• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkollat e mbyllura të vagabondëve…Rrofshin adoleshentët!

December 14, 2020 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/

Ata që të gjithë sot i shërbejnë regjimit të Edi Ramës, nuk ka asnjë diskutim që ndjejnë mungesën e shkollave të riedukimit. Arsyeja është e thjeshtë, nuk i rrëzoi dot Luli e Meta, apo Saliu me pleqërinë e tij, por po i rrëzojnë adoleshentët. Madje Edi Ramës vet po i vjen plasja, ka në mes një fakt kokëfortë, e gjeti me Xhozin dhe Rudinën, me Gjuzin, si nuk po
e gjen dot me adoleshentët. Kjo është e pa pranueshme për mentalitetin e regjimit, e pa konceptueshme. Megjithëse vet e mbushi historinë me djem dëshmorë deri 13 vjeçarë. Nga ata që i iknin gjermanit nga duart, që shqyenin gazerma. Dhe që më vonë fusnin në kurth diversantët. Prapë është e pa pranueshme sot që adoleshentët të të rrëzojnë. Aq shumë
duheshin sot ato shkolla sa nuk metal të çmuar që i peshon. Shkollat e riedukimit, apo shkollat e vagabondëve, janë hapur e mbyllur disa herë tek ne. Fillimisht erdhi si ide nga miqësia me Bashkimin Sovjetik. Vendi i madh kishte plot syresh për shkak të revolucionit a luftës së ashpër të klasave por edhe luftës së dytë botërore. Ideja ishte rehabilitimi i të rinjëve me probleme sociale, jetimëve fatkeq por edhe i atyre që dilnin nga rreshti, pra
vagabondëve. U mbyllën diku nga vitet 70-të me preteksin se sistemi i kohës ishte 100% i pastër, nuk kishte më rrugëve vagabondë dhe se jetimët trajtoheshin në institucionet e tyre.
Por nuk zgjati shumë, u rihapën, pasi koha dëshmoi se absolutizmi ndodh në letër a laboratore, jo në grahmat e gjindjes që quhet popull. Sidomos në regjimet diktatoriale. Dhe sigurisht u mbyllën pas viteve 90-të, kjo për shkak të rënies së njërës administratë. Dhe infantilitetit të tjetrës që vinte me devizën ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Nuk e di se çfarë
bëhet tani, mbaj mend që vonë u hap një e tillë në Kavajë, që trajtonte minorenët, ata të cilët nuk kishin mbushur moshën për të bërë burg. Dhe nuk e di nëse është më apo jo? Por të jeni të bindur që këta që po ndërtojnë regjimin Rama, po mallkojnë veten që nuk i kanë.
Nuk kanë për t’ja falur kurrë vetes. Madje janë gati të presin shpullat e shefit mbi këtë mungesë administrative. Për më tepër që burgjet u mbushën, gjyqtarë mjaftueshëm nuk ka, drejtësia kë të kap e kë të lërë etj. Shkollat e vagabondëve do ishin një shpëtim real. Mund t’i shërbenin regjimit edhe për djemtë plangëprishës të drogës. Ata që bien në rrjetë nga
budallallëku, nga pangopësia. Për ndonjë deputet që dilte i zi nga komisioni i pastërtisë së figurës etj. Kësisoj i thoshin edhe gjindjes se e shikoni, po punojmë, kemi kapur plot peshq. Shkollat e vagabondëve rusë, sidomos ajo e Antony Makarenkos. Do ishin sot ideale. Rrugët janë plot me adoleshentë që po demonstrojnë shfaqe të huaja. Nuk binden, janë kthyer në piromanë, kapuçonë të zinj. Për më tepër që nuk po i ha më kush pykat mbi
Lulin, Metën a Berishën. Skicuesit e regjimit kanë filluar të bëjnë pazaret, se sa kushton një e tillë, sa shpejt mund t’i ndërtojmë, sa lekë ka mbetur nga bonuset e tërmetit, sa do na japin ata nga lindja e mesme. Dhe sa baba Erdogani. Eshtë një nga konfliktet më të sikletshmet, përballë armiqtë janë ca adoleshentë. Nuk po e ha më kush propogandën për protesta të qeta. Sikur edhe një vit të marshosh i qetë rrugëve, regjimi as që do t’ja di. Të vjen menatë herët, të nxjerr me shqelma, të tërheq zvarrë. Dhe pas dy ditëve çdo gjë rrjedh normalisht. Por ato, shkollat e vagabondëve janë të mbyllura. Se, ku ta dish, ndofta këtë radhë fati është me shqiptarët, me Shqipërinë, jo me regjimin. Rrofshin adoleshentët.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Rrofshin adoleshentet, Shkollat e mbyllura

MYRTEZA BAJRAKTARI, figurë e shquar patriotike ndërroi jetë në Bruksel

December 13, 2020 by dgreca

Nga Redaksia Kus e Zi/

Lajm i zi   nga Brukseli  që përfshinë  Kombin shqiptar,  vdekja e Dr. Myrteza Bajraktarit. një figurë e nderuar ne shkalle kombtare, dhe personalitet  i shquar i patriotizmit të kulluar shqiptar.  Përmatepër një ish i burgosur politik, i vendosur  dhe i pamposhtur kurdoherë.  Vdekja e tij ra e rendë mbi familjën  dhe mbi shqiptarët e Belgjikës dhe  mbi shoqatën e të burgosurve politike. 

Veprimtar politik i shquar mësues. Lindi më 15 prill të vitit 1933, në qytetin e Gostivarit, në Maqedoni, ne një familje të përtme,ndur për patriotizëm.  Arsimin e mesëm e kreu në Tetovë e Shkup. Më 1952 filloi studimet për filozofi në Universitetin e Shkupit, ku krijoi organizatën nacionaliste «Shkëndija». Mbrojti mësimin e gjuhës shqipe ne shkollat shqiptare, dhe jo turqishtën. U arrestua më 12 janar të vitit 1953 dhe, pas torturash çnjerëzore në hetuesi, u dënua me 7 vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në burgun e Idrizovës, në Shkup. Pas lirimit, më 1962 kaloi në Shqipëri. Pas muajsh hetuesie, u internua në kampin e Semanit për më tepër se katër vjet. Në vitin 1966 iu dha e drejta e studimit: mbaroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin e Tiranës (1970). U emërua në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë, por me ndërhyrjen e Sigurimit u transferua në rrethin e Beratit, gjë që nuk e pranoi. U arrestua më 12 nëntor të vitit 1970 dhe më 28 qershor 1971, Gjykata e Rrethit të Tiranës e dënoi me 3 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë kundër R.P.SH.». Pas lirimit, iu mohua e drejta e ushtrimit të profesionit të mësusesit dhe u detyrua të bënte punë nga më të rëndat.U martua me zonjën Kimete violiniste e shquar e orkestrë kombëtare. Me te ai pati tre fëmijë.  Në korrik të vitit 1990 krijoi grupin ilegal «Fronti Antikomunist Tanshqiptar». Në janar të vitit 1993, u emërua konsull i Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane.Këtu Myrtezaj fitoii simpati e popullaritet  ndër kosovarët, të cilët ia dinin shumë mirë renjët patriotike familjare dhe punën e tij  për kauzën shqiptare. Ky popullaritet i doli keq, sepse e tërhoqën në Tiranë, si nëpunës në  Ministrinë e jashtme. Figura e tij duket se i bente hijje dikuj. Kështu Myrtezaj detyrohet te largohet e të gjejë azil politik ne Mbretërinë Belge, ku u mirëprit e fitoi të drejtat.  Ai menjeherëu inkaudrua ne shoqatën e isht të burgosurve politikë në Belgjikë. Një shoqatë e vogël por me përberje të fortë patriotizmi e nivel kulturor. Ne këto kushte Myrtezaj i përvishet shkrimeve, me karakter historik, e boton disa libra, e artikuj në shtyp. Kryesorja e punës së tij, është nxierrja bë dritë e të vërtetave historike, të mohuara, të fallsifikuara e të përdorura për interesa meskime partiake.. Vepra kryesore u botua me sukses, dhe përben një dokument shumë të rendësishëm për historiografinë shqiptare.    Në Bruksel iu bene promovime per librat, dhe për çdo përvjetor iu festua ditëlidja, që për të ishin kënaqësi. Por mbi të rendobte semundja qe ai vuente nga shqetësime kardiake.  Por edhe ne kushte të sëmundjes, ai tregonte nje kurajo të madhe qendrese, e nuk linte aktivitet e mbledhje pa qenë i pranishëm. Gjithashtu qejfi i tij të shoqërohej me miq e dashamirë intelektualë për një kafe e biseda kulturore.  Kënaqësia e fubdit ishte ajo që i dha Komuna e tij, që organizoj 50-vjetorin e martesës së artë të qiftit.  Ky gjest merrte dhe kuptimin e dekoratës si ish i burgosur e patriot  që në Shqipëri nuk i iu dha as i jepej.  Ndërsa ai semundjës i bente ballë me kurajo, erdhi Covid-19, që na mbylli të gjithëvve në shjtëpijat tona, pa guxuar të dalim jashtë.  Fatkeqësih e zuri cid-19 dhe u shtrua ane spital. Problem! Nuk nguroji, dhe firmosi daljenj nga spitali. Më mire shkoj e vdes ne shtepi i rrethuar nga njerëzit e mi. Ishte gjesti i fundit burrëror e trimlnor i tij, ku dhe para vdekjës qendroi kryelartë, siç kishte qendruar gjithë jetën në kushtet e vështira ë kishte kaluar. Ardhja ne Mbretërinë e Belgjikës, në një shtet ku mbretëron liria e demokracia, i krijoi kushtet që ai të merrej me shkrime et botojë dhe libra me vlerë, për historin e Shqiptarve, ku pasqyrohen fakte të vërteta qe hedhdin poshte fallsifikimet qe janë berë nga historianët komunistë.  Kjo ishte një përmbledhje e përafërt e jetës se këtij shqiptari të vërtetë, që vendi i tij e mohoi dhee detyroi tëlargohet në një vend të huaj.i, në Mbterinë e Belgjikës, ku u prit mirë e fitoi të gjithë të drejta jetësore e kujdes të veçante,  i ndertuiar e respektar.  e kryesisht nga ana e mjekësisë  që i dha mundësi t’i zgjasë jetën deri 88 vjeç.  

Kujtimi i tij mbetët i pahharuar, të një shqiptari të vertetë, patriot i kulluar dhe intelektal i lartë. Nder  i vendlinjës, nder i familjës, ndër i atdheut, nder i të përdjekurve politikë, nder i Kombit Shqiptar.

Familjës së të ndjerit Myrteza B ajraktari, gruas e femijeve si dhe të afërmve të tjerë,   u  shperhim ngushullimet tona me te thella  për vndarjen nga jeta njeriut më të dashur e të shtrejtë të tyre. 

Kujtimi i tij qoftë i prëjetshëm. 

 Pushoftë  në Paqë. 

Me këtë rast dhe revistë Kuq e Zi ku ai ishte bashkëpuntor, i  bie të  mbajë zi e të presë ngushullime, veçanërisht drejtori Lek Pervizi, mik i ngushtë dhe i pandarë; me një njohje e respekt qyshë në vitin 1966, kur u njohën për herë të parë, në kushtet e diktaturës, dhe u takuan përsëri  pas 40 vjet në Bruksel, me një miqësi të pathyeshme.  Zi edhe për  Shoqatën e të   perdjekurve ,në Belgjikë dhe Shqiëri, dhe gjithë miqtë  e patriotët, shokë burgjesh e kampesh,  në Shqpëri e Kosovë, 

Myrteza Bajraktari Lek Pervizi ,i   biri, Bekim, Beba,  dhe e shoqja Kimete në 80 vjetorin e lindjës,

Prurje të reja për historinë tonë kombtare (Portret i atdhetarit Myrteza  Bajraktari) nga Thanas L. Gjika | Radi and Radi

Durak Duraku, Lek Pervizi, Kol Tahiri,  Luan Dode Myrtyeza Bajraktari, ne mbledhjen  kushtuar Gjergj Fishtes, 70-vjetorin e vdekjës.

C:\Users\IPC INFORMATIQUE\Downloads\20181027_193711.jpg

Kol Tahiri, Lek Pervizi, Myrteza Bajraktari, në 25-vjetorin e Revistës Kuq e Zi.

Miq te shterjtë  gjithë jetën , të bashkuar në idealet kombëtare e shpurt shqiptarizmi

Filed Under: Opinion

MESAZH I DR.ELEZ BIBERAJ, DREJTOR NE DETYRE I ZERIT TE AMERIKES

December 11, 2020 by dgreca

8 dhjetor 2020/

Kolegë të nderuar,/

Koha gjatë së cilës kam qenë Drejtori juaj në Detyrë po përfundon. Ju mund të keni parë artikuj në shtyp ku njoftohet se Shefi Ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), Michael Pack, do të sjellë një drejtor të ri të Zërit të Amerikës. I uroj drejtorit të ri sukses në përmbushjen e misionit të Zërit të Amerikës.

I jam thellësisht mirënjohës zotit Pack për mundësinë për të shërbyer, po ashtu edhe ish-zyrtarit të USAGM, André Mendes, që më rekomandoi për këtë detyrë të rëndësishme.

Kur u emërova Drejtor në Detyrë, u zotova se do të bëja çmos për të respektuar Kartën e Zërit të Amerikës dhe për t’iu përmbajtur standardeve më të larta të gazetarisë. Kam bërë çdo përpjekje për ta përmbushur këtë zotim, duke mbrojtur integritetin editorial të Zërit të Amerikës dhe murin që e ndan atë nga ndërhyrjet e mundshme politike. Së bashku me kolegë të tjerë në poste drejtuese, kemi marrë masa për të forcuar procedurat editoriale, në mënyrë që raportimet tona të jenë të bazuara në fakte, të ekuilibruara dhe pa paragjykime.

Gjashtë muajt e kaluar kanë qenë mbase periudha me sfidat më të vështira në historinë e dekadave të fundit të Zërit të Amerikës. Për fat të keq, Zëri i Amerikës dhe USAGM kanë patur përplasje të shpeshta gjatë kësaj periudhe. Disa zyrtarë të agjencisë shkelën rregulla, protokolle dhe procese, që unë i konsideroj si të paprekshme dhe ishin mospërfillës ndaj dëmit që veprimet dhe vendimet e tyre patën tek operacionet dhe misioni i Zërit të Amerikës. Përpjekjet për të shkelur pavarësinë e gazetarëve të Zërit të Amerikës vunë në rrezik besueshmërinë tonë të fituar me shumë mund, në një kohë kur demokracia në shkallë globale ka bërë hapa pas dhe kur në mbarë botën janë shtuar kërcënimet ndaj vlerave dhe rolit të Amerikës si mbartësja e vlerave morale.

Unë kam bindjen se Zëri i Amerikës ka nevojë të ngutshme të mbrojë fort pavarësinë e tij editoriale të sanksionuar me ligj, pa presione politike, dhe në të njëjtën kohë, të respektojë standardet e veta për një gazetari me cilësi të lartë në mbështetje të lirisë dhe demokracisë. Vetëm atëherë Zëri i Amerikës mund të shërbejë me të vërtetë si një zë i Amerikës dhe të çojë përpara në mënyrë të efektshme objektivat tona të politikës së jashtme, të nxisë vlerat tona demokratike dhe të shërbejë si model i një shtypi të lirë për pjesën tjetër të botës.

Ky nuk është një mesazh lamtumire. Sapo drejtori i ri i Zërit të Amerikës të fillojë punën, unë do të kthehem në pozicionin tim të mëparshëm si Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë. 

Ka qenë një nder dhe privilegj të drejtoja Zërin e Amerikës gjatë kësaj periudhe të trazuar, por historike. Dëshiroj të shpreh falenderimet e mia të përzemërta për të gjithë, për mbështetjen, profesionalizmin dhe përkushtimin tuaj në misionin tonë fisnik.

Me respekt,

Elez Biberaj

***

December 8, 2020

Esteemed Colleagues,

My time as your Acting Director is coming to an end. You may have seen articles in the press reporting that USAGM CEO Michael Pack is bringing on a new VOA Director.  I wish the new Director success in fulfilling VOA’s mission. 

I am profoundly grateful to Mr. Pack for the opportunity to serve, and to former USAGM COO André Mendes for recommending me for this important assignment. 

When I was appointed Acting Director, I pledged that I would do my best to honor VOA’s Charter and adhere to the highest journalistic standards. I have made every effort to fulfill that pledge, protecting VOA’s editorial integrity and upholding the firewall.  My senior colleagues and I have also taken measures to strengthen editorial procedures to ensure that our coverage is fact-based, balanced, and bias free.

The last six months have perhaps been the most challenging period in VOA’s recent history. Regrettably, this period was characterized by an adversarial relationship between VOA and USAGM.  Some agency officials failed to respect rules, protocols and processes that I considered inviolable, and displayed an indifference to the disruptive impact their actions and decisions had on VOA’s operations and mission.  Attempts to trample VOA’s journalistic independence threatened to undermine our hard-won credibility at a time of global democratic backsliding and increased international threats to America’s values and moral leadership. 

I strongly believe that it is imperative that VOA uphold its legally mandated editorial independence, free of political pressure, while at the same time live up to its own standards of producing high quality journalism in support of freedom and democracy.  Only then can VOA truly serve as America’s voice and effectively advance our foA close up of a sign

Description automatically generatedreign policy objectives, promote our democratic values, and serve as a model of a free press for the rest of the world.

This is not a note of farewell.  Once the new VOA Director begins work, I will be returning to my previous position as Director of the Eurasia Division.

It has been an honor and a privilege to be at VOA’s helm during this tumultuous but historic period.  My heartfelt thanks to everyone for your support, professionalism and dedication to our noble mission.

Respectfully,

Elez Biberaj

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr. Elez Biberaj, Drejtor i zerit te Amerikes

Këshillë Shoqërisë Civile: Fitorja nuk qëndron tek rrëzimi i pemës së krishtlindjeve…

December 10, 2020 by dgreca

…. megjithatë vëreni vëth në vesh se fitorja nuk qëndron tek rrëzimi i Pemës së Krishtlindjeve apo e vitit të ri siç edhe e quanim ne dikur, as tek ministri, por tek e gjithë qeveria. Bëjani vendit këtë nder pasi 25 prilli është larg./

Nga Ilir Levonja- Florida- DIELLI/
Shoqëria civile shqiptare dha dje një shembull të përkryer për shëndetin e demokracisë. Unë e kisha humbur deri diku këtë besim. Shpresoj ta rishoh edhe sot atë që ndodhi dje. Pse jo edhe nesër… megjithatë vëreni vëth në vesh se fitorja nuk qëndron tek rrëzimi i pemës së krishtlindjeve apo e vitit të ri siç edhe e quanim ne dikur, as tek ministri, por tek e gjithë qeveria. Bëjani vendit këtë nder pasi 25 prilli është larg.

Dhe opozita e ka pranuar këtë ndëshkim. Mos e pranoni ju si shoqëri. Humbi jetën një i ri, një bir nëne. Fakti, ca orë policore absurde natën kur piku i lëvizjeve është ditën. Qe e gjitha një mini skenë e vrasjes së Sulos te filmi Lulëkuqe mbi mure. Një absurd shqiptar i dhunës shtetërore. Jo më shumë se dje mbrëma kancelarja Merkel i lutej shoqërisë civile gjermane që të pranonte të karantinohej. Apo të vetë izolohej. E bëri publikisht. Si kujtoni nuk ka polici? Nuk ka ushtri? Nuk ka armë Gjermania? Të gjitha i ka, madje me shumicë, por demokracia nuk është pushtet i njëshave, është pushtet i qytetarëve.

Tek ne vetëm jepen urdhra dhe dhuna është e drejtë ligjore e kujtdo lloji uniforme, qoftë kjo bashkiake, policore, gjyqësore, shikase, financiare, gardiste, shqiponjiste, ushtarake. Madje edhe shoferiste ose e atyre që u hapin derën e benzave të blinduar shefave të tyre. Eshtë dhunë policore edhe atyre nëpër studio, mjaft që vendosin nga një kollare, lënë pak mjekërr, hedhin xhel, përdorin syza fashion dhe kanë të drejtën ligjore të dhunojnë. Të përmendin standartet e munguara, përshembull përse Lulzim Basha nuk e dha dorëheqjen kur ndodhi 21 janari i 2011? Kësisoj i lind e drejta e çdo ministri pasardhës të vrasi e të mos e japi dorëheqjen. Standarte doni zotërinj? E dha Luan Rama (2003) ministër i brendshëm në qeverinë Nano vetëm për një sherr verbal dhe një të shtyrë me një gazetar. Përse nuk e dha Lulëzim Basha dorëheqjen qoftë faqja e zezë e Lulëzimit, por kjo nuk është e drejtë ligjore edhe për ty të vrasësh një 25 vjeçar me dy hurma në dorë. Nuk është bisedë për tu bërë bash kur trupit i të riut nuk i ka ikur akoma kurmi i ngrohtë i jetës. E, mjerë ajo shtëpi që e gjeti gjëma. Mjerë ata prindër…Një makineri e tërë shtypistash i dhëmb pema e krishtlindjeve, por asesi përdorimi i mjeteve që dëshmojnë dhunën, gazi lotësjellës, shkopinjët, skafandrat, uniformat pa numër personal.

Nuk bëhet vendi me njerëz që kur djegin e vrasin vetë, e quajnë të ligjshme. Kur djeg e vret tjetri të thonë se këta po na pengojnë të futemi në Europë. Nëse nuk e keni kuptuar, ka filluar një regjim i mirëfilltë, një regjim sa policor, sa ushtarak, sa vrasës, sa poshtërues i cili po i shërbën jo prirjes civile por njëshit. Mos i besoni më atyre që u kujtojnë Sali Berishën. Sali Berishën aty e kishin për 8 vjet. Madje po i shërbejnë dhe luten ditë e natë ta kenë. U duhet. Ju vetëm kujtohuni se jeta juaj nuk është Sali Berisha, por bash ekonomia juaj, puna, të ardhurat, të drejta civile. Mos i besoni më atyre që u kujtojnë Ilir Metën. Nuk e bët ju president Ilir Metën, e bën ata. Ju kujtohuni se shtëpia juaj a problemi juaj nuk është Ilir Meta, por ekonomia, pagat mjerane, taksimet, a këto rivlerësimet e pronës për të mbledhur ca më shumë fonde nga mospasja juaj. Bëjani vendit nderin që i takon dhe mos u merrni ata që kërkojnë standarte deri në Kore a në Amerikën e largët. Flasin kot! Amerika nuk njihet përmes internetit. Do ta njohësh Amerikën eja dhe merr metronë, bëj dy a tre punë, laj edhe pjata, pastaj fol për ligjin, për të majtën apo të djathtën. Pastaj ta kuptosh se sa bajat je kur thua se përse nuk e dha dorëheqjen Donald Trump kur një polic vrau një zezak?

Pastaj të kuptosh se përse polici amerikan i ulet në gjunjë protestuesve, kurse ai shqiptar i shan me rob shtëpie. Eja dhe të kuptosh se çfarë pushteti ka qytetari dhe çfarë presidenti. Çfarë pushteti ka Gjykata dhe çfarë Kongresi. Eja të kuptosh se sa bajat është Kuvendi yt.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja- Shqiperia, shoqeria Civile

Dekostruktimi” Oruellian i diktaturave, si kumt gjithëkohor…”

December 7, 2020 by dgreca

      –Shёnime tё shpejta mbi romanin “15 ditё prilli” tё Anissa Markarian)

Shkruan:EMI KROSI/

Në tejqyrën e realitetit të ngarkuar me “tymnajë mjegullore”,çdokush përpiqet të gjejë këndin e “përshpirtmërisë” së tij, të ndezë një qiri në shandanin e teneqesë së ndryshkur, ku ovaliteti

i qiridritës hirnon aurën e pragut të realitetit të “Panairit të Kotësive” të Uilliam M. Thekereit, “për të satirizuar shoqërinë Londineze të fillimit të shekullit të 19-të”, ura që lidh

përtejkohësinë e “panairit” dhe “cirkuitit” shqiptar, me pafundësi personazhesh dhe skenash surreale, në romanin “15 ditë prilli” të Anissa Markarian. Në paskopertinën e fundme

shkruan: “Jam qytetarja që u përball me pabesinë dhe absurditetin. Jam banorja e dashuruar në qytetin-bunker. Jam intelektualja e asfiksuar nga despotizmi ideologjik. Jam artistja e dënuar për evazion ëndrrash.” Shtyjeni portën pa frikë!…

Në fundportën markariane, takova “apogjeun” e ngadhnjimit dhe të kalbëzimit të një epoke nё ikje. Aty pashë karvanin e njeriut të botës shqiptare, që shtyhet, që struket, mijëra karaktere njerëzore, që në kujtesën mjegullore të fundadoleshencës time, më skajohen kufijtë  bardhezi të atdheut tim. Bota shqiptare, qiellgri, nën trysninë e harresës mes të shkuarës dhe të ardhmes, vizaton  pazarin e  madh të ekzistencës, me “indetitete të shitura”, në udhët plot pluhur, nga baltovinat e shtëpive të varfra ku vinte aroma misërnike. Përshkrimi i ambjenteve jetësore nga autorja  dhe dilemat shekspiriane “të jesh a të mos jesh”, duken si vargani pazarak, me kuaj të ngarkuar me torbat e librave kur shkoja në universitet. Betejat njerëzore për të ruajtur vetveten, nga dyzimi dhe diktati, si betejat e titanëve të mitologjisë greke, (për dominin të fuqisë hyjnore), është betejë e urtakëve, që thundra e centaurit të diktaturës, godet, fshikëzon, shtyp, kamxhikon, gëlbazon, histerizon, përdhunon, turmat “memece” që lartonin “Të Përndriturin”. Alegoria dhe grotesku,  ndërthuren me “cirkun e jetës”, ku vetë autorja shprehet: “ndërthuret tragjikja me komiken, grotesku me mbinatyralen, magjia me djallëzinë, dyfytyrësia me ndershmërinë e dalë mode, ndjenjat e pastra me perversitetin… Cirku i madh i Jetës?”, se histeria “marroke” e turmës së imponuar, vjen si afresk i mesprillit, ku çoroditja, pasiguria, hutimi, përshtjellimi, rebelimi, “vrapojnëkaluar” në rrëfimin e ngjeshur me “gjuhë të zhveshur”, duke ngërthyer “lexuesin model” dhe “tekstin model” tё Ekos, me S/Z e Bartesit, ku diskursi dhe narracioni i Zhenet , sipas Erik Landovsk-it ka“fakte shoqërore konkrete”.  Arti i Greimas-it, që  na propozon programi narrativ  i Anissës, si kumtare  lakonike në modelin e abstragimit të Prop-it, në këtë korpus letrar mishërohet jo vetëm “konflikti i përjetshëm mes lirisë individuale dhe së mirës kolektive”, të Levis Stross-it, por edhe qëndresa njerëzore. 

Turma pazarake e Anisës, zhurshmos bashkë me gjënë e gjallë, kalojnë para syve të mi miniskena kujtimesh, si turmat e eksodit biblik, në kërkim të “tokës së premtuart” ku unë fëmijë kundroja arixhofkat me fustane me xhufka , pleq plisbadhë që dridhin cigare, duke shitur cjepë, dhi, shata, parmenda, lugë, lesh, samar, qypa, misër, grurë, gomare, djepa, madje gjizë, gjalpë dhe mjaltë e lloj-lloj sendesh në pazarin e mjerimit, ku vapa dhe pluhuri formonin parfumin e athët të djersës. Herë malet pakoheshin herë shumoheshin, në misterin e vajzës së vogël pazarake, duke u mbyllur si darë, në grackën e kohës së pamundësisë për të ikur.

***

Këtë ese jam munduar ta sjell në tre qasje:

  • Qasja e parë: (metafora prilljane e “vdekjes” së diktatorit dhe absurdi i turmës)

përmes këtyre fushёpamjeve:

  • (e kaluara, e tashmja dhe ardhmja), në shembëlltyrën e pakohësisë së gjithëhershme

të diktaturave, në çdo kohë, që simbolikisht lidhet me Shqipërinë, absurdin dhe groteskun e pushtetit të saj. Mesprilli, ose metáfora e vdekjes se Diktatorit, me epitetin i Përndrituri krijon një triologji personazhesh si: Vlad Krela (shkrimtari që lidh të ardhmen dhe të tashmen nëpërmjet librave (“Qiellin e ka ngrënë tenja” [nështrimi brenda qytetit-bunkier] dhe “Rrëfime nga moskundi” [dokumentimi i krimeve të diktaturës ose “kumtari nga skëterra”]), Ida Raez [vajza që “sfidon” fatin, me guxim, nga personazh human, që kulmon, shkërmoqet, thërrmohet dhe sërishmi ringrihet, jashtë “moralit” të shtirur të kolektivitetit, studente e mjeksisë, [nuk ka nota autobiografike] Teo Graca [gjakftohtë, që dëshiron të bëhet “hero”, në vigjilje të “edukimit të njeriut të ri”, por në Koshere, “thyhet” ftohtësia dhe merr përmasa të personazhit të dhimbsur dhe ndjesor]), si thagmë përcaktuese, që në nistore të rrëfimit Markarian, “për aq kohë sa dikush duket se po vepron në mënyrë të virtytshme, shumica e njerëzve do të besojnë në virtytin e tij”, thotë Makiaveli.

  • (denduria rrëfimtare e mesprillit), (15 ditë ku njerëzit kujtojnë fuqinë e tyre të 

“shthurjes” dhe ndyshimit, në “pazarin” kotësisë dhe mosbindjes , “ka filluar 15-ditëshi Farsës së Madhe”, f. 81, qeveritarët po “rrënjoseshin” në ferrfundit e tyre tragjikomik të fundshtetit). “Po gdhinte dita e madhe e parafundit, e Farsës së Madhe – vigjilja e Ditëlindjes”, f. 354, ku gëlojnë mijëra “zëra të zhurmshëm”. Rropatjet e njerëzve, për të ndërtuar jetën, brenda kornizave “false” të kolektivitetit duket sikur vjen nga një tjetër kohë, sepse vlerat tona si Qenie, kanë aftësinë për të menduar dhe jetuar të lirë. Secili gjen një shteg arratisës, (veprimet e lira) dhe çlirtësia e shprehjeve të njerëzve, “gëlojnë” lirshëm në shpirtin human të Anisës. Personazhet të skajuar dhe skalitur, në vorbullën e paformë të turmës, janë heronj realë dhe tragjikë, si Bulëza (balerina ëndërronjëse dhe tragjike, Rozi (vajza lakmitare imoraliste), Torrezi (profesori “sadist” që aspiron për shkencёtar), Leksi, (komandanti i “Kompanisë Borizane” në Urth, djalë “ambicioz” për pushtet dhe vrasës gjakftohtë, me fund tragjik), gruaja kërthiçël, (nëna fatzezë e dy binjakve të vrarë), Jargësi, (njeriu i “vogël” sadist “sozia” e diktatorit), vetë emri i gjetur [Jargës=jargë (qyrre, gëlbazë)], sjell dramacitetin e ngjarjeve me groteskun sarkaistik: “Ju bëftë gjak e dhjamë kusia me mut! – uroi sarkaistik shoferi i Volvos[…] bëri shenjën e kryqit mbi kryet e të pranishmëve, si t’ju jepte uratën”, f. 98.

  • (magjia e dashurisë si ndjenjë e pastër) (Ida dhe Vladi) dashuria e dy fatkeqëve (Teo

dhe Bulëza), perversiteti i një shoqërie të indoktrinuar (Rozi dhe Torrezi), nuk mund të kalojnë “barrikadën” e privatësisë, shpritërores, ndjenjës, intimes, epshit dhe dashurisë. 

Teo, ka “zhvokshur” lëkurën e egoizmit dhe akullsisë maskiliste (koraca mbrojtëse

kundër dobësisë, frikës dhe “nënshtrimit” ndaj pushtetit), për të qenë Njeri! Njeri, me dobësi, 

gabime, frikëra, barrikada, udhëkryqe, dilema, humanizën (si organizator greve).

“…Paraloja lëngëzore kishte marrë fund. Ishin ngacmuar, drithëruar, mikluar, torturuar. Ishin pikëtakuar. Kishte mbrritur çasti i puthitjes. Çasti kur kërkohet dëgjim (më saktë përgjim)

dhe bindje e verbër. Përkushtim gjithëshqisor e disipline për të shijuar plotësisht njëri-tjetrin… – Ida? – Futu Vlad… Krateri ishte bërë liqenth. Shëtiti bregut pa ngut. U mbush me frymë dhe

mbylli sytë. Do të shkiste brenda magmës me një zhytje të ëmbël…”f. 189. Një dashuri njerzore, që zbulon dëshirat më të fshehta, si ndjenja të pastra shpëtimtare nga “rrënimi shpirtëror” në një botë ku totalitarizmi përçudnon edhe ëndërrat. 

  • (qasja rrëfimtare, sa reale dhe surreale deri tek realizmi magjik), ngjizur që nga letërsia e 

“madhe” e Pastërnakut, Dostojevskit, zbret në Lindje me “Shakanë” e Kunderës, vazhdon në Ballkan me “Pallati i ëndërrave” të Kadares dhe “Odin Mondvalsen” i Trebeshinës, shkon deri në thellësitë e ishujve të “realizmit magjik”, tek “Shtëpia e shpirtrave ”, Izabel Alende, kalimi nga grotesku tek tragjikja me “zbulesёn” e magjikes, e bën Anissa Markarian, të parën rrëfimtare të një lloj letërsie të re,“pamjes vizuale” të një realiteti të thyer, të ngjeshur, me të gjitha

problematikat dhe “preokupimet” njerëzore, për të gjetur vetveten, në një realitet sa jetësor aq edhe letrar, ku ka humbur Uni Njerëzor!

 Autorja “miklon”, “pikëtakon”, “josh”, “njom”, “denduron” imazhin e realizmit magjik, për të derdhur kraterin vullkanor të avullimit të “nxehtë” të aftësive rrëfyese, duke na krahëqafur me realitetin, jashtë kumtit ideologjik të socrealizmit.

“Shpendi sqepthyer, u ul mbi kokat e binjakëve. I mbështolli e i ngrohu me krahët e vet; u dha frymë nga fryma e vet dhe …I risolli në jetë! I pari lëvizi binjaku i plazhit. Shkriftëroi kurrizin

e zgjati gjymtyrët, por sytë nuk i hapi. Nën sqetulla i kishin bërë fole toptha pendësh të bardha. Lëvizi dhe i dyti. Drejtoi qafën dhe shkrydhi bustin. Mbi supet i shquheshin dy rruzuj puplorë.

Pak nga pak pendët u rritën e u shpupurisën.[…]-Fluturojmë, çuna!- tha shpendi kryebardhë. Rruga drejt qiellit vezullonte si e shtruar me margaritarë. Mjegulla ishte bërë xham”, f. 363.

  • (metafora e erëzave), është sa milkues aq edhe i panishëm në rrëfimin e ngjeshur “erëza 

të njoma! Dy tufa pesë lekë… – Majdanoz, rozmatinë, borzilok! Dy tufa, pesë lekë!”, f. 58, një fjali përsëritëse. Në asnjë rrëfim romanor, erëzat nuk metaformojnë thjesht ca gjelburina për gatim (kultura gastronomike) në ushqimin evarfër të shqiptarëve nën diktaturë, por edhe perëndimi dhe rrokullima e një kohe të murrme në mjegullimin e moshës, të dëshirave epshore drejt askundit. Nurmi [dy] si përcaktues (imungesës mashkullore), [majdanoz dhe kopër (përzierja e erëzave]) “Kripë dhe piper” filmi greko-turk, horizontalisht dhe vertikalisht,  derdhet në kupën epshore të papërmbushur, pornumri ([dy/dy tufa]), përsëritja e togfjalëshit emror (numror+emër) është përcaktesë dhe e dy djemve të saj ushtarë (të vrarë), plotësim mungesore i dëshirave të munguar femërore,por edhe dashuria amësore. [Erëzat + shije = epsh+mungesë = femër e paplotësuar].

***

  • Qasja e dytë; (dystopia Oruelliane), e “Viti 1984” e Oruellit është “injektuar” 

bota e frikës, ku njerzit në kërkim të vërtetave të tyre, hallakaten (mes asgjësë, pasigurisë  dhe përgjimit), për të shpëtuar vetveten duke marrë ç’të mundin, apo duke shitur edhe ëndërrat, për të jetuar të lirë. Vizioni oruellian i diktaturës, i “instaluar” si ndërtekstor i personazheve të veprimit, dhe heroit  ndërmjetës (Ida, Leo), që lëvizin në diskursin letrar, respekton çdo mekanizëm tekstor,  ku “ fuqia e njerëzve të zakonshëm përballë totalitarizmit ”, nga libri “Origjina e

totalitarizmit”, e Hanan Arend,  tregon se propaganda masive shtetërore, është e gatshme në të gjitha kohët, për të besuar se personazhet si; Vlad Krela , mund të jetë një Winston Smith i “1984”. Vladi duhet të ballëpërballet me të “keqen” dhe pyetjet e pafundme, “kush mund të vinte dorën në zjarr, se mjetet e përgjimit me të cilat që pajisur së fundmi “Syri dhe veshi i

shtetit”, f. 60, papralelizojnë “Big Brother-in” e Oruellit, në “përgjimin e gjithësisë”, për të mbrojtur: të dukshmen dhe  të vërtetën.  Oruelli shkërmoq botën duke e vënë nën “vëzhgimi  e Vëllait të Madh”, që shikon çdo gjë dhe kontrollon në mënyrë makiaveliste botën. 

Mekanizmat e dikaturës, mali i Urthit,“prej pothuajse një gjysmë shekulli, guvat dhe gërbellat e malit të Urthit ishin shndërruar në objekte me rëndësi dhe strategji kombëtare”, f. 26, toponimia e fjalës [Urth/i = urith/-i + urith/-ët], d.m.th vend i errët, ku jeton urithi qorr), ose [Urth= urthi], njëlloj peme gjethegjelbër që vesh pemët si “mbulesë” si Shtëpia e Gjetheve). Urthi është bunkieri i madh, ku hapsira është aq e vogël, me fasada të zymta, ku njeriu ulet, fle dhe varroset pingulthi, qarkon kërrusur dhe frikshëm udhët e errëta të qytetit-burg, duke skicur hijen e trupit të kërrusur të frikës. Qyteti -burg, është Burgu i Shpirtit, që nga Aristoteli ku i deklamon njerëzimit se; “shpirti të çlirohet nga burgu i trupit”, se burgu është çdo gjë që nuk të bën të lumtur, madje as ai/ajo që ke afër, mund të bëjë “jetën” burg. Burg quhet edhe pasioni, epshi apo çdo gjë, që e dëshiron dhe nuk arrin ta realizosh. Atdheu-burg me mijëra bunkierë, njerëzit mundohen të çlirojnë gjymtyrët e tyre nga frika, mendimet, lëvizjet, fjalët, të shkokolepsin çdo nyjë fatkeqe, që lidh jetët e tyre kolektive. 

Paskthimi nga e shkuara, dhe formësimi i mijëra figurave-personazhe (që ndërveprojnë në kërthirin e Urthit-guvë) , fiksojnë aq reale dhe frikshëm, botën e “ngujimit” masiv të një populli. Autorja vështron aq imët, fijet, nyjat, thjerrzat, indet, damarët e gjakut që mpiksin gjakun e prishur, për një transfuzion gjaku të ri, sepse harresa  për kampe-burgjet, burgjet,Qafë-Barin, Burrelin, Spaçin,  Holokaustin, do ishte rivrasje historike. 

A nuk është përtejkohësia dhe gjithëkundodhja letrare e Markarian-it, projeksioni “vizioni oruellian” i totalitarizmit shqiptar??! Normalisht që po!

  • Qasja e tretë: (analogjia përmbysëse e “oportunizmit politik” dhe raporti i individit 

me shtetin), do të thotë të zbërthesh thelbin e problemit të saj ekzistencial markarian, në shumë paralele. “Na përgjojnë edhe në bark të nënës, kur jemi në gjendjen e fetusit”, thotë Shantali, i Kunderës, nuk e mrrol Leks Amranin, në qytetin-bunkier të Urthit,  si Cerberi në portën e Ferrit, të survejojë madje dhe  intimitetin e individit në shoqërinë tonë , ka çuar në humbjen e individualitetit, të qenësisë së tij si njeri (Leksi humbi të fejuarën Idën, por edhe jetën), për një ideal të kotë, me besimin se një ditë do ishte një “karrierist” i madh i ushtrisë, ndërkohë që mungesa e identitetit, ose joidentitetit, shumë pak vend ka për unin, kur pothuaj gjithçka në shoqëri është e organizuar “në kope”; edhe pushimet, edhe argëtimet, edhe puna; individi gjendet nën presionin e shoqërisë,  që jo vetëm e përgjon dhe e survejon në çdo fjalë e gjest, por edhe i krijon dhe i vendos para modele të gatshme për t’i imituar.

“Kalaja me zyra”,  a nuk është  “Tabir Saraji” i Kadaresë, sipas rëndësisë së përgjegjësisë, emërtoheshin; zyrë, degë, divizion, komitet, komision, drejtori, departament, seksion, dikaster. 

Ashtu si personazhet e “Identitetit” të Kunderës, dhe personazhet e Markarian-it, janë “kacafytur” me fatit e tyre, për të shkëmoqur deri në rrënjë , të keqen brenda tyre, totalitarizmin. Por është kapur fort, si grami që duhet harrur, për të shëndoshur vreshtin, në pasyrën e thithësecilit, uniteti dhe fisnikëria për t’u përballur jo vetëm me frikën, mposht çdo djall edhe në skëterrën më të thellë të urrejtjes, si “satanai” i Selman Ruzhdies.

Fundi tragjikomik i Leks Aramit, është edhe fundi i “idhujve të rremë” të totalitarizmave: “Shikoni! U hap horizonti! Njerzit s’po u besonin syve. Kolosi shkëmbor nuk ishte më. Përpara tyre shtrihej një hapёsirë e dystë, e virgjër, e pamatë. E kishin ëndërruar që në Agim të Kohrave. Po përse nuk po gëzoheshin?!”, f. 375.  

Fjalia po përse nuk po gëzoheshin?! – është kumti groteskian i Anissës, jo si motiv letrar sesa si motiv qenësor njerëzor, sepse lëvizjet, vrulltitë, shpërthimet, miklimet, ndysitë, anësitë, rropatjet romanore, janë rropullitë e jetës njerëzore të çdo njeriu, që quhet i përdorur, i vrojtuar, i friksuar. Uni dhe Ego e Frojdit, herë çpërvidhet nga “Kompleksi i Edipit”, herë shpërbëhet në shkulmet ujore të nëndërgjegjes letrare (koha historike dhe mjedisi kulturor) i shkrimtares, për të kumtuar nga përtejkoha, të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e kohës letrare: se koha romane nuk ka cak, as skutë ku të struket, se Anissa Markarian, ka kapërcyer të gjitha kategoritë letrare, të gjitha rrymat, në ngërthimin e pakohësisë universale, që nuk vdes kurrë, por na sjell letërsi cilësore, që mbetet në historiografinë moderne letrare.

Si përfundim: bukurtingëllimi i gjuhës, sqimatare me pasuri leksikore të jashtëzakonshme (me fjalëformime pasuri të leksikut të shqipes, një gjuhë e personalizuar, (nëse mund të them kështu) që më vonë mund të jenë objekti i studimeve mё të thelluara), që nga neologjizmat deri tek zhargoni përditësor i bukurshkuar artistikisht, derdhen ujshëm, marrëdhëniet njerëzore dhe humanizmi, represioni dhe survejimi, solidariteti dhe dashuria, kontradiktat dhe kontrastet e

forta, morali dhe pervesiteti, ngjizja dhe paqtimet dashurore, harresa e “vlerës” njerëzore në botën shqiptare , ku bota e dritës së demokracisë, nuk do ishte kaq unike, mobilizuese, solidare dhe humane. Kumti Markarian e hapi “peshtafin” e arkënojës.

Mirëserdhe Anissё!

Filed Under: Opinion Tagged With: 15 dite prilli, Anisa Makarian, Emi KROSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 297
  • 298
  • 299
  • 300
  • 301
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT