• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA-SHQIPËRI, PRINCIPET MBI PUSHETIN 

September 23, 2021 by s p



Nga Orest Çipa

Kalbëzimi i sistemit politik në Shqipëri është indikatori përcaktues më i mirë i gjendjes aktuale të krijuar në trajektoren vertikale qytetar- parti – pushtet. Sot, pas 30-vjetësh nga rrëzimi i qeverisjes një-partiake, shqiptarët gjenden në një marrëdhënie të dëshpëruar dhe të zhgënjyer me partitë politike të shumë-shtuara në numër dhe lënë shumë për të dëshirur për nga cilësia. Në fakt, elita politike e ka tradhëtuar misjonin e saj, çka ka sjellë, braktisjen e besimi të qytetarëve përkundrejt “flakëmbajtësve“ qeverisës, gjatë këtyre 3-dekadave tranzicioni. Besimi, tek ata që zgjidhen të drejtojnë selitë partiake ose vendin, është dobësuar, është rrënuar, ka degraduar deri në atë pikë, saqë duhet investim në një kohë fizike të papërcaktuar. Ky investim, lipset të jetë shumë bindës, të ketë garanci absolute dhe shumë prova jetike për t’u mëkëmbur e për të ngjallur një kapitull të ri shprese. Nga ana tjetër, duhet të kujtojmë se në klasifikimin e fundit nga Raportet e Freedom House, por edhe nga organizata të  tjera jo-qeveritare, jashtë dhe  brenda vendit, Shqipëria vazhdon të ketë një “regjim hibrid”, pra , një sistem demokratik të brishtë. Kjo situatë, e cila për ironi të së vërtetës, bëhet më e lehtë për ta shpjeguar nga mënyra e rrjedhshmërisë së ngjarjeve (ato të muajve të fundit), nëse do të heqim një paralele virtuale me zhvillimet e fundit në partinë më të madhe opozitare në vend. Por, për të qenë më të drejt në arsyetimin e rreshtave të mëposhtëm, duhet theksuar se pëgjegjësia e pushtetit gjatë këtyre 8-viteve është gjithmonë më e madhe sesa ajo e opozitës. Eshtë një pus i madh me zullum! Gjithësesi, liderët dhe politikbërësit “tranzicionar”, të cilët janë ende gjallë në skenën politike të vendit, u duhet faturuar me pa-mëshirëshmërinë më të madhe barra keryesore e këtij mekati të madh që e kanë çuar vendin në këtë krizë akute. Për të vazhduar diskursin llogjik të mësipërm, në 19-maj të këtij viti, Sekretari i Shtetit i ShBA-së e përcaktoi Ish-Presidentin Berisha si person që nuk mund të hyjë në ShBA. Njeriu që së bashku me një grup të madh intelektualesh dërmoi brutalisht rregjimin komunist, përpos vendimit “drithërues” të aleatit tonë më të madh, Ish-kryeministri i vendit nuk do të jetë me pjesë edhe e strukturës parlamentare të Partisë Demokratike. Vendim ky, i cili ka provokuar egon apo me të drejt të plotë të z.Berisha (koha do e vlersojë), një levizje “guerrile” brenda organizmit të gjymtyruar këto 8-vite të partisë blu. Për hir të së vertetes, PD-ja nuk ka vuajtur nga “cilësia substanciale” e statutit por nga shkelja flagrante dhe zbatimi i hijëzuar i tij përpara dhe mbas vitit 2013-të. Ky fat, ka qenë fatkeqësisht për të gjitha partit politike në shqipëri, duke  filluar nga Partia Socialiste, Partia Republikane, LSI, PBDNJ etj. Të gjithë kryetarët partiakë, ushtrojnë kontroll absolut ndaj partisë së tyre, veprim ky, i cili reflekton tërësish mbi  binarët e lirisë dhe demokracisë në vend. Thënë ndryshe, kjo është një grimcë e vogël e cila nxjerr zbuluar “brishtësinë e domokracisë” të përmendur nga ndërkombëtarët. Sa më lart, Ish-krydemokrati në lëvizjen brenda partisë që tashmë ka nisur, ka përkrahje të gjerë në anëtarësi, në bazë. Nga ku, motivet e përkrahjes për z. Berisha shtrihen nga pakënaqësia për humbjen zgjedhore, tek zemërimi për përjashtimin e tij nga PD-ja e deri tek mënyrën se si u krye akti i “pabesisë”. Deri diku, Doktori ka të drejten e vet. Ndërsa demokratët e kanë plotësisht të domosdoshme por shumë të vonuar këtë lëvizje për çlirim. Megjithatë, për të ecur në udhën e llogjikës së kësaj analize duhet ngritur një ortek me pyetja: Pse Berisha? Pse opozita? Pse tani? etj, etj..  -Ultimatumin e SHBA-së që detyroi, kryedemokratin Basha të merrte vendimin ekstrem siç tregojne faktet dhe ngjatjet e këtyre ditë të fundit, ka të bëjë me të ardhmen e vendit dhe interesin amarikan në Ballkanin Perëndimor. Sikurisht ekzekutimet e vendimeve do jenë të dhimbshme dhe me kosto por të dobishme. ShBA-të janë aleati ynë më i madh strategjik dhe e verteta është se Shqipëria dhe Kosova janë një investim jo vetem monetar dhe kohor, por një investim gjeopolitik i përjetshëm. Prandaj duhet stabilitet dhe siguri. Ky investim duket qartë se projekton bazat e shtetbërjes pas-tranzitore të vendi tonë, i cili ka të bëjë me principet dhe morali mbi pushtetin dhe shteti mbi partinë. Për këtë, siç duket në horizont, Shqipërisë do ti duhet një projekt politik që të përbashkojë parti, shoqata apo dhe personazhe të jetës publike, të cilët duhet të angazhohen për një mënyre të re të të bërit politikë, në kontrast të fortë me 1-shin e partisë, sëmundjen më të ndyrë që po gryen partitë më të mëdha në vend. Për të përmbyllur llogjikën e kësaj analize por edhe për të qenë i sinqertë me ilustrimin e marrë më sipër,  ky është vetem fillimi i një transformimi rrënjësor  shtetformues, i cili zakonisht nis me krijimin e institucioneve dhe “tërheqjen e veshit” nga më i dobëti, opozita , drejt më të fortit, qeverisë. Dhe për fatin tonë të mirë këtë ndryshim e prijnë SHBA-të.

Filed Under: Opinion Tagged With: Orest Cipa, SHBA-SHQIPERI

Reciprocitet edhe për të drejtat individuale dhe kolektive të njeriut

September 22, 2021 by s p

Shkruan: Refik HASANI

Pas reciprocitetit në sferën e plasimit të të gjitha llojeve të produkteve të Serbisë në tregun e Kosovës duhet që Prishtina të kërkojë nga Beogradi nëpërmjet faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar zbatimin e respektimit të ndërsjellë edhe në kuptimin dhe lëmin e të gjitha të drejtave të njeriut dhe atij kolektiv që gëzon pakica serbe në Kosovë, minimum duhet t’i gëzojmë edhe ne në Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Vendim i drejt i Qeverisë së Kosovës

Vendimi i Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për t’i kontrolluar kufijtë, sovranitetin dhe integritetin territorial është shumë i drejtë. Në të gjitha sferat e jetës kanë prodhuar efekte pozitive. Ne i shohim tri elemente të kuptimit më të gjerë që janë arritur me këtë rast:

– Kosova nuk do të humbë nga buxheti për shkak kontrabandës dhe dalëngadalë do ta shtrijë ndikimin edhe në këtë pjesë duke shtrirë ligjshmërinë dhe sovranitetin;

– Serbia do ta humbë përfundimisht atë fuqinë dhe sasinë e produkteve që ka plasuar në tregun e Kosovës. Produktet e Serbisë nuk do ta kenë më atë mundësinë e shitjes, sepse edhe nga konsumatorët e rëndomtë nuk do të blihen;

– Gjendja nuk do të kthehet ashtu siç ishte më parë.

Kurse me rastin e arritjes së dakordimit për tri konkluzionet e para, veçmas pasi Qeveria e Kosovës arriti të mos pajtohet që të vazhdojë që serbët ta kontrollojnë vendkalimin kufitar në Jarinjë dhe Bërnjak kërkohet që në vazhdimin e tyre të shtrohet edhe reciprociteti për të drejtat e njeriut. Prandaj, të gjitha çështjet në ekonomi, njohjet e ndërsjella, kemi edhe reciprocitet për respektimin e të drejtave individual dhe kolektive të njeriut në mes të dy shteteve. Me të drejtë ne popullata shqiptare nga komunat e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jemi duke pritur nga Prishtina që të kërkojnë reciprocitet, ta ngrenë zërin, të përfaqësojnë, të mbrojnë edhe interesat e shqiptarëve nga kjo hapësirë etnike shqiptare. Kjo të bëhet në të gjitha nivelet dhe instancat evropiane dhe botërore, por edhe në këto bisedime që janë dhe do të vazhdojnë për një kohë bukur të gjatë me Beogradin. Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë të mbrohet në të gjitha instancat ndërkombëtare nga Prishtina, duke kërkuar reciprocitetin në kuadrin e të drejtave individuale dhe kolektive.

Përballja me të papritura

Situata është e tejet e keqësuar, kundruall tensioneve që pas qershorit 1999 e këndej. Ne banorët atje ende jemi duke u përballuar me shumë të papritura, përveç udhëheqësve të ndarë e përçarë në tetë subjekte politike, që është shqetësuese, e mbi të gjitha është me institucionet e Kosovës me qëndrimin ndaj çështjes së pazgjidhur. Beogradi dhe Prishtina, përveç tjerash, duhet ta ndjekin edhe parimin e kësaj formule të reciprocitetit, që do të kishte ndikim shumë pozitiv te shqiptarët. Serbët lokalë si minoritet i Kosovës i gëzojnë të gjitha të drejtat me standardet më të larta të Evropës. Shqiptarët që janë të përqendruar në një krahinë me një popullatë dhe territor kompakt nuk gëzojnë kurrfarë të drejtash, por më së shumti janë të diskriminuar. Prishtina duhet të kërkojë nëpërmjet faktorit politik që Beogradi nuk ka të drejtë dhe nuk do t’i lejohet t’i shkelë të gjitha të drejtat. Në këto tri pika është edhe njohja e diplomave që do të ketë efekte pozitive për shqiptarët gjithandej Serbisë, që i kanë të përfunduara studimet në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2005,, e shkrova artikullin “Reciprociteti, në shumë fusha që duhet ndjekur ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”. Shkrimi autorial ishte botuar , në atë kohë zhvilloheshin bisedimet në Vjenë dhe qytete të tjera për gjetjen e statutit të Kosovës nën monitorimin e faktorit ndërkombëtar. Po ashtu, nëpërmjet një letre të hapur drejtuar institucioneve të Tiranës dhe Prishtinës që duhet ta respektojnë reciprocitetin me Beogradin. Këto opinione të botuara u bën temë për diskutime të shumta. Prandaj, këtë herë po shkruaj në një formë paksa më ndryshe.

Hapat që duhet ndjekur Prishtina

Gabimet ishin edhe të dyanshme, pra të udhëheqjeve të komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe të bartësve politikë dhe institucionalë të Kosovës. Kësaj here po paraqesim vetëm hapat që duhet ndjekur institucionet e Kosovës, sepse të kësaj krahine do t’i paraqesim në ndonjë shkrim tjetër, kurse kur t’i përshkruajmë edhe gabimet e institucioneve të Republikës së Serbisë dhe të faktorit ndërkombëtar, atëherë themi se e kemi paraqitur nga katër këndvështrime problematikën e çështje që ende pret për zgjidhje.

• Mos të vonohet hapja e një zyrë ndërlidhëse në kuadër të Kryeministrisë, Presidentit apo kryetarit të Parlamentit, ku do ta koordinojnë punën, që do të merrej me kategorinë e të zhvendosurve shqiptarë dhe, përgjithësisht, atë në ish-hapësirat e Jugosllavisë.

• Duhet të merren parasysh se në çfarë pozite ka mbetur popullata me rastin e tërheqjes së forcave vrastare prej Kosovës, duke u stacionuar dhe përqendruar në këtë krahinë shqiptare,

• Të ngrihet problematika e kategorisë së të zhvendosurve që nga fillimi i luftimeve ndërmjet forcave të ushtrisë serbe dhe UÇPMB-së.

• Të bëhet regjistrimi i të zhvendosurve, pranimi dhe vendosja nëpër objekte banimi kolektiv, sepse më lehtë do të dihej dhe pranohej edhe nga ndërkombëtarët se në Kosovë ka pasur dhe ka ende të zhvendosur prej kësaj krahine shqiptare.

• Të ngrihet çështja se ku janë shqiptarët që kishin prona dhe pasuri të patundshme nëpër qytete të Republikës së Serbisë, si Beograd, Nish , Leskoc, Vranjë, Novi-Sad etj.

• Të përmendet dhe duhet të zërë vend edhe në fjalorin zyrtar nënshkrimi i Marrëveshjes së Konçulit.

• Po ashtu, të pranohet nga të gjitha instancat më të larta lidhur me Referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992.

• Të bëhet krahasimi ndërmjet të drejtave që po kërkon vazhdimisht Serbia për bashkëvendësit e vet, pra për serbët lokalë të Kosovës. Po ato të drejta duhet dhe na takojnë edhe ne shqiptarëve që jetojmë anekënd Serbisë, e veçmas në komunat e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

• Të mbështetët lidhur me arsyeshmërinë dhe domosdoshmërinë e themelimit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të kësaj krahine shqiptare.

• Të ngrihet çështja e mungesës së përkujdesjes shëndetësore, ku shqiptarët në Serbi përbëjnë mbi 100 mijë banorë, por ende nuk kanë spital regjional, por bredhin për shërim herë në Prishtinë, Nish, Shkup e Beograd.

• Përdorimi i flamurit ende është çështje e pazgjidhur në tri komunat e cekura.

• Asnjëherë nuk u tërhoq një paralele krahasimore për investimet se sa janë bërë për kthim të serbëve lokalë të Kosovës dhe të zhvendosurve të ardhur nga këto tri komuna që janë në Kosovë.

• Ka pasiguri, frikë e presion dhe është instaluar një psikozë se ka bazë ushtarake të ushtrisë serbe, si Cepotin, Sitilia, fusha e Shehut, ku janë dhe vazhdojnë të vendosen me qindra ushtarë e pjesëtarë të xhandarmërisë dhe forcave elite speciale. Këto objekte ushtarake janë shndërruar në poligone ushtarake, ku për çdo vjet ndahen nga Qeveria e Serbisë me milion e miliona euro.

• Këto baza dhe poligone janë rrezik për tërë rajonin e Ballkanit e aq më shumë kërcënim dhe presion psikik për mbijetesën e banorëve shqiptarë në këto anë.

• Në tri komunat e cekur më lartë mungon liria e lëvizjes, veçmas në komunën e Medvegjës, Karadak të Preshevës dhe Malësinë e Bujanocit.

• Opinioni i Kosovës dhe mas-mediet tona shqiptare sikur nuk kanë fort interesim për zhvillimet që po rrjedhin brenda Serbisë dhe qëndrimit të saj ndaj shqiptarëve.

• Duhet të shfrytëzohet koha dhe momenti historik që gjatë bisedimeve të delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë, në praninë e faktorit ndërkombëtar , përfundimisht të hapet Kutia e Pandorës lidhur me ndërtimin e reciprocitetit, duke e shtruar në tavolinë edhe çështjen e kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Beogradit dhe pasuritë e shqiptarëve nëpër qytete të Serbisë.

• Duhet kërkuar që të ndërtohet një qëndrim, platformë a strategji afatshkurtër, afatmesëm apo afatgjatë, se çfarë dhe si t’i artikulojmë kërkesat e tona ne shqiptarët kësaj krahine.

• Ende nuk kemi kurrfarë investimi në arsim e kulturë, por mund të flasim për tetëqind Abetare nga Ministria e Arsimit që u dërguan në tri komuna vitin 2010.

• Qeveri e Kosovës dhe ekipi që bisedon drejtpërdrejt apo nëpërmjet faktorit politik ndërkombëtar të këmbëngulë në hapjen e një universiteti publik në gjuhën shqipe.

• Dy akademitë tona sikur kanë rënë në heshtje edhe lidhur me propozimin e dytë të autorit të këtyre rreshtave për vendosjen e një shtatoreje të heroit tonë kombëtarë Skënderbeu në qendër të Bujanocit.

• Prishtina dhe partitë politike gabuan shumë rëndë kur gjatë konsultave nëse duhet të marrin pjesë në zgjedhjet nacionale apo jo dhe nuk i udhëzuan drejt.

Instruksionet e Kosovës

Institucionet e Kosovës duhet të na japin instruksione të qarta partive politike po qe se duhet të marrim pjesë në zgjedhje nacionale serbe, nëse po, pse të mos kërkohen kushtëzime:

I – Nëse garantohen pesë vende në Parlamentin e Serbisë dhe tri vende mund të fitohen me vota të drejtpërdrejta, përndryshe assesi JO .

II – Ku së bashku me deputetët e minoriteteve të tjera në Serbi, si: boshnjakët e Sanxhakut, hungarezët e Vojvodinës, bullgarët dhe romët do ta krijonin një klub të deputetëve, por edhe do ta udhëhiqnin së paku Ministrinë për Minoritete edhe atë me rotacion. Vetëm kështu ndoshta do t’ia vlente që shqiptarët të merrnin pjesë në jetën parlamentare dhe të bëhen një faktor politik dhe parlamentar .Kosova ka obligim moral, institucional dhe kombëtar të përkujdesët për të gjitha shqiptarët në ish-hapësirat e ngrehinës së quajtur Jugosllavi.Duke i përcjellë të gjitha këto me vëmendjen më të madhe në Kosovë, i vetmi lider nga e gjithë hapësira jonë shqiptare që mund të ndikojë dhe të afrojë është Hashim Thaçi, jo për pozitën tashmë si kryeministër dhe lideri më i votuar në Kosovë, por këtë kredibilitet, sa i përket çështjes dhe rreth kësaj Krahine e kishte gëzuar edhe më herët dhe e posedon edhe tash. Pasi ka pasur disa angazhime pozitive në të kaluarën në këtë drejtim, institucionet e Kosovës, të gjithë së bashku, pozitë dhe opozitë, njerëz me ndikim në jetën publike e politike të Kosovës, t’i bashkërendojnë qëndrimet, t’i harmonizojnë, të shkruhet një program, strategji veprimi, gjithmonë në konsultim të ngushtë me dy akademitë tona të shkencave, por edhe me miqtë amerikanë dhe faktorin politik ndërkombëtar.Çështja e shqiptarëve nga komunat e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës të jetë edhe në agjendën, fjalorin dhe temën e bisedave në të gjitha nivelet për të gjithë, veçmas nga Presidenti, Kryeministri, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme. Është gabim politik dhe diplomatik nëse mendohet që Kosova i ka “duart e lidhura” që ta mbrojë çështjen e të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve të kësaj ane. Edhe në këto bisedime ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të përqendrohen edhe rreth reciprocitetit e të drejtave të njeriut. Kosova ka obligim moral, institucional dhe kombëtar të përkujdeset për të gjithë shqiptarët në ish-hapësirat e ngrehinës artificiale që qëndroi në këmbë të qelqta dhe u quajt Jugosllavi. Çështja e shqiptarëve nga komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë nuk është zgjidhur, po pret për t’u zgjidhur drejt.

Autori, ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si:Reciprocitetin,  për Referendumin e datës 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, propozimi për formimin  e një zyre në kuadër të zyrës së Kryeministrisë etj 

Filed Under: Opinion Tagged With: Reciprociteti, Refik Hasani

U inagurua Qendra “Illyria” në Bronx për mbarë Diasporën Shqiptaro Amerikane

September 21, 2021 by s p

Në se doni të shkoni shpejt, shkoni vetëm.  Në se doni të shkoni larg, shkoni të bashkuar. 

Nga Keze Kozeta Zylo 

Dita e diel në Bronx ishte një dite e dielltë, me qiell të blunjtë të kthjellët si zemrat e komunitetit Illyrian në Amerikë dhe në mbarë botën.  Të punosh 7 vjet dhe të arrish të derdhësh milionat e dollarëve lumë si 8.7 milion për ta blerë këtë qendër është një ndër punët më të bukura të bijëve shqiptarë që nuk rreshtin kurrë së punuari për Kombin.  Një burrë i tillë shqiptar është z.Mark Gjonaj Nderi i Kombit ish ansambleist dhe Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili fal përkushtimit të tij u arrit dhe u realizua ëndrra e shqiptarëve për të pasur një qendër të tillë në shërbim të Diasporës.  Kjo qender madhështore në Bronx u inagurua ne praninë e komunitetit si dhe të personaliteteve të larta të politikës amerikane.

Shiritin e inagurimit e prenë Senatori i Nju Jorkut i Partisë Demokratike të Amerikës z.Chuck Schumer, z.Mark Gjonaj dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla.  

Mirenjohja e shqiptareve ishte e pakufishme, bravo, bravo thërrisnin pjesëmarrësit në këtë ditë të bukur.  Duke pasur fatin të ishim të parët si Shkollë Shqipe “Alba Life” për të shfrytëzuar këtë qendër të madhe kulturore, multifunksionale duke dhënë mësim shqip në mjediset komode kam ndjerë dhe kuptuar në sytë e nxënësve dhe të prindërve mirënjohjen e pakufishme të tyre.   Atë e dëgjova dhe dje kur intervistova personalitete të ndryshme, grupe nxënësish, grupe të moshuarish etj… Me mikrofonin në dorë kur i pyeta nxënësit se kush e krijoi këtë mundësi që ju të zhvilloni mësimin SHQIP në këto klasa komode?  

Ata m’u përgjegjën njëzëri: Kush tjetër?  MARK GJONAJ! 

Të nderuar që ishim të parët si Shkollë Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit  të uleshim në bangat e shkollës dhe të frymëzoheshim për të ardhur aty edhe në pushimet e verës për të realizuar programin artistik që u shfaq plot profesionalizëm në auditoriumin e kësaj qendre realizuar nga koordinatorët Xhaferri, Gjocaj, mësueset Tafaj, Krasniqi dhe Shiqerukaj me udhëheqëse artistike znj.Adelina Lacaj. 

Pasi u pre shiriti i inagurimit z.Gjonaj mikpritësi i Qendrës i drejtoi të pranishmit në mjediset e qendrës “Illyria” për të parë sallat, klasat, kafeterinë, kopshtet, klasat e ushtrimeve etj.  Kjo qendër do të jetë përgjithmonë dhe ka punuar fort dhe plot përkushtim u shpreh znj.Vera Mjeku drejtore e kabinetit të Këshilltarit të Bashkisë z.Gjonaj. Ne duhet të punojmë bashkarisht me vizion u shpreh z.Imner Mjeku i cili me të drejtë tha se në se ne do të kemi më shumë shqiptarë të zgjedhur në zyrat publike si dhe në nivele të larta politikanësh Diaspora do të dëgjohet më shumë ne lobime dhe Kombi do të ecë vetëm përpara. 

Programi artistik në auditorium e Qendrës “Illyria”

Skena ndrinte nga veshjet kombëtare nga fëmijët e diasporës dhe grupe të ndryshme artistike që kishin përgatitur programin mbresëlënës.

Programi artistik u moderua me profesionalizëm dhe plot mirësi nga znj.Elona (Pajo) Biba dhe z.Julian Biba dy njerëz të artit.  Elona e veshur me një mantel si gratë ilire sillte jehonën e shekujve dhe krenarinë e grave të bukura illire që kanë një vend të artë në histori.  

Salla ushtoi nga marshimi i oficerëve të policisë së New Yorkut drejt skenës kryesore të cilët me uniformën e policisë amerikane dhe me ngrijen e Flamurit shqiptar kuq e zi sillnin një moment shumë te rëndësishëm, solemn për të gjithë bashkëkombasit dhe amerikanët që ishin në sallë.

Qendrën “Illyria” e bekoi Famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në NY, Dom Pjetër Popaj.

Fjala e Z.Mark Gjonaj u mirëprit me durtrokitje dhe çoi sallën në këmbë në nderim dhe respekt të figurës së tij. Më vonë ai ftoi në skenë kongresistin amerikan Ritchie Torres resident i Bronxit i cili përshëndeti dhe falënderoi pamasë z.Gjonaj për këtë punë të jashtëzakonshme. 

Përshëndetën mjaft personalitete të larta amerikane dhe shqiptare dhe e falënderuan z.Gjonaj për bashkëpunimin me ta si z.Michael Benedeto ansambleist i shtetit të Nju Jorkut etj.  Gjithashtu përshëndetën si Presidenti i Bronxit z.Ruben Diaz Jr, Senatorja Alessandra Rose Biaggi e cila është një politikane amerikane në Nju Jork, Vedat Gashi (D -Yorktown) kandidat për një vend në Bordin e Ligjvënësve të Qarkut Westchester.  

Me duartrokitje është përshëndetur fjalimi i znj.Donika Gërvalla Ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Republikës së Kosovës.  

Letra përshëndetje erdhën nga Kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti. 

Në këtë ceremoni të inagurimit morën pjesë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington z.Valdet Sadiku, Konsulli i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës në New York, Ambasador Frymëzim Isufaj, biznesmeni i suksesshëm dhe aktivisti i shquar z.Harry Bajraktari etj, Vatra e kryesuar nga z.Pashko Camaj n/kryetar, Shoqata Shqiptaro Amerikane Skënderbej e kryesuar nga z.Imer Lacaj n/kryetar, Bashkim Shehu kryetar nderi dhe Alketa Ktona, kryetarë shoqatash, klerik fetar, mësues, prindër, nxënës, anëtarë të komunitetit, artistë etj…

Në këtë program të pasur debutuan me plot dashuri Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, nxënësit e shkollës “Children of the Eagle”, Grupi i valltarëve “Rozafati”, “Freskia” Ana e Malit, Kraja, Qendra Rinore Shqiptare në Greenwich dhe shfaqje te tjera.

U dhanë çmime mirënjohjeje për nxënësit e shkollave shqipe, grupet e valltarëve etj. 

Programi u mbyll me fjalën e Imamit, patriotit të nderuar Tahir Kukaj i Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare, në Staten Island NY. 

Pas programit te pranishmëve iu shtruan tryezat me ushqime dhe pije të dhuruara nga Këshilltari i Nju Jorkut dhe themeluesi i krijimit të Qendrës së mirëqenies “Illyria” në Bronx, New York

Kjo qendër e madhe kulturore është në zemër të Pelham Parkway South Bronx NY, aty ku ka më shumë rezidentë shqiptarë.  Në programin e shpërndarë si dhe në fjalimet e ndryshme u tha se kjo qendër do të jetë në shërbim të Diasporës, do të jetë qendër multi funksionale, qendër e mirëqenies pranë qendres “Jacobi” Hospital, ku do te vihen në dispozicion një sërë shërbimesh të kultures dhe traditës sonë të vyer kombëtare.  Auditoriumi ka 400 vende, ndërsa salla e konferencave me pajisjet më të fundit të teknikës ka 250 vende. Palestra me pajisje moderne per ushtrime, dhoma te veshjeve, dhe lojera te ndryshme.  

Në aktivitet ishin të pranishëm medie te ndryshme dhe gazetarë nga Zëri i Amerikës, Dielli me editore për gjuhën angleze znj.Rafaele Prifti, TV Alba Life etj…

Së shpejti do të sjellim transmetimin në kanalet televizive nga TV “Alba Life” me kameraman Bujar Sadikaj dhe gazetarin Valon Gërbeshi.  

Ishte një ditë historike, një ditë që na mësoi se: “Në se doni të shkoni larg, shkoni të bashkuar”.

19 Shtator, 2021

Bronx, New York

Filed Under: Opinion Tagged With: Keze Zylo, Mark Gjonaj, Qendra “Illyria”

Dr. Albert Gjoka: Libri i Iris Halilit një ftesë për ndryshim radikal në modelit të liderit në Shqipëri

September 20, 2021 by s p

Të nderuar drejtues dhe anëtarë të Federatës “Vatra” dhe të gazetës “Dielli”!
Fort e nderuar profesoresha ime, znj. Iris Halili!

Në pamundësi për të qenë fizikisht apo virtualisht mes ju, në këtë ngjarje të pazakontë librore, – dëshiroj që t’ju përcjell urimet e përzemërta; secilit veçmas dhe të gjithëve bashkë: Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të thellë për bashkësinë e shqiptarëve të Amerikës, të cilët kanë ditur të jenë pjesë e jetës dhe e vlerave të atij kombi të madh, duke ndërtuar një “Shqipëri tjetër”, – të gjallë, të bukur dhe plot shpresa, – një model dinjitoz për ne këtu, në “Shqipërinë e vjetër”. 

Ju, vatranë të dashur, përgjatë disa brezave, na keni treguar se “gjaku nuk bëhet ujë”, se “historia nuk zhbëhet”, por e keni dëshmuar me vepra sesi ndërtohet e tashmja dhe e ardhmja në mënyrën më të mirë të mundshme, përmes punës dhe dijes. Edhe ky takim i sotëm është shenjë e kësaj tradite dinjitoze dhe këtij kontributi të çmuar që vazhdoni të jepni, ju “bijtë e shqipes”. 

Libri “Lideri nuk lind…bëhet” i Iris Halilit, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Dituria”, është shembull i qartë i kësaj tradite njerëzish fisnikë, ku me kontributin e ideve, na fton ne të gjithëve, – sidomos këtu në Shqipëri, të ndërtojmë një mendësi tjetër ndaj liderit dhe lidershipit. Autorja na sfidon që në titull, – duke na trazuar fort brenda nesh përgjegjësinë e të qenit lider, në familje, në komunitet, në organizatë apo në bashkësitë e tjera ku jemi të pranishëm. Irisi e njeh shumë mirë mendësinë e liderit shqiptar përgjatë historisë, – dhe aq më mirë liderin e ditëve tona. Ajo ka pasur përvoja personale pune dhe marrëdhëniesh me disa prej tyre, – dhe e kupton më mirë se shumëkush tjetër përmasën e liderit, rolin e tij, mundësitë dhe pamundësitë e lidershipit shqiptar. 

Besoj se të gjithë biem dakord se në Shqipëri liderat janë produkte të traditës së tyre, të historisë plot konflikte dhe të mendësisë për ta asgjësuar tjetrin. Unë besoj se ky libër vjen në kohën e duhur, – si një ftesë për ndryshim radikal në modelit të liderit në Shqipëri, – për krijimin e një lidershipi të ri. Sepse lidershipi është një disiplinë të cilën duhet ta mësojmë përmes shkollës dhe librit. Lidershipi nuk është thjeshtë produkt i traditës, apo shprehive social-kulturore në përditshmërinë tonë. 

Autorja ka studiuar shkollat më të mira të lidershipit, – analizon teoritë bashkëkohore të drejtimit dhe iu referohet autorëve më në zë të kësaj fushe. Ajo sjell edhe modele të liderëve, duke i analizuar përmes tipologjive të tyre dhe vlerave që kanë lënë. Unë do të kisha dashur që Irisi në këtë libër të thellohej më shumë në natyrën e liderit shqiptar, – përmes një qasje më të detajuar të liderave shqiptarë në histori, – por shpresoj dhe besoj se puna e saj në këtë fushë do të thellohet më tej në të ardhmen. 

Gjithsesi, këtë libër unë e konsideroj një guidë të çmuar për secilin prej nesh, – një libër përmes të cilit mund të mësojmë ide të reja për lidershipin dhe mund të reflektojmë më thellë për mënyrën sesi të drejtojmë jetën brenda familjes, bashkësisë, biznesit apo institucionit. Libri i komunikohet lexuesit teksa ne e prekim përditë krizën e liderit apo kur ndodhemi përballë fuqizimit të liderit autoritar. 

Unë mendoj se lideri është produkt i nivelit të shoqërive tona, – i vëmendjes që tregojmë secili prej nesh për të nxjerrë njerëzit që na përfaqësojnë. Prandaj, heshtja dhe neglizhenca e secilit prej nesh për të marrë pjesë në jetën publike dhe politike, shmangia nga procesi i përzgjedhjes së përfaqësuesve tanë, – po na rëndon jetën tonë me pasoja të mëdha. 

Vëmendja që i kushton autorja modelit të lidershipit që na ka lënë Shenjtja Nëna Terezë është ndër gjërat më të veçanta të këtij libri. Përkundër paradokseve të mëdha që prodhon bota jonë shqiptare, –  shembulli i Shenjtes Terëzë na tregon se mund të drejtosh edhe me fuqinë e dashurisë, të mëshirës dhe të arsyes. Sot, më shumë se kurrë, na duhet fuqia e arsyes dhe e dashurisë përkundër arsyes së forcës; na duhet modeli që krijoi dhe na la si trashëgimi shqiptarja jonë e përbotshme, Nana Terezë.

Unë nuk dua të zgjatem më tej, paçka se kam shumë për të thënë për librin dhe autoren, – por dua të ndaj me ju lajmin e bukur se ky libër është pritur shumë mirë edhe nga lexuesit në Shqipëri: Dëshmi e këtij receptimi të pazakontë është edhe fakti se libri “Lideri nuk lind…bëhet” është përzgjedhur nga lexuesit si libri më i mirë i vitit 2020 nga platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al. 

Ky libër riktheu pas shumë vitesh komunikimin me profesoreshën time të letërsisë moderne Iris Halili, dhe jam befasuar pa masë me këtë angazhim të ri të saj: Do të doja që ky libër të ishte pjesë e kurrikulave shkollore, universitare apo të ishte pjesë e trajnimeve për krijimin e liderëve rinj shqiptarë në biznese, organizata apo në politikë. Unë e kam për nder të jem një shërbëtor i zellshëm në procesin e komunikimit të këtij libri, dhe të gjithë pasurive të tjera mendore dhe shpirtërore, – të ngjashëm si kjo, – tek lexuesi shqiptar, sepse besoj rrënjësisht tek shprehja: “Readers are Leaders”. 

Të dashur të pranishëm! 

Ky libër do të rrisë përmasën e kuptueshmërisë dhe të informimit për lidershipin; – dhe pas leximit të tij, ju siguroj se secili prej jush do të ndihet më i qetë; do të silleni në mënyrë më të maturuar; do të jeni më efikasë në drejtim dhe do t’i kuptoni më mirë ata që ju drejtojnë në jetën e përditshme. Besoj se këtë fuqi transformuese që kanë idetë dhe librat tek ne, Iris Halili ka ditur ta bëjë siç duhet përmes këtij botimi, – me profesionalizëm, me përkushtim dhe me dashuri, – që secili prej nesh të jetë një udhëheqës më i mirë i jetës së tij në familje, biznes apo shoqëri. 

Unë jam i paduruar që të pres libra të tjerë për lidershipin prej jush, Profesoresha ime Iris Halili. 

U jam mirënjohës; ty Iris, dhe gjithë ju, pjesëmarrës të nderuar që patët durimin për ta përcjellë mesazhin tim deri në fund, – me shpresën se një ditë do të takohemi me secilin prej jush për gjëra po aq të bukura dhe të vlerta sa ky promovim libri. 

Vëllazërisht, i juaji!

Dr. Albert Gjoka

Themelues dhe menaxher i platformës së librit shqip, Bukinist.al

Filed Under: Opinion Tagged With: Albert Gjoka, Iris Halili

NËNË TEREZA NGA PLAGËT TEK YJET…

September 19, 2021 by s p

Visar ZHITI

Të mbledhurit sërish së bashku për Shenjten Nënë Tereza më ngjan me një misionin. Eshtë fuqia përbashkuese e Saj. Jemi në Beratin e lashtë, biblik, me ordodoksë e myslimanë, mbi të githa me qytetarë të denjë, me ikonat e famshme të Onufrit dhe Kodikët e vyer, që, atë të Purpurtin, kur e kanë çuar të ekspozohet në Vatikan, e kanë venë në shtrat topi…

Nuk jemi larg bibliotekës së qytetit që mban emrin “Vexhi Buharaja”,  poet e përkthyes nga bota e orientit, plot shpirt dhe ajo.

Për më tepër, ky takim bëhet afër Muzeut “Solomon”, që dëshmon përndjekjen dhe dashurinë njerëzore, thelbin e shenjtë të Nënës tonë Tereza. Por unë dua të kujtoj ideatorin e këtij muzeu, të urtin, me të gjitha kuptimet, Simon Vrusho, poet, humanist juaji, një nga miqtë e mi më të mirë e besnik, që kur u njohëm student e deri tani vonë, kur ai çeli këtë muze dhe bisedonim për vështirësitë që do të kishte për ta mbajtur, që aq denjësisht po e vazhdon këtë detyre humane bashkëshortja e tij, zonja Angjelina Vrusho.

Unë besoj te fuqia e Shenjtes Nënë Tereza që na mblodhi sot këtu, edhe me ata që janë në Qiell, që i duam dhe na duan…   

Erdha në 5 shtator në aeroportin që mban emrin e Shenjtes tonë Nënë Tereza në Tiranë, pra, në ditën e shenjtërimit të saj, që është dhe festë zyrtare, por nuk pashë ndonjë shenjë që të na e përkujtonte, një pllakat a drita, as lule të freskëta në shtatoren e saj, aq të trishtë. 

Mësomë të dua! – lutej Nënë Tereza. Të mësojmë të duam. Dhe më ngazëllen së brendshmi Berati me këtë takim dashurie. 

U bënë 5 vjet nga dita kur u shenjtërua Nënë Tereza. E kujtoj atë ditë të madhe, meshën e shenjtë të kanonizimit, isha atje, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Po si arritëm deri atje? Rrugëtimi drejt Nënë Terezës, i gjeneratës time, ndoshta është i njëjtë a i ngjashëm për ne, shqiptarët këtej… 

*   *   * 

Po, po, në burg dëgjova për herë të parë emrin Nënë Tereza, kur isha në Spaç, i dënuar me 10 vjet heqje lirie për poezitë e mia. Kujtoj me nderim bashkëvuajtasit e mi beratas, Prof. Luan Myftiu, Shkëlqim Kurti, Dane Zdrava, Adriatik Mustafaraj, Ushtar Çobo, Protoduarin, Rajmond Sejkon… Një pasdite, ishim një grup të burgosurish te shkallët, po shplodheshim nga puna prej skllavi në minierë, kur na afrohet një i burgosur i porsaardhur,  që s’ishte i ri në burg, e kishin dënuar prapë, Gjonzeneli e kishte mbiemrin, nga Vlora.  

Ç’ka ndodhur ndonjë gjë jashtë? – e pyeti njëri që e njihnin që më parë. 

Para se të më riarrestonin, dëgjova fshehurazi në televizorin Italian se çmimi Nobel për Paqe iu dha një murgeshe shqiptare. 

Vërtet? 

Po, e dëgjova vetë. Madre Tereza. – dhe na i thoshte dhe italisht lajmin. Të burgosurit përreth u mahnitëm, por nuk po guxonin ta besonim. Mos duan të sfidojnë regjimin kështu, duke krijuar lajme të bukura? Se ndodhte dhe kështu. 

Jashtë telave me gjëmba ishte viti 1979, brenda televe me gjëmba nuk hynte koha, por antikoha. Kështu erdhi Nënë Tereza së pari tek unë burg. 

Por ajo ishte e ndaluar në atdhe. Edhe si emër.  

Ndërkaq, më vonë, edhe pse shumë vonë, kur do të binte perandoria komuniste e do të ndryshonte bota, edhe ne njohëm Nënë Terezë, nga shenjtëria e Saj. Donin të dinim sa më shumë për të dhe si vazhdim i asaj që dëgjova në Spaç, në leximet e mia gjeta diçka nga ceremonia e Çmimit Nobel, ç’kishte ndodhur në Oslo, në kryeqytetin e Norvegjisë në ato ditë. 

  Rrugëve endeshin mijëra e mijëra njerëz me pishtarë drite në duar, përflakeshin xhamat, dyndeshin te hoteli ku kishte bujtur Nënë Tereza, kudo ku mund të ishte ajo, donin që ta shikonin. Në pallati mbretëror, Mbreti i Norvegjisë, Ollavi V, do t’i thoshte Nënë Terezës:

– … po sikur të mos vij nesër në ceremoni?

– E pse? – ia kthen Nënë Tereza shkujdesshëm.

– Që të mos jem unë në qendër të vëmendjes, – kishte buzëqeshur Mbreti.

– E ke gabim, në qendër s’jemi as ti, as unë, – e ndërpreu Nënë Tereza, – por Zoti…

Mbretërve, presidentëve, sundimtarëve, kujdo Nënë Tereza guxonte, duke mos e ndjerë si guxim, t’u drejtohej secilit me “ti”. Ajo beson te natyrshmëria, te vlera dhe barazia, që Zoti i ka dhënë gjithsecilit. 

Si përherë në raste të tilla siperane, ishin gazetarët që do e rrethonin Nënë Terezën, që do ta pyesnin dhe fjala e Saj do të përhapej në të gjithë botën, përveçse në Shqipërinë e saj të mbyllur si një burg.

Dhe aty, si i dërguar nga Zoti, do të ishte dhe një meshtar shqiptar, i ri dhe i përunjur, vëlla shpirtër i Nënë Terezës, që e kemi midis nesh sot në Berat, Dom Lush Gjergji, që do të bëhej dhe biografi më i mirë shqiptar i Nënë Terezës. Ai e dinte më mirë se kushdo se cila ishte Nënë Tereza, nga vinte, ç’kishte qenë ajo, i dinte dramat e familjes së saj dhe të popullit të saj, që siç duket iu përshkëndijua që në atë çast se ç’do të bëhej me Nënë Terezën, sikur ia pa aureolën, breroren mbi krye. Dhe pati frymëzimin, s’dihet nga ç’tallaze parandjenjash për të ardhmen dhe aty bëri pyetjen më të thjeshtë që mund të bëhet, po aq dhe të çuditëshme për atëhere dhe sa e vlefshme për më pas: 

Kush jeni Ju? – Ishte për të mbajtur frymën dhe të dëgjoje ç’do të thoshte botërisht Nëna Tereze: “Origjina ime është shqiptare. Shtetësia ime është indiane. Unë jam katolike, murgeshë e kushtuar. Për nga thirrja ime, unë i takoj tërë botës. Por zemra ime i takon tërësisht Zemrës së Jezusit”.

ARDHJA NË ATDHE

…mundi të vijë në atdheun e saj 10 vjet pas marrjes së çmimit Nobel, në 1989, pra 32 vjet më parë, në gusht, kur në tetor do të shëmbej Muri i Berlinit, që kishte ndarë vëndet dhe njerëzit, pak më parë se të binte perandoria komuniste. Sundimtarët e Tiranës, ata që nuk e kishin lejuar të shkelte tokën e saj, të takonte nënën dhe motrën, që ia vdiqën me pengun më të madh, tani i dhanë leje të shkonte dhe të vinte lule në varret e tyre.

Por dhe te varri i diktatorit. E kishin ftuar vejusha e diktatori dhe pasuesi i tij. Ç’ishte kjo, frika e Tiranës politike nga mëkatet dhe krimet e veta, që ndërkaq po përgatitej e detyruar të ndërronte sistem?    

Nënë Tereza me sundimtarët e Tiranës, dëshmohet që nuk ka folur shqip. 

Mendoj, jo nga që nuk po e përdorte më shqipen e saj të familjes nëpër punërat në botë, por duhet të ketë qenë dhe si një lloj qortimi i heshtur për ata që vranë shqipen e hershme liturgjike, ndërkaq Nënë Tereza mund të fliste me ta dhe me ndonjë nga gjuhët sllave, që dinte dhe që mund t’u shkonte më për shtat sundimtarëve në Tiranë, por përdori gjuhën e saj të misionit, anglishten, të kultures Perëndimore.  

Kam lexuar në gazetën e madhe katolike italiane “Avvenire” një dëshmi të një shkodrani, autor librash, Marçel Hila, mik dhe imi, që thotë atë që pak veta e dinë, se varri i Enver Hoxhës dridhej në atë kohë sikur të kishte djallin brenda dhe ushtarët e shërbimit tmerroheshin e i ndërronin menjëherë. 

Që Shqipëria e tërë dridhej nga djalli Enver Hoxha e dinë të gjithë. Nënë Tereza u thirr kështu dhe si ekzorciste. Dora e Saj mbi mermerin mortor është e sigurtë që i qetësoi drithmat e Shqipërisë që po i kthente fytyrën e vet të rreshkur Zotit. 

Një mrekulli kjo, dhuratë qiellore dhe prej lutjeve të Nënë Terezës dhe kthimit të saj.

  *   *  *

Kur Shqipëria jonë po hapej, drejt perëndimit, lirisë dhe demokracisë, unë shkoj në Itali, në Milano si gazetar i opozitës për një specializim. 

RAI jepte çdo mbrëmje para lajmeve një lutje, video, të Nënë Terezës nga libri i porsabotuar i saj në italisht. Kërkova librin dhe e nisa ta lexoja netëve në dhomën time, një herë, dy, tre… më mahnitën lutjet e saj, të thjeshta dhe të thella, gjeta lutje për të burgosurit, e si të mos më intrigonte, për gjykatësit, lutje për të mbjellat, për ata që do të martohen, për fëmijën që do të lindë, për të dehurit, për shoferat, për kafshët, për atë që do të vdesë, për të poshtëruarit, për kohën, për emigrantët, muzikantët, për mikpritjen, për buzëqeshjen, unë jam nusja e Krishtit, thoshte ajo, lutje për ata që s’dinë të luten… ishin si poezi dhe më lindi dëshira t’i them në shqip dhe nisi kështu përkthimi i tyre. S’ishte thjesht akt letrar, ishte zbulim i lutjes, i fuqisë së saj, teksa shpesh libri më mjegullohej prej lotëve.

*  *  *

Ëndrra e takimit tim me Nënë Terezën u realizua me ardhjen e Saj të dytë në Tiranë, kur diktatura qe zhbërë e në pushtet ishin ngjitur liderat e lëvizjes së demokratizimit të vendit. Ndërkaq Nënë Tereza kishte pasaportë shqiptare, diplomatike.

Ajo kishte ardhur më përpara në Pallatin e Kongreseve se të vinin kreu i shtetit dhe personalitete të tjera. Iu afrova dhe unë duke fërgëlluar para asaj bardhësie të qirinjtë qiellore. Më bënë përshtypje këmbët e zbathura në sandalet e saj pelegrine. Dhe më vjen keq që në foton që bëmë vura çantën time para tyre, si për t’i mbrojtur nga një varfëri që unë s’e kuptoja atëhere, ajo ishte pasuria më e çmuar. S’po dija ç’t’i thosha:

– Kam përkthyer nga lutjet e Tua… – mërmërita.

– Mir’ ke ba! – m’u bë se m’u përgjigj. Kaq. Edhe rreptë. Pse, pyesja veten.

Më pas zbulova se Nënë Tereza, grua e ditur dhe e lauruar, me master, etj, që mbante ditar, etj, lexuese e shquar, etj, nuk kishte lexuar asnjë libër nga ato që botoheshin për të, aq të shumtë e në shumë gjuhe e kudo në botë. 

Kur ndonjë shkrimtar a gazetar, biograf i Saj, i jepte librin e vet a guxonte t’i thoshte se shih, ç’kam shkruar apo po shkruaj për ju, ajo e ndërpriste dhe i thoshte: mirë po bën, duhen për t’i sensibilizuar njerëzit që bëjnë mirë. Dhe s’pranonte të dëgjonte më tej për vete.

Kur Shqipërinë për herë të parë në historinë e saj do ta vizitonte një papë, Gjon Pali II, në 25 prill 1993, Nënë Tereza erdhi që ta priste këtu, si bija “në derë të t’et”, doli në aeroportin që do të merrte emrin e saj në Tiranë dhe që të dy, ecën dorë për dore, shenjtër që do të shpalleshin më vonë.

   *   *   *

…duhet të them diçka për luftën në gjysmën tonë, në Kosovë. Nënë Tereza pa dyshim si katolike e madhe është kundër çdo lufte dhe kundër çdo lloj arme, që nga ato të abortit dhe deri te ato të lemerishmet që shfarosin njerëz në masë, njëlloj janë e te pandemitë, që I perhaps djalli. 

Që të çlirohej Kosova, ndërhyri NATO-ja dhe bëri të parën luftë morale, të shpëtonte një popull që po kërcënohej nga përzënia, nga ai eksod si në bibël, nga zhbëria.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton do të dëshmont botërisht në qershor të vitit 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri ta dua kombin shqiptar, dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

Kaq herë u kishte thënë Ajo të mëdhenjve të botës: Ndihmojeni popullin tim!

SHENJTËRIMI DHE LIDERSHIPI SHQIPTAR

(Pjesa që s’u lexua dot në kuvend)

…Sa dritë kishte ajo ditë! Në një nga dritaret e pëfaqësisë, në katin e dytë të një pallati të vjetër në Rrugën “Ottaviano” 43, kishim vënë një portret të madh të Nënë Terezës, që dukej sikur e qeshura e saj e bënte më të ëmbël ajrin dhe pelegrinët apo turistët e shumtë ndalnin, e fotografonin dhe vazhdonin në turma të shkonin për te sheshi më i bukur i të gjithë botës katolike, para Bazilikës “San Pietro”.

Isha vetëm në ambasadë, bashkëpunoja me time shoqe, punonim deri pas mesante, dërgonim relacione të shpeshta në Ministrinë tonë të Jashtme, në Tiranë dhe në Sekretarinë e Shtetit të Vatikan.

Do të mblidhej e gjithë bota atë ditë të shenjtë. Vendet që lidheshin më shumë dhe drejtpërsëdrejti me Nënë Terezën, Shqipëria e para me Kosovën, Maqedonia e Veriut, për ne, Maqedonia e Jugut dhe India do të kishin delegacionet më të mëdha shtetërore, edhe mbi 20 veta. Vendet e tjera jo. Do të vinin kryetarë shtetesh, president, mbretër, nobelistë…

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut më tha një ditë pas njërës nga meshat në Bazilikë se s’dinte nga t’ia mbante, ata të qeverisë së tij donin që të vinin që të gjithë në ceremoni, po me të tutë si i keni punët ju, – më pyeti.

Edhe unë s’di nga t’ja mbaj, – i thashë, – s’do të vijë asnjëri…

Lejomëni të rrëfehem, ndjehem si midis miqsh në Beratin dhe të prindërve të mi.  

Nga Presidenca s’kishte përgjigje a do të vinin. Edhe nga Parlamenti. Kryeministri do të vinte, por jo delegacion shtetëror, ja ashtu vetëm, me grupin e tij. Me Ministrin e Jashtëm, mbase. Nga Sekretaria e Shtetit të Vatikanit donin të dinin sa vetë do të vinin, nga Shqipëria, cili do të ishte kryetari i delegacionit shtetëror? Nëse nuk vinte presidenti? Kabineti i tij absurdshëm po bashkëpunonte me nunciaturën, jo me ambasadën e vet. Erdhi në kohë një listë nga Kryeministria, do të vinte Kryeministri, bashkëshortja, Ministri i Jashtëm dhe nja dy drejtorë të asj ministrie. Pastaj më vjen një listë e gjatë, ku presidenti i Republikës, si kryetar delegacioni do të ishte në krye të nja 25-30 vetave, bashkëshortja, stafi i tij, këshilltarë, roje, vetura. etj. Pra s’kishte vend më për të tjerë, sipas tyre. Një ditë a dy para ceremonisë dëgoi listen e vet parlamenti, do të vinte Kryetari pa bashkëshorten, me një këshilltar e nja dy deputetë. Nga opozita asnjë lajm për pjesëmarrje.

Sekretaria e Shtetit të Vatikanit më mirëkuptonte dhe priste e qetë çdo sugjerim timin, kërkesë apo shkresa që anullonin njëra-tjetrën, siç më vinin nga atdheu.

Dhe mbërriti delegacioni shqiptar, tre krerësh, presidenti me të vetët, sa shumë, që s’donin të kishin punë me askënd, veç me piceritë e Romës, kryeparlamentari, jo dhe aq shumë në grup, kryeministri – korrekt me pjesëtarët e dërgatës së tij. Ishin vendosur në hotele të ndryshme, pa paqe midis tyre. 

Ndërkaq Dioqeza e Prizren-Prishtinës kishte organizuar një koncert të madh në Romë, i ndihmova dhe unë, në një kishë të famshme me artistë shqiptarë nga e gjithë bota, që vërtet ishin të shkëlqyer. Na mblodhi dhe na frymëzoi Nënë Tereza, thoshim. Mes spektatorëve pafund ishin të gjitha copërat e delegacionit tonë, edhe nga opozita, por kurrsesi bashkë.

Dhe ja, mëngjezi i 5 shtatorit, me emocione të mëdha e me shqetësime ende më të mëdha. U kërkua nga policia italiane dhe protokolli që makinat e delegacionit shqiptar si për çdo delegacion shtetëror, të ishin në rresht bashkë. Ata të presidencës, vetë presidenti u alarmuan se makina e tyre nuk ishte e para, i sqaruan se para tyre nuk ishin as makinat e Kryeministrit e as të Kryetarit të parlamentit, por ato të policisë dhe ajo e ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, sipas protokollit. Mezi u qetësuan.

Si shumë po vepron qoftëlargu mes nesh, thosha me vete këtë varg të Nënë Terezës. “Qoftëlargu” ajo i thoshte djallit shqip. 

U futëm në Vatikan, vargan vaturash të zeza, nga portat pas dhe do të dilnin në shesh duke kaluar mespërmes brenda Bazilikës mahnitëse të Shën Pjetrit. Sheshi ishte plot, një det me njerëz dhe me flamuj nga e gjithë bota. Skuqnin flamujt u bukur të Shqipërisë. Ja, dhe ata të Kosovës. Rojet e palëvizura zviceriane me shtiza në dorë, me uniformën me ngjyra, të stilizuara nga Mikelanxhelo.

Delegacionet shtetërore po zinin vendet e caktuara për to afër altarit të madh, përballë kardinalëve. 

Pa i folur njëri-tjetrit u ulën në rreshtin e parë presidenti shqiptar me bashkëshorten dhe pranë saj bashkëshortja e Kryeministrit me Kryeministrin, Në rreshtin e dytë – Kryetari i Parlamentit, ndërsa në vendin e Ministrit të jashtëm ishte ambasadorja në Romë. E zura e para,  tha. Vendet tona si diplomat i kishin zënë ata të shpurës së klanit të presidentit dhe bisedonin me zë të lartë, aq sa delegacionet e tjera kujtuan se po grindeshin.

Nejse. Rëndësi ka dielli. Shkëlqente mahnitshëm. Në taracat sipër, mes statujave të shumta, kamerat e gazetarëve nga e gjithë bota, edhe nga Shqipëria e Kosova. Kori i madh kishtar, muzika gregoriane, po ngriheshin nëpër ajrin biblik. Erdhi procesioni i bardhë me Papa Françeskun. Një mallëgjim hyjnor na mbushte shpirtrat.

Filloi mesha e shenjtë. Kanonizimi i Nënë Terezes tonë. U tha që është shqiptare. Kur erdhi koha që, sipas ritualit në meshë, i duhej dhënë dora njëri-tjetrit në shenjë paqeje, në gjithe atë shesh me mbi 100 mijë veta, vetëm presidenti shqiptar nuk i dha dorën kryeministrit të tij dhe e anasjellta. 

Ndërkaq do të ndodhte dhe një si incident, le ta themi, por me Maqedoninë. Në broshurën e meshes së shenjtë, të shpërndarë ndër të pranishëm, në biografinë e Nënë Terezës, në anglisht ishte shkruar që ka lindur në Shkup dhe bnë kllapa ishte shtuar Shqipëri. Ambasada e Maqedonisë së Veriut, e Jugut për ne, protestoi, Shkupi s’është në Shqipëri, por kur lindi Nënë Tereza, në 1910, Shkupi ishte Sanxhak shqiptar dhe ende s’ishte shpikur Republika e Maqedonisë. Zyrtarët e Vatikanit kërkuan ndjesë, broshura s’kishte kohë të rishtypej, pas fjalës Shkup, emri Shqipëri në kllapa, u nxi, por ashtu tërhiqte më shum;e vëmendjen. Nuk di si ndodhi ky gabim, që s’ishte aq gabim, nuk besoj se u bë qëllimisht, por e ndolli një e vërtetë historike. 

Nuk po zgjatem. Rëndësi ka që shqiptarët i dhanë botës sërish një shenjtore, tani moderne, të shekullit XX, që u kanonizua 5 vjet më pare në shekullin që jemi.

Shenjta Nënë Tereza është shqiptare, 

por sa janë shqiptarët të Shenjtes Nënë Tereza? 

Kjo është çështje. Është pyetja që kam bërë më herët. Duhet të jemi optimist megjithë vështirësitë dhe zhgënjimet. Të shkojmë drejt saj. Është ikonë përbashkuese, mbarëkombëtare. Rruga e saj është nga plagët tek yjet. Se dhe yjet janë plagë dhe plagët janë yje në universin tonë.

*   *   * 

Ende ëndërroj që shesheve të qyteteve tona si vepra skulpturore të ketë dhe libra të hapur, të mëdhenj prej guri a bronzi a mermeri, me porosira dhe vargje të gdhëndura, nga eposi, por dhe nene të Kanunit tonë madhështor, nga Naimi e De Radës e Samiu, Ismail Qemali, Fishta, etj, e Vexhi Buharaja në qytetin e tij, etj, por kudo mund të vihen lutje dhe nga Shenjtja jonë Nënë Tereza, patjetër, ashtu siç i ka shkruar me dorë, me ato shkronjat e bukura rilindase.

Sot, në ajrin e Beratit diçka gdhëndëm dhe ne!

Filed Under: Opinion Tagged With: Nene Tereza, Visar Zhiti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 258
  • 259
  • 260
  • 261
  • 262
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT