• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AAK,Keqardhje për mospranimin e Kosovës në UNESCO-

November 9, 2015 by dgreca

AAK: E drejta ështe në anën e Kosovës/
PRISHTINË, 9 Nëntor 2015/ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpreh keqardhje për mospranimin e Kosovës në UNESCO.
“Kosova e ka merituar plotësisht që të jetë anëtare e kësaj organizate, por votimi i sotëm shpjegon se sa e komplikuar është rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë por edhe në vetë Kombet e Bashkuara”, deklaroi AAK.
“Për fatin e keq koncesionet qe i ka bërë Kosova në raport me vendet fqinje duke përfshirë këtu edhe dy marrëvedshjet e fundit me Serbine dhe Malin e Zi, nuk ishin të mjaftueshme që Serbia të mos e zhvillojë një fushatë të eger kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, thekson partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj.
“Sidoqoftë, kjo në asnje situatë nuk bën të na dekurajojë nga përkushtimi dhe vendosmëria jonë që anëtarsëimin në UNESCO, OKB dhe organizata të tjera, ta synojmë me çdo kusht.
E drejta ështe në anën e Kosovës!”, përfundohet në deklaratën e AAK./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: AAK, keqardhje, kosova, UNESCO

Komenton Thaçi: Shumica ishin me ne. Rruga e Kosovës është e pandalshme

November 9, 2015 by dgreca

PARIS, 9 Nëntor 2015/ Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, shprehet se, “shumica e madhe e shteteve të botës kanë votuar për Kosovën”.
“Fatkeqësisht, për 3 vota nuk fituam shumicën absolute të nevojshme”, shton ai.
“Për 10 muaj fushatë, si konfidenciale, ashtu edhe të hapur, kemi dhënë maksimumin dhe ç’është me rëndësi edhe qytetarët dhe miqtë e Kosovës dhanë shumë”, thekson Thaçi.
“Rruga e Kosovës është e pandalshme dhe ne do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCO-n edhe një herë. Zoti ju bekoftë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës”, përfundon krydiplomati kosovar, Thaçi, në një postim në ‘facebook’ nga Parisi.
Kosovës i munguan vetëm tre vota për pranim në UNESCO, në Konferencën e përgjithshme të kësaj organizate të OKB-së sot në Paris, pasi nuk kaloi pragun prej dy të tretave nga 195 vendet anëtare. Duheshin së paku 95 vota, ndërsa pro ishin 92, kundër 50, abstenuan 29 shtete.
Më herët Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, rrëzoi me 89 vota kërkesën e Serbisë për shtyrje të votimit. Kërkesa e Serbisë u mbështet nga 59 shtete, ndërsa u abstenua nga 22 të tjera./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: shumica, Thaci, votoi per Kosoven

Mos e harroni se edhe Imperatoria e Romes ”ishte ” serbe !

November 6, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra Gjakovë/
(Shkas i shkrimit : Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka deklaruar të martën në Nish se të gjithë janë të detyruar të ngrenë zërin në mbrojtje të Kosovës e Metohisë dhe “nëse ndodh përdorimi i forcës, duhet bëjmë çdo gjë që me hatër a me forcë ta kthejmë atë”.)
Serbët duke kërkuar në “kohën e humbur të tyre” gjetën shumë lokalitete të rëndësishme për civilizimin europian dhe atë botëror ,por më të rëndësishmit sipas tyre qenkan dy qytete romake dhe dy Pallate Mbretërore në tokën e Sërbisë së sotme. Në hulumtimet e tyre ,arkeologët serbë e “ kapën “ kohën në të cilën kishin lindur edhe dy imperatorë të cilët e kishin ndikimin të madh në shekujt pas tyre: Konstantini (306-337) dhe Justiniani (527-565)
Terenet tona -thot Dragoslav Srejoviq,janë organikisht të lidhura, Sërbia është Piemonti i Balkanit në aspektin territorial dhe kulturor. Ky ishte vendi më i plleshëm i krijimtarisë njerëzore, dhe pa e dijtur se çka ndodhur në këto anë – nuk ka as arkeologji ballkanike e as të asaj europiane juglindore e as botërore,
Sa më shumë që po i lexoj shkrimet serbe në lidhje me të “kaluarën “ e tyre të bujshme ,aq më shumë po mësoj të kaluarën tonë. Të dhemb zemra nga mohsat tonë të cilët mundohen në çdo mënyrë të të na bëjnë të huaj në tokat tona.
Serbët zbulojnë dhe nuk i mshefin ato që i zbulojnë në tokën e vjetër që tani e quajnë Serbi; arkeologët e tyre të vyejshëm me një ndjenjë të posaçme të krenarisë së vjedhur në vitin 1996 i kanë zbuluar gjurmat “bindëse “të trashëgimisë serbe si djep i civilizimit romak. Në afërsi të Negotinit , u zbulua mauzeliumi i shekullit të tretë. U gjetën ,kompleti i stolive të arit në 38 pjesë reprezentative i cili i përkiste nënës së Maximus Daias-it ,njërit nga katër perandorët romak nga periudha e katërshes.
Serbët , ia dijnë shumë për nderë pionerit të arkeologjisë Serbe dr. Janko Shafarik-ut ,i cili i pari që në vitin 1846 e ka përqëndruar vëmendjën e shkencës në vlerat e lokalitetitit arkeologjik ,që sot dihet se ishte pallati imperatorik i dhëndrit të Dioklecianit, Feliks Romulianit. Ai që në atë kohë Gamzigradin e futi në listen e venzbulimeve arkeologjike të cilat duhet ç`groposur” nën udhëheqjën e njeriut që i kupton gjërat”. Shafari-ku ,të gjitha zbulimet arkeologjike i bënte nën mbështetjen e Pricipatës së Sërbisë ,dhe shpenzimet mbuloheshin nga shteti.

Serbët e shofin aktivitetin e tyre arkeologjik,si një të mirë që e çon përpara historinë e Ballkanit. Ata thonë: “ Është koha e fundit që të gjuhët në mbeturinën e historisë teorija e “ ardhjës së Sllavëve” dhe se Ballkani dhe banorët e tij autoktonë janë të lidhura me arkeologjinë e popullit të tokave të këtij vendi( Pra, Serbët). Mandej e kanë edhe këte : se nëse nuk gjuhet teorija e ardhjës së tyre nga Rusia ,do të vazhdohet kolonializmi kulturor i Ballkanit. E kuptuam?
“ Zbulimet e reja janë përparim, për në rastin e Ballkanit duhet të këthehemi pak mbrapa ,disa hapa mbrapa ,para se të filloj përparimi” – thuhet nga ata.
Kjo shumë mirë nën kuptohet me dëshirën e tyre që të shlyhen gjurmët historike të një populli të dikurshëm e të sotëm- shqiptarëve.

Libri ,në mesin e qindra librave,Aleksandar Jovanoviq “Serbia vendlindja e Imperatorisë së Romës 2006 , e botuar në gjuhët kryesore të Europës :
“Sërbia, vendi ku linden 17 Imperatorë të Romës antike, e paraqet hapësirën e gjurmëve impresive të famshëshme të Imperatorisë( 27 prk- 476 psk). E gjithë kjo dokumenton që Serbët janë kreatorë dhe pronarë të kulturës themelore të Europës në tërësi, dhe që Serbët ishin gjithëmonë në Ballkan dhe asnjë tregim i trilluar e i qëllimshëm për njëfarë ardhje në Ballkan zoti e di në të cilën kohë ,më nuk qëndron. Sa më shumë zbulime dhe shkrime nga ana e jonë ,bazuar në dokumente dhe artifakte do të sjellë ujë të pastër në përhapjën e të vërtetës së vërtetë dhe të vërtetës së popullit të parë ,të vetëm dhe më të lashtë të Ballkanit – Serbëve”.

Serbët janë unikat në Europë në vjedhje të historisë : “ Nga burimet historike,të lidhura me Dioklenë,shënimi më i thukt është ai i Pop Duklanit, i cili në Udhëpërshkrimin e tij i përshkruan ndodhitë e rëndësishme që nga shek i IV deri te i IX-ti.. Në fillim ai ( pop Duklani) shkruan se paraardhësit e serbeve ,Gotët kanë ardhur në kohën e Carit Anastasi . Kjo lidhëshmëri e Gotëve me Serbë vjen në kohën e Arkixhakonit Tomas;për te ,Gotët dhe serbë shin “arianë”-heretik. Përktimin e Biblës gotike e kanë bërë Alanët (Serboijët) dhe që e çfrytëzonin në kishat e tyre, e cila gjë ishte vazhduar me ardhjen e tyre në këto anë që nga shekulli i I-IV .” dr. Jovan I.Deretiq “ Sërbia para Imperatorisë së Romës”
Ne jemi ende të ndarë ,ne ende debatojmë ,ne ende kërcënojmë për të vërtetën tonë të vjedhur nga serbët. E kisha shtuar edhe këtë nga Gjon Keka: “Shihet tepër qartë se te kombi ynë një pjesë e tij nuk është ende e lirë nga të gjitha llojet e supersticioneve sulltaniste si ato te veseve dhe sindromeve,gjë që kjo jo vetëm se e dëmton rrugëtimin e vendit por edhe i prish imazhin e identitetit europian të kombit shqiptar në përgjithësi” .Ta kemi të qartë edhe këtë ,se jemi duke vujatur shumë nga demagogjia e njerzëve të këqinj dhe heshtja e njerëzve të mirë.
Kushjemi? Ç ka jemi ? Për kënd jemi? E duam ne vetveten?
Ne shqiptarët e dijë vendlindjen tonë , ne e njomim gjeografinë tonë dhe ne e dimë se si mbimë në këto toka.
Ardhacakët , problemin më të madh e kanë në identifikimin e vetvetes ,duan të certifikohen në një adresë e cila nuk ishte e tyre, duan të bindin botën se janë nga aty ku gjenden sot ; nëse bota “hante” këto ,tani jemi ne që po asaj bote i tregojmë dhe, ajo deshi apo nuk deshi nuk mund t`i mbyllë sytë para të vërtetës së vërtetë historike.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, Imperatoria e Romes, ishte serbe

Kongresisti ​Engel kritikon opozitën: Dhuna nuk është zgjidhje

October 27, 2015 by dgreca

Ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, ka uruar Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm të Kosovës drejt të ardhmes europiane.
Në urimin e tij, Engel megjithatë shprehë keqardhje për gjendjen aktuale politike në Kosovë, duke thënë se opozita ka të drejtë të shprehë qëndrimet e saj, por jo me dhunë e gaz lotsjellës.
“Uroj Kosovën për nënshkrimin e MSA’së me Bashkimin Europian sot. Ky është një hap i rëndësishëm për rrugën e Kosovës drejt të ardhmes europiane dhe integrimit në NATO.
Megjithatë, më duhet të shprehë shqetësimin tim për situatëk aktuale politike. Së pari dhe gjithmonë, Dhuna nuk ka vend në politikë. Opozita ka të drejtë të shprehë pikëpamjet e veta dhe ato të dëgjohen nga qeveria. Por gazi lotsjellës dhe trazirat nuk kanë vend në sheshin publik dhe ato ndihmojnë dhe forcojnë pikëpamjet që do ta mohonin njohjen e Kosovës dhe prosperitetit që meriton.
Si një mik i kahmotshëm i popullit të Kosovës-të gjithë spektrit politik-i bëj thirrje të vazhdojë, të ruajnë qetësinë dhe të shprehin qëndrimet e veta në instituciuonet demokratike të Kosovës”, thuhet veç tjerash në mesazhin e Engel./B.Sina/

Filed Under: Opinion Tagged With: Kongresisti Eliot Engel, kritikon, opoziten

Spaçi, dëshmi e brutalitetit njerëzor

October 27, 2015 by dgreca

Nga Donald LU*/
Ambasador i ShBA-ve në Tiranë/
Sot, së bashku me kolegët e mi, vizituam burgun e Spaçit, ku mbetëm të tronditur nga ironia e përplasjes së dëshmisë të brutalitetit njerëzor me bukurinë e peisazhit mahnitës malor të kësaj zone.
Vizita në burgun e Spaçit është një dëshmi e gjallë e sakrificave të atyre njerëzve që luftuan për liri dhe kundër tiranisë, dhe që shpesh humbën jetën gjatë kësaj përpjekjeje. Ne patëm fatin të kishim tre njohës të mirë të zonës, të cilët na rrëfyen historitë e atyre që jetuan dhe humbën jetën këtu – Gjet Gjoni, guida jonë vendase, si dhe Nedi Pjetri dhe Jonathan Eaton nga Shoqata e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij.
Dje, unë kisha nderin të takoja Fabian Katin, i cili ka qenë i dënuar politik në Spaç në mesin e viteve ’80-të. Z. Kati ia ka përkushtuar jetën e tij qëllimit për të mos e lënë në harresë tragjedinë e Spaçit. Ai së bashku me ish të burgosur politikë të tjerë në Spaç, po punon për të ndërtuar një muze në ish burgun komunist, në mënyrë që edhe brezat e ardhshëm të njihen me këto histori të rëndësishme. Gjithashtu, ai ka bërë disa filma dokumentarë dhe ka shkruar libra mbi ata që u zhdukën dhe ata që i mbijetuan kësaj përvoje çnjerëzore.
Stërgjyshja ime vdiq në një burg komunist në Kinë. Ajo u arrestua ndërsa ndihmonte familjet e tjera për t’u arratisur nga Kina gjatë revolucionit të Maos në 1947. Sot, unë përkujtoj stërgjyshen time, mijëra shqiptarë, dhe njerëz të panumërt kudo në botë, që luftuan për liritë që ne kemi sot.
Në oborrin e Ambasadës sonë ndodhet një pemë manjole, e mbjellë nga punonjësit tanë. Nën këtë pemë, është një pllakatë, ku është gdhendur një citim i Maya Angelou, i cili thotë, “Historia, pavarësisht dhimbjes së saj therëse, nuk mund të zhbëhet, por nëse përballohet me kurajo, nuk ka pse të përjetohet sërish.”
Unë dua t’i nxis të gjithë të rinjtë shqiptarë që të vizitojnë Spaçin dhe të njihen me historitë e atyre shqiptarëve guximtarë që mbijetuan apo humbën jetën në këtë vend. Shumë shpejt, do të jetë përgjegjësia juaj që këto histori t’ia ritregoni fëmijëve tuaj.
****
My colleagues and I visited Spaç today and were struck by the irony of the story of human brutality at this prison juxtaposed against the beauty of the rugged mountain landscape of this area.
A visit to the prison at Spaç is a sobering reminder of the sacrifices made by those who fought for freedom and against tyranny, and all too often died in that pursuit. We were fortunate to have three experts tell us the stories of those who lived and died here — Gjet Gjoni, our local guide, and Nedi Petri and Jonathan Eaton of the NGO Cultural Heritage without Borders.
Yesterday, I had the honor of meeting Fabian Kati, who was a political prisoner at Spaç in the mid-1980’s . Mr. Kati has devoted his life to making sure we do not forget the tragedy at Spaç. He, together with other former prisoners at Spaç, is working to establish a museum in the former communist prison so that these important stories will be shared with future generations. He has also produced documentary films and written books about those who perished and survived this brutal ordeal.
My own great-grandmother died in a communist prison in China. She was arrested while helping other families escape from China during the Maoist Revolution in 1947. Today, I remember my great-grandmother ,thousands of Albanians, and countless others from around the world who fought for the freedoms that today we all enjoy.
On our Embassy grounds there is a magnolia tree, planted by our community. Beneath this tree, there’s a plaque, engraved with a quote by Maya Angelou that reads, “History, despite its wrenching pain, cannot be unlived, but if faced with courage, need not be lived again.”
I encourage young Albanians to visit Spaç and to hear the stories of those brave Albanians who survived and perished in this place. Soon it will be your responsibility to retell these stories to your children.
* Marrë nga faqja e fb të Ambasadës Amerikane në Tiranë

Filed Under: Opinion Tagged With: dëshmi, Donald Lu, e brutalitetit njerëzor, Spaci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 631
  • 632
  • 633
  • 634
  • 635
  • …
  • 866
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel
  • Shtypi shqiptar në vitet e fundit të sundimit osman
  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT