• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në 14 vjetorin e vrasjës së paralajmëruar të kolonel, Tahir Zemajt

January 3, 2017 by dgreca

Nga Skënder  MULLIQI/

1-tahir-zemaj11-i-rugova-zemaj2-tahir-zemaj1-florenta-zemaj-840x420Vitët po kalojnë , e u bën   14 vite  pa ushtarakun e kerrierës colonel, Tahir Zemaj. U bënë 14 mote kur në një  pritë të organizuar ndodhi një vrasje e paralajmëruar .U krye një vrasje mizore nga njerëzit mizor , nga satrapët e kombit të cilët e lanë në gjakë Kosovën  e përgjakuar historikisht nga bishat karpatiane serbosllave. Çdo vrasje kur paralajmerohet bëhët edhe më e rëndë dhe  kthehet në legjendë . Vrasjës së kolonelit më 4  janar 2003 i kan parapri edhe disa tentim atentate tjera. I gjithë shtypi i verdhë  e përgatiten atentatin  kunder një njeriu i cili shumë e deshti atdheun dhe lirinë e popullit të vet.  U vra colonel Tahir Zemaj veti i treti afër Kombinatit të Drurit në Pejë. U vra Tahir Zemaj  nga bresheritë e automatikëve nga një dorë gjakatare dhe tradhëtare në një pritë  të organizuar  dhe pas shpine bashkë më të birin Enisin, dhe veprimtarin e LDK-së, kusheririn, Hasan Zemaj.Nuk isha shumë largë vendit të ngjarjës dhe dola shumë shpejt për të parë nga afër një pajme që kurrë nuk do ta harroj. Kriminelet e pa shpirt e kishin bër shosh më automatik  xhipin ku ndodheshin colonel, Zemaj vet i treti  . Pashë  atë ditë edhe shumë njerëz   të cilët i  nematisën  ata që vranë   colonel Zemajn   .Kosovën e pllakosi dhembja dhe pikëllimi së humben njeriun i cili e mundi armikun në Betejen e heroike te Logjës dhe në beteja të tjera .  Tahir Zemaj nuk dinte së çka është frika . Frikacakë  ishin ata të cilët vranë pas shpine  kundershtarët e vet politik të krahut institucional të luftës . Vëtem  frikacakët  vrasin e  nuk dalin përballë , vrasin dhe  e fshehin dorën . Traditë e shqiptarit ka qenë që ti delë ballë për ballë armikut, cilido qoftë ai, e jo tinëzisht  dhe pas shpine .Ata e vranë duke menduar se do të zhdukin nga faqja e dheut, por u mashtruan, sepse pas  Zemaj  la vepra të mëdha ,  la  kontributin  e tij kombëtar  të pazëvendësueshëm …Aq më keq kur kurrë deri më tash këto vrasje nuk e gjeten dritën e diellit, si ngushllim i vëtem për familjarët dhe për të gjithë ata të cilët në zemer e kan Kosovën .Është vështirë të shkruhen kujtime për një njeri i cili meritoj shumë të jetonte , meritoj që ta udhëhiqte ushtrinë e Kosovës në shtigjet e lirisë dhe  të pavarësisë .  Kriminelët  ende po shetisin të lirë për mungesë të shtetit ligjor dhe funkcional.  E kan pru gjendjën pa rrugëdalje të Kosovës dhe popullit të saj.E kan pru gjendjen e keqe së edhe synimet i kishin të mbrapshta karshi Kosovës dhe të ardhmës së saj. E  ropën  popullin deri në asht. Hileqarët e kombit po e burgosin një popull të tërë. E kan kthyer vendin në  ferr të  vërtetë . E kan zymtësuar të ardhmën e brezave  që po vijnë . Kolonel, Tahir Zemaj dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e vendit , luftuan dhe ranë për një Kosovë krejt më ndryshe . Luftuan për një Kosovë pa vrasje dhe pa hasmeri , luftuan për një Kosovë ku do të sundonte rendi dhe ligji. Luftuan për një Kosovë të pavarur të Ibrahim Rugovës  .Nuk kan mundur të marrin më mend së    Kosova do të bjen në ketë deregje te mjerë ekonomike dhe politike ,edhe pas  17 viteve  të shtetgtimit në liri. Heronjtë e kombit, colonel, Ahmet Krasniqi, colonel, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj , Sali Çeku , Agim Ramadani , Adem Ukëhaxhaj, Xhemajl Mustafa , Enver Maloku , Bardhyl Ajeti e shumë të tjerë luftuan më tërë qënjen që Kosovën ta udhëheqin  njerëzit meritor , mos ta  drejtojnë profiterët  dhe halabaket  .  Vrasjët  që ndodhën pas lufte në Kosovë në popull shkaktuan  frikë, urrejtje dhe  armiqësi,   më qëllim  të  pengimit të rrugës së trasuar nga i madhi , presidenti historic i Kosovës , dr, Ibrahim Rugova. Shtetet dhe kombet përparimtare investojnë  shumë në formimin e kuadrove të larta ushtarake çfarë ishin, Ahmet Krasniqi  , Tahiz Zemaj … Ndërsa në mesin e shqiptareve  u gjenden njerëzit  e liqë të kombit   të cilët janë bërë pengesë e madhe  e ecjës tonë përpara . Është i pa kalueshem fakti së si LDK-ja e Ibrahim Rugovës  ,  të bie në  duarë të hileqarëve .  LDK-ja  e Isa Mustafës e legjitimoi krimin e organizuar në Kosovë, e këtë nuk e kan pritur as skeptikët  më të medhenjë. U bë pjesë e një koalicioni që  është turpi që nuk i falët kurrë . U bë pjesë e strukturave të cilat çdo ditë po e errësojnë Kosovën . Hyn  në koalicion më PDK-në , një kundershtar i përbetuar  politikë i LDK-së rugoviane  ?! Haram iu qoftë vota e anetarësisë .  E vodhën dhe ropën Kosovën në luftë , po e vjedhin dhe po e plaqkisin edhe në paqë?!E  harruan gjakun e Tahir Zemës , Ahmet Krasniqit , Sali Qekajt, Smajl Hajdarit  e bashkëluftetarëve të tyre  të gjallë e  të vdekur !  Kan harruar, së iu kan ra në tru përfitimet përsonale , pasurimi i pafundshem … Kolonel Zemaj nuk ishte vetëm epror e strateg ushtarak, por mbi të gjitha ishte bashkëshort  i mirë dhe  prind i urtë, vëlla i dashur, mik i shtrenjtë , burrë i fjalës , e mbi të gjitha  ishte  atdhetar i madh…

Filed Under: Opinion Tagged With: 14 vjetori i vrasjes, Kolonel, Skender Mulliqi, Tahir Zemaj

FLAS NË EMËR TË DHIMBJES PËR ATË QË SHKAKTOI TRAGJEDINË E DJALIT TIM…

December 30, 2016 by dgreca

atjoni

Ne FOTO: ATJON ZHITI/

Nga Eda ZHITI/Serxho Martiniani, u bënë dy vjet nga tragjedia, që na shkaktoi rruga dhe njerëzit e saj. Jam e ëma e Atjon Zhitit, që edhe pse i kam dhënë fjalën se do ta shoqëroj në paqe dhe në shenjtëri shkuarjen e Tij në Qiell, jo gjithmonë ia dal, sado që mundohem tmerrshëm për të mbytur ulërimat e mia të brendshme, që ato të mos dalin jashtë meje… Po qëllimi im në këtë shkrim nuk është të tregoj për vete, por që të të përgjigjem, kultura e dialogut, na mëson Papa Françesku. Miqtë në Tiranë na treguan me kujdes se kishe arritur të dilje në ekranin e një televizioni, punë e Klanit, në një emision që… menjëherë mendova se do të kishe diçka me rëndësi për të kumtuar, që lidhet me të vërtetën dhe përgjegjësinë, sepse… sepse deri tani nuk kishe ditur të gjeje rrugën njerëzore për të ardhur tek rrëfimi i asaj që duhej dhe tek ata që duhej, te prindërit e Atjonit. E ke detyrë!

Fill pas aksidentit fatal, ti re në koma. Dhe ne në ditën e tretë të tragjedisë tonë, ne, unë me tim shoq, guxuam dhe patëm forca të të shihnim në spital, sepse jemi prindër të Atjonit dhe zëri i tij na prin drejt së mirës e mëshirës. Pas operimeve në Gjermani, kur ti u ktheve dhe po kishe kujtesë, prapë nuk u the gjë prindërve të Atjonit, natyrisht që e ke të vështirë, por e ke detyrë, e përsëris, është më lehtë se vrasja, mund t’u shkruaje… dhe rrëfimi yt s’ka nevojë për dëshmitarë e ndërmjetës, ti, ne, pra dhe prinderit e tu dhe ndëgjegjia. Por bërë të kundërtën, heshtje ndaj nesh, si ende i pa aftë, ndërsa në gjyqin tend, besoj e di që nuk të kemi hedhur ne, por ajo që bëre ti, ndodhte e kundërta: shmangie e zhurmë,  zvarritje, ndërrime avokatësh, mungesa të tyre, humbje e qëllimtë kohe, etj, etj, kur tragjedia që shkaktove, kërkon të paktën dinjitet.

Nuk po zgjatem, megjithatë unë vendosa të të dëgjoj ç’i kishe thënë në emisionin e pronarit të Klanit, asaj Magjistarit. Ishte e vështirë të dëgjoheshe… Pas dy ditësh të ndoqa sërisht me zemrën e trupin që dridhej e dridhet, ndërsa shkruaj këto fjalë. Ti fajëson rrugën, sinjalistikën që mungonte në atë mëngjes dhjetori, bllokun e betonit, etj. Po, duhet të jetë dhe është dhe kështu. Po a e ke pyetur veten, blloku i betonit, i vendosur në rrugë keq e që duhej të ishte plastik, u ngrit vetë kundër teje apo ti shkove drejt tij, verbërisht si i marrë? Ndërkaq askujt para teje dhe pas teje që kaluan aty, nuk i ndodhi ndonjë gjë, vetëm ti u përplase keqas duke I shkaktuar vrasjen atij që kishe marrë pas në motor dhe plagosjen rëndë të vetes. Ekspertët dëshmuan me përgjegjësi se ishe me shpejtësinë 160 km në orë, kur duhej të ishe me 20 km në orë në atë vend. Nuk e di a e mban mend se ç’shpejtësi kishe në të vërtetë, por kishe aq sa duhej për të shkaktuar një aksident me humbje jete të tjetrit. E besojmë që nuk doje, por edhe si “vrasës pa dashje” u shkaktove tragjedinë më të madhe prindërve të atij që në emision thua se e kishe shok të shokëve të tu, që e doje dhe vlerësoje. Ku është dhëmbja dhe pendimi para tij e para vetes dhe botës? Përgjegjësia jote së pari? Duke patur dhe një tjetër në motorr përgjegjësia jote duhej të dyfishohej, kurse ti s’pranon asgjë fare, ia vë fajin rrugës që është pa ndërgjegjegje. Po kështu dhe drejtuesit e emisonit tend.

Ne mundohemi të të kuptojmë. Ndjejmë dhimbje të thellë. Ju mund të thoni se ky ishte fati. Por ne nuk duhet të jemi si fati, kur ai është i mbrashtë, tragjik. Ti a mundohesh të më kuptosh mua, ne? Ti dhe ata të shtëpisë tënde?  Mbylle padrejtësisht, tragjikisht një derë… Në emisionin tënd the, ndër të tjera që për prindërit e atij që vrave, më mirë të mos flisje(?!). Pse? Nga që të erdhën dhe në spital dhe të panë, e përsëris, ty shkaktarin e tragjedisë së tyre? Isha unë me tim shoq, babain e Atjonit. Ta kanë thënë, besoj, kur i hape sytë? Madje të kemi dërguar mesazhe e të kemi pyetur të na thuash, të na tregosh… ti je i fundit që ishe me djalin tonë… e ke për detyrë rrëfimin ndaj nesh së pari… ku po shkonit atë mëngjes dimri dhe pse dhe si ndodhi… në prag të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri… që ti i nxive… Ju keni dhe një filmim, të kameras para portës kur moret motorrin para lokalit tuaj e vutë kaskat mbi krye, dorashkat… dhe rezultoi që nuk kishit konsumuar akool… në rregull deri këtu… Po pastaj… s’flas dot… e pse nuk na i jepni atë filmim të fundit?… E tani flet në media për të tjerët, gjykon të tjerët, madje na thanë se ke shkuar dhe në Vlorë te një aksident ndryshe dhe ke folur pa qenë ekspert para gropës së rrugës? E ke për detyrë të mbash përgjegjësinë që të takon para gropës që hape ti. A di të çosh lule atje ku duhet? Nëse s’ke ditur, hesht dhe prit… mos ua shkel plagët Atjonit dhe prindërve të tij. Më oshëtijnë veshët nga shprehja jote, kur ke shkatërruar një familje dhe thua publikisht se “po përpiqem të rehabilitohem vetëm pa ndihmën e mamit, sepse mami është shumë e re…”. Shumë mirë bën që po rehabilitohesh, por përpara se t’i tregosh Klanit se si bën palestër për të rehabilituar trupin, tregoi opinionit çfarë i bën zemrës dhe ndërgjegjes tënde. Dhe mëndjes. Kanë kaluar dy vjet… Egiozmi nuk duhet  nuk duhet lejuar që të jetë vrastar… Ishe ti që ngisje motorin atë natë apo djalli i futur brenda teje? Si do ta nxjerrësh djallin, duke shmangur përgjegjësinë, duke mos u rrëfyer atje ku duhet? Por nuk i shmangesh dot gjykimit në tokë dhe Qiell, ligjeve të shkruara e të pa shkruara,  opinionit qytetar jo antikapat, që edhe nëse nuk ka televizor, ka ndërgjegjen, dhimbjen, etikën, të vërtetën, ndjesën, mirëkuptimin, respektin, dashurinë njerëzore edhe në fatkeqësi, etj, etj.

The se kishe shkruar: Mirupafshim, Atjon. Si do të shihesh me atë? Ç’do t’i thuash për tragjedinë dhe veten?

 Im bir, moshatar me ty, a nuk ishte shumë i ri për t’u ndërprerë? A s’është krim që u shkëput nga jeta këtu, nga dëshirat e gëzimet, nga projektet dhe ëndrrat, nga universiteti? E ke parë librin e tij, ekspozitën, gazetat që shkruajnë për to edhe tani, ç’shkruajnë miqtë e tij të shumtë nga e gjithë bota, ishte antar dhe i Paralamentit Europian Rinor, donte të studionte dhe të punonte për vendin, për një jetë më të mirë… jepet dhe një çmim ndërkombëtar me Emrin e Tij. Dhe Bashkia e Tiranës i ka dhënë emrin një rruge: “Rruga e Atjonit”, jo ajo ku bëre përplasjen fatale ti. Që jam mamaja e Atjonit, më vjen mirë… Dhe po të them ty, që edhe unë jam shumë e re e ti më dënove të jetoj pa të. Asnjë nënë, asnjë prind nuk e meriton atë që ndodhi prej teje. E ti si do të më përgjigjesh? Çfarë i ke thënë vetes në këto dy vjet mynxyre? Apo do dalin të tjerë që të shkruajnë për ty në fb, që të bëjnë zhurmë e fyerje apo magjistarë të klaneve të pa ndjeshme televizive? Ky është nderimi yt e i atyre për shokun që vrave? Ç’do të bësh me djallin brenda vetes, që e ushqejnë e ta përkëdhelin ata që ke përreth? Dëgjo, nga vrasës pa dashje mund të shndërrohesh që të të ndjejmë ne e i gjithë opinioni, në vrasës të rëndomtë. Zgjidhe rrugën, shikoje mirë sinjalistikën se po rivret… Dhe faji s’është i rrugës, por i atij që i futet kësaj rruge… Isha e detyruar të shkruaja kështu, mes dhimbjes më të thellë dhe indinjatës. Dhe ka plot që thonë se se është më e durueshme të jesh nëna e të vrarit se sa e vrasësit…

Mamaja e Atjonit si çdo mama, përveç ndonjërës…

Filed Under: Opinion Tagged With: Eda Zhiti, Flas ne emer te dhimbjes

NJË URIM PËR NJË FILLIM TË RI, NË VITIN E RI

December 28, 2016 by dgreca

1-frank-300x212Nga Frank Shkreli/Ja po afrohet Viti i Ri.  Një Vit i Ri, një Fillim i Ri. Një Vit i Ri prej të cilit të gjithë ne shpresojmë dhe presim realizimin e objektivave dhe ëndërrave të pa realizuara deri tashti, një Vit i Ri i mundësive të reja, i ndryshimeve pozitive për ne, si individë dhe si shoqëri, si institucione qeveritare dhe shtetërore, por edhe për botën në përgjithësi.  Një vit i shpresave, se në mos të gjitha gjërat, atëherë të pakën disa prej tyre do të ndryshojnë për më mirë, si në jetën tonë private dhe familjare ashtu edhe në mjedisin shoqëror e politik ku jetojmë.

Është thënë se Viti i Ri nuk është vetëm një ndryshim datash e vitesh, por është një rast për ndryshim drejtimesh, qellimesh e objektivash të reja me një angazhim serioz për realizimin e tyre.  Në 25-vitet e fundit pas shëmbjes së komunizmit dhe pas luftës për çlirimin e Kosovës, që më në fund çoi në pavarësinë e Kosovës si shtet i pavarur, shpresohej se antagonizmat, përçarjet, grindjet dhe ndasitë politike midis shqiptarëve, anë e mbanë trojeve të tyre shekullore, kryesisht si rrjedhim i regjimit komunist nën të cilin — megjithse në shtete të ndryshme – shqiptarët jetuan për një gjysëm shekulli, do të merrnin fund. Ishte një fillim që shpresohej të ishte i një rendi të ri shoqëror e politik për Europën dhe për shqiptarët në veçanti.  Madje, fillimi i shekullit 21 u shikua me aq optimizëm sa që u konsiderua se ky, më në fund, do të ishte “shekulli i shqiptarëve”.

Shqiptarët, ndonse të shpërndarë në në pesë shtete, janë një komb, kanë një gjuhë dhe një histori, janë vëllëzër e motra të një gjaku.  Megjithkëtë, fatkeqsisht, historia dhe shpresat e fillim shekullit 21 kanë ndeshë përsëri në një numër trysnishë, kryesisht politike si rrjedhim i antagonizmave dhe përçarjeve midis partive të ndryshme, sa që edhe për optimistin më të madh, vihet në pikëpyetje të madhe gatishmëria dhe vullneti i klasës politike shqiptare të këtij çerek shekulli për të jetuar në harmoni dhe në vëllazërim kombëtar me njëri tjetrin.  Ishin këto 25-vjetë post-komunizëm që fatkeqsisht u dalluan nga mungesa e tolerancës politike dhe shoqërore ndaj njëri tjetri, pothuaj në të gjitha nivelet e shoqërisë, e sidomos në radhët e partive politike dhe të qeverive të drejtuara prej tyre.

Rezultatet e kësaj politike shkatërruese kombëtare, besoj se sot shihen nga të gjithë.  Prandaj, si rrjedhim, 25 vjetë pas rënjes së Murit të Berlinit dhe me Kosovën e pavarur, ka ardhur koha që vullnet mirët dhe atdhetarët e vërtetë të konsiderojnë një fillim të ri politik dhe shoqëror, të vendosin për një angazhim serioz, për një harmoni me të vërtetë vëllazërore atdhetarizmi me njëri tjetrin, me gjithë ndryshimet  dhe pikpamjet politike që mund të ekzistojnë midis tyre.

Urojmë pra që Viti i Ri në prak të cilit gjëndemi, të shërbejë si një rast për një fillim të ri, si një rast që në Vitin e Ri, shqiptari të mos përjashtojë shqiptarin, vetëm e vetëm se tjetri ka pikëpamje të ndryshme politike.  Por të punojnë së bashku për dashurinë ndajë Shqipërisë dhe për hir të përparimit ekonomik dhe politik të mbarë kombit shqiptar.  Për më tepër, siç ka shkruar At Anton Harapi, nëqoftse e duam Shqipërinë dhe fatin e mirë të shqiptarëve, atëherë të zotohen se për të mirën e përbashkët do,  “Të punojmë sa të jetë e mundur më tepër për të futur dashurinë midis vëllëzërve që jetojnë në një vend me ne, kanë të njëjtin emër shqiptar, ndjekin të njëjtin fat dhe të njëjtin ideal: Fatin e Shqipërisë, idealin shqiptar…Paçim të vëretën udhëheqse, dashuria të na mbajë ngahera.”

Ky pra është urimi im për Vitin e Ri — por besoj se edhe i shumicës dërmuese të shqiptarëve kudo – që shqiptarët në përgjithësi dhe klasa politike shqiptare në veçanti të dëgjojë zërin e arsyes dhe tu tregojnë “Miqëve dhe armiqve anembanë botës se shqiptarët janë të zotët ta bëjnë dhe ta mbajnë Shqipërinë të bashkuar, të fortë, madhështore dhe të denjë për Kastriotin, për stërgjyshërit tanë, për burrërinë dhe fisnikërinë shqiptare.” (At Anton Harapi).  

Historikisht, armiqtë e shqiptarëve i kanë dashur ata të ndarë e të pëçarë, politikisht dhe gjeografikisht, në trojet e veta. Fati i shqiptarëve është sot në dorë të vet shqiptarëve. Mos të humbet rasti që shqiptarëve tu jepet arsye që të qëndrojnë në trojet e veta dhe që të kenë besim në një Shqipëri e Kosovë demokratike ku të gjithë ta ndjejnë veten të barabartë dhe të mos  marrin rrugët e botës, vetëm e vetëm sepse klasa politike me ndasitë dhe me përçarjet midis veti, po bjerrë aspiratat e shqiptarëve për një jetë më të mirë në shtëpitë e tyre.

Është ky një urim për një Fillim të Ri, në Vitin e Ri!

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, NË VITIN E RI, NJË URIM PËR NJË FILLIM TË RI

DAVID L. PHILIPS: Maqedonia është në krizë që nga dhuna etnike 2001

December 28, 2016 by dgreca

Philips: Politikanët maqedonas u kthyen në mendjengushtë dhe dritëshkurtër. Maqedonia është në krizë që nga dhuna etnike, e cila kishte shpërthyer në vitin 2001/

1-david-filips-300x169

 NEW YORK: Mbas zgjedhjeve të fundit në Maqedoni , dhe situatës të krijuar post zgjedhore atje, Profesor David L. Phillips i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes – Columbia University, foli në një intervistë të posaçme me gazetarin tonë në Nju Jork, Beqir SINA, ku ai thotë se: “Maqedonia, është në krizë që nga dhuna etnike ka shpërthyer në vitin 2001. Marrëveshja kornizë e Ohrit (MKO) përveçse ka penguar luftën civile duke adresuar pabarazitë në rrënjët e konfliktit, nuk është realizuar, i tha ai gazetarit tonë. “Marrëveshja e Ohrit, parashikonte integrimin eventual të Maqedonisë në institucionet euro-atlantike. Megjithatë, Maqedonia nuk mund të realizojë aspiratat e saj evropiane për shkak të pengimit që i vjen asaj nga Greqia, e cila vuri veton anëtarësimit të Maqedonisë në NATO në Samitin e NATO-s të vitit 2008 në Bukuresht. Palët e interesuar atje kan ndjekur interesat e ngushta politike dhe kanë qenë subjekt i ndikimit kriminal. Këto kushte çuan në krizën e brendshme politike në Maqedoni dhe në zgjedhje të parakohshme më 11 dhjetor, 2016” tha profesor David Philips.Për më shumë mund të ndiqni intervistën e plotë të David L. Phillips i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes – Columbia University me gazetën Bota sot.
A duhet të kuptohet se çështja e zgjedhjeve në Maqedoni, duhet të shifet akoma si zgjidhje e problemit politik dhe dalje nga kriza në të cilën ndodhet Maqedonia dhe sa besoni ju në atë?Kriza në Maqedoni vazhdon që prej shpërthimit të dhunës në 2001.  Marrëveshja Strukturore e Ohrid (MSO) parandaloi luftën civile me anë të adresimit të pabarazive që në rrënjët e konfliktit. Ajo parashikonte integrimin përfundimtar të Maqedonisë në institucionet Euro-Atlantike. Megjithatë, Maqedonia nuk mund të realizonte aspiratat e saj evropiane për shkak të pengesave nga pala Greke e cila vendosi veton për antarësimin e Maqedonisë në NATO në Bukuresht, Samitin e NATO-s 2008. Çështja është se mekanizmi i zgjedhor thuhet se nuk funksionoi si duhet mbasi Maqedonia edhe në zgjedhjet e 11 Dhjetorit, tregojë se sistemi zgjedhor nuk është ai në të cilin do të besoj çdokush?
Me ndalimin e përparimit, politikanët maqedonas u kthyen në mendjengushtë dhe dritëshkurtër. Partitë ndoqën interesta  të ngushtë politike dhe e bënë pre e influencave kriminale. Këto kushte e çuan Maqedoninë në kriza të brendshme politike dhe zgjedhje paraprake elektorale në 11 Dhjetor, 2016.
Zgjedhjet e 11 Dhjetorit u përcaktuan si të drejta e të lira. Sikurse dhe me demokracitë e tjera, partitë janë të përkushtuar të mbështesin interesat e përkrahësve të tyre.
Për momentin, partitë janë angazhuar në proçesin e shkëmbimit botëkuptimor për formimin e koalicionit qeveritar.Është, MSO-ja ende e vlefshme?Marrëveshja Strukturore e Ohrit është legalisht e detyrueshme. Mirëpo, ngaqë  MSO-ja nuk u zbatua ndonjëherë plotësisht, ajo vetë është zhvlerësuar. “Ndarja-Pushtetore” është ngulitur në marrëveshje si parimet e MSO-së. Këto parime mund të ndihmojnë në bashkimin e vendit dhe të lidhin maqedonasit nën një synim të përbashkët. Sistemi I ndarjes- pushtetore nënkupton gjithashtu një sistem kontrolli, barazie dhe ndershmërie.

Cilat janë parimet e MSO-së?

Parimet e MSO-së kanë të bëjnë me kompromisin dhe ujdisjen e përbashkët, të mishëruara këto në vetë marrëveshjen. Këto parime të MSO-së kanë një rëndësi kritike në udhëzimin për qeverisjen e Maqedonisë, si dhe të qëndrueshmërisë në shoqëri të tjera të rajonit. Zbatimi I përpiktë I MSO-së mund të arrijë kthimin e saj në një markë tregtimi në vendet me ndarje kombëtare ose fanatike. Për shembull, një marrëveshje përfundimtare për t’I dhënë fund luftës civile në Siri, do të reflektojë marrëveshjen e ndarjes pushtetore të MSO-së.
A mendoni ju se edhe kësaj rradhe “Lokomovita” e Maqedonisë, me këto zgjedhje doli nga binarët….?
Si jo! pajtohem plotësisht. Është, normale në Maqedoni periudha e pasigurisë, pikërisht mbas zgjedhjeve kombëtare parlamentare, gjatë së cilës aktorët politikanë kryejnë shkëmbimin e interesave të tyre. Megjithatë, pasigurisë I duhet dhënë medoemos një fund, pasiguri kjo që ka zgjatur për një kohë tepër të gjatë.

Përse, për herë të parë shqiptarët ju bashkuan një partie maqedonase e qartësuar në bllokun nacionalist – socialist, LSDM ? Pse Gruveski i mban gjallë akoma shpresat tek BDI- dhe Ali Ahmeti?

Ngase, ata e panë se z. Gruevski, përsëri dëshiron të formojë një koalicion me DUI-në ashtu sikurse ishte më parë. Ali Ahmeti parashikohet si  bashkëpunëtor në formimin e qeverisë. Të gjithë partitë duhet të bashkohen duke gjetur pikërisht ato çfarë kanë të përbashkëta  me anë të përkushtimit në ndarjen-pushtetore, pavarësisht se kushë eshtë në krye duhet kushtëzuar me korektes.

A fituan apo humbën shqiptarët në zgjedhjet në Maqedoni, dhe kush humbi dhe kush fitojë, gjithmonë simbas teje?

Shqipëtarët do të jenë fitues nëse arrijnë të formojnë një grup me përfshirje të gjërë ku reflektohen interesa të përbashkëta. MSO-ja ishte e gatshme t’I bënte shqipëtaët pjesëtarë të palëve të interesuara në shoqërinë Maqedonase. Zbatimi I MSO-së pati një fillim të mirëv por më vonë humbën përqëndrimin. Ndarja-pushtetore është e mire për të gjithë. Besa dhe Aleanca Shqipëtare kryen zbatimin e parimeve të MSO-së më mire nga ç’parashikohej sepse shqipëtarët duan alternative. Ata besojnë në pluralizmin politik.

Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, megjithse parti të reja, morën njëra 5 deputet dhe tjetra 3 deputet, si e komentoni ju këtë? si një humbje besimi tek partitë e mëdha shqiptare, lidershipi i saj, apo një alnternativ besimi, apo ajo shprehja jonë “hajde t’a provojmë një herë edhe me këta”?

Besa ishte e financuar tejet mire nga burime në Turqi dhe sponsorizues të tjerë myslimanë nga vende si Arabia Saudite dhe Irani.Shqipëtarët duhet të ruhen nga Besa e cila është fronti i islamistëve në Turqi dhe për rrjedhojë nuk mund t’I kihet besë. Partitë politike duhet t’I avancojnë interest kombëtare sesa të kthehen në agjentë të disa agjensive të huaja të fshehta.

Në Maqedoni, a mendoni se ka metoda të avancuara për monitorim të financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, për të pasur një fushatë të drejtë dhe zgjedhje kredibile, që të ishin hapi kyç drejt zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni?

Ndershmëria përsa i përket anës financiare përbën anën kritike në ndërtimin e besimit publik. Partitë mund të hapin llogaritë e tyre për kontroll. Ato gjithashtu mund të kërkojnë një palë të tretë nga komuniteti ndërkombëtarë  për kontrollimin e financave të tyre dhe për të siguruar që administrimi i tyre të bëhet sipas standarteve ndërkombëtare. Asgjë nuk është më shkatërrimtare për demokracinë sesa korrupsioni dhe kriminaliteti.

Si e parashikoni ju të “nesërmen” pas këtyre rezultateve të këtyre zgjedhjeve më 11 Dhjetor 2016 ?, kush do të jetë qeveria simbas jush?

Unë nuk do t’i hyj spekullimeve se kush do të formojë qeverinë, por mund të them se hapi tjetër do të përfshijë bisedime mesh palësh tepër të vështira. Nëse politikanët maqedonas nuk gjejnë rrugëzgjidhje, ata mund të kërkojnë ndihmën e BE-së ose të SHBA-së për ndërmjetim. Një rezultat ku të gjithë janë fitues është më i mirë sesa rezultati zero i tërë lojës ku njëra pale fiton mbi kurrizin e tjetrës. Përqendrimi i pushtetit do të çojë në përplasje, duke rezultuar kështu në manifestime rrugësh dhe në rastin më të keq, në rikthimin e konfliktit të dhunës.

Ndërkohë, në lidhje me çështjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, çfardo ndryshimi që të ndodh në qeveri a do të ketë ndikim me Greqinë, apo do të jëtë një rezulatat i përpjekjeve të Maqedonisë për anëtarësim në NATO?

Maqedonia dhe Greqia po njohin përparim. Masat për rritjen e vetëbesimit përfshijnë bashkëpunimin për transportimin e gazit natyror dhe hekurudhor. Si rrjedhim, shoqëria civile duhet të intensifikojë përpjekjet duke u fokusuar në kontaktet, komunikimin dhe bashkepunimin. Shoqëria civile mund të mbushi hapsirën kur normalizimi midis zyrtarëve bëhet i pamund dhe humbet përqendrim.
Universiteti i Kolumbias, është duke mbështetur një udheqesi dinamike që përfshinë zyrtarët lokalë, Avokatin e Popullit, mendimtarë, universitete, historian, hidrologjistë dhe shkencat e mjedisit. Kolumbia vepron në mënyrë të pavarur por informon rregullisht qeverinë Greke e Maqedonase.

Çfarë tregon sipas jush se menjëher mbas kësaj situate, me këtë rezultat, që kemi në Maqedoni, pas 11 dhjetorit,  Ali Ahmeti dhe disa lider nga Maqedonia, u “thirrën” në Tiranë, nga Edi Rama dhe Ilir Meta ? A po ndihmon apo e kompromenton situatën, kjo vajtje ardhje?

Udhëtimi I Ali Ahmetit në Tiranë është normal. Ekziston një lagje shqipëtare që kapërcen kufijtë kombëtarë. Shqiptarët duan të punojnë së bashku me anë të bashkëpunimit përmbi kufitar. Integrimi evropian e zvogëlon rëndësinë e kufijve kombëtarë.

Zoti Philips është folur  kohët e fundit se po shifet një ndikim në rritje të Rusisë edhe në rajonin e Ballkanit, sidomos ne Beograd dhe Shkup. Sipas jush, sa e pranishme është Rusia dhe ndikimi i saj në gjithë rajonin tonë? Balkanin

Rusia është një kundërshtare strategjike e SHBA-së. Ajo nënvlerëson rregullat e sistemit themelor ndërkombëtar me anë të luftës kibernetike dhe aktiviteteve të tjera të një natyre të ulët. Rusia ka kryer krime lufte në Siri. Udhëheqësit e saj duhet të mbahen përgjegjës për to. Udhëheqësit e Ballkanit perëndimor duhet të bëjnë kujdes. Për Vladimir Putin ata nuk janë veçse pangje që mund të manipulohen për avancimin e realizimin e ambicjeve të Rusisë për një perandori të re. Rusia ofron miqësi shtirëse dhe në realitet qëllimi i saj është nënvlerësimi I influences së Evropës dhe SHBA-së. Rusia ka një frikë për mbijetesën e saj për shkak të rrethimit nga NATO.

Por, është thënë shpesh se Shqipëria dhe Kosova, janë të vetmet vende që ndoshta kanë “mbetur” jashtë këtij ndikimi. Megjithatë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se “çdo vonesë për vendet e Ballkanit, në BE, dhe liberalizmi i vizave për Kosovën, shkojnë në favor të Rusisë, pra ndikimin e Rusisë, në këto vende përfshirë Shqipërinë! Si e komentoni ju këtë?

SHBA-ja dhe NATO duhet t’a zgjerojnë bashkëpunimin e tyre me Shqipërinë, dhe Kosovën. Shqipëtarët bëhen akoma më të rëndësishëm për Turqinë. Turqia nën diktaturën e Erdoganit do t’a distancojë veten më tej nga NATO-ja. Turqia do t’a kufizojë lejimin e fluturimit të avionëve luftarak amerikanë në vend të Forcave Ajrore Incirlik. NATO duhet të fillojë të shpërngulë bazat e saj në Shqipëri dhe Kosovë. Shqipëtarët janë aleatë besnikë. NJë e ardhme e ndritëshme do mund t’a presë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë me anë të integrimit të tyre në BE dhe kërkesave reformale për anëtarësim.

Kur flasim për poltikën ballkanike, madje, Kryeministri Rama, e ka vlerësuar si një lider botëror Presidentin e Turqisë, Tajip Erdogan, i cili duket si njeriu më i afërt me Rusinë, në skenën ndërkombëtare. Si e shihni ju politikën e liderit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe në raport me shqiptarët ? E rajonin Ballkanik.

Erdogan dëshiron të bëhet Kalif i politikës Islamike. Drejtësia e tij dhe Partia e Zhvillimit nuk janë veçse një degë e Vëllazërisë Myslimane. Pavarësisht nga mohimet që bën pala Turke, Turqia ndihmoj në formimin e ISIS-it dhe e ushqeu me armatime e ushtarë. Me anë të TIKA-s e instrumenteve të tjera, Turqia po përpiqet të vendosë influencën e saj në Ballkanin Perëndimor me qëllim që të radikalizojë shqipëtarët e t’I kthejë ata kundra Perëndimit. Turqit po blejnë asete ne Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Kontrollimi I këtyre aseteve e rrit influencën e Turqisë në rajon si dhe influencën e axhendës islamike. Edi Rama duhet të ruhet nga miq që shtiren. Sikurse Putin, dhe Erdogani udhëhiqet nga idea për një perandori të re. Erdogani nuk është mik i Shqipërisë e shqipëtarëve.

Rreth David L. Phillips:

David L. Phillips i cili aktualisht është Drejtor i Programit për Studimin e të Drejtave të Njeriut, vendosjen e Paqes në Institutin e Paqes – Columbia University. Profesor Phillips ka punuar si këshilltar i lartë në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara dhe si një ekspert i punëve të jashtme dhe këshilltar i lartë në Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai ka mbajtur pozicione si një studiues  në Qendrën Universitetit të Harvardit për Studime të Lindjes së Mesme, dhe drejtor ekzekutiv i Programit Ndërkombëtar të zgjidhjes së konflikteve në qendrën e Columbia University.
Drejtor i Programit për Parandalimin e Konflikteve dhe ndërtimin e paqes në Universitetin Amerikan, Profesor në Departamentin e Politikës në Universitetin e Nju Jorkut, dhe si profesor në Akademinë Diplomatike të Vjenës. Ai ka qenë edhe anëtar dhe zëvendës drejtor i lartë i Këshillit të Qendrës për Marrëdhëniet me Jashtë “për veprim parandalues, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin e Atlantikut të Shteteve të Bashkuara, anëtar i lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, drejtor i Qendrës Evropiane për pjesëmarrje të përbashkët, drejtori i projektit në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqe në Oslo, president i Fondacionit të Drejtave të Njeriut të Kongresit, dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit Wiesel Elie. Phillips, është autor i disa librave, përfshirë atë :”From Bullets to Ballots” – “ Nga plumbat te votat”:, librin Lëvizjet e dhunshme myslimane në tranzicion (Transaction Press, 2008), librin “Duke humbur Irak”: Pasluftës, Brenda, Rindërtim Fiasco (Perseus Books, 2005), Unsilencingthe Past : Track Two Diplomaci dhe Pajtimi turko-armen (Berghahn Books, 2005).

Ai është gjithashtu autor i raporteve të shumta të politikave, si dhe më shumë se 100 artikuj në publikimet kryesore të tilla mjete shtypi botëror, si New York Times, Wall Street Journal, Financial Times, International Herald Tribune, dhe revista e Punëve të Jashtme – Foreign Affairs.
Profesor, për më shumë se 25 vjet është marrë në mënyrë intezsive, dhe të vazhdueshme me çështjet shqiptare, sidomos me artikuj, analiza, komente, ligjërime dhe senaca dëgjimore në Departamentin e Shetit, Capitol Hill, dhe OKB, për sundimin dhe rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, për Kosovën, nën sundimin e Serbisë, luftën e saj për liri e pavarësi, zhvillimin e saj në pavarësi dhe të ardhemen e saj. Liritë e të Drejtat e Shqiptarëve, në Luiginën e Preshevës, Mal të Zi dhe sidomos ato të shqiptarëve në Maqedoni. Ku Profesor Philips, ka pasur një vemendje të madhe për trajtimin që i ka bërë Marrveshjes së Ohrit, edhe në qarqet ndërkombëtare, kanceleritë e botës.(Botoi Bota Sot. Derguar per Diellin:)

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: David Philips, Maqedonia është në krizë, që nga dhuna etnike

Pa rënien e partive-shtet nuk ka shtet!

December 27, 2016 by dgreca

Shërimi i këtij sistemi të sëmurë me anë të krijimit të partive të reja, ka aq sukses sa dhe shtimi i gotave të alkoholit ndaj një personi të alkoholizuar…!!!/

parti-skllaveri..

Shkruan:Dr. Ledian Droboniku/*

1-dr-ledian-droboniku

Gjithmonë e më shumë po zë vend mendimi publik, se shkaktarë të paralizës shqiptare janë pikërisht partitë politikë për numrin dhe mënyrën se si këto funksionojnë. Shërimi i këtij sistemi të sëmurë me anë të krijimit të partive të reja, ka aq sukses sa dhe shtimi i gotave të alkoholit ndaj një personi të alkoholizuar.Pavarësisht përbetimeve e premtimeve, të një “dehuri” të tillë kronik, e vërteta është se ai vetë nuk mund të dalë dot nga gjendja ku ka rënë. E tillë është situata e klasës politike të tranzicionit që ndoshta edhe “dëshiron”  të dalë jashtë  sistemi kurth që vetëkrijoi. Por kjo është thjesht e pamundur për toksinën, skemat dhe sjelljet që ka në gjak. Sistemi që krijuan në praktikë, është diamtetralisht i kundërt me kontratën sociale që populli shqiptar nënshkroi pas rënies së komunizmit. Aspiratat e shqiptarëve për ndërtimin e një demokracie substanciale, ekonomie tregu dhe shteti të së drejtës u zvanitën pikërisht për shkak të uzurpimit total të hapësirës prej partive politike që do vijonin të kontrollonin jetën politike e ekonomike të vendit. Demokracia e vërtetë si pushtet i popullit, kërkon pajisjen e qytetetarëve me instrumenta kontrolli dhe vendimmarrës mbi institucionet publike. Pra, një demokraci nga poshtë dhe jo e imponuar nga lart.
Por të gjitha këto instrumenta i mbetën po partisë, edhe pse tani me rotacion. Ato pak institucione që Kushtetuta e 1998, kërkoi ti shpëtonte nga partitë, dalëngadalë do binin nën orbitën e partisë me anë të deformave shitur si reforma. Në këto kushte kapjeje të shtetit, ky i fundit nuk mund të luajë dot, rolin e tij si mbrojtës i interesit publik. Ai vihet në shërbim të një kaste që rigjenerohet me privilegje dhe shantazhime reciproke. Kuptohet atëherë përse shtimi i numrit të partive dhe betejave të ashpra për zaptimin e tyre. Shqipëria është “Republikë pseudo-parlamentare”, prandaj kush kap partitë kap parlamentin e kush kap parlamentin kap të gjithë shtetin duke e vënë në shërbim të interesave të tij.
Dahrendorf kujton se regjimet totalitare ndryshojnë format por jo thelbin e tyre, edhe pse maskojnë me retorikë, uzurpimin e institucioneve publike për interesa klanore e privilegje.
Sovraniteti nuk u bë kurrë popullor por mbeti pronë e partive dhe njerëzve të saj. Kurse shqiptarët vazhdonin të mbeteshin vetëm nënshtetas pa u lejuar të bëheshin qytetarë sovranë që vendosin lirisht e realisht fatet e vendit. Këto vendime vazhdoheshin të merreshin nga një grusht njerëzish të organizuar në parti, që njësoj si në Nomenklaturë emëronin njëri-tjetrin. Edhe rituali i votimit vazhdoi i njëjtë si në komunizëm ku populli voton por pa vendosur dot fatet e tij, fiksuar nga partitë. Për 26 vite populli voton mbi programe zhvillimi, punësimi, përmirësim të shëndetësisë, arsimit, energjisë, bujqësisë, por vendimet e ndërmarra me të ardhur në pushtet janë krejt të kundërta me ato të kontratës në fushatë elektorale. Dhe populli vështron i pafuqishëm sesi mashtrohet me rotacion. Demokracia kërkon një pactum unionis mes qytetarëve dhe jo një pactum subiectionis diktuar nga partitë.
Demokracia liberale thekson Habermas, kërkon pikërisht një hapësirë të lirë ku njerëzit të mund të diskutojnë dhe marrin pjesë në vendimmarrje jashtë skemave totalitare. Por kjo hapësirë e lirë nuk u lejua të krijohej. Në vend të tij u krijua një qeli e padukshme, ku njerëzit brenda saj lëvizin “lirisht” sa mund të lëvizësh brenda burgut por pa dalë jashtë tij.
Kështu, të gjithë mund të flasin por jo aq shumë sa fjalët e tyre të trasformohen në ide të përbashkëta për ndryshimin e realitetit. Mediat, gazetat, sindakatat, shoqëria civile do mbahej nën kontroll nga kasta e organizuar në parti. Të gjithë mund të merren me ekonomi, por ato të thjeshta si lokale e parukeri, pa rrezikuar të prekësh monopolet e vërteta që diktojnë ekonominë.
Mendimi unik iu është ngulur tashmë në tru çdo individi, se ekonomia do rregullohet me sforco personale, me perceptime mikro-ekonokomike. Por kjo s’do ndodhë kurrë, sepse ekonomitë moderne varen nga makro-ekonomia, nga modeli dhe politikat publike që ndërmerren larg syve dhe perceptimit të një qytetari mesatar. Ky model i konkorduar nga oligarkia shqiptare me lobet ndërkombëtare, ka për synim pikërisht mbajtjen në ekonomi primitive, koloni importi, përqendrim të pasurisë, monopole ekonomike dhe oligarki politike në një kontroll reciprok larg qytetarëve dhe biznesit të vogël.
Debati publik, orkestruar nga mediat dhe klerikët e sistemit, u induktua të përqendrohej vetëm mbi fytyra dhe sllogane, por asnjëherë mbi çështjet konkrete. Si reagim i kushtëzuar ndaj kësaj retorike, populli televiziv priret të shohë  zgjidhjen vetëm tek përzgjedhja e fytyrave dhe jo vendimarrja direkte për “gjërat”, tek delegimi i partive dhe jo pjesëmarrja aktive.
Mendimi i partisë është gjithashtu edhe mendimi i tij përderisa ai nuk lodhet të bëjë vetë një sintezë. Në këtë mënyrë parazitare skema parti-shtet përforcohet nga të dyja anët duke u legjitimuar si e vetmja e mundshme. Nëse dikush vë në dyshim këtë skemë 70 vjeçare, denigrohet si populist ose izolohet për të mos u përhapur e shumuar. Politika vazhdon të konsiderohet çështje e një “elite” dhe qytetarët si të paaftë, injorantë që duhet ti rrinë larg vendimmarrjes mbi politikat publike.
Këta mund të llomotisin për politikën por jo të vendosin për të. Kuptohet që ky refren i pëlqen në radhë të parë “intelektualëve”, që shohin problemin tek qytetarët dhe jo tek një grusht njerëzish që kanë gjunjëzuar vendin për privilegje. Kuptohet që është më lehtë të “bësh hajër” duke u rreshtuar pranë partisë sesa në një garë reale. Por kjo perspektivë është iluzore sepse formëson një spirale falimentare e drejtuar poshtë, duke fundosur jo vetëm këta që zgjedhin këtë skemë por për 99% të qytetarëve shqiptarë jetim në një shtet dhe ekonomik të kapur. Administrata ka hequr dorë nga shërbimet publike dhe i gjithë buxheti harxhohet për rroga, si një makineri perfekte elektorale që përjetëson këtë sistem barbar.
Nga ana tjetër, kjo kastë e 1% të popullsisë, për të sunduar e  ruajtuar privilegjet ka nevojë ekzistenciale që të përhapë përçarjen me anë të metastazës së partive. Kudo mbijnë fytyra të reja në parti të vjetra apo fytyra të vjetra në parti të reja, duke shërbyer si trapiantë përbindëshit të shtetit-partiak.  Më rëndësi sesa vuajtjet reale marrin premtimet virtuale dhe pretendimet se vetëm i partitizuar mund të kesh sukses e të mbijetosh. Në këtë grackë nuk bien vetëm intelektualët, por dhe biznesmenët deri tek humoristët dhe artistët e vendit të ndarë si pronë mes partive. Fatkeqëssisht nëse intelektualët tradhëtojnë vendin, populli mbetet jetim e nuk arrin të imagjinojë dot një rrugëdalje jashtë skemës së qelisë, tashmë jo dhe aq të padukshme.
Por si mëson Hegel, asnjë konstukt shoqëror nuk është i përjetshëm, aq më pak skemat piramidale që fundosen nën peshën e tyre. Shumica e qytetarëve dhe intelektualëve kuptojnë tashmë se ky ekuacion nuk mund të mbajë më duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve.
Ajo që mungon është vetëm guximi për të dalë nga kjo skemë, për ti hequr mbështetjen kësaj piramide, pa patur frikën se do humbasin pozicionin e tyre social. Pasuria dhe begatia për të qenë të qëndruesheme dhe të sigurta kanë nevojë për një shoqëri dhe institucione të shëndosha që i garanton. Fillimisht ky ndyshim i perspktivës duhet të fillojë nga intelekutalë të rinj dhe biznesi i vogël deri sa të arrijë një masë kritike dhe përqafohet nga shumica e stërvuajtur në këtë sistem që nuk krijon as pasuri materiale dhe as shpirtëore.
Kur sëmundja është serioze, nuk ka zgjidhje të thjeshtë pavarsisht doktorëve sharlatanë.
Duhet kuptuar se është po aq e rëndësishme largimi i gjithë faraonëve të mjerimit ashtu si dhe rënia e piramidave për nostalgjikët e së nesërmes. Këto piramida kanë për bazë pikërisht partitë politike, që shërbejnë si brigada plaçkitëse e mbajnë brenda tyre mumje e vampirë të çdo lloj rrace.
Prandaj, pa rënien e partive-shtet nuk mund të ngremë dot kurrë një shtet në kuptimin modern, që arrin të sintetizojë unitetin kombëtar e të kurojë interesin publik e jo atë klientelar. Të rrëzosh vetëm fytyrat pa ndryshuar sistemin, është njësoj si të largosh mizat pa larguar më parë bajgën.
Organizmi i shtetit shqiptar si përmend Sami Frashëri tek vepra e tij “Shqipëria çka qenë, çfarë është e çdo do të bëhet”, ka nevojë për të gjitha forcat e tija materiale dhe morale në një pjesëmarrje aktive dhe në të gjitha nivelet, pa krijuar skema totalitare dhe udhëheqës autoritarë. Pikërisht kjo frakturë e thellë mes shqiptarëve që prodhojnë partitë-shtet, anullon çdo energji pozitive në përplasje mes tyre. Ndarja në fitimtarë dhe humbës, për katër vjet prodhon një luftë klase për privilegje dhe mbijetesë. Si pasojë vendi mbetet në vend numëro, pa trasformuar dot energjinë në lëvizje progresive.
Ajo që duhet të bëjmë si një vend i vogël dhe fantastik për demokracinë – si shprehet Moneteskie – është pjesëmarrja e vazhdueshme e qytetarëve direkt në politikat publike, duke kaluar nga popull spektatorë në vendimmarrës, nga tifozë partish në përgjegjës të jetëve tona. Adhurimi primitiv për dogmën partiake dhe udhëheqësin e saj të trasformohet në dashuri për atdheun dhe territorin si i kanë shërbyer heronjtë e harruar të Shqipërisë. Kështu fillojmë të merremi me Politikë me “P” të madhe dhe jo thjesht me politikanët, me politika publike dhe jo figura publike. Garant i interesit publik është vetë publiku, garant i të drejtave të Qytetarëve janë vetë Qytetarët vetëm nëse këta shtien në dorë instrumentat juridikë për vendimmarrje dhe kontroll të makinës shtetërore dhe politikave publike.
Që këto mos të mbeten vetëm sllogane duhen përkëthyer në institucione të reja mbi një Kushtetutë të re që tani nuk ngrihet mbi partitë si është sot, por mbi demokracinë pjesëmarrëse. Prandaj, këto forca progresiste në vend duhet të punojnë për këto themele të reja të vendit, për inkurajimin e qytetarëve që të heqin dorë nga zbukurimi i bunkerit dhe ndërtimit të një shtëpie të re ku çdo shqiptar ndihet Zot për të kontribuar. Partitë do vazhdojnë të ekzistojnë, por ato do zhvishen nga ku super pushtet që kanë sot dhe atë çfarë partitë e vendosin sot, nesër duhet ta vendosin vetë qytetarët në forume të ndryshme. Pa këtë super pushtet, partitë nuk shërbejnë më si magnet i energjive dhe njerëzve negativë. Ato kthehen në shtratin kushtetues, si ndërmjetëse por jo uzurpuese të vullnetit popullor, si forume të ideologjive dhe elitave alternative pa patur mundësi të jenë totalitare. Për këtë qëllim dhe për rëndësinë që kanë, partitë do vishen me garanci kushtetuese që të ndalojnë oligarkinë e brendshme dhe funksionojnë në përputhje me demokracinë e Republikës. Organizimi nga poshtë lart, zgjedhjet periodike një antar një votë, mandate të kufizuara e jo të përjetshme, trasparenca e financimit, nuk do jenë më çështje të brendshme të partisë në varësi të kryetarit, por të garantuar nga një insititucion publik i zgjedhur direkt nga qytetarët shqiptarë. Ridemensionimi i pushtetit të partive higjenizon vetë ato dhe sistemin prej një numri kaq të madh e të pajustifikuar të tyre. Përhpaja e partive me të njëjtën strukturë e ideologji si ajo totalitare komuniste është si metastaza e një kanceri, që nga një shumohet në shumë. Kështu zgjidhja nuk është një apo shumë kancere por eliminimi i informacionit gjenetik dhe kthimi i partisë në qelizë të shëndetshme për trupin shoqëror dhe shtetin.
Meqenëse pushteti, është një shumatore e mbyllur, dobësimi i partive do të thotë fuqizim i Qytetarëve dhe i shtetit demokratik e të përgjegjshëm.
Tashmë do kemi lejuar jo vetëm lirinë e qytetarëve, por dhe atë të biznesit, të sindakatave, të shoqërisë civile, të mediave dhe shkollës. Shqipëria fillon e merr frymë lirisht, duke dalë nga totalitarizmi politik dhe banaliteti kulturor-ekonomik. Mendimet dhe idetë formësohen në forume të ndryshme duke bërë pjesëmarrës çdo njeri e energji të këtij vendi. Nuk është më e nevojshme të jesh i pasur a me pushtet për të thënë fjalën tënde për politikat publike. Politika zbret tek hallet e përditshme. Armatat e gangsterëve, hajdutëve që emërojnë njëri tjetrin duke zaptuar parlamentin, qeverinë, administratën apo gjykatat, zhduken pasi nuk është më partia që të garanton fitoren por kontakti i drejtëpërdrejtë me qytetarët që vendosin zgjedhjen dhe shkarkimin në çdo moment të përfaqësuesve të tij më të denjë. Shteti ndalon së qenuri një “bunker i mbyllur” që hapet vetëm nga brenda kur duan partitë, por një ndërtesë trasparente që i shërben gjithë qytetarëve që ndërmarrin reformat që dëshirohen prej shumicës së shqiptarëve.
Referendumet në erën e informacionit të shpërndarë kudo, duhet të jenë instrumenti kryesor për miratimin e politikave publike. Aristoteli mëson se një turrmë khehet në popull vetëm nëse ai merr një valencë politike, vetëm nëse ai diskuton dhe vendos fatet e polis-it të tij. Deri sa ai i delegon këtë pushtet partive apo dikujt tjetër, ai mbetet minoren (Kant docet) dhe merret me thashetheme mbi fytyra dhe emra. Shteti do kurojë interesin publik vetëm nëse ai togëzohet me qindra instrumenta tek qytetarët, si insitucioni i parë i vendit. Vetëm kështu shteti dhe populli bëhet një dhe shoqëria rritet së bashku pa rrezikuar fraksionimin dekadent.
Nëse zyrtarët e lartë të shtetit do emërohen prej partisë, ata nuk do jenë kurrë shërbëtorë të Republikës por partisë dhe llogjikës së saj autorefernciale oligarkike. Prandaj, shumë shtete praktikojnë, zgjedhjen direkt nga populli, të Deputetëve, Presidentit, Prokurorit të Përgjithshë, Drejtorit të Policisë, Magjistratëve, Avokatit të Popullit, Governatorit të Bankës, e të tjera agjenci të pavarura. Me këta zyrtarë të lartë zgjedhur prej popullit, largohen hijet e përqendrimit të pushtetit, rritjes së përgjegjshmërisë, kontrollit reciprok dhe higjenizimit të makinës shtetërore. Sigurisht, që këto kontrata me qytetarët duhet të perfeksionohen, duke parashikuar jo vetëm zgjedhjen por dhe shkarkimin në çdo kohë.
Era që po fryn kudo është pikërisht zgjerimi i demokracisë, përditësimi i saj prej formave osbolete të para dy shekujve, rënien e partive si të vetmet rregullatore të jetës kolektive.
Era e re është ngritja e qytetarëve vendimmarrëse, në një botë ku informacioni do jetë gjithmonë e më shumë në dispozicion të të gjithëve, prandaj dhe një përdorim i tij në forma të reja direkte pa ia deleguar një elite autoreferenciale.Kjo erë po fryn tashmë dhe në Shqipëri dhe do fryjë gjithmonë e më shumë në përmbysjen e këtyre piramidave prej letre, që nuk mundin më të mbulojnë dritën që çdo komunitet ka nevojë për tu rritur e prosperuar.

* Autori eshet aktivist ShqipON

 

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Dr. Ledian Droboniku, e partive-shtet, nuk ka shtet!, Pa rënien

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 519
  • 520
  • 521
  • 522
  • 523
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Çamëria… heshtja që vret”
  • SHQIPTARËT DHE PROJEKTI EVROPIAN PËR MAQEDONINË E VERIUT A MUND TË DEGRADOJË NË NJË NARRATIVË ILUZORE?
  • Brigitte Bardot: “seks bomba bionde” që revolucionarizoi kinemanë franceze
  • “Leksikoni i së drejtës publike – Nocione dhe institute të së drejtës publike”
  • Lugina e Preshevës dhe e drejta e munguar për shtetësi dhe votë në Kosovë
  • Vlora Nikçi: “Prindër, mbështesni ëndrrat e fëmijëve”
  • Federata “Vatra” përshëndet zhvillimin e Zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë dhe uron Kryeministrin Albin Kurti e Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren
  • Yllka Lezo për median europiane: Shqiptarët kërkojnë drejtësi të paanshme në Hagë
  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT