Fejzo Lepenica, si personifikim i atdhetarizmit. Heroi i luftës së Vlorës dhe patrioti i çështjes çame/
Nga Hyqmet Zane/
Njeri prej atyre burrave që lindën, jetuan dhe vdiqën për Shqipërinë, është Fejzo Lepenica. Nuk e kam thënë unë si gazetar, por është vepra dhe puna që bëri ky njeri gjatë gjithë jetës së tij në gjysmën e parë të shekullit të 20-të deri sa një ditë mbylli sytë duke mbetur në kujtesën e brezave si ai, i lartësuar për çka bëri. Një telefonatë e një miku, më dha një mesazh të madh nga takimi me të se më ndriçoi një nga ato momente jetësore të një atdhetari që u duhet mësuar vepra dhe kontributi për kombin. Që të kuptosh se cili është ky njeri që hyri në historinë tonë kombëtare me vlera të padiskutueshme, mjaft t’i hedhësh një sy një shënimi të profesoreshës së nderuar Kaliopi Naska, që ka shkruar “botimi i studiuesit dhe i publicistit të apasionuar dhe të përkushtuar Enver Memishaj kushtuar veprimtarisë patriotike të Fejzo Lepenicës, me prurjet që sjell, i shërben historisë dhe i hap horizont studiuesve e historianëve për thellimin dhe studimin e mëtejshëm të figurave të tilla, që kanë dhënë për Shqipërinë duke sjellë përmes tyre fakte të reja historike për ngjarje të nxehta siç ishte ajo në mbrojtje të popullsisë çame”.
Në librin përmbledhës “Fejzo Lepenica jetoi dhe vdiq për Shqipërinë” të publicistit Enver Memisha, gjeta ato vlera pikante që do të duhej të manifestonte çdo shqiptar atdhetar që në kohë të vështira lenë gjurmë në kujtesën historike, sepse të thelluarit në hallet e popullit, sidomos popullsisë çame në zgjedhën greke, por edhe pasqyrimi i disa të vërtetave që kanë vlera akademike dhe jetësore njëkohësisht, janë këto që bëjnë edhe njerëz të nderuar si Gaz Demi dhe Dr. Bujar Leskaj që të shënohen në kujtesën e njerëzve që i vlerësojnë dhe i sponsorizojnë këto vepra duke i këndvështruar si lapidare që janë kujtesë e madhe në historiografinë tonë mbarëkombëtare.
Që nga thënia e vetë Fejzo Lepenicës; “Me shpresë se ato që do të shkruaj unë nuk do të venë kot”, kupton misionin e një njeriu që i ka vënë vetes një detyrë të rëndësishme që të lerë pas një dokumentim të vyer dhe që janë mesazhet e mëdha të një kohe të trazuar kur kombi shqiptar hallakatej nga presionet greke dhe serbe dhe që formimi i vetëdijes kishte nevojë për të thënurit hapur të atyre që ndodhnin në skenat dhe prapaskenat e jetës dhe diplomacisë antishqiptare. Ja se si shprehet ky burrë i madh Fejzo Lepenica që na vijnë përmes kujtesës që i bën i nderuari Enver Memisha. “Foshnjat e pafajshme vdesin rrugëve nga uria dhe mbarojnë me këtë fjalë në gojë “bukë, mungesa e së cilës i dërgon t’i shtrojnë krahët dheut të ftohtë. Autoritet greke tallen me kufomat e tyre dhe duke fërkuar duart, thonë me gas: “plotësuam një detyrë patriotike”? … “. Ndoshta për këto pamje rrëqethëse të shkruara nga Lepenica, por edhe nga ato që vetë i pa me sytë e tij skulptori i popullit Odise Paskali, bën që ai ta gdhendte në mermer veprën “I urituri” që personifikonte vuajtjet e komunitetit çam në vitet ‘20, që janë dëshmi e asaj se çfarë kanë bërë grekët zyrtarisht dhe jozyrtarisht meshqiptarët.
E dimë se zëri ynë do të mbetet pa efekt, nuk do të gjej përgjigje dhe se të gjitha apelet e shtypit kombëtar kanë mbetur si të tundurat monotone të një ore, por koha tepër e vlefshme nuk blihet dot më, po kaloi. Shpirtrat s’ngjallen po vdiqën dhe kështu Çamëria shqiptare shuhet, zhduket, të paktën për shqiptarët. Dua të mos i shtrohemi gjumit të shkaktuar nga buka me egjër se na dëmton keqazi trupin”. (gazeta “Demokratika”, Gjirokastër, nr. 151, datë 14. 04. 1928, f. 1).
Janë të bëra, pa janë edhe të thëna që na vijnë si plotësim i atyre dëshmive që nuk janë thënë nëpër televizionet e shtetit tonë ose janë thënë si çalë-çalë sa për t’i lënë në muzgun e ftohtë të harresës. Si një njohës i thellë i realitetit dhe një hulumtues i vëmendshëm i së vërtetave që di të shohë syri një atdhetari të përkushtuar, Fejzo Lepenica na jep një lekison të vyer që do të quaja edhe një shuplakë në distancë që ai i jep politikës së sotme dhe diplomacisë shqitpare që me ose pa dashje kërkon të heshtë për këto që ai i qëmton me aq dyurim e vërtetësi kohore.
Ai shkruante se “Në Shqipëri është lënë në pakujdesi fati i çamërve. Janë lënë në mëshirën e Greqisë, të asaj që kërkon të na mburret se mban të ndezur pishën e qytetërimit me të cilën I vuri zjarrin Shqipërisë Jugore … Një indiferencë letargjike është një krim kundrejt kombit që rrezikon të humbas gjysmën e trupit të tij si Çamërinë”. (Gazeta “Demokratika”, Gjirokastër, nr. 267, datë 13. 09. 1930, f. 2 +4)
Duke shfrytëzuar çdo mundësi mediatike që rezervonte koha në vitet ’30, me përkushtimin e një atdhetari Fejzo Lepenica gjente hapësira për të shprehur të gjitha përjetimet tij të atyre viteve me një informacion që duket sa i vërtetë, aq edhe i spikatur si një shërbim i vyer për kohën, siç edhe flasin shënimet e tij në gazetat e ndryshme që nga Shqipëria e Re, Ora, Demokratia, Shqiptari I Lirë, Besa, Liria, kur shkruante se “Rënkimi agonik që del nga thellësia e shpirtrave të dëshpëruara të shqiptarëve të Çamërisë, të cilët po luftojnë me thonjtë e tyre në buzën e varrit gati të hyjnë brenda, na thërret të vrapojmë në ndihmë të tyre. (gazeta “Demokratia”, Gjirokastër, nr. 175, datë 18. 11. 1930, f. 1)
Me ironinë e spikatur që kishte ai godiste edhe ata që ishin profesorë të së ligës në pasqyrimin e realitetit kur thoshte se “Nën syzat filozofike profesori i Paramithisë na pasqyrohet si bishti i rrjepur i një dhelpre plakë, që ëkrkon të luaj akoma sot lodrën e banketit që i bëri lejlekut. (Gazeta “Demokratia”, nr. 174, datë 07. 11. 1930, f. 4) Nuk është as i pari dhe as i fundit Fejzo Lepenica kur shkruan këto realitete që kanë ndodhur ditën për diell dhe në netët me hënë nga bandat e andartëve të frymëzuara dhe të udhëhequra nga filozofia shoviniste të Athinës zyrtare. Para këtyre fakteve diplomatë dhe ministra, kryeministra dhe zyrtarë, të qeverive të njëpasnjëshme greke, kërkojnë ti mohojnë këto të vërteta, a thua se të gjithë paskan gënjyer për atë çka ka ndodhur në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. Ato që shkruan me shqetësimin e tij prej shqiptari Fejzo Lepenica dhe që na i sjell në vëmendje studiuesi Enver Memisha janë një kambanë që duhet të verë në lëvizje, jo thjesht shoqatën Çamëria apo PDIU, por politikën, diplomacinë, akademikët dhe vetë shtetin për ti thënë ndal asaj tendence për të mohuar dhe harruar të vërtetat e atyre çfarë janë ndodhur dhe që e kanë emrin genocid, si krim njerëzor të një shteti kundër një popullate që për fatin e keq ende vazhdon të mos ndëshkohet.Këto që pohojmë sot pas më shumë se 80 vjetësh si një dhimbje e madhe që pret të ndërkombëtarizohet me shqetësimin e një komuniteti të gjallë në Shqipëri, Fejzo Lepenica i ka thënë aq qartë dhe saktë jo se ishte një banor i Çamërisë, por ai jetonte e shikonte, digjonte dhe prekte me dorë vuajtjet, siç edhe i shkruan i nderuari atdhetar në një prej gazetave të asaj kohe: “Si venë punët sot në Çamëri, s’ka më dyshim se popullata e saj shqiptare është e dënuar për shfarosje dhe kjo gjë është kryer sistematikisht gjer tani dhe përpara këtij genocidi qeveria shqiptare fle gjumë” (Gazeta “Telegraf, Tiranë, Nr. 54, datë 17. 08. 1927, f. 3)
Me ndjesinë e referimit të personaliteteve që na sjellin mesazhet e vyera të shekujve, i referohem unë siç duhet t’i referohen të gjithë ata që kanë përgjegjësi për këtë çështje që duhet të jetë një kauz e përhershme, Frang Bardhi që në vitin 1635 këshillonte Në errësirë edhe pak dritë vlen e premton shumë”. Këtë bëri edhe Fejzo Lepenica dhe këtë kërkojmë ne të gjithë kur i sjellim në vëmendje mediatike.
Botuar në gazetën “Koha Jonë”, Tiranë, dt. 18.10.2015, f. 17
Grekët bashkëpunëtorë me pushtuesit italo-gjermanë
Akuzat greke për Çamërinë, një gënjeshtër e konsumuar/
Ne Foto:Maj 1943- Kryeministri grek Joani Metaksa duke pershendetur Hitlerin/
Përgatitur nga Hyqmet ZANE/
Masakrat në Çamëri pas 27 qershorit 1944 janë një shkelje flagrante e parimeve njerëzore dhe një mospërfillje e turpshme e parimeve dhe e karakterit te luftës antifashiste. Aq më keq kur pas 71 vjetësh një ministër i jashtëm grek apo një kryeministër i Greqisë bën akuza antishqiptare ndaj çamëve si “bashkëpunëtorë nme gjermanët”, ciido qoftë ai që ndodhet pranë apo përballë këtyre zyrtarëve të Athinës duhet të dijë e të jetë i mirëinformuar me faktet që janë të pakontestueshme në kohë dhe në hapsirë dhe të ketë kurajon t’i japë përgjigjen e merituar, duke i përgenjështruar, nëse bëhet fjalë për autoritetin e një kombi që ka merita të njohura zyrtarisht e ndërkombëtarisht gjatë Luftës II Bptërore.
Kam rastin që edhe një herë të jem në krah të fakteve duke u tërhequr vëmendjen akademikëve të historiografisë që të marrin mundimin të angazhohen dhe të mbajën qëndrime të prera në rastet kur zyrtarë grekë bëjnë akuza si ato të fundit të ministrit të jashtëm grek në Tiranë. Skam bindjen se për këto punë quhen akademikë nëse i kanë fituar këto tituj dhe emërtesa me vërtetësinë e fakteve.
Muaji gusht 1944 ka qenë edhe muaji që forcat e antishqiptare të Napoleon Zervës bënë masakra të papara dhe që u ndihmuan edhe nga situatat e fuqive ndërluftuese gjermanëve që po pësonin humbje pas humbjesh dhe aleatëve anglo-amerikanë që së bashku me rusët, po kërkonin edhe ndikimin në zonat e influesncës. Por, sipas dëshmive të një shtetasi grek me kombësi shqiptare që ka parë me sytë e tij ato që ndodhën në atë muaj gushti të paharruar. Muharrem Adem Ismaili nga Gurrëza e Çamërisë, që më pas do të ishte edhe një dëshmitar i kriminalizimit që i bëri sistemi komunist edhe ndaj tij, ai më ka thënë në ligjëratë të drejtë se “për masaktrat në Çamëri u njoftua edhe Enver Hoxha që në atë kohë ishte në Helmës apo diku aty rrotull. Kam dijeni se ia kanë shpjeguar situatën dhe masakrat çnjerëzore që po bëheshn ndaj çamëve dhe për habinë e të gjithëve, në vend që të urdhëronte
dërgimin e dy apo tre batalioneve partizane që ishin më afër kufirit, dha urdhër që të mbyllej kufiri dhe të mos kalonin popullata çame këndej kufirit. Për mua ishte një tradhëti, siç duket nën sugjerimet e këshilltarëve jugosllavë Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha të atashuar pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë nacionalçlirimitare. Ishte një hakmarrje antishqiptare e motivuar me mospërzierjen në punët e brendshme të Greqisë. Ndërtkohë që vëllëzërit shqitparë të Çamërisë po masakroheshin barbarisht, duket se Enver Hoxha gjeti rastin që të hakmerrrej edhe për një gjë tjetër . ai kishte dërguar kohë më parë Mustafa Matohitin dhe ndonjë tjetër që ishte nipër çam në krahinën e Çamërisë që të mundësonte krijimin e celulave komuniste në vartësi të PKSH-së. Por, me gjithë mirëpritjen dhe respektin që kishin për Mustafa Matohitin, kudo ku vajti ai, nuk pranuan idetë komuniste dhe
nuk u formua ndonjë njësi celule komuniste, veç atyre që ishin formuar në Shqiëpri me djemtë çamër të ardhur në shkolla më heërët. Ka qenë e pafalshme kjo që bëri Enver Hoxha, ndërkohë që kur u desh, pas disa muajsh, forcat e mëdha partizane të organizuara në divizione u dërguan në Jugosllavi në ndihmë të jugosllavëve, por jo të kosovarëve. Çe do, ishte një tradhëti që koha do ta zbardhë edhe më mirë se unë atë, por mjerë ata që besuan tek Enver Hoxha dhe palokomunizmi i tij”.
Por, tashmë është e ditur edhe sipas një raporti të bashkëngjitur në Memorandumin e Komitetit Antifashist të migrantëve Çamë në Shqipëri të vitit 1947, të nënshkruar nga Kasem Demi, Rexhep Çami, Vehip Demi, Dervish Dojaka, Teme Sejko, Tahir Demi, Hilmi Seiti për bashkëpunimin e ngushtë të forcave qeveritare greke me pushtuesit gjermanë. Ndër të tjera, në këtë Momerandum shkruhet “Masakrat në Çamëri u kryen në saje të bashkëpunimit dhe marrëveshgjeve me gjermanët të cilët në tërheqje, u lanë vendin forcave zerviste. Ja një fakt konkret : midis forcave zerviste dhe atyre gjermane : “komandanti zervist Theodhori Vito, i forcave të krahinës së Filatit, një ditë para hyrjes së forcave zerviste në Filat dhe pikërisht më 22 shtator 1944 në katundin Fanaromen, 3 km larg Filatit, u takua me komandantin e forcave gjermane në tërheqje”. Pas këtij takimi shohim ende, pa u larguar mirë forcat gjermane nga
Filati, forcat e Theodhori Vitos hynë në Filat. Kështu, një bashkëpunim i tillë u sigurojnë forcave zerviste krahët, duke u dhënë mundësi për të filluar terrorin dhe masakrat në një stil të gjerë në të gjithë krahinat e Çamërisë”.
Përmes disa fotove që janë gjetur në arkivat greke nga një studiiues si Arben Llalla, bëhet e ditur dhe jepen si dëshmi të pakontestueshme bahskëpunimi grek me gjermanët. Nga shënimet dhe fotot e gjetura nga ai, shihet qartë se si greket dhe qeveritarët e Athinës bashkëpunuan ngushtë me italianët dhe gjermanët. Ja se si shprehet Arben Llalla duke i shoqëruar fjalët e tij me fotot përkatëse : “Tashmë e vërteta dihet përse shqiptarët e Çamërisë u përzunë nga Greqia dhe iu hoq shtetësia greke. Pas shumë vitesh kërkimesh dhe vizitash që kam bërë në Epirin grek, në disa fshatra që njihen historikisht si vendbanimet që kanë jetuar shqiptarët, erdha në përfundimin se në shumicën e këtyre fshatrave janë vendosur vlleh dhe emigrantë të ardhur nga Azia e Vogël. Këta ardhacak u grabitën shqiptarëve të Epirit në Greqi, historinë e lavdishme, veshjen popullore, këngët, shtëpitë dhe pronat. Pjesa më e
madhe e shqiptarëve ortodoks nga Epiri emigruan për t’i shpëtuar racizmit shtetëror jashtë Greqisë dhe brenda saj, thellë në Athinë e Selanik. Disa familje ndërruan edhe mbiemrat e tyre për të humbur gjurmët. Sot, disa deputet dhe kryetar bashkive në Çamëri janë njerëz që vijnë nga familjet e vllahëve që kanë qenë bashkëpunëtor të italianëve dhe gjermanëve. Mjaft të shikohet fotografia orgjinale ku tregohet vllahët e Pindit me uniformë fashiste italiane në vitin 1942”. (Foto 001)
Më tej zoti Llalla shton se : “Bashkëpunimi i Greqisë me italianët dhe gjermanët është nënshkruar më 21 Prill 1941, në Meçovo të Janinës. Meçova njihet se qendra e vllehëve. Ky bashkëpunim i nënshkruar nga Gjeneral Jorgo Çolakoglu (kryeministër në atë kohë) dhe Mitropoliti i Janinës Spiridn Vllehu. Që të dy këta ishin vlleh nga Pindi dhe donin të themelonin Principatën e Pindit, një projekt italian që në vitin 1917. Në foton (002) gjeneralët grekë Çolakoglu dhe gjeneralët gjermanë duke nënshkruar bashkëpunimin e tyre.
Vllehtë e Greqisë për të mbuluar bashkëpunimin e tyre me italianët dhe gjermanët, iu vërsulën shqiptarëve në Çamëri për tua mveshur fajin atyre si bashkëpunëtor të pushtuesve. Në fotografi në (003) kryeministri grek, gjenerali Jorgo Çolakoglu me origjinë vllahe bashkë në makinë me gjeneralët gjermanë në prill 1941”.
Janë të njohura faktet që kryeministrat grekë kanë bashkëpunuar me pushtuesit italianë e gjermanë, kanë qenë kryeministri grek Joani Metaksas,1936-1941, i cili kishte miqësi me Hitlerin, Jorgo Çolakoglu, (1941-1942), Konstandinos Logothetopulos, (1942-1943), Joanis Rallis 1943-1944, në kohën kur edhe u krye masakra e bandave zerviste në Çamëri. Më shumë flet fotoja kur kryeministri grek Ralis nderohet siç nderonin Hitlerin me dorën lart. Kjo jepet në foton (005). Ndërsa në foton (004) jepet kryeministri gjeneral Jorgo Çolakoglu është me këta gjermanët më 29 prill 1941.
Akoma më shumë thellohet e vërteta përmes fakteve e bashkëpunimit grek me italianët dhe gjermanët si pushtues dhe gjithnjë është përdorur karta e tradhëtisë, e dinakërisë dhe e pabesisë për të akuzar shqitparëte Çamërisë. Ndër të tjera, duke dhënë shpjegime për një shkrim, Arben Llalla sqaron se “Gazeta greke “Tharros” e Trikallas, e Enjte, 2 Gusht, 1941, në kryetitullin e gazetës – “Tradhëtarët dhe Tradhëtia e Vllehëve të Pindit, Thesalisë dhe Maqedonisë”, i jep një argument të madh akademikëve shqiptarë që të shkunden nga rehatia personale dhe nga “zbulimet” e mëdha shkencore që kanë bërë në fusha t ëpanjohura dhe t’I japin kombit të vërtetat historike.
Në këto kushte e gjeti Çamërinë dhe çamët muslimanë 27 qershori 1944 që prodhoi atë genocid njerëzor të paparë dhe që edne vazhdon të heshtet sikur të ishin kavie ekspoerimentale ata tre mijë burra e gra, pleq e plaka, fëmijë dhe të rinj që u masakruan dhe tre mijë të tjerë që vdiqën rrugëve deri ën Kllogjer. Çdo akuzë greke mbetet sot si nëj relikë pabesie e zanatit të vjetër grek ndaj shqitparëve dhe gjithë botës.
55 vjet më parë u rivra Çamëria
Si e kujton sot Gjen. Rrahman Parllaku atë ngjarje/
Ne Foto: Rrahman Parllaku & Hyqmet Zane, Tirane 2015/
Përgatitur nga Hyqmet ZANE/*
Përballjet e opinioneve në lidhje me sjelljen e pushtetit ndaj komunitetit çam sot dhe në të shkuarën, kanë si frymëzim atë hedhjen e komenteve tipike të urrejtjes shoqërore që mbolli sistemi komunist në Shqipëri dhe që është pasojë e filozofisë sllavo-ortodokse antishqiptare. Herë pas herë sjell në mendje shumë ngjarje të kohës, të atyre që i kam përjetuar vetë dhe të atyure që mi kanë rrëfyer prindërit, të afërmit dhe shumë e shuëm miq të mi. Çuditërisht ka shumë njerëz që ma dinë emrin tim, por jo historinë time, jo historinë e paraardhësve të mi, historinë e të parëve tanë e kanë dëgjuar të thënë se çfarë kemi bërë, por është e qartë se në tërësinë e tyre jo të gjithë e dinë se çfarë kemi përjetuar. Është e qartë se në Shqipëri në shumicën e rasteve qytetarët e dinë se ku jemi, por gjithësesi nuk dinë se nga vijmë, cila është gjeografië dhe historia e Çamërisë. Ne çamët jemi tamam shqiptarë si gjithë tëe tjerët dhe shpesh paraqitemi duke qeshur, por çuditërisht pak e dinë ose nuk e dinë se sa kemi vuajtur, por shumë e shumë nuk rreshtin së ma gjykuari në formën dhe mënyrën e tyre a thua kemi ardhur nga ndonjë planet tjetër dhe jo që jemi shqiptarë e bij shqiptarësh me gen e gjuhë, ne gjeografi e histori shqiptare, edhe pse zyrtarisht në tekstet shkollore pak ose aspak nuk flitet për gjeografinë dhe historinë e Çamërisë që është aty, e gjallë, e tëra dhe e freskët që nga thellësitë e shekujve.
Të gjitha këto që ndjej dhe përjetoj i them se kanë kaluar 55 vjet nga një ngjarje e madhe që hyri në historinë shqiptare si i ashtuquajturi “grupi çam i Teme Sejkos dhe Tahir Demit”. Kush ishin, çfarë bënë, përse u ekzekutuan aq makabrikisht, kush ishte faji i tyre dhe përse një popullatë e tërë u anatemia si të ishte e keqja e madhe e ardhur nga lart qiellit. Jo, ishte një skenar tipik i sigurimit të shtetit, tipik, i frymëzuar nga njerëz tipik në rrethana tipike që janë bërë disi të qarta, por që ka mbetur e pathëna, mosmirënjohja shtetërore për personalitet që ishin të luftës dhe të penës, ishin bij të një toke që ka historinë dhe personalitetet e veta potencialë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, por që një dorë e zezë e padushme i ka trazuar dhe ka dheur helmin në qumshtin e shqiptarëev.
Nuk janë thjesht 63 të arrestuar të atij të ashtuquajturi grup apo 11 të pushkatuarit apo 1250 vite burg të të gjithë të ashtuquajturit “grup çam”ose persekutimet tërësore të familjeve çame që jetonin në Shqipëri, por është faji i mbetur jetim, që është provuar me dhjetra e dhjetra dëshmi që provojnë sajesën e tij për shkaqe të politikave të brendshme dhe ndërkombëtare të “udhëheqjes” së kohës që donte të paraqitej e justifikuar për qëndrimet që mbante. Askush nga të arrestuarit e asaj ore 11 të datës 28 korrik 1960, nuk kishte menduar ndonjëherë që të bënin nodnjë paudhësi nga ato që më pas i dëgjuan në gjyq dhe i pranuan nga druri dhe torturat çnjerëzore.
Shumë e shumë artikuj dhe prononcime janë bërë dhe shumë e shumë mashtrime janë hedhur në formën e fallsifikimeve të dokumentacioneve, veç të gjtiha këto dushime kanë qenë të organizuara nga duart e zeza të mendjeve të mbrapshta të mbruajtura me ligësi profesionistësh që në Shqiëpri krijuan e krijuan grupe armiqësore pafundësisht si një urrejtje e madhe e udhëheqësit të komuniste për të bërë diktaturën sa më të qëndrueshme.
Në mënyrat e tyre, nga kontaktet që kam pasur dhe nga analizat e bëra të realiteteve të ndoshura, i gjithë skenari u krijua nga sigurimi i shtetit që pas ardhjes së Nikita Hurshovitnë vitin 1959 dhe nga xhelozia e krijuar për opinionet që dha ai për lidershipit shqiptar. Në një bisedë të drejtpërdrejtë me Lutfi Sejko pas vitit 1962, kur ai është arrestuar dhe pas arrestimit edhe të Halim Xhelos që ishte pjesëtar i lartë i sigurimit të shtetit, ky i fundit i ka thënë “e gjitha për Teme Sejkon u formatua në kohën pas bisedës me Hurshovin në Sarandë. Nga Vlora Temja, si kundëradmirali i zoti që ishte, shkoi me Hurshovin me anije drejt Sarandës dhe Enveri ne të tjerët, Kadriu dhe unë, ikëm nga Llogaraja. Sa u takuam me Hurshovin, ky i drejtyohet Enverit “tshoku Enver, këtë (drejton gishtin nga Teme Sejko), ke për kryeministër dhe jo këtë (Mehmetin) që ti më ankohesh mua se është kokëfort e nuk të dëgjon e të tjera si këto”. Mbeti Enveri i habitur se ia nxorri në shesh ankesat që i kishte bërë Hurshovit për Mehmet Shehun. Kaq u desh dhe menjëherë nisi nëj plan i fshehtë, sidomos kur filluan edhe konfliktet me rusët dhe Enveri kërkonte të gjente një pretkst që të tregohej se ishte i madh dhe hartoi planin. Janë pohime të vërteta dhe të thëna në gjendje paanësie kur të dy personazhët e thënë më sipër ishin të barabartë, të burgosur.
Pas ekzekutimit të Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, ka qenë vetë diktatori Hoxha që ka pranuar se në rastin e grupit të Teme Sejkos, nuk kishte informacionin e duhur dhe “u nxituam në pushkatimin e tyre”, duke ia faturuar këtë gjë si frut të sigurimit të shtetit dhe personalisht kreut të saj Kadri Hasbiut. Edhe helmimi i Hilmi Seitit ishte pjesë e skenarit që kishte bërë sigurimi i shtetit për të zbatuar një plan ogurzi me qëllim për t’i kthyer përgjigje Hurshovit dhe rusëve se ne jemi syhapur dhe nuk shitemi tek imperializmi për “30 aspra”. Bile u përkthye edhe një libër në rusisht më 1961, që, që këto vitet e fundit është edhe në shqip me titullin “Dështimi i rradhës, Komploti i Teme Sejkos” që vërtetonte se sigurimi dhe diktatori ishin të interesuar të bënin publik siç edhe e bënë se si eleminuan një “grup armiqësor” imagjinar.
Sajesa përmes xhelozisë çoi në krijimin e grupit që nuk e pranoi ta udhëhiqte Hilmi Seiti (të cilin e helmuan) dhe që me dajak e të futura në arkivol të gjallë e pranoi Teme Sejko. Pasi vëllai i madh i Temes, Taho, morti vesh se çfarë broçkulliste i vëllai në hetuesi për sajesën që i kishin servirur, shkëmben replikë duke i thënë “çfarë të kan bërë more vëlla që pranon këto broçkulla”. Tahon e zhdukën pa e nxjerrë në gjyq, ashtu si edhe Shaban Ademin që nuk e pranoi planin e sajuar të sigurimit.
Sot, pas 55 vjetësh, përsëri me sajesa dhe me intriga del pinjolli Auron Tare që kërkon të bëjë pis dhe riakuzojë për të vërteta sajesat e Enver Hoxhës dhe sigurimit të shtetit, duke hamendësuar me një të ashtuquajtur mision të së “premtes’ në Konispol më 23-26 korrik 1954. Se çfarë lidhje ka ky mision me Teme Sejkon dhe të ashtuquajturin grup të tij, këtë Auroni nuk ka se si ta sqarojë, por vetëm hamendëson. Pse e them këtë? Sepse nga hetimet në gjyq të Teme Sejkos e të tjerëve, nuk ka dalë kurrë një gjë e tillë që na e nxjerr si alibi Tare me një lloj sjellje tipike si të sigurimit të shtetit që sajonin dhe kërkonin që të pranoheshin këto sajesa.
Sa për kujtesë, duhet thënë se pas 10 muajsh arrestimi të atij 28 korriku 1960 në orën 11, hetimi dhe shantazhizmi barbar në dhomat e inkuizicionit komunist, diktatori dha verdiktin e pushkatimit të grupit të ashtuquajtur “grupi i Teme Sejkos dhe Tahir Demit”. Ka qenë 30 dhe 31 maji i vitit 1961 që togat e pushkatimit do të zbraznin karikatorët e armëve të tyre mbi bijtë shqiptarë të nënave çame. Ishin Teme Sejko, Tahir Demi, , Avdul Resuli, Ali Xhelo Arapi, Hajri Mane, që pas atij gjyqi të fund majit 1961 do të pushkatoheshin, ashtu siç nuk viteshin as edhe kuajt e jo më njerëzit. Shumëkush ka hamendësuar përmes copëzave të bisedave dhe historive të treguara dhe të shkruara se vrasjet e këtyre djemëve të Çamërisë kanë qenë të formave të ndryshme dhe në vende e kushte të ndryshme nga më çnjerëzoret dhe makabre. Për Teme Sejkon ka edhe më shumë se kaq, se janë kujtime të njerëzve që kanë qenë edhe dëshmitarë se çfarë mënxyrash nga më të paimagjinueshmet që mund t’i bëhen një njeriu, një shqiptari nga pseudoshqiptarët, një luftëtari antifashist dhe kundëramiralit të vetëm që kishte flota shqiptare që përfundoi aq tragjikisht pa nam e pa nishan.
Eleminimi i këtij të ashtuquajturi grup armiqësor, ishte edhe një avokati e shkëlqyer që qeveria e Enver Hoxhës me altopolante dhe radio i bënte tezës greke për eleminimin e elitës intelektuale çame që kishte dalë nga lufta antifashiste dhe që ishin përfaqësuesit e atij angazhimi të kësaj krahine në luftën antifashiste gjatë Luftës II Botërore. Ishte kjo tezë që ende edhe sot e kësaj dite qarqet zyrtare greke e thonë dhe rithonë sa herë që vjen fjala tek çështja çame dhe zgjidhja e saj. Është rasti për të thënë se shumë nga ata që u cilësuan armiq ishin në strukturat drejtuese të luftës dhe që së bashku me pjesën tjetër të komunitetit çam të organizuar në Batalionin 4 të Regjimentit 15, përbënin edhe pjesën e rëndësishme të kontributetve të Çamërisë në këtë luftë. Do të doja të fiksoja këtu luftën 55 ditore të Konispolit ndaj focave gjermane, ku edhe ranë 55 dëshmorë. Ishte një luftë e vërtetë si asnjë luftë tjetër e ta ashtuquajturës ushtri shqiptare.
Për fatin e madh të ditëve të sotme, një intervistë me Gjeneral Rrahman Parllakun na jep një tablo tjetër të asaj se çfarë ka ndodhru me të ashtuquajturin “grup armiqësor të Teme Sejkos dhe Tahir Demit.
“Me Teme sejkon kishim marredhënie kolegu në Divizionin e Gjirokastrës ku Temja ishte shef i zbulimit. Pas një kohe Temja u emërua komandat i flotës detare. E vazhduam njohjen tonë. Pas kësaj po kriohej skenari për të goditur çamët. Unë e quaj skenar se jemi në një moment kur marrëdhëniet tona me Bashkimin Sovjetik po lëkundeshin. Doli një pretekst që thoshim se neve jemi të kërcënuar nga greku dhe anijete huaja po hynin tek ne. Është edhe koha kur vdiq Hilmi Seiti, një nga çamët më të zgjuar, më trim, më dinjitoz që kam njohur unë, jo vetëm nga çamët, por edhe nga kolektivi ku unë kam opunuar. E kam apsur komandat batalioni në Brigadën e tretë kur unë komandoja divizionin. Po të shkoja në Kukës ku isha deputet, kaloja nga Shkodra dhe, pa takuar Hilmiun, nuk mund të rrija. Kishte muhabet të shkëlqyer, që rrija edhe gjithë natën me te. Ishte hata e madhe kur më lajmëroi Kadriu (Hazbiu) që vdiq Hilmi Seiti. Më tha që të marr Temen e të bëjmë varrimin. Na dhanë një version që Hilmiu ishte në mbledhjen e byrosë së partisë së Shkodrës, shkoi në banjo dhe atje pati një atak në zemër. Nga analizat që që u pretendua që u bënë u tha që ka pasur një difikt të lindur në pjesën e zemrës. Mua më çuditi fakti që e gjithë Shkodra po epërcillte në varreza, pashë edhe gra në ballkone e dritare që e qanin drejtorin e punëve të brendshme. Karakteri i tij ishte i tillë që ai nuk godiste njeri me informacione kot. Ishte babaxhan si njeri dhe sillej shumë mirë me njerëzit. Si vdiq ka mbetur enigëm, është e dyshimtë, kam mendimin që atë lojë që bënë me Temen kanë daashur ta bëjnë me Hilmiun, por ai nuk ka pranuar. Ai ishte njeri që kishte influencë. E likuiduan Hilmiun dhe më pas e vazhduan me Temen.
Unë kurdoherë kudo ku shkoja shoqërohesha me Temen, kudo, në stadium, edhe pasdite rrija me Temen. Kishte vajtur në Akademi në Trianë dhe unë do shkoja në një stërvitje në Vlorë dhe i them Temes që hajde me mua që edhe të qëdnronte pranë familjes në Vlorë. Më tha që më ka dhënë një material Petriti (Dume) ishSshefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe pa ia dorëzuar atë material nuk vij. Petriti ishte në Durrës me pushime. Shkojmë e takojmë aty dhe sa na pa Petriti u habit se Petriti e dinte. E kishin sjellë në Tiranë për ta patur nën vëzhgim dhe po ndiqej që ta kishin nën kontroll që ta arrestonin. E mora në Vlorë dhe prapa barkaz në makinë na ndiqte Halim Xhelua që më ka thënë gjithçka ai. Sa herë që ti dilje dhe kudo ku shkoje me Temen, ishit në ndjekje.
U arrestua Temja, u akuzua, dihen të gjitha ato. Çudia ishte se Temja pranoi të gjitha akuzat. Aty ishte edhe Tahir Demi, ishte edhe Abdyl Hakiu që e kisha pasur në ushtri e të tjerë e të tjerë. Por si foli Temja, nuk u përmend fare Tahiri. E ndoqëm gjyqin dhe u zhgënjyem se si u soll Temja.
Kjo ndodhi për ta goditur grupin çam dhe për të justifikuar para opinionit ndërkombëtar dhe Bashkimin Sovjetik se ne jemi të kërcënuar nga grekët dhe po bëhet komplot kundër Sdhqipërisë dhe ata po përdorin agjenrurën kundra Shqpërisë që e drejtonte Teme Sejo këtu. Mënyra se si u suall e si pranoi Temja për momentin, ne u zhgënjyem se e mendova si të vërtetë.
Më pas mendoj se ka qenë një regjizurë e përgatitur me qëllim për të goditur grupin e çamëve se dolën që ka huyrë anija në Vlorë etj. Këto të dhëna u përgatitën ëpr opinionin ndërkombëtar. Më pas u goditën edhe njerëz të tjerë. Unë i njihja mirë karakterin e çamëve, ata ishin dinjitoz dhe trima e të zgjuar dhe nuk kisha asnjë mendim se mund të ishin të vërteta ato që u thanë dhe që doli se ishin të sajuara.
Kanë kaluar shumë vite, dhe nuk është mirë që ata, ai gjyq nuk është shfajësuar. Unë e bëra një gjë të tillë dhe nuk pranoja që të më mbetej neni i tradhëtisë. Kjo duhet bërë edhe me Temen dhe të tjerët që u akuzuan ën atë gjyq të montuar.
Unë jo sot, por edhe sot e 25 vjet më parë e them që ajo ishte e kurdisur, është krijuar një regji, që ka pasur një plan për situatën e brendshme dhe atë ndërkombëatre. Nuk e besoj kurrë që Teme Sejko ka qenë një agjent. Si e detyruan Temen, sa e mbajtën, sa e troturuan, janë të gjtiha sajesa. Dihet si u krijuan grupe të tjera nga Enver Hoxha. Ai krijonte grupe siç krijoi edhe grupin tonë në ushtri, që përfshiu kuadrot më të mira në ushtri. Për çdo gjë Enver Hoxha kriojonte një grup, e restauronte me sigurimin, i krijonte të gjitha situata e më aps vinte goditja”.
Sa e sa herë kemi ndigjuar këshillën popullore se Asnjëherë në botë urrejtja s’ndalet përmes urrejtjes, urrejtja ndalet përmes dashurisë, por më së shumti kjo ka mbetur si një relikë se sa një realitet, aq më tepër mes nësh shqiptarëve që më kujton vargjet e një poeti popullor shqiptar që shkruan “Përjetësisht në urrejtje i bashkuar,/ Çuditërisht në dashuri i ndarë!”
Unë djali i antifashistit përballë fashizmit të ministrit të Jashtëm grek
Shqiptarët e Çamërisë kërkojnë respektimin e të drejtave të njeriut nga Greqia/
Nga Hyqmet Zane/
“Nëse flasim për të drejtat e njeriut, çdo vend përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara kanë vend për përmirësim.”, është shprehur Sekretari i Shtetit, John Kerry, duke lënë të hapur mendimin se si mund të përmirësohen të drejtat e njeriut në rajonin tonë të Ballkanit, kru hapur dhe në mënyrën më shantazhuese minitri i fundit grek i punëve të jashtme, akuzoi në mënyrë fashiste popullatën çame si “kriminelë”. A mund të flitet për të drejtat e njeriut përballë një gjuhe të tillë që të kujton modelet e kriminelëve të genocideve antinjerëzore. Do të doja t’i drejtohesha këtij burri shteti të Shteteve të Bashkuara, John Kerry, kur dëgjon një ministër të jashtëm të një qeverie të NATO-s që flet ndaj një popullate që gjtiashtu janë në NATO, se si do të ndjehej dhe si do i përgjigjej. E pyes zotërinë e tij, a quhem fashist e kriminel unë djali i një ish të internuari në kampet e shfarosjes masive në Dakao të Gjermanisë si antifashist apo ministri I jashtëm grek është një fashuist i kohëve moderne që kërkon të vrasë si kriminelët një popullatë të tërë të pafajshme edhe pas 71 vjetësh?
Është kjo arsyeja që bëj prezent një problem që ka lidhje me familjen time, po aq sa edhe me mijëra çamë të tjerë në Shqipëri, në Greqi, në SHBA, në Turqi, në Itali e në çdo vend tjetër ku shkuan shqiptarët e Çamërisë dhe që kërkon mendimin e një përfaqësuesi të një shteti që në themelet e tij ka liritë dhe të drejtat e njeriut dhe që ka ngritur një shtet të vërtetë demokratik, shembull botëror.
Si kudo tjetër në Europë e në veçanërisht në rajonin e Ballkanit po ndjekim me vëmendje realitetet e pazakonta që po ndodhin në Greqi dhe mënyrën e reagimit të qeveritarëve dhe qytetarëve grekë që hapur po flet për një lloj abuzimi të gjatë me paratë e taksapaguesve europianë, por që askush nuk i ka cilësuar hajdutë dhe aq më tepër kriminelë e të tjera.dystandartizimi i sjelljes së qeveritarëve grekë me fqinjët dhe me europianët është një sjellje që buron nga klashtësia e një popullate që ekzistencëne vet e ka mbështetur tek abuzimi me fqinjët e me të tjerët.
Përdorimi i kartës antishqiptare për ekstremizëm dhe fashizëm që përdori ministri i jashtëm i Athinës zyrtare këto ditë, është hapur një shantazh, veçanërisht për çamët, si vazhdim i genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë në forma të tjera, por në thelb agresiv dhe antidemokratik. Fjalori i përdorur në mënyrë të herëpaskershme edhe nga përfaqësuesit e qeverisë greke ndaj shtetit shqiptar në tërësi dhe veçanërisht ndaj nënkryetarit të zgjedhur të parlamentit shqiptar, njehërazi kryetar i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, është një arsye më shumë për të thënë se ata që i fryjnë urave të zjarrit të nacionalizmit ekstrem me tone fashiste, ata janë grekët. Kështu kanë qenë jetë e mot me shqiptarët.
Me gjithë tendencën tolerante të manifestuar gjatë gjithë kohës së bashkëjetesës me grekët nga ana e çamëve, vlen për të thënë se diplomacia greke e përdor helenizimin si shpatë antishqiptare dhe antiçame duke rrëzuar çdo mirëkuptim për të realizuar kërkesat e fqinjësisë dhe miqësisë që janë nënshkruar në traktate të ndryshme bilaterale.
Le të kthehemi tek realitetet që përjetojmë here pas here në rajonin tonë të Ballkanit.
Lajmin e para do kohësh se Greqia po i kërkon qeverisë gjermane dëmshpërblimin për të vrarët e Luftës II Botërore, është një fakt dhe një e drejtë e tyre në mbrojtje të jetës së shtetasve të vet. Edhe pse këtë e kushtëzon me borxhet që shteti Gjerman i ka dhënë Greqisë, përsëri them se shtë një çështje e tyre dhe deri këtu nuk kam asnjë koment, mejgihtëse rrjedha e ngjarjeve mori atë drejtim që është tragjike për një shtet dhe një popull të tërë.
Ajo që më shqetëson mua si shtetas shqiptar është fakti se unë jam djali i një ish të internuari në kampin famëkeq të shfarosjes në masë në Dakao të Gjermanisë. Babai im i ndjeri, Nuri Emin Zane, shtetas grek me kombësi shqiptare nga Filati i Çamërisë, u kap në Janinë në fund të marsit 1944 dhe, më pas, u internua dhe u kthye në atdhe në fund të gushtit 1945. U kthye të shkonte në shtëpinë e tij në Filat të Çamërisë në Greqi, por nuk u lejua nga autoritetet greke me pretekstin se popullsia çame ishte përzënë nga shtëpitë e tyre sepse ishin bashkëpunëtorë me gjermanët gjatë kohës së Luftës !?!?
Me gjithë absurdin që kuptohet, se im atë ishte antinazifashist dhe përse nuk duhej lejuar të shkonte në shtëpinë e tij, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare, edhe im atë ka të drejtën të përfitojë nga reperacionet e luftës, ashtu si edhe disa pjesëtarë të komunitetit çam që gjithashtu ishin të internuar në këto kampe përqëndrimi si në Itali e në Gjermani, Osman Zenel Taka, Hajri Hasan Fetahu, Merzan Emin Jonuzi e të tjerë. Dy prej këtyre ish të internuarve, Nuri Emin Zane dhe Hajri Hasan Fetahu janë dekoruar më 2005 nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” me motivacionin “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të përhershëm për kontributin e dhënë në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, në Krahinën e Çamërisë dhe për rezistencën e vuajtjet, si i internuar në kampin e përqëndrimit të Dakaos”.
Do të doja të dija se si i mendojnë këto realitete tashmë pas 71 vjetësh personalitetet e larta të SHBA, por edhe atyre europianë që si do të ndjehen kur dëgjojnë një ministër të jashtëm partner të tyre që akuzon kriminel e fashit edhe antifashistët. Se mosgjetja e asnjëp prgjigje për ministrin e jashtëm grek nga zyrtarët e lartë të qeverisë shqitpare, por as nga analistë dhe mëdiat që vetëm e dhanë, nuk ka asnjë notë proteste për atë fjalor antidemokratik që nuk i ndihmon fqinjësisë në një rajon si Ballkani.
Ndoshta do të pyesni se cili është motivi që ju drejtohem këtyre perosnlaiteteve ndërkombëtarë. Po, e vërtetë! Kanë kaluar 70 vjet nga përfundimi i Luftës II Botërore dhe grekët kujtohen që të kërkojnë dëmshpërblime, ndërsa detyrimet që grekët kanë ndaj shtetasve shqiptarë, jo vetëm atyre të Çamërisë, ata kërkojnë t’i mohojnë. Bile shkojnë deri aty sa nuk na lejojnë në kufi për të vizituar shtëpitë tona, në një kohë kur pronat e shqiptarëve janë të mbetura pa të zotët e tyre. Shumë prej shqiptarëve që kanë jetuar në Greqi, me shtetësi greke dhe kombësi shqiptare, janë sot shtetas amerikanë, të cilët gjithashtu janë të mohuar për të kërkuar pasuritë e tyre. Për hir të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës njerëzore, unë kërkoj në mënyrë miqësore gjithë këtyre peronaliteteve që vajtojnë krimet e genocidit në Sebrenicë për të më krijuar mundësinë që edhe pjestarët e komunitetit çam që luftuan në Luftën II Botërore të jenë pjesë e vlerësimit objektiv, ashtu siç Greqia kërkon për shtetasit e vet.
Tashmë kaluan edhe 71 vjet nga ai genocid antishqiptar dhe antinjerëzor që grekët u bënën banorëve të Çamërisë pas atij 27 qershori 1944. Të gjithë, edhe shtetarët, edhe qeveriatërt, edhe diplomatët e huaj në Tiranë, edhe vetë ndërkombëtarët amerikanë dhe europianë janë të mirëinformuar dhe kjo është një çështje edhe drejtësie për një shtet si Shtetet e Bahskuara dhe vetë Europa që ka hetuur gjatë jo më për shkeljen flagrante të tëd rejtave të njeriut, por që është një genocid i pastër dhe që nuk konfirmohet, aq më tepër që ka edhe një Rezolutë të miratuar nga Parlamenti Shqiptar për këtë çështje. Ata dinë shumë e shumë ngjarje të tjera që kanë ndodhur në këtë vend, por mosndëshkimi i një qëdnrimi kriminal i një shteti që sillet me shumë standarte të ndryshme në raportet me shqiptarët, aq më tepër me një shtet që është pejsë e NATO-s, krijon precedentët e këqij të sjelles së përhershme të një shteti të ashtuquajtur demokratik me një shtet që kërkon ndërtimin e demokracisë.
Në praktikën e qëndrimeve që ka mbajtur shteti amerikan ndaj padrejtësive, genocideve dhe terrorizmit, e gjej të udhës të di se cili do të jetë qëndrimi i ambasadorit amerikan të sotëm si përfaqsues i këtij shteti të se drejtës të gjej të vërtetën e moslejimit dhe mos respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut nga një shtet që më dhunon prej 71 vjetësh.
Ndihma ndërkombëtare është një vlerë jo vetëm për mua peesonalisht dhe familjen time si antifashiste që akuzohem sot në 2015 si “kriminel” , por edhe për të gjithë komunitetin çam që ndodhet në Shqipëri, të cilëve u janë mohuar dhënia e të drejtave njerëzore, u janë mohuar rikthimi në vendlindjen dhe vendbanimin e tyre si dhe u janë mohuar të gjitha të drejtat shtetërore sipas kartave ndërkombëtare nga Greqia që gjithnjë pretendon për minoritetin e saj në Shqipëri. Ky minoritet as nuk është dhunuar (dhe jo më të bëhet fjalë për genocid), as nuk është dëbuar nga tokat që u kanë zaptuar vendasve shqiptarë dhe që u janë dhënë të gjitha të drejtat dhe liritë njerëzore në Shqipëri. Për këto fakte kam shkuar shumë, kam edhe një libër të botuar për genocidin greko-serb ndaj shqiptarëve në një shekull.
Çamët ishin dhe mbeten pjesë e antifashizmit ndërkombëtar
Antifashistët e Çamërisë në kampet e përqëndrimit në Itali e Gjermani./
Nga Hyqmet Zane/*
Reagimet zyrtare greke në lidnje me komunitetin çam pas vizitës së presidentit të turqisë Erdogan, i cili takoi drejtues të PDIU, kanë krijuar një tendsion mes dy shteteve si pjesë e strategjisë së tensioneve që ka prodhuar në 103 vjet me rradhë shteti helen. Qëndrimet e fundit janë të njohura për shqiptarët në tërësi dhe vetë komunitetit çam në veçanti që për 71 vjet ka vuajtur pasojat e një genocidi antinjerëzor dhe antishqiptar njëkohësisht nga segmentet shoviniste greke, edhe pse zyrtarisht dhe faktikisht janë provuar qëndrimet anti nazifashiste të shqitparëve të Çamërisë në Luftën II Botërore.
Kam mendimin se librat e shkruara për historinë e Luftës II Botërore kanë një mangësi të theksuar në saktësimin e të vërtetave kur vjen fjala për kontruibutin e komunitetit çam në krah të antifashizmit botëror. Nuk pretendoj se i kam shfletuar të gjitha librat historikë, por kam të drejtën të them se, sa herë që Athina zyrtare ka akuzuar haptazi komunitetin çam si “bashkëpunëtorë me nazifashizmin”, qëndrimet e Tiranës zyrtare kanë qenë të vakëta ose aspak të dukshme. Në këto 24 vjet të historisë së demokracisë shqiptare nuk kam dëgjuar një herë një zyrtar politik që të mbajë një qëndrim të prerë dhe me fakte të protagonizmit të çamëve në krahun e antifashizmit gjatë Luftës II Botërore.
Kur e pohoj një gjë të tillë, kam parasysh se vetëm Presidenti Alfred Moisiu ka bërë aktin vendimtar kur ka dekoruar pjesëtarë të komunitetit çam që kanë qenë të internuar në kampet e përqëndrimit dhe të shfarosjes në masë në Itali e Gjermani me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”. Ka qenë viti 2005 kur në Elbasan dhe në Vlorë janë dekoruar dy pjestarë të këtij komuniteti si ish të internuar në këto kampe famëkëqinj. Motivimi i këtyre dekorimeve ka qenë i tillë “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të përhershëm për kontributin e dhënë në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, në Krahinën e Çamërisë dhe për rezistencën e vuajtjet, si i internuar në kampin e përqëndrimit të Dakaos”.
Ndërkohë që ka edhe të tjerë pjestarë që kanë qenë në këto kampe dhe ata kanë emër dhe mbiemër, kanë trashëgimtarët e tyre legjitimë dhe që janë simbol i një flamuri për tu thënë grekëve nacionalistë ekstrem se komuniteti çam që u shpërngul me dhunë dhe vrasje nga trojet etnike nuk kishte asnjë lidhje me nazifashizmin dhe e gjithë paranoja e ngritur nga zyrtarëte Athinës është një artificialitet për të justifikuar genocidin e sprastrimit etnik shqiptar nga Çamëria si një terrizëm shtetëror.
Ndoshta një president apo një kryeministër, një diplomat apo politikan i sotëm do të duhej që në këtë jubile të 70 vjetorit të fitores mbi nazifashizmin të pohonte me plot gojën emrat e heronjve dhe dëshmorëve nga Çamëria, si emrat e atyre burrave që u internuan si antifashistë në Itali e Gjermani. Dhe këtë nuk do ta bëjnë në emër të interesave të komunitetit çam apo të përfaqësuesve të PDIU, por në emër të drejtësisë dhe kontributeve që kanë dhënë çamët si antifashistë në një luftë botërore. Është një rast komod për ta pohuar një fakt të tillë si një e vërtetë historike e shkruar me gjakun e Heroit të Popullit Ali Demi nga Filati, vrarë në Kaninë të Vlorës, Bido Sejko nga Filati i vrarë në Konispol. Daut Rakipi nga Koska, Ethem Yzeiri nga Vërsela, Hysen Pasho, i biri i Vejselit nga Galbaqi, i vrarë në Qeramicë në përpjekje me bandat e Napoleon Zervës, i inkuadruar në
batalionin “Ali Demi”, Fahri Jasini nga Varfanji, Shaban Hamiti nga Grikohori.
Sipas një studimi të historianit të mirënjohur Ibrahim D. Hoxha, ai shkruan “Për çlirimin kombëtar u flijuan anë e kënd truallit shqiptar, madje edhe më përtej, në Mal të Zi e Bosnjë, mbi 100 e ca djem nga më trimat e Çamërisë. Emrat dhe jetën e tyre i kam pasqyruar në “Enciklopedi Jugshqiptare”, Volumi I e II, nga e cila po përmend vetëm disa nga të rënët e çetave dhe batatalionit të lavdishëm, “Çamëria” si edhe të brigadave I, II. III. V, VI, VII, VIII, XII etj.
Abedin Haki Musa Sejkua (1900-1944) nga Filati, ish-luftëtar i batalionit “Çamëria” e në vijim zv.Komandant i batalionit “Naim Frashëri”, Brigada VI Sulmuese. Vrarë mbi fshatin Dishat më 22 apo 23 qershor.
Ferik Islam Çaçani (1918-1943) nga Janjari, partizan i batalionit “Çamëria”, vrarë më 15 shtator në malin Nartë gjatë përballjes së njësisë naziste.
Hadif Nezir Veliu, (1924-1943) nga Shalësi, partizan i batalionit “Çamëria”, vrarë më 28 shtator në Konispol gjatë mbrojtjes së qytetit nga sulmuesit nazistë.
Halil Azem Munga nga Markati (1923-1943), batalioni “Çamëria”, vrarë në Qafë të Likojanit më 15 shtator gjatë përballjes me sulmuesit nazistë.
Husejn Muharrem Veliu, (1912-1943) nga Konispoli, partizan i batalionit “Çamëria”, vrarë më 28 shtator në faqen malore paksa mbi Konispol gjatë përballjes me njësinë mësymëse naziste.
Ibrahim Vejsel Abdullahu (1915-1944) nga Galbaqi, partizan i batalionit 4-rt, regjimenti i 15-të ELLAS-it, vrarë në Mallun më 18 korrik gjatë përleshjes me zervistët.
Ibrahim Vejsel Halluni, (1919-1944) nga Filati. Partizan i renditur në batalionin 4-rt të regjimentit 15-të ELLAS-it. U vra më 13 korrik në Mallun, gjatë luftimeve kundër EOEAS-itëve të N. Zervës.
Muharrem Murteza Abdullahu nga Spatari (1910-1944), pjestar I bat. IV, regj. 15 ELLAS-it, vrarë në Mallùn në korrik, gjatë përleshjes me zervistët.
Nail Lutfi Tana, (1925-1944) nga Luarati, partizan i batalionit të I-rë të Grupit 4-rt, vrarë më 26 gusht në Konispol gjatë luftimit kundër nazistëve.
Selman Izet Kushi nga Spatari, ndërlidhës ndërmjet njësive ushtarake Nascionanalçlirimtare shqiptare dhe atyre ELLAS-ite. Vrarë në vendlindje gjatë përplasjes me zervistët.
Telha Ali Plaku, (1915-1943) nga Konispoli, batalioni “Çamëria”, vrarë në Konispol më 28 shtator gjatë përleshjes me mësymësit nazistë.
Veliko Musli Rexhua, (1924-1944) nga Markati, komisar kompanie i batalioni “Çamëria”, vrarë më 21 korrik në Delvinë gjatë sulmit të grupit 4-rt kundër përqëndrimit nazist.
Zihni Ilmaz Sheqiri, (1925-1943) nga Shqefari, partizan i batalioni “Çamëria”, njësia luftarake konispolite, vrarë më 28 shtator në faqen malore mbi Konispol gjatë kacafytjes me njësinë mësymëse naziste.
Zuhdi Zequa, (1923-1945) nga Çamëria, N/Toger, komandant toge në batalionin e I-rë, të brigadës I-rë Sulmuese, vrarë në Kelmend.
Nuk mund të harrohen në këtë listë 55 dëshmorët e luftës së Konispolit që mund të thuhet se ishte lufta e vërtetë e asaj kohe ndaj gjermanëve. Po aq sa nuk mund të harrohen të gjithë ata bij të Çamërisë që u inkuadruan në batalionet dhe brigadat partizane dhe luftuan me atë trimëri që merituan dekorime dhe vlerësime të mëdha.
Por le të kthehemi tek ata që kanë qenë të interuar në kampet e përqëndrimit në Itali e Gjermani që pothuajse nuk përmenden asnjëherë si bij të Çamërisë dhe kontribues në Luftën II Botërore. Dhe jo vetëm kaq. Këta njerëz që sakrifikuan jetën e tyre për antifashizmin nuk kanë marrë asnjë pension apo shpërblim lufte, por as edhe nga ato dekoratat që shpërndan Putini i Rusisë, sepse vendi i tyre i origjinës nuk është kujtuar ndonjëherë jo thjesht t’i dekorojë, por as Greqia, ku këta burra kanë qenë shtetas grekë me orgjinë shqiptare nuk i përmend, por edhe familjet e tyre i ka persekutuar dhe i ka ngatërruar me bashkëpunëtorët me nazizmin siç kërkon të cilësojë çamët.
Në këtë kuptim, lind pyetja se drejtësia europiane që është kaq shumë e ndjeshme për një fjalë që tha kryeministri për bashkimin e trojeve shqiptare të Shqipërisë me Kosovën, as që i bëhet vonë se këta bij të Çamërisë që ishin antifashistë sublim, persekutohen nga një shtet i ashtuquajturi demokratik që shkel çdo parim të së drejtës ndërkombëtare.
Antifashistët e Çamërisë në kampet e përqindrimit në Itali e Gjermani.
Nuri Emin Zane, nga Filati i Çamërisë i datëlindjes 20 nëntor 1913 dhe ka vdekur më 04 nëntor 1988 në Elbasan-Shqipëri, internuar në Mat’hausen e më pas në Dakao e në Mynih. Kthehet nga internimi në gusht 1945 në Janinë dhe nuk lejohet të shkojë në shtëpinë e tij në Filat se i thanë që i kemi përzënë çamët, ndaj erdhi në Shqipëri, ku gjeti familjen. Edhe si antifashist nuk u lejua të jetonte në shtëpinë e babait dhe gjyshërve të tij braz pas brezi.
Hajri Hasan Fetahu, lindi në Grikohor të Çamërisë në vitin 1918 dhe vdiq në Vlorë më 1977. U internua nga italianët në vitin 1941 në Rexho-Emilia të Italisë, më pas në Gajel dhe pas rënies së Italisë u internua edhe nga gjermanët në Dakao të Gjermanisë. U kthye gjallë fatmirësisht, por nuk u lejua të shkonte në shtëpinë e tij në Çamëri, edhe pse ishte antifashist.
Mezan Emin Jonuzi, lindur me 30 qershor 1910 në Varfanj të Gumenicës në Çamëri të Greqisë, që ka vdekur më 4 shkurt 1963 në Durrës-Shqipëri. Ka qenë i internuar në Itali e më pas në Gjermani. U kthye nga internimi dhe nuk u lejua të shkonte në vendin e lindjes së tij edhe pse ishte antifashist.
Osman Zenel Taka, lindur në Filat të Çamërisë më 1918 në Filat dhe ka vdekur 02 nëntor 1982 në Lushnje. Ka qenë internuar në zonën e Brindizit në Itali, pasi i kishin grumbulluar në Levan të Fierit në qershor të vitit 1941 dhe më pas kaloi në Dakao të Gjermanisë në vitin 1943 deri në kapitullimin e Gjermanisë dhe mbarimin e Luftës II Botërore.
Bejaz Muhamet Muho mga Arpica ka qenë internuar në Mat’hauzen që jetoi e vdiq në Sukth.
Janë edhe të tjerë që vdiqën në këto kampe por për arsyet e shpërnguljes dhe shuarjeve të familjeve çame kanë mbetur anonimë edhe për shkak të peripecive që kaloi komuniteti çam në vitet e para të shpërnguljes. Por ajo që vlen të përmendet sot pas 70 vjetësh të mbarimit të Luftës II Botërore është tërheqja e vëmendjes ndaj atij që njihet si Komiteti i Veteranëve të Luftës apo OBVL që të evidentojë tërësisht këto fakte historike dhe të promovohen si dëshmi autentike të të vërtetave historike.
Si një fjalë goje dhe si një mashtrim historik, grekët dhe Athina zyrtare kërkonë të mohojnë deri edhe vetë Çamërinë apo komunitetin çam që jetoi në këtë tokë, por edhe të mohojnë luftën e partizanëve dhe nacionalistëve që e donin vendin e tyre dhe e mbrojtën atë me pushkë në dorë dhe ku ranë dëshmorë dhe mbetën në memorien e kombit dhe që nuk mund të ketë Europë apo Greqi që të hedhë baltë apo të mohojë të drejtat e popujve sado të vegjël qofshin ata kur mbi ta kanë ushtruar genocide antinjerëzore si ndaj shqiptarëve të Çamërisë.(* E dergoi per Diellin Mustafa Xhepa)