• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Cfarë e mundon Artistin ALBERT VERRIA?

May 29, 2014 by dgreca

Nga Gëzim LLOJDIA/
1.
Kur nisi kriza e filmit në Shqipëri, vitet ‘’90,ata që u shqetësuan sigurisht, ishin protagondistët e vërtetë të saj.Godina e stilit sovjetik emërtuar kinostudio”Shqipëria e re”,që mbante aty dhe më gjerrë rreth 800 të punësuar ,ndërtuar rreth vitit 1952 filloj të shihej ftohtë dhe emigrimi përfshiu mjaftë nga divët e kinemasë shqiptare. Prodhimet në celuloid, nuk përbanin më vlera të vërteta artistike. Filmi sipas studiesve të kësaj fushe që kishte hyri në Shqipëri në vitet 1911-1912 dhe ku shfaqjet e para publike u dhanë në qytetet :Shkodër ,Korçë si dhe sallat e para të kinemave si institucione publike u ngritën me iniciativë private pas Luftës I Botërore, në qytetet: Vlorë, Korçë, Tiranë, Shkodër, Berat, mbetën të boshatisura.C’praj asaj llohe trazimi u ngritën institucione,u vendosën rrogëtarë,mirëpo qëllimi i këtyre të fundit ishte për të ruajtur atë trashgimi në celuliod, ndërkaq që prodhimet e kutisë magjike shteruan. Definitivisht ishte me një vijë të holluar një fjord i tejdukshëm që nisi në vitet ‘90 dhe tregon murosjen në mjegull, mote ikjesh që blutonte artin e magjisë,të gjitha u zhbënë me trishtim. Ëndrrat e e rpodhuesve të filmit shqiptarë,kanë mbetur shkëmbinj të vdekur ose diamante fshehur,duke menduar shumëzimin në kohë,pikëllim muzgu me trishtim.
Po ti ciflosje celuloidët, që mbështjellin rrodhanët e historikut, gjeje historinë e vërtetë të këtij arti,filluar aty nga viti 1952 deri në në vitet ‘90, këtu,pastaj bëhej zbaticë , gërvishteshin ,ndërpriteshin dhe herë vazhdonin me kohë baticë. Nuk ka dhimbje më të madhe se të kujtosh,prodhimet e bukura shqiptare në celuloid. Kohët që erdhën.Turbull. Përrajshëm presim.Në këtë vorbull prodhimtarë të këtij arti shqip,ngecën në baltovinën e kohës.
2.
Për xha Sulon,artistin Albert Verria,pleqëria ka ardhur shpejt,madje gdhendur në celuloid rreth moshës 30 vjecare.Bashkohësve të këtij arti ose u këputej shpirti për të shtegtuar në distanca të largëta ose nisën çuditshëm garë me kohën.Një fenomen i çuditshëm, mbetet artisti Albert Verria.Në kohën rine jetonte pleqërinë dhe që në kohë pleqërie jetonë, rininë.Nuk dua të skalisë portretin e një Artisti Populli.Dalta ime e vogël është.Gjithashtu, veglat më mungojnë.Por dua tju rrëfejë më qartësisht fushën ku aktualisht, artisti po rrëmon.Brazda dhe brazda punuar gjithandej ,rrëfejnë një prodhim të mbarë.Artisti i Popullit Albert Verria një ndër aktorët brilant të kinematografisë shqiptare po deputon këto vitet e fundit në artin e fjalës,d.m.th shkruan dhe boton libra.Botimet e këtij autori janë:”Rrëfim paradoksal,”Deshifrimi”dhe së fundi “Misteri”.
Në kostelacionin e yjeve të kinematografisë shqiptare A.Verria mbetet i pavdekshëm ashtu sikurse ardhja e tij. U shfaq si vegim boreal tek spektatorët e filmit shqiptar ,por ende e pazbuluar mbetet ,energjia nga ku buron gjithë ky potencial artistik e letrar.
Po përpunojnë tharmin thua!Risit dhe traditat, që po ndryshojnë kaq befasisht e çmendurisht,po shëmbet përpara teje si një ngrehinë e tërë,shkrumb e hi,ajo pjesë e asaj gjenerate, që sollën filma,këngë dhe bënë art mbeten të papërsëritshëm,ato prodhime të kinematografisë apo këngë,melodi plot nur e hire,ëmbëlsisht si mjalti, bukurisht si bukuria,që nuk dihej nga cili element i shpirtit krijues ishin krijuar embëlsishtë, bukurish,muzikalisht.
3.
Në botimin e ri: “”Misteri””, artisti Albert Vërria shkruan:”Vdekja e një njeriu nuk është një fund,por një stacion i thjesht ndërmjetës në një varg të parndërprerë e rilindjesh,Buda.I nisur nga ky postulat i udhëheqësit shpirtëror të Budizmit ,artisti A.Vërria ka gjesdisur nëpër udhëkryqe plot mistere të cilat shënojnë çastet jetësore të njeriut,ardhja në “jetë,përpëlitja e syve përpara dritës është befasisht,çmendurisht një rajvizim ngjyrash endje në kastelacion tokësor,sikurse ikja pra mërgimi i njeriut,nëpër qiejt e Zotit tonë ,përfytyroni çfarë ka pas shkruar :Lasgushi,pra poeti ynë;Fluturoi dhe shtërgu i fundit madheshtor me shpirt të gjorë ……” Ardhjet dhe ikjet e njeriut në këtë botë .Mbetet i çuditshëm jo vetën kërkimi i autorit rreth këtyre mistereve të pazhbirueshme nëpër breznit njerëzore, ky kërkim ka qenë i panderprerë ,por gjithë jeta njerëzore,që zhvillohet këtu ardhur diku nga një cep i galaktikës,fryma njerzore. Ne këtu zhvillojmë jetën tonë ,mirëpo fryma jonë frymon, diku përtej hapësirave.Dhe për të matur këto koordinata nuk ka një madhësi por shkurt i themi asaj udhë e gjerë.Disponon përmasa mrekullisht të mëdha, se rrugët e zakonshme.Kështu edhe në përmasa mbetet e gjerë.Studjues,poet,filozof,shenjtorë e udhëheqës shpirti nuk e kanë përcaktuar dot gjerësinë dhe madhësin e saj. E tham apo jo, që autori A.Vërria e ka nisur me postulatin e Budës ,i cili është emër që përdoret në Budizëm për këdo që ka gjetur dritërimin dhe duke marrër si pikë referimi këtë rast autori ka nisur një udhëtim të gjatë, të thellë nëpër misteret e jetës njerëzore.Edhe ky autor sikurse mjaftë autorë të njohur shqiptarë merret në këtë botim me dy nga shkaqet kryesore të jetës si është:drita dhe errësirra.Drita e shpirtit është mirësia.E kundërta e saj mbetet errësira.Prania e shpirtërave errësirë,tregon se drita ekziston.Erresira e thellë është “territori gjeografik”i djallit. Kjo mbiquhet “mbretëria” me sovran djallin.Territoret e saj.Krejt historia e njerezimit i ka vendosur emrin skëterr.Aty, s`buron shpresa.Aty progresi njerëzor rrëzohet.
Spirituali Osho shkruan:Urtia nuk vjen prej diturisë, vjen prej dashurisë.Urtia nuk vjen prej diturisë, vjen prej dashurisë. Urtia nuk ka lidhje me logjikën, por me dashurinë. Dija varet nga logjika e mund t’ju japë një nocion të rremë të qenies, sepse dija është imituese. Mund të përsërisni thënie të papara të Jezusit, e duke i tejzgjatur ato thënie do të hipnotizoheni, do të filloni të besoni. Do të filloni të mendoni se dini, por dini një hiç’’.
Në,ç’orbitale vërtiten kështu fjalët,që nxjerr pena e autorit ,por që përndritjen argjendore kanë .Mirësia është e ngrehur në orbitën e Perëndisë.Mirëpo,një grup filozofësh të çuditshëm esencën e saj e sjellin në traktate të tyre.Utilitaristët,sa të befasishëm janë më shprehjen :”E mira më e madhe e numrit ,më të madh”.
Skalitësi i thellësive,Sokrati athinas me thënien :…bërjen e shpirtit sa më të mirë,të ishte e mundur.”
Pseudionisi:Cdo gjë,që rrjedh nga Zoti,është e mirë.
“Ku ti zhbriojmë,rrënjët e origjinës,vendlindjen e saj,përvçëse,prore tek Zoti ynë.
Dihet se errësira është fundi i fundit. Ngjyra,që e identifikojnë poetët ,është nata sterrë.
Ngjyra,që e identifikojnë,ndonëse si përbërës nuk ka katran, s’është por buron katran, është katran.Grykësia,që e identifikon,s’ngopet kurrë me helmin,që helmon.
Pemë,s’është,por e kalb,pemën e dashurisë njerëzore.Identifikimi në vargëzim :Kur bie mugëtira ,pa zgjatur kufij,pema e dashurisë perëndon vajtueshëm në horizontin e shpirtrave tanë,/rrëmintare kjo natyrë e egër njerëzore/përse kaq shpejt,fletat e mirësisë i thanë?.Identifikimi i të keqes i shumllojshëm është.Male të larta e ndajnë mirësinë me të keqen.Pra,kjo e keqe është njësoj errësire,që zbret,përmbi lulet erëmjaltë. Naimi, poeti rilindës përveç ngjyrës,ka identifikuar tek e keqja emra,që u sollën dhimbje.Identifikimi,që kryen Sokrati ishte se ligësinë e quajti mungesë të diturisë.Platoni ishte i mendimit se njeriu lëviz nga errësira në dritë,nga injoranca në dije.Ndërkohë,që Plotini përgjigjet :E keqja është hija e errët e portretit,i cili e lartëson më shumë bukurinë e imazhit.”Mos vallë këtë ka dashur të thotë edhe ky artist neë botimin ë tij:“Mister”.
4.
Cfarë kërkon A.Vërria në rend kërkimet e tij drejt pafundësisë?Po citojmë dialogun e Osho, përkthimin e H.Hamëzbalaj, botuar Prizren, 2004,ku do të mund të gjeni krejt përgjigjet të cilat. Artistin A.Verria e kanë munduar mjaftë.
Nxënësi:“Osho, pse rruga jote quhet Rrugë e Reve të Bardha?”.Osho:Dikush e pyeti Budën në prag të vdekjes: “Kur Buda vdes, ku shkon – vallë, do të ekzistojë, apo thjesht zhduket në asgjësi?”.E kjo nuk është pyetje e re; kjo është një nga më të vjetrat, shumëherë e përsëritur dhe e pyetur.Thuhet se Buda është përgjigjur: “Do të zhdukem, siç zhduket reja e bardhë.”Edhe në këtë mëngjes kishte re të bardha në qiell. Tashi s’janë më. Ku kanë shkuar? Nga kanë ardhur? Si lindin dhe si shpërbëhen përsëri?
Reja e bardhë është fshehtësi – vjen, shkon, të tillë e ka esencën.Kjo është arsyeja e parë shkaku i së cilës rrugën time e quaj Rrugë të Reve të Bardha.Por, ekzistojnë edhe shumë arsye dhe do të ishte mirë që t’i përmeditojmë.Reja e bardhë jeton pa rrënjë, reja është dukuri e parrënjosur, e pambjellë, apo, edhe më mirë, dukuri e mbjellë në asgjë. Por: megjithatë ekziston.Tërësia e jetës e ngjashme është me renë e bardhë – pa kurrnjë rrënjë, pa kurrnjë shkakësi, pa kurrnjë shkak suprem, ajo ekziston. Ajo ekziston si fshehtësi.Dhe vërtet, reja e bardhë hëpërhë nuk ka rrugë. Ajo pluskon, lundron. Asgjë nuk mbërrin, nuk ka pikësynim, s’ka fat të cilin duhet përmbushur, s’ka fund. Renë e bardhë nuk mund ta pengoni, shkaku se çkado që ajo të arrijë, pikërisht ai ka qenë qëllimi.Po qe se keni qëllim, ju me këtë vetvetes ia parapërcaktoni pengimin. Sa më shumë mendja të jetë e pushtuar me qëllimin, aq më tepër është e mbushur nervozë, agoni, frustracion – meqë, njëherë kur vetes i vini qëllim, keni fiksuar fatin tuaj.
A shihni, tërësia nuk di për fat. Tërësia nuk shkon askah,në të nuk ka cak, nuk ka qëllim.
Po ti vresh me një sy kritik këtëo pyetje, që autori bënë përgjigjet do ti gjesh tek filozofi Osho.
Duke rendur artisi A.Verria mendon:Të largëta, të thella , që të shpien gjithkund ndonëse jetojmë në distanca të largëta ,por kufijtë i shkurtojnë urat shpirtërore , ato pra prej diamanti , ato qelqoret të pazhbëshmet ura ,të gurtat ,atje ku nuk kalojnë njerëz , por mesazhe si lajme eteri janë mesazhe , që kanë ardhur që kur bëri ballë planeti ynë i paemër , që ende thirret toka ,janë mesazhe që i mbrijnë njeriut nga engjëjt nuk janë gënjeshtra por realitete jetësore , i thërrasin profetët, shenjtërorët e Zotit ,i zgjojnë nga gjumi i tundin , shkundin . Fjala e shkruar është si ajri i mëngjesit , pikë vese përmbi varrin e askujt . Është diçka , që vjen nga shtresa të sipërme në gjumin tonë dremitës . Çuditërisht nuk janë gjepura , mirëpo si kudo misticizmi ka brenda edhe vetë shpjegimin e emrit,fshehësin dhe thellësinë . Duke folur për këtë gjë dua të them se tek rrugët e shpirtit,shenjtorët e tij i ka shoqëruar nëpër kohëra e shkruara ,fjal e saj,poezia .Madje një shenjtore, quhej Rabije ajo kur binte në ekstazë mistike thurte poezi shumë të bukur për Zotin e saj . Kështu, që nuk mund të ketë poezi pa frymëzimin hyjnorë ose përndryshe ajo nuk është më poezi është vargëzim . Dhe ne do ti quajmë ata , që krijojnë me emrin më të përveshtëm poetë të fjalës . Dhe nëse ata do të vargëzonin do tu thoshim :vozëtar ose më ndryshe vargëtarë .
5.
Autori i botimit më të ri :”‘Misteri” hedh një pikë-pyetje për humbjen e qytetërimeve të vjetra, që gjurmë kanë lënë, në qytetrimet e sotme.Njihet fakti, që në këtë botën tonë kanë ardhur shumë qytetërime ,mirëpo jo të gjitha kanë jetuar,një pjesë e tyre u rokanisën në humnerë dhe shekujt i mbuluan gjurmët e mistershme.Ato çfarë kanë mbetur prej tyre janë vetëm ca shenja dhe ca gjurmë të gjitha mister.A mos vallë piramidat e kristaltë në fund të oqeanit, krijojnë kështu trekëndëshin e Bermudës?
Përmëndja e Herodotit,Strabonit,Artur Evans tregon për njohurit e këtij autori në fushën historike.Dihet që Herodoti i lindur në Halikarnas rreth vitit 484 – 425 p.e.s.) dhe udhtimet etij në Evropë, Azi dhe Afrikë ku vizitoi krahina të gadishullit ballkanik si Ilirinë, Trakinë e Maqedoninë,ishte autor i veprave antike edhe njihet si :”babai i historisë”.Edhe Straboni si shkruan u lindur në Amasia të Pontit( Turqia e Sotme) diku rreth vitit ‘63 p.e.s dhe vdiq rreth vitit 20 të e. s. Përpos udhëtimeve të shumta që bëri nëpër pjesët e perandorisë romake si Greqi, Azi, Itali dhe Egjipt, ai kaloi edhe një pjesë të jetës në Romë ,duke u mbështetur në veprat e autorëve të ndryshëm antik Artemidori, Eratosthenit, Apollodorit, etj. shkroi veprën “geographica” (Gjeografia) e cila përbëhet nga 17 libra. Përmendja e Artur Evansit duhet të përbëjë një befasi për shumë autorë . Evans është autor, por jo shumë i njohur në nivelin e dy historianve të hershëm .Ilyria është emri i dhënë në rajonin e lashtë të Ballkanit në bregdetin e Adriatikut prej nga historianët e Ballkanit besojnë se rrjedhin shqiptarët e sotëm. Kjo punë ndriçuese nga arkeologu i famshëm, Arthur Evans, shqyrton jetën e ilirëve të lashtë dhe përmban shumë njohuri të thekshme në rajon. Duke u mbështetur në udhëtimet e tij në vitin 1880, paraqet për herë të parë nga Evans, Iliria e lashtë në fushën historike ,në një analizë origjinale nga vendet e ndryshme arkeologjike të rajonit duke ndërtuar një histori të plotë dhe interesante. Është në të vërtetë një pikë takimi interesant mes një autori si A.Verria artist kinematografie dhe A.Verria autorë botimesh të cilat shpesh e më shpesh marrin trajtën jo më të një botimi artistik por edhe historik e shkencor.Përse ngjanë ky rast? Le ti kthehemi gjykimit të Osho i cili thotë për këto raste: Ndryshimi është i pamatë. Dija është e lehtë, gjendet kollaj. Dikush ulet në librari e mbledh ç’i duhet. Njeriu ka aq mundësi të mbajë mend sa të fusë në memorie gjithë libraritë e botës. S’ka kompjuter të krahasohet me trurin e njeriut. Është pothuajse i pafundmë dhe prapseprapë krijon iluzionin e madh të të qenit i zgjuar. Uria është fenomen krejt tjetër: vjen përmes dashurisë, rritet në zemër, është një lule zemre. Dhe, rrugë e zemrës janë komplet ndryshë nga ato të mendjes.Sannyas është kërkimi për urti. Nuk dua t’ju jap dije këtu, nuk jam mësues, që jep dije, por mjeshtër që jep qenie. Një mjeshtër nuk ju mëson, përkundrazi, ju ç’mëson, ju shkufizon, ju ndihmon të udhëtoni nga mendja drejt zemrës. E kur mbërrini atje jeta rreh me energji të reja: dashurinë. Jo se jeni bërë më të dashur tani, por vetë dashuria. Nuk është punë të qenit në marrëdhënie dashurie, por në gjëndje dashurie: duke ecur, fjetur, me të tjerë ose vetëm, me njërëz apo gurë, nuk ka ndryshim, rrezatim dashurie. Bëhet parfumi juaj i natyrshëm, që është prova e parë e së mirës, që sa vjen e jep dëshmi të reja
6.
“Nëna e arteve të dobishme është nevoja,- thotë një filozof. Ajo e arteve të bukura është tepria.Të parët kanë si baba intelektin.Të dytët gjenin .Ç’janë artistët ,krijuesit e veprave të dobishme ? Ata ndriçojnë mendjen njerëzore me veprën e tyre duke ndikuar në formimin qytetar .Rruga që nuk përshkohet nga drita është errësirë. Dhe përse na duhet ndriçimi . Intelekti është thjeshtë medium i zbërthimit të motiveve i gjetjes ,kuptimit të tyre. Një njeri normal ka 2/3 vullnet dhe 1/3 intelekt. Një poet,shkrimtare apo artistë ka 2/3 intelekt dhe 1/3 vullnet. Ajo që quhet çast përkushtimit nuk është gjë tjetër veçse çlirim i intelektit. Me këtë fuqi shpirtëror ndikon artisti,poeti dhe shkrimtari në qytetarin tonë. Në këtë kuadër vlerësimi dhe roli i një krijuesi mbetet i rëndësishëm në formimin qytetar.Në këtë prizmë të kësaj ideje do të shqyrtojmë edhe fenomenin Verria. Është një fakt i pamohueshëm , që shekujt e mëparshëm kanë njohur gjeni në disa fusha të jetës njerëzore, duke i sunduar ato me gjenialitetin e tyre ,ku si bazë kishin talentin , bë vërtetë art , produkt i një kosto jo të vogël shpirtërore.Kinemaja në këtë vend ka njohur edhe gjenit e saj edhe pse vitet e fundit ajo gjëndet në agoni.Divët shqiptarë si: N.Frashëri,S.Prosi,K.Roshi,V.Manushi, e kanë lënë jetën njerëzore, tjerët si Albert Vërria kanë rigjetur veten duke lënë gjurmë në një fushë tjetër.Kështu talenti i artistit nuk u zbeh,ndërkaq vetëm ai u transformua në një mënyrë krejt tjetër.Është një pusë i thellë,i gjerrë dhe pafundësisht i pashtershëm,talenti i A.Vërrisë.
Fusha e letrave që ai ka guxuar të hyjë nuk është thjeshtë një provë e rradhës,por në të vërtetë përbënë një sfidë.Albërt Verria në fushën e dytë nuk vjen thjeshtë për të përdorur emrin e tij të mirë nga fusha e kinematografisë dhe në rastin më të keq të sillte si shumica e miqve apo kolegëve të tij,kujtimet e kohëve të shkuara.A.Verria gatuan edhe në këtë lëm ashtu sic di të gatuaj ai.Pena e tij lëron tokë të sertë ,sic shprehet një poet.Pena e tij prodhon ato, që tregut të tejfryrë shqiptarë, sot i mungojnë.Prodhon letërsi.A.Vërria nuk është futur në këtë fushë thjeshtë të shkruaj kujtime,por nëpërmjet kësaj të fundit të bëjë letërsi dhe të jap një shëmbull tjetër të shkëlqyer të talentit të tij.Vetëm me tre botime botime ,ai tregon se e njeh mjaftë mirë,këtë fushë të sertë e nazelie. Vetëm me tre botime.A.Verria mund ta rendis veten ndër krijuesit me vlerë për të cilët lexuesi mund të gjeje, vërtetë letërsi.Por,artistiA.Verria mund të tregojë atyre që kanë një jetë dhe janë lodhur në këtë udhë si gatuhet mirë dhe bukur ,si bëhet në të vërtetë letërësi nga ajo bashkohorja.Gjithkush sot ka lexuar dhe lexon botime të cilave u mungon censura dhe tregu,por botimet e këtij artisti janë të një vlerë krejt tjetër.Përmbajnë vlera dhe lexuesi mund të gjejë aty gjithcka.Nëse një kritik do të merret më fabulën dhe stilistikën, mënyrën e ndërtimit dhe personazhet do të zbulojë se autori i këtyre tre botimeve është një autor bashkohor në fushën e letrave shqipe.

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Verria, Artistin, Cfarë e mundon, Gezim Llojdia

Korça çel sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve

May 28, 2014 by dgreca

Nga Nikolla Lena/Korça çel sezonin turistik këtë vit me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve që do të nisë më 7 Qershor.Kjo festë e bukur, bazuar në një nga traditat më të spikatura të qytetit të kulturës, fton në Korçë vizitorë nga e gjithë Shqipëria si edhe shumë turistë të huaj të cilët së bashku me qytetarët korçarë, të festojnë e të shijojnë paradën e grupeve të karnavaleve dhe të bëhen pjesë e festimeve.
Me sloganin “Korça qyteti i festave”, Bashkia e Korçës prej vitesh tashmë ofron një paketë të plotë eventesh festive të cilat sjellin në qytet një numur të madh vizitorësh. Sezoni turistik i qytetit malor, kulmon çdo vit në gusht me Festën e Birrës, këtë vit nga data 13-17 gusht.
Karnavalet edhe këtë vit do të sjellin paradën muzikore, gazin dhe harenë e maskave si dhe koloritin e kostumeve të shumta. Rreth 30 grupe pjesëmarrëse do të paraqiten me fabulën e tyre të shoqëruar me koreografi dhe skenar të veçantë. Krahas grupeve nga Korça dhe qytete të tjera të vendit, festivali i përmasave ndërkombëtare do të sjellë edhe karnavalet nga trevat e Ballkanit.
Veç grupeve pjesëmarrëse edhe qytetarët e Korçës veshin maskat dhe kostumet e tyre dhe i bashkohen festimeve.
Korça është një ndër qytetet e para që rizgjoi traditën e karnavaleve duke krijuar në vitin 1992 Shoqatën e Karnavalit si pjesë e Shoqatës Kombëtare të Karnavalit Shqiptar. Në 10 Prill të vitit 1994, në Korçë u organizua Festivali i Parë Ndërkombëtar i Karnavalit në Shqipëri. Një vit më pas u organizua Festivali i Dytë Ndërkombëtar i Karnavalit me përmasa akoma më të mëdha. Që nga ky vit dhe deri sot, grupi i Karnavaleve të Korçës është përfaqësuar në një sërë festivalesh ndërkombëtare të organizuara në vende të ndryshme europiane.
Korça është pjesë e FEEC (Federata e Karnavalit Europian). Në vitin 2013 qyteti i Korçës përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, Srumicë- Prilep 2013 në Maqedoni. Në këtë festival merrnin pjesë 57 grupe, që përfaqësonin shtete të ndryshme të botës si Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Polonia, Ukraina, Belgjika, etj.

Filed Under: Kulture Tagged With: Korça çel sezonin, me Festivalin Ndërkombëtar, të Karnavaleve, turistik

“Miss Universe Canada 2014” Finaliste Zerina Derveni nga Shkodra

May 24, 2014 by dgreca

Nga Klajdi Musabelliu/ Zerina Derveni quhet bukuroshja shqiptare, e cila merr pjesë në “Miss Universe Canada” 2014. E kualifikuar për finalen e këtij evenimenti bukurie, vajza renditet në faqen zyrtare në internet (missuniversecanada.ca/2014) si një ndër 20 vajzat më të bukura të këtij edicioni.
Ajo ka lindur në qytetin e Shkodrës, dhe është larguar prej andej fare e vogël, për te jetuar në Frankfurt të Gjermanisë së bashku me familjen e saj. Ndërkohë në moshën 7 vjeçare, familja e sajë eshte vendosur kësaj here përgjithmonë në Kanada.
Pas shumë intervistave dhe provave, në shkurt të vitit 2014 ajo shpallet si një ndër pjesmarrëset e “Miss Universe Canada 2014”.
Ajo e konsideron veten shqiptaro-kanadeze, ka nënshtetësi kanadeze, por gjaku i sajë është shqiptar, këtë të fundit ajo e ka pohuar edhe vetë në një interviste të dhënë për lajmpress.com.
Ka studiuar 3 vjet për drejtësi, dhe është diplomuar në marerdhëniet e publikut e menaxhimin e biznesit.
I pëlqen futbolli dhe vollejbolli, dhe në të ardhmen do të donte të drejtonte nje biznes të sajin, dhe paralelisht të ndihmojë dhe njerëzit në nevojë, siç ka bërë edhe në të kaluarën duke punuar si vullnetare në “Sick Kids Hospital” (spitalin e fëmijëve), “Operation Smile”(opercacion buzëqeshja, apo dhe në mjaft nisma të tjera në funksion të ndihmës së njerzve në nevojë.
Duke marrë parasysh kombinimin e eksperiencave të saja në jetë, ajo ka si qëllim që kthehet si një pikë referimi për bashkemoshatarët e sajë, si një “model” për tu marrë shëmbull.
Pjesmarrja e sajë në këtë aktivitet, është përkrahur e mbështetur nga komuniteti shqiptar që jeton në Kanada, të cilët e kanë inkurajuar bukuroshen, duke shpresuar që ajo të fitojë edhe kurorën e këtij evenimenti

Filed Under: Kulture Tagged With: bukuroshja shqiptare, Miss Kanada, Zerina Derveni

NJE NGJARJE E DHIMBSHME NË RRUGËN E KAVAJËS

May 24, 2014 by dgreca

Nga Kolec TRABOINI/
Proverbi biblik: “Fali Zot se nuk e dinë çfarë bëjnë!”- është për të gjithë ata mëkatarë, që të marrakatun pas interesave a marrëzive të veta u shkaktojnë vuajtje e dhembje të tjerëve. Por kjo nuk i takon vetëm një kategorie njerëzish e në këtë gjasë nuk ka pse përjashtohen edhe njerëzit me veladon nëpër objektet e kultit. Shkuar pas kësaj urtësie biblike edhe unë këtu e vite të shkuara, kur tokën e varreve të familjes na e përgjysmoi një njeri me lejen e bekimin e një prifti me origjinë nga Kosova në Kishën Katedrale të Shkodrës, nuk ia përmenda emrin asnjëherë atij prifti, nuk e mallkova anipse dhimbja që më ka shkaktuar ka qenë fort e madhe. Se toka e varreve familjare nuk është pasuri, por është e shenjtë e nuk bën të tjetërsohet se është dinjitet, është kujtim amshimi për brezat paraardhës për të cilët në ballë të Rrmajit shkruhet “Faljua Zot pushimin e pasosun!”. Ndaj kam thënë e them: “Fale Zot priftin nga Kosova se nuk ka ditur çfarë bënte”.
Nuk do të isha kujtuar për këtë episod disi elegjiak, sikur këto ditë të mos isha ndodhur sërish para një prapësie, të mos i kisha përsëritur sërish fjalët: “Fali zot se nuk dinë çfarë bëjnë!”, e fjala këtu ishte sërish për njerëz me veladon.
Pranë kishës katolike në rrugën e Kavajës, në Tiranë, më zunë sytë një shtëpi me numur 149 me çati e mure të rrënuara e në oborr të saj një mjet i rëndë shkatërrues. Dukej një punë e nisur dhe e pambaruar. Pyeta taksistët që janë aty përditë e më thanë se ka patur një konflikt të vjetër mes Kishës Katolike dhe banorëve të shtëpisë, së pari për pronësinë e së dyti se Kisha donte t’i nxirrte jashtë pasi kishte arritur dosido të vërtetonte se në vitin 1956 apo ‘57 një firmë italiane që kishte pronësinë mbi të ia kishte dhuruar Kishës( mesa duket një falje fiktive për të shpëtuar nga konfiskimi shtetror). Banorët nuk bindeshin dhe deklaronin se kjo qe e gjitha një kurdisje që të merrej prona ku ata ishin qiraxhinj të shtetit. Njerëzit u nxorrën jashtë e në këtë nxjerrje të përdhunshme pati një tragjedi. Në ndërgjegjen e meshtarëve apo administratorit të Kishës Katolike në rrugën e Kavajës është jeta e humbur një njeriu. Gjergj Skënderaj banonte në atë shtëpi prej vitesh. Ishte dhe i sëmurë. Por Kisha arriti ta nxirrte në rrugë dhe i mjeri njeri flinte aty përjashta dhe një natë të ftohtë aty dha shpirt, në derë të kishës, në rrugën e Kavajës.
A thua e vrau ndërgjegjia ndonjë prej meshtarëve të asaj Kishe?! A thua shkoi zëri deri lart në hierarkinë fetare për shuarjen e jetës së një njeriu nga i ftohti i natës e hidhërimi që e nxorrën në rrugë?! Nuk dimë ndaj nuk mund të flasim. Ajo çfarë mund të themi është se aty dha shpirt në hidhërim e pikëllim të thellë shqiptari Gjergj Skënderaj.
Po koha qenka e tillë që shumë shpejt harrohen edhe dhembja edhe plagët, e sa për vrasje ndërgjegjeje as që bëhet fjalë.
Sikur të mos kish ndodhur asgjë, sikur Gjergj Skënderaj të mos kish qenë kurrë në këtë botë, ndërgjegjia e pavrarë e njerëzve me veladon në Kishën Katolike në rrugë të Kavajës, ndërmarrin një veprim tjetër që tregon se në shpirtin e tyre nuk ekziston institucioni i kristian mëshirës së Jezu Krishtit, por i pamëshirës.
Anipse çështja e kësaj ndërtese vazhdon të jetë në gjyq, siç na thanë banorët, sepse gjyqet e dy shkallëve i kanë fituar qytetarët ankues dhe ndodhet për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, Kisha bën një veprim të papritur, për ta bërë gjithë këtë çështje një punë të kryer në favorin e saj, pra një lloj vetgjyqësie. Vendos prishjen e ndërtesës, anipse ajo është nga ato ndërtime për të cilat shoqatat që merren me urbanizmin në kryeqytet e që dinë të protestojnë edhe për një dru, duhej të ishin bërë gjallë për t’i ndaluar dorën Kishës me shkakun serioz se ndërtesa paraqet vlera arkitekturore. Por, kush e di ku i fle lepuri i këtyre shoqatave. E për ta bërë punën të kryer e të pakthyer, Kisha gjeti dhe personat që e kanë mjeshtri shkatërrimin. Koha më e përshtatshme u mendua ajo në të cilën na ranë edhe dy tërmete (siç duket për t’ia vënë fajin tërmetit për shkatërrimin) dhe kësisoj të thuhej se “Kështu desh Zoti!”.
E që puna të bëhej sa më e paqme, asgjë të mos binte në sy, u zgjodh edhe ora 2 pas mesnate. Kështu mjeti i rëndë shkatërrues hyri në oborrin e ndërtesës në krah të Kishës e nisi shkatërrimin. At kohë një tërmet i vërtetë alarmoi e u prishi gjumin banorëve që i kanë shtëpitë ngjitur me ndërtesën në fjalë.
Qytetari Dritan Dinaj tregon se çfarë tmerri kish pësuar atë natë, si e kishte rrëmbyer vajzën 6-muajshe dhe megjithë gruan kishte dalë përjashta në rrugë duke menduar se një tërmet shkatërrues po e rrafshonte Tiranën. Veç kur kanë dalë jashtë kanë parë eskavatorin. Eskavatoristi i ndodhur përballë banorëve të acaruar u ka kërkuar falje duke u thënë se e kishin siguruar se shtëpitë e banimit të lagjes ishin 16 metra larg e jo ngjitur njëra pas tjetrës. Të revoltuar rreth 30 banorë kanë lajmëruar Policinë e Bashkinë dhe më së fundi po kjo bashki që u ka dhënë lejen e prishjes në kundërshtim me ligjin, sepse procesi gjyqësor vazhdonte, kjo pra parkoi një makinë të policisë bashkiake tek porta dhe pezulloi vazhdimin e shkatërrimit.
Në të vërtetë djallëzia nën veladon e ka bërë punën, sepse çfarëdo vendimi që do të marrë Gjykata e Lartë, gjysma e ndërtesës tashmë është shkatërruar dhe ajo duket si t’i kishte rënë bomba. Kisha e imponoi zgjidhjen. Po kujt i shërbeu me këtë imponim? A ia vlen që një institucion kulti të hyjë në konflikt me banorët e lagjes, të cilët tashmë e shohin kishën si një uzurpatore të dhunshme që nuk ka as durimin të presë vendimin e Gjykatës së Lartë. Për më tepër se kanë dalë fjalë se tërë kjo mizanskenë konfliktesh është e inicuar nga disa persona të lidhur me krerët bashkiakë dhe krerët e kësaj kishe të cilët siç thonë kanë për qëllim që në vend të një ndërtese karakteristike të ndërtimeve të Tiranës pas vitit 1920 të ngrihet një kompleks tregtar fitimprurës. Pyetja shtrohet se qëkur edhe njerëzit e veladonit kanë nisur të miklohen prej bisneseve sa të rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve që nga Gjergj Skënderaj, por edhe dy ish banorë të kësaj ndërtese që vdiqën pikërisht prej hidhërimit se i nxorrën në rrugë?! Rrezikuan deri edhe fëmijë 6-muajsh. Ne themi i faltë Zoti se nuk dinë çfarë bëjnë, por a thua i fal Zoti këta njerëz që me fjalë predikojnë mëshirën e nën veladon fshehin pamëshirën?
Dritan Dinaj, i tmerruar për fatin e vajzës së vet ferishte thotë se i ka shkruar Papës në Vatikan dhe do t’i shkruajë përsëri duke shpresuar se do t’u ndalet dora veladonëve të rrugës së Kavajës. Ai beson se kjo do të ndodhë se Kisha Katolike Romane i ka themelet e saj në mëshirën dhe dashurinë njerëzore.

Filed Under: Kulture Tagged With: E KAVAJËS, Kolec Traboini, Ne rrugen, NËN VELADON, PAMËSHIRA

“Marrëveshja e Himarës, rehabilitimi arkitekturor i fshatrave të Bregdetit të Jugut”

May 23, 2014 by dgreca

Nga Harilla Koçi/
Himarë, 23 maj/Në qytetin e Himarës, 75 km në jug të Vlorës, u zhvillua Konferenca “Marrëveshja e Himarës, rehabilitimi arkitekturor i fshatrave të Bregdetit të Jugut”, me pjesëmarrjen e banorëve të zonës, drejtuesve të qeverisjes vendore e institucioneve qendrore, deputetëve etj.
Përmes kësaj konference, organizatorët synojnë për t’i thënê “ndal” ndërtimeve pa leje dhe për të hapur një epokë të re për bregun, përmes rehabilitimit arkitekturor të banesave të kësaj zone.
Kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro, u ndal mes të tjerash tek ndërtimet kaotike dhe abuzimet në këtë drejtim, me traditën e zonës. “Këto ndërtime kanë bllokuar rrugët dhe çdo gjë, san a është dashur të bejmë fotografime nga ajri, për të vërtetuar këtë masakrën që është bërë”, theksoi ai.
Ndërkohë, drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame është shprehur mes të tjerash se, “Bregdeti i Jugut është ruajtur pa u prishur nga fukarallëku dhe nga mungesa e rrugës, por, gjithsesi dallon nga zonat e tjera të cilat janë masakruar në këto vite. Sipas tij, së pari duhet të hiqet dorë dhe të parandalohen ndërtimet pa leje. Sipas tij, në këto muaj janë bërë hapa të mëdhenj për frenimin e ndrtimeve pa leje. “Bregdeti i Jonit është i vetmi në rajonin e Mesdheut që është ende siç e ka krijuar natyra”, theksoi ai.
Zyhdi Dajti drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, INUK, garantoi se nuk do të ketë më ndërtime pa leje në këtë zonë. “Çdo objekt në bregdet që është pa leje do të prishet dhe ai që ka leje do të qëndrojë. Nuk do të këtë më asnjë paralajmërim për ndërtimet pa leje, por vetëm ndërhyrje për prishje. INUK do të veprojë pa asnjë lloj dallimi që nga Jugu në Veri”, theksoi Dajti.

Filed Under: Kulture Tagged With: Bregdetit të Jugut”, e Himarës, i fshatrave të, marreveshja, rehabilitimi arkitekturor

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 318
  • 319
  • 320
  • 321
  • 322
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT