• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vrasja e radhës që opozita i bën vetvetes

January 9, 2020 by dgreca

VNga Ilir Levonja/

Kur Lulzim Basha deklaron se fajin nuk e ka sistemi zgjedhor por ndarja e politikës nga krimi, nuk bën asgjë tjetër por punën e Edi Ramës. Në një farë mënyre kjo është vrasja e radhës që ai i bën opozitarizmit në Shqipëri. E para ishte zbehja e qëllimtë që u bëri protestave më të bukura kombëtare të vitit të kaluar. Zbehja me pambuk duke thënë se shihemi në shtator pas pushimeve verore. Erdhi e iku shtatori por asgjë, iku edhe tetori e nëntori, dhjetori, por asgjë. Tani kjo e dyta fajin nuk e kanë listat etj. Kjo është edhe vula me bojë të freskët se ai nuk e do largimin e Edi Ramës nga qeverisja. Dhe po ashtu i pëlqen që do jetë fuqiplotë në hartimin e listave të kandidatëve duke shmangur forumet brenda partisë. Por më thelbësorja është shmangia flagrante nga premtimi mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor ku përfshihej edhe pika mbi listat e hapura dhe të mbyllura. Që ta kuptojnë më shkoqur shqiptarët, brenda listës së PD-ës në zgjedhjet e ardhshme, në listën që harton kryetari, do jenë rishtas emrat e kryetarëve të partive aleate me pretekstin e koalicionit etj. Do jetë rishtas ta zëmë Nard Ndoka që është kryetar, sekretar, anëtar i një partie fantazmë, të ashtuquajtur në koalicion. Dhe rishtas deputet nga votat e demokratëve apo opozitarëve në përgjithësi. A kam unë diçka me Ndokën, me fenomenin, kam sepse kjo nuk është demokraci, por çibanizëm. Shkurt do jetë supozim edhe çuni i babait për hatër të babait a asaj linje familjare për të patur dikë në pushtet nën termin e meritokracisë a shkërdhatokracisë fisnore etj. Megjithëse kuotata mbi preferencat mund të kenë ndryshuar, afërmendsh askush nuk dëshiron të hajë fasule përditë. Si produktet përshembull Rudina Hajdari apo Balliu etj. Pra më shumë se tek emrat konkret i atyre kryetarëve të përfshirë në listat e një partie tjetër, është një atentat i pastër i sistemit, demokracisë a pluralizmit. Arsyeja është e thjeshtë, në demokraci qarkullimi është oksigjen. Të kesh rishtas deputet me votat e demokratëve një të ashtuqujtur ta zëmë republikan a kryetarin e partisë republikane me devizën e aleatit, nuk është demokraci e për rrjedhoj mos prit progres në qeverinë e re, por fuqizim të klaneve dhe oligarkëve. Prit se po të vjen një Ramist i ri që do ju lëj pa brekë fare. Nuk do vi një qeveri progresiste, por prapë soji i gërrvërreve, soji që na çojë në humbje epike. Ti po i sjell vendit një ”paqje” a marrëveshje me bosët e drogës, krimit elektoral, gjë që absolutisht nuk është më sfidë opozitare por dorëzim pa kushte. Arsyet që sheshet u mbushën plot në protestat e vitit të kaluar ishin si djegia e mandateve sepse vërtetove lidhjet e qeverisë me botën e krimit, me vjedhjen e votës, vërtetëve që ngrehina mbante brenda jo kuvendarë por shushunja, kancer etj…, u the shqiptarëve që e bëjmë këtë për ju dhe e bërë. Ata të kthyen kokën dhe tu bashkuan. U the se nuk sistem listash për të fuqizuar unin a njëshin, listat e hapura dështuan etj., dështoi sistemi i mëparshëm zgjedhor. Dhe ata të ndoqën, t’i mbushën sheshet pasi është e padurueshme të shikosh isha të përfolur në afera korruptive të bëjnë sot opozitarin e kulluar. Kësisoj njerëzit presin gjak të ri, pasion të ri, ide të reja dhe rotacion pa të pambarimtë, qarkullim se kjo është demokracia jo ajo që bën Edi Rama në one mane rul apo one man show dhe thotë publikisht kush nuk voton kështu si them unë përjashtohet nga partia. E thotë publikisht dhe me forcë dhe mjerë ajo shoqëri që e fal pasi nuk po bën asgjë tjetër po i jep vendit një lider suprem i tipit Iran. Atëherë kot që flasim më për demokraci, kot që u çirrem se duam Shqipërinë si Europa etj.

Nëse Lulzim Basha vazhdon kështu është në lojën e Edi Ramës ose në lojën e njëri-tjetrit. Kjo ja ka shtuar sharmin Edit, për më tepër që fati i dha për rrisk tërmetin i dha çelsat e një zyre diku në Europë. Nëse Lulzim Basha vazhdon kështu dhe me thika pas shpine dhe pret fitoren e sforcuar duke manipuluar përditë opozitarizmin. Alternativat janë të pakta ose po ndodhën do jenë të tipit me dëbime, dhunë, me thellimin e hendeqeve klasore duke e bërë më të madhe përçartjen e shqiptarëve karshi demokracisë.

Vrasja e radhës që opozita i bën vetvetes

Nga Ilir Levonja/

Kur Lulzim Basha deklaron se fajin nuk e ka sistemi zgjedhor por ndarja e politikës nga krimi, nuk bën asgjë tjetër por punën e Edi Ramës. Në një farë mënyre kjo është vrasja e radhës që ai i bën opozitarizmit në Shqipëri. E para ishte zbehja e qëllimtë që u bëri protestave më të bukura kombëtare të vitit të kaluar. Zbehja me pambuk duke thënë se shihemi në shtator pas pushimeve verore. Erdhi e iku shtatori por asgjë, iku edhe tetori e nëntori, dhjetori, por asgjë. Tani kjo e dyta fajin nuk e kanë listat etj. Kjo është edhe vula me bojë të freskët se ai nuk e do largimin e Edi Ramës nga qeverisja. Dhe po ashtu i pëlqen që do jetë fuqiplotë në hartimin e listave të kandidatëve duke shmangur forumet brenda partisë. Por më thelbësorja është shmangia flagrante nga premtimi mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor ku përfshihej edhe pika mbi listat e hapura dhe të mbyllura. Që ta kuptojnë më shkoqur shqiptarët, brenda listës së PD-ës në zgjedhjet e ardhshme, në listën që harton kryetari, do jenë rishtas emrat e kryetarëve të partive aleate me pretekstin e koalicionit etj. Do jetë rishtas ta zëmë Nard Ndoka që është kryetar, sekretar, anëtar i një partie fantazmë, të ashtuquajtur në koalicion. Dhe rishtas deputet nga votat e demokratëve apo opozitarëve në përgjithësi. A kam unë diçka me Ndokën, me fenomenin, kam sepse kjo nuk është demokraci, por çibanizëm. Shkurt do jetë supozim edhe çuni i babait për hatër të babait a asaj linje familjare për të patur dikë në pushtet nën termin e meritokracisë a shkërdhatokracisë fisnore etj. Megjithëse kuotata mbi preferencat mund të kenë ndryshuar, afërmendsh askush nuk dëshiron të hajë fasule përditë. Si produktet përshembull Rudina Hajdari apo Balliu etj. Pra më shumë se tek emrat konkret i atyre kryetarëve të përfshirë në listat e një partie tjetër, është një atentat i pastër i sistemit, demokracisë a pluralizmit. Arsyeja është e thjeshtë, në demokraci qarkullimi është oksigjen. Të kesh rishtas deputet me votat e demokratëve një të ashtuqujtur ta zëmë republikan a kryetarin e partisë republikane me devizën e aleatit, nuk është demokraci e për rrjedhoj mos prit progres në qeverinë e re, por fuqizim të klaneve dhe oligarkëve. Prit se po të vjen një Ramist i ri që do ju lëj pa brekë fare. Nuk do vi një qeveri progresiste, por prapë soji i gërrvërreve, soji që na çojë në humbje epike. Ti po i sjell vendit një ”paqje” a marrëveshje me bosët e drogës, krimit elektoral, gjë që absolutisht nuk është më sfidë opozitare por dorëzim pa kushte. Arsyet që sheshet u mbushën plot në protestat e vitit të kaluar ishin si djegia e mandateve sepse vërtetove lidhjet e qeverisë me botën e krimit, me vjedhjen e votës, vërtetëve që ngrehina mbante brenda jo kuvendarë por shushunja, kancer etj…, u the shqiptarëve që e bëjmë këtë për ju dhe e bërë. Ata të kthyen kokën dhe tu bashkuan. U the se nuk sistem listash për të fuqizuar unin a njëshin, listat e hapura dështuan etj., dështoi sistemi i mëparshëm zgjedhor. Dhe ata të ndoqën, t’i mbushën sheshet pasi është e padurueshme të shikosh isha të përfolur në afera korruptive të bëjnë sot opozitarin e kulluar. Kësisoj njerëzit presin gjak të ri, pasion të ri, ide të reja dhe rotacion pa të pambarimtë, qarkullim se kjo është demokracia jo ajo që bën Edi Rama në one mane rul apo one man show dhe thotë publikisht kush nuk voton kështu si them unë përjashtohet nga partia. E thotë publikisht dhe me forcë dhe mjerë ajo shoqëri që e fal pasi nuk po bën asgjë tjetër po i jep vendit një lider suprem i tipit Iran. Atëherë kot që flasim më për demokraci, kot që u çirrem se duam Shqipërinë si Europa etj.

Nëse Lulzim Basha vazhdon kështu është në lojën e Edi Ramës ose në lojën e njëri-tjetrit. Kjo ja ka shtuar sharmin Edit, për më tepër që fati i dha për rrisk tërmetin i dha çelsat e një zyre diku në Europë. Nëse Lulzim Basha vazhdon kështu dhe me thika pas shpine dhe pret fitoren e sforcuar duke manipuluar përditë opozitarizmin. Alternativat janë të pakta ose po ndodhën do jenë të tipit me dëbime, dhunë, me thellimin e hendeqeve klasore duke e bërë më të madhe përçartjen e shqiptarëve karshi demokracisë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja-Vetvrasja e Opozites

NË NDERIM TË ALBINA PERVIZIT, – SONTE, HOMAZHE, MESHA DHE VARRIMI-TË ENJTEN

January 8, 2020 by dgreca

Familja Pervizi me hidhërim të thellë lajmëron komunitetin shqiptar se me 6 Janar 2020, ndërroi jetë Albina Pervizi, e bija e Llesh Marash Vatës, motra e Rudolf Marash Vatës; nëna e Eva, edi, David, Daniel, Dioniz Pervizi.

Funerali do të mbahet te (The wake will be held):

FARENGA BROTHERS INC.

920 Allerton Ave. The Bronx, NY 10469

E mërkurë (Wednesday) Janar 8, 2020, 2 pm-9 pm.

Mesha e fundit do të mbahet te (The Mass will be held)

Kisha Zoja e Shkodrës

361 West Hartsdale Ave

Hartsdale, NY 10530

E Enjte (Thursday) Janar 9, 2020, Ora 11.Am

Varrimi vijon mbas Meshës te:

Gate Of Heaven

10 West Stevens Ave

Hawthorne, NY 10532

Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA dhe Gazeta e saj DIELLI, i shprehin ngushëllimet më të thella Familjes Pervizi. Shpirti i Albinës pushoftë në Paqe!

Filed Under: Opinion Tagged With: Albina Previzi-Homazhe-mesha dhe Varrimi

Pothuaj letargji në Durrësin e pastërmetit

January 6, 2020 by dgreca

Shënime disaditore nga Shpend Sollaku Noé/

Pa zbritur ende nga trageti, sikur të mos kisha parë lajmet tronditëse për tërmetin e 26 Nëntorit, Durrësi do të më shfaqej me normalitetin e dikurshmëm të sezonit të ulët.

Deri në lënien pas të nënkalimit tek Ura e Dajlanit, asgjë nuk më jepte një input të hyrjes në thellësinё e tragjedisë. 

Më mjaftuan pak qindra metra drejt plazhit, sidoqoftë, për të ndërruar mendim. Së pari prej sipërfaqeve bosh anës rrugës, në të majtë e në të djathtë, atje ku dikur ishin ato hotele që morën edhe shumë jetë njerëzish, apo që pas sizmës së madhe mbetën shembullime të shëmtuara të Kullës së Pizës. Në vend të gërmadhave te tyre – sheshe të pastruara nga çfarëdolloj mbeturinash të rrënimit. Duken si terrene të pёrgatitura për lulishte. Ku shkuan gjithë ato copëza tullash, betoni, hidrosanitaresh, druri? Si iu arrit të zhvendoseshin në një kohë të tillë rekord? Bie në sy shpejtësia spastrimit, kur dihet se si zvarrisen gjërat në Shqipёri. Pyetjet tronditëse që lindin vetiu: A u morën ekspertёt aq sa duhet me shkaqet e vërteta të rrëzimit të këtyre objekteve? A u bënë siç duhet ekspertizat? A nuk duheshin izoluar gërmadhat derisa magjistratura të kish aq elementë sa mjaftojnë për të përballuar një proces të gjatë për vrasje me dashje? A nuk do të ketë më nevojë prokuroria për vendgjarjet e krimit? Sikur avokatët të kërkojnë që të thellohen hetimet, ku do të gjenden provat për t’u thelluar? Janë kaq të pёrpikta dëshmitë e mbledhura deri tani për një gjyq që parashikohet të jetë mjaft kompleks? Ku janë tashmë mbeturinat e gërmadhave? A janë të ruajtura? 

Shpallja mbret e dyshimit është më se normale, sidomos për ne që vijmë nga vende në të cilat, të paktën fillimi i hetimeve, bëhet me shumë më tepër skrupull.

ATT-Agjensia telegrafike e taksistëve: V. D. jashtë shtetit

Në katër ditët që u ndodha në Durrës, u përpoqa ta bredh më këmbë atë qytet dhe periferitë e tij. Atje ku distancat për t’u arritur ishin të pamundura, mora taksi. Për të kursyer kohën por edhe makinën time, me të cilën më është e vështirë të endem nëpër trafikun kaotik shqiptar, që i bindet vetëm ligjit të imponimit me forcë. Përparësinë atje nuk e ka ai që respkton kodin rrugor, por ai që futet me dhunë, sidomos tek rrethoret. Megjithatë nga të gjithë taksistët (të rregullt, apo kontrabandë që m’u desh të ndërroj) mësova diçka të re. Pasi ata dinë gjithmonë, pothuaj gjithçka ndodh në një qytet të rrëmujshëm në të cilin je i detyruat t’i thërresësh, sidomos nëse po ia mbath larg atdheut në të cilin të ndjekin.

Ai taxi driver, i datës 29 dhjetor, që më bëri xhiron e fundit sidomos deri tek Kulla e çarë e kalasë së Durrësit, betohej se një ditё më parë kish pikasur në aeroportin e Rinasit ish kryebashkiakun e Durrёsit, – Dako – që po çante ferrën me avion. Jo, i thashë taksistit, nuk mund të jetë e mundur, pasi ai duhet të jetë në dispozicion të prokurorisë, si dhënës i lejeve të dyshuara të ndërtimit në Durrës. Eee, unë e pashë me sytë e mi, nguli këmbë taksisti. Dhe unë: Në kësi rastesh tërhiqet pasaporta për të mos i dhënë mundësinë të dyshuarit për krim të rëndë tё “arratiset”. E mirë e, ma pret ai, si për të më mbyllur gojën. Unë ngul këmbё: Ai vetë, Dako, duhej të kish ndejtur në Durrës, për të sqaruar rolin e tij në organet ligjore, apo për t’u mbrojtur më mirë. Mbase kthehet, i jap fund argumentit me gjemba unë. Mbase kthehet. Duke uruar vërtet me vete që të mos ketë ikur! 

Vetvetiu më shkon mendja tek ata që deri tani nuk janё marrë në pyetje. Ata nëntë të pandehur që i kanë i kaluar gjyqit duken tek-tuk peshq të vegjël, jo gjithmonë përgjegjës të spikatur të spekullimit. V. D. duhet të ish marrë në pyetje të paktën si person që ka dijeni të plota për ndërtimet, pasi shumë e kanë pohuar që pa dijeninë dhe pa pëlqimin e tij nuk mund të jepej asnjë leje ndërtimi. 

Shumё persona të tjerë janë shpallur në kërkim, ndër ta edhe ndërtues pallatesh tashmë të pabanueshëm. Nuk qe e mundur më parë t’u tërhiqej pasaporta, për të mos patur mundësinë të largohen në mënyrë legale? 

Unë vij vërdallë nëpër Durrës dhe përpiqem të kuptoj, në mes anktheve të shumta, pse taksisti ma la takimin te fillimi i rrugës Kristaq Rama. Më provokon nervat? Apo është fis me të dhimbsurin Havzi Nela? E kam nga anët e mija, më pohon. Nga të mijat nuk besoj të ketë ndonjë me emër rruge, i them. Ah, më thumbon. Shih pak më tej: rruga Iljaz Reka. E pastaj, Iljazi nuk ka qenë lushnjar. Po, e vërtetë, po vdiq si sekretar i parë i Lushnjes. Çfarë heroizmi të ketë bërë andej nga ju, më thotë. Asnjë, i them, me sa di vdiq nga infarkti. Pse ai K. Rama ka qenë hero? Jo, ç’ne, më thotë taksisti. Por ka qenë babi i kryeministrit. Këtë e dija, i thashë, dhe ky emër, K. R., nuk ka lidhje me tërmetin. Ka ore ka, se përndryshe pse do t’i shkonte pas kryeministrit Dakua ynë? Thua nuk ka qenë ai qё i ka venë emrin asaj rruge? E pastaj, e ndërpres. Pastaj ndoshta kërkon pak mirënjohje ishi i shkretë, më përgjigjet. 

Merru me tёrmetin, i them vetes, pasi, nëse i hyn emrave të rrugëve, të institucioneve e të tjera mbroçkullash si këto, do të të duhet një punë disavjeçare për t’i ndryshuar. Sidoqoftë nuk më rrihet pa supozuar se një farë lidhjeje të Dakos (apo të të barasvlershmëve) me “dashurinë” e pamasë të kryeministrit për Durrësin, duhet ta gjej edhe në emrin e të atit. Ç’thua more, i them vetes, prandaj i shkonte prapa Edvinit edhe në vizitat e pastërmetit ky Dakoja? Çfarё i kanë premtuar kësaj radhe autoritetet durrsake, nëse dalin pa lagur: një stadium të ri me emrin e surrelasit?

Dredharakët e zakonshëm në veprim

Si në të gjitha tragjeditë apo luftërat, dikush nxiton gjithmonë të përfitojë. Leku në kësi rastesh është sheshit, mjafton të zgjatësh dorën. Ndërsa qeveri, shoqata e individë ulërasin për gjetje ndihmash, ata, dredharakët e suksesshëm, rrëmbejnë ç’të mundin. Nuk e kam fjalën pёr ata të fëlliqur që duhet t’i adresonin ato ndihma drejt më nevojtarëve, por që i devijojnë drejt sepeteve të tyre. Të tjerë më ranë në sy kësaj here, por që nuk janë më pak të fëlliqur se të parët. Duke përfituar nga mundësia që ofron qeveria për t’u paguar qeranë nëse gjejnë vetë ndonjë sistemim, në pritje të riparimit të shtëpisë së tyre të dëmtuar, apo të ndërtimit të banesave të reja, këta zvarranikë, pasi kanë marre lekët për qeranë, rikthehen të banojnë në shtepitë e rrezikuara prej tёrmetit, pa kërkuar fare një apartament tjetër për të cilën kanë marrë ndihmën për qeranë. Këta tipa janë popull, jo ndërtues, jo inxhinierë apo arkitektë e dhënës lejesh ndërtimi. 

Popull janë edhe ata që, për të riparuar shtëpitë të financuara nga shteti, morën në dorë një çekiç apo varè dhe nisën të thyejnë tulla e parmakë në pallatet e tyre. Dhe nuk ishin pak. Djemtë e papunë që vinin vërdallë nëpër pallatet e plazhit mund të të shoqëronin në shumë pallate, në të cilët kuptohej qartë që thyerja nuk ishte vepër e dhunës së tërmetit. 

Të tjerë dinakë – ndërtuesit – i fshinë menjëherë pas lëkundjes së madhe gjurmët e plasaritjeve. Mbulimi i atyre krisjeve më gëlqere ose pak allçi apo llaç ishte gjeja më pak e kushtueshme. Këtë e bënë jo vetëm ata që kishin pallate të mbaruar së ndërtuari dhe gati për shitje, por edhe të tjerë që, të trembur prej kërcёnimeve me burg të kryeministrit, nxituan të fshijnë gjurmët e krimit. 

Në këtë grup dredharakësh të rrezikshëm bëjnë pjesë edhe ata ndërtues apo pronarë pallatesh që nuk mundën t’i fshihnin shkatërrimet, pasi shumë të dukshme dhe e pamundur të zhdukeshin më një retushim. Pallatet e tyre, sidomos brenda, ishin bërë fërtele-fërtele. Ose u kishin mbetur në këmbë vetёm kollonat, ose duhet të pastronin muret e krisura pa mundësi riparimi. Ndonjë prej tyre kish nisur të riparonte (rindërtonte) me paratë e veta. I trëmbur prej burgut?

Rrathët vlerësues të shpresës apo të ankthit si edhe përgjumja e ambientit 

M’u desh t’i bredh më këmbë lagjet e Durrësit, për të krijuar një ide sa më të plotë të dëmit të pësuar nga tërmeti. 

Ajo që më ra më shumë në sy ishte se pakkush ose askush ishte duke punuar për riparimet. 

Dikush – sipas dëshmitarëve duhet të kenë qenë specialistë vendas e të huaj – fatin e ndërtesave e kish përcaktuar me vizatimin e ca rrathëve në një vend të dukshëm, zakonisht tek hyrjet e pallateve.

Ata me rrethin e kuq (që duheshin shembur) nuk munda t’i shoh, pavarësisht se thoshin që bëheshin të paktën shtatëmbëdhjetё. Kush e di se ku i ishin fshehur syrit tonë. Ata me rreth të gjelbër (të paprekur prej tërmetit) ishin pothuaj të pagjendshëm ose kishin “harruar” t’ua shënonin statusin. Pjesës më të madhe që munda të vërej i ishin vënë rrathë blu pranë dyerve të poshtme, që do të thoshte se kishin nevojë për riparime, por që nuk ishin në rrezik shembjeje, pra mund edhe të banoheshin.

Çfarë më çuditi më shumë ishte se mjaft pallate të damkosur me rrathë blu m’u dukën të rrezikshëm. Banorët e tyre i kishin përzënë? Apo kishin ikur vetë, pasi nuk ishin në favor të rrethit blu? Sa i saktë është kriteri i zbatuar pёr klasifikimin me ato rrathë?

Pavarsisht prej rrathëve, kur do të fillojnë punimet për riparimet? Kush do të jetë pika e referimit për riparuesit? Pasi shumica e pronarëve të parë, dmth ndërtuesit, apo edhe administratorët e caktuar po prej tyre, kanë çarë ferrën. 

Kulla antike në mëshirën e fatit 

Ndërsa fotografoja kullën e kalasë të shqyer prej tërmetit, i pari shqetësim që më përcëlloi mendimin ish: Si është e mundur që nuk e kanë rrethuar zonën edhe pas kaq ditёsh? Si nuk kanë vënë një roje? Një pjesë e mirë e materialit të rrëzuar kish rënë mbi rrugën e asfaltuar dhe asgjë nuk i pengonte makinat të kalonin mbi rrënojat. Në të gjithë botën e qytetëruar jo vetëm që vendngjarja duhej të ishte izoluar, por do të kish nisur klasifikimi edhe i një cope tulle apo guri, për të filluar restaurimin me vetë materialet e kullës – e vetmja mënyrë e pranueshme për të mos i prishur origjinalitetin. Sa do të rezistojnë ato rrënoja të gjendura përdhe?

“Adriaktik”- kur hoteli përpiqet t’i ngjajë detit të cilit i ka marrë emrin.

Zbrita në Durrës në paraditen e datë 26 dhjetor, prej një trageti të nisur nga Ancona. 

Të gjeja një hotel për të qenë edhe jashtë rrezikut m’u bë e vështirë. 

Je i marrë, më tha dikush. E kush zë hotel tani, të gjithë kanë frikë!

Mosfrekuentimi i hoteleve të mëshiruar nga tërmeti ishte vetëm njëri prej aspekteve të rrënimit ekonomik në vazhdim të Durrësit, kapitulli më i dhimbsur pas humbjes së jetëve. 

 Përzgjedhja ime ra mbi njërin prej tyre vetëm sepse ishte afër shtëpisë që kam në plazh. Quhet “Adriatik Hotel”. Por nuk u pendova aspak. 

Një qetësi e pazakontë ndër koridore më konfirmonte lajmin e anullimit të mjaft prenotimeve për shkak të tërmetit. Unë isha i lodhur dhe vetëm ditën tjetër fillova të mendoj se mund edhe të ndieja ndonjë lëkundje tjetër. Asgjë nuk ndodhi, të paktën nga ato sizma që i përceptojnë shqisat tona. Ta kem patur këmbën kaq të mbarë? 

Për t’u ndodhur mirë në një ambient aq afër shtëpisë më dhanë një dorë edhe personeli i këtij hoteli me një arkitekture si ato që mua më pëlqejnë. Ua kisha vënë re njerëzillëkun në ndërmejtësinë e prenotimit që kur kërkova për herë të parë kontakt virtual me ta. Atje i bashkangjita përshtypjet e para me ato reale dhe i përforcova drejt pozitives. Me një imazh të qetë e jelekët popullorë, në reception të priste buzëqeshja dhe korrektesa e Eneidës dhe Anjezes. Në banak – Sara dhe Erta dhe në sallë Dajana, Envi dhe Arditi me një buzagaz prej zotërinjsh të krijonin një atmosferë “si në shtëpinë tënde”. Kjo përshtypje përforcohej edhe nga pjatat me përmbajtje lokale. Vetëm pak orë para check out-it mund të vihem në kontakt edhe me drejtuesen kryesore të resortit, general manager Nevila Dudaj. Kërkova të di prej saj diçka rreth pasojave të tërmetit në aktivitetin e tyre. Ajo më konfirmoi anullimet menjëherë pas ngjarjes së rëndë kombëtare. Por edhe rifillimin e prenotimeve në ditët që frekuentoja atë hotel. Nuk dëshironte ta thoshte, por unë e mësova nga të tjerë që, pas sizmës së madhe Adriatik Hotel kish strehuar dhe ushqyer 50 nevojtarë, qysh prej 28 nëntorit deri më 25 dhjetor. “Adriatiku” kish asistuar me ushqim pothuaj të përditshëm fillimisht të 240 personat e  strehuar në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit. 80 prej tyre, të mbetur akoma në atë manastir, vazhdojnë të mbahen me ushqim po prej “Adriatikut”. Edhe tavolina e Vitit të Ri atyre iu afrua bujarisht prej këtij rezorti. Asistenca për ta do të vazhdojë deri sa edhe personi i fundit i strehuar atje të ketë gjetur një sistemim tjetër. Të pavarur prej “Adriatikut”, që m’u duk se i ngjante shumë emrit me të cilin e kishin pagëzuar.

Shpend Sollaku Noé,

apartamenti i të cilit ishte shënuar me një rreth blu, por që nuk kish dëmtime serioze, siç i kishin shumë blu të tjera. 

Foto janë të tijat. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Shpend Sollaku Noe'-Durresi pas termetit-Letargji

USHTRI KRENARIE DHE NDERI I KOSOVËS

January 1, 2020 by dgreca

-Presidenti Thaçi priti Vitin e Ri 2020 me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë/

Prishtinë, 1 Janar 2020-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmë e ka pritur Vitin e Ri 2020 me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Presidenti Thaçi me këtë rast uroi të gjithë ushtarët e FSK-së, të cilët ishin në detyrë. 

Kreu i vendit me rastin e ndërrimit të moteve i përgëzoi ata për punën e shkëlqyer që e kanë bërë.

“Jeni krenaria dhe nderi i shtetit të Kosovës, i qytetarëve të Kosovës. Është një e arritur e jashtëzakonshme themelimi i Ushtrisë”, u shpreh presidenti.

Ai më tej tha se si president i vendit, por edhe Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës ndihet shumë krenar kur qytetarët e Kosovës festojnë në Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane, ushtarët e FSK-së janë krye të obligimeve dhe përgjegjësive për ruajtjen e territorit të Kosovës, kufijve të Kosovës, forcimit dhe avancimit të ushtrisë sonë në rrugëtim për NATO.

“Kam besim të fuqishëm se siç jeni institucioni më kredibil i shtetit të Kosovës, në këtë rrugëtim do jenë edhe institucionet tjera”, u shpreh presidenti derisa i uroi ata personalisht, familjet e tyre dhe të gjithë qytetarët e vendit që të realizojnë të gjitha objektivat, dëshirat dhe vullnetet.“Për vitin e ardhshëm besoj fuqishëm se do jetë edhe më i suksesshëm sesa ky vit, e gjithmonë ju do jeni në krye të përgjegjësive dhe obligimeve dhe të jeni të sigurt se do ta keni gjithmonë shtetin afër jush dhe mbështetjen e vazhdueshme që me të vërtetë të jeni ushtri moderne, ushtri e standardeve perëndimore qysh jeni, dhe të jeni në krye të misioneve humanitare, paqësore edhe në Kosovë, edhe në rajon, edhe kudo në botë”, ka theksuar ai.Presidenti Thaçi një falënderim të veçantë u tha atyre për angazhimin jashtëzakonshëm, rekord dhe shumë profesional me rastin e tërmetit në Shqipëri./b.j/

Kryeministri në detyrë Haradinaj: FSK është krenaria e të gjithëve

Prishtinë, 31 dhjetor 2019/

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e vizitave të sotme, në prag të Vitit të Ri e përmbylli me vizitën në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Me këtë rast kryeministri në detyrë Haradinaj u shpreh se qëllimi i shkuarjes në FSK ishte për t’ua shprehur atyre respektin dhe falënderimin që edhe sonte në natën e Vitit të Ri, janë në punë.

“Qëllimi i ardhjes është të ju falënderojmë dhe shprehim respekt për ju dhe gjithë kolegët e juaj që  janë në punë në çdo kohë, por sot veçanërisht  për ata që janë në detyrë e nuk mund të jenë bashkë me familjet e veta dhe t’iu them që krenohemi me ju me ushtrinë tonë. Njëkohësisht si ushtri e jona që jemi ne i shprehim falënderim ushtarëve të NATO-s që shërbejnë në Kosovë, i dërgojmë përshçndetjet më të mira komandantit të KFOR-it këtu, komandantëve të brigadave”, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj.

Ndër tjerash, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se ajo që na bën krenarë është që vërtet FSK-ja e ka besimin e të gjithëve pa dallime por edhe respektin e besimin e aleatëve të ushtrivë të botës, të miqve që kur vijnë tek ne në takime i thonë fjalët më të mëdha për ju.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ushtria

REPORTAZHE FUTURISTIKE TË VITEVE TË LËVIZJES E LUFTËS PËR LIRI E PAVARËSI TË KOSOVËS….

December 31, 2019 by dgreca

Kosova, ëndrra dhe fantastikja e fundviteve 1995…1997… Reportazhet e ardhmërisë: Një ditë e një viti që vjen, Kufiri i ëndërres/

 Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 31 Dhjetor 2019/ Në Vitin e Ri 2020 bëhet çerek shekulli prej kur në fundvitin 1995 kam shkruar reportazhin futuristik “Një ditë e një viti që vjen”, ku personazhi ishte gazetari i Agjencisë Shqiptare të Lajmeve, i ardhur nga Tirana në Kosovën e lirë. Është një nga reportazhet futuristike që i shkruaja çdo fundit, një nga shumë shkrimet që meqë nuk mund të lidhesha me Tiranën  drejtpërdrejtë nga Prishtina i dërgoja me telefax në Zvicer, Gjermani, Turqi, Maqedoni, madje edhe në Australi, që t’i përcjellin.

“JU LUTEM ËPRCILLNE NË TIRANË 34230”, kam shkruar me dorë në faqen e tretë, në fund të reportazhit, të shkruar brenda një dite  të para 24 viteve për të tretën herë – së fundi në kompjuter për ta nisur me telefax, po që nuk arrita të lidhem drejpërdrejtë,  pasi nuk kisha arritur të lidhem as me telex, ku e kisha shkruar së dyti në një shirit të gjatë të shifruar, e pasi së pari e kisha shkruar me një makinë të vjetër shkrimi…

Për të katërtën herë e radhita-përshkrujta tani në llaptop nga dokumenti, që ka shpëtuar bashkë me ato pak gjëra që kisha arritur t’i fsheh brenda murit të banesës në Prishtinë  të uzurpuar nga forcat serbe pas dëbimit në Marsin 1999.

E përshkruajta krejt si është në dokument, me mbititull e titull. Në gjuhën që kam përdorur aty Telekomit i thoja Telekombi me idene e një telefonije-poste kombëtare.

Ky ishte reportazhi i parë futuristik që kam shkruar.

Ndërsa, reportazhi i dytë futuristik ishte “Udhëtimi për në Prizren…”, botuar në Prishtinë e Tiranë në 31 Dhjetor 1996 në gazetat “Bujku” e Rilindja. Nuk arrita ta kam në këtë fundvit që ta risjellë. Në kërkimet në internet-“google” në listën e shkrimeve të mia në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetura” gjejë titullin e në “Paraqitje e detajuar e regjistrimeve të gjetura” është shkruar:

“1TitulliUdhëtimi për në Prizren :ReportazhAutorëtBehlul JashariBotuar1996NëRilindja. – Nr. 1093, 31 dhjetor, 1996, f. 18”

Atehërë në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar e ndaluar në Kosovë, botohej në Tiranë gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, numri i parë i së cilës ka dalë në Prizren në 12 Shkurt 1945 dhe në 2020-tën shënon 75 vjetorin. Edhe me ribotime të shkrimeve shënojmë këtë jubile të fillimit të daljes së gazetës historike Rilindja.

            “Kufiri i ëndrrës” ishte reportazhi i tretë futuristik që kam shkruar para 22  viteve, në fundvitin 1997, botuar në 3 Janar 1998 në Prishtinë në gazetën e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, e që sfidonte ndalimin e mbylljen e dhunëshme nga Serbia okupatore të gazetës së vetme shqiptare në Kosovë në atë kohë Rilindja. Në atë reportazh në kohë të rënda okupimi paralajmëroja “festimin gjithëkombëtar të pritjes së vitit jubilar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kuvendit historik për kufijtë e atdheut”.

Shumë nga ato që shkruaja në reportazhet futuristike atëherë e që dukeshin si ëndërra,  që ishin ngjarje të fantazuara-parashikuara, tashmë janë realizuar në Kosovën e lirë nga Qershori 1999 dhe të pavarur nga 17 Shkurti 2008.

Kur shkruaja reportazhet futuristike ishte koha kur mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e titulloja reportazhin që u botua në 19 Mars 1996, dhe kur “Sa afër e sa larg Shqipëria”  shprehesha në titullin e shkrimit botuar në 11 Gusht po atë vit.

Të gjitha këto shkrime i botoja edhe në Kosovë edhe në Shqipëri,  duke thyer kufirin e hekurt me shkrimet shqip, dhe tituj të tyre gjejë edhe sot në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetur” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Jashari,+Behlul&LIMIT=0

Reportazhet futuristike të fundviteve 1995 e 1997 janë këto:

SHKRUAR NË FUNDVITIN 1995:

 

KOSOVË: REPORTAZHI I ARDHMËRISË

Një ditë e një viti që vjen

PRISHTINË, 27 dhjetor /ATSH-Behlul Jashari/-Cingërron telefoni, ku ta dish për të satën herë, dhe e zgjon. “Mirëmëngjes, keni porositur zgjimin”, i thotë një zë plot gjallëri nga Telekombi i Prishtinës, pasi kishte ngritur përgjumshëm receptorin. Kishte fjetur vonë. Nuk ishte ëndërr: mbrëmë kishte parë në Teatrin e Operës e Baletit të kryeqytetit të Republikës së Kosovës “Valsin e pranverës”, pastaj me kolegët gazetarë të “Rilindjes” kishte ndejur e ngritur ndonjë gotë në restorantin “Kulla” në teracën mbi katin e gjashtëmbëdhjetë të Pallatit të Shtypit. Pastaj në dhomën e hotelit “Bozhuret” kishte shfletuar e lexuar botimin e mbrëmjes të gazetës “B” (‘Bujkut” të dikurshëm) derisa e kishte zënë gjumi. Ishte gazetar nga Tirana dhe kishte ardhë të raportojë për një kohë nga Prishtina.

Hapi televizorin. I pëlqente shumë të shikojë programin e Televizionit Shqiptar të Prishtinës që në atë orë jepte këngë dhevalle të ansamblit folklorik “Rugova”, po edhe priste padurim të shoh Teletekstin në Televizionin Shqiptar të Tiranës, ku me siguri do të emetohej lajmi i tij i parë që kishte dërguar nga Kosova nga zyrat e Agjencisë Shqiptare të lajmeve. Tek ekërkonte nëpër frekuenca kanalin e teletekstit iu kujtuan lajmet e një kohe të kaluar nga Kosova për pengesat serbe që i bëheshin depërtimit në Kosovë të sinjaleve te Radiotelevizionit Shqiptar…Nuk vonoi dhe në ekran u shfaq edhe lajmi i tij: “Në Kosovë filluan solemnisht punimet për ndërtimin e autostradës Lezhë-Prizren-Prishtinë, në shtegun e rrugës së vjetër viaignatia Lis-Dardani…”

Këtë lajm, që një ditë më parë e kishin dhënë të përsëritur disa herë radio dhe televizioni, po e përsëriste atë mëngjes edhe Televizioni Shqiptar i Shkupit, duke e plotësuar informacionin me mundësitë e lidhjes me autostradën Durrës-Shkup-Sofje-Stamboll.

Informacione të gjera për fillimin solemn të autostradës, në praninë e udhëheqësve më të lartë shtetërorë nga Tirana ePrishtina, atë ditë botonin edhe gazetat. Sapo kishte dalur nga hoteli ishte ndalur në sheshin “2 Korriku” para shtandit të gazetave, që ishte shumë i gjerë dhe me shumë gazeta e revista të Prishtinës, Tiranës, Shkupit, po edhe me gazetat erevistat kryesore të shumë vendeve të botës.

Së pari mori “Rilindjen”, botimin në Prishtinë, pastaj “Rilindjen Demokratike”, “Albaninë”, “Lajmin e Ditës” dhe ca gazeta të tjera të Tiranës, siç i merrte edhe në Tiranë, si edhe “Flakën” e Shkupit.

U kthye në teracën e hotelit, porositi kafe e konjak “Skenderbeg” të Korçës dhe filloi të shfletojë shtypin e ditës…

Nuk arriti t’i shfletojë të gjitha. Më shumë u ndal në gazetën “Flaka” që botonte lajmin ekskluziv “Shkupi heq regjimin epasaportave për shtetasit e Kosovës”. E ngriti me fund gotën dhe niset për ta dhënë këtë lajm sa më shpejt. Derisa po mendonte se do të jetë ky lajmi më i mirë që do të hyjë edhe në “pasqyrën e shtypit shqiptar”, tek ecte si në vrap e ndaloi polici dhe e qortoi vëllazërisht pse e kishte kaluar keq rrugën e automjeteve. Ballafaqimi me policion përsëri ia kujtoi pamjet e lajmet e kohëve të shkuara nga Kosova për policët serbë me pancirë që terrorizonin shqiptarët. Po, ishte tash një imazh krejt tjetër. Polici që mbante me kreni emblemen e Ministrisë së Brendshme të Kosovës, pasi kuptoi se kend e kishte ndaluar dhe pse i ngutej, e pyeti në ka nevojë ta ndalë ndonjë automobil për ta dërguar më shpejt në zyrë…

Me të parën e mori në telefon Tiranën dhe e diktoi lajmin. Në atë orë iu kujtua se vetëm në vitin 1995 ishin bërë të mundshme, për herë të parë, lidhjet e drejtpërdrejta telefonike nga Prishtina në Tiranë. Ai telexi i vjetër, po aq i mirë, qe një kohë të gjatë ishte lidhje e vetme, edhe pse shumë e vështirë, prej nga dërgoheshin lajmet nga Kosova, i ngjante në atë moment më shumë në një rearitet muzeal.

Pasi mbaroi me lajmin që i erdhi si befasisht, nisi të mendojë për punët që i kishte paraparë: një rportazh për Prishtinën, pritjen në Ministrinë e Informatave të Republikës së Kosovës, pyetjet për intervistën me presidentin e Republikës së Kosovës…

E para ishte reportazhi, dhe një sheti nëpër Prishtinë ishte e domosdoshme. Kishin ardhë ta shoqërorin edhe kolegët nga ky qytet, dhe bashkë me ta së pari u nis të vizitojë Muzeun më të ri të kryeqytetit, ku më parë ishte selia e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, mandej e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe e Presidencës së Republikës së Kosovës, ku zhvilloheshin gjithë ato veprimtari kombëtare e atdhetare…Kishte parafytyrimin e asaj shtëpie të vogël-muze, ku janë bërë aq shumë punë të mëdha.

Rrugës i ranë në sy mbishkrimet, të vëna aq bukur e aq me përkushtim, shqip. Po, në ndonjë dyqan, a ndonjë vend tjetër, pa edhe mbishkrime në gjuhën serbe. Në Kosovë të gjithë i kanë të garantuara të gjitha të drejtat, askush nuk trajtohet si minoritet, se askujt nuk ia dëshirojmë këtë ndjenjë e këtë trajtim ne shqiptarët, që aq shumë kemi hequr e jemi diskriminuar nën etiketën e minoritetit që na e kishin vënë, edhe pse, si edhe sot, përbënim mbi nëntëdhjetë përqind të popullsisë dhe ishim autoktonë në trojet tona etnike, prandaj secili flet dhe shkruan në gjuhën e vet pa asnjë pengesë, i shpjeguan kolegët. I sugjeruan ta lexojë Kushtetutën e Kosovës.

Duke u larguar nga Muzeu ktheu aty afër në zyrat e Stadiumit të Qytetit për të marrë buletën për ndeshjen e futbollit midis ekipit kombëtar të Kosovës dhe atij të Gjermanisë, që do të luhet të nesërmen.

Tek shkonte në kuartin e ambasadave të takohet me personalin e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë, e pastaj në Pallatin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, që kishte paralajmëruar një mbledhje të rëndësishme pas tre ditësh, i bënë përshtypje të veçantë kupollat e dritshme të Bibliotekës Kombëtare në Kompleksin Universitar, ndërtesa e renovuare Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Përmendorja e martirëve të lirisë e demokracisë dhe Memoriali i Skenderbeut, në qendër të qytetit të Prishtinës si në sheshin e gjerë të Tiranës.

Për një çast u ndal para reklamave të kinemave dhe kur pa repertuarin fare nuk u hamend që atë mbrëmje ta shohë filmin për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, të xhiruar nga “Kosovafilmi”, me aktorë nga të gjitha hapësirat shqiptare.

Nga Pallati i Parlamentit dhe i Qeverisë doli edhe me lajmin se në minierën e “Trepçës” në Stantërg fillon eksploatimi i xehes edhe në horizontin e dymbëdhjetë dhe me paralajmërimin e projektit se Elektroekonomia e Kosovës do të ndërtojë termocentrale të reja në malin e Qyqavicës e jo në tokat e bukës siç ishin ndërtuar ato më parë.

Me parafytyrimin e thellësive me ar e të lartësive më dritë dhe të fushave det me kallinj buke shkonte të shkruajë për Kosovën, po, edhe këto, edhe jeta e njerëzit ishin Shqipëria, që do të bëhet…

Gëzuar viti që vjen dhe ajo ditë që do të vijë! Ishte ky urimi shqiptar i përsëritur nëpër vite e shekuj, që po dëgjohej edhe në atë mbrëmje gëzimi bashkë me cakërrimën e gotave në lartësinë e ‘Kullës”…

***

SHKRUAR NË FUNDVITIN 1997:

KUFIRI I ËNDRRËS

(Reportazhi i Ardhmërisë – III)

Behlul JASHARI

Një qiell i akullt hënor po mbushej me dritën e mëngjesit mbi Dukagjin. Ishte imazhi që po i fanitej prej dritares së trenit, që me rrugën nga Janina e kishte kaluar edhe natën. Vajza nga Lurasi, që po mbaronte studimet në Gjirokastër, për herë të parë po udhëtonte në veri të atdheut, në kërkimet, për punim diplome, të kufijve të botës shqiptare nëpër shekuj. Nëpër pjesën e hekurudhës së sapondërtuar po hynte në Gjakovë.

“Sapo e paskam kaluar kufirin e hekurt që ishte dikur midis Shqipërisë dhe Kosovës”, ishte mendimi i parë që i erdhi pas zgjimit nga dremitja në ulësen e kupesë. “Ishte si fundi i botës, kufiri fatkeq që i ndante shqiptarët…”

Tek po përpiqej ta maste me sy madhësinë e qytetit ku po ndalonte treni, më shumë e pëlqente një krahasim të përsëritur shumë vjet: “Kosova brenda vitit shtohet për një qytet, lind fëmijë aq sa ka banorë Gjakova”.

Zbriti vetëm për pak  sa t’i shkelin këmbët në tokën e Kosovës, që nga Çamëria e parafytyronte si një takim me legjendën… “Rekord i arit në Trepçë”, ishte titulli me shkronja të mëdha në ballë të faqes së parë të botimit të mëngjesit të njërës nga gazetat që i mori t’i lexojë në vazhdimin e rrugës për në Prishtinë, ku kishte paralajmëruar arritjen për atë ditë…

Nga qendra hekurudhore në Fushë-Kosovë nëpër metronë që çon në Prishtinë arriti në Qytetin Studenti. E gjeti lehtë Zyrën e Shërbimeve Studentore, që i kishin thënë se ndodhet pranë Fakultetit Filozofik, para të cilit nga larg shihet një përmendore e lartë e Naimit.

“O, po, ju kemi pritur, e kemi marrë telegramin tuaj, ku keni paralajmëruar një qëndrim studimor. Ju kemi siguruar vend në konviktin e studentëve nr. 9”, i tha plot përzemërsi sekretarja e Zyrës Studentore.

Zyra, që e priste plot mirëpritje, po i bënte një përshtypje të veçantë me fotografitë e pikturat e varura nëpër mure, si në një ekspozitë.

“Është një pjesë e historisë”, i tha nikoqirja, duke i treguar në veçanti pamjet nga demonstratat studentore të viteve 1968, ‘81…  ’97…

Pikturën, që ishte aty e kishte parë origjinalin në Galerinë Kombëtare në Tiranë. Është “Molla e Kuqe”, një shenjë e paharrueshme e gjeografisë e historisë shqiptare.

“A do të hyjë edhe Molla e Kuqe në punimin tënd të diplomës, ajo ishte shenjë e kufirit me serbët?” – pyeti nikoqirja.

“Pikërisht edhe për Mollën e Kuqe jam nisur këndej”, tha studentja që kishte marrë udhën e largët, deri te “kufiri i ëndrrës”. Shprehja “Kufiri i ëndrrës” i erdhi nga titulli i një libri me motive të dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vitet 1877-78…

Gjumi e kishte zënë derisa po shfletonte një atlas të gjeografisë shqiptare, dhe ishte zgjuar herët për të shkuar në Bibliotekën Kombëtare e Universitare. Rrugës u ndal në një klub studentësh, që me kafenë e mëngjesit të shfletojë gazetat e ditës. Më shumë u ndal në shkrimet që lidheshin me interesimet e saj. Gazeta “Rilindja” paralajmëronte se “së shpejti do të fillojnë bisedime shqiptaro-serbe për rirregullimin e kufirit”, ndërsa gazeta “Bota shqiptare” shkruante se “rritet përditë e më shumë numri i shqiptarëve në Turqi që kërkojnë të kthehen në tokat prej nga janë shpërngulur të parët e tyre”…

Gjithçka kërkoi në Bibliotekë ia sollën nga arkivat në tavolinë. Kishte kaluar shumë orë shfletimi e kërkimi të përgjigjes në pyetjen se kah do të ketë qenë vija e kufirit të natyrshëm shqiptar në veri para vitit 1877, para dëbimeve masive të mbi një milon a më shumë shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit?

Kronikat thoshin: “Elementi shqiptar më së shumti jetonte në Qarkun e Toplicës. Toplica shtrihej në mes të Jastrebovcit të Vogël, në veri të Kopaonikut, në perëndim të Sikobicës, maleve të Arbanasit, i afrohej Moravës Jugore”… Kronikat përmendnin Jabllanicën, Qarkun e Toplicës e të Nishit, të Pirotit… “Elementi shqiptar shtrihej edhe përtej Sanxhakut të Nishit”, thoshin disa kronika, e disa të tjera se “kalonte edhe  lumin Moravë”…

Gjithë ato vende që përmendnin kronikat i kishte vijëzuar në një hartë, dhe po kërkonte vendin për të vënë shenjën e Mollës së Kuqe.

Si nga një shetitje në histori po dilte nga Biblioteka, ku do të kthente edhe disa herë ditëve të ardhme. Kishin mbetur edhe vetëm pak minuta deri në orën e takimit me shoqen e shokët që sapo i kishte njohur në Prishtinë.

E pritnin në kafiterinë “Orëjeta”, ballë hotelit “Evropa”, prej nga do të shkonin në Teatrin e Operës e Baletit, për të parë një shfaqje të trupës së artistëve nga Shkodra…

Qielli i akullt sikur po shkrihej bardh në errësirën mbi dritat e neonit shesheve e rrugëve të qytetit. Po reshte një borë e butë. Mbi bredhin e madh plot ditëza në rrugën “Nëna Tereze” nga bora që e kishte mbuluar nuk mund të shiheshin më të gjithë numrat e fundit të urimit. Mund të lexohej vetëm: Gëzuar Vitin e Ri dymijë e…”

Mbishkrimi mbi bredh ia përkujtoi të shkojë në telekom t’ia urojë në telefon Krishtlindjet familjes në Luras, dhe t’u paralajmërojë mikpritësve në Prizren shkuarjen në festimin gjithëkombëtar të pritjes së vitit jubilar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kuvendit historik për kufijtë e atdheut. Sa shumë vjet kishin kaluar…

(Botuar në Gazeta “Bujku” Prishtinë – e shtunë, 3 Janar 1998, faqe 6)3 Attachments

Filed Under: Opinion Tagged With: Behlul Jashari-Reportazhi-Lufta per liri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 349
  • 350
  • 351
  • 352
  • 353
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT