- Burg per shtbleresit e Votes- Presidenti Nishani dekreton ministrat e rinj/

1- Mbrojtja e votës, shitblerja do të dënohet 1-5 vjet burg/
Sot, 22 Maj 2017, pak caste para nisjes së seancës parlamentare, Komisioni i reformës zgjedhore ka miratuar ndryshimet në propozimin për ruajtjen e votës.
Nga një deri në shtatë vite burg të propozuara nga opozita për rastet e shitblerjes së votës propozohet masa e dënimit një deri në pesë vite burg.
Financimi i partive politike nuk preket. Një tjetër pikë është edhe shpërndarja e materialeve propagandistike, të cilat do të jenë jo më larg se 5 metra nga zyra elektorale.
2- KQZ, Klement Zguri: Kreu i Ri i KQZ me Vota unanime
Klement Zguri, i cili pritet të votohet si kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha shkurtimisht për mediat se votimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve ishte marrë në mënyrë unanime. Zguri pritet të miratohet po me mazhorancë edhe më Parlament.
Zguri: Deri tani kjo procedurë është zhvilluar. Kanë kaluar dy kandidatura për në Komisionin e Ligjeve dhe presim seancën.
-Ishte një vendim unanim?
Zguri: Unanim! Aty ishte diçka shumë mirëkuptuese. U mbështet kandidatura në fjalë dhe do të kemi një votim formal. Për mua ky rast sigurisht që është sfidë, vlerësim dhe kënaqësi. Kam 20 vjet që aderoj në KQZ. Besoj jam i vetmi me këtë eksperiencë. Është ekipi ai që ia del. Patjetër që kërkojmë mbështetjen e të gjithë faktorëve të tjerë, të partive politike, të medias.
-Do ta vështirojë punën tuaj fakti që nuk keni shumicën në Komision?
Zguri: Të mos bëhemi pesimist. Shpresoj që e gjitha trupa të gjejë arsyen që vendimet t’i marrin në zbatim të ligjit.
3- Presidenti Nishani dekreton ministrat e rinj
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar paraditen e të hënës emrat e ministrave të rinj të qeverisë, një ditë pasi iu dërguan nga kryeministri Edi Rama.
Kështu me dekret të kreut të shtetit, është liruar nga detyra Niko Peleshi dhe ne vend të tij në postin e zv. kryeministrit, është emëruar Ledina Mandia.
Për postin e ministrit të Brendshëm, largohet Fatmir Xhafaj dhe dekretohet Dritan Demiraj.
Ministre e Financave, Helga Vukaj, zë postin e lënë nga Arben Ahmetaj. Ndërsa Petrit Vasili zëvendësohet nga Gazmend Bardhi.
Ministër i Arsimit dhe Sportit dekretohet Mirela Karabino, e cila zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën.
Arben Beqiri do të zërë vendin e Ogerta Manastirliut në krye të Shëndetësisë dhe Olta Xhaçka do të zëvendësohet nga Xhuljeta Kërtusha në postin e ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Basha mbledh grupin parlamentar: Ja pikat kyçe të marrëveshjes
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar, ku bëri një përmbledhje të rezultatit të marrëveshjes politike të 18 majit.
Duke folur për ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal, në ligjin e medias dhe në ligjin e financimit të partive, Basha u ndal në pikat kryesore që kanë të bëjnë me garantimin e votës së lirë.
Sipas një njoftimi për shtyp të selisë blu, Basha sqaroi se, shit-blerja e votës do të dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg.
Gjithashtu, nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba, por vëtm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. “Kjo vepër penale, do të jetë e paamnistueshme”, thotë njoftimi.
Ndërkohë, do të dënohet nga 1 deri në 7 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identitetit. “Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike do jetë veper penale dhe të dënohet deri në 5 vjet burgim”, sqaron PD.
Edhe përdorimi i mjeteve publike, veprimtarisë shtetërore apo i burimeve financiare e njerëzore për zgjedhje do dënohet vetëm më burgim, nga 1 deri në 4 vjet.
Gjithashtu, parashikohet ashpërsim i dënimeve për të gjitha veprat e tjera penale në fushën e zgjedhjeve, duke i parashikuar të gjitha si krime.
Ndërkohë, do të forcohen rregullat për të mbikëqyrur financimin e partive dhe ndalimin e financimeve të paligjshme.
“Të gjitha këto masa dhe ndërhyrje bëhen për të garantuar qytetarët shqiptarë nga presionet dhe shit-blerja e votës dhe garë të ndershme për partitë politike në fushatën zgjedhore”, vijon njoftimi
Konferenca e Kryetarëve është mbledhur për të vendosur për rendin e ditës së seancës së jashtëzakonshme plenare, ku do të votohen 6 ministrat e rinj teknikë të propozuar nga opozita, kryetari dhe anëtari i ri i KQZ-së, përkatësisht Klement Zguri dhe Denar Biba si dhe Avokati i Popullit, si dhe komisionet e Vettingut. Konferenca është mbledhur rreth orës 18:30 minuta, megjithëse Kuvendi ishte njoftuar se do të mblidhej në orën 18:00.
Parlamenti voton sot ministrat teknikë dhe komisionet e Vettingut
Parlamenti mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar emrat e zv/kryeministres dhe 6 ministrave teknikë të dakordësuar nga Rama-Basha si dhe emrin e kryetarit të ri të KQZ-së.
Kryeministri Rama dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha u takuan mbrëmë në mjediset e Pallatit të Kongreseve për të dakordësuar emrat e ministrave teknikë por dhe të zv/kryeministres.
Seanca e jashtëzakonshme është parashikuar të mbahet në orën 18:00.
Emrat u propozuan nga Partia Demokratike u miratuan nga kryeministri Rama dhe u dërguan për tu dekretuar tek Presidenti. Sot Kuvendi do të votojë dekretin e presidentit Nishani.
Zv/ kryeministri dhe Ministrat qe ikin dhe vijne
Zv/kryeministre
Ikën Niko Peleshi emërohet Ledina Mandia
Ministër i Brendshëm
Ikën Fatmir Xhafaj emërohet Dritan Demiraj
Ministër i Financave
Ikën Arben Ahmetaj, emërohet Helga Vukaj
Ministër i Drejtësisë
Ikën Petrit Vasili emërohet Gazmend Bardhi
Ministre e Arsimit
Ikën Lindita Nikolla, emërohet Mirela Karabino
Ministër i Shëndetësisë
Ikën Ilir Beqaj emërohet Arben Beqiraj
Ministre e Mirëqenies Sociale
Ikën Blendi Klosi emërohet Xhulieta Kërtusha
Miratohen anetaret e 3 komisioneve “ad hoc” të vettingut
Seanca e sotme ka si rend diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të marrëveshjes politike të datës 18 maj 2017, mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
– Shkarkimi i ministrave aktual dhe miratimi në vend te tyre i ministrave teknikë të propozuar nga Partia Demokratike
-Emërimi i kryetarit të ri të KQZ-së të propozuar nga PD dhe një anëtari të KQZ-së.
– Do të miratohet edhe një paketë ligjore në funksion të reformës zgjedhore.
-Ndyshime do të ketë në Kodin Penal, ku do ashpërsohen nenet për krimin zgjedhor, gjithashtu do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me financimet dhe reklamat në fushatë.
-Parlamenti në seancën e jashtëzakonshme do të miratojë dhe anëtarët e pakicës pakicës parlamentare në 3 komisionet “ad hoc” të vettingut.
KUSH JANE MINISTRAT E RINJ
Ledina Mandia, ish-avokate e Shtetit do të votohet sot në vend të zv.kryeministrit Niko Peleshi, si zëvendësja e Ramës, deri më 25 qershor.Mandia ka kryer deyrën e Avokates së Shtetit në kohën e qeverisë “Berisha”, ndërsa aktualisht është këshilltare e Presidentit.
Për postin e ministrit të Brendshëm, në vend të Fatmir Xhafës, do të votohet ministri teknik Dritan Demiraj, gjeneral, ish-komandant i trupave speciale dhe ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit. Nga 2014 jeton ne SHBA.
Në krye të ministrisë së Financave për muajin në vijim do të jetë Helga Vukaj, aktualisht drejtoreshë e përgjithshme në KLSH dhe ish-zv/drejtoreshe e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në kohën e qeverisë së djathtë.
Një nga emrat e njohur të qeverisë së re do të jetë ai i ministrit të Drejtësisë. Në këtë post do të votohet këshilltari ligjor i Partisë Demokratike.
Gazmend Bardhi, duke zënë vendin e Petrit Vasilit, aktuakisht kryetar i LSI.
Ministre e Arsimit dhe Sportit, në vend të Lindita Nikollës, do të jetë Mirela Karabino, pedagoge në fakultetin e Shkencave Sociale, një nga personat që ka shprehur problemtika të ndryshme gjatë protestës 3-mujore në çadër.
Në krye të dikasterit të Shëndetësisë do të jetë kirurgu, pedagogu dhe ish-zv/rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë Arben Beqiri, duke zënë vendin e Ogerta Manastirliut.
Ndërkaq ministren e mirëqenies Sociale Olta Xhaçka do ta pasojë ministrja teknike e PD-së Xhuljeta Kërtusha me profesion inxhiniere, aktualisht menexhare e “Statkraft” dhe më herët drejtoreshë e CEZ.
Po ashtu, Partia Demokratike ka propozuar Klement Zgurin për postin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej shumë vitesh anëtar i këtij institucioni, ndërsa avokaten Erinda Ballanca për kreun e Avokatit të Popullit.
Emrat janë publikuar pas takimit që Rama zhvilloi me kryetarin e partisë Demokratike Lulzim Basha në ambientet e Pallatit të Kongreseve pasditen e 21 majit 2017.
Emrat e ministrave të rinj:
Zv/kryeministre Ledina Mandia.
Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj
Ministër i Financave, Helga Vukaj
Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi
Ministre e Arsimit, Mirela Karabino
Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj
Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha (marre nga media)




Nga Enver Bytyçi/Dy liderët kryesorë të politikës shqiptare, zoti Basha dhe zoti Rama, pas një maratone bisedimesh e negociatash arritën marrëveshjen McAlister plus, duke surprizuar opinionin publik dhe duke ngjallur gjithashtu reagime të shumta në grupet në grupet e interesit të analistëve dhe opinionistëve shqiptarë. Opozita do të ketë jo më 4 ministra sipas McAlister, apo 4 zevendës ministra të ofruar pak ditë më parë nga kryeministri, por plot 6 ministra, afërsisht gjysmën e qeverisë. Madje në to bëjnë pjesë ministritë më të rëndësishme, që mund të (keq)përdoren në fushatën elektorale, rendi, arsimi, shëndetësia, drejtësia, ajo e çeshtjeve sociale si dhe financat. Rendi dhe financat janë dy ministri, të cilat si rregull i përgjithshëm partia mazhoritare nuk i lëshon në duart e ndonjë aelati ose kundërshtari politik. Janë dhe gjashtë agjenci të ndryshme, të cilat i jepen opozitës, agjenci të cilat jo vetëm kanë numër shumë të madh punonjësisht, por edhe ruajnë mundësinë për të ndërhyrë në fushatën elektorale. Kjo marrëveshje ngjan me njw koalicion parazgjedhor. Por kryeministri mbeti po ai, (kreu i trafikut të drogës dhe krimit, siç e quante opozita), pra Edi Rama. Ka mjaftuar ky ngërç që militantët të shfaqen të zhgënjyer dhe jo pa të drejtë, nëse kemi parasysh se kërkesa bazë e Çadrës së Lirisë dhe protestave të fuqishme ishte koka e kryeministrit dhe jo ajo e Niko Peleshit. Ndërsa mjeshtrit analistë të grupimeve antiPS e antiPD po e përdorin këtë me mjeshtri si ngërçin e marrëveshjes, me qëllim thellimin e zhgënjimit në radhët e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike. Në dilemë janë vënë dhe aleatët e zotit Basha, të cilët duhet thënë se këto 90 ditë ishin mbështetje dhe frymëzim i aksionit të tij politik. Ata duket se janë në ankth, nëse kjo marrëveshje do t’i lerë ata në hije apo do t’i mbrojë nga superfuqia që marrin dy më të mëdhenjtë e spektrit politik shqiptar! Eshtë detyrë e zotit Basha ta zgjidhë këtë dilemë. Ndërsa dilema Rama, si kërkesë për dorëheqjen e tij, ishte deri diku e njohur. Edhe vetë aleatët e Bashës (Dashamir Shehi), e kanë përsëritur disa herë se dorëheqja e kryeministrit ishte një kërkesë e “papranueshme”, sepse do të lexohej si dorëzim i pushtetit në tavolinë. Por Rama si “bashkëpunëtor në krim, në trafiqe, në kanabizimin e Shqipërisë” është dhe mbetet një problem moral i marrëveshjes së nënshkruar dhe i zotit Basha. Llogarinë me këtë problem do të duhet ta zgjidhin zgjedhësit. Zoti Basha në fushatë elektorale do të duhet ta bindë elektoratin shqiptarë, që ai ta ndajë republikën e vjetër të krimit nga një rend i ri, të cilin ai do të duhet ta vizatojë në letër dhe ta argumentojë në ballafaqimin elektoral. Ndërkaq grupet e interesit politik të analistëve do të vazhdojnë gjatë gjithë kohës të anatemojnë jo vetëm marrëveshjen, por edhe ta fundosin atë, sepse pas saj ata shohin e përpiqen të zbulojnë konspiracione të shumta, ndër më kryesorin atë të “krijimit të një aleance PD-PS kundër partive të vogla, sidomos kundër LSI-së”. Ky “komplot” antiLSI është tema më e përhapur e diskutimit. Në të vërtetë gjithkush do të mendonte kësisoj, po të mos kishim parasysh faktin se data 25 qershor do të vendosë edhe për koalicionet. Nëse shqiptarët votojnë Republikën e Re, për të cilën duhet të luftojë Basha dhe aleatët e tij qëndrestarë, atëherë e majta kalon në opozitë. Por nëse shqiptarët votojnë një Republikë hibride, atëherë për mua zgjidhja do të ishte krijimi i një koalicioni të madh, si e vetmja mënyrë për ta dërguar Shqipërinë në dyert e BE-së. Me një koalicion të tillë PD-PS nuk do të vijonin dilemat e reformave dhe njëkohësisht do të përfitonim zbutjen e konfliktit politik në Shqipëri, i vetmi konflikt që pengon zhvillimin, prosperitetin dhe integrimin e vendit në BE. Do të ishte gjithashtu e mundur që PD, me figura të reja të pakompremmentuara, të ndikonte sado pak në përmirësimin e sjelljes në qeverisje edhe të grupit të PS-së. Nga ana tjetër, LSI do të duhej të reformohej në opozitë, sepse vetëm opozita jep shanse që partitë të nxjerrin mësime për qeverisjen e ardhshme. Në këto kushte dilemma Rama në këtë marrëveshje më shumë po fryhet e do të fryhet, sesa dëshmon një realitet. Ndërsa dilema kohë (25 qershor) është vërtet një dilemë e justifikuar. Eshtë e qartë se 16 korriku është një datë më problematike se 25 korriku për zgjedhjet parlamentare. Por 9 shtatori do të ishte data ideale e votimeve. Në mungesë të konsensusit, unë do të isha më mirë për datën 25 qershor sesa 16 korrikun, pasiqë asnjë shqiptar nuk do linte pushimet për të shkuar në kutitë e votimit dhe pjesmarrja në votime është e mbetet një tregues shumë i rëndësishëm për demokracinë elektorale. Megjithatë është pak e dyshimtë nëse kjo qeveri me ministra teknikë do të mund të jetë aq e aftë sa në një muaj kohë të përmbysë një situatë të mbjellë me dyshim e mosbesim në disa palë zgjedhjesh. Dhe së fundi, dilema e tretë është hartimi i kodit të ri zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese, nëse do të jenë të nevojshme. Partnerët e Bashës do të duhej të përfitonin nga kodi i ri. Zgjedhjet me modelin mazhoritar e pa lista do të duhej të riktheheshin, sepse ato janë dhe mbeten testi i demokracisë së drejtpërdrejtë. Aleatët mund të kenë zona të lira. Shqipëria ka nevojë për këtë lloj demokracie dhe jo për demokracinë e deleguar. Po kështu ndryshimet kushtetuese do të ishin të vlefshme, sidomos sa i përket zgjedhjes së presidentit nga populli. Natyrshëm do të duheshin ndryshime kushtetuese, krahas ndryshimeve në kodin zgjedhor, në kodin penal e të proçedurës penale dhe në këtë aspekt ndalimi i çdo lehtësie amnistuese për ata që shkelin ligjin elektoral mbetet domozdoshmëri, nëse kemi parasysh përvpjën e viteve të fundit.