• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EMBLEMA ARSHI PIPA

July 28, 2021 by s p

Nga Visar Zhiti/

Kujtojmë Profesor Arshi Pipën sot në datëlindjen e tij të 101-të. Një jetë e madhe – një vepër e madhe.
Nga burgjet e komunizmit në Shqipëri – profesor në SHBA, qytetar i lirë në Washington; nga sonetet e kanalit në kampin e kenetës së Maliqit, në korpusin e madh të veprave albanologjike, studime, kritika, letërsia shqipe, gjuha shqipe, socrealizmi shtypës etj, Migjeni, Camaj e deri te poeti nobelist Montale e i përbotëshmi Dante.


Arshi Pipa – emblemë e vuajtjes dhe e qëndresës,
e madhështisë dhe e veprës, e ndërgjegjes
së një kohe e të një populli…

Filed Under: Opinion Tagged With: Arshi Pipa, Visar & Eda Zhiti, Visar Zhiti

KUSH JANË VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË KROACI

July 26, 2021 by s p

10 shqiptarë të Kosovës humbën jetën e 45 të tjerë u plagosën në aksidentin e autobuzit në Kroaci, të dielën me 25 Korrik 2021. Prej tyre 9 viktima u identifikuan e një tjetër ende nuk është identifikuar. 15 të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

9 viktimat e indetifikuara janë:

  1. Sevdail Rruatemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme, Podujevë.
  2. Naser Sylemetaj, lindur më 1974 .
  3. Launora Kolmekshaj, lindur më 1982 Junik, Deçan.
  4. Kujtim Kastrati, lindur më 1981 Radoste.
  5. Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë, Gjakovë.

6-7 Erlinda Binakaj 19 vjeç dhe e ëma Valentina Binakaj, 45 vjeç, nga Deva e Gjakovës.

8-Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël

9- Anjeza Bellanica, 18 vjeç nga Krusha e Madhe.

Filed Under: Opinion Tagged With: Kroaci, Viktimat e aksidentit

BRONZI I SHQIPTARIZMËS

July 25, 2021 by dgreca

Nga Visar Zhiti/ Kthehet në Kolonjën e tij në bronz legjendari Sali Butka. Jeta e tij është histori, pjesë e kujtesës dhe e ndergjegjes Kombetare, që i duhen të tashmes dhe ardhmërisë.Luftetar, poet popullor e diplomat popullor, strateg e vizionar, Sali Butka shpetimin e atdheut e shikonte te perkjekjet e përbashkëta dhe te dija, ndërsa te Amerika shikonte shpëtimtarin nga copëzimi prej lakmive të fqinjëve…E madhêrishme nuk është vetëm shtatorja tani, por dhe akti: kthimi i Sali Butkës i bronztë në truallin e tij është dhe pergjegjshmëri e të sotmes, përlindje e besimit, vazhdim i triumfit të ndërgjegjes së Kombit. Me Sali Butkën mësojmë se për atdhe perdoret jo vetëm pushka, por edhe pena, më shumë se llogoret duhet shkolla, mbi të gjitha dashuria patriotike e vëllazëria në breza e breza.Shumë nga vjershat e tij Sali Butka i shkruajti në Malin e Tomorrit – Olimpi i shqiptarëve, në shtëpinë e gjyshit tim, ndërsa me djalin e tij, patriotin dhe padagogjistin Safet Butka, im atê ishte bashkëpunëtor. Nipi i Sali Butkës, veprimtari Uran Butka, historian, shkrimtar, deputet shpirteror, e vazhdon misionin e të parëve duke na patur pranê, qytetarë të shumtë, në levizjen demokratike për një Shqipëri euro-atlantike.Shtatorja – vepër e skulptorit të mirenjohur Agim Rada, i ngërthen me art të gjitha këto me porosi atdhedashurinë, që s’eshte vetëm antike e as jo moderne, por thjeshtë e përjetshme.Vendosja në Ersekë e kêsaj shtatoreje është ngjarje Kombetare…

Filed Under: Opinion Tagged With: Bronzi i Shqiptarizmes, Butka, Visar Zhiti

VISAR ZHITI: POEZIA DREJT BURGUT

July 22, 2021 by dgreca

C:\Users\User\Desktop\Liviu_antonesei_foto.jpeg

LIVIU ANTONESEI (1953)/

shkrimtar, studiues, publicist, politikan demokrat, profesor pranë Universitetit të Iasi-it. Autor i dhjetra librave me poezi, prozë, ese dhe studime shkencore. Personalitet i shquar publik i Rumanisë së sotme./

VISAR ZHITI: POEZIA DREJT BURGUT

Nga Liviu Antonesei

Pas botimime së fundmi në Rumani të dy librave të shkrimtarit Visar Zhitit, atë me poezi  “Flatra e mundur (“Aripa Franta”) dhe romanit “Funerali i pafundmë” (“Cortegiul de sfarsit”), përkthime të shkëlqyera të Dr. Luan Topçiut, sipas kritikës rumune, vazhdon jehona e tyre në median e shkruar dhe atë elektroike të Rumanisë.

Sapo ka dalë një artikull nga Liviu Antonesei, i cila ka patur dhe shumë komente vlerësuesi në Rumani . 

C:\Users\User\Downloads\IMG_9349.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_9353.jpg
C:\Users\User\Downloads\IMG_9351.jpg

Befasi? Një poet shumë i madh nga Shqipëria, i cili vuajti jashtëzakonisht shumë për shkak të poezisë së tij. Apo ndoshta është më mirë të thuash për poezinë e tij dhe për poezinë në përgjithësi.

Falë një dhurate me libra që më bëri kritiku, historiani i letërsisë dhe përkthyesi Luan Topciu, fillova të hyj në kontakt me veprën e shkrimtarit të madh bashkëkohor shqiptar Visar Zhiti, poet, tregimtar, romancier dhe eseist. 

Kam lexuar deri më tani një antologji të shkëlqyeshme poetike, “Flatra e Thyer”, përkthyer nga Luani, dhe romanin mahnitës, botuar së fundmi, “Funerali i pafundmë”, me të njëjtin përkthyes. 

Ndërsa shkrimtarët rumunë kanë tendencë të kenë komplekse epërsie ndaj letërsive që i konsiderojnë më të vogla, unë i këshilloj ata të bëjnë një kurë modestie duke lexuar së bashku me Kadarenë dhe Thanas Medin, këtë shkrimtar të madh, emrin e të cilit ndoshta nuk e kanë dëgjuar akoma.

Para se të bëhej shkrimtar i madh i sotëm, autor i rreth 30 vëllimeve, i përkthyer në shumë vende, fitues i çmimeve të shumta letrare shqiptare dhe ndërkombëtare, Visar Zhiti kaloi nëpër disa sprova për të cilat cilësori kafkian është shumë i butë. Ai kishte botuar poezi në revista që kur ishte student, kështu që në vitin 1979 ai paraqiti në shtëpinë botuese atë që do të ishte vëllimi i tij debutues. Thjesht redaktorëve nuk u pëlqen libri dhe bëjnë një raport refuzimi për shkak të zymtësisë në to, poezive pesimiste. 

Gjërat mund të ishin ndalur këtu, por ato nuk u ndalën, sepse redaktorët “vigjilentë” dërguan raportin në Komitetin Qendror të Partisë së vetme, dhe poeti u arrestua, u gjykua në vitin 1980 dhe u dënua me dhjetë vjet burg politik. Vërejtjet në letër u shndërruan në “poet dekadent dhe armik i popullit“. Nga dy poezitë që po botoj, njëra shoqërohet në dosjen e çështjes me nënvizimin: “një metaforë kundër diktatorit Enver Hoxha“, mendoj se është hera e parë që konstatoj se gjykatat mund të merren, të paktën në Shqipëri, me analiza poetiko-stilistike ! Pas tetë vjet burgimi, Visar Zhiti lirohet dhe punon gati tre vjet si një punëtor fabrike.

Pothuajse çdokënd një përvojë e tillë, aq më keq e gjatë, pa marrë parasysh sa e vështirë, do ta kishte shtypur, por jo Visar Zhitin, i cili duket se ka dalë i fuqizuar, duke i dhënë Nietzsche-s të drejtë  – ajo e cila nuk të vret, të bën më të fortë. 

Menjëherë pas rënies së regjimit komunist, punoi në shtypin opozitar, drejtoi një shtëpi botuese, ishte parlamentar, Ministër i Kulturës dhe diplomat i vendit të tij në Itali, Vatikan dhe Shtetet e Bashkuara. Dhe mbi të gjitha, ai ka botuar rreth 30 libra, siç thashë më parë. 

Ja, dy nga poezitë, njër që e çoi në burg dhe tjetra poezi nga burgu, por do të kthehem, në botimet e ardhshme dhe me poezi të tjera nga burgu, për dashurinë ose për tema të tjera. Do të shihni që koha dhe përvoja nuk kanë ndryshuar asgjë thelbësore në krijimin e tij, formula është zbuluar që nga koha e poezive të para.

Visar Zhiti

SFINKSI

I tmerrshmi sfinks me krifa muzgu

qëndron i zymtë mbi shkretëtirën.

Madhështia e tij e rëndë prej guri

e bëri, ah, të palëvizshëm!

Luanët bredhin nëpër pyje

në shpella ere dhe në shira,

por sfinksin nën rërë yjesh

e torturon madhështia.

Mishin pa fund të skllevërve

e bënë kthetra sfinksash pompozë.

Shkretëtira tund në apogje

të tmerrshmen madhështinë e kotë.

MOLLA E DËNIMIT

Nën këmbë

më hapet dita si një humnerë e madhe.

Me se ta mbush që të dal në ditën tjetër?

Me qindra herë hedh veten time

dhe shkel mbi veten.

Oh, si po shkretohem!

Mbeta pa ngrohtësinë e fjalëve njerëzore

si pa zjarrin.

Gjithë ditën e ditës i zbathur

eci, eci unë

dhe s’shkoj asgjëkund.

Nën këmbët e mia s’ka fare rrugë.

Askush këtu s’më thotë “mirëmëngjesi”,

por më përplasin një fshesë

që të fshij dyshemenë

e fatkeqësisë sime.

Kurse unë si i marrë ulërij në heshtje:

tungjatjeta, Botë!

Dhe në më ke harruar,

s’të kam harruar.

Ballë për ballë u gjenda me një Mollë

e si të mos jem i gëzuar?

Molla,

Molla, 

Molla

që e zbriti në tokë dashurinë e Adamit

dhe Evës nga marramendthi qiellor

prej parajse.

Ra nga dega

dhe na tregoi tërheqjen universale.

Molla,

e kuqe si buzët e puthura,

ç’enigma ka brenda, ç’joshje

që s’i mposht dot

as lufta?

Molla –

ëndërr e kapshme mbi kokat e njerëzve.

Edhe Mollët i arrestojnë!…

Kur të marrin në dhomat e hetue… zisë,

bërtet hetuesi (hutuesi): Ti, ti, t-i-i-i,

ke lexuar librin “Molla” nga Jevtushenko.

– Jo, – them unë.

– Ne kemi prova 

                      që i ke përkthyer ca vjersha,

– Jo! – gënjej unë.

Gjithë natën më lënë në këmbë në një qoshe.

Mbi fytyrë më përplasin tymin e cigareve

që e vjellin nga goja –

Tym i luftës civile,

nga ç ‘shpirt del kështu 

                            apo nga gërmadhat tona?

Ç’të bëj? Mblidhem në vetvete

si Molla që fshihet pas gjetheve.

Se do ruajtur fara

që është brenda.

Duhet shpëtuar fjala

duhet shpëtuar kënga

deri sa gropat e ditëve të mbillen me mollë.

Le të na i pushkatojnë ballet,

gjaku ynë do të hedhë rrënjë

dhe do të lulëzojë…

*  *  *

Shkrimi është përkthyer nga Dr. Luan Topçiu. Arritjet dhe sukseset e shkrimtarit Visar Zhiti janë dhe sukses i letërsisë së sotme shqipe, tani e lirë, e pasuruar me atë letërsi martire që erdhi nga burgjet dhe internimet, që solli të vërteta të mëdha dhe atë moral që i duhet çdo letërsie.

i

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: Liviu Antonesei, VISAR ZHITI: POEZIA DREJT BURGUT

Studenti shqiptar nga Kosova Gëzim Imeraj anëtarësohet në VATËR

July 21, 2021 by s p

New York më 21 Korrik 2021, studenti i shkëlqyer i Fakultetit të Drejtësisë Gëzim Imeraj vizitoi dhe u anëtarësua në Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA. Ai e kishte pritur me padurim këtë vizitë në Vatër. Studenti Imeraj u befasua nga Arkivi i Gazetës Dielli dhe Federatës Vatra si pasuri e jashtëzakonshme historike dhe kulturore. Studenti Imeraj u prit nga Editori i Diellit Sokol Paja, Arkëtari i Vatrës Marjan Cubi dhe Dalip Greca që drejtoi Diellin për 12 vite. Gëzim Imeraj po ndjek studimet Master në Chicago Kent- College of Law. Studenti Imeraj u njoh në detaje rreth historisë së Federatës Vatra, gazetës Dielli, dhe rolit të tyre në çështjen kombëtare përgjatë historisë. Studenti Gëzim Imeraj u shpreh mirënjohës për pritjen dhe shfaqi entuziazëm për organizime dhe pjesëmarrje masive në Vatër të studentëve shqiptarë në Çikago.

Filed Under: Opinion Tagged With: Anetarsim neVATER, Gëzim Imeraj, Studenti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 267
  • 268
  • 269
  • 270
  • 271
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT