• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

POLITIKA MES KAUZAVE DHE KRIMIT!

February 1, 2017 by dgreca

(Qasje dhe apel) /1-albina-dedaNga Dr.Albina Deda/Deputete e PD/

 Ajo që po ndodh në politikën mazhoritare qeveritare është e paprecedent për një shtet që pretendon alfën e demokracisë. Ujqër të uritur, të çartur prej babëzisë e të dezorientuar nga afrimi i gjykimit të drejtësisë po përleshen pa skrupuj. Natyrisht ky stan këtë bulmet do prodhonte. Dhe prisni se ky është fillimi i fundit të serialit kriminal kanabist. Kërma çdo ditë shton kundërmimin deri sa të arrijë kuturbimin. Paradokset kanë marrë qytetari! Ata që njihen si shitblerës votash flasin me zhargon perëndimor për ndershmëri politike! Ata që janë produkt bandash vrastare e kriminelët me damkë në Europë i sollën në zyrat kryesore të pushtetit e deri sa uzurpuan karriket e shumta të parlamentit sot paciptësisht flasin për dekriminalizim!! Në pamje të parë duket se kjo tablo kriminale mbyll përfundimisht dyert e shpresës në këtë vend. Duket se askush nuk ka motiv më të besojë Opozitën…!

Unë pa asnjë mëshim politik ju përgjigjem skeptikëve dashamirë dhe atyre që e dinë por nuk duan ta dinë rolin primar të opozitës të drejtuar nga PD dhe zoti Basha. Pa dorëza dua të ballafaqoj argumentet e mija të ftohta me një tufë kritizerësh në opozitë, çuditërisht bash ata prej të cilëve jemi në opozitë!

Nëse kjo mazhorancë sot përjeton superkrizën morale e institucionale merita është e lidershipit politik të PD-së dhe e kryetarit Basha. Në tre vite e gjysëm Lulzim Basha ka treguar parametrat e frymëmarrjen politike të një lideri modern perëndimor, i cili ka atrofizuar ethet për pushtet vetjak e partiak duke ju qasur kauzave nacionale me efekte afatgjata në shërbim të pastrimit politik të kastës shtetërore e politike të vendit. Plot 670 drejtues të lartë të administrates, që vinin nga bota e errët e krimit e korrupsionit, janë denoncuar me argumente nga foltorja e Lulzim Bashës duke e detyruar vetë kreun e stanit të çakejve, Edi Rama, të urdhërojë shkarkimin e tyre. Deputetë nga më influentët në mazhorancë janë vënë në pranga e nën akuzë e biles kanë lënë mandatet si rezultat i denoncimit të argumentuar të krimit nga PD dhe Basha! Nuk ka kancelari serioze, as personalitet eminent botëror, nga Berlini në Washington, që nuk është mirwinformuar për qeverinë e babëzisë dhe bëmat e saj. Dhe kjo nga sjellja vitale e PD e z. Basha jo në interes meskin të partise, por në të mirë prespektive të integrimit të Shqipërisë.Shumë militantë të vlerësuar tanët, që ngelën heronj të lirisë prej 26 vitesh, revoltohen tek shohin sheshit një qeveri uzurpatore të deskretituar që akoma vijon të udhëheqë. Jam me ta shpesh, por jam e bindur dhe jua kam borxh publikisht deklarimin e bindjes time.PD sot është frymë e fuqi e shpresës, e cila do ta riudhëheqë këtë vend në katwr vitet që vijnë. Asnjë sigurims e i rrethit të tretë të ferrit apo ata që klonohen në zyrat e kambizmit politik nuk do ketë vend në pushtetin e ardhshëm politik, legjislativ e ekzekutiv të ardhshëm. Sot Trump-time i delegon pushtetin qytetarit të ndershëm. Lulzim Basha e ka kauzë politike moton:”Qytetari është i pari”.

I radhita këto argumente me emocionin e një demokrateje, studente të Dhjetorit që i beson ëndrrës të cilës 26 vite më parë i priu Azemi e dr. Berisha!  Si shqiptare, si nënë, si mjeke, e aspak si politikane, sot më shumë se kurrë i besoj ëndrrës time, ëndrrës së shumicës shqiptare: Liria ka kosto, por nuk tretet! Ajo po vjen. Të mendosh se kauzat e lirinë mund të na i privojnë dordolecë si Edi Rama me shokë është pacifizëm klinik. Të mendosh se tregun e lirisë do ta manipulojnë fundurinat e sigurimit të shtetit të tipit  Mero a Fevzi është mediokritet. Ne jemi fryma kurrë më mirë e përfaqësuar që kemi vlerë lirinë dhe jo krimin, kurajon dhe jo nënshtrimin. Sot është në pyetje demokracia dhe Shqipëria, aveniri i vendit dhe jo ndërrimi i karrikeve dhe neooligarkia! Tani forca jonë nuk matet me kartona parlamentarë, por me shenjtërinë e kauzave që po mbrojmë për të cilat kemi me vehte çdo shqiptar!

Dr.Albina Deda 

Deputete e PD

Filed Under: Opinion Tagged With: Albina Deda, DHE KRIMIT!, KAUZAVE, POLITIKA MES

Ç’është “Vatra”?

January 30, 2017 by dgreca

Nga Bahri OMARI*/

Dielli- Dhjetor 1917/Shumë atdhetarë nga koha në kohë përpiqen t’i hedhin gurë Vatrës dhe kërkojnë të dinë se ç’ka bërë Vatra. Federata Vatra është e vetëmja shoqëri që ka përhapur arësimin midis shqiptarëve. Gjysmët e atyre që dinë të shkruajnë e të këndojnë këtu n’ Amerikë, pa dyshim janë mësuar nga pemët e propagandës kombëtare që ka përhapur shoqëria jonë më të katër anët e Amerikës.Instituta jonë u mësoi parimet konstitucionale gjithë shqiptarëve t’Amerikës. Sot më çdo kolloni që të vesh, gjen shqiptarë të stërvitur mirë, të cilët dinë të organizojnë një mbledhje, dhe dinë pak a shumë t’i mbajnë bisedimet pas parimeve të shoqërive.

Shqiptarët e Amerikës në kanë marë pjesë në jetën shoqërore, s’ka asnjë dyshim që e kanë fituar me anën e Vatrës. Edukatën që u mungonte nga Vatra e kanë marë. Njëherë e një kohë shumë pak do gjenje shqiptarë që të dinin të shkruanin e të këndonin, po sot ka me qindra, me mijëra.Nofta disa do duan ta xhveshin Vatrën nga këto shërbime që i ka bërë kombit duke thënë se lëvizjet nëpër kollonitë i bën njëri e tjetri. Dhe këtu është moskuptimi. Vatra është si një general që komandon një ushtëri, e cila, po të dalë fitimtare, nderin e math e merr generali dhe jo ushtarët, të cilët derdhin edhe gjak, se ay është timoni i punës, ay është që bën plane për të dërmuar armikun.

Pastaj Vatra është ajo e vetëmja shoqëri që e ka bërë të njohur në qarket dipllomatike të Evropës çështjen tonë dhe të drejtat me çdo farë mënyre. Për këtë qëllim ka derdhur mijëra dollarë. Me t’atilla veprime Vatra u bë shoqëria që simbolizon një politikë fjeshtë kombëtare, duke mos anuar as nga nonjë anë dhe duke mos u bërë vegël e asnjë propagande të huaj.

Cilado qeveri që ka pandehur ta bënte vegël për politikë të saj shoqërinë tonë, e mori vesh që i goditte sëpata më gur. Armiqtë tanë e kanë halë në sy se e çmojnë që, në ka një organizim që t’i japë jetë çështjes shqiptare, është Vatra. Sot çdo qeveri, si Amerika dhe të tjera, Vatrën pyesin për çështjen tonë, nga ajo shpresojnë që munt të marrin informata të plota dhe të sigurta.

Situata e Shqipërisë i rëndon barrën shoqërisë sonë që të bëjë detyrën e qeverisë dhe ta kapërcejë kufin’ e programit. Vatra shërben më tepër se ç’e detyron programi i saj. Prandaj meriton me të vërtetë të jetë Kruja e Shqiptarëve, se gjithë andej presim të dalë ëngjëlli i lirisë dhe t’i japë frymën shënjtërore Shqipërisë.

Shoqëria jonë e lavdëruar, e ka rrëfyer që është mpështetja jo vetëm e anëtarëve të saj, po e gjithë shqiptarëve, se ka ndihmuar me sa i është mundur çdo shqiptar me çdo rasje. Përveç shërbimeve të para, Vatra, në këto dy vjetët e fundit, u përpoq t’i mirëpriste dhe t’i lehtësonte gjithë shqiptarët që vinin n’ Amerikë, duke emëruar një përfaqësonjës të saj në zyrën e imigratës të New Yorkut. Pastaj që të muntte të kërkonte të drejtat e Shqipërisë për s’afërmi, bëri atë punën më të madhe duke emëruar tre delegatë n’ Evropë, dhe për këtë gjë mblodhi një fond që s’e ka mbledhur asnjë organizim tjatër i shqiptarëve.

Pra Vatra është e vetëmja shoqëri që e përfaqëson çështjen tonë në të huajtë. Ajo është që u interesua të çajë orizontet me qindra telegrame kur ka ardhur rasti. Dhe gjithë këto, Vatra i ka bërë midis shqotave dhe furtunave, se gjithënjë grindavecët kanë dashur ta luftojnë. Prandaj ndihmojeni shoqërinë tonë të madhe duke u bërë anëtarë të saj, që të mundë të vazhdonjë veprën e saj të shenjtë.

*Dielli, 7 dhjetor 1917. Bahri Omari ishte Editor i gazetes “Dielli” nga korriku 1916  deri në nëntor 1919,  kohë kur u largua me kërkesën e vet duke dhënë dorëheqjen. Ky shkrim eshte botuar si Editorial i gazetes”Dielli” ne numrin e 17 Dhjetorit 1917(Dielli-Arkiv/)

Filed Under: Opinion Tagged With: Bahri Omari, Ç’ËSHTË “VATRA”?, dielli, Editorial

Rama nuk ka forcë por frikë

January 30, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

2-Ilir-196x300

Shumë nga analistët shqiptarë gjykojnë sot se, shkarkimi i ministrit të drejtësisë është një forcë e Edi Ramës, karshi LSI-s. Si të thuash atë që ndalu beg se ka hendek këtu. Ose një shkëmbim mallrash me kunjë, në lojën me luftra midis çështjës së një emri nga fusha e Vurgut. Atij të cilit, fsheh në sarajet e veta, flirtet e ministrave me dashnoret. Një emri që dikujt i përkiste partisë demokratike, por u bë socialist. Dhe me që aty i dolën fjale kapterrët nga soji i Koços, siguroj një nder nga LSI-ja. Gjithmonë si karshillëk, një vend pune si dhëndërr doganash. Një zakon i mprehtë ky i selisë së kuqe. Dhe për ironinë tonë, është pikërisht sot kjo LSI, e cila ia quan dështim total moskapjen e pashait. Ish demokratit, socialistit dhe dhëndrrit lsi-ist që me siguri u ka kërkuar më shumë nga prona e nuses. Madje kërkon me këmbëngulje edhe shkarkimin e ministrit të brendshëm.

Dhe e gjeti Manjani!
Megjithatë, nuk është punë force. Po të ishte e tillë duhet t’ia bënte bam së pari atij ministrit të mjedisit, Lefter Kokës. Ia zbrazi të gjitha një më një. Aq më tepër që pak javë më parë, vëllai i tij bëri shërr me ministrin e drejtësisë për një emërim.
Por nuk e bëri me Terin. Nuk e bën dot. Jo vetëm pse vjen nga një familje kumbarësh. Po shkarkimi i Lefterit sjell edhe shkarkimin e Metës. Dhe padiskutim rënien e qeverisë. Gjë që Ramës i dhëmb si dreqi. Pasi mendon se po lufton me demonët. Sjelll një gjullurdi brenda se majtëve që akoma mendojnë revolucionarisht. Dhe bar hanë tek vetja gabimet nuk i shikojnë. Mjaft të rrinë në pushtet se letër për të shpallur dëshmorë kanë sa të duash.
Për fatin e mirë të katragjyshërve të politikës sonë. Në Shqipëri ka mbetur në masë të madhe mëndjet që presin nga kuatizacionet dhe qielli i partisë. Paçka se admirojnë sistemin administrativ amerikan.
Kurse me Manjanin është më e kollajtë. Një djal pa klan zemunësh që bën moderatorin e kohës në një botë që duam apo nuk duam ne, i ngjan pazarit ku shërbehet mish me jahni. Për më tepër, një djal nga Lezha që Meta ia solli për kërshillëk pasi qe ky një nga më të ashprit karshi kryetarit Rama, në kohën kur ishte socialist.
Forca e Ramës është frika. Dhe karrika që e mban nga pas kudo që shkon.
Nga ana tjetër duhet të pranojmë se shoqëritë tona, si në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Shqoëria shqiptare, është në një rënie të theksuar. Brenda një moçali social. Aq sa me të drejtë sot një nga akdemikët tanë si Mehmet Kraja, pohon mundjen e shoqërisë, e shqiptarisë nga banditët e saj.
Ndërsa në Kosovë Akademia e letrave dhe e shkencës, polli çlirimin e vendit. Dhe më tej një luftë të brendshme klanesh. Në Shqipëri një klasë që mbi çdo gjë, mbi çdo dekoratë e titull, vën egon personale. Kjo është arsyeja që ndër ne demokracia vuan. Dhe herë më herë mendje të mbushura fyt, revokojmë përshembull shkollën e djeshme në raport me këtë të sotshmen. Edhe pse janë të pakrahasueshme, sistemi apo metodat, janë njerëzit ata që bëjnë dallimin. Në këtë kontetekst, ndërsa atëhere kuadrot shiteshin me dy dopio raki. Sot me kanabis e dashmore, me dhuratë një apartament a një makinë markë. Një gjë është e sigurtë, që kuadrot që shiten e blihen nuk bëjnë për demokracinë. Ndaj rënia kolektive është ulur këmbëkryq.
Por mua ajo që më shqetëson, në gjithë këtë zallamahi brenda një koalicioni qeverisës. E para është mefshtësia e opozitës. Mbahet e gjitha me atë rubrikën e qytetarit dixhital denoncon nëpër statute FB. Aq sa më trishton fakti që gjithë ajo forcë vitale e fillimit të demokracisë. Sot është e tëra një grusht autokratësh. Që mbajnë përpjetë dy gishtat të mpitë. Tamam si ato duart e atij marinarit të kapter Ramiut. Nga koha e qoftëlargut, kur donin të arratiseshin për të dëshmuar kundër Shqipërisënë Gjyqin e Hagës. Rrahin gjoksin si ithtarët e Enverit. Pa e kuptuar kurrë se në demokraci, mbi gjithçka sundon ligji. Sa kohë që nuk bëjnë shtet të ligjor. Sa kohë dështojmë ta bëjmë atë. O na dhimbset bytha jonë. Ose jemi pjellë e kalbur e sistemit që rrëzuam.
E dyta kjo mefshtësia sociale. E plot të rinjve që shohin përditë, e prekin përditë padrejtësinë. Që shohin botën dhe nuk po kuptojnë akoma rënien kombëtare. Ajo që nuk mbahet me dy gishta përpjetë, as me duart hapur me simbolin e Shqiponjës. As me këngët kuqezi.
As me krekosjet e kryeministrit që i mburret Greqisë me figura gjakatarësh nga koha, si ajo Ali Pashait. Kur vet populli ynë e quan gjarpër. Nuk është figurë për tu mburr një njeri që vret brenda një ditë një fshat të tërë. Atëhere i bie që i bjem më kot më qafë hitlerianëve karshi Borovës së djegur.
Shkurt e saktë një Greqie mesjetare, nuk kemi përse i përgjigjemi me mendje mesjetare.
Shkurt dhe përfund…, bëhuni zot i së ardhmes tuaj, se kjo e baballarëve i përket tërësisht asaj të brezave të humbur.
Mos humbni edhe ju.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, nuk ka forcë, por frikë, Rama

Fotot e ushtarëve të shqiponjës, manipulim i Sigurimit Grek

January 29, 2017 by dgreca

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke i kërkoi Ministrit grek të Mbrojtjes firmosjen e dënimit me 60 ditë burg për shtatë rekrutët me origjinë shqiptare./

fOTO USHTARET

Nga  Arben Llalla/Fotografia, ku shihen shtatë të rinj me uniformë të ushtrisë greke dhe bëjnë me duar simbolin kombëtar të shqiptarëve, shqiponjën bëri shumë bujë. Kjo foto u botua në orën 17.23 në adresën e facebook të Nikos Blaugrana dhe llogarinë e “Miqtë e Vladimir Putin”. Më tej këtë foto e botoi një publicist shqiptar, i cili jeton në Athinë. Brenda dy orësh kjo foto u bë hit në facebook, por sa i doli nami u hoq nga adresat e facebook që unë përmenda më lart. Nëse shihni miqtë e faqes së Nikos Blaugrana do vëreni se ai ka vetëm minoritarë grekë, ekstremistë duke nisur nga Dule, Beleri, Gjinos, e të tjerë, figura të njohura shoviniste të pakicës greke. Mediat serioze, gazetat greke nuk i kushtuan shumë rëndësi fotos, sepse shkrepje të tilla janë botuar edhe më 2015 nga ushtarët grekë, ndaj nuk kishim të bënim me ndonjë ngjarje të re. Prej disa ditësh disa media ekstremiste greke, të cilat konsiderohen si të afërta me kishën dhe partitë ekstremiste të djathta si “Grekët e Pavarur” të Pano Kammenos apo “Agimi i Artë” filluan luftën ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe kreut të qeverisë së Tiranës. Pas disa ditësh një gazetar shqiptar që jeton në Athinë deklaroi se ka biseduar me të afërmin e njërit nga ushtarët në foto, por nuk na dha asnjë emër konkret. Pra, fotoja që tregon shtatë ushtarë grek që bëjnë shqiponjën ka disa enigma të pa zgjidhura si: Cili është njeriu i tetë që bëri foton? Fotoja është bërë në ambjent publik, pra në sallonin, ku qëndrojnë dhjetëra ushtarë grekë, qartë dallohet televizori, pija, cigaret dhe zyra e shefit që e kanë mbuluar me perde. Të shtatë ushtarët mund të jenë nga prindër shqiptarë, por kultura e tyre është greke, të pagëzuar në kishat greke, kombësinë e kanë greke në letërnjoftim, mentaliteti i tyre është grek, sepse janë të lindur dhe të edukuar nëpër shkollat greke, ku nuk mungojnë ligjëratat herë pas herë me urrejtje ndaj Shqipërisë dhe shqiptarët. Pasi u bë problem kjo foto asnjë prind nuk doli në media, asnjë emër të ushtarëve nuk kemi, nga cilat zona të Shqipërisë janë me origjinë, e kështu me radhë. Përse gjithnjë këto të panjohura, kur e dimë që çdo gjë pasqyrohet në media si në Athinë, ashtu dhe në Tiranë? Një ditë më pas qarkulloi në portale, shtyp një ushtar që bën shqiponjën. Për të thanë që është qipriot, por e vërteta është krejt ndryshe. Ushtarin e kanë nxjerrë në foto në Greqi dhe jo në Qipro. Sipas adresës së tij në facebook, kjo foto mungonte, por ishte botuar tjetër kund. Përse? Ky ushtar quhej Janis Sol. dhe kishte në facebook miq shqiptarë, grekë dhe minoritarë grekë. Pra, kjo tregon se ai nuk ishte qipriot, mjaft të qëmtosh bisedat e tij publike qysh nga viti 2014, ku has edhe biseda në gjuhën shqipe. Kush e nxorri këtë ushtar në fotografi? Në cilën adresë të facebook u shpërnda në fillim kjo foto? Këto janë pyetje që presin një përgjigje, të cilave me siguri askush nuk do i japë. Përpara se një shqiptar të marrë shtetësinë greke, atij i imponohet emri i krishterë dhe kombësia greke. Në fillim i jepet një letërnjoftim me afat dy vjeçar që quhet provë. Gjatë kësaj periudhe përfituesi i shtetësisë greke nuk duhet të dënohet dhe vëzhgohet për qëndrimin tij pro kombit e shtetit grek. Pasi mbaron afati dy vjeçar këta njerëz çohen ushtarë në kufirin greko-turk dhe jo në Gardën Kombëtare si u deklarua në mediat shqiptare. Fjala është për ata shqiptarë, të cilët në të vërtetë kanë kombësi shqiptare, por për të fituar shtetësinë greke ju imponohet ndryshimi i emrit dhe kombësisë, pra asnjëherë nuk e kemi fjalën për ata që vijnë nga minoriteti grek, të cilët janë të besueshëm për shtetin amë.

Kam jetuar disa vite në Greqi, kam qenë drejtues i dy shoqatave në Greqinë e Veriut, kryetar i Forumit të Emigrantëve Shqiptar, dega Selanik dhe sekretar i përgjithshëm i Shoqatës “Shqiptarët e Selanikut”. Kjo ka bërë që të kem njohje dhe kontakte me shumë personalitete greke dhe shqiptare, racistë e paqësorë. Kam drejtuar këto shoqata në kohën më të vështirë 1998-2000, ku kishim barrën për të sqaruar opinionin grek për luftën e Kosovës. Prandaj, jo besoj, jo kam bindje, por e faktoj që fotot dolën në skenë në këtë kohë nga Sigurimi Grek, i kontrolluar nga partitë e djathta greke për të dëmtuar bisedimet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, ku kemi një sërë problemesh për të zgjidhur me Greqinë para se të anëtarësohemi. Mosmarrëveshjet mes dy vendeve tona janë: Marrëveshja e Ujrave, demarkacioni (shelti territorial), Çështja Çame, Ligji i Luftës, pronat e shqiptarëve, rinjohja e minoritetit shqiptar në Greqi në bazë të Marrëveshjes së Lozanës. Më e vështirë dhe delikate është Çështja Çame, e genocidit grek kundër popullsisë shqiptare të kësaj treve.

Fotot dolën një javë para takimit dy ditor (e hënë – e martë) i Komisionit të Jashtëm i Parlamentit Europian rreth raportit të eurodeputetit Knut Fleckenstein për ecurinë e reformave në Shqipëri në kuadër të kërkesës së autoriteteve shqiptare për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit. Dihet që eurodeputetë grekë të Greqisë dhe Qipros bëjnë presione të ndryshme pa shkak për mos avancimin e këtyre bisedimeve. Nuk ka nevojë për shumë fjalë për këto bisedime, sepse opinioni është i njohur me gjuhën e ashpër raciste të eurodeputetëve të djathtë nazitë grekë dhe qipriotë, fjalor që është përdorur nga këta, kur bëjnë takime me krerët e minoritetit grek në Tiranë dhe Himarë.

Nëse do hapen problemet e dhënies së shtetësive do dëmtohet Greqia dhe familjet e emigrantëve, sepse janë rreth 15 mijë shqiptarë që kanë ndërruar emrin, mbiemrin, fenë dhe kombësinë. Strukturat shtetërore të Greqisë i dinë të gjitha, por shtiren, pasi kanë nevojë për shtim të popullsisë dhe racës së bukur e të ashpër shqiptare si përherë. Ashtu siç e dinë edhe strukturat shtetërore të Shqipërisë, por heshtin, sepse nuk u del dot për zot shtetasve të saj me vende pune dhe jetë më të rehatshme.

Shenim:Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke i kërkoi Ministrit grek të Mbrojtjes firmosjen e dënimit me 60 ditë burg për shtatë rekrutët me origjinë shqiptare.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, Fotot e ushtarëve, i Sigurimit Grek, manipulim, të shqiponjës

Sigurimsi Porodini, prova qe kriminelet komuniste nuk pendohen

January 28, 2017 by dgreca

1 Filip GuraziuNga Filip Guraziu/Shoqata e Ish te Perndjekurve Politike te Shqiperise me qender ne Shkoder/

Shoqata e ish te perndjekurve politike te Shqiperise me qender ne Shkoder deshiron te beje me dije opinionin mbare shqiptar  se  denon ashper qendrimin kriminal-enverist dhe antishqiptar te Sekretarit te veteraneve te Lanç  O.Porodini, i cili ne nje takim me veteranet e Deges se Shkodres vjelli vrere kunder Kryengritjes Antikomuniste te Postribes.  Shtresa e ish te perndjekurve politike megjithse pesoi trajtimin me brutal  nga organet e diktatures qe aplikuan me fanatizem dhe egersi ‘luften imorale te klasave’  te   shoqeruara   me grabitjen e prones, shkaterrimin e  familjeve etj, megjithse te burgosurit politike u torturuan dhe u trajtuan si skllever  duke i detyruar te punojne ne kushte shnjerezore ne miniera, tharje kenetash, ndertim aeroporti, pallate etj,  asnjehere gjate viteve te demokracise  nuk kerkuan hakmarrje, por çdo gje ja besuan drejtesise se shtetit demokratik ne pritje te nje ‘pajtimi kombetar’  si baze morale e domosdoshme per te ndertuar nje shoqeri solide shqiptare, gje qe nuk u be dhe nuk ka gjasa te behet, pasi pergjegjesit e krimeve te diktatures ende nuk kerkojne te falur.

Shtojme se Shoqata respekton  me nderim te gjithe ato te rinje dhe te reja te cilet sakrifikuan jeten e tyre ne lufte kunder okupatorve per lirine e atedheut  ne vitet e luftes se dyte boterore  me idealin  e ndertimit  te nje rendi  demokratik ne Shqiperi , pra respekton dhe nderon anetaret e ndershem te organizates se veteraneve te Lanc, por ne te njejten kohe deshiron  te beje te qarte publikisht se denoncon   me force dhe  ashper  ato  personazhe ( pjestare te organizates se veteraneve) qe ne vitet e diktatures u bene vegla te terrorit komunist dhe masakruan vellezerit e tyre shqiptar duke qene drejtues ne institucionin  famekeq te diktatures; ‘Sigurimit i shtetit’) te cilet  vazhdojne perseri te propogandojne urrejtjen klasore, si Odise Mihal Porodini. Ne sot  demaskojme sjelljen antishqiptare te veteranit Odise Mihal Porodini, veteran sa per te thene, ose vetem sa  per te perfituar benefice nga statusi, pasi rezulton se ai “paska luftuar” ne moshen 13 vjeçare !   Ky person  me funksione te larta ne Sigurimin e Shtetit Enverist, deri Drejtor i Deges se Puneve te Brendshme, edhe pse kane kaluar 25 vite demokraci dhe enverizmi si dhe diktatura komuniste eshte demaskuar dhe vazhdon te demaskohet me dokumente arshivore dhe prova te pakontestueshme, ende sot ne moshen 87 vjeçare, ka ne zemren e tij urrejtjen per armikun e klases, pra urrejtje per vellezerit e tij shqiptar.  Ju duket çudi ?  Faktet flasin vete;  ne daten 29 Nentor 2016 gjate takimit qe  Organizata e Veteraneve te Lanç, Dega Shkoder, organizoi  ne perkujtim te dites se ashtuquajtur “ çlirim i Shqiperise” , sigurimsi  Porodini, gjeti rastin te shpalose urrejtjen e tij klasore enveriste kunder shkodraneve, ai  i cilesoi patriotet e Postribes  qe organizuan levizjen antikomuniste ne vitin 1946 dhe vdiqen per idealet  e lirise ( te njejta  ideale me keto qe po mburremi sot ne Shqiperi ) si  kriminele ordinere.

Ne i themi Odise Porodinit qe fjala ne Shkoder ishte plotesisht ne kundershtim me interesat e shqiptareve dhe i sherben vetem armiqve te shqiperise.  Sot me shume se kurre shqiptaret kane nevoje qe te jene te bashkuar kunder sfidave qe po perballet  Shqiperia. Po ashtu  i themi sigurimsit Odise Porodini dhe atyre qe e perkrahin, se kriminelet e popullit shqiptar jeni ju sigurimsat, veglat qorre dhe te pashpirte te diktatorit Enver Hoxha qe pushkatuat 6.600 persona, vrate ne kufi 10.000 te rinje,  burgoset 20.000 shqiptare dhe   internuat 60.000 te tjere…!  Kurse ti, me gjuhen e enverizmit, pra me gjuhen e krimit, kerkon te mbjellesh urrejtje klasore, turp per ty! Si nuk e  kupton more Odise Porodini se shoqeria shqiptare   nuk mund te funksionoje me e bazuar ne urrejtjen klasore politike?  A jeton  me te sotmen, apo je ne enderr? Ndegjo more, se je bere per tu dhembsur! Mblidhe veten, behu burre dhe mbaje per vete nostalgjine tende per “ kohen e ndritur te diktatures” ( ne se nuk mund te ndahesh prej saje ). Kuptoje nje here e mire se komunizmi se bashku me Enverin, Mehmetin & Company tashme eshte pjese e se kaluares tragjike qe vete Shqiptaret dhe historia e kane hedhur ne kazanin e plehrave. Lerja te rinjve qe te ndertojne te ardhmen e tyre larg mllefeve te kaluara politike  dhe mos ja veshtireso rrugen e perparimit drejte demokracise dhe Europes.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Filip Guraziu, kriminelet komuniste, nuk pendohen, prova qe, Sigurimsi Porodini

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 514
  • 515
  • 516
  • 517
  • 518
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT