• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Albania has long been a mystery to the West

June 15, 2015 by dgreca

By Harry Eyres /

I always thought the extremely ancient, shaggy, white-haired character in the long-running TV series The Wombles was misnamed: he should have been Great-Uncle Albania, not Great-Uncle Bulgaria. Bulgaria, after all, is relatively staid; it is even a member of the EU.

Albania is the truly wild and woolly European nation: Edward Gibbon called it “a country within sight of Italy less known than the interior of America”. Completely closed for decades during the paranoid dictatorship of Enver Hoxha, Albania has been opening up for a while, but still seems to receive less attention than it deserves.

A couple of stylish gestures have recently made the news: four Albanian religious leaders, Catholic, Orthodox, Muslim and Bektashi, marched hand in hand in Paris on 11 January in support of the victims of the Charlie Hebdo massacre; at the same march their prime minister Edi Rama sported a tricolour of blue, white and red pencils in his breast pocket, defending both freedom of speech (he is a writer) and supporting the wounded Republic.

I must admit that my interest in the Albanian-British Festival of Culture in London and Anglo-Albanian relations more generally, has personal or familial roots: my great-grandfather was the first British ambassador to Albania in the 1920s and maintained close ties with the country until his death in 1944.

He was not the only Englishman of his generation, and earlier ones, to have a strong and, perhaps, rather romantic interest in a country stuck in a mysterious warp of time, space, culture and religion.

The poet and artist Edward Lear spent several months visiting Albania and Macedonia in 1848 and published a beautiful and fascinating illustrated travel-diary, Journals of a Landscape Painter in the Balkans, in 1851. Lear and his work are celebrated in an exhibition at Europe House of paintings by the Albanian artist Bashkim Izano, inspired by Lear, which is the centrepiece of the Festival.

A certain romanticism informs the work of both painters but Izano’s is the more fantastical and surreal. In fact Izano’s large and quite gaudy oil paintings appear more influenced by Lear’s nonsense verse, and the accounts of his adventures in the Journals, than by his relatively conventional if exquisite landscapes.

Dervishes in tall hats dance or wrestle in mid-air, suspended above phantasmagorical landscapes that recall El Greco’s view of Toledo. Folklore is alluded to then subverted, especially in the painting in which a group of young girls divest themselves of heavy traditional garb.

Lear does mention “some few … very pretty” girls but the stronger connection is the dervishes: one night in a “pig-sty dormitory” Lear was kept awake by “a whirring, humming sound, followed by strange whizzings and mumblings”. These turned out to emanate from a dervish gyrating on the floor above.

Lear’s affection for and fascination with Albania shine through the pages of his journals. He loved the magnificent landscape, flora and fauna, and seems to have inspired affection and amusement among the people he met: his imitations of a train and steamboat reduce a young Turkish nobleman to helpless giggles. Izano returns the compliment, portraying Lear as a kind of English dervish, a tender hierophant of imaginary worlds.

Influenced by surrealism and the work of Chagall, Izano’s homage to Lear is free of the restrictions or prudery of Victorian England. Eroticism is more frank and does not have to be expressed obliquely, through the poignant impossibilities of the owl and the pussycat or the Yonghy-Bonghy-Bo. But if Izano has freed up Lear’s sexuality, Lear may have liberated Izano’s imagination.

The most distinguished contemporary manifestation of Anglo-Albanian relations is the work of the historian and polymath Sir Noel Malcolm. Malcolm’s interest in Albanian culture and history was intensified by the wars of the 1990s in the former Yugoslavia. He foresaw the attempted ethnic cleansing of Kosovo and dispelled bogus historical claims in Kosovo: A Short History.

His achievement in his latest book Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Sixteenth-Century Mediterranean World is to show how a distinctively Albanian strand is woven into the history of relations between Western European powers and the Ottoman empire; or to put it in his words, to see how “Albanians crop up everywhere”. The result is as fantastical as anything dreamt up by Lear or Izano.

Filed Under: Kulture Tagged With: a mystery, Albania has long been, to the West

The Royal Geographical Society: Shqipëria, një nga sekretet e pazbuluara të Europës

June 15, 2015 by dgreca

Nga Zina Tosku/- “Zbulo Shqipërinë” është cilësuar eventi i 18 qershorit ku një panel ekspertësh nga instituti prestigjoz britanik, The Royal Geographical, do të përcjellin njohuritë e brendshme për Shqipërinë, si një prej sekreteve të pazbuluara të Europës.Shqipëria rikthehet sërish në vëmendjen e Europës si një nga sekretet e pazbuluara, tanimë në qendër të vëmendjes së institutit “The Royal Geographical Society”.

Shqipëria ka diçka për të gjithë. Kështu e cilëson instituti “The Royal Geographical Society” Shqipërinë, duke sjellë në vëmendje terrenin e thyer alpin, metropolin, plazhet e pacënuara dhe rrënojat e lashta, si një nga sekretet e pazbuluara të Europës.

Sipas “The Royal Geographical Society”, ky vend i vogël i Ballkanit me një histori të gjatë izolimi si pasojë e një diktature të ashpër fillimisht ka provuar vështirësi ekonomike por tani kanë filluar të lëvizin gjërat për mirë në Shqipëri.

Një trashëgimi shumë e pasur e cila ka lënë shenjën e saj, me thesaret arkitektonike dhe arkeologjike, duke u përfshirë në UNESCO me Sitet e Trashëgimisë Botërore nga periudha osmane, veneciane, greko-romake dhe periudha bizantine. Eksploroni rrënojat e lashta, kodrat e fortifikimeve, kështjellat, monumentet, mozaikë dhe xhamitë.

Shqipëria ka një potencial të madh për aventurë si “Bjeshkët e Nemuna”, Alpet e thyera në veri dhe shfaqet si një nga destinacionet më të mira të Evropës për ngjitje në mal, rafting, etj.
Gjithashtu me mbi 300 km të bregdetit përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, Shqipëria krenohet me sofistikimin dhe shkëlqimin e rivierës së saj.

Në lidhje me besimin fetar, për Royal Geographical Society vlerëson se zyrtarisht Shqipëria është ateiste me një popullsi shumë të ndryshme, njerëz mikpritës dhe kuriozë.

Në zonat rurale jeta bujqësore duket se nuk ka ndryshuar në shekuj, por përparimi në qytete është i dukshëm.

Ashtu si gjërat fillojnë të ndryshojnë, Shqipëria në mënyrë të pashmangshme po nxiton të arrrijë të njëjtat standarde të pjesës tjetër të Evropës.
Tani është koha e përkryer për të vizituar Shqipërinë, ajo që është aktualisht një oaz me pamje natyrore e mikpritje miqësore.

Një mbrëmje dedikuar Shqipërisë, do të jetë ajo e 18 qershorit, ku për herë të parë udhëtarët do të kenë mundësi të marrin informacione dhe të bëjnë pyetje rreth Shqipërisë

Filed Under: Kulture Tagged With: “The Royal Geographical Society”, e pazbuluar, Shqiperia turistike

Një promovim mbresëlënës në Akademinë e Shkencave

June 15, 2015 by dgreca

Nga Albert Z. ZHOLI/

Më datën 13.06.2015, ( e shtunë) në sallën Aleks Buda, Akademia e Shkencave, ora 11-00, Shoqata Atdhetare “Labëria”, organizoi promovimin e librit publicistik “ILIRIA, Atdheu i parë i shqiptarëve” të autorit Harallamb Kota ku diskutuan 9 Profesorë. Në këtë promovim, ku kishte më shumë se 100 pjesmarrës, ajo që u vu re ishte se, të gjithë ishin në një mendim se, libri me karakter patriotic  i mungon shumë librarive shqiptare. Në këtë takim tepër mbreslënës e morën fjalën,  Prof. Ago Nezha, Prof. Hysen Kordha, Prof. Sulejman Muça, Prof. Bardhosh Gaçe, Prof. Bernnard Zotaj, Prof.Kastriot Bezati, Prof. Zaho Golemi, Bashkim Qeli.Në fjalën e tij Prof, Bernard Zotaj theksoi: Përshendetje “Mik i Labërisë”, zoti Harallamb!Paraqitja para lexuesit me librin “Iliria – Atdheu i parë i Shqiptarëve”, prej Jush, më bën të vë në dukje që në fillim kontributin Tuaj modest për të rritur ndjenjën kombëtare, e cila duhet të qëndrojë mbi çdo ndjenjë. Nga leximi i vëmendshëm i librit, Ju i përkushtoheni librave shqip, të cilat kanë vlera historike, letrare e filozofike e që shërbejnë: për të fiksuar të shkuarën dhe udhërrëfyes për të ardhmen. Ky është një veprim i mirë, me vlerë për opinionin e gjerë shoqëror. Nisur nga ky këndshikim unë kam besim se libri po mirëkuptohem nga lexuesi i gjerë, për mënyrën letrare të paraqitjes së historisë sonë. Ky libër përbën një hap cilësor në mënyrën e stilit të të shkruarit, analizës, renditjes historike të ngjarjeve. Leximi i tij të fut natyrshëm në labirinthe historike, në trajtesa, në fakte e në ngjarje, që edhe pse të njohura, të duket se i lexon për herë të parë. Libra të tillë, janë dëshmi e një pune të kujdesshme, për grumbullimin dhe studimin e detajuar, pasi ju Harallamb, merrni mbi vete përgjegjësi historike, për misionin e librave të këtij karakteri. Ju kini një karakteristikë të veçantë, në krijimtari, trajtimin e ngjarjeve me karakter patriotik. Duke prurë dokumente, e lini lexuesin të lirë në ngjarje, ne fakte, në histori, e për të dalë vet në përfundime. Autori, lexuesit nuk i vë detyrë imponimin e gjykimin e idesë së tij, por paraqitet bindës në idenë e të shkruarit, duke u ndjerë i lirë në vlerësim. Të themi drejtën sot, patriotizmi është venitur. Por libri që kemi në duar përpiqet të bëjë një gjë të tillë, të mbajë ngjallë këtë ndjenjë. Ai sjell fakte historike se Ilirët nuk u romanizuan, por ruajtën identitetin, kulturën dhe traditat duke trashëguara brez pas brezi, në vijimësinë e paraardhësve të tyre pellazgë. Ushtritë e kohës dëmtuan dhe prishën kështjella e vendbanime të panumërta të Ilirisë. Termat Ilirë apo Iliri, ende përdoren dhe sot për të treguar vendin dhe popullsinë e rajoneve të Ballkanit Perëndimor. Kjo mbijetesë tregon cilësitë dhe virtytet e larta morale të popullit tonë, që nëpër historitë e shekujve ka ditur të gjejnë rrugën e shpëtimit me dinjitet dhe fisnikëri. Ky është një libër modest në pamje, por i thellë në mendime sepse i përkushtohet patriotizmit, fjalës më të bukur, virtytit më të lartë, ndjenjës më të spikatur, për të cilën kanë shkruar në vijimësi poet, shkrimtar, shkencëtar, filozof, këngëtar, njerëz të thjeshtë, etj. Si një libër publicistik, aktualisht, është pjesë e gjithkujt, pjesë e realiteti ku secili përpiqet të vërë një gur në themelet e patriotizmin dhe të atdhedashurisë, më shumë se kurrë sot, në epokën e globalizimit botëror.

Tiranë, më 13 qershor 2015.

Filed Under: Kulture Tagged With: Akademine e Shkencave, Albert Z. Zholi, Harallam Kota, Iliria, promovohet ne

Kadetë Amerikanë dhe nënoficerë shqiptarë njohin kulturën dhe gjuhën e përbashkët

June 13, 2015 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/U zhvillua më datën 12 qershor, në Ministrinë e Mbrojtjes,  ceremonia e realizimit të programit tre javor për shkëmbimin kulturor dhe gjuhësor midis ushtarakëve të dy vendeve. Mori pjesë dhe Ambasadori i SHBA, Donald LU.

Në kuadër të planit të bashkëpunimit midis Forcave tona të Armatosura dhe Ushtrisë Amerikane, në Komandën e Doktrinave dhe Stërvitjes si dhe disa reparteve të FA, nga data 20 maj deri më 12 Qershor u realizua Programi i Shkëmbimit Kulturor dhe Gjuhësor i Përbashkët, i Kadetëve Amerikanë dhe ushtarakëve Shqiptarë. (CULP 2015). Ky program i vecantë ka tre vjet që zhvillohet në vendin tonë dhe bazohet në tre drejtime kryesore:-asistencë humanitare, trajnim i përbashkët ushtarak, si dhe trajnim i gjuhës angleze. Cdo vit në të janë përfshirë dhjetra ushtarakë shqiptarë dhe amerikanë, ndërsa sivjet rreth 23 kadetë amerikanë, (midis tyre dy shqiptaro-amerikanë) dhe 34 shqiptarë të njësive e reparteve të ndryshme të FA, të cilët për një periudhë afro dy mujore, ndoqën këtë program gjithpërfshirës. Programi i zhvilluar këtë vit, përfshiu dhënie asistence në zona e vende specifike të Shqipërisë, si jetimore, klinika, shkolla për fëmijet me aftësi të kufizuar; trajnime të përbashkëta ushtarake si dhe mësim të gjuhës angleze për terminologjinë profesionale ushtarake. Gjithashtu, një aspekt tjetër i këtij program ishte dhe shkëmbimi i njohurive kulturore dhe qasje drejt kulturës shqiptare, e cila u realizua nëpërmjet vizitave kulturore në vende te ndryshme  të Shqipërisë.  Përsa i përket  dhënies së asistencës humanitare, programi filloi me punën konkrete për përmirësimin dhe zbukurimin e godinës së Qëndrës Sociale për fëmijët romë ”Shtëpia e ngjyrave”, në Tiranë (ARSIS). Për këtë u punua konkretisht për sistemimin e ambjenteve të jashtme, lyerje fasadash dhe mjedise të brendshme, rregullime të brëndshme etj. Fillimisht në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, u zhvillua një takim i kadetëve amerikanë me SHSHPFA, Gjeneralmajor Jeronim Bazo. Në takim morën pjesë dhe drejtuesi i programit CULP 2015, N/kolonel Priester, Zv.shefi i Zyrës së ODC, Major Richard Kartcher, Komandanti i KDS, Kolonel Ruzhdi Kuçi, koordinatori për palën shqiptare, N/kolonel Behar Mara etj. Nëpërmjet një bashkëbisedimi tepër miqësor midis kadetëve amerikanë dhe Gjeneral Bazo-s, u dha një panoramë e përgjithshme me konceptin e arsimimit profesional ushtarak shqiptar, programin pilot, bashkëpunimin dypalësh midis Gardës së New Jersey dhe FA të RSh, rekrutimi i të rinjve në radhët e FARSH, lidhja e ushtrisë me shoqërinë civile etj. “Jam i privilegjuar të diskutoj me ju, tha gjeneral Bazo, të ndaj mendime e ide me ju, sikundër më vjen mirë e ndjehem krenar që në radhët tuaja ka dhe shqiptarë”. Drejtuesi i këtij programi, N/kololonel Priester, në këtë takim shprehu falenderimet e tij për mbështetjen e ofruar nga FA shqiptare në realizimin me sukses të këtij programi me përfitime të ndërsjellta për të dy vendet, në drejtim të ndërgjegjësimit kulturor, rritjes së aftësive ushtarake dhe gjuhësore etj. Programi u bazua në kuadër të kurrikulave të Korpusit Trajnues të Oficerëve Rezervistë, ku trajnimi për ndërgjegjësimin kulturor merr një rëndësi të vecantë. Ai siguron mundësi që liderët e ardhshëm të kultivojnë aftësitë e tyre drejt mjediseve të ndryshme kulturore, për të vlerësuar dhe respektuar ide të ndryshme, tradita dhe njerëz të ndryshëm. Gjithashtu, nëpërmjet njohjes së kulturave të ndryshme të zhvillojë një partnership të ngushtë me partnerët  e aleatët si Shqipëria. Sic më njofton N/kolonel Behar Mara, kordinator i këtij programi për këtë vit, gjatë tri javëve të qëndrimit në Shqipëri, kadetët patën mundësinë të njihen nga afër me kulturën shqiptare, historinë, gjuhën shqipe si dhe Forcat e Armatosura të RSH. Njëkohësisht ata u stërvitën së bashku me ushtarakë të Forcave të Armatosura. Në këtë kuadër kadetët amerikanë zhvilluan një varg vizitash në reparte dhe qytete te ndryshme të vendit tonë. Fillimisht ata vizituan mjediset e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore (FT), ku u njohën me strukturën, misionin dhe detyrat specifike të batalionit të Forcave Speciale. Më pas miqtë nga SHBA kryen një vizitë të shkurtër në Muzeun e Forcave Speciale, ku u informuan shkurtimisht me historikun, stërvitjet e ndryshme si dhe misionet e zhvilluara nga ky efektiv.
Studentët amerikanë vazhduan vizitën e tyre në mjediset stërvitorë të bfs, ku ndoqën nga afër edhe në një demonstrim të kryer nga batalioni i Forcave Speciale dhe Forcat Speciale RENEA, (Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur). Gjithashtu kadetët amerikanë zhvilluan një vizitë në Bazën Ajrore Farkë, ku u njohën me historikun, misionin, detyrat, strukturën, aktivitetin aktual, modernizimin dhe planet e zhvillimit të kësaj Baze. Në vijim të programit kadetët amerikanë vizituan dhe Komandën e Forcës Detare ku u njohën me detyrat dhe misionin e kësaj Force. Më pas studentët amerikanë zhvilluan një vizitë në bordin e anijes “Iliria”, ku u njohën me kapacitetet dhe me të dhënat e taktike- teknike të anijes. Në përfundim të cdo vizite, drejtuesi i ekipit  të kadetëve amerikanë N/kolonel Priester, u shprehu ushtarakëve shqiptarë, falënderimet e tij të përzemërta, për pritjen dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona. Krahas programit me ushtarakët shqiptarë grupi i kadetëve amerikanë zhvilloi vizita në qytetin e Tiranës, Krujës, Durrësit, Vlorës, etj, ku u njoh me historinë, muzeumet dhe bukuritë e vendit tonë. Ndërkohë theksojmë se realizimi i objektivave të këtij programi pati kujdesin e drejtuesve ushtarakë të gjithë niveleve e Forcave. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral-major Jeronim Bazo gjatë takimeve me kursantët amerikanë ka shprehur mbështetjen e FARSH për bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve. Gjeneralmajor Bazo vlerësoi programin e përgatitjes së oficerëve të rinj shqiptarë, një projekt i nisur me Gardën Kombëtare të New Jersey. Oficerët e certifikuar gjatë këtij programi tashmë janë duke shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura si dhe duke drejtuar e stërvitur trupat sipas modelit të përfituar në SHBA. Ky kurs është vijim i bashkëpunimit të ngushtë dhe të suksesshëm midis FARSH dhe Gardës Kombëtare të Nëw Jersey. Mbas mbylljes me sukses të këtij programi, në auditoriumin e Ministrisë së Mbrojtjes, më datën 12 qershor, u zhvillua një ceremoni e veçantë, ku vec 23 kadetëve amerikanë dhe nënoficerëve shqiptarë, morën pjesë dhe Zvendësministri i Mbrojtjes, z.Petro Koçi, Ambasadori i SHBA në Tiranë, z.Donald Lu, Zvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, Gjeneralmajor Viktor Bërdo, Drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA etj. Zvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, në përshëndetjen e tij, ndër të tjera, u shpreh: “Po i drejtohem kadetëve amerikanë dhe po ju them, se vërtet ju vini nga universitete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, por pas një përvoje 3-javore këtu, shpresoj të ktheheni me një opinion unik e të përbashkët për Shqipërinë dhe shqiptarët, se Shqipëria është një vend i bukur, se qytetarët e saj janë mikpritës dhe evropianë që vlerësojnë se, SHBA,-janë aleati më i rëndësishëm gjeostrategjik për shqiptarët. Pjesmarrësit në këtë ceremoni i përshëndeti edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, z.Donald Lu. “Suksesi i kësaj vizite nuk do të kishte qenë e mundur pa mikpritjen e jashtëzakonshme të shqiptarëve, – nënvizoi ai, – prandaj më lejoni t’ju shpreh falënderimet më të veçanta. Shqipëria është e njohur për mikpritjen dhe njerëzit e saj miqësorë. Jam informuar se disa të rinj amerikanë kanë pasur një përvojë të mrekullueshme për shkak të mbështetjes tuaj. Ata janë argëtuar shumë gjatë qëndrimit dhe udhëtimeve që kanë zhvilluar me ju. Jam shumë i lumtur që dy prej kadetëve amerikanë janë shqiptare etnikë. Ata përfaqësojnë atë që është më e mira e lidhjes mes dy vendeve tona”. Ai u tha  kadetëve se, shumë prej jush do të kthehen në Shqipëri pas disa vitesh për t’u ritakuar me miqtë që keni bërë gjatë qëndrimit tuaj këtu. Ju jeni aleatë të NATO dhe mund të shërbeni krah për krah me njëri-tjetrin kudo në botë. Në fund të ceremonisë Zvendësministri Koçi dhe Ambasadori LU, shpërndanë certifikatat për kadetët amerikanë dhe ushtarakët shqiptarë që u dalluan në përvetsimin e këtij programi.

Shënim:-Njoftoj lexuesit e gazetës “Dielli”, se cdo shqiptar ose shqiptaro-amerikan, që ka pasur të afërm, pjestar të familjes ose vetë personalisht në Ushtrinë amerikane apo programe të përbashkëta me të, mund të bëhet pjesë e librit më të ri “Bashkëpunimi ushtarak SHBA-Shqipëri, gjatë shekullit të XX-të”. Mund të më kontaktojë në adresën time të emailit:- shefqetkercelli10@gmail.com. Faleminderit për mirëkuptimin!

Filed Under: Kulture Tagged With: adete amerikane, gjuhe e kulture, Shefqet Kercelli, shqiptare

Botohet ‘Lahuta e Malcís’ së Gjergj Fishtës/ Emni i publikuasit mbahet i fshehun!?

June 11, 2015 by dgreca

Botohet ‘Lahuta e Malcís’ së Gjergj Fishtës/Emni i publikuasit mbahet i fshehun!?/
Në sitin amazon.com gjindet i botuam kryevepra e Gjergj Fishtës. Por me disa probleme. S’pari botimit i asht ndërrua titulli prej ‘Lahuta e Malcís’ në ‘Lahuta e Malësisë’. Së dyti, nuk ka emnen publikuasi. Ka gjasë se ky edicion asht asht i Shtëpisë Botuase ‘Toena’, por nuk dihet se perse mbahet emni i publikuasit i fehshun.
_____________________________________________
Botimi shoqerohet me shenimin e botuesit qe nuk shfaqet:
Lahuta e Malcís konsiderohet si kryevepra e Át Gjergj Fishtës të cilën autori filloi të e shkruante nga vitit 1905 duke e përfunduar në vitin 1937.”Lahuta e Malësisë”, me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues “Iliada” shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë “Lahuta e Malësisë” nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet përfytyrimet. Nëse do të kërkonim një hero qëndror të veprës, ai do të ishte heroi anonim, populli. Unitetin e veprës në të vërtetë, e krijon një përsonazh që, herë vihet në plan të parë, herë është i nënkuptuar. Është Fati i Shqipërisë, jo më me këtë emër si në poemat e tjera epike si “Skënderbeu i pafat” i Jeronim De Radës, “Historia e Skënderbeut” të Naim Frashërit etj. Këtu Fati i Shqipërisë qëndron prapa simbolit mitologjik “Ora e Shqipërisë”. Dhe, sipas besimit shqiptar, rrotull kësaj ore, grupohen orët e fiseve, bajrakëve, trojeve, orët e shtëpive, së fundi, orët e çdo luftëtari, të çdo shqiptari. Këto krijojnë ansamblin më simpatik të personazheve në grupin e personazheve mitologjike dhe përgjithësisht në vepër meqë përcjellin edhe mesazhin madhor të mbijetesës së shqiptarit dhe të kombit të tij, pavarësisht nga befasitë më tragjike të çfarëdo kohe që mund të vijë. Në unitetin e veprës ndikojnë drejtpërdrejt edhe zanat, ndër të cilat njëra përcakton unitetin formësor të veprës. Kjo është Zana shqiptare që ka kuptimin e Muzës së “Iliadës” të Homerit. Në pikëpamje të rolit që luan në poemë, përbën binom me Orën e Shqipërisë. Në këtë grupim bëjnë pjesë edhe kuçedrat, dragonjtë, lugetërit, hijet etj., etj. Ngjarjet e poemës kanë një shtrirje kohore prej dy brezash njerëzore. Ato fillojnë më 1858, kur Mali i Zi i nxitur nga Cari i Rusisë, kërkon të zaptojë tokat tona. Filli i poemës mbaron kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë dhe Konferenca e Londrës ka vendosur copëtimin përgjysmë të këtyre trojeve. Kobi, kështu ekziston në poemë, në të njëjtin binom me Fatin. Fishta bën njëfarë grupimi të këngëve, sipas kronologjisë historike të ngjarjeve. Kështu, kemi disa cikle këngësh, kemi ndërmjet tyre edhe këngë që qëndrojnë disi më vete, por që luajnë rolin e rrugëkalimit nga njëri cikël në tjetrin. Në pikëpamje të leximit të veprës ato përkohësisht e shkëputin lexuesin nga terreni historik real dhe e çojnë në sfera fantastike. Cikli që hap poemën është ai për Oso Kukën – pesë këngët e para. Ngjarjet vazhdojnë pothuaj njëzet vjet më vonë, të ndërmjetësuara nga këngët “Dervish Pasha” dhe “Kuvendi i Berlinit”. Këto dy këngë japin atmosferën që ishte në dëm të fatit tonë kombëtar. Cikli vijues, që zë hapsirën më të madhe në poemë, është ai i Lidhjes Shqiptare të Prizerenit. I vetmi personazh qendror i ngjarjeve të ciklit është nga pala armike, Mark Milani i Malit të Zi. Krahas tij, shfaqet nxitimthi figura e Krajl Nikollës. Cikli strukturohet në disa nëncikle.

Filed Under: Kulture Tagged With: emni i botuesit, fshehun, Lahuta e Mlacise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 268
  • 269
  • 270
  • 271
  • 272
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT