Nga Redaksia Kus e Zi/
Lajm i zi nga Brukseli që përfshinë Kombin shqiptar, vdekja e Dr. Myrteza Bajraktarit. një figurë e nderuar ne shkalle kombtare, dhe personalitet i shquar i patriotizmit të kulluar shqiptar. Përmatepër një ish i burgosur politik, i vendosur dhe i pamposhtur kurdoherë. Vdekja e tij ra e rendë mbi familjën dhe mbi shqiptarët e Belgjikës dhe mbi shoqatën e të burgosurve politike.
Veprimtar politik i shquar mësues. Lindi më 15 prill të vitit 1933, në qytetin e Gostivarit, në Maqedoni, ne një familje të përtme,ndur për patriotizëm. Arsimin e mesëm e kreu në Tetovë e Shkup. Më 1952 filloi studimet për filozofi në Universitetin e Shkupit, ku krijoi organizatën nacionaliste «Shkëndija». Mbrojti mësimin e gjuhës shqipe ne shkollat shqiptare, dhe jo turqishtën. U arrestua më 12 janar të vitit 1953 dhe, pas torturash çnjerëzore në hetuesi, u dënua me 7 vjet heqje lirie. Dënimin e vuajti në burgun e Idrizovës, në Shkup. Pas lirimit, më 1962 kaloi në Shqipëri. Pas muajsh hetuesie, u internua në kampin e Semanit për më tepër se katër vjet. Në vitin 1966 iu dha e drejta e studimit: mbaroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë në Universitetin e Tiranës (1970). U emërua në Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë, por me ndërhyrjen e Sigurimit u transferua në rrethin e Beratit, gjë që nuk e pranoi. U arrestua më 12 nëntor të vitit 1970 dhe më 28 qershor 1971, Gjykata e Rrethit të Tiranës e dënoi me 3 vjet heqje lirie për «agjitacion e propagandë kundër R.P.SH.». Pas lirimit, iu mohua e drejta e ushtrimit të profesionit të mësusesit dhe u detyrua të bënte punë nga më të rëndat.U martua me zonjën Kimete violiniste e shquar e orkestrë kombëtare. Me te ai pati tre fëmijë. Në korrik të vitit 1990 krijoi grupin ilegal «Fronti Antikomunist Tanshqiptar». Në janar të vitit 1993, u emërua konsull i Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane.Këtu Myrtezaj fitoii simpati e popullaritet ndër kosovarët, të cilët ia dinin shumë mirë renjët patriotike familjare dhe punën e tij për kauzën shqiptare. Ky popullaritet i doli keq, sepse e tërhoqën në Tiranë, si nëpunës në Ministrinë e jashtme. Figura e tij duket se i bente hijje dikuj. Kështu Myrtezaj detyrohet te largohet e të gjejë azil politik ne Mbretërinë Belge, ku u mirëprit e fitoi të drejtat. Ai menjeherëu inkaudrua ne shoqatën e isht të burgosurve politikë në Belgjikë. Një shoqatë e vogël por me përberje të fortë patriotizmi e nivel kulturor. Ne këto kushte Myrtezaj i përvishet shkrimeve, me karakter historik, e boton disa libra, e artikuj në shtyp. Kryesorja e punës së tij, është nxierrja bë dritë e të vërtetave historike, të mohuara, të fallsifikuara e të përdorura për interesa meskime partiake.. Vepra kryesore u botua me sukses, dhe përben një dokument shumë të rendësishëm për historiografinë shqiptare. Në Bruksel iu bene promovime per librat, dhe për çdo përvjetor iu festua ditëlidja, që për të ishin kënaqësi. Por mbi të rendobte semundja qe ai vuente nga shqetësime kardiake. Por edhe ne kushte të sëmundjes, ai tregonte nje kurajo të madhe qendrese, e nuk linte aktivitet e mbledhje pa qenë i pranishëm. Gjithashtu qejfi i tij të shoqërohej me miq e dashamirë intelektualë për një kafe e biseda kulturore. Kënaqësia e fubdit ishte ajo që i dha Komuna e tij, që organizoj 50-vjetorin e martesës së artë të qiftit. Ky gjest merrte dhe kuptimin e dekoratës si ish i burgosur e patriot që në Shqipëri nuk i iu dha as i jepej. Ndërsa ai semundjës i bente ballë me kurajo, erdhi Covid-19, që na mbylli të gjithëvve në shjtëpijat tona, pa guxuar të dalim jashtë. Fatkeqësih e zuri cid-19 dhe u shtrua ane spital. Problem! Nuk nguroji, dhe firmosi daljenj nga spitali. Më mire shkoj e vdes ne shtepi i rrethuar nga njerëzit e mi. Ishte gjesti i fundit burrëror e trimlnor i tij, ku dhe para vdekjës qendroi kryelartë, siç kishte qendruar gjithë jetën në kushtet e vështira ë kishte kaluar. Ardhja ne Mbretërinë e Belgjikës, në një shtet ku mbretëron liria e demokracia, i krijoi kushtet që ai të merrej me shkrime et botojë dhe libra me vlerë, për historin e Shqiptarve, ku pasqyrohen fakte të vërteta qe hedhdin poshte fallsifikimet qe janë berë nga historianët komunistë. Kjo ishte një përmbledhje e përafërt e jetës se këtij shqiptari të vërtetë, që vendi i tij e mohoi dhee detyroi tëlargohet në një vend të huaj.i, në Mbterinë e Belgjikës, ku u prit mirë e fitoi të gjithë të drejta jetësore e kujdes të veçante, i ndertuiar e respektar. e kryesisht nga ana e mjekësisë që i dha mundësi t’i zgjasë jetën deri 88 vjeç.
Kujtimi i tij mbetët i pahharuar, të një shqiptari të vertetë, patriot i kulluar dhe intelektal i lartë. Nder i vendlinjës, nder i familjës, ndër i atdheut, nder i të përdjekurve politikë, nder i Kombit Shqiptar.
Familjës së të ndjerit Myrteza B ajraktari, gruas e femijeve si dhe të afërmve të tjerë, u shperhim ngushullimet tona me te thella për vndarjen nga jeta njeriut më të dashur e të shtrejtë të tyre.
Kujtimi i tij qoftë i prëjetshëm.
Pushoftë në Paqë.
Me këtë rast dhe revistë Kuq e Zi ku ai ishte bashkëpuntor, i bie të mbajë zi e të presë ngushullime, veçanërisht drejtori Lek Pervizi, mik i ngushtë dhe i pandarë; me një njohje e respekt qyshë në vitin 1966, kur u njohën për herë të parë, në kushtet e diktaturës, dhe u takuan përsëri pas 40 vjet në Bruksel, me një miqësi të pathyeshme. Zi edhe për Shoqatën e të perdjekurve ,në Belgjikë dhe Shqiëri, dhe gjithë miqtë e patriotët, shokë burgjesh e kampesh, në Shqpëri e Kosovë,
Myrteza Bajraktari Lek Pervizi ,i biri, Bekim, Beba, dhe e shoqja Kimete në 80 vjetorin e lindjës,
Durak Duraku, Lek Pervizi, Kol Tahiri, Luan Dode Myrtyeza Bajraktari, ne mbledhjen kushtuar Gjergj Fishtes, 70-vjetorin e vdekjës.
Kol Tahiri, Lek Pervizi, Myrteza Bajraktari, në 25-vjetorin e Revistës Kuq e Zi.
Miq te shterjtë gjithë jetën , të bashkuar në idealet kombëtare e shpurt shqiptarizmi