• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A mundet Michigani ta rrëzojë Berni Sanders nga gara?

March 7, 2020 by dgreca

Nga Rafael Floqi /

Ishte Michigani ku Sanders ndërtoi një mrekulli të zgjedhjeve paraprake katër vjet më parë, duke mërzitur Hillary Clinton dhe duke shtyrë axhendën e tij populiste në të gjithë Midëestin industrial. Rezultati tregoi jo vetëm pamundësinë e Clintonit për të fituar me votuesit e klasës punëtore në zgjedhjet e përgjithshme, por mbështeti argumentin e Sanders që, duke garuar përsëri, ai mund të kishte sukses aty ku Clinton dështoi, në një garë ndaj kundër Donald Trumpit.

Por a ka mundësi që këtë të martë, Sanders mund të mos ta fitojë shtetin? Edhe pse sondazhet e para së martës kanë shënuar nga humbje për Joe Biden, në të gjithë Jugun dhe në Massachusetts dhe Minesota – një sondazh i Detroit News / WDIV-TV e vendosi Biden përpara Sanders me gati 7 përqind në Michigan. Dhe kjo ndodhi përpara se Super e marta t’i jepte të gjithë forcën e momentit Bidenit që e siguroi nga fitorja në Karolinës së Jugut, duke bërë që demokratët e moderuar të bashkoheshin rreth tij dhe të bindnin më shumë votues të pavendosur që t’i bashkoheshin atij.

“Kjo gjë mund të përfundojë të gjitha zgjedhjet paraprake brenda tre javësh,” tha Paul Maslin, një sondazhues i lartë demokrat, i cili punoi në fushatat presidenciale të Jimmy Carter dhe Hoëard Dean, sipas gazetës së majtë “Politico”. “Nëse Joe nuk bën ndonjë gafë të tmerrshme. Ai do të fitonte votat e zezakëve minimalisht nga 25-75%. Pasi ai. nuk ka hijen negative të Hillarit. Dhe nëse njerëzit do të duan ta mundin Trumpin, atëherë kjo garë ka mbaruar ”.

Por këshilltarët e Sanders besojnë se zgjedhjet në Michigan mund të punojnë në favor të senatorit të Vermontit javën që vjen, me një fitore për të rivendosur vazhdimin e të mëtejshëm të tij në garë.

Përballja e javës së ardhshme përfaqëson një numër shumë më të vogël të delegatësh, por Michigan – me 125 delegatë – është një shtet kritik për zgjedhjet e përgjithshme dhe një tregues për demokratët. Një humbje këtu mund të minojë në mënyrë të konsiderueshme argumentin e Sanders për elektibilitetin e tij.

“Biden mund ta mundë, Bernien në Michigan,” tha Michael Ceraso, i cili punoi për Sanders në vitin 2016 dhe ishte drejtori i fushatës së Pete Buttigieg në New Hampshire para se ai të linte fushatën e tij. Biden, tha Ceraso, “e kupton që ndërtimi i koalicionit ka të bëjë me kompromisin, i cili do të ndihmonte atë në Michigan, ku elektorati është ekonomikisht i larmishëm, kryesisht i bardhë, me një popullsi të madhe votuese afrikano-amerikane.”

Biden ka pak gjurmë pranie në shtet dhe fushata e tij ka rezervuar vetëm 500,000 dollarë në kohën për reklama TV këtu. Por ai mund të gjejë rrugëdalje të reja.

Barry Goodman, një financues i Biden në Michigan, tha që Biden të hënën do të marrë pjesë në një fushatë mbledhje fondesh në shtet, nikoqirët e të cilit përfshijnë Goodman, ish-guvernatorin e Michiganit James Blanchard dhe kryebashkiakun e Detroitit, Mike Duggan.

“Të gjithë duan të hyjnë në bandën e tij tani,” tha Goodman. “Unë mendoj se nëse Joe fiton Michiganin me 10 Mars  Bernie mund të mos largohet ende. Por në javët në vijim, kur ai të humbasë edhe në Florida, Mississippi dhe Georgia, mendoj se ai do të duhej të tërhiqet. “

Fushata e Sanders ka qenë prej kohësh e sigurt për Michiganin, për shkak të përfundimit të fitores së tij në vitin 2016, si dhe pranisë së tij të kaluar midis punonjësve të bardhë të klasës punëtore dhe votuesve myslimanë. Në një sondazh të YouGov i bërë në mes të shkurtit, Sanders kryesonte mbi  Bidenin në Michigan me nëntë pikë përqindje.

Në fakt  Bernie Sanders është kandidat kryesor sot vetëm për shkak të mënyrës se si ne i rritëm fëmijët tanë vitet e fundit në SHBA.

Por, si arriti një socialist i prirur për gjithë jetën me ide te majta dhe madje komuniste që lëvdon Castron dhe dikush që kurrë nuk fitoi kurrë më parë në zgjedhje si demokrat, të jetë në krye të zgjedhjeve partiake demokrate.

Përgjigja e thjeshtë është, se ai po mbështetet nga miliona votues të rinj demokratë dhe ata janë votues aktivë të Sanders, edhe pse nëse prindërit e tyre nuk arrijnë ta kuptojnë këtë ?

Ja se si ndodhi kjo: Amerikanet u bindën se të gjithë kolegji ishte 100% i nevojshëm për fëmijët amerikane dhe më pas e bëmë të papërballueshëm. Që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, tufa e arsimtarëve, politikanëve dhe gazetarëve që e bënë të krijohet bindja se kolegji ishte thelbësor për suksesin në karrierë u bë shumë më i fortë dhe kjo mbyti çdo kundër argument.

Në të njëjtën kohë, kostot e shkollimit në kolegje kanë shpërthyer lart falë shumë programeve qeveritare që prodhuan pasoja të paqëllimshme, por të parashikueshme. Më së shumti filloi në 1978 kur u hodhën më shumë kredi dhe subvencione për një numër studentësh. Kostoja e shkollimit në kolegj është rritur gjashtë herë më shumë sesa shkalla e inflacionit duke filluar që nga vitet 1970. Tani, miliona të rinj amerikanë janë rënduar me shumë hua kolegji, që duken të pamundura për t’u shlyer. Borxhi i përgjithshëm i huave studentore në ShBA tani arrin në më shumë se 1.6 trilionë dollarë.

Ndaj a është çudi që kaq shumë prej tyre tërhiqen nga një kandidat presidencial , i cili jo vetëm premton të falë borxhet studentore, por e paraqet gjendjen e tyre në vështirësi, si rezultat i lakmisë së korporatave dhe përparësive të gabuara të qeverisë?

Për fat të mirë të Sanders, votuesit e rinj që e mbështesin atë për premtimet për faljen e borxheve te shkollimit të kolegjit nuk do të jenë shumë të interesuar në historinë e tij familjare. Gruaja e tij Jane Sanders ishte presidente e Kolegjit Burlington dhe ajo dhe administratorët e tjerë raportohet se ishin subjekt i një hetimi të gjatë të FBI-së pasi mashtruan oficerët e kredisë bankare për numrin real të fondeve të donacioneve të premtuara kolegjit. Hetimet e FBI për çështjen përfunduan në 2018, dhe Jane Sanders nuk u akuzua. Por politikat që ajo mbikëqyri e zbatoi, të cilat përfshinin presione për zgjerime të mëdha në kampus, ishin tregues i disa prej shkaqeve thelbësore të rritjes së kostove të studimit në kolegjet e Amerikës.

Establishmenti i të dyja partive i ka injoruar votuesit e rinj, sado e shenjtë dhe e rëndësishme është kjo gjë, pasi politikanët amerikanë e bëjnë gjendjen e arsimit në kolegje të shëndoshë. Kjo nuk është asgjë në krahasim me mënyrën se si liderët nga të dy partitë flasin për programe për amerikanët e moshuar si për Sigurimet Shoqërore dhe Medicare.

Asnjë prej tyre nuk është mister, pasi amerikanët e moshuar gjithmonë kanë pasur më shumë gjasa të votojnë. Edhe pse votuesit e moshës 18-29 vjeç kanë pasur rritje të numrit të pjesëmarrjes në zgjedhjet e fundit, qytetarët e moshuar ende përbëjnë pjesën më të madhe të kolegjit elektoral. Në vitin 2016, 71% e amerikanëve 65 vjeç dhe më të vjetër votuan në krahasim me vetëm 46% të moshave 18-29 vjeç. Në periudhën afatmesme të vitit 2018, ky  hendek u ngushtua në 66% në 36%, por gjithsesi mbetet një hendek dallues .

Të rinjtë janë mbështetës të zjarrtë por nuk janë të gatshëm të shkojnë në votime. Shtetet e Bashkuara kanë shkallën më të ulët të pjesëmarrjes së votuesve të rinj në botë. Në të dy zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe ato afatmesme, votuesit e moshuar dalin me dyfishin e nivelit të të rinjve. Ky model nuk ka ndryshuar në zgjedhjet e fundit. Në vitin 2018, sondazhet  vlerësuan nivele të larta historike të pjesëmarrjes së të rinjve; megjithëkëtë, edhe në këtë vit të mbarë për pjesëmarrjen e të rinjve, gjithsej 7 në 10 të rinj mori pjesë në zgjedhjet. Provat e hershme tregojnë se gjërat nuk do të duken shumë më ndryshe se në vitin 2020, përkundër faktit se të rinjtë do të kenë një sasi të konsiderueshme ndikimi nw zgjedhjet paraprake dhe se sa në zgjedhjet e përgjithshme.

Shumë njerëz argumentojnë se amerikanët e rinj nuk arrijnë të votojnë sepse janë apatikë ndaj politikës. Punëdhënësit  zakonisht përshkruajnë mijëvjeçarët si shumë cinikë, shumë të interesuar dhe të vetëmbyllur sesa për të hedhur një fletëvotim. Por kjo pretendim thjesht nuk është i vërtetë. Të rinjtë e sotëm janë shumë të interesuar për politikën. Nga 2000, 76% e të rinjve thonë se janë të interesuar për politikë dhe 74% thonë se i intereson ai që zgjidhet. Dhe këtu është ndryshimi.  Para zgjedhjeve, plot 81% e të rinjve thonë se synojnë të votojnë. Por çfarë i pengon ?  Megjithëse shumë të rinj duan të votojnë, ata kanë shumë më shumë gjasa sesa homologët e tyre të moshuar të largohen nga pengesat në rrugën e tyre pasi nuk kanë votuar më parë .

I gjithë ky përqendrim tek votuesit e vjetër dhe fondet e pensionit të tyre është një ndjenjë e bukur, por është e gabuar. Një studim i vitit 2017 mbi pasurinë e bazuar mbi moshën në ShBA tregon se një familje tipike e kryesuar nga një i rritur 65 vjeç apo më i vjetër ka 47 herë vlerën neto më shumë se një familjeje e kryesuar nga amerikanët e rinj. Pra gjyshi dhe gjyshja kanë para. Nga ana tjetër të ndihmosh njerëzit e moshuar që ndodh të jenë të varfër ose në kufijtë e varfërisë është diçka ndryshe. Por supozimi që shumë prej nesh ka për njerëzit e moshuar që kanë nevojë për më shumë ndihmë financiare në Amerikë është e kundërta e së vërtetës.

Po te shohim Obama Care Aktin e Kujdesit të Përballueshëm, i cili fjalë për fjalë është marrëzi mbështetej nga Amerikanët e rinj dhe më të shëndetshëm që të plotësonin faturën financiare për të mbuluar njerëzit e moshuar dhe të sëmurë, dhe ju shihni pikërisht një model po këtu.

Sanders flet shumë për Sigurimet Shoqërore, dhe ai është padyshim vetë një qytetar i moshuar. Por ai zakonisht zgjeron premtimet e tij në fushatë për të përfshirë njerëz të rinj, siç bëri kur ai mori drejtimin me premtimin e Medicare for All në vitin 2017.

Tani kur Kongresi ishte në zjarr. Për të gjitha ndryshimet e politikave dhe minutat politike demokratët shpenzojnë të kur kritikojnë Presidentin Trump, sulmet më të qëndrueshme ndaj Trumpit nga institucioni Demokratik mbesin akuzat se Trump po mbështet epërsinë e të bardhëve dhe po kontrollohet nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Këto janë akuza të sipërfaqësore dhe është e vështirë të pranohet që edhe shumica e demokratëve të zgjedhur, në fakt, i besojnë ato.  Sanders mund të jetë një politikan në karrierë, por ai kurrë nuk ka qenë një politikan kryesor i Partisë Demokrate. Personi dhe marka e tij politike përshtatet shumë më mirë në narrativën e urrejtës se Partisë Demokratike. Establishmenti po korr atë që ka mbjellë. Si rezultat, duket gjithnjë e më shumë Sanders ka një moment të pandalshëm edhe pas Super se Martës dhe përtej, sidomos pas tërheqjes së Elisabeth Warren. Megjithatë të shohim?

Pyetja e madhe tani është nëse establishmenti demokrat do të përpiqet të shmangë Sanders përpara rasti është në Michigan ose gjatë Konventës Kombëtare Demokratike. Prandaj zgjedhjet ne Michigan me 125 delegatë këtë të martë kanë rëndësi. Por sido që të ndodhë, Partia Demokrate po luan me zjarrin pasi rrezikon të tjetërsojë përgjithmonë votuesit e rinj.

Filed Under: Opinion Tagged With: Biden, Rafael Floqi, Sanders

Të kujtojmë Arshi Pipen në 100-vjetorin e lindjes

March 6, 2020 by dgreca

NGA ANTON ÇEFA/

Bir i një familjeje dinjitoze për ideale e virtyte atdhetare dhe krenare për traditat kombëtare, Arshiu mori drejtimin e një njeriu të ndershëm e kambëngulës në bindjet e veta, kundërshtar i çdo konformizmi. I ati, Mustafa Pipa, qe njeri me kulturë të gjanë, jurist për nga profesioni, patriot dhe demokrat për kah idealet. E ama, nanë Hatixhja, qe një shembull virtyti e pune për fëmijët e saj, stoike në fatkeqësitë e panumërta që i ranë mbi krye, burrneshë e vërtetë shqiptare, vdiq në internim, me shpirtin plagë. I vëllai, Myzaferi, avokat, me interesa të gjana kulturore, demokrat, kundërshtar i çdo diktature, botues i revistës “Fryma”, ku shprehi pikëpamjet e tij përparimtare politike e shoqënore, u pushkatue në terr nga organet e sigurimit, sepse kërkoi me gjetë drejtësi e rregull në gjyqet e tyne kriminale. Motrat, edhe pse të shkëlqyeshme në mësime dhe intelektuale të formueme, u detyruen me ba punët ma të randa për me fitue bukën e gojës.

U lind në Shkodër, në vitin 1920. Kreu mësimet fillore në qytetin e lindjes dhe po ashtu arsimin e mesem, vitet e para në Shkollën Saveriane të Jezuitëve dhe të fundit në Liceun e Shtetit, Dega klasike. Studimet e nalta për filozofi i kreu në Firence (Itali), ku mori gradën shkencore të doktorit në filozofi, tue mbrojtë disertacionin: “Morali dhe feja tek Bergsoni”

U kthye në atdhe në vitin 1941 dhe deri në fund të vitit 1944 dha landën e filozofisë në Liceun Shtetënor të Tiranës, tue dhanë mësim në të njajten kohë në Licetë Shtetënore të Shkodrës dhe të Durrësit. Për pak kohë, në vitin 1945, qe mësues i italishtes dhe i gjuhës shqipe në Kolegjin e Mësuesve, Tiranë. Në prill të vitit 1946, e arrestuen për shkak të refuzimit të tij kategorik me veprue në përputhje me politikën e regjimit diktaturial.

Në vitin 1957, u arratis në Jugosllavi dhe, në vitin 1958, emigroi në SH. B. A. Në fillim punoi si arkëtar (kashier) në nji hotel të Nju Jork-ut. Veprimtaria e tij pedagogjike dhe organizative në fushën e mësimit dhe të edukimit përbën një kapitull të veçantë, të gjanë, të larmishëm e shumë të frytshëm. 1).

Në vitin 1960, filloi punnën si mësues filozofie në kolegjin Philander Smith, Little Rock, Arkansas.

Në vitet 61-62, drejtoi Departamentin e Gjuhës Italiane në City University, Georgia, në Shkollën e Gjuhëve dhe të Gjuhësisë, dhe, në të njajtën kohë, gjatë verës, dha filozofi në Kolegjin e Arteve të Lira. (Po në këto vite ka dhanë italisht në Columbia University . . .).

Në vitet 63-66, ka qenë Profesor i Asociuem në Departamentin e Gjuhës Italiane, në Universitetin Berkley të Kalifornias, ku dha mësim në kurset e lëtërsisë moderne italiane dhe drejtoi seminaret e kritkës letrare për De Sanctis (1963), Croce-n (1964), Vico-n (1965). Gjatë vitit 1965 dha mësim edhe në kurset e gjuhës shqipe, letërsisë dhe folklorit tonë. Gjithashtu dha edhe filozofi romane. Në vitin 1966, drejtoi disertacionet për gradën e doktorit në filozofi (Ph. D).

Me nji sensibilitet të dukshëm ndaj padrejtësive, – çka i karakterizon njerëzit e ndershem dhe idealistë, – gjatë kohës që qe në Universitetin Little Rock, Arkansas, përjetoi me dimbje realitetin e diskriminimit racial në shoqëninë amerikane dhe u revoltue. Atje përkrahu lëvizjen studenteske të Berkley University të Kalifornisë, e njohun si “Free speech movement”, dhe u ba kritik i paanshem i poltikës. 2).

Në vitin 1966, kaloi në Universitetin e Minnesota-s, në Minneapolis, në fillim si profesor i asociuem, dhe ma vonë si profesor i gjuhës italiane në Departamentin e Gjuhëve Romane. Në Universitetin e Minnesota-s, u ba anëtar me të drejta të plota dhe kontribuoi në planifikimin, hartimin dhe ndamjen e diplomave të studimeve të gjuhës italiane. Qe, gjithashtu, drejtues i Programit Master për këtë gjuhë. Temat e diplomave për master e Ph. D. u shkruen dhe u miratuen nën drejtimin e tij. U ka dhanë mësim, gjithashtu, kurseve extraculiculare të gjuhëve, kurseve të qytetnimit dhe të kulturës dhe, në veçanti, kurseve extraculiculare për shkrimtarët e mëdhaj: Dante, Bokacio, Manxoni, Leopardi, për Poezinë Kalorsiake, Letërsinë Utopike, dhe leksionet krahasuese: Marksizmi dhe ekzistencializmi në tregim dhe dramë; ka drejtue seminaret Ungareti dhe Monatale, Vico dhe Croce. Veç sa thamë, ka ligjërue ciklin e leksioneve: Simbolizmi Francez dhe Hermetizmi Italian, Romantizmi në Francë dhe në Letërsinnë Italiane, në kurset e përbashkëta të diplomantëve të gjuhëve frënge dhe italiane. Në Universitetin e Minesotta-s për tetë vjet me radhë mbajti falas nji kurs të gjuhës shqipe.

Gjatë vitit 1970, ka konceptue dhe hartue Programet e Master-it për gjuhët frënge dhe italiane.

Me daljen në pension u vendos përfundimisht në Washington, D. C., pranë së motres, Fatimes.

Gjatë kësaj kohe u intensifikuen lidhjet e tij me “Vatrën” dhe “Diellin”. Gjithnji, ai ka qenë bashkëpunëtor i zellshëm i “Diellit”. Shqetësimet e tij për gjendjen e “Vatrës”, në këte kohë, dhe mendimet e tij për prosperitetin e saj, ai i shprehi, së pari, në “Dielli”, në artikullin e gjatë “Për riorganizimin e Vatrës”, (nr. i 16 gushtit 1983) dhe në Fjalimin e rastit të 28 Nandorit 1986, “Për shpëtimin e Vatrës”, që u botue në “Diellin” e 28 Shkurtit, 1987. Më duket se Arshiu ka dhanë përcaktimin ma të saktë dhe ma të bukur për Vatrën: “Vatra asht nji monument historik i vetëdijes dhe kulturës kombëtare”. Ai ka shkrue me dhimbje krahnori për gjendjen e mjerueme të “Vatrës” dhe ka vlerësue lart prestigjin e saj ndaj organizatave të tjera të diasporës, gja qi i jep mundësi e avantazh asaj t’i bajë nji sherbim të madh kombit, “i cili do të ketë vlerë ma të madhe nëse Vatra mban nji qendrim sipërpartiak dhe sipërqeveritar”. “Ndërhymja e saj, shkruen Pipa, asht sidomos e randësishme ndër raste kur të drejtat e kombit shqiptar cenohen ose rrezikohen”.

Në pranverë të vitit 1991, Pipa u zgjodh kryetar i “Vatrës”, pa qenë anëtar i saj, detyrë në të cilën qindroi vetëm nji vit, sepse në qershor të 1992-shit, nuk u rizgjodh. E mori kryesinë e “Vatrës” me të vetmin qellim për ta vu ate në shërbim të problemeve me randësi të jashtëzakonshme historike, qi dolen para kombit tonë: zhvillimeve demokratike në Shqipëni dhe zgjidhjes së problemit të Kosovës. Gjatë kësaj kohe tepër të shkurtë, ai iu kushtue me të gjitha energjitë rimëkambjes së “Vatrës”, dhe kreu shumë punë me vlerë. Në “Albanica”, në nr. 3-4 të 1992-shit, në shkrimin On VATRA and Dielli, ai ka shkrue me hollësi për to. Puna e tij asht pasqyrue, gjithashtu, në numrat e “Diellit”, që editoi ai gjatë kësaj kohe.

*   *   *

Veprimtaria e tij përfshin fusha të artit letrar, të filozofisë, estetikës, kritikës letrare, folklorit, folkloristikës, gjuhësisë, politikës, publicistikës.

Vëllimin e parë poetik me titull “Lundërtarët”, nji përmbledhje lirikash qi dishmon një talent novator në shpërthim, e botoi në v. 1944. Të dytin, “Libri i burgut” të shkruem në letra cingaresh, në burgjet e kampet e punës së detyrueme, e botoi në Romë në vitin 1959. Asht nji përmbledhje liriko-epike, pasqyrë e gjallë artistike e motiveve qi i diktoi jeta e qelive dhe e kampeve të vdekjes, ku kaloi dhetë vjet. Një ditar i vërtetë që ka për të mbetë një nga dishmitë artistike ma të sakta të asaj qi ndodhi me ata që nuk iu nënshruen regjimit të përgjakshëm diktaturial. “Nuk njoh në të gjithë letërsinë shqipe vargje më tronditëse sa ato të botuara në librin e quajtur thjesht “Libri i burgut”. Tek lexon poezitë e Arshi Pipës, ndjen klithmat, britmat, plagët, poshtërimin njerëzor, në emër të ca idealeve absurde dhe hipokrite. Është një sketerrë më e tmerrshme sesa Ferri i Dantes, sepse ky është ferri i njerëzve të pafajshëm e jo i mëkatarëve. Është materia e Parajsës e transplantuar në Ferr”, ka shkruar shkrimtari Rudolf Marku.3).

Punë e burgut asht edhe “Rusha” (botue në Munich, 1968), poemë epike me një subjekt të theksuem dramatik të periudhës së gjysës së dytë të shek. XIV, qi trajton nji histori dashunije dhe hakmarrjeje mes shqiptarëve e serbëve në sfondin e zakoneve tona tradicionale. Me 1969, Pipa botoi në Munich antologjinë poetike “Meridiana”, nji përzgjedhje nga botimet e maparshme dhe disa poezish të pabotueme, qi tingëllon si jehonë e mirëfilltë e nji testamenti poetik.

Krijimet poetike të Arshiut shquhen për një talent të fuqishëm, për shumësi e përzgjedhje motivesh, për trajtim të tyne në nivele artistike të lakmueshme, dhe për një përkushtim të madh ndaj punës krijuese, pa lanë mangut gjuhën poetike jashtëzakonisht të pasun e të pastër, të zgjedhun me kujdes si rrallëkush.

Po veçoj, sa për ilustrim, nga “Meridiana”, “Preludet”, të shkrueme në Firence dhe Tiranë në vitin 1941. Tharme poetike, yshtëse imtimesh meditative me forcë të madhe purifikuese, të enduna në veshje tekstore moderne; fluiditete lirike të derdhuna në simfoni ritmesh e tingujsh të magjishëm. Këto janë “Preludet”. “Urgjencca të mbrendshme”, siç i pati quajtur ai shtysat e fuqishme shpirtnore për t’i dhanë jetë poezisë. Befasuese për letrat shqipe të asaj kohe, dhe po aq befasuese edhe sot e kësaj dite.

Pipa na ka lanë nji trashigim të pasun edhe në fushën e përkthimeve poetike nga latinishtja, italishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, anglishtja. Vetëm gjatë kohës njivjeçare qi jetoi si refugjat në Jugosllavi, ai përktheu nji vëllim poetik me titull “Lyrika Latine”, (rreth 250 faqe të plotësueme edhe me shenime të ndryshme metrike), mbetun në dorëshkrim. Po ashtu, mbetun në dorëshkrim, asht edhe nji vëllim poetik i shkruem në tri gjuhë europiane me titull “Autobiografia”.

Nji veprimtari jashtëzakonisht të gjanë na ka lanë në hapësinën shkencore të kritikës letrare. Gjatë vjetëve në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, botoi veprën “Trilogjia Albanica” (1978), në tri vëllime: “Albanian Folk Verse”, “Hieronymos De Rada ” dhe “Albanian Literature: Social Perspectives ” , vepër rreth 900 faqesh, që shquhet sidomos për thellësi dhe origjinalitet në trajtimin e personaliteteve dhe dukurive letrare që shqyrton, nën prizmet estetike moderne të strukturalizmit dhe komparativizmit. E tham me plotgojë që në asnjë botim të kësaj natyre nuk kam gjetë atë dendësi sqarimesh në fundfaqet (fusnotat), shënimesh bibliografike, indeksesh gjithfarësh, – një skrupolozitet shkencor për t’u admirue.

“Trilogjia Albanica’, shkruen Peter Prifti, si e para në llojin e saj në letërsinë shqipe, është një vepër ndriçuese, një minierë e pasur për poetët, folkloristët, etnologët, gjuhëtarët e etimologët, historianët dhe studiuesit e letërsisë shqipe në përgjithësi. Risia e formës së saj, diapazoni i gjerë i ideve dhe disiplinave që ajo qarkon, trajtimi original i subjektit dhe pasuria e të dhënave, i jep kësaj vepre një vend të merituar në letërsinë shqiptare. Nuk është e tepërt të them se Trilogjia Albanica e vendos autorin e saj si një studiues lider në SHBA për De Radën dhe popullin Arbërësh, për strukturën e poezisë shqiptare dhe karakterin e letërsisë shqipe në përgjithësi”.4).

Në vitin 1991, botoi “Contemporary Albanian Literature”, për të cilën studiuesi Italo Costante Fortino, ka thanë: “Studimi i fundit i Arshi Pipës mbi letërsinë e realizmit socialist përban nji kontribut të parë . . . për nji rend të ri qi duhet të vendoset në letërsinë dhe, në radhë të parë, në kritikën letrare” 5). Fjalët e Fortino-s vlejnë gjithashtu për “Trilogjinë shqiptare”. Nuk mund të bahen hulumtime shkencore në fushën e kritikës letrare pa marrë në konsideratë mendimet dhe tezat origjinale, dhe pa mbajtun qindrim miratues a kundërshtues ndaj tyne.

Shumë studime për letërsinë dhe kulturën shqiptare dhe arbëreshe, ka botue në shypin e huej si “Südost-Europa Forschungen”, “Zeitschrift für Balkanologie”, “Comparative Literature Studies”, “Books Abroad”, “Rivista di lettrature moderne e comparate”, “Mondo operaio”, “Revue des etudes sud-est euripéennes”.

Në këtë lamë, Pipa asht shtye edhe në letërsinë botnore, sidomos për letërsinë italiane. Ka botue artikuj studimorë me vlera të mëdha njohëse për Danten, De Sanctis, Manxonin, Ungaretin, Moravian, Montalen. Këto ese, Pipa i ka botue në revistat e hueja shkencore si “Italica”, “Italian Quarterly”, “The Romanic Revieë”, “Comparative Literature”, “Books Abroad”, “Belfagor”, “Le ragioni critiche”, “Revue de literature comparèe”, “Revue des études italiannes”.

Një nga frytet, ma i vlerti, i kësaj pune asht vepra “Montale and Dante” (1968), anglisht, e përkthyeme në italisht dhe, kohët e fundit, nëse nuk jam gabim, edhe shqip. Me këtë vepër, ai e rreshtoi veten ndër studiuesit ma të mirë botnorë të këtij subjekti, d. m. th. të vlerësimit objektiv të poezisë së Montales dhe të vumjes në dukje të ndikimit të Dantes në poezinë e Montales. “Fakti që edhe sot pas më shumë se 30 vjetësh, ka shruar Astrit Lulushi, libri ‘Montale and Dante, vazhdon të cilësohet nga kritika si një nga studimet më të thella e më të hollësishme rreth poetit të madh Italian, tregon se Arshi Pipa doli i suksesshëm në këtë sipërmarrje”. Dhe më poshtë: “. . . pa veprën e Pipës, “Montale and Dante’, kritika letrare botërore sot me siguri do të ndjehej e varfëruar”. 6).

Estetika dhe filozofia kanë qenë gjithashtu interesimet e tij shkencore. Trashigimia e tij në këto fusha, përveç disertacionit mbi filozofinë e Bergsonit, qi e kemi përmendun ma nalt, përfshin artikujt studimorë dhe referatet shkencore të mbajtuna në konferenca dhe kongrese ndërkombëtare si në Amsterdam, Londër, Uppsala, Palermo, Venecie, etj.Mbetun në dorëshkrim asht vepra filozofike “La mia concezione sulla vita” (Kuptimi im mbi jetën).

Më vjen si e nevojshme të përmend këtu mendimin e Pipës për nji nga parimet ma të qenësishme të estetikës, atë që lidhet me të bukurën në art përballë të moralshmes. Tue folun për Benedeto Croce-n, Pipa thotë: “ . . . E bukura dhe e ndershmja janë të ndame mes tyne. Pra nji vepër morale ose jo, janë në dorë të artistit. Kështu një libër skandaloz estetikisht mund të shkojë, por autori nuk duhet ta shruej kurr” (Nënvizimi im, A. Ç).

Nji kontribut të veçantë përban veprimtaria e tij shkencore në fushën e folklorit, të folkloristikës dhe të gjuhësisë. Gjatë viteve të burgut pregaditi një vepër me materiale folklorike të mbledhuna nga të burgosunit, rreth 420 faqe të daktilografikueme, pa llogaritë këtu nji hymje teorike rreth folklorit tonë dhe folklorit në përgjithësi; vepër që iu dorëzue Institutit të Folklorit, në vitin 1957, dhe sot nuk gjindet..

Të botueme në këtë fushë janë veprat “Albanian Folk Verse: Structure and Genre” (1978) dhe “Politics of Language in Socialist Albania” (1989). Analizës së çështjeve të ndryshme të eposit tonë të kreshnikëve, Pipa i asht kthye përsëri në punimin “Serbocroatian and Albanian Frontier Epic Cycles”, botue në v. 1984, në vëllimin “Studies on Kosova” (edited by Arshi Pipa and Sami Repishti). Tue u bashkue me studiuesit Alois Schmaus, Stavri Skendi, e ndonji tjetër, Pipa e trajton ciklin e kangëve të kreshnikëve, të malësorëve tonë të Veriut, si një version të eposit boshnjak, të modifikuem nga psikologjia jonë etnike dhe traditat tona zakonore.

Në veprën “Politics of Language in Socialist Albania”, merret me problemin e standardit të gjuhës sonë letrare, të vendosun në nji forum ku liria e fjalës përbante sakrilegj, si në të gjitha forumet e diktaturës, dhe mërrin në përfundimin qi “gjuha e njësuar’ nuk asht as e njisueme, as e përbashkët, as kombëtare; ajo asht një variante toskënishte e arnueme me disa huazime fonetike nga gegënishtja letrare, të cilat i mungojshin strukturës së toskënishtes”; nji përfundim të cilit nuk mund t’i hiqish asnji presë, (siç thotë nji shprehje popullore), dhe qi ma në fund asht parnue prej të gjithëve.

Me interes asht të parashtrojmë ndonji mendim të tijin për gjuhën tonë, të cilën e njohti dhe e përdori në mënyrë të përkryeme, në të dy dialektet. Ai kishte qindrimin e Çabejt: “Unë kundroj me simpati nji gjendje, qysh asht kjo e sotmja, kur nji Shqipni e vogël, shembull fort i rrallë n’ Europë, asht e zonja me u shprehë në dy gjuhë letrare. Ky asht nji shenj pasunije, kulture, qi na shquen, cilido qoftë shkaku i tij” 7). Dhe në një rast tjetër: “Gegënishtja me toskënishten, plotësohen në fushën letrare në nji mënyrë fatlume. Ka gjana që njena i thotë fuqishëm, tjetra i shpreh kandshëm” 8). Ai e tregoi veten mjeshtër në të dy dialektet. Mjafton të përmendim këtu dy xhevahire poetike: “Shemo Hajduti” (toskënisht), “Kupe Danja” (gegënisht), ose përkthimin e Lukrecit në gegënisht, se aty gjen “hovet vigane të mendimit dhe trandjen e gjithanshme të shpirtit”, kurse Virgjilin në toskënisht, “jo se ai nuk mund të përkthehet mirë në gegënisht, por ajo diçka e vagullt dhe fluide që asht poezia e tij shkrihet ma mirë në toskënisht” 9). Gjithsesi, edhe pse u desht të vdesë Pashko Gjeçi, për t’i vu vulën kësaj dukunie, ndërgjegjja shqiptare, për këtë çashtje madhore, asht ajo që asht: preferon të pranojë paragjykimin në vend të faktit.

Shqetësimet dhe interesimet e tij për gjendjen në Shqipni, Kosovë dhe për të gjitha trojet shqiptare dhe për të ardhmen e tyne kanë gjetë shprehjen e vet në botimin, në vitin 1990, të librit “Albanian Stalinsm. Ideopolitical Aspects”, një përmbledhje e shkrimeve të karakterit politik, të botueme në shtypin periodik shqiptar të diasporës sonë dhe ate amerikan, të viteve 1958-1989.

Shkrime të kësaj natyre, Pipa botoi në gazetën “Dielli”, gjatë viteve 1991-92, vite kur ai qe kryetar i “Vatrës” dhe editor i organit të saj. Në “Dielli”, Pipa kritikoi ashper veprimet anti-demokratike të forcave politike qi dolen në skenë fill mbas rrximit të diktaturës, sugjeroi platforma politike me vlerë për zhvillimet demokratike në Shqipni, dhe kërkoi me insistim që të nxiret e të dënohet pergjegjësia për atë çka ndodhi gjatë viteve të regjimit komunist.

Pipa shquhet edhe për veprimtari botuese në lamin e shtypit periodik. Ai ka qenë botues dhe kryeredaktor organesh letrare e shkencore. Në vjetin 1944, kur Shqipnija vuente nën pushtimin e huej, në nji moshë të re nxori revistën “Kritika Letrare”, në të cilën dallohet për trajtim original dhe objektiv të personaliteteve të letrave shqipe; veçori që do ta shoqnojë ate gjithnji ma vonë, kur do të shkruej veprat madhore në këtë fushë. Në faqet e revistës, ndër të tjera, ravijëzohen kulme të tilla të letërsisë e të kulturës sonë si Noli, Konica, Migjeni. Kulme në historinë e kritikës sonë letrare kanë mbetun edhe këto punime të Pipës. Eseja e shkrueme për Konicën e dishmon atë si nji kritik të kategorisë së parë. Ajo mbetet edhe sot e kësaj dite nji nga xhevahiret e kritikës sonë letrare, sa për thellësinë e trajtimit, aq për stilin e shtjellimit dhe koncizitetin. Në vitet 1945-46, qe anëtar i redaksisë së revistës “Bota e Re”. Dhe , në vitin 1987, anëtar i redaksisë së revistës tremujore për mendimin kritik “Telos”(Kaliforni).

Në vitin 1990, filloi të botojë në Washington D. C. revistën “Albanica – A quarterly Journal of Albanological Research and Crticism”, revistë me vlera të mëdha shkencore albanologjike. Mbas tre numrash, për arsye financiare, u ndërpre ky botim aq i nevojshëm e i randësishëm sidomos për paraqitjen para botës të gjendjes së vertetë ekonomike e politike të trojeve tona, dhe të shkencave tona albanologjike. Për kohën e vet, në diasporën shqiptare, jo vetëm në ate të Amerikës, nuk ka pasë nji të tillë të dytë që t’i afrohet sadopak. Aty u botuen artikuj studimorë në gjuhët shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht nga studiues të njohun shqiptarë e të huej si A. Pipa, M. Camaj, P. Prifti, A. Logoreci, A. Klosi, A. Vehbiu, F. Pipa, Michele Roux, Odile Daniel, Francesco Altimari, Walter Brew, Hans-Jurgen Sasse, Matteo Mandala, Peter Bartl, Armin Hetzer, Alain Ducellier dhe  Wilfried Fridler.

Mbrojtja e çashtjes shqipare në të gjitha trojet tona qe qellimi i revistës. “Kjo revistë po del në nji kohë, – shkruhej në kopertinën e fundit, – kur si Shqipnija ashtu edhe Kosova janë tue përballue nji gjendje krize të jashtëzakonshme. Ndërsa shqiptarët n’atdhe, të neveritun prej robnisë staliniste, po braktisin atdhenë tue marrë rrugën e mërgimit, kosovarët, n’anën e vet, vazhdojnë me braktisë Kosovën për me i shpëtue robnisë serbe. . . Por ka nji ndryshim mes gjendjes në Shqipni dhe asaj në Kosovë e në disa republika jugosllave ku banojnë nji shumicë shqiptarësh. Shqiptarët e Jugosllavisë, ndonëse të persekutuem, organizohen dhe protestojnë, kurse shqiptarët n’atdhe nuk guxojnë as me bëza. Por mergatën arbënore qi jeton ndër vende demokratike nuk e ndalon kush me folë. I përket asaj me u ba zadhanësja e të heshtunvet.” Dhe e tillë u ba Albanica. Numri i parë iu kushtue “Tragjedisë së Kosovës dhe aktorëve të saj”. Në ballin e revistës u vizue harta e Kosovës së bashku me pjesën veriore të Shqipnisë.

Vazhdimisht, Pipa ka ndjekë në mënyrë aktive zhvillimet politike në atdhe, në Kosovë dhe në trojet shqiptare në Ballkan U ka dërgue letra personaliteteve ma të nalta të administratës amerikane, ka folë në “Zërin e Amerikës”, ka dhanë intervista, etj.

Në këte numer janë botue, letrat qi Pipa u ka dërgue Presidentit Amerikan George Bush, dy letra Sekretarit të Shtetit James A. Baker, Sekretarit të Përgjithshem të Kombeve të Bashkueme, Javier Perez De Cuellar për çashtjen shqiptare në përgjithësi.

Në vitet 1991-92, editoi gazetën “Dielli”, tue qenë njëkohësisht edhe kryetar i “Vatrës”. Pipa, tue qëndrue si gjithnji jashtë sinoreve të partitizmit të diasporës, si nji atdhetar i vertetë, antikomunist dhe demokrat kritikoi ashper veprimet antidemokratike të forcave poltike që dolen në skenë fill mbas ramjes së diktaturës, sugjeroi platforma politike me vlerë për zhvillimet demokratike në Shqipni, dhe kërkoi me insistim që të nxiret para drejtësisë përgjegjësia për atë çka ndodhi gjatë 50 viteve të regjimit komunist.

Arshiu vdiq me 20 korrik 1997 në Washington, D. C., me dishirën përvëluese për ta pa Shqipëninë demokratike e perëndimore, Kosovën dhe trojet e tjera shqiptare të çlirueme dhe të bashkueme me atdheun. La porosinë e fundit: të digjej kufoma e tij dhe të hidhej në ujnat e Adriatikut. Pak vite para se të vdiste, ai i dhuroi Muzeut historik të Shkodrës bibliotekën e tij të pasun.

Pipa qe një mbrojtës i flaktë i çashtjes kombëtare, atdhetar idealist, demokrat e antikomunist i bindun, disident në jetë dhe në veprimtari letrare e shkencore, model shembullor i jokonformizmit, punëtor i palodhun, që të gjitha energjitë jetësore dhe aftësitë intelektuale, ia kushtoi kulturës kombëtare. Ai qe erudit i rrallë dhe poliglot. Përveç shqipes, ai fliste, lexonte e shkruente në anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.

Atdheu e nderoi me titullin e lartë: “Naim Frashëri i klasit të Parë” dhe qyteti i tij i lindjes e shpalli “Qytetar Nderi”. Busti i tij i derdhun në Bronx qindron, që prej vitiit 1999, në mjediset e Muzeut historik të Qytetit. Kultura shqiptare, ku ende e përcaktojnë tonin akademikët e Diktatorit ose nostalgjikët e tyne, e ka të zorshme me pranue nji personalitet të tillë si Pipa, qi i ka demaskue nji jetë të tanë. Aty-këtu, individë të veçantë dhe institucione kulturore demokratike kanë fillue me ba hapat e parë për të nxjerrë në dritë veprën shkencore e letrare të tij. Po diaspora jonë? Asnji veprimtari promovuese për punën e madhe atdhetare, shkencore, artistike, botuese. Përveç ndonji artikulli me shumë vlerë si ai i Astrit Lulushit, “Montale & Dante dhe Arshi Pipa”, dhe 2-3 shkrimeve kritike tendencioze, nuk më ka xanë syni tjeter. Borxh i papaguem i “Vatrës”, i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe, në përgjithësi, i inteligjencës së këtushme.

Referenca

1). Për veprimtarinë mësimdhanëse të Pipës në universitetet amerikane, shih Wikipedia-Enciklopedia e lirë.

2. Ma hollësisht për këtë problem, shih Sami Repishti, “Me rastin e pervjetorit të parë të vdekjes, shoku im Arshi Pipa”, “Phoenix”, nr. 5-6, v. 1998, Shkodër.

3). Citim simbas: Hans-Joachim Lanksch, “U shue pishtari i kulturës shqiptare dhe i mendimit nonkonformist, Arshi Pipa”, “Dielli”, July-September, 1997.

4). Eleni Karamitri, “Arshi Pipa dhe Peter Prifti: lidhje miqësore dhe shkencore”, Illyria”, 24-26 janar, 2006.

5). Italo Costante Fortino, “Dal Realismo socialista a una nuova letteratura albanese” (“Nga realizmi socialist te nji letërsi e re shqiptare”), “Hylli i Dritës”, nr. 5-6, v. 1994, f. 46

6). Astrit Lulushi, “Montale & Dante dhe Arshi Pipa”, “Illyria”, 3-5 prill, 2007.

7, 8, 9). Shpend Topallaj, “Dy jetë paralele – Rreth librit të Uran Kalakullës me titull “Arshi Pipa njeriu dhe vepra”, “Illyria”, 14-16 dhjetor, 1999.

Filed Under: Opinion Tagged With: 100 vjet

President Trump Signs $8 Billion COVID-19 Legislation

March 6, 2020 by dgreca

President Donald Trump takes part in a FOX News Channel Town Hall, co-moderated by FNC’s chief political anchor Bret Baier of Special Report and The Story anchor Martha MacCallum, in Scranton, Pa., Thursday, March 5, 2020. (AP Photo/Matt Rourke)

U.S. President Donald Trump has signed legislation Friday releasing $8.3 billion in emergency spending to combat the COVID-19 outbreak, including money for developing a vaccine.  The legislation passed through the Senate and the House almost unanimously.

Senate Appropriations Committee Chairman Richard Shelby said, “In situations like this, I believe no expense should be spared to protect the American people and in crafting this package none was.”

The U.S. Health and Human Services Secretary said Thursday a million test kits for the COVID-19 are expected to arrive this weekend at U.S. labs.  

Alex Azar said the coronavirus tests are shipping from a private manufacturer.

The Trump administration has received criticism about the short supply of test kits.  

Vice President Mike Pence said in Washington state Thursday, “We don’t have enough tests today to meet what we anticipate will be the demand going forward,” but added that “real progress” had been made “in the last several days.”

Pence met Thursday with Washington Governor Jay Inslee.  Washington is the site of 11 of the 12 U.S. deaths from the virus.  Most of the deaths in Washington took place in a nursing home near Seattle.

National Nurses United said its members have not been given the resources, supplies, protections and trainings they need to do their jobs properly.  Executive Director Bonnie Castillo said, “It is not a successful strategy to leave nurses and other health care workers unprotected.”  Castillo, who is a registered nurse, said when nurses are quarantined, “We are not only prevented from caring for COVID-19 patients, but we are taken away from caring for cancer patients, cardiac patients and premature babies.”

US states affected

Five U.S. states – Maryland, California, Florida, Washington and Hawaii – have declared states of emergency because of the virus.

Maryland joined the roster Thursday after three Montgomery County residents – a husband and wife in their 70s and a woman in her 50s – were diagnosed with the coronavirus.  All three were reported to have contracted the virus while on an overseas cruise.  Montgomery County is a Maryland suburb located next to Washington, DC.

Colorado has announced its first two cases – a man and a woman – of of the coronavirus.  Both had traveled internationally, but officials say the cases are not related.

U.S. Forces Korea said Friday that one of its workers in South Korea has tested positive for the virus.  She is the seventh USFK employee to test positive for the coronavirus.  Authorities say she is in quarantine at her off-base residence in Cheonan.

Vatican, Cameroon

The Vatican reported its first coronavirus case Friday.  Spokesman Matteo Bruni said its health clinic has been closed for a deep cleaning, but its emergency room remains open.

Cameroon also has its first coronavirus case.  The minister of health said in a statement  Friday the victim is a 58-year-old French male who arrived in Yaounde on February 24.  “The active surveillance put in place by the country since the occurrence of the Covid-19 outbreak has made it possible to detect this case,” the statement said.  The French citizen has been placed in “solitary confinement.”

Palestinian President Mahmoud Abbas declared a state of emergency Thursday, shutting down schools for 30 days and closing the Church of the Nativity in Bethlehem after seven coronavirus cases were confirmed in the city. These are the first cases in the Palestinian territories.

Closing the church in the town that worshipers say was Jesus’s birthplace will devastate Bethlehem’s vital tourism industry and comes just weeks before Easter.

China

The threat appears to be waning in China, where the outbreak erupted in December. The WHO said Thursday there are about 17 times as many new cases outside China now than inside China itself.

On Friday, however, China reported that the number of new cases had risen from 139 on Thursday to 143.  

Hundreds of patients are being released from Chinese hospitals and shuttered factories are starting to reopen. But Chinese President Xi Jinping has called off a scheduled state visit to Japan, where Tokyo has declared that all visitors from China and South Korea will be placed under quarantine. South Korea has the largest number of coronavirus cases outside China.

Travel bans

Australia joined China and Iran in banning travel from South Korea.

Indonesia is also restricting travel from parts of South Korea as well as two other hard-hit nations — Iran and Italy. Both of those nations have shut down schools.

The United Nations said the virus has disrupted classes for nearly 300 million students worldwide from preschool through 12th grade. That number does not include colleges that have also been shuttered.

The U.N. High Commissioner for Human Rights called on governments to find a holistic approach in their efforts to stop the spread of the virus.  Michelle Bachelet, who is also a medical doctor, said in a statement Friday that “efforts to combat this virus won’t work unless we approach it holistically, which means taking great care to protect the most vulnerable and neglected people in society, both medically and economically.”

She said the measures to halt the spread of the coronavirus will likely “disproportionately affect women” and that people “who are already barely surviving economically may all too easily be pushed over the edge by measures being adopted to contain the virus.”  

The High Commissioner added, “Being open and transparent is key to empowering and encouraging people to participate in measures designed to protect their own health and that of the wider population, especially when trust in the authorities has been eroded.  It also helps to counter false or misleading information that can do so much harm by fueling fear and prejudice.”  
 
Fake news

President Trump took some heat Thursday from health experts after he told Fox News that the World Health Organization is sending out false information, and he suggested infected patients are safe going to their jobs in offices and stores.

The U.S. Centers for Disease Control and Prevention said the coronavirus is highly transmissible and that people who are sick must stay home.

Asian markets tumbled again Friday over apprehensions about the virus.

Thursday, global markets took another beating with investors nervous about the coronavirus outbreak and uncertain about exactly which way the situation is going.

Experts say the roller coaster ride in the markets is likely to continue as long COVID-19 spreads to more countries, with investors acting out of fear over where the next state of emergency, quarantine or business shutdown will be declared.

At his daily virus briefing Thursday, WHO chief Tedros Adhanom Ghebreyesus again stressed the seriousness of the virus about which scientists still know little.

“This is not a drill. This is not the time for giving up, this is not a time for excuses,” Tedros said. “Countries have been planning for scenarios like this for decades, Now is the time to act on those plans.”

As of late Thursday, there were more than 98,000 COVID-19 cases worldwide and at least 3,300 deaths.(Courtesy VOA NEWS)

Filed Under: Opinion Tagged With: Coronovirus, President Trump

MBROJTJA E KUSHTETUTËS APO FUNERALI I SË DJATHTËS

March 3, 2020 by dgreca

NGA VALENTIN LUMAJ/

Kushdo që ndoqi mitingun madhështor të Metës në Bulevardin e Dëshmorëve, ka ndjesinë se gjërat po ndryshojnë. Nuk është e vështirë te kuptosh se “rrjedha e lumit” po shkon në “mudhirin” e LSI-së

Erdhën qindra e mijëra nga ana e anës, ashtu siç ju servir, në mbrojtje të Kushtetutës. Jam i bindur, sikurse mund të jeni edhe ju, që një pjesë e mirë e tyre as nuk e dinë egzakt se ku u shkel Kushtetuta. Shume të tjerë as nuk e kanë atë merak. Dua të them që shumica e tyre ishin qytetarë të sfilitur, të dërmuar nga keq-qeverisja, nga mashtrimet dhe varfëria. Në atë miting pati LSI-stë me bindje, apo më se shumti nga këta, punonjës administrate të emëruar në mënyra koruptive ndër vite nga LSi-ja. Pati edhe socialiste që me të drëjte ndihen të braktisur dhe që tek Meta shohin një socialist më të mirë se Rama. Por që shumica e tyre ishin demokratë.  Po demokratët çfarë kërkonin në mitingun e Metës? Mbrojtjen e Kushtetutës? Une nuk mendoj ashtu. Demokratët janë të zhgënjyer dhe të papërfaqësuar. Ata, së bashku me kryetarin e tyre Basha, shpresën e kanë tek Meta. Pa Metën ata janë në opozitë përgjithmonë. Në qoftë se ky nuk është nje truk PS-LSI, atëherë i bie që Meta po i shfrytëzon me persosmëri dobësitë e të dyja partive të mëdha, dështimin e qeverisë realizimin e premtimeve dhe të integrimit nga njëra anë dhe dështimin e opozitës në misionin e vet nga ana tjetër. Ai po luan kartën e viktimës, të drejtit, te pastrit. Ai po e kryen detyrën e Presidentit, de-jure në mbrojtje të Kushtetutës, por de-fakto po fuqizon partinë e tij, po e rrit elektoratin me prurje te reja nga e djathta, po vetë-pastrohet nga akuzat e hershme per korrupsion, po ashtu po ju tregon nderkombëtarëve se ka mbështetjen e gjerë të popullit dhe është i paprekshëm.

Me flamurin Amerikan në dorë, nuk po kërkon mbështetjen e SHBA-ve, por të shqiptaro-amerikanëve. Janë të dukshme influenca dhe lobimi i LSI-së në popullatën shqiptare të Amerikës. Nuk ishte rastësi kur Meta në miting tha: ”ju lutem qetësi se po na dëgjojnë shqiptarët e Amerikës, VATRA dhe njerëzit tanë atje”. Le të prononcohet Vatra se kush janë njerëzit e Metës në Vatër. Unë si vatran, kam qenë dhe jam që Vatra duhet ta ruajë integritetin e saj apolitik, dhe e vetmja politike e saj duhet të jetë çështja kombëtare. Aq më tepër Vatra nuk duhet të bashkëpunojë apo mbështesë asnjë parti të majtë shqiptare përderisa ato akoma nuk kanë deklaruar dhe kryer ndarjen shpirtërore nga Partia Komuniste e Punës nga e cila derivojnë. Dikush mund te thotë se kjo ishte një mbeshtetje ndaj Presidentit dhe jo LSI-së. Unë ju përgjigjem se megjithëse z. Meta thotë se nuk është Kryetar i LSI-së dhe znj. Meta (Kryemadhi) thotë se nuk është Zonjë e Parë, në një cift, burrë dhe grua nuk kanë gjë të ndarë, cfarë është e burrit është edhe e gruas dhe anasjedhtas. Kush e lexon ndryshe të lexojë pak më shumë.

            Nga ana tjetër, LSI-ja me kryetare Znj. Meta(Kryemadhi), me look-un e ri të saj, jo vetëm fizionomik, por më së shumti të komunikimit të hapur e të drejtëpërdrejtë, të demaskimit të qeverisë socialiste, me ekulencën shpirtërore dhe fetare të shprehjes që ta ka ënda ta dëgjosh dhe në premtimet e saj, po ngjall një shpresë dhe një frymë të re në popullatën e mbetur në Shqipëri por edhe në Diasporë. Deri këtu gjithcka në rregull, nuk kam ndonjë ankesë per ta. Ne fund te fundit kam zili për njerëzit që punojnë dhe i përgëzoj: Shumë bukur z. dhe znj. Meta. Bravo ju qoftë. Më në fund rilindja socialiste po vjen nëpërmjet jush. I vetmi problem është se unë si djathtë (dhe shumë të tjerë si unë) nuk perfaqesohem nga LSI-ja sado joshëse t’i keni ofertat. Ne botëkuptimin tim e ardhmja dhe prosperiteti i Shqipërisë do të vijë nga e djathta.

Ndërsa në botën përëndimore po triumfon e djathta, Shqipëria jonë mbetet socialiste, me Partinë Socialiste dhe Levizjen Socialiste që ka gjasa të bëhet parti e dytë për nga madhësia. Partia Demokratike dhe e djathta ndodhen në ditët e tyre më të vështira. Në shtatë vitet e fundit të qeverisjes famekeqe Rama, shtresa e ndjeshme e shoqerisë, studentët, intelektualët e rinj dhe masa punëtore, shpresat i varen tek Partia Demokratike, e cila denoncoi në cdo rast, dhe mbas qindra rasteve, pati qindra arsye që ta rrëzonte këtë qeveri-bande kriminelësh dhe hajdutësh të paskrupullt. E vërteta është se ajo dështoi totalisht në këtë mission. Dalja nga parlamenti pa një plan startegjik, dhjetra mitingjet e saj madhështore dhe retorika e pafund e denoncimeve nuk prodhoi asgjë. Qeveria ndihet më e sigurtë se në ditën sajë të parë.

Partia Demokratike është në rënie të lirë.  E djathta shqiptare nuk perfaqësohet sot as në parlament e as në rrugë. Kjo pikiatë nuk filloi por kulmoi dje në mitingun e Metës. Ajo ka filluar qysh nga dalja e PD-së nga shtrati i saj ideologjik si parti konservatore, që mbështet të drejtën e pronës dhe lufton politikat socialiste të zhvillimit. Problemet me rikthimen e pronës, mungesa e një plani të mirfilltë për zhvillimin në stabilitet të biznesit te madh, apo qasja revolucionare e marrjes së pushtetit, nuk kanë të bëjnë shumë me një parti që pretendon se perfaqëson shtresat e djathta.  Vlerat morale, cilesitë dhe idealet  mbi të cilat u krijua kjo parti, sot janë të padukshme. PD ja dhe PS-ja për nga ana e programeve dhe politikave dhe demokracise së të brendshme ngjasojnë si veza me vezë, duke bërë që qytetarët të mos e ndiejnë dallimin, dhe kalimi nga njëra parti tek tjetra të bëhet mbi bazë përfitimesh dhe jo bindjeje apo ideje. Po ashtu rënia e PD-së vazhdoi me mungesen e demokracisë së saj të brendshme. Qënia demokratike e një partie fillon nga funksionimi i demokracisë së brendshme të saj. Ndërsa Berisha dha një shembull të mirë demokratik me dorëheqjen mbas humbjes, Basha la një shije të keqe mbas humbjes së dyfishtë dhe rizgjedhjes me 99% të votave si kryetar i PD-së. Kjo dhe aspekte të tjera si përzgjedhja e deputeteve nepermjet listave paraprake dhe jo konkurencës individuale të drejtpërdrejtë, krijon nje imazh totalitar më shume se demokratik.

Në historikun e 90 viteve të fundit të partive politike, suksesi kryesor i tyre ka qenë mbijetesa nëpërmjet krijimit te kultit të individit. Hoxha, Berisha, Nano, Rama dhe tashmë edhe Meta me këto daljet e tij spektakolare, kanë krijuar kultin e tyre unik, ndërsa Basha nuk ka arritur akoma të sajojë “unin” e tij të veçantë si lider i masave disa-milionëshe. Lidershipi i dyzuar Berisha-Basha, i pari nëpërmjet kontrollit të partisë si pasojë e inercisë së drejtimit shumë vjecare të saj, dhe i dyti nëpërmjet konjukturave të reja sipas stilit të tij,  rezultuan se nuk funsionon si duhet. Njëri duhet të marrë drejtimin i lirë nga tjetri.  Ndoshta një rikthim i Berishës qoftë edhe i përkohshëm në krye të PD-së, me një strategji të re integruese për shtresat e djathta, mund të ishte një zgjidhje më e mirë se çfarë është sot.

Ne fund te fundit, sido te jetë situata ne PD, shtresat e djathta duhet të rezistojnë fort, të riorganizohen dhe të gjejnë vetveten. LSI-ja dhe Meta nuk duhet të jenë destinacioni i tyre. E kam fjalen per familjarët dhe farefisin e të vrarëve dhe të pushkatuarve? A e mbani mend si jetuan, si dhe përse vdiqën? Mos e harroni gjakun e tyre?

E kam fjalën per të persekutuarit, të burgosurit, të internuarit, mos e harroni kërrbacin komunist? Unë nuk kam pasur të burgosur apo pushkatuar në familje, por prapë e ndiej dhimjen. Mbani mend se Meta dhe LSI-ja janë produkt i Partise Socialiste, e mbijetuar nga dekompozimi i Partisë së Punës? Mos harroni se Meta nuk ka kërkuar falje për krimet e partisë së tij origjinale.

E kam fjalen per studentët, a shohin ata më larg se tek hunda e vet? Si mund të ngriheni në greva për tarifa dhe të fleni gjumë për të ardhmen tuaj. Mbas diplomimit, sfida juaj e vertetë  duhet të jetë puna dhe vënia në shërbim të vetes dhe vendit tuaj nëpërmjet profesionit tuaj, por në fakt është sigurimi biletës së ikjes përfundimtare! Në vend që e ardhmja juaj të jetë një realizim i ëndërrave tuaja të sotme, ajo çfarë po bëni dhe çfarë nuk po bëni sot, është një kërcënim i sigurtë i së ardhmes tuaj. Pse o popull shqiptar nuk po na jep prapë studentë dhe gjimnazistë si ata te viteve ’90, por po na jep këta “viça pa brirë” të demokracisë që zbuten me përkëdhelje.

Sa keqardhje që Partia Demokratike, dikur fituese me 70% dhe e perfaqësuese e këtyre shtresave vitale të djathta, sot nuk krijon më frymë. Bashkë me frymën ka vdekur dhe shpresa se Shqipëria do të bëhet një vend i qytetëruar dhe me dinjitet si gjithe Evropa. NUK ËSHTË NAMI KUR SHPRESËN E VRET PUSHTETI, POR E KEQJA ËSHTË KUR SHPRESEN E VRET VETË OPOZITA.

Filed Under: Opinion Tagged With: Mbrojtja e Kushtetutes, Valentin Lumaj

U ngute Zonja Ambasadore!

March 2, 2020 by dgreca

STARS AND STRIPES FOR EVER!/

Nga Frank Shkreli/

U ngute Zonja Ambasadore! Ne shqiptaro-amerikanët, kemi pritur për 50-vjet për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri dhe në çdo kënd të trojeve shqiptare.   Ke vetëm disa javë në detyrë, por mos u habit fare se, ndoshta nuk e keni venë re ende, por flamur amerikan valvitet gjith andej dhe kudo në Shqipëri, në Kosovë dhe gjetkë.

Lotët e para të mia kur kam vizituar Shqipërinë me delegacionin e parë të Departamentit Amerikan Shtetit në mars/prill, 1991, ishte pikërisht momenti kur për herë të parë vendosëm flamurin amerikan në makinën tonë diplomatike me të cilën udhëtuam anë e mbanë Shqipërisë, në atë kohë.

Nuk qava nga mjerimi në të cilin e kishte sjellë komunizmi Shqipërinë e para-ardhësve të mi, por qava se më në fund Flamuri i vendit tim, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po valvitej i lirë në tokën e të parëve të mi.

Ju lutem mos e diskurajoni përdorimin e flamurit amerikan në trojet shqiptare, madje edhe në manifestime të tilla, paqësore.  Flamuri amerikan vetëm të mira i ka sjellur atij kombi. Shqiptarët e dinë këtë, pa marrë parasyshë keq qeverisjen e tyre për këto 30 vjetë, nga udhëheqës që pretendojnë dhe kanë pretenduar se kanë mbështetjen e SHBA-ve dhe të ambasadorëve të saj të akredituar në Tiranë.

Të kisha qenë në vendin tuaj, unë nuk do të kisha bërë ndonjë koment për valvitjen e Flamurit Amerikan. Nuk i kontrollon dot me shqiptarët.  Megjithë hallet e tyre të shumta , ata atje e kanë shpresën: Tek ky Flamur. Unë do isha shumë më i kënaqur për valvitjen e Flamurit të Shteteve të Bashkuara me atë entuziazëm që valvitet gjithmonë në Shqipëri. Kjo pas 50-vjet komunizëm, kur atëherë, vetëm të përmendje emrin e Amerikës, regjimi komunist të fuste në birucë.

Duke e njohur deri diku atë histori, unë do isha shumë më i pakënaqur në qoftë se flamuri i vendit tim të adaptuar, Amerikës tonë të dashur që na ka dhënë strehim mijëra shqiptaro-amerikanëve si unë, se sa të shikonim në manifestime të tilla, djegien ose shkeljen e Flamurit të tonë të dashur, ashtu siç ndodhë shpesh në shumë vende të tjera të botës.

Zonja ambsadore të uroj punë të mbarë në detyrën e re! Me mirëkuptim,

STARS AND STRIPES FOR EVER!

Nga një shqiptaro-amerikan,

Frank Shkreli

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 341
  • 342
  • 343
  • 344
  • 345
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT