• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ermonela Jaho fiton çmimin më të madh ndërkombëtar të muzikës lirike

May 15, 2016 by dgreca

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka fituar çmimin ndërkombëtar të publikut në ceremoninë “Opera Awards” që u mbaj në teatrin e Londrës të dielën në mbrëmje.

Performanca e saj në skenë para marrjes së çmimit ka përlotur të gjithë publikun.

Në faqen në twitter të Opera Awards 2016 është shkruar: Të gjithë në lot pas performancës së Ermonela Jahos “Mamma usciva da casa”.

Në përfundim të performancës i gjithë publiku është ngritur në këmbë, ndërsa duartrokitjet kanë zgjatur për shumë minuta.

Gjatë spektaklit sopranoja ka kënduar edhe një pjesë nga “Madam Butterfly”.

Filed Under: Kulture Tagged With: çmimin më të madh, Ermonela Jaho fiton, nderkombetar

Karateistët e Ulqinit shënojnë sukses në turneun ndërkombëtar në Nju Jork

April 28, 2016 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Klubi i Karatesë “Ulqini” u paraqit denjësisht dhe profesionalisht në turneun ndërkombëtar të 21-të.  Ata jo vetëm që kanë vite që sterviten në këtë sport kaq të dashur dhe të vështirë, por ndërkohë dhe trainimi në Amerikë këto ditë nga kampionët kombëtarë amerkanë Ariel David dhe legjenda amerikane Hanshi Bernard Scarda ishin frytdhënëse.

Klubi i famshëm i Karatesë “Ulqini” ka për kryetar z.Gjergj Daboviq, menaxher z.Skender Tahiri dhe kryetrainer Z.Ruzhdi Rama, të cilët erdhën në Amerikë nën kujdesin e trainerit të ekipit të karatesë në Staten Island nga z.Safet Tahiri.  Z.Tahiri me banim në Staten Island është mik i afërt me legjendën e Shatokan, z.Hanshi Bernard Scarda i cili ka praktikuar artet marciale mbi 50 vjet.

Të gjithë garuesit kur i takuam para kampionatit ishin shumë optimist për fitore dhe përfundimisht ia arritën qëllimit.  Përgatitja e tyre fizike detyrimisht i përgatit dhe shpirtërisht, ata luftojnë me mendje dhe me zemër, sepse nje pjesëmarrje e një garuesi në gara pa zemër do të ishte thjesht një kufomë.

Në datën 24 Prill Klubi I Karatesë “Ulqini” mori pjesë në turneun ndëkombëtar të 21-t.Hiraldo’s Kai Shobukan në Queens, New York.

Në këtë turne morën pjesë 14 shtete me rreth 500 garues.

Shtetet qe moren pjese ishin: Dominican Republic, Puerto Rico, Canada, Colombia, Texas,

Boston, Rhode Island, Pensylvania, New York, New Jersey, Venezuela, Panama, Haiti.

Klubi i karatesë “Ulqini” u paraqit me 9 garues në Kata dhe luftra individuale të cilët korën një sukses të jashtëzakonshëm. Ata morën gjithsej 13 medalje, prej të cilave 3 të arta, 2 të argjendta dhe 8 të bronxta.

Medaljet e arta i morën Marko Daboviq dhe Hantija Ibroci, në Luftra, ndërsa Seida Suma në Kata individuale.

Medalje të argjendtë fituan Antigona Ranoviq dhe Ronald Jacoviq në luftra individuale.

Medaljen e bronxtë e fituan këta garues:  Dardan Ceka 2 të bronxta, një në kata dhe një në luftra, Antigona Rama një të bronxtë në kata individuale, Adnan Kuqi një të bronxtë në luftra individuale, Diellëza Rama 2 të bronxta, një në kata dhe një në luftra.  Edin Kraja 1 të bronxtë në luftra individuale dhe Marko Daboviq një të bronxtë në kata Individuale.

Fitoren e tyre të merituar e përshëndetën mijëra shqiptarë anë e mbanë si dhe spektatorët shqiptarë dhe amerikanë që morën pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar.  Tek karateistët e Ulqinit, pashë trimërinë në sytë e tyre, guximin kur luajtën me kundërshtarin dhe thjeshtësinë kur morën 13 medalje të njëpasnjëshme, një sukses i madh për Kombin dhe për Klubin e Karatesë “Ulqini” në turneun ndërkombëtar.

27 prill, 2016

New York

 

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: KARATEISTET E ULQINIT, Keze Kozeta Zylo, nderkombetar, ne Nju Jork, në turneun, shënojnë sukses

Çamët ishin dhe mbeten pjesë e antifashizmit ndërkombëtar

May 28, 2015 by dgreca

Antifashistët e Çamërisë në kampet e përqëndrimit në Itali e Gjermani./
Nga Hyqmet Zane/*
Reagimet zyrtare greke në lidnje me komunitetin çam pas vizitës së presidentit të turqisë Erdogan, i cili takoi drejtues të PDIU, kanë krijuar një tendsion mes dy shteteve si pjesë e strategjisë së tensioneve që ka prodhuar në 103 vjet me rradhë shteti helen. Qëndrimet e fundit janë të njohura për shqiptarët në tërësi dhe vetë komunitetit çam në veçanti që për 71 vjet ka vuajtur pasojat e një genocidi antinjerëzor dhe antishqiptar njëkohësisht nga segmentet shoviniste greke, edhe pse zyrtarisht dhe faktikisht janë provuar qëndrimet anti nazifashiste të shqitparëve të Çamërisë në Luftën II Botërore.
Kam mendimin se librat e shkruara për historinë e Luftës II Botërore kanë një mangësi të theksuar në saktësimin e të vërtetave kur vjen fjala për kontruibutin e komunitetit çam në krah të antifashizmit botëror. Nuk pretendoj se i kam shfletuar të gjitha librat historikë, por kam të drejtën të them se, sa herë që Athina zyrtare ka akuzuar haptazi komunitetin çam si “bashkëpunëtorë me nazifashizmin”, qëndrimet e Tiranës zyrtare kanë qenë të vakëta ose aspak të dukshme. Në këto 24 vjet të historisë së demokracisë shqiptare nuk kam dëgjuar një herë një zyrtar politik që të mbajë një qëndrim të prerë dhe me fakte të protagonizmit të çamëve në krahun e antifashizmit gjatë Luftës II Botërore.
Kur e pohoj një gjë të tillë, kam parasysh se vetëm Presidenti Alfred Moisiu ka bërë aktin vendimtar kur ka dekoruar pjesëtarë të komunitetit çam që kanë qenë të internuar në kampet e përqëndrimit dhe të shfarosjes në masë në Itali e Gjermani me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”. Ka qenë viti 2005 kur në Elbasan dhe në Vlorë janë dekoruar dy pjestarë të këtij komuniteti si ish të internuar në këto kampe famëkëqinj. Motivimi i këtyre dekorimeve ka qenë i tillë “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të përhershëm për kontributin e dhënë në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, në Krahinën e Çamërisë dhe për rezistencën e vuajtjet, si i internuar në kampin e përqëndrimit të Dakaos”.
Ndërkohë që ka edhe të tjerë pjestarë që kanë qenë në këto kampe dhe ata kanë emër dhe mbiemër, kanë trashëgimtarët e tyre legjitimë dhe që janë simbol i një flamuri për tu thënë grekëve nacionalistë ekstrem se komuniteti çam që u shpërngul me dhunë dhe vrasje nga trojet etnike nuk kishte asnjë lidhje me nazifashizmin dhe e gjithë paranoja e ngritur nga zyrtarëte Athinës është një artificialitet për të justifikuar genocidin e sprastrimit etnik shqiptar nga Çamëria si një terrizëm shtetëror.
Ndoshta një president apo një kryeministër, një diplomat apo politikan i sotëm do të duhej që në këtë jubile të 70 vjetorit të fitores mbi nazifashizmin të pohonte me plot gojën emrat e heronjve dhe dëshmorëve nga Çamëria, si emrat e atyre burrave që u internuan si antifashistë në Itali e Gjermani. Dhe këtë nuk do ta bëjnë në emër të interesave të komunitetit çam apo të përfaqësuesve të PDIU, por në emër të drejtësisë dhe kontributeve që kanë dhënë çamët si antifashistë në një luftë botërore. Është një rast komod për ta pohuar një fakt të tillë si një e vërtetë historike e shkruar me gjakun e Heroit të Popullit Ali Demi nga Filati, vrarë në Kaninë të Vlorës, Bido Sejko nga Filati i vrarë në Konispol. Daut Rakipi nga Koska, Ethem Yzeiri nga Vërsela, Hysen Pasho, i biri i Vejselit nga Galbaqi, i vrarë në Qeramicë në përpjekje me bandat e Napoleon Zervës, i inkuadruar në
batalionin “Ali Demi”, Fahri Jasini nga Varfanji, Shaban Hamiti nga Grikohori.
Sipas një studimi të historianit të mirënjohur Ibrahim D. Hoxha, ai shkruan “Për çlirimin kombëtar u flijuan anë e kënd truallit shqiptar, madje edhe më përtej, në Mal të Zi e Bosnjë, mbi 100 e ca djem nga më trimat e Çamërisë. Emrat dhe jetën e tyre i kam pasqyruar në “Enciklopedi Jugshqiptare”, Volumi I e II, nga e cila po përmend vetëm disa nga të rënët e çetave dhe batatalionit të lavdishëm, “Çamëria” si edhe të brigadave I, II. III. V, VI, VII, VIII, XII etj.
Abedin Haki Musa Sejkua (1900-1944) nga Filati, ish-luftëtar i batalionit “Çamëria” e në vijim zv.Komandant i batalionit “Naim Frashëri”, Brigada VI Sulmuese. Vrarë mbi fshatin Dishat më 22 apo 23 qershor.
Ferik Islam Çaçani (1918-1943) nga Janjari, partizan i batalionit “Çamëria”, vrarë më 15 shtator në malin Nartë gjatë përballjes së njësisë naziste.
Hadif Nezir Veliu, (1924-1943) nga Shalësi, partizan i batalionit “Çamëria”, vrarë më 28 shtator në Konispol gjatë mbrojtjes së qytetit nga sulmuesit nazistë.
Halil Azem Munga nga Markati (1923-1943), batalioni “Çamëria”, vrarë në Qafë të Likojanit më 15 shtator gjatë përballjes me sulmuesit nazistë.
Husejn Muharrem Veliu, (1912-1943) nga Konispoli, partizan i batalionit “Çamëria”, vrarë më 28 shtator në faqen malore paksa mbi Konispol gjatë përballjes me njësinë mësymëse naziste.
Ibrahim Vejsel Abdullahu (1915-1944) nga Galbaqi, partizan i batalionit 4-rt, regjimenti i 15-të ELLAS-it, vrarë në Mallun më 18 korrik gjatë përleshjes me zervistët.
Ibrahim Vejsel Halluni, (1919-1944) nga Filati. Partizan i renditur në batalionin 4-rt të regjimentit 15-të ELLAS-it. U vra më 13 korrik në Mallun, gjatë luftimeve kundër EOEAS-itëve të N. Zervës.
Muharrem Murteza Abdullahu nga Spatari (1910-1944), pjestar I bat. IV, regj. 15 ELLAS-it, vrarë në Mallùn në korrik, gjatë përleshjes me zervistët.
Nail Lutfi Tana, (1925-1944) nga Luarati, partizan i batalionit të I-rë të Grupit 4-rt, vrarë më 26 gusht në Konispol gjatë luftimit kundër nazistëve.
Selman Izet Kushi nga Spatari, ndërlidhës ndërmjet njësive ushtarake Nascionanalçlirimtare shqiptare dhe atyre ELLAS-ite. Vrarë në vendlindje gjatë përplasjes me zervistët.
Telha Ali Plaku, (1915-1943) nga Konispoli, batalioni “Çamëria”, vrarë në Konispol më 28 shtator gjatë përleshjes me mësymësit nazistë.
Veliko Musli Rexhua, (1924-1944) nga Markati, komisar kompanie i batalioni “Çamëria”, vrarë më 21 korrik në Delvinë gjatë sulmit të grupit 4-rt kundër përqëndrimit nazist.
Zihni Ilmaz Sheqiri, (1925-1943) nga Shqefari, partizan i batalioni “Çamëria”, njësia luftarake konispolite, vrarë më 28 shtator në faqen malore mbi Konispol gjatë kacafytjes me njësinë mësymëse naziste.
Zuhdi Zequa, (1923-1945) nga Çamëria, N/Toger, komandant toge në batalionin e I-rë, të brigadës I-rë Sulmuese, vrarë në Kelmend.
Nuk mund të harrohen në këtë listë 55 dëshmorët e luftës së Konispolit që mund të thuhet se ishte lufta e vërtetë e asaj kohe ndaj gjermanëve. Po aq sa nuk mund të harrohen të gjithë ata bij të Çamërisë që u inkuadruan në batalionet dhe brigadat partizane dhe luftuan me atë trimëri që merituan dekorime dhe vlerësime të mëdha.
Por le të kthehemi tek ata që kanë qenë të interuar në kampet e përqëndrimit në Itali e Gjermani që pothuajse nuk përmenden asnjëherë si bij të Çamërisë dhe kontribues në Luftën II Botërore. Dhe jo vetëm kaq. Këta njerëz që sakrifikuan jetën e tyre për antifashizmin nuk kanë marrë asnjë pension apo shpërblim lufte, por as edhe nga ato dekoratat që shpërndan Putini i Rusisë, sepse vendi i tyre i origjinës nuk është kujtuar ndonjëherë jo thjesht t’i dekorojë, por as Greqia, ku këta burra kanë qenë shtetas grekë me orgjinë shqiptare nuk i përmend, por edhe familjet e tyre i ka persekutuar dhe i ka ngatërruar me bashkëpunëtorët me nazizmin siç kërkon të cilësojë çamët.
Në këtë kuptim, lind pyetja se drejtësia europiane që është kaq shumë e ndjeshme për një fjalë që tha kryeministri për bashkimin e trojeve shqiptare të Shqipërisë me Kosovën, as që i bëhet vonë se këta bij të Çamërisë që ishin antifashistë sublim, persekutohen nga një shtet i ashtuquajturi demokratik që shkel çdo parim të së drejtës ndërkombëtare.
Antifashistët e Çamërisë në kampet e përqindrimit në Itali e Gjermani.
Nuri Emin Zane, nga Filati i Çamërisë i datëlindjes 20 nëntor 1913 dhe ka vdekur më 04 nëntor 1988 në Elbasan-Shqipëri, internuar në Mat’hausen e më pas në Dakao e në Mynih. Kthehet nga internimi në gusht 1945 në Janinë dhe nuk lejohet të shkojë në shtëpinë e tij në Filat se i thanë që i kemi përzënë çamët, ndaj erdhi në Shqipëri, ku gjeti familjen. Edhe si antifashist nuk u lejua të jetonte në shtëpinë e babait dhe gjyshërve të tij braz pas brezi.
Hajri Hasan Fetahu, lindi në Grikohor të Çamërisë në vitin 1918 dhe vdiq në Vlorë më 1977. U internua nga italianët në vitin 1941 në Rexho-Emilia të Italisë, më pas në Gajel dhe pas rënies së Italisë u internua edhe nga gjermanët në Dakao të Gjermanisë. U kthye gjallë fatmirësisht, por nuk u lejua të shkonte në shtëpinë e tij në Çamëri, edhe pse ishte antifashist.
Mezan Emin Jonuzi, lindur me 30 qershor 1910 në Varfanj të Gumenicës në Çamëri të Greqisë, që ka vdekur më 4 shkurt 1963 në Durrës-Shqipëri. Ka qenë i internuar në Itali e më pas në Gjermani. U kthye nga internimi dhe nuk u lejua të shkonte në vendin e lindjes së tij edhe pse ishte antifashist.
Osman Zenel Taka, lindur në Filat të Çamërisë më 1918 në Filat dhe ka vdekur 02 nëntor 1982 në Lushnje. Ka qenë internuar në zonën e Brindizit në Itali, pasi i kishin grumbulluar në Levan të Fierit në qershor të vitit 1941 dhe më pas kaloi në Dakao të Gjermanisë në vitin 1943 deri në kapitullimin e Gjermanisë dhe mbarimin e Luftës II Botërore.
Bejaz Muhamet Muho mga Arpica ka qenë internuar në Mat’hauzen që jetoi e vdiq në Sukth.
Janë edhe të tjerë që vdiqën në këto kampe por për arsyet e shpërnguljes dhe shuarjeve të familjeve çame kanë mbetur anonimë edhe për shkak të peripecive që kaloi komuniteti çam në vitet e para të shpërnguljes. Por ajo që vlen të përmendet sot pas 70 vjetësh të mbarimit të Luftës II Botërore është tërheqja e vëmendjes ndaj atij që njihet si Komiteti i Veteranëve të Luftës apo OBVL që të evidentojë tërësisht këto fakte historike dhe të promovohen si dëshmi autentike të të vërtetave historike.
Si një fjalë goje dhe si një mashtrim historik, grekët dhe Athina zyrtare kërkonë të mohojnë deri edhe vetë Çamërinë apo komunitetin çam që jetoi në këtë tokë, por edhe të mohojnë luftën e partizanëve dhe nacionalistëve që e donin vendin e tyre dhe e mbrojtën atë me pushkë në dorë dhe ku ranë dëshmorë dhe mbetën në memorien e kombit dhe që nuk mund të ketë Europë apo Greqi që të hedhë baltë apo të mohojë të drejtat e popujve sado të vegjël qofshin ata kur mbi ta kanë ushtruar genocide antinjerëzore si ndaj shqiptarëve të Çamërisë.(* E dergoi per Diellin Mustafa Xhepa)

Filed Under: Histori Tagged With: Camet, Hyqmet Zane, ishin dhe mbeten pjesë e antifashizmit, nderkombetar

Andamion Murataj në Workshopin Ndërkombëtar të Skenaristëve ‘eQuinoxe Europe’

May 30, 2014 by dgreca

Intervistë me regjisorin dhe skenaristin e suksesshëm në Nju Jork, Andamion Murataj
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY ; Kur Eliza Dushku dhe Tony Dovolani bënin hapjen cermoniale të “Albanian American Success Stories Gala” në Nju Jork, binte në sy mungesa e regjisorit dhe skenaristit Andamion Murataj. Shumë pjesëmarrës pyetën për mungesën e Andamionit në një event të përmasave të tilla, për më tepër që Andamioni me punën e tij, ka shënuar një nga historitë më të suksesshme të filmit shqiptar në vitet e fundit, pikërisht këtu në Amerikë, në vendin e kinemasë.
Andamion Murataj, është një skenarist dhe regjisor shqiptar,i cili pasi kreu studimet për regjisurë në Akademinë e Arteve në Tiranë, vazhdoi masterin për film në Universitetin Amerikan në Washington DC. Pas një periudhe krijimtarie mbi 10-vjeçare në Amerikë, Murataj u rikthye në Shqipëri për prodhimin e filmit “Falja e Gjakut” bazuar mbi skenarin e shkruar prej tij dhe regjisorit të mirënjohur amerikan Joshua Martson, për të cilin ata u nderuan me një sërë çmimesh ndërkombëtare, ndër të cilët edhe me Ariun e Argjendtë për skenarin më të mirë në Festivalin e Filmit në Berlin më 2011.
Të gjithë e kujtojmë entuziazmin dhe krenarinë që na pati pushtuar teksa shihnim posterin e filmit “Falja e Gjakut” në Broadway në reklamat e Lincoln Plaza Cinemas. Por ndërkohe që shqiptarët e suksesshëm festonin në mbrëmjen e tyre Gala në Nju Jork, Andamioni, i cili po punon midis Shqipërisë dhe Kosovës për filmin e tij të ri, mori këtë e-mail: “Urime, Ju jeni përzgjedhur për të marrë pjesë me skenarin ‘Burri i Shtëpisë’ në Workshopin Ndërkombëtar të Skenaristëve ‘eQuinoxe Europe’ ”. Kështu fillon njoftimi që kualifikon Andamion Muratajn me projektin e ri filmik për zhvillim në një ndër workshopet më kompetitivë të skenarit të filmit në Europë.

Dhe, natyrisht që kjo u bë shkas, të intervistojmë përsëri regjisorin dhe skenaristin e suksesshëm në Nju Jork, Andamion Murataj

– Si ndihesh në Shqipëri kur miqtë e tu festojnë sukseset e tyre në një mbrëmje madhështore në Nju Jork, për më tepër që ti me punën tënde je një nga ata që bënë pjesë në librin :”Histori Suksesi të shqiptarëve të Amerikës”?
… si në Shqipëri! Kush nuk do të donte të ishte në mbrëmjen Gala në Nju Jork, dhe, sigurisht që ndihem i nderuar të jem pjesë e “Albanian Success Stories”. But so much to do, so little time! Të bësh një film në Shqipëri nuk është një sport i lehtë. Siç duket, pikërisht sakrificat, që e shoqërojnë në çdo hap realizimin e një filmi në Shqipëri, e bëjnë dhe më tunduese një ndërmarrje të tillë.
– Sigurisht që skenaristët kudo në botë e njohin “eQuinoxe Europe”, por për publikun që nuk e njeh mirë, çfarë është “eQuinoxe Europe International Screenwriters Workshop”?
“eQuinoxe Europe” është ndoshta një ndër workshopet më kompetitivë(më konkurrues) në botën e filmit në Europë, që mbledh disa nga skenaristët, regjisorët dhe producentët e projekteve më premtuese në Europë, së bashku me disa nga autorët më të shquar të kinemasë botërore, të cilët pasi analizojnë skenarin e përzgjedhur ndajnë eksperiencën dhe njohuritë e tyre, duke analizuar dhe zhvilluar më tej skenarët në rrugën e realizimit filmik. Për të siguruar qetësinë zhvillimit të punës, vendi mbahet i fshehtë deri në ditën kur fillon puna, ndërsa ju njoftohet krijuesve pjesëmarrës vetëm një javë para fillimit të punës. Themeluar sipas modelit të “Sundance Labs”, që në vitin 2001 në Berlin, fillimisht me emrin “eQuinoxe Germany”, më pas shndërrohet në “eQuinoxe Europe”. Që prej fillimeve të saj janë rreth 750 projekte filmike europiane, që kanë konkurruar për tu përzgjedhur diku tek 50 apo 60 projekte gjithsej për një periudhë 13 vjeçare. Disa prej filmave të prodhuar janë pjesëmarrës të festivaleve të Kanës, Berlinit, si edhe të nominuar për Oskar për filmin në gjuhë të huaj.
– Tashmë, ju jeni vetëm një javë larg nga fillimi i workshopit. A mund të na thuash ku mblidheni këtë vit?
Në fakt sapo na kanë njoftuar nga “Equinoxe Europe”, që do të jemi në Austri. Dhe pikërisht në qytetin e Salzburgut. Në fakt, koecidencë shumë e çuditshme ishte se vetëm para pak ditësh kryetari i Landit të Salzburgut, Dr. Wilfried Haslauer ishte në Shqipëri për hartimin e një platform të bashkëpunimeve kulturore. Gjithsesi, vendin e saktë ku do të mbahet workshopi, as unë nuk e di ende.
– Cilët janë disa nga mentorët, që kanë kontribuar në zhvillimin e workshopeve të “eQuinoxe Europe”?
Megjithëse mentorët e këtij viti ende nuk na janë njoftuar, është një listë e gjatë bashkëpunëtorësh që kanë kontribuar ndër vite në zhvillimin e projekteve. Këtu mund të përmend skenaristë, producentë e regjisorë të nivelit të tillë, siç janë: Callie Khouri, skenariste e filmit “Thelma & Louise”, Ron Bass, skenarist i filmit “Rain Man”, Irena Brignull, editore skenari e “Shakespeare in Love”, Michael Blake, skenarist i “Dancing with Wolves”, Lisa Fruchtman, editore e “Apocalypse Now” dhe “The Godfather “, Mark Peploe, skenarist i “The Last Emperor” dhe “Little Buda”, Zachary Sklar, skenarist i “JFK”, Michael Radford, regjisor i “Il Postino” dhe “The Merchant of Venice” me Al Pacinon dhe Jeremy Irons, David Webb Peoples, skenarist i filmave “Unforgiven”, “Twelve Monkeys”, “Blade Runner” etj.
Qëllimi final i një projekti të tillë madhor është që, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencës me autorë të një kalibri të tillë, t’ju mundësojë skenaristëve të përzgjedhur klimën më të mirë për krijmin e një skenari sa më të sukseshëm në skenën ndërkombëtare për filmat fitues, por duke ruajtur identitetin dhe specifikat kulturore të projekteve në fjalë.
– A ke bashkëpunuar më parë me autorë të nivelit të tillë?
Unë jetoj që prej vitit 1998 në Amerikë dhe kam kryer studimet për film në American University, ku kam pasur fatin të kem mësues skenari, John Duglass, një nga pedagogët më të mirë të skenarit dhe kinematografisë në Amerikë, por dhe në Shqipëri kam pasur fatin të jem ndër studentët e fundit të Pirro Manit, një njohës i shkëlqyer i sistemit apo teknikës së Stanislavskit, apo siç njihet në Amerikë, “Metod Acting”. Kombinimi i këtyre eksperiencave akademike me punën e kompanisë sime në industrinë e filmit në Nju Jork që prej 10 vjetësh, sigurisht më ka mësuar shumë. Për të mos lënë pa përmendur këtu eksperiencën e shkëlqyer të bashkëpunimit në Shqipëri me regjisorin Joshua Marston dhe producentin Paul Mezey në realizimin e filmit “Falja e Gjakut”, e cila ishte shkollë më vete.
Së fundi, kam pasur nderin të punoj në zhvillimin e skenarit në fjalë, duke u këshilluar me autorë, si: Jim Hart, skenarist i shumë filmave hollivudianë që nga “Drakula”, “Hook”, tek më i fundit “Epik”, si dhe David Magee, scenarist i filmave fitues të çmimit “Oskar”, si: “Life of Pi” dhe “Finding Neverland”, gjithashtu janë disa ndër mentorët e nderuar të “eQuinox Europe”, organizatë e cila e ka mision të sajin të ketë impakt pozitiv në cilësinë artistike, por edhe ekonomike të industrisë së filmit europian, jo vetëm duke iu mundësuar skenaristëve të zgjedhur të bashkëpunojnë me më të mirët në botë por mbi të gjitha duke i kontribuar skenës së filmit me rezultatet e një vepre të cilësisë më të lartë të nivelit ndërkombëtar.
– Andamion, prej disa kohësh skenari i këtij filmi po shënon suksese të njëpasnjëshme në forumet ndërkombëtare. A është sërish një histori shqiptare?
Projekti më i ri filmik, “Burri i Shtëpisë” ka në qendër një burrneshë shqiptare, që ka zgjedhur jetën e vështirë të burrit në një moment delikat të jetë së saj, ku asaj i duhet të zgjedhë ose të vazhdojë siç ka jetuar deri më tani ose të ndryshojë e të përshtatet në kushtet e reja. Pas një pune kërkimore prej mëse një viti, skenari i filmit është përzgjedhur dhe prezantuar në disa nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të zhvillimit të skenarit.
– Duke pasur mundësinë e rrallë për të mësuar nga më të mirët në botë, cili është qëllimi final i një projekti të tillë madhor? A ka interes nga producentë të njohur ndërkombëtarë për prodhimin e një filmi tjetër në Shqipëri?
Sigurisht që nuk është kurrë e lehtë, por mund të them se tashmë projektit i janë bashkëngjitur disa nga producentët më të mirë të kinemasë europiane, fitues të një sërë çmimesh nga festivali i Kanës, Venecias, çmimit Bafta dhe “European Academy Awards”, të cilët janë të interesuar në bashkëprodhimin e këtij filmi me Shqipërinë. Pikërisht kjo është arsyeja e takimit në Austri për koordinimin e përpjekjeve dhe strategjive ndërmjet producentëve dhe autorëve për të materializuar financimin dhe prodhimin e filmit së bashku me Shqipërinë. E vërteta është që filmi në Europë është përgjithësisht i mbështetur nga fondet publike të vendeve përkatëse dhe asnjë paketë financiare nuk mund të funksionojë pa mbështetjen e vendit të origjinës pasi është e pamundur që taksapaguesit e një vendi të financojnë krejtësisht një prodhim filmik të një vendi tjetër. Asnjë kinema kombëtare në Europë nuk mbijeton pa fondet publike.
– Thembra e Akilit: A munden institucionet shqiptare në kushtet ekonomike të vendit të jenë një partner dinjitoz për bashkëprodhime të këtij niveli ndërkombëtar.
Megjithëse duhet thënë se në Shqipëri ka një frymë të re , mbetet ende shumë për tu bërë dhe ka vështirësi, të cilat unë me durim përpiqem t’ua komunikoj partnerëve të mi ndërkombëtarë. Por e vërteta është që vetëm me një kërkim të thjeshtë on line kushdo në botë, sot merr informacion për nivelin e vërtetë ekonomik të vendit dhe krahasimisht rezulton se Shqipëria nuk është as vendi më i vogël, as më i varfër i rajonit. Cilido i interesuar për të investuar në filmin shqiptar, si edhe në fusha të tjera të artit ka pritshmëritë që Shqipëria të luajë rolin e saj reciprok, po ashtu siç ndodh në vendet fqinje, sidomos në projektet artistike të profilit të lartë. Të qenit partner në bashkëpunim sot në Europë nënkupton para së gjithash reciprocitet dinjitoz. Nuk i shërben askujt prezantimi i Shqipërisë si një vend i varfër në investimet në kulturë dhe art. Për hir të së vërtetës Shqipëria që njoh unë nuk është më një vend i varfër dhe besoj se duhet të lëvizë në mbështje të kulturës së saj, të paktën në të njëtin hap me fqinjët e saj, por duhet dhe më shumë, pasi përgjegjësitë kulturore Shqipëria i ka të shumëfishta.

Filed Under: Interviste Tagged With: ‘eQuinoxe Europe’, Andamion Murataj, nderkombetar, në Workshopin, të Skenaristëve

ENDRI ZAVALANI NDEROI SHQIPËRINË NË NJË KONKURS BOTËROR

February 10, 2014 by dgreca

Ndërmjet pjesëmarrësve nga 54 shtete, me punimin e paraqitur zuri vendin e dytë/

Nga Prof. Murat Gecaj*/

1.

Siç është e njohur nga të gjithë, veçanërisht gjyshërit janë mjaft të ndjeshëm ndaj nipave e mbesave të tyre. Kjo gjë e gjen shprehjen e vet jo vetëm me dashurinë e pakufishme, por dhe me përkujdesjen e veçantë ndaj tyre, që ata të rriten sa më të shëndetshëm e të bukur, të ditur e të edukuar etj. Dëshmi për këtë gjë jam edhe unë, shkruesi i këtyre radhëve. Para afër 2 vjetëve, kur mbesa ime, nga vajza, mbushi 9-vjet, i bëra asaj një dhuratë të veçantë. Pra, shkrova e publikova librin publicistik-letrar, me emrin e saj, “Dorela” (Tiranë, 2012). Megjithëse nuk është aq modeste ta them, me sa di unë, u bëra kështu gjyshi i parë në literaturën shqipe, që boton libër të posaçëm, për mbesën ose nipin e vet. Kësaj ndjesie njerëzore i është bashkuar tani edhe kolegia e mikja ime e viteve universitare dhe e jetës, arsimtarja veterane Violeta Kadzadej (Librazhdi), me banim në kryeqytetin Tiranë. Pa e zgjatur, ju tregoj se këto ditë, kur po flisnim bashkë në telefon, ajo më tregoi me gëzim për një arritje shumë të bukur të nipit të saj, vogëlushit 3-vjeçar, Endri Zavalani.

Për ta bërë sa më konkrete këtë gjë, u lidha me prindërit e Endrit, Orion e Brikena Zavalani. Sipas kërkesës, shkurtimisht, ata u përgjigjën në pyetjet e bëra, të cilat po i botojmë më poshtë.

2.

-Dëshirojmë të dimë, konkretisht,  se si u njohët me një konkurs të tillë botëror, kushtuar fluturimeve kozmike?

-Nëpërmjet Internetit… Ne dëshironim t’i publikonim disa nga punimet e fëmijeve tanë aty, pasi mendonim që, në këtë mënyrë, do t’i nxisnim ata më tepër në punën e tyre krijuese.  Për këtë arsye, kërkuam për ndonje website, në Internet, i cili e ofronte këtë mundësi. Dhe gjetem një website mjaft interesant dhe të kushtuar për punimet artistike të fëmijeve: www.artsonia.com – muzeu më i madh virtual në botë, për punimet artistike të fëmijëve. Në këtë website mësuam se Fondacioni Ndërkombëtar për Hapësiren Kozmike (“Space Foundation International”), me qendwr nw Colorado Springs-USA, organizote një konkurs të veçantë, me vepra arti të fëmijeve nga e gjithë bota, me temë : “Anija ime hapesinore, duket si … – My Spaceship Looks Like…”..

-Pasi fëmijët tuaj, Endri e Nersa iu përkushtuan punës për të përgatitur punimet e tyre, sigurisht nën mbikqyrjen e ju prindërve, kur i derguat ato për t’i parë juria përkatëse?

-Punimet ne i nisëm, gjithashtu, përmes Internetit, në muajin nëntor 2013. Për kërshërinë e lexuesve, po i bashkëngjesim, si punimin e përgatitur nga Endri, por dhe nga e motra, pak më e madhe se ai, Nersa 5-vjecare.

Përpara realizimit të këtyre punimeve, fëmijet u njohën më nga afër me hapësiren kozmike, planetet dhe anijet kozmike, nepermjet materialeve të shumta viztimore dhe filmave vizatimorë për fëmijë, që qarkullojnë në Internet.

Siç kuptohet lehtë, ky konkurs ishte një sfidë për të gjithë fëmijët pjesëmarrës, nga mbarë bota. Sepse ata do të projektonin ose vizatonin, në mënyrë origjinale dhe artistike, anijen hapësinore, sipas ëndrrave të tyre.

Endri dhe motra e tij, Nersa, pasi i përgatitën me shumë kujdes, i futën punimet e  tyre në ëebsitin ëëë.artsonia.com, në muajin nëntor 2013, pra brenda afatit, që ishte përcaktuar nga  organizatorët. Siç shihet edhe në fotot e botuara këtu, punimi i Endrit ishte  fare i thjeshtë, modeluar me boça pishe e gjethe. Ndërsa në punimin e saj, Nersa përdori kërpudha, geshtenja të egra dhe fruta të tjera të pyllit, për t’i modeluar planetet, trupat qiellorë dhe hapësirën. Këta element, fëmijët i mblodhen

me kujdes, në Parkun e Madh të Tiranës se bashku me ne, prinderit e tyre.

-Kur dhe ku u organizua një konkurs i tillë për fëmijët e botës?

-Çdo vit, që nga 2011-ta, Fondacioni Ndërkombëtar për Hapësiren Kozmike ne USA, organizon një konkurs të veçantë, me vepra arti të fëmijeve nga e gjithë bota. Këta janë të moshave nga 3 e deri në 18 vjeç. Konkursi emërtohet: “Space Foundation International Student Art Contest”. Konkursi në fjalë, ishte i hapur prej 23 gushtit dhe deri më 15 nëntor 2013.

-Po më tej, si u veprua?

-Në konkurs, siç jemi të informuar, moren pjese mbi 7.100 fëmijë me punime te ndryshme, nga 54 shtete.

Dhe ja, erdhi dita e shumëpritur, pra ajo e vlerësimit të atyre punimeve, gjë që ishte mjaft emocionuese, si për vetë fëmijët pjesëmarrës, por dhe për prindërit e gjyshërit e tyre. Kështu, në muajin janar 2014, një panel i përbërë nga gjyqtarë ndërkombetarë, i vleresoi të gjitha punimet e paraqitura.

Juria dha nga tre çmime, për çdo grup-moshë: 3-4 vjeç, 5-6 vjeç, 7-8 vjeç, 9-10 vjeç, 11-12 vjeç, 13-14 vjeç, 15-16 vjeç e 17-18 vjeç. Gjithësej, u dhanë 24 çmime.  Endri Zavalani u vlerësua për punimin e paraqitur, me çmimin e dytë, në grup-moshën e tij (3-4 vjeç). Sigurisht, megjithëse ende është i vogël, ai u gëzua shumë, për këtë vlerësim të merituar. Vendin e parë, në atë grup-moshë, e zuri Armeen Jafry (Bangladesh) dhe vendin e tretë, C.Aisvarya (Indi).

 

Për punimin e Endrit është folur edhe në një koment shtypi ne ëëë.neës.tes.co.uk. Në një shkrim, nga Sarah Cunnan, thuhet se midis fituesve ishte edhe Endri Zavalani, nga Shqipëria, i cili e ka realizuar anijën e tij kozmike vetëm me anën e boçave të pishës dhe gjetheve. (Teksti anglisht: … Endri Zavalani, a homeschooled child from Albania, … won second prize in the ages 3-4 category for the picture of a spaceship he created entirely from pinecones and other foliage).

-Si dhe kur u njohët me vendimin e jurisë? Me sa dimë, keni edhe një ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së dëshmive përkatëse, për fëmijët fitues…

-Ne e morëm njoftimin, për vlerësimin e punimit të Endrit, më 15 janar 2014. Ai na erdhi nëpërmjet një e-mail-i zyrtar, dërguar nga “Space Foundation International”.

Sipas rregullit të konkursit, na u konfirmua se Endrit, fitues i vendit të dytë në grup-moshën e tij, do t’i jepet: një çertifikatë, një medalje, një çmim dhe një autograph i personalizuar, lëshuar nga një austronaut.

Punimet fituese publikohen, on line, në Galerinë e Fondacionit Ndërkombëtar për Hapësirën Kozmike, në mënyrë të vijueshme (ato do të arkivohen), si dhe në ëebsitin e Astorias (ëëë.artsonia.com), qe siç e thamë edhe më lart, është muzeu më i madh virtual i punimeve artistike të fëmijëve në botë.

Gjithashtu, në kuadrin e Simpoziumit të 30-të të Hapësirës Kozmike – 30th Space Symposium, që sivjet do të mbahet nga 19-22 maj 2014, në “The Broadmoor Hotel”, në Colorado Springs- USA, punimet e fëmijëve fitues do të ekspozohen në mjediset e asaj conference. Ato do të shihen nga të pranishmit, që parashikohet të jenë mbi 9.000 vete, nga e gjithë bota (studiues të hapësirës, austronautë, pilotë, ushtarakë, shtetarë, prodhues, etj.). Fëmijët e punimeve fituese janë ftuar që të marrin pjesë në një tur, në sallën e ekspozitave të Simpoziumit, në  “Boeing Exhibit Center”. Aty, pritet të takohen me ish-austronautin e NASA-s, Dr. Leroy Chiao, i cili është edhe këshilltari special i Fondacionit Ndërkombëtar për Hapësirën Kozmike, për çështjet e fluturimeve njerëzore në hapësirë.

-Mendojmë se është me interes për lexuesit, që të dinë diçka më shumë për këtë Fondacion…-Ai u themelua në vitin 1983 dhe është një organizatë jofitimprurëse, lider botëror në organizimin e veprimtarive njohëse për hapësiren kozmike dhe të programeve të edukimit shkollor, të cilat e afrojne kozmosin tek nxënësit e studentët, në mbarë botën. Fondacioni është, gjithashtu, edhe një nga organizatorët e veprimtarive më të mëdha të industrisë së aviacionit dhe hapësirës kozmike, ku përfshihet edhe simpozumi vjetor për hapësirën kozmike (“Space Symposium”) që sivjet ka edicionin e 30-të.

Fondacioni në fjalë publikon çdo vit një guide, që është me rëndësi për të kuptuar zhvillimin e veprimtarive për hapësirën kozmike në shkallë botërore. Nëpërmjet dy programeve të tij,  “Certifikimi i hapësirës – Space Certification” dhe “Holli i famës për teknologjitë – Technology Hall of Fame”, Fondacioni, përuron në vijueshmëri, ato teknologji dhe inovacione kushtuar hapësirës kozmike, por që janë përshtatur edhe për ta përmirësuar jetën e njerezve në tokë.

Ky Fondacion publikon edhe gazeten “Space ëatch”(“Vezhgim mbi hapësirën”).

 

Kush dëshiron, mund të informohet më hollësisht në Internet, te:  http://www.spacefoundation.org ose ne Facebook, Linkedin,Pinterest dhe Twitter.

Punimet e konkursit janë të arkivuara tek website-i: www.artsonia.com, ndërsa emrat e fituesve janë publikuar në: http://www.spacefoundation.org/media/press-releases/space-foundation-announces-2014-international-student-art-contest-winners.

-Ju falënderojmë për këto informacione kaq interesante dhe ju urojmë nga zemra e shprehim kënaqësinë tonë për çmimin ndërkombëtar, që ka fituar me punimin e tij të bukur, vogëlushi juaj 4-vjeçar, Endri Orion Zavalani! Me talentin e tij të rrallë, ai bëri që kështu. Megjithëse në një mosha kaq të vogël, me talentin e tij, ai bëri që kështu ta lartësojë, sadopak, emrin e Atdheut tonë në botë.

* Punimi i E.Zavalanit, që zuri vendin e 2-të…

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Endri Zavalani, fitues i Konkursit, nderkombetar

Artikujt e fundit

  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË ATHINË, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE NË GREQI
  • Me ceremoni solemne shqiptarët e ngritën flamurin kuqezi në Bashkinë e Filadelfia
  • “Kosova në dokumentet amerikane 1945-1999”
  • PORTUGALIA SHTET MIK I KOSOVËS DHE SHQIPTARËVE, SHËN NËNË TEREZA  “NJË URË QË NA LIDHË”
  • GËZUAR 111- VJETORIN E PAVARËSISË, SHQIPËRIA E MADHE ETNIKE
  • Këngët e Lefter Çipës, perla që nuk e humbasin kurrë shkëlqimin
  • Epikë biblike
  • Si dështoi komploti i organizuar nga Ismail Qemali për të rrëzuar sulltan Abdylhamidin II
  • Flamur GASHI, do të jetë Drejtor Menaxhues i Televizionit “A2 CNN” në Kosovë!
  • Ndërtesa ku u shpall Pavarësia?
  • Super-K: Miti i Henry Kissingerit
  • Shqipëria e pavarur rreth flamurit me një frymë, një besë e një lutje Zotit
  • SHKOLLA SHQIPE NË LUGANO, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE NË ZVICËR
  • Ngjarja përuruese e Pizza-me-Polic të Shoqatës Amerikane Shqiptare të Zbatimit të Ligjit me një sukses të jashtëzakonshëm
  • PËR FLAMURIN KOMBËTAR SHQIPTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT