organizohet nga Qendra Kulturore “ Aulona” Vlorë. Për tetë vite me radhë ky manifestim i madh folku zhvillohet me mbështetjen kryesore të Bashkisë së qytetit duke qenë një nga aktivitetet kryesore të axhendës kulturore që pushteti vendor realizon në ditët e çeljes zyrtare të Sezonit Turistik. Festivali Aulona Folk mbetet një manifestim i jashtëzakonshëm i Folkut evropian dhe një promovim i veçantë  që qytetet bregdetare realizojnë në hapje të sezoneve turistike. Përmes këtij festivali, si askund tjetër, realizohet një gërshetim i bukur i turizmit kulturor me atë natyror; të  rërës, ujit të detit dhe freskisë së maleve për rreth. Edhe këtë vit organizatorët kanë programuar një axhendë të gërshetuar midis pjesës performuese e artistike në skenë, në rrugë, sheshe e mjedise të tjera në qytet por edhe vizita në objekte kulturore e historike si dhe në njohjen me rivierën dhe plazhet e Radhimës. Edicioni i Parë i këtij Festivali është mbajtur në vitin 2009 si një iniciativë private e shoqërisë civile për ti dhënë Vlorës një alternativë më shumë në zhvillimin e dimensionit kulturor të qytetit por edhe në shërbim të promovimit të resurseve të trashëgimisë kulturore e atyre natyrore. Si një nga vendet më të bukura e atraktive të brigjeve të Mesdheut. Referuar statistikave, përfshirë edhe edicionin e këtij viti, në Aulona Inter Folk Festival kanë marrë pjesë rreth 65 ansamble nga vende të ndryshme të Evropës  dhe vetëm si kontribut i këtij aktiviteti në Vlorë kanë patur rastin të vijnë mbi dymijë festivalistë që në fakt kanë qene edhe vizitorët e parë që i vijnë qytetit në pragun e hapjes së sezonit turistik.Festivali ndan si trofe  “Kupën e Festivalit” e cila deri tani ka shkuar në Sllovaki, Kroaci, Bullgari, Itali, Kosovë, Turqi dhe në Tiranë kur fitues u shpall Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, imazhin e të cilit mban edicioni i këtij viti.Aulona Inter Folk Festival, për shkak të standardeve që realizon, është i njohur dhe certifikuar nga CIOFF si dhe për çdo vit i shpallur në kalendarin botëror të Festivaleve Folklorike.

Filed Under: Kulture Tagged With: E “AULONA INTER FOLK FESTIVAL”, Gezim Llojdia, VLORA NËN PUSHTETIN

Ekspozitë fotografike në New York mbi shpëtimin e hebrenjve në Maqedoni

May 13, 2016 by dgreca

Në këtë ekspozitën e hapur në New York, u prezantuan 27 fotografi dhe mbi 100 dokumente, ekspozita do të jetë e hapur nga data 12 maj deri më 20 maj./

Nga Beqir Sina/

13151932_983177495132417_6295958328854714412_n.jpg
NEW YORK CITY : Dje,  më 12 Maj 2016, Manhattën – New York, në ora 19:00 (Adresa: Gallery MC, 549 West 52nd Street, 8th Floor, New York NY 10019), u hap një ekspozitë me fotografi “Komuniteti hebre në Maqedoni në “Periudhën e Pre – Luftës – Pre- War Period”, paraqitur nga Dr Skender Asani dhe Myftiut të Republikës së Maqedonisë H.Sulejman Rexhepi.
Ekspozita me temë “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, pasqyron historitë rreth shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, do të qendrojë e hapur nga data 12 deri më 20 maj.
Eksopozita e hapur dje në New York, thuhet në një njoftim të saj është një ekspozitë me fotografi dhe dokumente nga arkivat e Maqedonisë dhe Shqipërisë që përshkruajnë përpjekjet e shqiptarëve për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët në periudhën e Luftës së Dytë Botërore.
Ekspozita “Komuniteti hebre në Maqedoni në “Periudhën e Pre – Luftës – Pre- War Period” e paraqitur nga Dr Skender Asani dhe Myftiut të Republikës së Maqedonisë H.Sulejman Rexhepi,
thekson bashkëjetesën dhe afërsinë e njerëzve pavarësisht dallimeve të tyre fetare apo etnike.
Përmes këtyre materialeve arkivore të Maqedonisë dhe Shqipërisë duam të theksojmë rëndësinë e paqes dhe të jetës së njeriut, ka thënë duke folur për Zërin e Amerikës, në hapje të ekspozitës, Dr. Skender Asani, Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.
Zëri i Amerikës, gjithashtu paraqiti një raport në emisionin e saj Ditari, nga gazetari i saj Festim Gashi, kur kjo ekspozitë u hap më parë në kryeqytetin e SHBA, Washington D.C.
Dr. Skender Asani, Drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, duke folur nga Washingtoni për Zërin e Amerikës, thotë se:“Fatqekësia që i goditi hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, përveç dhimbjes që ende është e gjallë në zemrat e njerëzve, shërben edhe si mësim i mirë se çfarë mund t’i ndodhë botës nëse jemi të shkujdesur. Madje, sipas meje, ne me indiferencën tonë i ndihmojmë dhunës, terrorit dhe vrasjeve”.
Ekspozita, tha Zëri i Amerikës, është rezultat i punës dy vjeçare të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Institutit Kombëtar të Historisë, Qendrës së Holokaustit dhe Komunitetit Hebraik në Maqedoni.
“Ne kemi bërë kërkime në arkivin shtetëror në Tiranë, në Izrael dhe në Maqedoni. Ky është një projekt dy vjeçar kërkimesh. Për 70 vite askush nuk ka folur për këtë temë. Mendoj se Qendra e Kujtimit të Holokaustit është një qendër e bashkimit ku të gjitha grupet etnike dhe fetare në Maqedoni janë të mirëseardhur të bashkëpunojnë me ne për një të ardhme më të mirë”, ka thënë për Zerin e Amerikes,  Maja Susha, përfaqësuese e Fondit të Holokasutit të Hebrenjve nga Maqedonia.
Në këtë ekspozitë u prezantuan 27 fotografi dhe mbi 100 dokumente. Përfaqësuesi i Institutit Kombëtar të Historisë, Aleksandar Manojlovski thotë se përmes tyre, përshkruhet jeta e komunitetit hebraik në Maqedoni në periudhat para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
“Synimi i këtij projekti është kapja e momenteve të bashkëjetesës në kohët e shkuara dhe afërsia e njerëzve pavarësisht dallimeve të tyre fetare apo etnike”.
Ndërsa, Dr. Skender Asani thotë se përmes kësaj ekspozite organizatorët duan të japin mesazhin se “vetëm të bashkuar mund ta mundim të keqen”.
“Prandaj Instituti ynë ka ndërtuar marrëdhënie të mira me të gjitha komunitetet fetare në vend dhe është i hapur për bashkëpunim me të gjithë. Sepse vetëm duke pasur këtë guxim, si këta njerëz në fotografitë e ekspozitës, mund të shpresojmë për një të ardhme të ndritur të popujve që jetojnë në këtë vend”, trasmetojë Zëri i Amerikës.
Ndëesa në vazhdim të vizitës së tyre delegacioni i klerikve musliman nga Maqedonia, në medien sociale Facebook, thuhet se edhe Reisul Ulema  po viziton Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kongresin Amerikan.
Në njoftimin e tyre, thuhet se këto ditë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po qëndron një delegacion nga Maqerdonia në përbërjke të së cilës është edhe Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Vizita e delegacionit të klerikve shqiptar musliman nga Maqedonia, simbas njoftimit, po  realizohet në vigjile të Ditës së ngadhnjimit mbi fashizmin në të cilin rol vendimtar pati sidomos populli dhe ushtria amerikane.
Me këtë rast, më 12 Maj 2016, Manhattën – New York, në nder të 9 Majit, u organizua, hapja e një ekspozitë e titulluar “Guximi qytetar në kohë të vështira”, e cila përmes 34 fotografive dhe dokumenteve autentike, pasqyron historitë rreth shpëtimit të hebrenjve në Maqedoni gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kësaj ekspozite, në New York, në njoftimin e tyre shkruajnë këta klerikë,  i ka paraprirë edhe takimi me shumë intelektualë e akademikë amerikan.
Vlenë të theksohet, sipas tyre, sidomos takimi me pastorin Dr.Mark Dever, teolog dhe shkrimtar i njohur amerikan, i cili me mjaft kujdes e kurreshtje ka përcjellë fjalët e efendi Rexhepit, teksa ka folur lidhur me rolin e shqiptarëve myslimanë që e kanë pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore, në strehimin, fshehjen dhe në shpëtimin e hebrenjëve nga nazistët gjermanë.
Në këtë aspekt, kryetari i BFI-së ka vënë në spikamë sidomos institucionin e besës shqiptare e cila është shprehur si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë dhe Shqipëri gjatë shpëtimit të pjesëtarëve të popullit hebre.
Përmes 34 fotografive dhe dokumenteve të ekspozuara në fakt është vënë në spikamë rrafshi human i popullatës sonë në periudhën më të rëndë. Veç kësaj, ky aktivitet arkivor ka shpalosur edhe vlerat e çmueshme të popullit shqiptar, traditën dhe besën shqiptare.
Po ashtu, gjatë këtij qëndrimi në Uashington, kryetari i BFI-së ka vizituar edhe Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve si dhe Kongresin Amerikan, me ç’rast ka realizuar mjaft takime me përfaqësues të jetës politike amerikane. Vlenë të nënvizohet sidomos takimi me përfaqësuesin e kongresistëve republikanë, Robert Aderholt, të cilit i shprehu mirënjohjet e thella për tërë atë përkrahje dhe ndihmë të cilën shqiptarët e gjejnë tek shteti dhe populli mik amrikan.
Reisul Ulema e njohtoi z. Aderholt për bashkëpunimin permanent në mes të BFI-së dhe Ambasadës Amerikane në Shkup si dhe bashkëpunimit të ngushtë që ekziston në mes të këtyre dy faktorëve në krijimin e kushteve sa më të mira për një bashkëjetesë në mes të komuniteteve të ndryshme, pavarësisht përkatësisë fetare, kombëtare e racore, në Maqedoni.
Në këto evente kanë marrë pjesë edhe anëtarët e tjerë të delegacionit nga Maqedonia që përbehet nga kryetari i Komunës Çair të Shkupit dhe njëherit nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti, drejtori i ITSHKSH-së, Dr. Skender Asani, kryetarja e Komunitetit Hebraik në Maqedoni, znj. Berta Romano, etj.
Delegacioni në fjalë, në njoftim thuhet se do të qëndrojë edhe në Nju Jork ku, me rastin e hapjes së ekspozitës, pritet të realizojë sërë takimesh me përfaqësues të ndryshëm të jetës amerikane si dhe me bashkëatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet amerikan.
11111.jpg

13174054_983177431799090_8592399784553206559_n.jpg

7E180F3C-FA8A-45F3-B578-F2AAB07C8B68_w987_r1_s.png

041912_holocaust_remember_16.jpg

4420569.jpg

13151932_983177495132417_6295958328854714412_n.jpg

13164202_983177435132423_6999690755661060294_n.jpg

13178767_983177428465757_5177108942873668492_n.jpg

Filed Under: Kulture Tagged With: Beqir Sina, Ekspozitë fotografike, mbi shpëtimin e hebrenjve, ne Maqedoni, ne New York

Eurosong, Shqipëria nuk kualifikohet

May 13, 2016 by dgreca

Në Stokholm të Suedisë u mbajt të enjten nw mbrwmje gjysmëfinalja e dytë e festivalit të këngës evropiane, Eurovision. Krahas përfaqësuesve të shteteve të tjera, në skenë u ngjit edhe Eneda Tarifa, përfaqësuesja e shtetit shqiptar, për të interpretuar këngën e saj “Fairytale”. Publiku ka pritur gjatë për të shijuar performancën e Eneda Tarifës e cila këndoi e 17-ta në radhë pas përfaqësueses së Gjeorgjise ne skenën mbresëlënëse të Eurosongut.
Eneda Tarifa përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong ku përveç përformancës vokale të realizuar pastër dhe shumë saktë nuk mbeti pas edhe paraqitja skenike. Tarifa mbrëmë është shfaqur me një pamje të re, pasi ka prerë flokët të cilat kombinoheshin mirë me fustanin e saj të skulpturuar ngjyrë ari, i cili është realizuar nga Bora Kokëdhima në sfondin grafik si një liqen të artë.
Komentet e para nga Eurovizion e cilësojnë si gruaja e artë me një zë të artë. BBC e quajti vokalin e Tarifës si vokali i një dive, ndërsa komentet e RAI-it e konsideruan si këngëtarja elegante, ndonese nuk arriti ta kalonte Shqipërinë në finale.
Azerbajxhani, Rusia, Holanda, Hungaria, Kroacia, Austria, Armenia, Republika Çeke, Qipro dhe Malta janë shtetet që u kualifikuan për në finale nga gjysmëfinalja e parë, që u mbajt më 10 maj, ndërsa nga nata e dytë gjysëmfinale u kualifikuar Letonia, Gjeorgjia, Bullgaria, Australia, Ukraina, Polonia, Izrael, Lituania, Belgjika. Fituesi do të dali nga finalja e 14 majit.
Suksesi më i madh i Shqipërisë në Eurovision vazhdon të mbetet paraqitja e Rona Nishliut që zuri pozitën e pestë në vitin 2012.Shqipëria rrugëtimin parë në Eurovision e ka nisur me Anjeza Shahinin në vitin 2004 mbajtur në Turqi, ku e zuri vendin e 7-të.

Filed Under: Kulture Tagged With: Eurosong, nuk kualifikohet, shqiperia

Kosovë-Nis festivali i folklorit shqiptar “Anadrinia Jehon”

May 12, 2016 by dgreca

DEJN-RAHOVEC, 12 Maj 2016/Në fshatin Dejn të Rahovecit, ka nisur festivali tradicional treditor folklorik “Anadrinia Jehon 2016”, edicioni i 15-të me radhë, ku marrin pjesë ansamblet folklorike nga të gjitha trevat shqiptare.Festivali mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili edhe e shpalli të hapur.“Jam i nderuar që sonte gjendem në mesin tuaj për të hapur një ngjarje kaq të rëndësishme,  me të cilën tashmë identifikohet komuna jonë – festivalin ‘Anadrinia Jehon 2016’. Ky festival, i cili tashmë i përmbush 15 vjet jete, na sjell një trashëgimi të lashtë të kombit shqiptar, gjithë ato të bëmat, doket, zakonet dhe traditën kulturore përmes folklorit burimor dhe autokton dhe na sjell frymën e të parëve tanë. Përmes festivalit, i cili mbahet në kuadër të Javës së Dëshmorëve, ne i kujtojmë edhe dëshmorët të cilit kanë rënë për liri, dhe përkujtimet janë traditë e jona”, tha kryetari i Rahovecit.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, Gardalin Shtavica, tha se festivali “Anadrinia Jehon”, tash e 15 vite, ruan traditën e trashëgimisë së muzikës folklorike të mbarë trojeve shqiptare.

Vajdin Berisha, kryetar i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK në Rahovec, fillimisht  përshëndeti familjarët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës duke theksuar se ky festival madhështor mbahet në kuadër të Javës së Dëshmorëve.

 Festivalin e ka nisur Shoqëria Kulturore Artistike “Anadrinia” nga Dejni, e cila është pikpritëse. Mbrëmë, në natën e parë, në konkurrencën garuese janë paraqitur me programet e tyre shoqëritë kulturore artistike “Shqiponja” nga Saraji i Shkupit,  “Ardhmëria” nga Gjakova dhe “Isa Boletini” nga Rogova e Hasit.

Të gjitha paraqitje i vlerëson juria në përbërje: Dilaver Kryeziu – koreograf, Sami Piraj – kompozitor, dhe Zymer Neziri – folklorist./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: -Nis festivali i folklorit shqiptar, “Anadrinia Jehon”, Kosove

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 234
  • 235
  • 236
  • 237
  • 238
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT