Shqiptarët e Çamërisë kërkojnë respektimin e të drejtave të njeriut nga Greqia/
Nga Hyqmet Zane/
“Nëse flasim për të drejtat e njeriut, çdo vend përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara kanë vend për përmirësim.”, është shprehur Sekretari i Shtetit, John Kerry, duke lënë të hapur mendimin se si mund të përmirësohen të drejtat e njeriut në rajonin tonë të Ballkanit, kru hapur dhe në mënyrën më shantazhuese minitri i fundit grek i punëve të jashtme, akuzoi në mënyrë fashiste popullatën çame si “kriminelë”. A mund të flitet për të drejtat e njeriut përballë një gjuhe të tillë që të kujton modelet e kriminelëve të genocideve antinjerëzore. Do të doja t’i drejtohesha këtij burri shteti të Shteteve të Bashkuara, John Kerry, kur dëgjon një ministër të jashtëm të një qeverie të NATO-s që flet ndaj një popullate që gjtiashtu janë në NATO, se si do të ndjehej dhe si do i përgjigjej. E pyes zotërinë e tij, a quhem fashist e kriminel unë djali i një ish të internuari në kampet e shfarosjes masive në Dakao të Gjermanisë si antifashist apo ministri I jashtëm grek është një fashuist i kohëve moderne që kërkon të vrasë si kriminelët një popullatë të tërë të pafajshme edhe pas 71 vjetësh?
Është kjo arsyeja që bëj prezent një problem që ka lidhje me familjen time, po aq sa edhe me mijëra çamë të tjerë në Shqipëri, në Greqi, në SHBA, në Turqi, në Itali e në çdo vend tjetër ku shkuan shqiptarët e Çamërisë dhe që kërkon mendimin e një përfaqësuesi të një shteti që në themelet e tij ka liritë dhe të drejtat e njeriut dhe që ka ngritur një shtet të vërtetë demokratik, shembull botëror.
Si kudo tjetër në Europë e në veçanërisht në rajonin e Ballkanit po ndjekim me vëmendje realitetet e pazakonta që po ndodhin në Greqi dhe mënyrën e reagimit të qeveritarëve dhe qytetarëve grekë që hapur po flet për një lloj abuzimi të gjatë me paratë e taksapaguesve europianë, por që askush nuk i ka cilësuar hajdutë dhe aq më tepër kriminelë e të tjera.dystandartizimi i sjelljes së qeveritarëve grekë me fqinjët dhe me europianët është një sjellje që buron nga klashtësia e një popullate që ekzistencëne vet e ka mbështetur tek abuzimi me fqinjët e me të tjerët.
Përdorimi i kartës antishqiptare për ekstremizëm dhe fashizëm që përdori ministri i jashtëm i Athinës zyrtare këto ditë, është hapur një shantazh, veçanërisht për çamët, si vazhdim i genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë në forma të tjera, por në thelb agresiv dhe antidemokratik. Fjalori i përdorur në mënyrë të herëpaskershme edhe nga përfaqësuesit e qeverisë greke ndaj shtetit shqiptar në tërësi dhe veçanërisht ndaj nënkryetarit të zgjedhur të parlamentit shqiptar, njehërazi kryetar i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, është një arsye më shumë për të thënë se ata që i fryjnë urave të zjarrit të nacionalizmit ekstrem me tone fashiste, ata janë grekët. Kështu kanë qenë jetë e mot me shqiptarët.
Me gjithë tendencën tolerante të manifestuar gjatë gjithë kohës së bashkëjetesës me grekët nga ana e çamëve, vlen për të thënë se diplomacia greke e përdor helenizimin si shpatë antishqiptare dhe antiçame duke rrëzuar çdo mirëkuptim për të realizuar kërkesat e fqinjësisë dhe miqësisë që janë nënshkruar në traktate të ndryshme bilaterale.
Le të kthehemi tek realitetet që përjetojmë here pas here në rajonin tonë të Ballkanit.
Lajmin e para do kohësh se Greqia po i kërkon qeverisë gjermane dëmshpërblimin për të vrarët e Luftës II Botërore, është një fakt dhe një e drejtë e tyre në mbrojtje të jetës së shtetasve të vet. Edhe pse këtë e kushtëzon me borxhet që shteti Gjerman i ka dhënë Greqisë, përsëri them se shtë një çështje e tyre dhe deri këtu nuk kam asnjë koment, mejgihtëse rrjedha e ngjarjeve mori atë drejtim që është tragjike për një shtet dhe një popull të tërë.
Ajo që më shqetëson mua si shtetas shqiptar është fakti se unë jam djali i një ish të internuari në kampin famëkeq të shfarosjes në masë në Dakao të Gjermanisë. Babai im i ndjeri, Nuri Emin Zane, shtetas grek me kombësi shqiptare nga Filati i Çamërisë, u kap në Janinë në fund të marsit 1944 dhe, më pas, u internua dhe u kthye në atdhe në fund të gushtit 1945. U kthye të shkonte në shtëpinë e tij në Filat të Çamërisë në Greqi, por nuk u lejua nga autoritetet greke me pretekstin se popullsia çame ishte përzënë nga shtëpitë e tyre sepse ishin bashkëpunëtorë me gjermanët gjatë kohës së Luftës !?!?
Me gjithë absurdin që kuptohet, se im atë ishte antinazifashist dhe përse nuk duhej lejuar të shkonte në shtëpinë e tij, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare, edhe im atë ka të drejtën të përfitojë nga reperacionet e luftës, ashtu si edhe disa pjesëtarë të komunitetit çam që gjithashtu ishin të internuar në këto kampe përqëndrimi si në Itali e në Gjermani, Osman Zenel Taka, Hajri Hasan Fetahu, Merzan Emin Jonuzi e të tjerë. Dy prej këtyre ish të internuarve, Nuri Emin Zane dhe Hajri Hasan Fetahu janë dekoruar më 2005 nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” me motivacionin “Në shenjë vlerësimi të lartë dhe respekti të përhershëm për kontributin e dhënë në luftë kundër pushtuesve nazifashistë, në Krahinën e Çamërisë dhe për rezistencën e vuajtjet, si i internuar në kampin e përqëndrimit të Dakaos”.
Do të doja të dija se si i mendojnë këto realitete tashmë pas 71 vjetësh personalitetet e larta të SHBA, por edhe atyre europianë që si do të ndjehen kur dëgjojnë një ministër të jashtëm partner të tyre që akuzon kriminel e fashit edhe antifashistët. Se mosgjetja e asnjëp prgjigje për ministrin e jashtëm grek nga zyrtarët e lartë të qeverisë shqitpare, por as nga analistë dhe mëdiat që vetëm e dhanë, nuk ka asnjë notë proteste për atë fjalor antidemokratik që nuk i ndihmon fqinjësisë në një rajon si Ballkani.
Ndoshta do të pyesni se cili është motivi që ju drejtohem këtyre perosnlaiteteve ndërkombëtarë. Po, e vërtetë! Kanë kaluar 70 vjet nga përfundimi i Luftës II Botërore dhe grekët kujtohen që të kërkojnë dëmshpërblime, ndërsa detyrimet që grekët kanë ndaj shtetasve shqiptarë, jo vetëm atyre të Çamërisë, ata kërkojnë t’i mohojnë. Bile shkojnë deri aty sa nuk na lejojnë në kufi për të vizituar shtëpitë tona, në një kohë kur pronat e shqiptarëve janë të mbetura pa të zotët e tyre. Shumë prej shqiptarëve që kanë jetuar në Greqi, me shtetësi greke dhe kombësi shqiptare, janë sot shtetas amerikanë, të cilët gjithashtu janë të mohuar për të kërkuar pasuritë e tyre. Për hir të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës njerëzore, unë kërkoj në mënyrë miqësore gjithë këtyre peronaliteteve që vajtojnë krimet e genocidit në Sebrenicë për të më krijuar mundësinë që edhe pjestarët e komunitetit çam që luftuan në Luftën II Botërore të jenë pjesë e vlerësimit objektiv, ashtu siç Greqia kërkon për shtetasit e vet.
Tashmë kaluan edhe 71 vjet nga ai genocid antishqiptar dhe antinjerëzor që grekët u bënën banorëve të Çamërisë pas atij 27 qershori 1944. Të gjithë, edhe shtetarët, edhe qeveriatërt, edhe diplomatët e huaj në Tiranë, edhe vetë ndërkombëtarët amerikanë dhe europianë janë të mirëinformuar dhe kjo është një çështje edhe drejtësie për një shtet si Shtetet e Bahskuara dhe vetë Europa që ka hetuur gjatë jo më për shkeljen flagrante të tëd rejtave të njeriut, por që është një genocid i pastër dhe që nuk konfirmohet, aq më tepër që ka edhe një Rezolutë të miratuar nga Parlamenti Shqiptar për këtë çështje. Ata dinë shumë e shumë ngjarje të tjera që kanë ndodhur në këtë vend, por mosndëshkimi i një qëdnrimi kriminal i një shteti që sillet me shumë standarte të ndryshme në raportet me shqiptarët, aq më tepër me një shtet që është pejsë e NATO-s, krijon precedentët e këqij të sjelles së përhershme të një shteti të ashtuquajtur demokratik me një shtet që kërkon ndërtimin e demokracisë.
Në praktikën e qëndrimeve që ka mbajtur shteti amerikan ndaj padrejtësive, genocideve dhe terrorizmit, e gjej të udhës të di se cili do të jetë qëndrimi i ambasadorit amerikan të sotëm si përfaqsues i këtij shteti të se drejtës të gjej të vërtetën e moslejimit dhe mos respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut nga një shtet që më dhunon prej 71 vjetësh.
Ndihma ndërkombëtare është një vlerë jo vetëm për mua peesonalisht dhe familjen time si antifashiste që akuzohem sot në 2015 si “kriminel” , por edhe për të gjithë komunitetin çam që ndodhet në Shqipëri, të cilëve u janë mohuar dhënia e të drejtave njerëzore, u janë mohuar rikthimi në vendlindjen dhe vendbanimin e tyre si dhe u janë mohuar të gjitha të drejtat shtetërore sipas kartave ndërkombëtare nga Greqia që gjithnjë pretendon për minoritetin e saj në Shqipëri. Ky minoritet as nuk është dhunuar (dhe jo më të bëhet fjalë për genocid), as nuk është dëbuar nga tokat që u kanë zaptuar vendasve shqiptarë dhe që u janë dhënë të gjitha të drejtat dhe liritë njerëzore në Shqipëri. Për këto fakte kam shkuar shumë, kam edhe një libër të botuar për genocidin greko-serb ndaj shqiptarëve në një shekull.