• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rosa Elisa Giangoia dhe projekti “Letra në vargje”

May 13, 2014 by dgreca

Nga libri “Sekuencë e dhimbjes”/
Rosa Elisa Giangoia është mësuese, shkrimtare dhe eseiste. Ideoi dhe kujdeset për projektin “Letra në vargje”. Ka botuar manual shkollore, tre romane Shoqëri më mendimin 1994, Lule prej mëndafshi, 1989, Mirazhi i Paganinit 2005, një ese për kuzhinën letrare Në banket me Danten, 2006. Ka realizuar kolanën Liguria toka e Poezisë, Pamje mbi Gjenovë dhe Nata e Krishtlindjes. Është anëtare e shumë jurive letrare. Poezitë e saj gjenden në shumë antologji në Itali.
1.
Ndoshta ishim takuar shumë herë
Si të huaj nëpër rrugë,
Deri kur bij të paditur të fatit,
Hymë nga dera e gëzimit
Që shtëpia jonë u ngrit.
Kështu ne të dy
u takuam vonë
historia ime dhe endja
u gërshetuan
në një cohë pak të konsumuar
për një lumturi fare të shkurtër .

2.
Më pas m’u desh të të thoja
Se tashmë trupi yt
Ishte një sekuencë e veçantë
E programuar drejt fikjes,
Përgjatë vijës tepër të shkurtër
Të jetës tënde që ka tash perënduar.

3.
Nuk deshe që gjithçka
Që strukej në kujtesën tënde,
Bashkë me ty të fshihej
Dhe me vështirësi t’i gjeje fjalët
Që dhuratë dhe pronë t’i bëje.

4.
Kalonin ditët e verës
Me diellin përvëlues
Mbi çarçafët e zhubrosur,
Ne e dinim se po humbnim shijen
E fenerëve të kopshtit tonë,
E paarritëshme,
Ndërsa në diellin që plakej
Piqeshin mollkat e pabëra
Drejt të ftohtit të kuqësisë së tyre vjeshtore.

5.
Unë të vështroja ende në jetë
Duke kapur cakun në anën e dukshme,
Në largësinë e duhur
Të mëshirës dhe imagjinatës,
Në pamundësinë e ndarjes,
Deri në ngurtësinë e heshtjes tënde
Kur u nda
Lidhja jonë tokësore,
Dhe ti u bëre për mua
I panjohur në mënyrë të mistershme,
Në këtë jetë.
Ishe ende ti,
Por ishe përgjithmonë mungesa e vetvetes.

6.
Në jetë e zbulon të vërtetën
Ai që është ekspert në dhimbje,
Sepse përmes vuajtjes
E padukshmja bëhet e dukshme.

7.
Tash ti je përpara,
Shumë përpara në dituri
Sepse e kapërceve tehun e shpatës
Dhe e di ku shkohet dhe çfarë ka
Përtej plagës së saj.

8.
Tash që ti
nuk ke më nevojë për mua
ndihen e persekutuar
prej ditëve që do vijnë
dhe pre’ e fytyrave
që më s’do të kthehen,
ndërsa një shumësi
mendimesh të ndryshëm
nxiton në ërrësirën time
që me tënden desha të qëndronte.

9.
Të buzëqeshi e fundit në shtëpi
Shën Mëria me Fëmijën
të të riut Asereto*
në ngjyrat e ftohta të rrobave
në sfondin e një qielli
për ty ndoshta tash jo i pakapshëm.

10.
Tash ti,
i çlirë nga pesha e vetvetes,
shkon ku të duash dhe ku të duhet,
si flutur e përjetëshme
që e braktisi fshikëzën
kur nuk i duhej më,
ndërsa unë po mbjell kudo
dashurinë time
që ti të mund ta gjesh kudo.

*Piktori Xhoakino Asereto

Përktheu Arjan Th. Kallço

Filed Under: Kulture Tagged With: “Letra në vargje”, Arian Kallco, dhe projekti, Rosa Elisa Giangoia

Perkrahni bukuroshen nga Shkodra

May 13, 2014 by dgreca

…Zerina DERVENI e cila konkuron per MISS UNIVERSE CANADA 2014
Zerina DERVENI ka lindur ne Shkoder dhe ka jetuar nje vite.
Me pas ajo se bashku me familje ka shkuar ne Gjermani dhe tani Zerina DERVENI jeton dhe studion ne KANADA.
Zerina DERVENI eshte e gjate 1.78 cm dhe eshte kandidate ne mesin e 20 gocave te MISS UNIVERSE CANADA 2014 ku nata finale eshte me date 24 MAJ 2014.
Zerina ngjan me shume si gocat LATINE eshte e bukur dhe intelegjente.
Bukuroshes nga SHKODRA i nevoitet perkrahja e botes SHQIPTARE ne internet :
PEOPLES CHOICE AWARD
missuniversecanada.ca/vote-for-your-favorite : Zerina DERVENI
Ju mund te votoni 4 here ne dite,vetem duhet te presim cdo 3 ore ne mes te cdo VOTE.

Filed Under: Kulture Tagged With: bukuroshja nga Shkodra, Zerina Derveni

Faton Bislimi hap dritare për Ibrahim Rugovën në botë

May 13, 2014 by dgreca

Nga Xhevat Latifi/
Faton Bislimi, nga Gjilani, studenti i Harvadit që po bënë shkollën e doktoraturës në Kanada, vazhdon të jetë i përkushtuar që të ketë lidhje të forta më vendlindjen.
Pas një varg sukseseve në sferën e këmbimit të përvojave të shkencës me Kosovës, pas dhjetëra studentëve që u mundëson të studiojnë në shtete të ndryshme të botës, Faton Bislimi, ka vendosur të bëjë edhe një shërbim kulturës dhe traditës dhe përfaqësimit të Kosovës në kulturën anglosaksone.
Ibrahim Rugova, filozofia rugoviste dhe karizma politike e presidentit të parë të Kosovës, është studimi i fundit i përmbledhur në një libër që Faton Bislimi, ka bërë punën e studiuesit për të përfaqësuar këtë figurë emblematike në bibliotekat më me renome ndërkombëtare.
Shumë shumë njerëz të rëndomtë, por edhe profesionistë e akademikë të fushave të ndryshe, e sidomos politikanë i referohen Rugovizmit si një mendësi, teori, apo edhe vizion i politik-bërjes jo vetëm nga ana filozofike, por edhe ajo praktike.
“Ibrahim Rugova, presidenti historik i Kosovës, edhe sa ishte gjallë por edhe pas vdekjes, vazhdon të konsiderohet lartë dhe me vlera të pakontestueshme. Dikush e quajti Gandi i Ballkanit, dikush tjetër ‘babai i shtetësisë dhe pavarësisë’ por ka edhe të tjerë që shpeshherë, sidomos në sfondin politik, kanë dhënë kritikat e tyre për lidershipin e Rugovës dhe politikën e udhëhequr nga ai”, thotë Bislimi.
Dhe deri sa në literaturën e shkencave politike, përveç prekjeve sipërfaqësore nëpër artikuj të ndryshëm më shumë gazetaresk e historik, figura e Ibrahim Rugovës dhe mbi të gjitha filozofia e tij politike ka qenë e paktë, për të mos thënë nuk ka ekzistuar, librat, studimet për Rugovën, po dalin të jenë kërkese e kohës.
Profesori gjilanas, ligjërues universiteti në Kanada, Faton Bislimi ka përfunduar një libër akademik në lëmin e shkencave politike me titull “Ibrahim Rugova – Burrë shtetas i Kosovës: Rugovizmi si Teori Politike dhe Roli i tij në Krijimin e Shtetit më të Ri në Evropë.”
Vepra e profesorit Bislimi është studimi më i thuktë në shkenca politike i bërë për jetën dhe veprën e Ibrahim Rugovës. Libri pritet të dal nga shtypi në botim origjinal në anglishtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda javëve në vijim, dhe si i tillë do të jetë libri i pare i këtij lloji që sjellë tek akademikët, politik-bërësit, dhe studentët e shkenca politike anekënd botës figurën dhe filozofinë politike të Presidentit Rugova.
“Jam i lumtur që kjo punë e imja intensive për gati tri vite tanimë është kurorëzuar me botimin e këtij libri. Si shqiptar, unë ndihem krenar që jam lindë e rritë në Kosovë dhe që kam pasur rastin që edhe ta njoh personalisht Presidentin Rugova. Si politikolog, unë e kam ndjerë barrën e përgjegjësisë profesionale që para lexuesit global të sjell figurën e Presidentit Rugova si një politikan, udhëheqës, dhe burrështetas. Ju e dini sa ka disa libra, në shqip kryesisht, që janë bërë për Presidentin Rugova dhe shumica e tyre fokusohen ne mendimet e tij filozofike dhe veprat e tij letrare. Unë jam shërbyer edhe më këto vepra të çmuara si librat e Profesorit Sabri Hamitit, mandej atë të Adnan Merovcit, Kujtim Shalës, e Vehbi Miftarit, ndër të tjera,” thotë profesori Bislimi.
Ndërsa, profesori i Harvardit, Prof. Dr. Joe Stern, punën akademike të Bislimit e quan “analizë të thellë kritike dhe argumentuese që i jep trajtë kuptimplotë një studimi të mirëfilltë akademik.” Prof. Dr. Finn Laursen, nga Dalhousie University në Kanada ku Bislimi ka ligjëruar për disa vite, e vlerëson veprën e fundit të tij si një të arritur akademike me vlera që shkojnë përtej shkencave politike.
“Punimi i Bislimit është unik sepse jep një pasqyrë të vaqantë, të plotë, dhe krahasuese të filozofisë dhe politikës së liderit kyc të Kosovës. Vepra po ashtu trajton me imtësi prej rëre dhe qartësi prej kristali procesin e shtet ndërtimit të Kosovës dhe rolin që rezistenca paqësore ka luajtur në këtë proces, duke u fokusuar edhe në figurën kyçe të kësaj lëvizjeje popullore për shtetësinë e Kosovës, atë te Presidentit Rugova” ka shtuar ne recensionin e tij Profesori Laursen në recensionin e tij për librin e Bislimit.
“Definimi i Rugovizmit si teori politike, shikuar nga perspektiva krahasuese, i jep vendin meritor filozofisë dhe veprimit politik të Presidentit Rugova në literaturën moderne të studimeve të shtet ndërtimit, teorive politike, dhe nacionalizmit. Shumë shkencëtarë politikë nuk e kanë pare Rugovizimin si diçka më shumë së Ghandizmi. Mirëpo, specifikat nën të cilat ka menduar dhe vepruar Presidenti Rugova, përkrahja dhe shpresa që ka ngjallë në popull, si dhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës, I japin botëkuptim në vetë Rugovizmit si teori politike,” thotë autori i librit.
Ndërkaq profesori Laursen e sheh edhe një vlerë shtesë në librin e Bislimit. Ai ka vlerësuar se “unë jam i bindur që ky tekst do të zë vend nëpër shumë syllabuse të lëndëve të teorive politike nëpër universitete gjithçka nëpër botë si një reference e një teorive interesante të shtet-ndërtimit.”

Filed Under: Kulture Tagged With: dritare për, Faton Bislimi hap, Ibrahim Rugovën, ne bote, Xhevat Latifi

Emërtimet si pjellë e natyrës

May 13, 2014 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.Autori Tafil Skëndo Caca ka sjell një libër interesantë i cili vlen të hulumutohet për natyrën e problemit që ai mbart.Emërtimet pjellë e natyrës e cila ka si qëllim një studim të hollësishëm për të shqyrtuar prejardhjen e mjaftë prej emrave si dhe vendeve më së shumti në Shqipërinë e jugut dhe më gjerë saj.Është një përpjekje serioze dhe që kërron vëmëndje për punë që ka nisur autori.Kjo është një fushë e gjerë dhe në rradhë të parë kërkon gjykim shkencor që më së miri duhet bërë nga studies të kësaj fushe ,por që në vendin tonë janë mjaftë të rrallë si vet fusha.Autori ka sjell në disa kapituj gjykimet etij për mjaftë nga emrtimet të cilat ai i ak grupuar në 10 kapituj.Vendosja e emërtimeve sipas zhurmave,emërtime sipas ekzistencës së ujit,emërtimet sipa pamjes dhe karakteristikat e terrenit apo vendit.Emërtimet në bazë të klaave ndërtuar në atë territory,emërtimet sipas numrit tre.Roli i pranisë së bimësës në emertimet e vendeve duke vijuar kjo me emërtimet për ekzistencën ekafshëve,njerëzve,mbiemrit etj.Autori ka synuar të rrok një fushë të gjerë të madhe dhe të pafund.Pra ai ai ka synuar të prek fillesën e një rruge shkencore.Është e kuptueshme që dëshira dhe qëllimi ka qenë i madh ashtru si edhe realizmi që sjell autori.Të mos harrojmë se kjo udhë në dukje e thjeshtë është ndoshta më e vëshitra për tu aritur edhe pas kuafikimeve shkencore.Madje edhe debate në këtë udhë kryehet mes autorëve të kësaj fushe për të mos devijuar në udhë të tjera të përngjashme me të.
2.
Ajo që dua të them është perpjekje serioze dhe një dëshirë e madhe për të arritur në një fushe që kërkon shumë disiplinë shkencore.Një autore shqiptare si Nermin Vlora bëri një sprovë të futej në këtë fushë duke sjellë si sintezë të mendimit të saj se shqipja ishte celësi i gjuhëve,gjë për të cilën nuk u vlerësua.Pra autorja pati një sprovë pavarësishtë rezultatit.Nuk mjafton që një libër një botim, të japi rezultat por përfundmin shkencor e sjell dhe e japin konferenca shkencore të këtij profili dhe vendimi i tyre mbasi është debatuar vihet në zbatim që do të thotë quhen të gjitha përfundimet cka sjell një autor për një gjykim të caktuar.
Në këtë kuadër autori ka kërkuar të futet në një fushë e cila në vendin tonë i ka të rrallë shkencëtarët e saj pas vdekjes së cabejt.prof myzafer korkuti kur gërmonim në orikun e lashtë më tha se problemi ishte nuk kemi një gjuhtar për të shqyrtuar mjaft nga toponimet që dalin sot .
3.
Si një botim që vlen të lexohet me interes edhe ky libër duhet parë se ai është shkruar nën mendimet e autorit dhe gjykimit të tij pavarësisht se shkon aty caku shkencor.
Është në natyrën e toponimit,shkruan Ardan Vehbiu që të zërë vend mirë në atë masë që nuk motivohet menjëherë prej folësve; sepse, si rregull, toponimi – dhe emri i përveçëm në përgjithësi – nuk kanë lidhje me karakteristikat e sendit ose të vendit ose të personit të cilit i referohen. Si rregull, sendi vjen së bashku me emrin e vet – p.sh. libri ose djathi. Përkundrazi, emri i përveçëm nënkupton një akt emërtimi, ose pagëzimi. Një vajzë e quajtur Shega nuk ka gjë të përbashkët me shegën si dru frutor; kuptimi i emrit ka të bëjë drejtpërdrejt me arsyet ose motivet e pagëzuesit, jo me kuptimin e fjalës përkatëse.
Se pse janë, bie fjala, huazime sllave, këta emra vendesh, kjo është punë e gjuhëtarëve dhe historianëve që t’i shpjegojnë.
E vërteta është që, sidomos në Shqipërinë e Jugut, toponimet me prejardhje sllave mbizotërojnë. Lexuesi jospecialist mund t’i pikasë këto toponime nga prapashtesat -ovë, -icë, -grad. Shumë prej tyre kanë qenë në përdorim prej më shumë se njëmijë vjetësh.
Dua të them me këtë se, kur analizojmë funksionin social të toponimeve, nuk duhet të ngatërrojmë kuptimin e tyre (ose tërësinë e udhëzimeve për përdorimin e tyre) me motivimin e tyre, ose etimologjinë.
4.
Profesor Eqrem Çabej, thoshte se “emrat e vendeve janë më autoktonë e më të qëndrueshëm dhe më të lidhur me hapësirën e truallin, sesa emrat e personave që janë më të lëviz¬shëm e më të shtruar ndaj modës së kohërave”.Sipas tij, dihet se arrijmë shpeshherë në një situatë gjuhësore shumë më të vjetër se ajo që dëshmohet me burime të shkrimit, ato paraqesin si të thuash pika të ngulëta brenda lëvizjeve të popujve e të gjuhëve, prandaj ndihmojnë në rindërtimin (rekonstruksionin) e situatave të mëparshme.Ndërsa studiuesit e toponomastikës shqiptare, që mo¬rën në vështrim emrat e qyteteve, emrat e rrje¬dha¬ve të ujit, maleve, shkëmbinjve, luginave etj, që shpjegohen përmes zhvillimit fonetik të gjuhës shqipe, po ashtu paraqesin një shtresë të lashtë të toponomisë që nga koha antike e deri më tani.Arsyetim ky se onomastika ishte lëndë e parë që hapi shtigjet e hulumtimeve historiko- gjuhësore rreth vazhdimësisë së pandërprerë iliro-shqiptare, e cila u përdor nga albanologët e huaj, e më vonë edhe nga studiuesit shqiptarë.Është në natyrën e toponimit,shkruan Ardan Vehbiu që të zërë vend mirë në atë masë që nuk motivohet menjëherë prej folësve; sepse, si rregull, toponimi – dhe emri i përveçëm në përgjithësi – nuk kanë lidhje me karakteristikat e sendit ose të vendit ose të personit të cilit i referohen.
5.
Klubi i shkrimtareve “Petro Marko” Vlore organizoi promovimin e librit Emertimi pjelle e natyres dhe librave me poezi te autorit nga qyteti Sarandaes Tafil Skendo Cacaj.Promovimin e këtij takim e hapi Myrteza Mara-Kryetar i klubit” Petro Marko” Vlorë i cili trajtoi problemet e poezijnës në botimete Tafil Cacaj.Më pas Gëzim Llojdia foli rreth botimit Emertimi pjelle e natyres. Diskutuan Idajet Jahaj për poezine e autorit.Kujtim Lila recitoi një poezi kushtuar autorit të librit.Faslli Kociaj i dorëzoi autorit një diplomë nderi ne emër të shoqatës Isuf Bushi.Artisti i Popullit Albert Verria duke i dorëzuar diplomën foli për dy librat e autorit.

Filed Under: Kulture Tagged With: Emërtimet, Gezim Llojdia, si pjellë e natyrës

Tedi Papavrami luan për herë të parë 6 sonatat e plota të Bahut në Tiranë

May 13, 2014 by dgreca

Nga Klajdi Musabelliu/- Sot dhe nesër një nga shqiptarët virtuozë të Europës e më gjerë, violinisti Tedi Papavrami, do të luajë për herë të parë në Shqipëri ciklin e plotë të sonatave dhe partitave të Johan Sebastian Bach. Edhe pse cikli i plotë i sonatave dhe partitave të Bahut për violinë, kudo në botë, luhet rrallë në koncert. Në Shqipëri ende nuk është luajtur kurrë i tëri.
Por koncertet e Bahut në 43-vjetorin e tij janë vetëm një nga surprizat . Në këtë rikthim Tedi vjen për herë të parë si shkrimtar. Ai zgjodhi ti dhurojë publikut librin autobiografik “Fugë për violinë”, i cili rrëfen detaje të jetës së tij këtu e andej, në kohërat e vështira dhe në kohërat e famës së merituar, një udhërrëfyes për cilindo që kërkon të gjejë rrugën e suksesit.
“Është emocionuese për mua që libri të botohet në shqip. Është i vetmi vend në botë ku ai do të pritet ndryshe nga vendet e tjera. Sigurisht që jam në pritje dhe kurioz për përshtypjen që do t’u lërë shqiptarëve. Ishte pak e çuditshme për mua që përderisa libri në pjesën më të madhe zhvillohet në Shqipëri, domethënë në gjuhën shqipe, por ndërkohë unë e kisha shkruar frëngjisht. Dhe tani është një rikthim në gjuhën shqipe. Kjo bën një jehonë të çuditshme te mua, po aq sa edhe ardhja ime këtu, si dhe programi i koncerteve që kam parashikuar, i cili nuk është i rastit, pasi i kushtohet kompozitorit Bah, ai që më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sime dhe që është shumë prezent në këtë libër. Shpresoj që ky libër do t’u sjellë shqiptarëve diçka nga ajo që unë jam munduar ta shpreh me sinqeritet”,- tha Papavrami.
Sa i përket koncerteve, ai thotë se “nuk është i njëjti koncert që përsëritet dy herë, por dy koncerte të ndryshëm që përmbledhin një cikël të plotë veprash. Është si një koncert i gjatë i cili zhvillohet në dy mbrëmje…”.
Tedi Papavrami lindi në Tiranë më 13 maj1971. Ai u lidh me violinën që në moshën katër vjeçare. Studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ndikoi thellë mbi të ardhmen e tij artistike. Në moshën tetë vjeçare interpreton Cingareskën e Sarasates me Orkestrën Filarmonike të Tiranës dhe tri vite më vonë Koncertin e parë për violinë të Paganinit. Në shtator të vitit 1982, falë flautistit Alain Marion dhe një burse të ofruar nga Qeveria Franceze, ai vazhdon studimet në Paris në “Conservatoire National Superieur de Musique”, nën drejtimin e Pierre Amoyal. Në vitin 1985 fiton konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia dhe në 1986 fiton me unanimitet çmimin e parë të Konservatorit të Parisit. Pas kësaj date, zhvillimi i tij muzikor vazhdon në mënyrë të pavarur, nën këshillat e muzikantëve të ndryshëm që ka pasur rastin të takojë gjatë jetës. Në vitin 1992 vlerësohet nga Sacem me çmimin “George Enescu” dhe në 1993 fiton çmimin e parë dhe çmimin special të publikut në konkursin ndërkombëtar “Sarasate” në Pamplona.
Pas vitit 2000 dhe vdekjes së Jusuf Vrionit, Tedi, krahas karrierës së tij si violinist, ka përkthyer frengjisht veprat e Ismail Kadaresë. Ndërkohë, ai ka luajtur në Evropë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, Hong Kong, me orkestra të ndryshme ose në recital. Ka interpretuar nën drejtmin e dirigjentëve të njohur si K.Sanderling, C.Hogëood, A. Pappano, M.Honeck, F.X. Roth, etj. Tedi është ndër të paktët violinistë që interpreton në koncert integrale të 24 kapriçiove të Paganinit dhe të 6 sonatave dhe partitave të Bahut. Në muajin e ardhshëm ai do të vlerësohet në Francë nga revistat muzikore Diapason dhe Classica Répertoire me dallimet Diapazon i artë dheChoc për botimin e tij të ri diskografik me 6 sonatat për violinë solo të Wzhen Izaisë.
Dy fjalë për Johan Sebastian Bach
U karakterizua si “poeti i tingujve, gjigandi i papërkulur dhe misterioz”. Shumë studiues kanë mbështetur idenë se nevojitet një përqëndrim i madh shpirtëror për të ndjekur veprat e Bachut, ashtu siç atij i është nevojitur për t’i kompozuar. Johan Sebastian Bach është njeriu që ka lënë shenjat e tij të thella në kohën dhe vendin, jo vetëm të muzikës apo të artit, por të vetë Historisë së Njerëzimit.
Ndërkohë program muzikor i dy mbrëmjeve do të vijojë si më poshtë:
13 Maj 2014, ora 19.00 në TKOB
SONATA I NE SOL MINOR BWV 1001:
Adagio
Fuga (allegro)
Siciliano
Presto
PARTITA I NË SI MINOR BWV 1002:
Allemanda
Double
Corrente
Double
Sarabanda
Double
Tempo di Bourrée
Double
Pauzë
SONATA II NË LA MINOR BWV 1003:
Grave
Fuga
Andante
Allegro
14 maj 2014, Ora 19.00 në TKOB
SONATA III NË DO MAZHOR BWV 1005:
Adagio
Fuga
Largo
Allegro assai
PARTITA III NË MI MAZHOR BWV 1006:
Preludio
Loure
Gavotte en Rondeau
Menuet I
Menuet II
Bourrée
Giga
Pauzë
PARTITA II NË RE MINOR BWV 1004:
Allemanda
Corrente
Sarabanda
Giga
Ciaccona /
****
Tedi Papavrami lindi në Tiranë, më 13 maj 1971. Ai u lidh me violinën që në moshën katërvjeçare. Studioi violinë me të atin, profesorin e njohur Robert Papavrami, i cili ndikoi thellë mbi të ardhmen e tij artistike.
Në moshën tetëvjeçare interpreton Cingareskën e Sarasates me Orkestrën Filarmonike të Tiranës dhe tri vite më vonë Koncertin e parë për violinë të Paganinit. Në shtator të vitit 1982, falë flautistit Alain Marion dhe një burse të ofruar nga qeveria franceze, ai vazhdon studimet në Paris në Conservatoire National Superieur de Musique, nën drejtimin e Pierre Amoyal.
Në vitin 1985, fiton konkursin “Rodolfo Lipitzer” në Gorizia dhe më 1986 fiton me unanimitet çmimin e parë të Konservatorit të Parisit. Në vitin 1992 vlerësohet nga Sacem me çmimin “George Enescu” dhe në vitin 1993 fiton çmimin e parë dhe çmimin special të publikut në konkursin ndërkombëtar “Sarasate” në Pamplona.
Pas vitit 2000 dhe vdekjes së Jusuf Vrionit, Tedi, krahas karrierës së tij si violinist, ka përkthyer në frëngjisht veprat e Ismail Kadaresë. Ndërkohë, ai ka luajtur në Europë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, Hong Kong, me orkestra të ndryshme ose në recitale./a.gegvataj

Filed Under: Kulture Tagged With: 6 sonatat, e plota të Bahut, luan, ne Tirane, Papavrami, per here te pare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 322
  • 323
  • 324
  • 325
  • 326
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT