• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BRANKO MERXHANI, PROFETI I RRUGES EVROPIANE TE SHQIPERISE

May 19, 2014 by dgreca

* Korifej i publicistikës shqiptare, Branko Merxhani, parashikoi si profet,rrugën që duhet të ndiqte populli shqiptar drejt Evropës dhe Demokracisë Amerikane/
*Të dhëna biografike të panjohura më parë për B.Merxhanin, nga vajza e tij Afërdita Kici,Petro Marko, Dr.Jakov Milaj,Sh.Musaraj/
Nga Nga Pertefe Leka/
Nga studiuesit e publicistikës së Branko Merxhanit, shkruhet se është autor pa biografi.Por sipas disa të dhënave jetësore, nga bashkëkohës te tij, si Petro Marko,Dr.Jakov Milaj ..dhe nga Vajza e tij Aferdita Kici,pasurohet jetëshkrimi i tij.
Kam pasë rastin të komunikoj me të lartëpërmendurit,prandaj nuk mund të hesht për ato materiale që kam mbledhur per t’i hapur rrugën studiusëve të mirëfilltë,të cilët mund të hulumtojnë akoma më shumë nga shkrimi i Dr. Milajt dhe nga botimet e B.Merxhanit në Turqi.
B.Merxhani erdhi ne Shqipëri dhe hyri në rrethet intelektuale gjatë viteve 1926-1939
Në mesin e viteve 30-të, kur Shqipëria kishte nevojë për të gjetur rrugën e të ardhmes dhe kur diskutohej në eliten intelektuale se cili do të ishte fati i Shqipërisë, në atë kohë plot trazira,nga partite fashiste,naziste e komuniste, Branko Merxhani botonte artikuj filozofikë e sociologjikë duke argumentuar se çfarë i duhesh kombit tonë,për të dalë nga prapambetja kulturore,ekonomike dhe politike.Ai paralajmëroi se Shqipërisë nuk i duhej rruga qe ndoqi B.Sovjetik,sepse “është një eksperiment pa të ardhme”. Prandaj e pohoi botërisht “nuk jam marksist, nuk jam fashist,por jam një Demokrat”.Ai e parashikoi se rruga e vetme e Shqipërisë është ajo rrugë që ndoqën shtetet më të përparuara të Europës.
Ai pati kurajon të analizojë me argumente në artikullin “Pse nuk jam marksist” “Përrallen e profecive të bolshevizmit” të cilën “ do të na e kallëxojë ..”HISTORIA”.
Dhe historia nuk vonoi shumë të regjistrojë shkatërrimin e komunizmit, ashtu siç e parashikoi i Urti,B.Merxhani
Branko nuk jeton më, por vizionet e tij për demokracinë dhe rrugën për emancipimin shoqëror janë aktuale edhe për sot.Ai ishte një udhëtar i shpejtë në rrugën e jetës moderne drejt Evropës Ai shkruante:”Shqipëria ka nevojë për njerëz që mundën të lartësojnë vetën e tyre përmbi logjikën e imponuar të ditës dhe për njerëz që kuptojnë kohën dhe ndiejnë fund e krye nevojat e saj.”B.M.
Pikëpamjet e tij për të ardhmen e vendit tonë i shprehte në lidhjet ekonomike e politike të Shqipërise me botën, me vendet më të zhvilluara evropiane siç ishte Anglia e Franca dhe lartësonte demokracinë amerikane që udhëhiqej nga parimet e një demokracie tradicionale.Thirrjet e vazhdueshme që u bënte bashkatedhetarëve për të nxjerrë Shqipërinë nga pellgu i varfërisë mendore e fizike ishin njerëzore.
B.Merxhanit, pjesën më të madhe të jetës, e kaloi në Turqi, materialet që kam mbledhur mund të ndihmojnë studiusit të hulumtojnë në disa drejtime.
Shkrimet e P.Markos,Dr.Milajt etj.do të vlejnë për t’ia pasuruar biografinë.Ata e kanë njohur personalisht dhe kane punuar me kolegun e tyre, për një kohë të gjatë.
Këto të dhëna i nis me fjalët e të paharruarit, Petro Marko “Branko Merxhani është një ndër korifejt e publicistikës turke dhe shqiptare …Si i ri që isha e admiroja Brankon për karakterin,kulturën e gjerë dhe penën e tij.Ai u bë mësuesi im.”

Ishte prilli i vitit 1991,kur unë,(P. Leka) dërgova dorazi një shkrim te Gazeta “Republika”.Ishin muajt e parë të rrugëtimit të kësaj gazete.Në redaksinë e gazetës takova për herë të parë dhe të fundit të ndjerin Petro Marko.Shkrimi im titullohej “Pse nuk jam marksist “duke iu referuar kryeartikullit të B.Merxhanit shkruar në revistën “Përpjekja Shqiptare”.Zoti Petro Marko edhe pse i rënduar nga pesha e vuajtjeve e priti me një entuziazëm,duke më përgëzuar më tha “Oh ç’ma solle në mendje,tani më dëgjo: Branko më kishte thëne,- kur u ndava prej tij-, do të më kujtosh më vonë.Ai ishte mendje ndritur dhe shumë patriot,prandaj, tani do të nis ta shkruaj se si lindi ky kryeartikull”.
Nuk vonoi shumë, u botuan të dy shkrimet në një faqe “Pse nuk jam marksist”dhe artikulli i P.Markos “Si u shkrua nje kryeartikull” shoqëruar me nje foto te P.Markos me B. Merxhanin.(Gazeta Republika date 28,Prill 1991)

P. Marko shkruan në ate artikull:” Branko Merxhani ishte bir nga Sopiku i Pogonit .Pasi mbaroi studimet e larta në degën e filozofisë në Turqi,shkoi në Austri ku mbaroi studimet për sociologji.(Te plote lexojeni ne Diellin e printuar)

Filed Under: Kulture Tagged With: Branko Merxhani, PROFETI I RRUGES EVROPIANE, te Shqiperise

Simone Weil – filozofja përbri të mëdhenjve

May 18, 2014 by dgreca

Cili është filozofi më i madh i viteve ‘900? Është një pyetje që mund t’ia bëjë vetes çdo filozof në botë, por duke u kufizuar brenda kufijve tanë natyrorë, do të thosha në Europë. Nuk ka dyshim se parapëlqimet personale, subjektivizmi, teoritë ku e gjejnë vetejmë veten, do të na japin një listë tepër të nderuar emrash që vështirë se mund të konkludojmë dhe ta shpallim se cili është filozofi më i madh i shekullit të kaluar. Duke e parë listën e gjatë të filozofëve, do të përmendja disa syresh: Husserl, Dennett, Bergson, Heidegger, Jaspers, Sartre, Camus, Gadamer, Croce, Gentile, Popper, Florenskij, Nietzsche dhe ajo amerikane Ayn Rand. Por shumë studiues dhe filozofë të tjerë mendojnë se filozofja më e madhe e shekullit të kaluar është një grua franceze me emrin Simone Weil. Sigurisht është një tjetër emër në listën e gjatë të emrave, por nëse hyn dhe shfleton në faqet e shumta të internetit, do ta kuptosh se do të gjesh tek ajo mishërimin e filozofes, mistikes dhe shkrimtares, aktivistes partizane. Këtu dëshiroj ta tërheq vëmendjne e lexuesit shqiptar meqë 5 maji nuk është shumë larg. Në Ditën kombëtare të dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare, ndodhi ajo që ndodh çdo vit, bile edhe më e theksuar dhe e artikuluar : u ngatërruan ngjarjet dhe heronjtë, drejtuesit dhe tradhëtarët e vërtetë. Gabime të tilla prej studiuesish dhe militantësh të vegjël dhe kalamanë, në të gjithë kuptimin e fjalës, u panë në ekrane dhe gazeta të qanin dhe ta ngrinin zërin për ngjarje historike ku nuk kanë qënë kurrë pjesëmarrës, për më tepër duke folur në emër të gjoja përdhosjes që i bëhet të gjithë popullit. Do të desha ta bëja një pyetje për të gjithë ata që nuk kanë gjuhë tjetër veç mohimit të gjithçkaje që mban vulën e luftës: po filozofja franceze a bëri gabim që u rreshtua me rezistencën? Asnjë njeri që ka dy barrë mend nuk do të guxonte kurrë të deklaronte se ishte një gabim fatal i saj që mori pjesë në luftë dhe ta shpallë armike apo të gjejë ndonjë fjalë banale që ta etiketojë. Ta lëmë problemin tonë dhe të shkojmë tek filozofja Weil. Sipas Alfonso Berardinellit, një zë në korin e madh të zërave, është Simone Weil, sepse emri i saj përmendet, pasi bashkon me radikalizëm politikën, fenë, etikëm dhe gnosologjinë. Ajo nuk lexohet, ështrë shumë kërkuese nga lexuesit, i shqetëson intelektualët dhe kategorinë e tyre mbizotëruese të universitarëve. Weili nuk ka prodhuar traktate sistematike, duke përdorur fonde kërkimesh dhe për këtë nga filozofët profesionistë, të ambjentuar ta ripërtypin çdo autor, shpesh pa arsye të mjaftueshme. Konsiderohet gabim si një mendimtare jo sitematike, teorikisht e papërshtatshme, sepse fragmentare. Aspak e vërtetë. Weili nuk ndërtoi sisteme, ndërtesa konceptuale ku të futej. Prodhimtaria e saj është e rastësishme, thellësisht e motivuar nga ngjarjet e jetës së saj dhe nga politikanët e viteve, kur jetoi (midis dy luftrave). Artikujt dhe esetë e saj, ditaret dhe aforizmat formojnë një mendim të jashtëzakonshëm koherent dhe me kohezion, original në qartësinë karteziane dhe në një ndershmëri heroike ekzistenciale.

Filozofi francez Gabriel Marcel lidhur me jetën dhe veprën e Simone Weilit pohonte pamundësinë që ta futje në një formulë çfarëdo, ndërsa shkrimtari Albert Camus, duke nënvizuar rrugëtimin e vetëm, e konsideronte shpirti i madh i vetëm i kohës sonë. Në një hark kohor të shkurtër (1909-1943) filozofja jetoi përvoja shumë intensive intelektuale dhe njerëzore, duke u apasionuar për problemet politike dhe shoqërore, duke përdorur me rreptësi dhe qartësi të madhe zgjuarsinë e saj të madhe, duke u future në brendësinë e vet në nivele kaq të thella saqë u ankorua në rezultate mistike. Lindi në Paris nga një familje borgjeze në gjendej të mirë, me origjinë hebrehe, por absolutisht agnostike, mori nga nëna një edukatë intelektualisht shumë të gjallë dhe stimuluese, por në të njëjtën kohë tepër serioze dhe rigoroze. Jetoi me ndjenja të forta admirimi dhe konkurimi ndaj vëllait të vet Andre’ Weil që shfaqi paraprakisht aftësi të jashtëzakonshme në fushën e matematikës dhe më vonë u bë njëri prej gjenive më të mëdhenj të ‘900. E motra e përshkruan kështu momentin më kritik të raporteve, duke shfaqur tensionin e brendshëm që do ta shoqëronte gjithmonë: Nuk më vinte keq për sukseset e jashtme, por që nuk shpresoja në asnjë pranim në atë mbretëri transhendente ku hyjnë vetëm njerëzit e mëdhenj dhe ku banon e vërteta. Preferoja të vdisja sesa të jetoja pa të. Pas muajsh errësire të brendshme papritur e kam patur gjithmonë sigurinë se çdo qënie njerëzore, edhe nëse aftësitë e natyrshme janë hiç, depërton në këtë mbretëri të së vërtetës, nëse bën vazhdimisht një sforco që ta kapë.
Enigma e dhuimbjes, ankthi i të varfërve dhe fitimtarëve e preku thellë, aq san ë moshën 10 vjeçare pohon se ishte bolshevike dhe jetonte me intensitet të madh turpin për kushtet e rënda të paqes të imponuara nga Franca në Traktatin e Versajës. Nga viti 1925-1928 studjoi me filozofin Emil Kartier gjatë një kursi përgatitor në shkollën normale. Personaliteti i Kartierit, individualizmi i tij i lirë, dashuria për demokracinë, simpatitë paqësore, nënvizimet e rëndësisë së vullnetit dhe madhështisë morale e bëjnë Ëeiltin përvete dhe konfirmojnë në prirjen e kërkimeve të pafund, të impenjimit koherent dhe të madh, të antikonformizmit absolut dhe shpesh provokues.
Në vitin 1931 fitoi një vend në katedrën e filozofisë në Liceun e femrave të Le Puy, në Loira. Dha mësim deri në vitin 1938, më pas duke u transferuar në vende të ndryshme, e rrethuar nga dyshime, mosbesim dhe admirim. Në ato vite iu përkushtua një veprimtarie intensive gazetarie dhe sindakale dhe njohu figura të fuqishme të sindakalizmit revolucionar. Në fund të vitit 1931 dhe fillim të 1932 drejtoi protestën e të papunëve gurëthyes, duke arritur një sukses në një situatë shumë të vështirë dhe të paqartë.
Ndërkohë vazhdon të studjojë dhe të shkruajë, duke u impenjuar në analizën racionale të faktorëve të shfrytëzimit. Gjatë vizitave në Gjermani 1932 dhe 1933 u bind për pafuqinë e partive punëtore që ta shfrytëzojnë atë që I duket një situatë objektivisht revolucionare. Partia komuniste gjermane që nuk kërkonte asnjë aleancë me socialdemokracinë në një periudhë të asaj krize të rëndë, i duket shumë e kushtëzuar nga Internacionalja e III që shpreh interest e shtetit sovjetik : e gjitha kjo nuk mundet veç t’i hapë dyert një disfate të klasës punëtore gjermane dhe përhapjes së fashizmit jo vetëm në Gjermani, porn ë të gjithë Europën: Jam e sigurtë se i gjithë gjaku që do të derdhet, do të derdhet kot dhe se u mundën që në nisje.
Simone Weil denoncon edhe procesin e burokratizimit të B.S dhe mbështetjen objektive që Rusia u dha forcave reaksionare në Gjermani. Këto pozicione provokojnë përballjen dhe prishjen me Trockin që e akuzon Weiltin për paragjykime të borgjezit të voglël të reaksionarëve më të mëdhenj. Në esënë Reflektime mbi shkaqet e lirisë dhe shtypjes shoqërore ekspozonj një analizë të artikuluar kritike të poziocioneve të Marksit dhe të regjimit që lindi nga revolucioni i tetorit. Ajo e kritikon Marksin për besimin tek progresi dhe për hegelizmin mbrapsht që e çon t’I japë materjes, aspiratat për më mirë, për të mirën që është karakteristikë e shpirtit. Në sfond duket referimi tek Platoni, autori që ajo e admiron dhe që i duket se shpreh dialektikën e vërtetë.
Pasi kërkoi një vit lejë për studime personale, filloi të punonte në fabrikë: studimi vazhdon, më këmbëngulës dhe kërkues, në sajë edhe të kontributit të përvojës së jetuar. Detyrimi brutal dhe i përditshëm, obligimi i shpejtësisë dhe bindjes ndaj urdhërave, dhimbja e afsheve të nxehtësisë që vijnë nga furra në fytyrë dhe krahë ia bëjnë të pamundur mendimin, e bën të ndihet skllave pa dinjitet, në një butësi prej kafshe, si trup e dorëzuar. Për këtë ajo kryen përvojë të drejtpërdrejtë, duke pësuar shkatërrimin e energjive të saj fizike dhe psikologjike. Në verën e vitit 1935 shkon për një periudhë pushimi në Portugali dhe e përshkruan kështu gjendjen e saj shpirtërore : Pas vitit të punës në fabrikë, para se të rifilloja mësimdhënien, prindërit e mi më çuan në Portugali, ku i braktisa që të shkoja vetë në një fshat të vogël. Ai kontakt me fatin e mbrapshtë e kishte vrarë rininë time. Deri atëherë nuk kisha patur kurrë përvojë për fatin e mbrapshtë, veç me timen, dhe si imja, më dukej pak e rëndësishme, dhe nga ana tjetër ishte vetëm një fatin e mbrapshtë përgjysëm, duke qënë biologjike dhe jo shoqërore. E dija mirë se kishte shumë fatin e mbrapshtë në botë, isha e fiksuar, por nuk e kisha konstatuar kurrë përmes një kontakti të zgjatur.
Ndërsa isha në fabrikë, konfuze në sytë e të gjithëve dhe të mijve me masën anonime, fati i mbrapshtë i të tjerëve depërtoi në trupin dhe shpirtin tim. Asgjë nuk na ndante, sepse realisht e kisha harruar të shkuarën time dhe nga momenti që e kisha të vështirë ta imagjinoja mundësinë e mbijetesës me ato lodhje, nuk shquaja dot para meje asnjë të ardhme. Atë që pësova në fabrikë ndikoi në mënyrë kaq të ashpër saqë ende sot, kur një qënie njerëzore, kushdo qoftë dhe në çdo rrethanë, më flet me brutalitet, nuk mund të mos e kem përshtypjen që bëhet fjalë për gabim, për fat të keq të destinuar ndoshta për qartësim. Në fabrikë mora përgjithmonë damkën e skllavërisë, si ajo që romakët e damkosnin me hekur të nxehtë në ballin e skllevërve të tyre më të përbuzur. Qysh atëherë e konsideroj veten gjithmonë skllave. Me këto ndjenja shkon ta shohë festën e shentit të qytetit: Me atë gjendje shpirtërore dhe në një gjendje mizerje fizike mbërrita e vetme, në një natë me hënë të plotë, gjatë festës së shenjtit, në atë fshat të vogël portugez, edhe ai për fat të keq shumë mizerje. Festa zhvillohej në breg të detit. Gratë e peshkatarëve bënin në rresht xhiron rreth varkave, duke mbajtur qirinj dhe këndonin këngë shumë të vjetra, me një trishtim sfilitës. Asgjë nuk mund ta japë idenë. Nuk kam dëgjuar kurrë asgjë më prekëse..Atje pata papritur sigurinë se kristianizmi është par exelance feja e skllevërve, që veç skllevër mund të aderojnë dhe unë bashkë me ta. Fillon kështu një rrugëtim afrimi me besimin kristian, krejt original, që sigurisht nuk do ta pengojë Simonën të vazhdojë ta jetojë me pjesëmarrje të jashtëzakonshme historinë e kohës së vet.
Mes veprave mund të përmendim: Reflektime mbi shkaqet e lirisë dhe shtypjes shoqërore, 1934, shkruar gjatë përvojës në fabrikë; Iliada ose problemi i forcës, 1940-’41, shkruar gjatë luftës.
Nëse marrim dhe analizojmë shkrutimisht dy esetë më të famshme të saj, ku dhe shprehet i gjithë mendimi dhe filozofia e saj, do të shohim se Weili merret me konceptin e pushtetit dhe shoqërisë dhe pozicionet e tyre diametralisht të kundërta në jetë. Pushteti sillet si tiran i vërtetë ndaj shoqërisë. Po t’i referohemi esesë së parë, Reflektime mbi shkaqet e lirisë dhe shtypjes shoqërore, Weil e konsideron pushtetin që ushtrohet nga autoritetet mbi individin si një derivat të së njëjtës forcë të pranishme në natyrë. Shoqëria është një ndryshim i nevojës që në natyrë i shtyp qëniet njerëzore dhe, sa më shumë një shoqëri teknikisht është e përparuar, aq më shumë individët shtypen nga një forcë e ngjashme me atë të kataklizmës natyrore. Por ajo nuk është gjithmonë kritike ndaj Marksit, pasi vlerëson tek ai intuitat që lidhen me dinamikat shoqërore që detyrimisht të çojnë në zhvillim pas një kontradikte që zgjidhet, por e kritikon se nuk i zhvilloi deri në fund analizat e formave të shtypjes. Edhe pse kritika ndaj marksizmit ka peshën e vet, ajo prefroi gjithmonë pozicionet e asaj doktrine, me shembullin e vet personal, duke u rreshtuar qëndrueshëm nga ana e shtypësve. Përvoja e saj si punëtore, ia forcoi më shumë bindjen lidhur me njeriun, shoqërinë dhe pushtetin, gjithmonë të pandarë në hapësirë dhe kohë.
Tek eseja e dytë, Iliada, ose poema e forcës, ajo dëshiron të theksojë dhe të evidentojë faktin se pushteti i forcës, duke i reduktuar njerëzit në sende, i ngurtëson në mënyrë të ndryshme, por në mënyrë të barabartë shpirtrat e atyre që e vuajnë dhe të atyre që e përdorin. Çfarëdo ushtrim i pushtetit është përpjekje për t’i përballuar mekanizmat e nevojës, përkundrazi t’i drejtojë sipas qëllimeve të veta, por kjo të çon në mënyrë të pashmangshme në marrëzi : iluzionet njerëzore nuk mund t’i kundërvihen nevojës që vepron përmes natyrës. Idolatria e pushtetit që lindi me Perandorinë romake e arriti kulmin e shprehjes tek totalitarizmi i Hitlerit, duke kaluar nga statalizmi i Reshëljesë. Synimi kryesor edhe në kohë demokracie është pushteti, prandaj edhe partitë politike nuk bëjnë gjë tjetër, veçse farkëtojnë dhe formojnë një lloj imazhi mbi baza idolatrie, duke vendosur në plan të parë vetveten, por më pas të gjitha shtigjet të çijnë tek synimi kryesor që është i qartë : të sillen si tiranë pasi marrin pushtetin ndaj të gjithë faktorëve, partive kundërshtare në plan të parë dhe në këtë kuptim ndaj vetë shoqërisë, duke shkuar më larg, në një formë lufte të ftohtë të shpallur, por të maskuar me fraza tolerance e bashkëjetese, o me ne o kundër nesh. Tek mendimet e saj që janë shumë aktuale, të paktën për anarshinë në dukje demokratike shqiptare, do të gjejmë fytyrën e vërtetë të pushtetit dhe atyre q ë e ushtrojnë atë. Tek Manifesti për eliminimin e partive poltike ajo është e mendimit se ky veprim do të shmangë totalitarizmin. Çdo demokraci e qeverisur nga partitë nuk mund t’i shpëtojë rrezikut që njëra syresh ta shkatërrojë atë. Partitë janë nga natyra e tyre kriptotirani që janë në konkurrencë që të dalin mbi të tjerat, duke pasqyruar ligjin e xhunglës. Si alternativë të vetme përcakton vullnetine përgjithshëm të Rusoit. Politika duhet të bëhet ashtu si dhe arti anonime dhe të transmetojë vëllazërim. Detyra e atyre që vihen në shërbim të vullnetit të përgjithshëm është të mbeten në një farë mënyre anonimë, gati të përzihen në çdo moment me njerëzit e zakonshëm.
Në vitin 1936 niset që të luftojë në Spanjë, në kolonën ndërkombëtare të anarkistit Durruti, ajo pacifiste që do ta analizojë me shumë finesë absurdin e forcës dhe luftës: një prej kontradiktave të veta të një temperamenti të apasionuar. Qëndroi pak ditë për shkak të një incidenti banal që e pengonte të ecte, por i shikon deri në fund tmerret e luftës civile dhe i shkruan Georges Bernanos: “Një humnerë i ndante njerëzit e armatosur nga popullsia e paarmatosur, një humnerë shumë e ngjashme me atë që i ndan të pasurit nga të varfërit…nisen vullnetarë me ide sacrifice dhe bie në një luftë mercenarësh me shumë mizori më tepër dhe me ndjenjën e respektit ndaj armikut të paktë.
Në vitet 1938-1939 thellohet përvoja e takimit me hyjninë. Me shumë saktësi Simone Weil shpjegon : “Në arsyetimet e mia për pazgjidhshmërinë e problemit të Zotit, nuk e kisha parashikuar këtë mundësi, të kontaktit real, si njeriu me njeriun, këtu në tokë, mes një qënieje njerëzore dhe Zotit. Kisha dëgjuar turbullt të flitej për gjëra të tilla, por nuk u kisha besuar kurrë. Kjo hyrje e shjegon bëfasinë e saj sa ndjen brenda vetes: Ndjeva pa qënë aspak e përgatitur – pasi nuk i kisha lexuar kurrë mistikët – një prani më personale, më të qartë, më reale se ajo e një qënieje njerëzore, e papranueshme ndaj ndjenjave dhe imagjinatës, analoge me dashurinë që duket përmes buzëqeshjes më të butë të një qënieje të dashur. Nga ai çast emri i Zotit dhe i Krishtit u përxjenë në mënyrë gjithnjë e më të parezistueshme në mendimet e mia. Simone i përkushtohet me një interest ë ri studimeve të klasikëve të Biblës,të feve orientale, të manikeizmit.
Ndërsa gjithmonë e më shumë kërcënuese afrohej lufta, shkroi një ese’ për Iliadën, ku reflekton për karakterin irreal të pjesës më të madhe të konflikteve në lindje që pikërisht për këtë janë në mënyrë paradoksale më të tërbuarat dhe të rrezikshme : prestigj dhe forcë, realitet vendimtar në shpërthimin e dhunës, shfaqen si idhuj që kërkojnë sakrifica njerëzore. Historia shfaqet në këtë optikë një delir absurd. Në të njëjtën kohë filozofja përpunon projektin e një grupi infermieresh të vijës së parë që do i dërgonin në front për qëllime humanitare si sfidë e hapur, jo e dhunëshme që t’ia heqë maskën e egërsisë së armikut ( gjenerali De Gol, udhëheqësi i rezistencës franceze, nuk e pranoi idenë, sepse ishte marrëzi). Kur gjermanët e pushtuan Parisin, Simone dhe familja shkojnë në fillim në Marsejë dhe më pas strehohen në Amerikë. Por ajo nuk arrin të qëndrojë dot larg nga vendi i konfliktit dhe i dhimbjes: deshte të merrte pjesë në Rezistencën franceze. Më në fund ia del, pas përpjekjeve të shumta, të mbërrijë në Londër që të punonte në shërbimin e brendshëm të lidhjes. Ndihet e zhgënjyer nga ky impenjim që i duket i papërshtatshëm ndaj dëshirave të saja. Vazhdon papushim t’i mbushë fletoret me reflektime dhe shënime. Bën pyetje për Pagëzimin që dëshiron shumë ta realizojë, por jo me kushtet e vendosura nga Kisha katolike të cilën e konsideron shumë të mbyllur në struktura konceptuale dhe organizative të ngurta, e paaftë të dialogojë, siç duhej të bënte, me të gjitha përvojat fetare kuështë sigurisht prania e Zotit. Ndërkohë hante shumë pak, duke dashur t’i ndante kushtet konkrete në të cilat jetonin popujt e pushtuar. Nuk i bëri rezistencë tuberkulozit që e përlante dhe kështu vdiq më 15 prill 1943, në anonimatin më të plotë.
Askush nuk e vuri re se shkrimet e krijuara gjatë një jete, vetëm në dukje anonime dhe dështake, do të kishin fituar në dhjetëvjeçarët e mëvonshëm një njohje të jashtëzakonshme, aq sa konsiderohen sot me rëndësi të parë në kuadrin e filozofisë së ‘900-s.

Arjan Th. Kallço

Filed Under: Kulture Tagged With: përbri, Simone Weil, Simone Weil – filozofja, të mëdhenjve

KISHA E SHËN SPIRIDONIT ME FRYME NGA SHENJTI TAVANI-RRËZUAR NGA DREQI

May 17, 2014 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/
1. Vuno
Vuno gjëndet , përgjatë rrugës midis Himarës dhe Dhërmiut. I pozicionuar në kodër 300 metra .Vunoi është një ndër shtatë fshatrata e Himarës .Banesat vëndase bërë nga guri dhe rrugicat e katundit prej këtij matëriali solid, prej më shumë se dy shekuj jetë gjënden sipër udhës dhe përkarshi detit.Shumë udhëtar të huaj kanë pyetuyr shpesh se cafrë gjuhe përdorin banorët .Gjuha e përdorur në këtë katund të bregut është dialekti lokal është një tosk jugore e, më saktësisht një dialekt i nën Labërishtes .Ka një të dhënë që kanë qenë rreth 2000 banorë por aktualisht janë katandisur pak.Në një reportazh të Dargoit, që shkruante për shoferët e Dhërmiut, thoshte se fshati përpara se të vec këmbën ën Vuno ka pasur 600 shoferë,të zgjuar apo dhërmiasit.
2.Krahina Himarë
Në krahinën e Himarë bëjnë pjese qyteti i Himares se bashku me fshatrat Palas, Gjilek, Dhermi, Iliaz, Vuno, Qeparo, Kudhes, Piluri. Krahina e Himares shtrihet përgjatë bregdetit te detit Jon, duke filluar nga veriu ne Llogora e deri ne lumen e Borshit ne Jug. Nga veri- lindja, lindja dhe jug-lindja rrethohet nga vargmali i Akroceraunit me majën me te larte atë te Çikës me lartësi 2045m mbi nivelin e detit. Ne krahinën e Himarës rrjedhin përrenjtë e Ksarrollakos, të Polopotamo, të Gjipes,të Vishes dhe të Qeparoit, të cilët në periudha shume të nxehta te vitit mund dhe te shterojnë. Gjiret kryesore ne det janë ato te Spilese dhe te Panormit (Porto-Palermos).
Burimet e shkruara, dëshmojnë se Himara ne lashtësi ishte vendi i fisit të Kaoneve, fisi rëndësishme i Epirit,krahas Molloseve dhe Thesproteve. Fiset Kaone zotëronin Epirin para mollosëve. Plini (referon se emri Kaoni, vinte nga kaonet e bregdetit te Akrokerauneve, ku ndodheshin fortesat Himaira, poshtë se cilës ndodhej burimi i ujit mbretëror, e me tej Meandria(qyteti antik ne Borsh), Kestrina etj.
3.Kalaja e Ilias në fshatin Vuno
Me këtë emërtim është shpallur monument culture.Bronxi i Hershem dhe i Mesem(2100-1500) shkruan J.Koci.Në kohsn e bronxit dhe Hekurit ts Hershëm(banorët e Kaonisë jetonin në fortifikime, por nuk braktiset edhe shpella e Spilese.Germimet arkeologjike ne fortifikimet Kukum, Ngura eKaros ne Qeparo, Kalane e Himare, Sopot e Badhra, në Borsh, sondazhet dhe vrojtimet siperfaqesor ne 12fortifikime te tjere dhane material te pasur arkeologjik.Në këtë kohe fortifikimet ishin vendosur mbi kodra teuleta(100 m.l.), pereth gjireve Panorme, fortifikimetKukum dhe Almeridha dhe Gjipese (Iljasit), kalate, Cipidhe KastriaMajat e kodrave, qarkoheshin me mure te uleta, megjatësi 160 m, trashësi 2,5 m e lartësi rreth 1m.,ndërtuar me gure te pa regullt me teknike tethate(kseroledh).
4. Vunoi njihet si fshati i shumë kishave
Rajoni i Vlorës është shumë e pasur me me kisha kishat ortodokse përgjatëRivierës , duke përfshirë kishëne Shën Mërisë (1783 er) dhe Kishën e Shën Spiridhonit ( 1778C ) në Vuno. Vunoi vet, njihet si fshati i shumë kishave.Një kishë me arkitekturë veneciane që mund të gjenden në plazh . Dy kishat e tjera, përkatësisht dedikuar për Shën Spiridon-së Kishës, Vuno (1778) dhe të Shën Mërisë (1783).
Emërtimi i objektit Vendndodhja Viti i shpalljes monument kulture
Kisha e shën Spiridhonit Vuno, Vlorë 1963
Kisha e Shën Mëhillit Vuno, Vlorë 1963
Kisha e Mesodhisë Vuno, Vlorë 1963
Kisha e Shën Sotirës Vuno, Vlorë 1979
Ka qarkulluar një lëgjendë për këtë të fundit në fshatë,se banorët e breshërit fshatit nga qyteti i Shkodrës u shpërnguënl në Vuno , ku ata ndërtuan kishën e Shën Mërisë. Kisha ruhet ende edhe në një pikë të spikatur të fshatit, i quajtur Scutara. Kjo kishë si fillesë ishte katolike, më u shndërrua në besimin ortodoks.
5.Legjenda
St Kosmas Aitolos i barabartë me Apostujt , erdhi në këtë fshat aty rreth viteve 1778 për të mësuar Krishtërimin Orthodhoks për popullin ,si dhe të krijojë një kishë e cila do të bashkonte të krishterët ortodoksë e shpërndarë , dhe për të ndërtuar një shkollë për edukimin e tyre.Kjo ishte dëshira e Shëjtit të ketë këtë kishë kushtuar Shën Spiridon Ëonderëorker , dhe për të gjithë të krishterët për ti mbledhur këtu çdo të dielë për Meshën Hyjnore . Pas këtij propozimi , populli u ankua te shenjti se nuk kanë fonde për të ndërtuar një kishë duke qenë të rënduar nga taksat e rënda të imponuara nga të gjithë të krishterët nga osmanët . Fr . Kosmas u tha njerëzve për të shkuar në det në Jali në mëngjes ku do të gjeni të gjitha materialet e nevojshme për të ndërtuar kishën . Ata e bënë këtë dhe u kthyen me materialet e nevojshme , dhe ndërmoriën detyrën me gëzim dhe bindje .Pranë kishës një shkollë është ndërtuar për edukimin e fëmijëve të fshatit , dhe një pemë selvi ishte mbjellë e cila ende qëndron sot .
6.Historia e shenjtit
Shën Spiridoni, Peshkopi i Trimythous gjithashtu e shkruar ndonjëherë Shën Spiridon një shenjt i nderuar në të dy traditat e krishtera të Lindjes dhe Perëndimit .
Spiridon ka lindur në Askeia ,në Qipro. Ai ka punuar si bari dhe ishte i njohur për devotshmërinë e tij të madhe . Ai u martua dhe pati një vajzë , Irene . Me vdekjen e gruas së tij , Spiridon hyri në një manastir , dhe vajzën e tyre , një manastir .Spiridon përfundimisht u bë peshkop i Trimythous , ose Tremithous ( sot quhet Tremetousia ) , në rrethin e Larnaka ( ndërsa tradita e Kishës së Lindjes nuk lejonkoordinimin e burrat e martuar që bashkëjetojnë me bashkëshortët e tyre të jetesës si Peshkopëve ,koordinimin e personat e ve është mjaft zakonshme ) . Ai mori pjesë në Këshillin e parë Ekumenik i Nikesë ( 325 ) , ku ai ishte i dobishëm në luftën kundër argumentet teologjike e Ariusit dhe ndjekësve të tij .Ai thuhet shndërroi një filozof pagan të krishterimit duke përdorur një copë balte për të ilustruar se si një njësi e vetme ( një pjesë e qeramikës ) do të mund të përbëhet nga tre subjekte të veçantë ( zjarri , uji dhe balte ) ; një metaforë për doktrinën e krishterë të Trinisë .
Sa më shpejt që Spiridon ka mbaruar së foluri ,copë e thyer është e thënë të ketë në mënyrë të mrekullueshme të shpërthente në flakë , uji pikoi në tokë , dhe vetëm pluhur mbetur në dorën e tij ( llogari tjera të kësaj ngjarje të thonë se kjo ishte një tullë ai e mbajti në dorën e tij ) .Pas këshillit , Shën Spiridon kthye në dioqezën e tij në Tremithous . Ai më vonë ra në disfavor gjatë përndjekjeve të perandorit Maximinus , por vdiq në mënyrë paqësore në pleqëri . Biografia e tij është regjistruar nga autor biografish shenjtorësh Simeon Metaphrastes dhe historianëve kishtarë , Sozomen dhe Sokrati Scholasticus.
Shën Spiridoni ëhstëmjaft i repektuar në Bulgari,për këtë rast radio bullgare ka bërë edhe këtë koment:Shën Spiridoni, kujtimi i të cilit respektohet më 12 dhjetor, jetonte në shekullin IV në ishullin Qipro. Që nga fëmijëria u bë bari dhe siç lexohet në jetëshkrim, ishte “me natyrë të thjeshtë, me zemër të përulur dhe me jetë plotë bamirësi”. Duke arritur moshën madhore ai u martua, por pak më pas mbeti vejan. Ja përse ai vendosi t’u kushtojë jetën atyre që kanë nevojë – ushqente të varfëritë dhe jetimët, strehonte njerëzit që kishin nevojë. Zoti i dhuroi atij talentin të mjekojë sëmundje të ndryshme në mënyrë çudibërëse. Kështu te ai filluan të vijnë të sëmurë nga vende të afërta dhe të largëta. Lavdia e tij u përhap anë e mbanë botës. Gjatë sundimit të perandorit Konstantin, Shën Spiridoni u emërua episkop i qytetit Trimitunt në ishullin Qipro. Megjithëqë zinte këtë post të lartë, shenjtori mbeti një njeri i thjeshtë, i përulur dhe i qetë. Ai vazhdonte t’u ndihmojë të gjithë atyre që kishin nevojë, punonte bashkë me njerëzit e zakonshëm në fushë dhe gjithnjë mbante me veten kërrabën e bariut dhe kësulën e thurur prej degëza të shelgut. Pikërisht me këtë kësulë filluan të rikrijojnë shenjtorin edhe në ikonat. Dalëngadalë ajo u shndërrua në një atribut të tij të dallueshëm, për më tepër, se vet emri i tij në greqishten do të thotë “shporrtë e rrumbullakët e punuar me thupra”.

7.Kisha e Shën Spiridhonit
Në Listën e Monumenteve të Kulturës të Shqipërisë (Objekte fetare me statusin Monument Kulture) i referohet një monument në Shqipëri e cila është njohur nga Qeveria e Shqipërisë dhe Ministria e Kulturës si një monument kombëtar të trashëgimisë fetare dhe një e cila është parë si e rëndësi të lartë për kulturën fetare të kombit. Këto monumente kulturore përfshijnë vendet e kultit, duke përfshirë xhamitë, kishat dhe manastiret. Kisha e shën Spiridhonit Vuno, Vlorë shpallur monument culture në vitin 1963.
Kisha e Shën Spiridhonit sipa të dhënave të studiuesve daton në vitin 1778. Kisha e Shën Spiridhonit në Vuno bën pjesë në nëngrupin e bazilikave me tavan të rrafshë, dhe ka përmasa të brendshme 19.80 x 11.40 m. Ajo përbëhet nga salla qendrore dhe hajati që ndodhet në pjesën perëndimore.Ajo ndahet me dy arkada mbi kolona guri, me tre nefe gjatësore.
Catia e kësaj kishe që prej datës 3 maj u rrëzua duke sjell dëmtime kryesisht në afreske.Burimet thonë se kisha u restaurua nga Kisha Ortodokse mirëpo nuk pati ftain që të restaurohej me fondet e shtetit që u akorduan por që nuk u vunë në zbatim.

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, Kisha e, Shen Spiridonit

EKSPEDITA e MISS & MISTER SHKODRA 2014 KANE VIZITUAR QYTETIN E PRIZRENIT

May 16, 2014 by dgreca

Therret PRIZRENI morri SHKODER,kane qene fjalet e Producentit Shpejtim ZEJNELI i cili i ka ftuar Shpresa DRASATI Drejtoreshen e eventit te bukurise MISS & MISTER SHKODRA 2014.Stafi Organizative i MISS & MISTER SHKODRA 2014 kane vizituar Lidhjen Shqiptare te Prizrenit, ku i ka pritur Drejtori Parim KOSOVA duke i deshiruar mireseardhje.
Ekspedita me pas ka vizituar Uren e Gurit,si dhe Xhamine e Sinan PASHES,Kishen Katolike dhe Kishen Ortodokse.
Drejtoresha e eventit te bukurise Shpresa DRASATI ne bashkepunim me Stefan MORENA dhe Kordinatore Lola CERKU moren per here te pare inisiative ne Veriun e Shqiperise qe te organizojne nje spektakel te tille qe perfshine te gjitha trevat shqipfolese, ku ne permbatje ka promovimin e te rinjeve dhe vlerat e njeriut.
Shpresa DRASATI nene e dy femijve,por e cila eshte nje grua artiste qe ne rrenjet familjare ka luajtur rolin kryesor ne filimin Italian ” TROPO BELLI ” si dhe ka qene e ftuar ne Javen e Modes ne Milano dhe Paris.
Stefan MORENA ka mbarruar shkollen per REGJISOR, eshte dhe kengetar, i cili ka marre dhjetra cmime ne fushen e muzikes.
Lola CERKU Menaxher e shume kengetareve me fame ne Shqiperi.
Drejtoresha Shpresa DRASATI na informoi se do te mbahet MISS & MISTER SHKODRA 2014 me 30 MAJ 2014.
Ne kete gare marrin pjese 18 Djem dhe 18 Vajza.
Ndersa ne SHKODRA NEXT TOP MODEL do te marrin pjese 21 Djem dhe 21 Vajza.Te gjithe kandidatet vijne nga Shkodra me rrethine.
Shpresa DRASATI ne fund te vizites e falenenderoj producentin Shpejtim ZEJNELI dhe stafin e tij duke i ftuar ne Shkoder.

Filed Under: Kulture Tagged With: e MISS & MISTER, EKSPEDITA, KANE VIZITUAR, QYTETIN E PRIZRENIT, SHKODRA 2014

Violina ”botërore” e Engjëllushe Baçes

May 16, 2014 by dgreca

Nga Flora NIKOLLA/
Fillimin e jetës në Itali , Ëngjëllushe Baçi, një artiste me një sukses të garantuar, shkak i talentit të saj i spikatur që në vegjëli, nuk e pati të lehtë. Bëri edhe punë të tjera fillimisht , derisa gjeti rastin të marrë pjesë ne disa konkurse, ndërsa fitoi vëndin e punës në Orkestrën” Verdi di Milano” e Orkestrën e harqeve “G. Cantelli”. Kështu nisi hap pas hapi të realizojë rrugën e saj artisike. Lushi si e thërrasin të afërmit e saj , nisi të punojë e studiojë njëkohësisht, për të përmirësuar nivelin e saj të interpretimit, duke bërë kurse perfeksionimi me violinistë të mëdhenj , si Pjer Amojal e Leon Spierer , A.Flint, etj. Ka patur rastin të interpretojë me artistë të mëdhenj si me dirigjentët , R.Muti, C.M.Giulini , R.Chailly, V.Gergiev, G.Prètre, C.P.FLor, V. Juroëski, O. Caetani, etj .Ka interpretuar në krah të artistëve me famë botërore si L.Kavakos, M.Argheric, S.Accardo , M.Rostropovich, M.Maisky, V.Mullova, Y.Bashmet.D.Garret, M.Quarta, Domingo, Carreras, Pavarotti, por njëkohësisht dhe me artistë të muzikës së lehtë e shumë të famshëm si Adriano Çelentano, E.Ramazzotti, Jovanotti, Sting, C.Segundo, madje edhe në koncertet e J. Kocker etj. Në të gjitha këto koncerte, kërkonte të jepte maksimumin e saj , por njëherazi kjo përvojë e ka ndihmuar të marrë sa më shumë nga ata . Mendon se kur punon me pasion, rezultatet vijnë vetë. Ka ndjerë kënaqësinë e punës dhe kjo i ka dhënë energji dhe kurajo për të avancuar e kërkuar gjithmonë e me tepër e për ta ndarë kënaqësinë e tingujve me të tjerët. Ne fund të fundit, muzika shëron shpirtrat e njerezve , i bashkon ata . Ky mision fisnik, duket se e rrëmbente atëhere dhe thotë se ky mision vijon të mbetët e pandryshuar tek ajo dhe tani .Violina për Engjëllushe Baçe, është pjesë e rëndësishme e jetës së saj dhe ajo nuk mund ta kuptoj veten pa të. I pëlqen harmonia e tingujve të jetës dhe violina i duket mbretëresha që ja mundëson harmoninë kudo.
Ju ishit shumë e vogël kur u lidhët me instrumentin e violines?
Kam filluar violinen në moshen 5 vjeçare, menjëhere pasi debutova në festivalin e këngës për pionerë në qytetin e Fierit. Në këtë festival fitova çmimin e parë me këngën “Lepurushi i vogël”. Ishte komisioni i këtij festivali, që më vlerësoi si fëmijë i talentuar në fushën e muzikës. Kështu fillova studimet per violinë me prof.Virgjil Gega dhe vazhdova për 13 vite me prof.Valentina Gega. Ka qënë një fat i madh, që i kam pasur mësues, pasi ishin ata, që më trasmetuan pasionin e përkushtimin për këtë instrument të jashëzakonshëm e njeherazi magjik.
Kur keni qënë fëmijë që e vogël, arritët të kishit sukses si në këngë edhe në violinë, duke fituar edhe shumë çmime …, si e kujtoni këte periudhë të jetës tuaj?
Vazhdova te këndoj e të marr pjesë në festivale për 8 vite radhazi dhe fitova disa herë çmime. Më kujtohet që fitova 2 herë çmime të para, dhe 3 herë çmime të dyta e të treta..në këtë festival. Ajo që më ka lënë mbresë të jashtëzakonshme ka qënë kënga :“Kur i shoh të gjithë të qeshur”, me të cilën fitova ,çmim të dytë në festivalin e qytetit tim në FIER, këngë e cila më çoi në festivalin kombëtar të Shkodrës ku fitova çmimin e pare në rang kombëtar. Aty këndoja dhe i bija njeherazi edhe violinës. Ishte një këngë me tekst të Thoma Gogës dhe muzikë të Valentina Gegës, mësueses sime të violinës. Ajo këngë ka mbetur në memorien time , por për shumë kohë edhe në memorien e gjithë brezit tim të asaj kohe. E kujtoj me shumë mall e nostalgji fëmijërinë time, pasi ka qenë plot sodisfaksione , emocione dhe impenjime. Një fëmijërie tillë më bëri të kisha ëndrra të bukura për jetën . Edhe sot e kësaj dite kujtoj me kënaqësi që të gjithë moshatarët e mi, imitonin e këndonin këngët e mia kur kaloja në rrugë.
Në vitin 1993, gjatë një turneu të Itali me Orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ju vendosët të qëndroni në Itali?
Mbasi mbarova studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, nisa të punojë në Orkestren e T.O.B dhe ne vitin 1993 ne Tetor u transferova ne Itali me një turne koncertesh . Atë kohë Shqipëria po kalonte një fazë të vështirë tranzicioni dhe muzika ,apo njerëzit që merreshin me të nuk vlerësoheshin si duhet. Kështu vendosa të qëndroj për të provuar fatin tim si muzikante në një vënd si Milano ku arti kishte nje tjetër terren mikpritjeje dhe vlerësimi . Dua te kujtoj se aso kohe, në 1993 Shqipëria përjetonte eksode masive njerëzish që kërkonin të realizonin ëndrrat e tyre diku.
Si ishin vitet tuaja të para në Itali?
Vitet e para ishin të vështira.Kërkon shumë sakrifica. Kam bërë edhe punë të tjera , derisa gjeta rastin të marr pjesë ne disa konkurse për tu njohur. Pas konkurseve fitova vëndin e punës në Orkestrën” Verdi di Milano” e Orkestrën e harqeve “G. Cantelli”. Fillova kështu hap pas hapi të realizoj e ndjek rrugën time artisike.
Pse dhe si arritët që ju të njihnit vetëm sukses në Itali me violinën tuaj?
Fillova te punoj e studioj njëkohësisht, për të përmirësuar nivelin tim të interpretimit, duke bërë kurse perfeksionimi me violinistë të mëdhenj , si Pjer Amojal e Leon Spierer , A.Flint, etj.
Kam patur rastin të interpretoj dhe me shumë artistë të mëdhenj si psh me dirigjentët R.Muti, C.M.Giulini , R.Chailly, V.Gergiev, G.Prètre, C.P.FLor, V. Juroëski, O. Caetani, etj .Kam interpretuar në krahë të artistëve me famë botërore si L.Kavakos, M.Argheric, S.Accardo , M.Rostropovich, M.Maisky, V.Mullova, Y.Bashmet.D.Garret, M.Quarta, Domingo, Carreras, Pavarotti, por njëkohësisht edhe me muzikantë të muzikës së lehtë e shumë të famshëm si Adriano Çelentano, E.Ramazzotti, Jovanotti, Sting, C.Segundo, madje edhe në koncertet e J. Kocker.etj. Në të gjitha këto koncerte , kërkoja të jepja maksimumin tim , por njeherazi kjo përvojë më ka ndihmuar të marr sa më shumë nga ata . Mendoj se kur punon mirë e me pasion, rezultatet vijnë vetë. Kam ndjerë kënaqësinë e punës ,kjo më ka dhënë energji dhe kurajo për të avancuar e kërkuar gjithmonë e me tepër e për ta ndarë kënaqësinë e tingujve me të tjerët. Ne fund të fundit, muzika shëron shpirtrat e njerezve , i bashkon ata . Ky mision fisnik më duket se me rrëmbente atëhere dhe më duket, që vijon të mbetët konstante e pandryshuar tek une, edhe tani pas kaq vitesh .
Në fakt çfarë është violina për ju?
Violina për mua është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime. Unë nuk mund ta kuptoj veten pa të. Më pëlqen harmonia e tingujve të jëtës dhe violina më dukët mbretëresha që ma mundëson harmoninë kudo.
Në përgjithësi keni shkuar ju te repertori që interpretoni apo ka ardhur ai tek ju?
Përsa i përket repertorit është shumë i larmishëm, e varet nga kërkesat e koncerteve e sipas formacionit te pjeseve që kërkojnë, ne shume raste kam zgjedhur edhe unë kur më është dhënë rasti të luaj si soliste e sidomos me fomacion “Quartetto”që është shumë i preferuar për mua pasi kam ktë formacion prej shumë vitesh e i dedikoj shumë kohë.
Cila është gjeografia e koncerteve tuaja?
Duke luajtur me shume formacione te ndryshme si : Soliste , Duet , Trio, Kuarteti, e duke bashkëpunuar me shumë orkestra, kam pasur fatin të vizitoj shumë shtete të botës dhe kam interpretuar në shumë salla prestigjiose, që nga Teatro alla Scala di Milano, Arena di Verona, e shumë e shumë te tjera, që nuk mundem ti numëroj. Kam interpretuar në Gjermani, Austri, Svicr, Francë, Spanjë, Portugali, Brazilë, Argjentinë, në Kili, në Japoni ,madje kam dhënë koncerte edhe në Malejzi , Dubai, në Angli psh ne (Royal Albert Hall di Londra).
Cila ka qënë violina juaj e parë dhe ajo e fundit..?
Violinën e parë ma ka blerë babai im, kur mbarova studimet ne Akademi, sepse ne fëmijëri kemi pasur fatin që na i jepte shkolla, Këtë violinë e kam ruajtur akoma si kujtim.Tani luaj me një violinë di Liuteria “Cremonese “Collìni,”të cilën e kam blere me lindjen e vajzes time, që tashmë është 11 vjeç dhe quhet Valentina si mesuesja ime e violinës që është e do jete gjithmonë në zemrën time , e paharruar, E falenderoj gjithmonë…!!!
Violinën e fundit ,nuk e kam blerë akoma shpresoj …!!!
Disa nga kujtimet që ju kanë lënë mbresa nga karriera juaj koncertore..?
Eh…këtu e kam pak të veshtirë ta përmbledhë me pak fjale, pasi siç thashë edhe më lart, kam pasur fatin të punoj me shumë artistë të mëdhenj…Kujtoj me shumë emocion bashkëpunimin me të madhin Placido Domingo, me të cilin kemi regjistruar nje cd për bravurën dhe humanitetin e tij. Shumë emocionuese ka qënë për mua, të luaj në teatrin Scala të Milanos, që për shume artistë të muzikës mbetet ëndërr. Ne veçanti, kujtoj faktin që një gazetare më pyeti se si ndihesha e mos rrezikoja ne muajin e shtatë të shtatëzanisë sime asokohe, nga e gjithë masa e tingullit të fortë sepse orkestra e Milanos ishte shumë e madhe. Luanim “Romeo e Giulietta di Prokofjev” dhe unë me shaka i thashë, që n.q.se do ta lindja djalin aty, maksimumi do ta quaja djalin tim, Romeo…! Bëra shaka, por te nesërmen gazetat shkruanin se , Primo violino e orkestres Verdi di Milano rrezikon ta quajë Romeo, djalin që mund të lindë, duke luajtur violinë.!!!
Një eksperiencë e paharruar ka qëne dhe në Abu Dhabi, ku kam qënë e ftuar me kuartetin tim, për të marrë pjesë në inagurimin e parkut me te madh ne bote, Ferrari World Abu Dhabi. Më vjen në mënd koncerti im i parë si soliste ne 1994, me stinët e Vivaldit, ku merte pjese kryebashkiaku i Milanos Albertini…, po kështu emocionuese ka qënë ne vitin 2000 në Arenën e Veronës, ku kam bashkëpunuar me artisten tonë të madhe Inva Mula. Arena e Veronës, me madhësine e saj është impresionuese, ajo mban 17 mijë spektatore, të cilët vijnë nga e gjithë bota dhe unë aty kam qënë për dy vite e prenotuar .Po kështu nuk mund ta harroj kurrsesi vitin 2001 dhe spektaklin e Adriano Çelentanos ,”Francamente me ne infischio”. Ai më përzgjodhi dhe mund te them, që ishte një eksperiencë ndryshe me muszukë te lehtë, canzoni italiane. Këtu mu dha rasti te njohë shumë artistë të tjerë si :Sting, J.kocker..C.Segundo, Noa. Jovanoti.etj.. Kujtoj gjithashtu edhe koncertin në sallën e Royal Albert Hall në Londër, ku merrnin pjesë rreth 6800 spektatorë .
Sa e lidhur jeni me Shqipërinë, me traditat e saj… kulturën..?
Me Shqipërinë, me vëndin tim padyshim që jam më shumë e lidhur emocionalisht , pasi kam kujtimet e mia të fëmijërisë, por kam edhe njerëzit e mi familjen, miqte dhe mbi të gjitha është vendi nga vij e nga ku kam identitetin tim .
Jam krenare për Shqipërinë dhe kudo e kam artikualuar faktin që jam shqiptare me krenarinë që më jep atdheu im . Vij shpesh e ndjek me mall zhvillimin e lajmet për çdo gjë nga Shqipëria .I kam mësuar madje edhe bashkëshortit tim italian gjuhen time .Në Nëntor të 2012-ës, mora pjesë në koncertin e madh me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë e ftuar nga artistja jonë e nderuar Inva Mula me të cilën kam bashkëpunuar edhe jashtë Shqipërisë. Ka qënë shumë emocionuar për mua për faktin që pata rastin të interpretoj në këtë festë të madhe të 100 vjetorit të Pavarësisë por edhe te takoj shumë nga artistët tanë si .Eno Koço Ermir Krantja ,Saimir Pirgu ,Bujar Llapi, Genc Tukiqi etj Takova Avni Mulën ,këngët e të cilit i kam kënduar në fëmijëri.. Gjeta Shqipërinë në festë , me plot aktivitete kulturore e tradicionale në Tiranë , por edhe në Vlore dhe mu duk se kishte lëvizje e energji pozitive kudo.
Vini shpesh në Shqipëri..? Po në Fier?..Si do ta përcaktonit sot vendin tuaj, duke e krahasuar me të shkuarën?
Në Fier vij pothuajse çdo vit, pasi kam familjen .Me bëhet qejfi, kur shoh shumë ndryshime dhe gjëra që kanë avancuar e janë përmirësuar. Gjithsesi ka ende shumë punë e rrugë për tu bërë me qëllim që të realizohet ëndrra europiane e saj .
Keni ndonjë propozim konkret që mund të ndihmojë në zhvillimin e qytetit te Fierit?
Kam dëgjuar se janë bërë disa aktivite të bukura në Apolloni, të cilat kanë ndihmuar kulturën, traditën por edhe kanë stimuluar njohjen e arkeologjise, e qyteterimit të lashte që mbart Apollonia. Më duket se është udha e duhur për të ecur përpara. Duke mbajtur gjallë traditën e duke investuar pak më shumë në kulturë e civilizim, më duket se një popull garanton egzistencën, por njeherazi edhe vëndin e tij në një shoqëri multikulurore .Sa më shumë evente kulturore, sa më shumë dije e kulure te shpërndahet e përthithet nga individët aq më afër dimensionit euroipian mund te jemi Kemi shumë për të bërë. Ndaj them sa më shumë evente ,koncerte , dhe teatro, ku të rinjtë, të kenë sa më shumë mundësira, për të njohur e shkëmbyer kulturen, e të kenë mundësi, që të shprehin talentin e tyre..,individualitetin e tyre .Për shembull në Milano, marr pjesë në një organizim,që quhet Song, ku kemi hapur disa laboratore me qëllim që fëmijët nëpërmjet argëtimit ti afrohen sa më shumë artit e kulturës, pasi mendoj që sjell harmoni, paqe, zhvillon inteligjencën e zgjeron hapësirën e komunikimit me zemrën…
Fieri, qyteti ku une kam lindur e ka nisur ketë , uroj vetem që tradita të vijojë , madje të ndiqet edhe nga qytete te tjera . Arti dhe muzika na bashkon, na jep paqen që duam dhe na shëron shpirtrat e lënduar nga perditshmëria rraskapitëse ,në këtë sens mendoj se, sa më shumë art, aq më shumë liri e harmoni ka ne jetet e në zemrat e njerëzve .
Si e shihni iniciativën e Albanian Excellence ? Mendoni se kjo iniciativë ndihmon në afrimin e shqiptarëve të këtëj dhe andej kufirit ?
Kjo iniciativë është shumë interesante, na mban të lidhur më shumë me atdheun, na detyron të bëjmë më shumë për të . Për mua është shumë emocionante që të rikthehem hera- herës e mbi të gjitha të ndiej se jam pjesë e rëndësishme e një atdheu që nuk i harron fëmijët e tij. Kjo është iniciativa juaj dhe unë ju jam shumë mirnjohëse që një individ si ju apo njerëz që ju mbështesin kanë kuptuar se keni një mision fisnik e me shumë vizion për të ardhmen e Shqipërisë e shqiptarëve . Përfitoj nga rasti te falenderoj Albanian Excellence e në veçanti edhe Bashkinë e Fierit për mbështetjen që ju ka dhënë në këtë projekt shumë të bukur e të rëndësishëm, ku më keni dhënë mundësinë të marr pjesë..Me shumë respekt e mall…!!!(ATSH)

Filed Under: Kulture Tagged With: e Engjëllushe Baçes, Flora Nikolla, Violina ”botërore”

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 320
  • 321
  • 322
  • 323
  • 324
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT