• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Paqja në Ukrainë pa damkën e legjitimimit të pushtuesit”

September 3, 2025 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Pikësëpari, në kapacitetin e Senior Expertit për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e ShBA/NATO-s, si dhe për shkak të angazhimeve me Institutin e Luftës, AC, CSCE, etj, në Washington; Qëndrën Marshall, Gjermani, NDC, etj, kam ndjekur me interes të shtuar 1275 ditë/netë luftime të përgjakshme në fushëbetejën me/për Ukrainën.   Ndërsa në vijim, gjeni përmbledhje strategjike/përditësuar rreth dinamikës së luftës 3.5 vjeçare dhe përpjekjet për: “ndalimin e gjakderdhjes si dhe sfidën e vendosjes e paqes së qëndrueshme në Ukrainë, PA damkën e legjitimimit të pushtuesit, pra Rusisë-Putiniste”:

Në 22 shkurt 2022, Rusia ndërmori agresion ushtarak (të pa-preçedentë nga Lufta e II-Botërore) ndaj integritetit territorial të një vendi sovran. Ambicjet dhe qëllimi i ndërmarrjes/marrëzisë vrastare të Putinit ishte: “Jo vetëm të pushtonte shpejt Ukrainën (max. 9 Maj 2022), por edhe të poshtëronte rendin global, vlerat perëndimore, kohezionin, si dhe fuqinë ushtarake të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE)”.  

Por falë qëndresës martire të ukrainasve dhe mbështetjes jetike nga SHBA/NATO/BE, edhe mbas 3 vjetësh e 6 muaj luftime të përgjakshme Rusia – Putiniste nuk ka përmbushur asnjë nga këto objektiva strategjike. Po ashtu, përballja heroike e Ukrainës me mbështetjen jetike të perëndimit shërbejnë edhe si demostrim force ndaj Putinit të shpërfytyruar nga përgjegjësite e krimeve në Ukrainë, që: “nëse do të guxonte të sulmonte cilindo nga 32 vendet e NATO-s, e garantuar që do të mposhtej dhe do poshtërohej nga fuqia e pakonkurueshme ushtarake e Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/BE)”.

Nga ana tjetër, duhet ta nënvizojmë se, ka një dallim të qartë mes paleve ndërluftuese, pasi ndërsa Ukraina brënda të drejtës të vetëmbrojtjes sovrane ka sulmuar vetëm njësi dhe infrastruktura ushtarake të pushtuesit, nga ana tjetër ushtria-Putiniste, vijon sulmet barbare mbi çerdhet, shkollat, spitatet, pallatet, ambasadat përëndimore, ujësjellsat, centralet elektrike si dhe infrastrukturat me peshë jetike për qytetarët e Ukrainës!

Së DYTI, gjëndja e palëve ndërluftuese mbas 42 muaj luftimesh. Megjithë rezistencën heroike, disa krahina të Ukrainës lindore (në total rreth 20 %) janë pushtuar nga Rusia, si Donbasi, Luhansk dhe Zaporizhzhia. Pra: “ndërsa Ukraina ka mbi 600 mijë km2, Rusia zotëron 3 herë më shumë se i gjithë territori RSh”! 

Humbjet njerëzore: Në total rreth 1.6 million ushtarë dhe civilë janë vrarë ose plagosur (mbi 1.1 milion Rusë dhe më pak se ½ milion Ukrainas), si dhe me kosto të jashtëzakonshme, p.sh Rusia shpenzon deri 1 Miliard € në ditë, pasi ka pësuar humbje të mëdha në armatime, avionë, dronë, tanke, raketa dhe në burime natyrore. Edhe Ukraina ka dëme kolosale (ekspozita në Rinas ilustron pasojat e sulmeve neo-naziste), të cilat do mbeten një sfidë mjaft e vështirë për t’u rimëkëmbur. 

Gjëndja e trupave Ruse. Pavarësisht mbi 1.3 milion të vrarë, moralit të rrënuar të ushtrisë dhe të kombit rreth luftës, Kremlini mban në frontin e luftës rreth 350,000 ushtarë nga mobilizimi i detyruar ose mercenarë nga Koreja e Veriut, Mali, Kina, etj. Ka ende shumë tanke T-80/T-90; flotë avionësh Su-30, 35 dhe 25; raketa balistike S-400 dhe Iskander; sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore S-400 dhe Pantsir, por ka probleme serioze për furnizimin e trupave me municione, etj.

Gjëndja e ushtrisë ukrainase. Aktualisht, ka mbi 300,000 ushtarë aktivë; tanke Leopard, Challenger dhe T-64/T-72; Avionë Su-27 dhe MiG-29; mbrojtje ajrore të fuqishme, përfshirë S-300, Patriot dhe NASAMS; sisteme të artilerisë së lëvizshme HIMARS dhe Dronë të gjeneratës së fundit.  Ukraina ka patur dhe vijon të ketë mbështetje konstante nga SHBA/Perëndimi (më shumë se gjysëm trilion €) me armatime dhe teknologji moderne si dhe sisteme të inteligjencës.

Me kundërmësymjen dhe ri-marjen e Khirsonit në 2023; pushtimin e Kursk-un (sipërfaqj e qarkut të Tiranës) brënda Rusisë; me goditjen e guximshme (breshër dronësh/117, në thellësitë stratagjike deri 5500 km) dhe shkatërrimi i  40 bombarduesve bërthamore me kosto mbi 7 miliard);  konfirmimi në ditën e pavarësisë (24 Gusht) i prodhimite të raketave me rreze deri 1000 Km, demostrojnë  fuqinë e pamposhtur ushtarake si dhe vendosmerinë sublime të kombit Ukrainas deri në çlirimin e territoreve të pushtuara. 

Pesha e Aleancës Euroatlatike: Në 3 vjet e gjysëm, mbi 500 Bilion € (tanke, raketa, avion dhe dronë të gjenerates së fundit). Menjëhere mbas takimit te Trump-Putin (dhe sigurisht me bekimin e Tij/USA), NATO konfirmoi mbështetjen e një liste nevojash për Ukrainën me 50 Miliard €. Përtej shifrave dhe makinerisë së deziformimit, kjo demostron kohezion dhe mbështetje të pakushtëzuar deri në fitoren e Ukrainës ndaj të keqes së përbashkët (Rusisë – Putiniste).

Së TRETI, Plani i Paqes, mbas takimit Trump-Putin. Përtej mendjeve të ushqyera nga makineria staliniste e dezinformimit (p.sh pritjen me qilimin e kuq, etj), Presidenti Trump para/pas takimit ka ri-konfirmuar “privalimin e interesave Amerikane”, por kurrësesi nuk ka “legjitimimuar pushtimet dhe as statusin e fitimtarit të luftës”. Prandaj e përsëris më fortë se: “Trump e nxorri/diskretitoi Bishën e plagosur rëndë nga ngujimi/izolimi në shpellën e krimeve”, si dhe për t’i imponuar: “ndalimin e menjëhershëm të gjakderdhjes si dhe negociata me Kievin për statusin e rajoneve të pushtuara nga Rusia”!   

Ndaj, prioriteti i Trump, ose çka i bashkon palët (Ukraine – Rusi) është ndalimi i gjakëderdhjes njerëzore. Ndërsa është fakt se Zelensky, mbështetur në Hartën -Kushtetuese këmbëngul të rikthejë çdo pëllëmbë të pushtuar (përfshi Krimenë), nga ana tjetër Putini kërkon të mbajë/legjitimojë territoret e pushtuara në Ukrainë. Por kush mund të jenë “tre opsionet” dhe a mund të arrihet një zgjidhje/paqe e qëndrueshme (?):

Opsioni Nr 1, ose pajtimi në tavolinë: “Rusia dhe Ukraina do duhet të dakordohen për të ndaluar luftimet si dhe nisjen e negiciatave për t’i dhënë zgjidhje diplomatike territoreve të pushtuara”. Në këtë opsion, pjesa më e madhe e teritoreve të pushtuara marrin Autonomi-Plus pa çënuar kufijt zyrtar të Ukrainës. Ky opsion do të ndalte luftën, por do të shkaktonte tensione të brendshme në Ukrainë, pasi ukrainasit do ta merrnin: “si një dorëzim në tavolinë të sovranitetit të vendit”. 

Opsioni Nr.2: Ndalimi luftimeve dhe krijimi i zonave të garantuar nga artikulli 5, për një periudhë kalimtare, si dhe vijimi negociatave deri te një marrëveshje afatgjatë. Forcat e vendeve të NATO-s, do të vendosen mes territoreve të pushtuara (Buffer-Zone/neutrale) për të garantuar paqen (siguria ajrore e konfirmuar nga USA). Ky opsion nuk e ndryshon hartën kushtetuese të Ukrainës, por do duhej angazhimi i ShBA/NATO/BE, të cilat mbas dështimit në Afganistan, etj, mund të mos marrin rol kaq të drejtëpërdrejtë!

Opsioni Nr.3: Fitore e plotë e Ukrainës ose Rusisë, ose “kapitullim” i njërës palë”: (A) Ukraina me ndihmën e Perëndimit arrin të çlirojë teritoret e pushtuara (përfshi Krimenë), duke imponuar një tërheqje të plotë ë ushtrisë Ruse nga Ukraina (si Millosheviçi në Qershor 1999) si dhe të ri-vendos dhe ushtrojë autoritin shtetëror mbi të gjithe tërësinë teritoriale të Ukrainës. 

(B) Rusia arrin të gjunjëzojë Ukrainën si dhe të vendos autoritetin e Mëmës-Rusi mbi territoret e pushtuara. Ky opsion është tërësisht i pamundur, si dhe do të përshkallëzonte luftën deri në shkatërrimin fatal të Ukrainës. Në këtë opsion (që s’ka për të ndodhur kurrë), Presidenti Trump, ShBANATO/BE, do të diskretitoheshin si “roje  e pushtimeve të Putinit” (!). Ndërsa në rrafshin global, një Rusi triumfatore, do të shërbente si “andora” për pushtime të tjera … ?!

Në SHTESE, si në dhjetra vlerësime, edhe këtë opinion po e përmbyll me disa “konsiderata strategjike”:

Historia botërore e luftërave nuk e njeh këtë model paqe (të gjithë fitimtare, ose Win-Win). Kjo, pasi marrëveshjet e përkohshme mes palëve ndërluftuese (si autonomia-Plus e Krimesë në 2014, apo asociacioni për Mitrovicën), mund ti kënaqë interesat e liderëve të kohës, por nuk kanë prodhuar paqe për qytetarët, përkundrazi destabilitet dhe gjakëderdhje. Shkurt, një “Rusi fitimtare”, do të zgjaste sundimin e “Carit të Ri të Kremlinit-Putini”, por nuk do të prodhonte paqe afatgjatë për Ukrainën e gjakosur si dhe hidhte në erë besimin në rendin global, vlerat e demokracisë dhe fuqinë ushtarake të aleances euroatlantike. 

Ndërsa për oshilacionet staliniste të Lavrovit, Vuçiçit, etj e përsëris edhe më fortë se nuk ka asnjë referencë krahasuese me rastin e Kosovës, pasi: “Lufta e NATO-s në 1999 ishte për çlirimin e Kosovës së pushtuar dhe përgjakur nga Serbia”, prandaj në 9 Qeshor 1999 në Kumanovë u nënëshkrua marrëveshja ushtarake midis “palës humbëse”, Ushtria e Millosheviçit si dhe “palës fitimtare”, USA/NATO/UK” !

Kështu, Ukraina shërben edhe si mesazh për Ministrin e Millosheviçit (z. Vučič), që: “të mos armatoset kot me Avion Mig-29, Rafale si dhe Raketa apo Dronë me 1.64 miliard € nga Izraeli, etj”. Kjo pasi gjithësesi Serbia ka ZERO këllqe për t’u përballur me aftësitë mbrojtëse në rritje të Kosovës (mbas pajisjes së FSK nga USA me Raketa-Jv, Dronë, etj) dhe kurrësesi me fuqinë e sprovuar (99) ushtarake të ShBA/NATO.

I gjej tërësisht mjerane kur: “bollshevikët e sëmurë, fatëkeqësisht edhe në Tiranë dhe Prishtinë” i ri-sjellin opinionit kombëtar oshilacionet e regjimit kriminal të Enver Hoxhës: “USA po sillet si xhandar ndërkombëtar, ndërsa Presidenti Trump si bixhozxhi/matrapaz fshati që sot shet/blen Ukrainën, nesër Kosovën, etj broçkulla”. Prandaj, e ri-theksoj se për interesat gjeopolitike mbarë-Kombëtare, nuk kemi opsion tjetër përveçse të mbështesim pa kushte vendimarrjet dhe programet e USA/NATO-s për Ukrainën, duke “dënuar fortë luftën neo-Staliniste, si nga më ç’njerëzoret në historinë moderne të njerëzimit”.  

Së fundmi, mbetem besimplotë se, falë fuqisë së pakonkurueshme ushtarake të ShBA/NATO si dhe Leadershipit të fortë të Presidentit Trump: “paqja në Ukrainë, rendi global i sigurisë, vlerat e qytetërimit dhe demokracisë; fuqia ushtarake dhe interesat Euroatlantike (përfshi Kombëtare) do të triumfojnë mbi neo-nazistët, neo-stalinistët, neo-Millosheviçët, shtetet dhe organizatat terroriste”! 

* Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,

Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO,

Ish: zv/SHSHP, Këshilltar i Presidentit si dhe,

Përfaqësues i RSh në SHAPE/NATO.

Filed Under: Opinion

Dhimitër Anagnosti, in memoriam…

September 1, 2025 by s p

Bujar Leskaj/

Sot, datë 1 shtator 2025, është ndarë nga jeta kineasti i mirënjohur, Dhimitër Anagnosti, në moshën 89 vjeçare. Dhimitër Anagnosti përfaqëson një nga personalitet më të shquar shqiptar, një artist i madh; politikan, ministër kulture e deputet i Vlorës me integritet, si dhe një njeri i thjeshtë në jetën e përditshme, për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të nga afër.

Lindi në 23 janar 1936 në Vuno të Vlorës. Ai është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. I vetmi regjisor shqiptar që ka patur guximin të meditojë publikisht mbi rolin e vet si kineast brenda propagandës së realizimit socialist, Dhimitër Anagnosti është njëkohësisht ndër ata që më pak se kushdo kanë qenë pjesë e kësaj propagande.

Filmat e tij janë ndër të paktit që edhe sot paraqesin interes nga ana artistike.

Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë në Legjislaturën XIII(1991-1996), si deputet i Vlorës, i Partisë Demokratike. Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994. Anagnosti ka qenë njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare.

Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor e regjisor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. “Gjoleka, djali i Abazit” (2006), “Kthimi i ushtrisë së vdekur” (1989), “Përrallë nga e kaluara” (1987), “Gurët e shtëpisë sime” (1985), “Vëllezër dhe shokë” (1982), “Në shtëpinë tonë” (1979), “Monumenti” (1977), “Lulëkuqet mbi mure” (1976), “Cuca e maleve” (1974), “Plagë të vjetra” (1968), “Duel i heshtur” (1967) e shumë filma të tjerë.

Dhimitër Anagnosti ka pasur gjithmonë pasion për letërsinë. Ai ka botuar dy libra, romanin “Koburja nga Europa” (2017) dhe “Ulliri pema e dhembjes” (2019), në të cilin, i cili zbulon dy jetët e tij, atë të shkrimtarit dhe kineastit.

Për cilësitë e tij të rralla artistike, qëndrimin qytetar si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit” dhe është vlerësuar me dekoratat “Nderi i Kombit” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjarëve, miqve e dashamirësve të kineastit Dhimitër Anagnosti. I paharruar kujtimi i tij !

Filed Under: Opinion

35 Vjet nga Vizita Historike e Senatorëve Amerikanë në Kosovë – 29 Gusht 1990 – 29 Gusht 2025

August 29, 2025 by s p

Sot shënojmë 35-vjetorin e një ngjarjeje historike që mbetet e pashlyeshme në kujtesën e popullit të Kosovës dhe nërrugëtimin tonë drejt lirisë e pavarësisë – vizita e delegacionit tësenatorëve amerikanë, të kryesuar nga miku i madh ishqiptarëve, Senator Bob Dole.

Kjo vizitë, e cila ndodhi në kohë të errëta të shtypjes dhemohimit të të drejtave elementare të shqiptarëve të Kosovës, u bë një dritë shprese dhe një mesazh i fuqishëm se botademokratike dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e dëgjoninzërin tonë. Në këtë delegacion historik ishin edhe senatorët John W. Warner, Jake Garn, Don Nickles, Alfonse D’Amato, Steve Symms dhe Connie Mack, të cilët me praninë dhe mbështetjen e tyre i dhanë legjitimitet ndërkombëtar aspiratave tona për liridhe vetëvendosje.

Në këtë ditë përkujtojmë gjithashtu kontributin e jashtëzakonshëm të veprimtarëve shqiptarë në SHBA në krye me Jim Xhema,Kongresmenin Joseph DioGuardi dhe shumë tëtjerë, të cilët me përkushtim e sakrificë e ngritën çështjen e Kosovës në qendrat vendimmarrëse të politikës amerikane. Falëangazhimit të tyre dhe lidhjes së ngushtë me personalitetetpolitike në Vashington, Kosova u bë një çështje e drejtësisë dhee të drejtave të njeriut në agjendën ndërkombëtare.

Vizita e senatorëve amerikanë në Prishtinë ishte një moment qëforcoi besimin e popullit tonë në të ardhmen dhe i dhambështetje të fuqishme Presidentit historik Ibrahim Rugova nëstrategjinë e tij të rezistencës paqësore. Ishte një dëshmi se demokracia amerikane dhe populli shqiptar ndajnë të njëjtatvlera të lirisë, paqes dhe drejtësisë.

Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” dhenë emër të mbarë komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për Shtetet e Bashkuaratë Amerikës, për Senatorin Bob Dole dhe kolegët e tij, si dhe përtë gjithë ata që ndihmuan që zëri i Kosovës të dëgjohej.

Ky përvjetor na kujton se miqësia shqiptaro-amerikane është njëlidhje historike dhe e pathyeshme – një aleancë që vazhdon tëjetë themeli i paqes, stabilitetit dhe demokracisë në rajonin tonë. Lavdi kujtesës së atyre që punuan për lirinë e Kosovës!

Mirënjohje të përjetshme miqve tanë amerikanë!

Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Opinion

Gazeta prestigjioze amerikane Washington Examiner vlerëson Robert Lulgjuraj si kandidat cilësor 

August 29, 2025 by s p

Perktheu Rafael Floqi /

image.png

Gazeta prestigjioze amerikane Washington Examiner, përmes shkrimit të gazetares së njohur Salena Zito, ka vlerësuar lartë kandidaturën e Robert Lulgjurajt për Kongresin Amerikan. Me një stil të thellë analitik, Zito e paraqet Lulgjurajn si një figurë të fortë, me rrënjë të thella në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe një histori personale që mishëron ëndrrën amerikane. Artikulli e cilëson atë si një kandidat cilësor që sjell në politikë jo vetëm përvojën si ish-prokuror, por edhe sakrificën e brezave të familjes së tij që erdhën në SHBA për të shpëtuar nga komunizmi dhe për të ndërtuar një jetë të re në Detroit.

Partia Republikane siguron një kandidat cilësor për Distriktin e 10-të të Miçiganit
Nga Salena Zito

Kur Robert Lulgjuraj, një republikan nga Sterling Heights, Michigan, filloi fushatën e tij për Distriktin e 10-të të Kongresit javën e kaluar, ku ish-prokurori fitoi shpejt mbështetjen e aktivistit republikan të bazës, Brian Pannebecker, një automekanik i dalë në pension nga Qarku Macomb, i cili punoi pa lodhje për të fituar Miçiganin për Presidentin Donald Trump në nëntorin e kaluar.

“Roberti, ashtu si unë, ka lindur dhe është rritur në Qarkun Macomb, dhe qyteti ku u rritëm, Sterling Heights, tani është i mbushur me banorë shumë patriotë me origjinë shqiptaro-amerikane dhe kaldease, shumë prej tyre punëtorë të industrisë së automobilave dhe anëtarë të U.A.W.,” tha Pannebecker, i cili udhëhoqi mbi 22 tubime jashtë fabrikave të automobilave të përfaqësuara nga sindikata United Auto Workers, për të ndihmuar fitoren e Trumpit në Miçigan.

Lulgjuraj, i cili ka shërbyer si prokuror në Zyrën e Prokurorisë së Qarkut Macomb, kandidon për vendin e hapur në Kongres që aktualisht mbahet nga përfaqësuesi John James (R-MI) nga Shelby Township. James po kërkon nominimin republikan për guvernator në zgjedhjet e mesmandatit të vitit të ardhshëm.

Gara për Distriktin e 10-të të Miçiganit do të jetë vendimtare për të përcaktuar se cila parti do të ketë shumicën në janar 2027. Aktualisht, republikanët mbajnë një shumicë prej 219-212 vendesh në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nëse Lulgjuraj ia del me sukses, ai do të jetë shqiptaro-amerikani i parë që shërben në Kongres që nga fundi i viteve 1980, kur Joseph DioGuardi nga Nju Jorku (një gjysmë shqiptar dhe gjysmë italian) ishte pjesë e tij.  

Të dy prindërit e Lulgjurajt janë me origjinë shqiptare. Popullsia shqiptare në Shtetet e Bashkuara është e përqendruar kryesisht në disa shtete: Nju Jork, Miçigan dhe Masaçusets. Shumë prej tyre erdhën në SHBA në mesin dhe fundin e shekullit të 20-të për t’i shpëtuar komunizmit dhe persekutimit fetar.

Pannebecker shpjegoi se Distrikti i 10-të i Miçiganit përfshin Qarkun Macomb dhe pjesë të Qarkut Oakland.
“Është etnikisht i larmishëm, por gjithashtu me një prani të madhe shqiptaro-amerikane, gjë që do ta favorizojë Lulgjurajn,” tha ai, duke shtuar se përvoja e tij në zbatimin e ligjit dhe si prokuror e bën atë një përfaqësues të përshtatshëm për një distrikt me shpirt ‘America First’.

Distrikti i 10-të, i vizatuar nga një komision i pavarur në vitin 2022, është i ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë. James mposhti ngushtësisht ish-gjyqtarin e Qarkut Macomb, Carl Marlinga, në garën e parë për këtë distrikt të ri, me vetëm 1,500 vota diferencë. Dy vite më vonë, James dhe Marlinga u përballën përsëri, dhe James fitoi bindshëm me mbi gjashtë pikë diferencë.

Në një intervistë për Washington Examiner, Lulgjuraj karizmatik tha se qëllimi dhe thirrja janë ato që e frymëzuan të kandidojë.
“Historia ime, unë e di me siguri, është e mundur vetëm në vendin më të madh në botë, që është Amerika. Kështu që unë besoj pa ekuivok në ëndrrën amerikane, dhe unë jam përfitues i saj,” tha ai.

Familja e Lulgjurajt erdhi në Detroit për industrinë e automobilave në vitet 1960.
“Gjyshërit e mi erdhën për t’i shpëtuar komunizmit, persekutimit fetar dhe tiranisë. Katolicizmi dhe mundësia për të ushtruar fenë e tyre ishin një pjesë e madhe e arsyes pse ata emigruan, si dhe mundësia për punë,” shpjegoi ai.

“Gjyshi im ishte punëtor në Chrysler në Detroit, dhe gjyshja ime punonte si pjata larëse. Ndërsa mamaja ime, edhe tani që po flasim, punon si kameriere, dhe babai im është punëtor mirëmbajtjeje,” vazhdoi Lulgjuraj, duke shtuar se fakti që dikush me këtë beckground arriti të bëhej prokuror dhe të kandidojë për Kongres është mishërim i ethosit amerikan.

“Prindërit e mi sakrifikuan pa masë për mua, dhe për këtë arsye unë dua të jap diçka në këmbim – për t’i falënderuar ata, për të falënderuar vendin tim dhe për të shërbyer komunitetit tim,” tha ai.

Partia Republikane synon Midwest-in ndërsa beteja për shumicën intensifikohet

Qarku Macomb, një bastion i klasës punëtore, përfaqëson një burim të rëndësishëm votash republikane në zonën metropolitane të Detroitit. Ai është zhvendosur më tej djathtas që nga viti 2012 dhe ka qenë i qëndrueshëm në mbështetjen për presidentin. Trump e fitoi ngushtësisht në vitin 2016, dhe deri në vitin 2024, ai e fitoi Qarkun Macomb me 13 pikë diferencë. Në prill, Trump festoi 100 ditët e para të presidencës së tij në këtë qark.

Sfida e demokratëve për vendin e Distriktit të 10-të do të jetë klasa punëtore që përbën shumicën e Qarkut Macomb. Mbështetja e tyre ka kaluar kryesisht nga vota për Obamën në 2008 dhe 2012, drejt përcaktimit të rezultatit në Miçigan në vitin 2024.

Filed Under: Opinion

101 VITE NGA LINDJA E AT ZEF PLLUMIT, FRANÇESKANI I MADH QË JETOI DHE VUAJTI “SHUMË SHEKUJ”

August 28, 2025 by s p

Sokol Paja*

101 vite më parë lindi At Zef Pllumi, një ndër personalitetet më të shquara të katoliçizmit shqiptar dhe qëndresës antikomuniste. Pikë referencë historike, fetare e atdhetare, zë i fuqishëm i mendimit, kulturës e qytetërimit perëndimor.

At Zef Pllumi ishte qëndresa e gjallë përballë përbindëshve komunistë, ishte mëshira në dyluftim me krimet e torturat mizore, ishte falja përballë hakmarrjes, ishte dashuria përballë urrejtjes, ishte e mira përballë të keqes, ishte drita përballë errësirës. At Zefi përfaqësonte qytetërimin perëndimorë përballë injorancës, mizorisë e halabakërisë komuniste. At Zef Pllumi ishte jeta përballë vdekjes, ishte drejtësia përballë padrejtësisë, ishte kujtesa përballë harresës, ishte liria përballë prangave. Me emrin e At Zef Pllumit lidhet e gjithë historia tragjike e persekutimit të Kishës Katolike përgjatë regjimit diktatorial. Kryevepra e tij “Rrno vetëm për me tregue” është një kronologji persekutimi, dhimbje, tmerri, por edhe të një qëndrese fisnike në kushtet kur regjimi i kohës po i asgjësonte klerikët katolikë, fizikisht, institucionalisht dhe ideologjikisht.

At Zef Pllumi na la një trashëgimi të jashtëzakonshme, veprat, jetën dhe mësimet e tij të vyera sesi njeriu nuk duhet ta humb shpresën, besimin dhe shpirtin e tij por të qëndrojë dhe të mos i nënshtrohet asnjëherë të keqes, dhe pas frymës së fundit. Ajo trashëgimi që na ka lënë At Zef Pllumi është një institucion atdhedashurie, feje, morali e shprese. Më 14 dhjetor 1946 në moshën 22 vjeçare At Zef Pllumi arrestohet dhe dënohet me tre vite burg. Në vitin 1958 shugurohet meshtar, dhe për 12 vite shërben si meshtar i Dukagjinit. Në vitin 1967 kur në Shqipëri u instalua ateizmi zyrtar, At Zef Pllumi arrestohet dhe për 23 vite vuan dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme si Spaç, Reps, Skrofotinë të Vlorës, Ballsh, Zejmen-Shënkoll, Shën Vasil dhe Tiranë. Një rrugëtim i stërmundimshëm i një njeriu të pafajshëm që ashtu si shumica e popullsisë civile në Shqipëri u persekutua në mënyrën më të pashembullt vetëm se pse deshën lirinë.

Veprat testament që na la At Zef Pllumi janë: “Rrno vetëm për me tregue”, “Françeskanët e mëdhaj”, “Frati i pashallarëve Bushatli”, “Histori kurrë e shkrueme”, “Ut heri diçebamus-siç i thonim dje”, dhe “Saga e fëmijnisë”. Sot si kurrë më parë, fjalët e tij tingëllojnë aq të forta dhe frymëzuese. Ajo çka na përcjell At Zefi është një kushtrim për liri, për atdhe, për dinjitet, për moral për dashuri ndaj njëri-tjetrit. At Zef Pllumi ishte heroi i dritës në terrin dhe ferrin komunist. Me dhimbje por kurrë me urrejtje, At Zefi shkroi historinë e përgjakshme të Kishës, një dëshmi tronditëse sesi bisha sllave shkallmoi me tërbim gjithçka fetare në shtetin monist. Dëshmia e At Zef Pllumit për vuajtjet dhe masakrat e komunistëve mbi shqiptarë e klerikë të pafajshëm, është një dritë e pashuar në errësirën staliniste që sundoi në Shqipëri për 50 vjet.

*Ribotim.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 863
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT